Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 51
  1. #1
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848

    PS riciklon Nanon: Nano, i deleguari i nderit i PS në Tiranë

    Riorganizohet Partia Socialiste

    22/01/2012


    Partia Socialiste ka nisur procesin e shpërndarjes së anëtarëve të Asamblesë dhe kryesisë në zona të ndryshme të vendit duke i dhënë udhë në këtë mënyrë procesit të riorganizmit të strukturave të kësaj force politike 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

    Në morinë e emrave të përfshirë në këtë proces bijë në sy edhe ai i ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS, Fatos Nano i cili së bashku me Rexhep Mejdanin, Ylli Bufin dhe Servet Pëllumbin si anëtarë të përhershëm të Asamblesë Kombëtare janë pozicionuar nga kjo strukturë si të deleguar nderi në qytetin e Tiranës.

    Që kur dha dorëheqjen në 2005-n, Nano ka qendruar larg PS-së, ndërsa kjo është detyra e parë që atij i caktohet pas një periudhe 7-vjecare.

    Ndërkohë, risia tjetër ka të bëjë me rishpërndarjen e anëtarëve të kryesisë. Që pas këtij vendimi asnjë deputet nuk do të jetë i deleguar në qarkun ku ai është zgjedhur.

    Ky riorganizim ka sjellë lëvizje jo të vogla në gjirin e socialistëve. Ben Blushi, deputet i qarkut Korcë, do të jetë i deleguar në Elbasan, Erjon Brace nga Berati në Korcë, Namik Dokle në Berat, Valentina Leksaj në Vlorë, Arben Malaj nga Vlora në Kukës, në Tiranë Legisi ,Arta Dade dhe Saimir Tahiri, që nuk lëviz, Gjermeni në Durrës, Pandeli Majko në Dibër, Kodheli dhe Bushati në Shkodër.

    Ndërkohe gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka vënë theksin tek kriza e thellë ku është zhytur vendi dhe domosdoshmërinë e një programi antikrizë.

    “Partia Socialiste duhet të jetë e pranishme në cdo pjesë të territorit të vendit. Secili të jetë zëdhënës i aspiratave të cdonjërit, të cdo komunitetit. Cdonjëri nga anëtarët e Asamblesë do të stratojë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e cuar deri në fund në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme, fitore jo thjesht si një ballafaqim normal politik, por fitorje e një populli të tërë në një betëje plot sakrifica e sublime si ato që përkujtuam dje”, deklaroi zoti Rama.

    Ndërkohë, deputeti Taulant Balla është zgjedhur edhe sekretari i Asamblesë Kombëtare.

    top-channel

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    7,234
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Riorganizohet Partia Socialiste

    22/01/2012


    Partia Socialiste ka nisur procesin e shpërndarjes së anëtarëve të Asamblesë dhe kryesisë në zona të ndryshme të vendit duke i dhënë udhë në këtë mënyrë procesit të riorganizmit të strukturave të kësaj force politike 1 vit para zgjedhjeve të përgjithshme.

    Në morinë e emrave të përfshirë në këtë proces bijë në sy edhe ai i ish-kryeministrit dhe ish-kreut të PS, Fatos Nano i cili së bashku me Rexhep Mejdanin, Ylli Bufin dhe Servet Pëllumbin si anëtarë të përhershëm të Asamblesë Kombëtare janë pozicionuar nga kjo strukturë si të deleguar nderi në qytetin e Tiranës.

    Që kur dha dorëheqjen në 2005-n, Nano ka qendruar larg PS-së, ndërsa kjo është detyra e parë që atij i caktohet pas një periudhe 7-vjecare.

    Ndërkohë, risia tjetër ka të bëjë me rishpërndarjen e anëtarëve të kryesisë. Që pas këtij vendimi asnjë deputet nuk do të jetë i deleguar në qarkun ku ai është zgjedhur.

    Ky riorganizim ka sjellë lëvizje jo të vogla në gjirin e socialistëve. Ben Blushi, deputet i qarkut Korcë, do të jetë i deleguar në Elbasan, Erjon Brace nga Berati në Korcë, Namik Dokle në Berat, Valentina Leksaj në Vlorë, Arben Malaj nga Vlora në Kukës, në Tiranë Legisi ,Arta Dade dhe Saimir Tahiri, që nuk lëviz, Gjermeni në Durrës, Pandeli Majko në Dibër, Kodheli dhe Bushati në Shkodër.

    Ndërkohe gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka vënë theksin tek kriza e thellë ku është zhytur vendi dhe domosdoshmërinë e një programi antikrizë.

    “Partia Socialiste duhet të jetë e pranishme në cdo pjesë të territorit të vendit. Secili të jetë zëdhënës i aspiratave të cdonjërit, të cdo komunitetit. Cdonjëri nga anëtarët e Asamblesë do të stratojë duke marrë përsipër detyrën e ngarkuar dhe duke e cuar deri në fund në funksion të fitores së zgjedhjeve të ardhshme, fitore jo thjesht si një ballafaqim normal politik, por fitorje e një populli të tërë në një betëje plot sakrifica e sublime si ato që përkujtuam dje”, deklaroi zoti Rama.

    Ndërkohë, deputeti Taulant Balla është zgjedhur edhe sekretari i Asamblesë Kombëtare.

    top-channel
    Ky maskara nuk ngopet me gjak shqiptaresh te derdhur trotuareve, per hir te kariges se tij.
    Perse ky nxiton te vras te tjere , ndersa derdhte lot korkodili per ata qe coi perpara bresherise se plumbave ?
    Më mungojnë ata që nuk mund të jenë me mua e jo ata që zgjodhën të mos jenë me mua.

  3. #3
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848
    Skenari i riciklimit te Nanos, deri ne marrjen e votebesimit si president i Shqiperise.

    Hapi i pare ishte dhenja e pafajesise se Ilir Metes;

    Hapi i dyte ishte ndarja e PS nga Dritan Prifti;

    Hapi i trete ngarkimi i Nanos formalisht me detyra ne PS;

    Hapi i katert do te jete mbajtja nen presion e PD, me kercenimin e largimit te LSI nga pushteti;

    Hapi i peste do te jete mbyllja e gojes e kundershtareve te Nanos ne PS, me aresyetimin se Nano eshte aktiv dhe po i kryen detyrat e ngarkuara;

    Hapi i gjashte do te jete vendosja e kontakteve Rama-Meta, me ndermjetesimin e Nanos (ne mos qofshin kryeri deri tash, sepse Rama tha diçka tek "Kurbani" i tij);

    Hapi i shtate do te jete paraqitja e Nanos si kandidature konsensuale nga Meta (me miratimin e Rames);

    Hapi i tete do te jete miratimi me konsensus i kadidatures se Nanos ne kuvend.

    Hapi i nente do te jete dalja e LSI nga marreveshja me PD, ne pranvere te 2013;

    Hapi i dhjete do te jete bashkepunimi i hapet PS-LSI per zgjedhjet e vitit 2013;

    Hapi i njembedhjete do te jete doreheqja e Berishes nga kreu i PD, si rrjedhoje e humbjes se zgjedhjeve;

    Hapi i dymbedhjete do te jete...

    Nese Nano do te zgjidhet president atehere çfare roli do te luaje Bamir Topi? Do te behet pale me konsensusin PS-LSI-Nano apo do ti kthehet strehez se vjeter, per te synuar kreun e PD?

    A do ti nenshtrohet PD dhe Berisha nje skenari te tille, apo ata do te nxitojne te shpallin zgjedhjet e parakohshme?

    Ne politike s'ka kurre kurre! Rama u shpreh para ca ditesh se ai nuk do te beje kurre aleance me Meten! Lexojeni se ai tashme ka vene kontakte me Meten, mirepo ashtu duhet te deklarohet ne menyre qe te amortizoje reaksionin e partizanllekut ne PS. Kushti i vetem ka qene pafajesia!

    Nuk ka tym pa zjarr! Tymi doli kur Nano i ngarkua me detyre ne PS, pas 7 vjetesh! Kete ja mundesoi marrja e pafajesise nga Meta!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 22-01-2012 më 11:26

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    941
    Dydrinas

    Harrove te llogarisësh, qe Ilir Meta ka rene 30 kg ne peshe (keshtu i tha Fevziut te "Opinion") keto muajt e fundit.

    Sikletin e burgut, ne te cilin Iliri ishte me nje kembe brenda, dhe pamvarsisht se rezultoi nje "djetë" e përsosur, nuk do ja fal dot kurre Ed Ramës.


    Të shohim se si do e pres Nano, detyren qe i ngarkoi "thonjpapreri" i psonisur prej tij nën urat e Parisit.

  5. #5
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848


    LSI do te propozoje Nanon si kandidat konsensual per president dhe PS do te votoje pro tij.

  6. #6
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    5,886
    Riciklon leshin, në atë krah fli ti DYDRINSO.

  7. #7
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anëtarësuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    DyDrinso se qeke i modh ti....fokusohu pak ketu :

    21 Janari, urdhër-arresti për komandantin e Gardës
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  8. #8
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848
    PS-ja e Vlorës kundër vendimeve të Ramës



    Rishpërndarja e anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke u hequr zonat bastion, ka shkaktuar jo vetëm oponencë të fortë, por edhe zemëratën e shumë prej zyrtarëve të forcës më të madhe politike në opozitë. Dega Vlorë e Partisë Socialiste, shpreh kundërshtimin për ndryshimet që kanë prekur edhe delegatët e këtij Qarku, Socialistët e Vlorës theksojnë se të deleguarit e rinj, Valentina Leskaj e Fatmir Xhafaj, që kanë zëvendësuar Arben Isaraj, nuk kanë asnjëlidhje me këtë Qark, e aq më pak me votëbesimin nga populli vlonjat. Në reagimin e tij, menjëherë pas vendimit të Asamblesë, deputeti Eltar Deda, njeherësh kryetar i degës Vlorë, është shprehur se vendimi ka zhgënjyer socialistët e Vlorës. Sipas tij, problemet nuk mun të zgjidhen me individë, të cilet vota e popullit nuk u ka dhënë besimin ashtu si edhe anëtarësia e rrethit i njef si mbaartës të konflikteve. Oponent ndaj këtij vendimi është shprehur edhe kryetari socialist i Bashkisë Vlorë Shpëtim Gjika.
    Reagim të ashpër ndaj vemdimit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste ka pasur edhe Erjon Braçe, i cili është në shumë zgjedhje ka qenë i deleguar në Qarkun e Beratit, ndërkohë që me vendimin e fundit është transferuar në Korçë. Nënkryetari i grupit parlamentar socialist, në një koment në një rrjet social, ka refuzuar t’i bindet vendimit me arsyetimin se nuk ka asnjë lidhje me zonën ku është caktuar. Braçe thotë se do t’i qendrojë gjithnjë besnik zgjedhësve të Beratit. “Unë nuk kam nevojë për ofiqe në parti apo kudo gjetkë! Për ofiqe nuk tradhtoj e nuk braktis asnjë socialist apo qytetar në të 11 degët e PS-së apo njësitë administrative në Berat; 3 degët e PS-së apo njësitë administrative në Kuçove! Ky është borxhi që ju kam unë socialistëve! Ofiqet le t’i mbajnë ata që rrojnë për to!”.
    Partia Socialiste në listën e të deleguarve për Qarkun Tiranë ka përfshirë edhe ish-Presidentin Rexhep Meidani, ish-kryetarin e Kuvendit Servet Pëllumbi dhe liderin hitorik të kësaj partie, kryeministër i vendit në kohën kur socialistët qeverisnin vendin, zotin Fatos Nano.
    Kryesocialisti Rama është kujdesur që të shpjegojë përsenë e përfshirjes së këtyre emrave si njerëz që do të duhet të punojnë në organizimin e zgjedhjeve të ardhshme. Në një editorial të titulluar: “Shumë zhurmë për asgjë”, Rama shkruan se Fatos Nano si gjithë ata përfaqësues të Partisë Socialiste, që kanë pasur detyra të larta shtetërore, për shembull Rexhep Meidani, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, po edhe si ish-kryetar i PS, i cili është anëtar ex officio i Asamblesë Kombëtare. Si i tillë ka qenë gjithnjë në listën e delegimeve në bazën e partisë të të gjithë anëtarëve të Asamblesë Kombëtare. Pra zyrtarisht, de jure, s’e ka larguar kush më parë dhe as e ka rikthyer kush dje.
    Por, për rastin e zotit Nano, ngihen disa pikëpyetje. Kjo zgjedhje është bërë nga kryesocialisti Rama për të qetësuar marrëdhëniet me Fatos Nanon? Për ta spostuar atë nga ambicja e tij për tu zgjedhur President i Republikës? Është një strategji për të thënë se PS është një parti e dyerve të hapura, por vetëm në dukje? Apo thjesht Rama kërkon që përmes kësaj manovre të justifikohet më vonë duke thënë se u përpoq të afronte Nanon, por ky i fundit refuzoi bashkëpunimin?
    Ndërkohë zoti Servet Pëllumbi, i kontaktuar në telefon nga ABC NEWS, thotë se nuk është në dijeni të vendimit të Asamblesë. Ai rrëfeu se nuk mori pjësë në mbledhje për arsye shëndetësore.
    Rishpërndarja e e anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit, ka çelur një debat të fortë të brendshëm. Por çka është më e rëndësishme, gjithnjë e më shumë rritet dyshimi se kjo manovër do të dështojë në zgjedhjet politike të vitit 2013, duke rrudhur më shumë votuesit e Partisë Socialiste.

    tv klan

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,807
    Nji pytje shume te sinqert!
    Qfar ka bere Fotos Nano per Shqiprin?
    Une ne mes te deshtuarve e rendis ket njeri, i cili ka nji fillozofi me nji fialor dhe nji oratori te llojit te veqant.,por te pa dobishem dhe me nji doze hilje e me arom te pa këndshme ,ku njerzit i ben te duket intelegjent ..e ne fakt esht nji person hileqar qe s'shiqon veq interesit te tij personal e klanor..me nji fjal as qe ja ndien per Shqiperin.
    Sinqerisht do doja te kom krijuar nji vlersim te gabuar sepse edhe une mund te jem i pa drejt ndaj Fatosit-fotosit e pionerit te 97-tes.

  10. #10
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Mosha
    31
    Postime
    3,678
    [QUOTE=ganimet;3317926]Nji pytje shume te sinqert!
    Qfar ka bere Fotos Nano per Shqiprin?


    Pergjigje shume e thjesht e ka rrjepur ne maksimum edhe eshte tallur sa i ka dash qefi dmth asnje ndryshim ne sjellje ne krahasim me te ashtu quajtur politikane shqiptar. plera ikin plera vine, mjer populli.
    I LOVE GOD

    j&g

  11. #11
    Perjashtuar Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,056
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Skenari i riciklimit te Nanos, deri ne marrjen e votebesimit si president i Shqiperise.

    Hapi i pare ishte dhenja e pafajesise se Ilir Metes;

    Hapi i dyte ishte ndarja e PS nga Dritan Prifti;

    Hapi i trete ngarkimi i Nanos formalisht me detyra ne PS;

    Hapi i katert do te jete mbajtja nen presion e PD, me kercenimin e largimit te LSI nga pushteti;

    Hapi i peste do te jete mbyllja e gojes e kundershtareve te Nanos ne PS, me aresyetimin se Nano eshte aktiv dhe po i kryen detyrat e ngarkuara;

    Hapi i gjashte do te jete vendosja e kontakteve Rama-Meta, me ndermjetesimin e Nanos (ne mos qofshin kryeri deri tash, sepse Rama tha diçka tek "Kurbani" i tij);

    Hapi i shtate do te jete paraqitja e Nanos si kandidature konsensuale nga Meta (me miratimin e Rames);

    Hapi i tete do te jete miratimi me konsensus i kadidatures se Nanos ne kuvend.

    Hapi i nente do te jete dalja e LSI nga marreveshja me PD, ne pranvere te 2013;

    Hapi i dhjete do te jete bashkepunimi i hapet PS-LSI per zgjedhjet e vitit 2013;

    Hapi i njembedhjete do te jete doreheqja e Berishes nga kreu i PD, si rrjedhoje e humbjes se zgjedhjeve;

    Hapi i dymbedhjete do te jete...

    Nese Nano do te zgjidhet president atehere çfare roli do te luaje Bamir Topi? Do te behet pale me konsensusin PS-LSI-Nano apo do ti kthehet strehez se vjeter, per te synuar kreun e PD?

    A do ti nenshtrohet PD dhe Berisha nje skenari te tille, apo ata do te nxitojne te shpallin zgjedhjet e parakohshme?

    Ne politike s'ka kurre kurre! Rama u shpreh para ca ditesh se ai nuk do te beje kurre aleance me Meten! Lexojeni se ai tashme ka vene kontakte me Meten, mirepo ashtu duhet te deklarohet ne menyre qe te amortizoje reaksionin e partizanllekut ne PS. Kushti i vetem ka qene pafajesia!

    Nuk ka tym pa zjarr! Tymi doli kur Nano i ngarkua me detyre ne PS, pas 7 vjetesh! Kete ja mundesoi marrja e pafajesise nga Meta!


    Per mendimin tim eshte duke u perpjekur qe t'a djege totalisht si figure.

    Nano ka qendruar larg dhe eshte perpjekur kohet e fundit te krijoje figuren e nje kandidati presidencial "superpartes". Nqs Nano, pranon dhe shkon neper konferenca apo kongrese atehere e gjithe pjesa "superpartes" bie poshte.

    Pazari LSI-PS me duket i pamundur sa te jete Vrroma ne krye te PS. Nqs Vrroma largohet, atehere edhe aleanca PD-LSI kriset. Por deri tani, Vrroma eshte garancia e kesaj aleance.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    1,890
    PS vendosi te ricikloje Nanon kur e pa shume mire se presidentin do ta zgjedhe mazhoranca vete .....

    taktike e gabuar se mazhoranca e ka thene troc se si do shkoje zgjedhja e presidentit .... 70+1


    .
    kur t'ja kapesh gjarperit koken me kembe shtypja perpara se te te kafshoje

  13. #13
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848

    Cfare thote nje pinjoll i Minxhozve per dyshen Nano-Rama?

    Rama-Nano, mes fantazisë dhe realizmit

    24/01/2012


    Skënder Minxhozi - Telenovela është rikthyer. Ka mjaftuar një mbledhje rutinë e PS, ku janë shkartisur figurat qendrore të partisë në të katër cepat e vendit, për ta ndezur debatin edhe një herë nga e para.

    Fjala është për prezencën e ish-kryetarit Nano në listën e të deleguarve të Asamblesë së PS, për Tiranën. Sërish mediat kanë folur për një rikthim të Nanos në parti, sërish Edi Rama, i përpiktë si orë zvicerane në kanalin e tij të komunikimit me anë të internetit, u ka kujtuar shqiptarëve se Nanon as e ka larguar kush, e as po e afron njeri tani. Një frazë e cila vërtet kërkonte të hidhte ujë mbi zhurmën e shtypit, por që duket se tentonte të vinte në pah edhe një detaj mes rreshtave: nuk e kemi përzënë ende Fatos Nanon nga Partia Socialiste!

    Edi Ramën dhe Fatos Nanon i ndan mes tyre një mëri e gjatë disavjeçare, e cila është ushqyer ndër vite nga shigjeta dhe batuta ironike në distancë, që siç dihet, përbëjnë jo rrallë gurin e themelit të një marrëdhënieje njerëzore në këtë vend. Ky dialog i vështirë ka qenë dhe mbetet një ndër shkaqet e shumta që e vështirësojnë (sadopak) fitoren e garës së votave me Sali Berishën, të paktën që prej vitit 2009. Natyrisht që kjo është një tezë e cila ha shumë debat. Aq sa ka qenë në qendër të qindra analizave, emisioneve televizive e artikujve në këto gjashtë vjetët e fundit, qëkurse dy krerët më të fundit të PS janë ndarë skajshëm nga njëri-tjetri.

    Sot, një vit e pak nga zgjedhjet e përgjithshme, por vetëm pak muaj larg votimit presidencial, situata duket në evoluim të plotë. Dhe ky evoluim mund të përfshijë teorikisht edhe marrëdhënien e ngrirë disavjeçare Rama-Nano. Problemi është se që të dy, nga pozita, interesa dhe objektiva krejt të ndryshme, i bashkon virtualisht në parim, një hall deri-diku i ngjashëm: i pari, kreu i PS, kërkon zyrën e kryeministrit. I dyti, ish-kreu i së njëjtës parti, kërkon zyrën e presidentit.

    Deri më sot, Rama është shprehur në mënyrë të përsëritur se e shpërfill peshën politike të Fatos Nanos. Për pasojë, edhe nevojën për një afrim të mundshëm me të. Ai pretendon prej kohësh se morali i një afrimi eventual me paraardhësin e tij, është dukshëm më i kushtueshëm politikisht dhe moralisht, sesa mbajtja e tij larg derës së partisë. Edi Rama ka menduar gjatë gjithë këtyre viteve se do të fitojë në garë me Berishën, duke zgjidhur njëkohësisht edhe çështjen e rivalitetit me Nanon dhe Metën. Një lloj xhonglimi si ai i akrobatit në cirk, që mban në ajër njëkohësisht tre objekte. Një numër që deri tani s’e kemi parë të ndodhë në dorën e Ramës.

    Fatos Nano, nga ana e tij, ka preferuar ta shpërfillë gjithashtu Edi Ramën. Dikur i ndodhur në pozitën e liderit që “pickohej” jo rrallë publikisht nga Edi Rama, Nano ia ka kthyer mbrapsht batutat në mënyrë të përsëritur, duke ironizuar me kreun aktual të PS pa e mbajtur shumë dorën dhe gojën.

    Gjatë këtyre viteve, Fatos Nano është ndjerë i shpaguar nga afrimiteti formal që i ka treguar si Berisha, si Meta, duke dhënë mesazhin se nuk i nevojitet më kali i PS, në pensionin e parakohshëm ku e futi veten.

    Tani po afrohet momenti final, kur kjo marrëdhënie të marrë një drejtim të pakthyeshëm dhe përfundimtar. E treta e vërteta, siç thuhet. Zgjedhja e kreut të shtetit në verë do të ishte rasti i fundit për një bashkëpunim mes dy liderëve politikë. Një lloj plazhi i fundit për këtë film të pasosur serial, ku protagoniste kryesore kanë qenë mëria, intriga dhe inati personal.

    Viti 2002 e gjeti Fatos Nanon në timonin e qeverisë dhe të mazhorancës së atëhershme. Asokohe ai pati me Sali Berishën një ndër ato flirtet politike që thuhet se ndodhin një herë në jetë. Nuk qe tamam ashtu. Nëse në ato zgjedhje ai nuk e pati ambicien e kreut të shtetit, pasi i rrinte më mirë kostumi i kreut të mazhorancës, në zgjedhjet pasardhëse, ato të vitit 2007, dëshira e tij për t’u bërë bujtës i Pallatit të Brigadave, kapi majat. Një tjetër flirt me ish-armikun e vjetër Berisha, kësaj radhe jo nga pozita e të barabartit, do t’ia kishte përmbushur atë dëshirë, sikur të mos ishte vetoja e prerë e Edi Ramës, për të mos lejuar që dy krerët historikë të politikës, ta kapnin edhe një herë për brirësh këtë vend. Njëri President, e tjetri Kryeministër.

    Sot, kur duket se për liderin themelues të PS ka rënë gongu final, nuk mbetet shumë hapësirë manovrimi për të bërë edhe kalorësin, edhe sfidantin që hedh dorashkën, edhe politikanin shpotitës që s’le rast për harxhuar pa u tallur me të tjerët (kupto Edi Ramën), edhe socialistin e vjetër që thotë se nuk e voton më partinë e tij. Ai nuk e ka më këtë luks. Gjithmonë, nëse dëshiron të tentojë një shans të fundit, për të marrë kandidaturën zyrtare nga dora e partisë që themeloi dikur.

    Por që ky afrim të ndodhë, nëse do të ndodhë vërtet, do të duhej rrëzuar një mur i lartë e i trashë mosbesimi reciprok që ndan dy burrat në fjalë. Rama dhe Nano nuk i besojnë aspak njëri-tjetrit. Sidomos kur është në mes pushteti, i materializuar në hapësirën e dy zyrave luksoze në bulevard: Presidencës dhe Kryeministrisë. Ndoshta kreut socialist i duhet taktikisht mbështetja e Fatos Nanos, për të thyer dyshen Berisha-Meta, e cila po çimentohet dita-ditës si e tillë, edhe për shkak të konsumit të imazhit dhe korrupsionit që ka prodhuar qeverisja e përbashkët.

    Po ashtu, edhe vetë Nanos i duhet firma e Ramës, mbi listën e deputetëve që do ta propozojnë për kryetar shteti. A do të arrijnë të krijojnë mes tyre diçka më të mirë sesa disa tituj gazetash dhe një sherr disavjeçar në distancë? Për momentin mundësitë janë të vogla dhe një aleancë e tillë prek kufijtë e fanta-politikës. Por, në fund të fundit, pasi u miqësua me njeriun që e futi në burg dhe u vetëshpall simbolikisht “shoferi” i atij që e çoi në opozitë, përse Fatos Nano s’do të afrohej dhe me Edi Ramën?! Ja një pyetje që ia vlen ta ketë një përgjigje!

    Gazeta "Shqip"

  14. #14
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    4,440
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Skenari i riciklimit te Nanos, deri ne marrjen e votebesimit si president i Shqiperise.

    Hapi i pare ishte dhenja e pafajesise se Ilir Metes;

    Hapi i dyte ishte ndarja e PS nga Dritan Prifti;

    Hapi i trete ngarkimi i Nanos formalisht me detyra ne PS;

    Hapi i katert do te jete mbajtja nen presion e PD, me kercenimin e largimit te LSI nga pushteti;

    Hapi i peste do te jete mbyllja e gojes e kundershtareve te Nanos ne PS, me aresyetimin se Nano eshte aktiv dhe po i kryen detyrat e ngarkuara;

    Hapi i gjashte do te jete vendosja e kontakteve Rama-Meta, me ndermjetesimin e Nanos (ne mos qofshin kryeri deri tash, sepse Rama tha diçka tek "Kurbani" i tij);

    Hapi i shtate do te jete paraqitja e Nanos si kandidature konsensuale nga Meta (me miratimin e Rames);

    Hapi i tete do te jete miratimi me konsensus i kadidatures se Nanos ne kuvend.

    Hapi i nente do te jete dalja e LSI nga marreveshja me PD, ne pranvere te 2013;

    Hapi i dhjete do te jete bashkepunimi i hapet PS-LSI per zgjedhjet e vitit 2013;

    Hapi i njembedhjete do te jete doreheqja e Berishes nga kreu i PD, si rrjedhoje e humbjes se zgjedhjeve;

    Hapi i dymbedhjete do te jete...

    Nese Nano do te zgjidhet president atehere çfare roli do te luaje Bamir Topi? Do te behet pale me konsensusin PS-LSI-Nano apo do ti kthehet strehez se vjeter, per te synuar kreun e PD?

    A do ti nenshtrohet PD dhe Berisha nje skenari te tille, apo ata do te nxitojne te shpallin zgjedhjet e parakohshme?

