Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1

    “Brenda 2012 Tirana, furnizim 24 orë me ujë”

    Brenda 2012 Tirana, furnizim 24 orë me ujë

    » Dërguar më: 15/01/2012 - 16:36

    Ermelinda Hoxhaj

    Depozitat e ujit, të cilat gjenden me dhjetëra në çdo pallat të kryeqytetit, me fillimin e vjeshtës së këtij viti do të hiqen nga drejtoria e Ujësjellësit. Depozitat, sipas ministrit të Punëve Publike Sokol Olldashi, do të jenë të panevojshme, pasi do të arrihet furnizimi me ujë 24 orë në 24, për të gjithë qytetarët e Tiranës. Kjo deklaratë e kreut të Transporteve, është bërë gjatë inspektimit të njërës prej depove më të madha të ujit në kryeqytet, e cila ndodhet në zonën e qytetit “Studenti”.

    Inspektimi

    Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës do të nisë në fillim të vjeshtës së këtij viti, heqjen e depozitave të ujit nga pallatet e kryeqytetit. Në inspektimin e realizuar në njërën nga depot më të mëdha të ujit në kryeqytet, në zonën e qytetit ‘Studenti’, Olldashi u shpreh se projekti- pilot do të nisë fillimisht vetëm në një zonë të kryeqytetit. Ky projekt do të ndërmerret, pasi gjatë këtij viti Tirana do të furnizohet 24 orë me ujë pa ndërprerje dhe depozitat nuk do të jenë më të nevojshme. Sipas ministrit të Punëve Publike, ndërmarrja e Ujësjellës- Kanalizimeve të Tiranës ka kryer investime prej 600 milion lekësh, ku pjesa më e madhe, rreth 470 milionë prej tyre janë investuar nga buxheti i vetë Ujësjellësit. Të ardhurat e Ujësjellësit këtë vit pritet të jenë më të larta, kjo falë edhe rritjes së tarifës së ujit, edhe pse kjo rritje nuk është e mjaftueshme sipas drejtuesve të kësaj ndërmarrjeje. Rritja e tarifave është e konsiderueshme për xhepat e konsumatorëve, por sipas drejtorit të Ujësjellës-Kanalizimeve, në vlerë monetare nuk cënojnë buxhetet e familjeve dhe bizneseve. Vendimi i Entit Rregullator të Ujit, sipas Sahit Dollapit, krijon probleme me financat e kompanisë, pasi kostoja e shërbimit që u ofrohet konsumatorëve është më e lartë dhe se sa tarifat e reja që kanë nisur të aplikohen këtë fillim viti. “Rritja shkon rreth 27%. Tarifa e ujit të pijshëm shkon, nga 33 lekë në 45 lekë, ujë me shumicë nga 10 lekë në 12 lekë/m3, largimi i ujërave të ndotura nga 10 lekë në 11 lekë/m3. Janë ngritje jo të mëdha. E konsiderojmë jo të mjaftueshme për ndërmarrjen tonë, por është një rritje lehtë e përballueshme nga qytetarët”,- ka thënë drejtori i Ujësjellësit pak kohë më parë.

    gazeta shqiptare

  2. #2
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Hahahaha sa herë është thënë kjo "Brënda - - - - , do ketë ujë 24 orë" vitin nuk e shkruajta sepse do kalojnë edhe shumë vite para se kjo gjë të ndodhë realisht.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Rregulloni dritat i her pastaj premtoni uje. Sot psh nga ora 8:00 -15:00 pa drita ka qene lagja ime. Te dhjefsha CEZ-in me gjithe kto kokpalaret qe i dhane tenderin ksaj kompanie mashtruse qe po na i sjell faturat nga 150 mije lek n'muj.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  4. #4
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    ooooooooooooooo............vetem depozitat jo se na moret me qafe.
    jane ne vete kur bejne deklarata keta ministrat tane apo jo??
    Me kete linje te amortizuar qe ka Tirana as ne 2022 nuk regullohet puna e ujit.

  5. #5
    Ishalla realizohet, po se kuptoj se pse do heqi depozitat drejtoria e Ujësjellësit. Kane te drejte te futen ne prone private dhe tu heqin njerezve depozitat?

  6. #6
    E kush e beson nje gje te tille? Edhe sikur te vij uji 24 ore, ç'pune ka drejtoria e ujesjellesit ti heqi banorve depozitat? Nese vertete do realizohet nje gje e tille, atehere do jene vete qytetaret qe do i heqin depozitat!

    Si nuk u ngopem me te tilla premtime ne te shkretit...

    La vita non si spiega, si VIVE!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    po me depozitat ca kane xhanem???
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  8. #8
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    lol ne shqiperi akoma eshte luks uji. edhe sikur te jet e vertet nuk duhet bere reklame sepse eshte turp qe te reklamosh dicka te tille. uji eshte i nevojshem damn it. i feel per ata njerezit atje qe akoma vuajne.
    Ndryshuar për herë të fundit nga loneeagle : 16-01-2012 më 14:54
    I LOVE GOD

    j&g

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    haaaaaaa ka qe ne 1991 ky avaz e jemi ne 2011 me duket vetja sikur jam ne nje enderr te perseritur.kur te mbarojne zgjedhjet do dali prape zotimi se me 2015 do kemi drite e uje 24 ore.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    aiiiii eshte dro 2022 me na zene me keto kushte....

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    shume mire do bejen se sikur ke pare te bien soletat e pallateve te ndertuara ne kohen e xhaxhit

    ta lexoje ndonje i huaj ma do mendja se do kujtonte se behej fjale per ndonje vcend te afrikes


    perralle e ujesiellsit dhe justifikohet ngritja e cmimit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •