Britania e Madhe mbėshtet planin e ri katėrpikėsh tė presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, nėse Serbia paraprakisht, heq barrikadat ne veri tė Kosovės, zbaton marrėveshjet e arritura nė dialogun teknik dhe i shuan strukturat e veta paralele nė Kosovė.

Ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Kosovė, Ian Cliff, ka thėnė pėr “Kohėn Ditore” se tė katėr pikat e propozuara nga presidenti i Serbisė jenė tė njėjta me dispozitat e Planit tė Ahtisaarit, andaj Londra zyrtare nuk do tė kundėrshtonte diskutimin e tyre.

Presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, javėn e kaluar tha se marrėdhėniet mes Kosovės dhe Serbisė do tė mund tė zgjidhen nėse nėpėrmjet njė dialogu trajtohen katėr ēėshtje: njė zgjidhje tė veēantė pėr manastiret ortodokse serbe dhe administratėn e tyre, garanci tė veēantė pėr serbėt nė enklava, zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave tė qytetarėve serbė tė Kosovės dhe njė zgjidhje speciale pėr veriun e Kosovės.

Londra zyrtare po e mbėshtet propozimin nėpėrmjet ambasadorėve nė Kosovė e Serbi. Fillimisht ka qenė ambasadori britanik nė Beograd ai qė ka dalė nė mbėshtetje tė planit, ndėrkaq tek ka folur pėr “Kohėn Ditore” tė hėnėn, idenė e ka mbėshtetur edhe ambasadori i Mbretėrisė sė Bashkuar nė Kosovė, Ian Cliff. /koha/

http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...kat-e-tadiqit/