    Ne politike s'ka kurre kurre! Rama u shpreh para ca ditesh se ai nuk do te beje kurre aleance me Meten! Lexojeni se ai tashme ka vene kontakte me Meten, mirepo ashtu duhet te deklarohet ne menyre qe te amortizoje reaksionin e partizanllekut ne PS. Kushti i vetem ka qene pafajesia!

    Nuk ka tym pa zjarr! Tymi doli kur Nano i ngarkua me detyre ne PS, pas 7 vjetesh! Kete ja mundesoi marrja e pafajesise nga Meta!
    Duke i konsideruar pikat me lart dhe duke ditur qe politika ndryshon ne baze te interesave partiake dhe individuale, perseri jane disa faktor qe duhen marre parasysh ne keto hapa

    - Cfare ofron Rama me shume se Berisha per Meten? (kur ky i fundit i dha postin e zv/kryeministrit dhe disa ministri kryesore qe kane influence ne elektorat)
    - Po keshtu edhe faktorin nderkombetar qe ka peshen e vete
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  15. #15
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848

    Edi Rama afrohet me Fatos Nanon

    Kreu i PS, Edi Rama afrohet me Fatos Nanon: E vlerësoj pozitivisht

    08 Shkurt 2012

    Kryetari i PS flet për paraardhësin e tij: Qëndrimet nuk janë të dhëna njëherë e përgjithmonë, procesi është dinamik.

    Kreu i PS: Braçe ka admirimin e socialistëve.

    “Ato që janë thënë, se ka pasur një skemë për të ushtruar dhunë më 21 janar, janë shpifje”

    Kreu socialist, Edi Rama, i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, në News 24, vlerësoi heshtjen e kohëve të fundit të Fatos Nanos, duke evidentuar një ndryshim në sjelljen e tij.
    Ai kërkoi një proces dakordësie me maxhorancën për emrin e ri të Presidentit, për një President që të mos i takojë asnjë pale. Duke folur për ngjarjet e 21 janarit, Rama hodhi poshtë të gjitha pretendimet dhe komentet se edhe opozita ka përgjegjësinë e vet në humbjen tragjike të katër jetëve gjatë demonstratës. Ai i konsideroi shpifje të gjitha komentet që bëjnë përgjegjëse opozitën.

    Zoti Rama, një vit pas 21 janarit, çfarë do të ndryshonit në qëndrimet tuaja? A do të keni një brejtje ndërgjegjeje për atë tragjedi që ndodhi?

    E kam dëgjuar këtë version të mundshëm të qasjes ndaj 21 janarit, por dua të rinënvizoj se masakrën e 21 janarit nuk e bëri opozita, por qeveria. Është qeveria ajo që vrau, me pushkët e Gardës së Republikës dhe me përgjegjësinë direkte të Kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm. Asgjë nuk mund ta justifikojë dhe ta balancojë në asnjë lloj mënyre këtë krim.

    Ç’mendim keni për deklaratën e ambasadorit Arvizu, kur tha se ndoshta do të ishte më mirë që edhe ju të kërkonit ndjesë për ngjarjen e 21 janarit, që i çuat njerëzit në atë protestë të dhunshme?

    Së pari, njerëzit në atë protestë apo demonstratë kanë dalë me vullnetin e tyre të lirë. Të gjitha ato që janë thënë, se ka pasur një skemë për të ushtruar dhunë apo ka pasur grupe të paguara për të krijuar këtë situatë, janë shpifje. Aty janë derdhur lumë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” qytetarë dhe qytetare të këtij vendi që nuk pranojnë të ulin kokën dhe as të bashkëjetojnë me një qeveri, e cila nuk e meriton të qeverisë shqiptarët për një mijë e një arsye. Nga ana tjetër, më lejoni ta rinënvizoj se asgjë në botë nuk mundet dot të përdoret si arsye për të ulur frymën e protestës në një shoqëri të lirë, që pretendon të jetë edhe demokratike.

    Edhe nga vëzhgues ndërkombëtarë është thënë se shumë militantë të Partisë Socialiste shkuan për të protestuar, por ndërkohë, një grup prej 200 vetash, që ishin në krye, ishin me një axhendë tjetër, ata që sulmuan, apo më saktë provokuan policinë. Këta ishin militantë të Partisë Socialiste, apo…?

    Ka pasur një hetim të thellë gjithëpërfshirës, të pavarur dhe të paanshëm edhe për këtë aspekt të 21 janarit. Janë ndaluar dhe janë gjykuar shumë protestues dhe asgjë e tillë nuk ka rezultuar.

    Zoti Rama, të flasim pak për çfarë ndodh sot në Partinë Socialiste…

    Po pse?

    Sepse ju jeni kryetar i Partisë Socialiste.

    Po. Por ju nuk jeni anëtar i Partisë Socialiste dhe ajo që ndodh në Partinë Socialiste sot është problem i brendshëm i saj. Ne flasim çdo ditë me të gjithë socialistët, dhe sot që flasim të gjithë drejtuesit e PS kanë qenë në kontakte intensive në të gjithë territorin.

    Do ta përjashtoni zotin Braçe, që nuk zbaton urdhrin për të mos shkuar si i deleguar në Korçë?

    Erjon Braçe është një opozitar, i cili ka të gjithë admirimin e socialistëve dhe timin personalisht. Nuk hyj në një telenovelë të stimuluar fuqishëm nga të gjitha ekranet dhe gazetat që kanë interes të çorodisin publikun lidhur me PS.

    Lidhur me reformën zgjedhore, aleatët tuaj ju kanë vënë kusht për korrektimin e sistemit zgjedhor. Do ta mbështesni këtë kusht të tyre?

    Jemi plotësisht dakord dhe kemi një qëndrim të unifikuar të tryezës së koalicionit për një përmirësim të sistemit të sotëm zgjedhor duke e konsideruar korrektimin kombëtar si një element që u jep mundësi të gjitha partive të përfaqësohen proporcionalisht nga votat që marrin.

    Nëse PD do të refuzojë të japë votat e saj për korrektimin kombëtar, a ka një plan “B” nga opozita për ta realizuar këtë?

    Sigurisht që ka një plan “B”, por jo për t’u thënë sot në këtë emision.

    Nëse nuk ka një korrektim proporcional kombëtar, a do të jenë zoti Milo, Gjinushi dhe Koçi pjesë e listës së deputetëve të PS në zgjedhjet e ardhshme?

    Listat e Partisë Socialiste janë të Partisë Socialiste dhe jua thashë që ne kemi dhe një plan “B”, të cilin kemi nisur ta diskutojmë me aleatët.

    A rrezikon koalicioni juaj të shpërbëhet nëse nuk realizohet korrektimi kombëtar?

    Nuk mendoj se koalicioni mund të shpërbëhet, përkundrazi, do të zgjerohet me forca të tjera dhe, mbi të gjitha, me forcat e shoqërisë. Në këto zgjedhje, koalicioni ynë nuk do të jetë mbi bazën e partive, por me të gjitha grupet e interesit dhe individë që kanë dëshirën t’i kundërvihen kësaj qeverie dhe këtij pushteti.

