Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Cassius Clay i kthyer ne Muhammad Ali, mbush 70 vjet

    Boksieri mė i madh i tė gjitha kohėrave mbush 70 vjet

    17-01-2012

    Nė qytetin e lindjes, Luivil nė shtetin federal Kentaki, Ali feston kėtė tė martė 70 vjetorin e tij. Fansat dhe ekspertėt janė tė njė mendimi: Ali nuk e ka thėnė mė kot, ai ka qenė boksieri mė i madh i tė gjitha kohėrave


    Shumė janė pėrpjekur ta kopjojnė stilin e tij nė boks. Asnjė kampion bote nė peshėn e rėndė nuk lėvizte kaq elegant nė ring si Muhammad Ali.
    "Hė, mė kap, unė po vallėzoj, mundohu tė mė ndjekėsh! Ai nuk i godiste kundėrshtarėt e tij, ai i pėrēmonte ata - para ndeshjes, nė ring dhe mė pas.

    "Ali lufton kundėr Green-it, Ali ka shpejtėsi, ka rezistencė - po qe se del nė ring kundėr tij, duhet tė rrisėsh shumėn e sigurimit."


    Cassius Clay kthehet nė Muhammad Ali


    Batuta tė tilla, si kjo i dhanė Alisė namin e njė gjuhėgjati arrogant. Dhe Muhammad Ali mund t'ia lejonte vetes njė luks tė tillė, nė fund tė fund nė ring pėr nga aftėsitė atij nuk i afrohej askush. Me 18 vjeē Ali doli fitues nė Lojėrat Olimpike, me 22 vjeē u bė kampion bote.

    Sapo mori titullin, boksieri pėrqafoi islamin, la emrin e deriatėhershėm Cassius Clay dhe u bė Muhammad Ali. I famshi Ali doli hapur kundėr luftės nė Vietnam, dhe refuzoi shėrbimin ushtarak. Ky vendim i kushtoi atij titullin e kampionit tė botės, dhe dėnimin me kusht pėr dy vjet. “Nuk ka rėndėsi se cili ėshtė dėnimi apo akuza, unė i mbetem benik besimit tim. Edhe po tė qėlloni me kallashnikovė, i mbetem besnik islamit. Jam gati tė jap jetėn pėr tė.” Kėshtu u shpreh Ali asokohe.

    Muhammad Ali distancohet nga terrorizmi

    Tre vjet duhej tė kalonin qė tė merrte fund pushimi i detyruar. Pastaj Ali u kthye nė ring. Disa nga ndeshjet e tij hynė nė histori. Humbja kundėr Joe Frazierit nė vitin 1971 nė Madison Square Garden nė Nju-Jork; fitorja K.O. ndaj George Foremanit nė Kinshasė nė vitin 1974; suksesi kundėr Frazierit nė vitin 1975 nė “Thrilla im Manila”. Dy herė Ali theu rregullėn e pashkruar nė botėn e boksit, qė kampionė tė shfronėsuar nuk mund ta marrin mė titullin e kampionit.

    Mė rreth 40 vjeē, Muhammad Ali u tėrhoq nga boksi. Pak mė vonė ai bėri tė ditur se vuan nga sėmundja e Parkinsonit. Kur Ali ndezi nė vitin 1996 me dorė tė dridhur pishtarin e Lojėrave Olimpike nė Atlanta, shumė njerėz u prekėn thellė. Deri mė sot ai nuk ka hequr dorė nga pozicionimi publik ndaj temave tė ndryshme politike. Kėshtu pas ngjarjeve tė 11. Shtatorit Muhammad Ali u distancua me vendosmėri nga terrorizmi islamik. “Vrasja nuk ėshtė metoda e duhur pėr tė pėrhapur islamin” u shpreh ai.

    Autor: Stefan Nestler/Lindita Arapi

    Redaktoi: Elert Ajazaj

    dw

  2. #2






    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 18-01-2012 mė 17:08

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anėtarėsuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Boksier te tille nuk do lindin kurre.
    Une kam disa dvd te Muhamed ali dhe t'them drejten ne gjithe kto vite nuk kam pa boksier qe ti afrohet per nga menyra sesi ai boksonte. Eshte unik me plot kuptimin e fjales. Kishte nje mjeker qe perballonte grushte pa fund, sidomos te majten qe i dha frezier ne ndeshjen e pare shume boksier nuk do ishin ngrit me. Ndersa Ali u ngrit ne te qintat e sekondes. I madh ,legjendar ,i paarritcem. Nuk ishte vetem nje boksier ,por dhe nje njeri qe luftonte per te drejtat e njerezve me ngjyre qe sot i gezojne si gjithe tjerit.

    Si Gjenerata e viteve 70 me Ali ,Frezier ,foreman , ken norton , homles ..ska per t'ardh kurre.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Endri_ : 26-01-2012 mė 13:20
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    U befte 100 vjec!
    Where does a thought go when it's forgotten?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •