INTERVISTA/ Flet doktori i shkencave, dermatovenerologu Bujar Pernaska

Nė gjurmė tė kolegėve tė mėparshėm tė shquar

Bujari, nga fisi i dėgjuar i Pėrnaskave, personalitet shkencor me 43 vite karrierė nė mjekėsi, vazhdon t’u shėrbejė tė gjithė moshave me pasionin e profesionistit e finesėn shpirtėrore. Nė Poliklinikėn 3 tė Specialiteteve (ish Poliklinika Qendrore) kėtu nė Tiranė, ėshtė pika mė e afėrt e kontaktit me doktor Pėrnaskėn (kati i tretė majtas). Numėrohen me gisht, siē thotė populli, profesionistėt dermatovenerologė qė kanė lėnė gjurmė nė kėtė shėrbim nė Shqipėri: Kėrēiku, Basha, Nakuēi e tashmė Pėrnaska, me njė karrierė tė suksesshme profesionale; pėr kėtė qėllim e sjellim nė vėmendje tė lexuesit.

***

Doktor, shumė pacientė tek dera juaj, kėtu nė poliklinikė...?
Do t’u shėrbejmė tė gjithėve, e zakonshme!
Dermatovenerologjia ka patur vazhdimisht mjek tė mirė si Kėrēiku, Basha, Nakuēi, a trashėgohet pėrvoja e tyre?
Ėshtė e vėrtetė qė Dermatovenerologjia ka patur mjekė tė shquar qė i kanė dhėnė shumė mjekėsisė shqiptare. Unė kam qenė asistent i profesor Kėrēikut. Mė kujtohet qė ai ishte shumė kėmbėngulės dhe studionte shumė. Kėtė kėrkonte edhe nga unė. Natyrisht jeta dhe shkenca ecin pėrpara dhe vazhdimisht kėrkohet thellim nė njohuritė, kėrkohet informacion i ri mbi evoluimet shkencore.
Doktor, kush kanė qenė dhe janė pacientėt tuaj?
Janė mė tepėr se 400.000 vizita duke futur depistimet nė ēerdhe, kopshte dhe shkolla. Kam pacientė nga Kosova e shqiptarė nga Maqedonia, kam miq Stojan Kovacevskin, drejtor i qendrės sė Nefrologjisė nė Ohėr, doktorin e shkencave tė spitalit tė Ohrit Mile Mikunobik, specialistin dermatovenerolog doktor Petar Baēevskin; Kam relatuar nė Selanik, Greqi; kam njohje me kryetaren e shoqatės botėrore tė dermatologjisė, Jablloskaja etj..
Doktor, ne kemi patur njė kabinet tė mirė tė sėmundjet dermovenerjane (ku futet sifilizi, gonorea...), pse ėshtė mbyllur?
Ke tė drejtė. Ai kishte vlera arsimore, historike e studimore. Kabineti nuk funksionon mė me njė urdhėr anonim, absurd. Kėto sėmundje, do Zoti, tė mos shfaqen, si lebra.... pėr sifilizin s’kemi tė dhėna tė sakta, njerėzit duhet tė jenė nėn kontroll!
Si paraqiten sot me ndryshimet klimaterike dhe higjienike sėmundjet e lėkurės?
Sėmundjet alergjike, infektive dhe prezenca e mykut janė mė evidente nė kohėn e sotme. Ato kėrkojnė studim nė zona tė caktuara me qėllim qė tė merren masa profilaktike, por edhe tė kurohen shpejt.
A ju shqetėson fakti pėr njerėzit qė turren tek rrobat e shtruara pėrtokė, apo rrobat tė ashtuquajtura “ Te gabi”. A ėshtė e udhės tė vishen?
Kam dhėnė ide. Duhet tė ēohen tek qendrat e dezinfektimit e tė pastrimit, me etiketė sipėr e pastaj tė pėrdoren.
A ka njė farmaci me medikamente posaēėrisht pėr dermatologjinė nė Tiranė?
Ka farmaci qė mbajnė mė tepėr medikamente pėr dermatologjinė, por tė specializuar nuk ka. Dikur pėrgatisnin medikamente Petrelėsit, Spahinjtė, por sot nuk ka tė tillė. Duhet tė mendohet pėr hapjen e njė farmacie tė kėtij specialiteti.
Diēka rreth botimeve tuaja?
Ato janė nė duar tė studentėve, por do tė veēoja studimet pėr sėmundjet seksualisht tė transmetueshme (S.S.T), sepse ato po shtohen nga dita nė ditė, ku sipas statistikave botėrore ēdo ditė infektohen rreth 16.000 persona e ku pjesa mė e madhe janė fėmijė.
Ju doktor, nėse do t’ju ofronin njė punė, do tė qėndronit jashtė vendit?
Kurrė! Edhe pėrpara, por edhe sot e kam vendosur tė shėrbej nė vendin tim. Ndihem komod kėtu ku jam dhe kam bashkėpunim shumė tė mirė me kolegėt e mi.
Sot po ecėn mjaft mirė estetika si degė e dermatologjisė. A mund ta realizojė atė ēdo dermatolog?
Jo ēdo dermatolog duhet ta kryejė atė. Po them tani se shteti nuk ka ligje tė ndalojė farmacistėt, tė cilėt nuk duhet tė rekomandojnė medikamente tė ndryshme pėr estetikėn.
Lidhur me shėrbimin shėndetėsor, si duhet tė funksionojė ai?
Nė qoftė se do tė kryhen reforma nė shėndetėsi, sharmet shėrbimet mjekėsore duhet t’i marrė Bashkia. Bashkia duhet tė ketė edhe inspektoratin sanitar. Forma e sotme e organizimit nuk ėshtė eficiente. Po kėshtu te ne bėhet shumė pak pėr edukimin shėndetėsor. Pėr mua nė Shqipėri, edukimi shėndetėsor nė kėtė duhet tė fillojė nė shkolla deri nė universitet, madje tė ketė edhe njė sėrė emisionesh Radio-Televizive dhe artikuj nė shtypin e shkruar, sidomos pėr dermatologjinė, si sėmundje mė e ekspozuar.
Hobi juaj, doktor ose mė mirė njė portretizim mbi bazė preferencash?
Mė pėlqen futbolli e boksi. Po kėshtu mė tėrheq muzika popullore e vendit tonė dhe ajo italiane e viteve 60’. Mė pėlqejnė: Iva Zanichi, Alberto Lucio, Milva, Mina e Nicolla Di Bari. Preferoj ushqimet pikante, cigare jo, pak alkool si tonizues, kafenė e mėngjesit e konsumoj rregullisht. Gjithashtu mė pėlqejnė shumė grupimet me shokėt e mi, me tė cilėt herė – herė edhe kėndoj. Familja pėr mua ka vend shumė tė rėndėsishėm nė jetėn time. Unė kam 2 fėmijė dhe bashkėshorten time, Valdete Tafilica Pėrnaska, e cila ėshtė ekonomiste. Nė familjen time mbretėron harmonia dhe dashuria.

Preferencat
Mė pėlqen futbolli e boksi. Po kėshtu mė tėrheq muzika popullore e vendit tonė dhe ajo italiane e viteve 60’. Mė pėlqejnė: Iva Zanichi, Alberto Lucio, Milva, Mina e Nicolla Di Bari. Preferoj ushqimet pikante, cigare jo, pak alkool si tonizues, kafenė e mėngjesit e konsumoj rregullisht. Gjithashtu mė pėlqejnė shumė grupimet me shokėt e mi, me tė cilėt herė – herė edhe kėndoj. Familja pėr mua ka vend shumė tė rėndėsishėm nė jetėn time. Unė kam 2 fėmijė dhe bashkėshorten time, Valdete Tafilica Pėrnaska, e cila ėshtė ekonomiste. Nė familjen time mbretėron harmonia dhe dashuria.

Kush ėshtė Bujar Pėrnaska
Bujar Jonuz Pėrnaska ndjek studimet universitare nė Fakultetin e Mjekėsisė (1963-1968) dega Dermatologji. Nė vitet 1968 – 1972 - mjek dhe pedagog i jashtėm nė klinikėn e dermatovenerologjisė. 1972 – 1977, mjek dermatolog nė rrethin e Matit. Qė nga viti 1988 mjek nė Klinikėn e Specialiteteve Nr. 3. Ka ngritur e drejtuar nė rrethe Shėrbimin Dermovenerjan. Hartues i disa librave mjekėsorė dhe i qindra artikujve shkencorė Citohet nė bibliografinė botėrore pedriatrike, botuar nė Selanik nė vitin 1999. Zė vend nderi nė “Tirana personalitete shkencore”.

Familja Pėrnaska
Hyn nė familjet e mėdha tiranase, e pėrmendur nė tė gjitha periudhat historike. Nė kėtė rast ne po marrim brezin e fundit. Remzi Pėrnaska, pedagog i gjuhės shqipe nė Versajė, Francė; Ylber Pėrnaska, realizues i Televizorit tė parė shqiptar, prodhuar nė Shqipėri; Lajla Pėrnaska, pėrfaqėsuese e Shqipėrisė nė Kėshillin e Evropės; Ilir Pėrnaska, futbollist, i dekoruar nga presidenti: “Nderi i Kombit”, Bujar Pėrnaska, dermatolog; babai Jonuz e daja Vasfi Xholi, patriotė e demokratė tė shquar, shoqėrues tė Fan Nolit nė qeverinė e viti 1924; Nėna e fėmijėve Pėrnaska, njihet nė Tiranė si nusja e parė e ardhur nga aeroporti i Korēės tek Pėrnaskajt, me avionin mė tė ri tė kohės sė Ahmet Zogut. Vėllai i saj, pas viteve 20’ solli nga Austria mikeshėn e tij dhe hapi floktoren e parė nė Shqipėri pėr vajzat e gratė e qytetit tė Korēės.

Intervistoi: Albert Zholi