    Si do të veproni për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, do të ketë një listë si në 2007-n, apo një emër të vetëm nga PS?

    Sikundër e kemi thënë, ne jemi të bindur që Shqipërisë i duhet një President që të mos varet as nga njëra palë dhe as nga pala tjetër, të përfaqësojë unitetin kombëtar dhe të bëhet garant i Kushtetutës dhe i të gjitha funksioneve që duhet të kryejë kreu i shtetit.

    Zoti Nano e plotëson këtë kriter?

    Nuk po flasim për emër dhe nuk vendosim asnjë kusht për të diskutuar me palën tjetër dhe për ta gjetur përmes rrugës së arsyes dakordësinë me palën tjetër për të gjetur një President të të gjithë shqiptarëve, dhe jo një President të një pale.

    Pesë vjet më parë, ndoshta dhe me herët, zoti Nano ishte tejet agresiv ndaj jush, ndërkohë sulmet e tij kanë pushuar ndaj jush. Çfarë ka ndodhur?

    Duhet të pyesni zotin Nano për këtë, por unë këtë e vlerësoj pozitivisht.

    Dhe reflektoni mbi këtë për të ndryshuar qëndrim ndaj tij?

    Qëndrimet nuk janë asnjëherë të dhëna njëherë e përgjithmonë, por janë vullnete palësh dhe individësh në një proces politik, që është një proces i gjatë, i cili është dhe dinamik.

    Nëse nuk zgjidhet zoti Nano President i Republikës, siç dhe ka shprehur ambicien e tij, do të jetë në listat e deputetëve të PS në zgjedhjet e ardhshme?

    Mendoj që në të gjitha rastet, Fatos Nano e ka kaluar atë fazë politike.

    Pra nuk do ta propozoni?

    Këtu nuk jemi duke bërë listat e Partisë Socialiste, unë fola në parim.

    Ju keni qenë në Vjenë javën e shkuar dhe nuk shkuat vetëm për të takuar Vranickin, besoj. A takuat ndonjë kancelar tjetër shqiptar, për zotin Nano e kisha fjalën?

    Kam takuar shqiptarë, kam takuar përfaqësues të Partisë Socialiste austriake dhe ka qenë një vizitë e organizuar nga Partia Socialiste austriake.

    Zoti Nano ishte i ftuar në këtë aktivitet?

    Po të kishte qenë i ftuar do ta kishit dhënë me kohë këtë lajm. Takimet kanë qenë të hapura dhe për mediat. Janë transmetuar dhe në Shqipëri.

    Jeni takuar privatisht me zotin Nano në Vjenë?

    Jo.

    Flasim për koalicionin e mundshëm. Zoti Topi ka lënë të kuptohet se do të krijojë një parti pas mandatit të Presidentit. E shikoni si një aleat të mundshëm, ashtu siç është sot aleat dhe zoti Meta, një i majtë me zotin Berisha?

    Zoti Topi është i djathtë, i përket së djathtës dhe nuk ka asnjë lidhje as me PS, as me alternativën tonë qeverisëse.

    Po me zotin Spahiu?

    Po ashtu dhe me zotin Spahiu, ai është një shprehje e pakënaqësisë brenda kampit të djathtë dhe, si i tillë, është larg Partisë Socialiste.

    ILIR BABARAMO

    panorama

  16. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,701
    Perderisa eshte pranuar qe ne Shqiperi te "ri-ciklohen" plehrat e Italise e te Europes, perse mos te ri-ciklohen edhe plehra si puna e salis apo fatosit - mos kini merak, se do ti vije siraja edhe edverit!

  17. #17
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848

    Dritan prifti ngarkohet qe te hedhe hapin e 4 te planit - shantazh PD

    Hapi i 4 i planit - shantazh PD me largimin e LSI nga qeverisja.


    Dritan Prifti fton Metën të kalojë në opozitë për të rrëzuar Berishën

    10 Shkurt, 2012

    Deputeti Dritan Prifti, në një intervistë për gazetarin Alfred Peza në Vizion Plus zbulon se është bërë pishman që publikoi videon, pasi priste që tronditja të ishte më e madhe. Prifti thotë se pret normalizim të marrëdhënieve me Ilir Metën dhe pse jo, bashkëpunim me të, por vetëm në opozitë me Berishën. Për këtë të fundit Prifti thotë se i ka ardhur koha për të ikur. Sipas tij, sapo të marrë presidentin, do nisë rënia e tij.



    Për publikimin e videos

    Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjë lloj pishmanlliku, tani kam, sepse nuk ndodhi asgjë.

    Nuk ndodhi asgjë, nuk fitoi askush. Përkundrazi, u dëmtuan disa, por u dëmtova edhe unë më shumë se disa të tjerë. Në këtë kuptim unë kam bërë një sakrificë që nuk ia vlejti, në aspektin personal. Pastaj për publikun dhe për opozitën, kjo mbase është kontributi më i madh që opozita ka pasur në këto 6-7 vitet e fundit, kur kjo opozitë ka qenë në opozitë, pra që nga 2005 kur Berisha erdhi në pushtet, përveç asaj që qeveria ia bëri vetes, tragjedia e Gërdecit, dalja e kësaj video ka qenë goditja më e madhe për qeverinë nga 2005 e këtej. Nuk besoj se ka njëri normal që ta kundërshtojë faktin se kjo ka qenë një ndihmë e jashtëzakonshme për opozitën dhe për fitoren në zgjedhje lokale nga opozita. Nuk mendoja nëse do kishte rrëzim qeverie, por një tronditje shumë më të madhe e mendova që do të ndodhte.



    Për marrëdhëniet me Edi Ramën

    Sigurisht që 10 vjet është një diferencë e madhe në jetën e njeriut që të ndryshojë dhe ma mbushi mendjen si një person pas të cilit mund të shkojë dhe të cilin mund ta mbështesja. Tani jam në pozitat që jam një mbështetës i opozitës dhe jam një person që mendoj se ai nuk është ai që ka qenë dhe është i gatshëm për të marrë pushtetin dhe për ta drejtuar këtë vend.

    Unë besoj se Edi Rama e fitoi bashkinë, pavarësisht asaj që ndodhi. E dyta, mendoj se ka një diferencë të madhe midis zgjedhjeve të përgjithshme dhe zgjedhjeve lokale. Merr votat që ka marrë një parti e vogël në këto zgjedhje lokale dhe në zgjedhjet e përgjithshme. Merr partinë e Gjinushit, ka marrë në zgjedhjet lokale afërsisht 50 mijë vota, në zgjedhjet e përgjithshme ka marrë 10-12 mijë vota.



    Për vendimin në gjyqin me Metën

    Unë kam pasur një mendim që gjyqtari Dvorani, pasi gjatë gjithë periudhës së gjyqit ai ka pasur mendim pakice, ka qenë kundër gjyqtarëve të tjerë, tre në fillim pastaj katër gjyqtarë. Kam pasur një mendim që ai do të kishte në fund një vendim tjetër. Por, derisa ai dha këtë vendim, unë e njoh shumë mirë gjyqtarin Dvorani, prej vitesh. Familjet tona njihen derisa ai dha këtë vendim do të thotë që ky ishte vendimi i vetëm që mund të jepej, pasi në të gjithë procesin gjyqësor nuk dolën faktet të atij nivele të besueshëm që të jepej një vendim fajësimi. Pra, nëse në atë gjyq nuk u pa fare video, pasi në atë gjyq u mor vendimi që video të mos shihej nga gjyqtarët, pavarësisht se ishte pjesë e provave, ai nuk e pa. Si do të arrijë një gjyqtar pa e parë të japë një vendim fajësie? Nuk u pa fare ajo. Pra, në mënyrën se si eci procesi gjyqtar nuk kishte asnjë gjyqtar që mund të votonte për fajësi.



    Për reagimet e Metës pas gjyqit

    Pas gjyqit duhet të bëjmë një dallim, Ilir Meta vetë s’më ka sulmuar mua asnjëherë. Ekipi po, Spartak Braho. Ka dalë, ka thënë që ka 187 orë filmime për mua, të cilët ata do t’i nxjerrin ku di unë, këtu e aty, e histori të tjera si këto. Për hir të së vërtetës Ilir Meta është distancuar në qëndrimet e tij publike ndaj Spartak Brahos dhe ka thënë që ato janë disa deklarata të ulëta e të pamoralshme. Kështu që, unë dua ta bëj ndarjen midis të dyve. Spartakun e njohin të gjithë, ai në listën e deputetëve të LSI-së vjen pas meje. Nëse unë dorëzoj mandatin hyn në parlament Spartaku.

    Edhe Meta edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij. Nëse do të votohemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në politikë, ku i dihet, mund të vijë dita një ditë për të mirën e opozitës dhe të ketë bashkëpunim.

    Unë nuk bëj ftesa, se jam një person që përfaqësoj vetëm veten. Por, unë e shoh një mundësi sado të vogël bashkëpunimi me Ilir Metën vetëm në kuadrin e bashkëpunimit opozitar.



    Për përgjimet e Brahos

    Është një grup mafioz, nuk e di a është Spartak Braho në krye apo jo, brenda Shqipërisë që bën këto gjëra me pajisje përgjimi të blera në Bari të Italisë dhe nga sa di unë me origjinë ruse, që bëjnë këtë lloj masakre, shkelje të të drejtave të njeriut dhe të privatësisë, të personave publik, por edhe personave të thjeshtë në këtë vend.



    Për firmat piramidale

    Unë jam kthyer për herë të parë nga studimet që kam bërë në Amerikë në 96’. Atëherë kur një vizë amerikane kushtonte 10 mijë dollar, një vizë gjermane shkonte 3-4 mijë dollarë, 5 mijë marka. Pra shqiptarët donin të iknin nga ky vend me çdo kusht, unë atëherë jam kthyer. Ishte kulmi i piramidave. Gjithë më thoshin po ti je i çmendur, ke studiuar në Amerikë dhe vjen në këtë kohë? Mbaj mend kam bërë një shkrim atëherë kundër piramidave se sa isha kthyer nga shkolla dhe kisha lexuar se çfarë ishin dhe shkrova te gazeta “Koha Jonë” që në atë kohë ishte më e madhja.

    Dhe kam takuar Emin Barçin, ka qenë atje dhe mbulonte ekonominë dhe o kam dhënë shkrimin, i kam thënë kam këtë shkrim. Ç’farë do shkruash kundër piramidave më ka thënë, ne kemi kaq faqe reklama piramida. Nuk më është botuar shkrimi atëherë. E ka bërë Emin Braçi se ka bërë Fred Peza.



    Për rënien e Berishës

    Nuk besoj se Berisha do të bjerë dakord për një president konsensual. Ai do të përpiqet të shfrytëzojë Kushtetutën dhe t’i mbylli gojën të huajve që sot flasin për një president konsensual duke u thënë se nuk ka konsensus më të madh sesa zbatimi i Kushtetutës. Dhe Berisha kuptohet se këtë lojë do ta çojë deri në fund. Do përpiqet të zgjedhë një president me 71 vota. Në këto kushte unë mendoj se mund të provokohen zgjedhje ë parakohshme për shkak të një pakënaqësie që mund të ndodhi në faktorin ndërkombëtar, por edhe në faktorin vendas për uzurpimin e çdo pushteti nga mazhoranca. Sepse merr presidentin, merr prokurorinë, merr pjesët që s’janë emëruar akoma në gjykata, merr SHISH-in , merr çdo gjë. Zakonisht kur ndodhin këto gjëra që në një dorë grumbullohet i gjithë pushteti, atëherë fillon rënia e pushtetit, teorikisht, kështu që unë mendoj se mund të ketë një krizë për të cilën opozita duhet të jetë e përgatitur që në kohën e zgjedhjes së presidentit të kalojmë në zgjedhje të parakohshme. Nëse kjo periudhë do superohet me një president të pranuar nga të gjitha palët, mundet që vendi të shkojë me normalitet drejt zgjedhjeve të 2013. Në këto kushte vetëm një opozitë totalisht e paaftë, totalisht inaktive, totalisht pa asnjë strategji mundet të mos ta marri pushtetin. Kriza ekonomike sidomos ka arritur kulmin në Shqipëri. Kompani që para një viti bënin 100 mijë euro xhiro, të mëdha po flas, xhiro në muaj, tani bëjnë një të dhjetën. Njerëzit po shpenzojnë shumë pak sepse ato pesë lekë që kanë mendojnë t’i ruajnë për një kohë më të keqe sepse mendohet se ky vit dhe muajt në vazhdim do të jenë edhe më keq ekonomikisht për vendin. Në këto kushte nëse opozita nuk është e aftë ti japi shqiptarëve një alternativë që e kalon këtë krizë ekonomike, pastaj është çudia më e madhe. Unë mendoj që 2013 sjell opozitën në qeveri, në mënyrë të padiskutueshme, vetëm nëse opozita nuk di ta bëjë opozitën në një mënyrë skandaloze.



    Për periudhës post- Berisha

    Pra unë mendoj që Berisha e ka përfunduar kurbën e vet politike, ka ardhur në rritje maksimale dhe nëse do të humbi zgjedhjet do të dalë nga politika dhe besoj se do të jetë Lulzim Basha personi që do të marri drejtimin e së djathtës. E njëjta skemë siç ndodhi me PS që Edi Rama mori drejtimin e së majtës. Edi Rama mbeti pas 2005, personi me pushtetin më të madh në Partinë Socialiste dhe partia u grumbullua rreth tij. E njëjta skemë mendoj se ka për të ndodhur pas2013 me PD. PD mbas asaj në opozitë do të afrohet tek ai që ka më shumë pushtet brenda asaj partie që është Lulzim Basha. Dhe në fakt Basha është edhe personi të cilin Berisha e ka zgjedhur si pasues. Kështu që ai do të jetë personi që në tratativa për të marrë drejtimin e partisë dhe mbështetjen e gjithë klanit të Berishës, e strukturave të Berishës dhe simpatizantëve, mbështetësve të Berishës. Kështu që, mendoj kjo do të jetë ajo që do të ndodhi pas 2013 nëse nuk do të ndodhë ndonjë çudi e madhe që gjërat të mos ndodhin sipas këtyre parashikimeve.

    tema

  18. #18
    Polic Trafiku Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    740
    Keto tallen me ne. Ndersa ne merremi me brockullat e tyre. Cila ishte parulla kryesore e fushates se Berıshes para zgjedhjeve te 2005?

    Nano Ik

    E pat akuzuar per vrasje, trafiqe dhe shume te shemtuara tjera.
    Pse nuk u mor asnje mase legale per Nanon

    Ne te kundert Berısha, duhet te gjykohet per fyerje dhe shpifje ndaj tij.

    PS. Keta pisa na kane bere neve te marrim rruget e botes. Na kane detyruar te jetojme me qindra mijra km larg njerezve tane. Keshtu sıc e kane katandisur keta shqiperine copetuar e betonuar te teren, dhe e ardhmja duket e erret.
    Oh Zot, ruaji shqiptaret dhe Shqiperine.

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e white_snake
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,545
    po ca PS thoni mor aman, politika Shqiptare eshte riciklim i te njejteve politikan qe nga vitet 80.
    Hyp njeri e zbrit tjetri po nje surrat kan. Ne brohorasim e cirremi kot...

  20. #20
    Drinbach Maska e DYDRINAS
    Anëtarësuar
    17-02-2005
    Postime
    6,848

    Hapi i peste! Mbyllja e gojes se kundershtareve te Nanos.

    Fatos Nanos i caktohet të punojë me socialistët e Njësisë 10

    Politike e Dielë, Shkurt 12th, 2012

    Fatos Nano

    Të deleguarit e Asamblesë Kombëtare nisin nga puna në të gjitha zonat e vendit.

    Ish-kreu i PS do monitorojë disa organizata socialiste.

    Ish-kryetari i Partisë Socialiste është deleguar në organizatat socialiste të Njësisë Bashkiake Nr. 10 në Tiranë. Në cilësinë e anëtarit të Asamblesë Kombëtare, pozicion që e merr automatikisht sipas statutit të PS-së, për shkak të detyrave si ish-kryeministër, Fatos Nano është ngarkuar nga kjo asamble që të merret me problematikën e re organizative dhe politike të PS-së në Tiranë. Tashmë të gjithë anëtarët e Asamblesë dhe të Kryesisë së PS-së kanë nisur nga puna, ku kanë marrë kontaktet e para me organizatat socialiste dhe asambletë lokale të komunave dhe bashkive. Në Njësinë Nr. 10 në Tiranë mësohet se janë katër të deleguar të Asamblesë Kombëtare, të cilët mes tyre kanë ndarë dhe mbulimin e të gjithë zonës. Ish-kreu historik i Partisë Socialiste do të mbulojë disa organizata socialiste në të cilat do të ketë një rideklarim të anëtarësisë, por dhe do të diskutohet rreth programit të ri të PS-së. Nano ende nuk ka marrë asnjë kontakt me organizatat socialiste dhe nuk dihet nëse ai do të aktivizohet në këtë aksion të ri politik dhe organizativ që ka nisur PS në përgatitje për zgjedhjet e 2013-s. Por, si anëtar i përhershëm i Asamblesë Kombëtare, edhe në të gjitha delegimet e mëparshme, Nano ka qenë i vendosur në zonat e Tiranës sipas një ndarjeje formale të listës së anëtarëve të Asamblesë. Emri i rij krijoi ilaritet në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare. Duke lexuar me radhë emrat e anëtarëve të Asamblesë që u caktuan në Tiranë, sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi, citoi dhe emrin e Fatos Nanos mes atij të Ramës, Meidanit, Pëllumbit, Dritëroit etj. Në fund të listës Rama u shpreh me humor se “do të gjente dhe ai një organizatë socialiste për ta marrë në patronazh”.

    Organizimi

    Partia Socialiste është përfshirë në një fushatë të re organizimi të saj të brendshëm. Deri në fund të muajit shkurt duhet të bëhet regjistrimi i plotë nga e para e të gjithë anëtarësisë. Një kartelë e re anëtarësimi qarkullon tashmë në të gjitha organizatat socialiste, ku çdo anëtar duhet të hedhë të dhënat e tij për zonën ku banon, cilës qendër votimi i korrespondon, arsimimin, kualifikimin dhe vendin e punës ku punon. Pasi të jetë plotësuar kjo kartelë e anëtarit të partisë, duhet të paguhet kuotizacioni vjetor, sipas tabelës së miratuar nga Kryesia dhe Asambleja Kombëtare, e cila diferencon masën e kontributit të gjithsecilit bazuar në të ardhurat e tij. Pagesa e kontributit për partinë, ose e kuotizacionit, i cili varion nga 200 lekë në vit për pensionistët dhe studentët e deri në 72 mijë lekë në vit për deputetë, shoqërohet me një kartë kuotizacioni që tregon se anëtari i PS-së ka paguar detyrimet e tij. Gjithashtu, në të gjitha asambletë lolake të bashkive dhe komunave po zhvillohet dhe procesi i emërimit të koordinatorëve zgjedhorë, të cilët do të përgjigjen që nga struktura më e vogël e partisë e deri tek institucioni më i lartë zgjedhor në qark, siç është KZAZ. Kështu, socialistët do të kenë koordinatorë zgjedhorë për qendrat e votimit për 66 KZAZ-të e të gjithë vendit.

    Kartela

    Në Partinë Socialiste po bëhet regjistrimi i të gjithë anëtarësisë së saj. Sekretariati i organizimit ka hartuar një kartelë në të cilën do të plotësohen të gjitha të dhënat e anëtarit, që nga gjeneralitetet e deri te të dhënat lidhur me punësimin, arsimimin, por dhe qendrën e votimit që ai mbulon. Një regjistrim i tillë pritet të zhvillohet çdo fillim viti, për të pasur një pasqyrë të saktë të lëvizjeve të anëtarësisë.

    Karta

    Për herë të parë pas 20 vjetësh në PS do të aplikohet karta e kuotizacionit, të cilën anëtarët e PS-së do ta marrin në fillim të vitit, pasi të kenë plotësuar kartelën e anëtarësisë dhe të kenë paguar kuotat. Sipas tabelës së miratuar nga Asambleja, kategoritë e ndryshme sociale do të paguajnë kuota të ndryshme të anëtarësimit. Karta e kuotizacionit do të rinovohet çdo vit, si një dëshmi i kontributit të dhënë për PS.

    panorama

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •