Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799

    Pa punë, pa shpresë,...

    Pa punë, pa shpresë jam ulur mbi bordurë
    Pranvera s’do të vijë, ndonse është mars…
    Në xhep një pasaportë të virgjër, pa një vulë
    Kjo rrugë e ambasadave sa e trishtë…pret një faks(!)

    Tiranë 2003, bulevardi brinjë dalë
    Më tej degjoj i trembur një ulërimë
    Dhe kursi i dollarit tërbohet si i marrë
    Dikush më erdhi pranë më tha:- a do një Petidinë?..

    Fytyra të trishtuara dhe sy pa horizont
    Gazetat më të krisura që kurrë s’thonë të vërtetën
    “gjahtarët” kapardisur në Benza Vagabond…
    unë psherëtij dhe them: - o Zot të dhje-vsha jetën!

    Më tej shkon pispillosur një ishmiss Albanija
    që rri e pret një shans, bile ia fut dhe vetes…
    dhe kjo Vejushë e Drogës, si filli në tespija
    përpiqet që të futet në “Ethet e se Premtes!”…

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Xhaxhi Agim te lumte dora se esht origjinale te pershendes!Po shkruaj dhe une dy llafe per nje baba femijesh qe ka 3 vjet qe sillet neper Gjermani dhe pa shpresa.



    Mergimi me genjeu shita shtepin
    i lashe femijet dhe katandin
    ju sula Europes si qen i terbuar
    ceqet e socialit me ngelen ne duar

    Dhe sot i penduar qendroj ne Europ
    shpresa te kota mbaj une sot
    e jetoj jeten si nje pem pa rrenje
    mendja me thot te ri sot pa ngren

    Te kursej ca EU per femijt e shkret
    qe ju shita shpin dhe i lash pa brek
    dhe tani sillem si lypsar i dehur
    rugeve te europes si lesh i pakrehur

    Keshtu pra shok, kjo esht Europa
    kur sna mban vendi e peson koka
    po shpresoj me endrra fukarai
    qe koha jeten keshtu e ndau
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Alba, je fantastike....Ku i gjen njato llafe maj ???
    Kenaqem kur ju lexoj....
    Thx Z. Agim edhe ju, per perkushtimin ne kete forum dhe kenaqesine qe na jepni ne lexuesve.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    alvi
    i/e ftuar
    Dmth Shqiperia thte te dhje-vsha jeten, Evropa na la pa breke, c'ka ngelur?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    FLM MI CORACON!Dhe une te preshendes.Alvi pse lali nuk jan reale ato qe shkruajm mos po genjejm??
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  6. #6
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Kjo eshte e keqja e njerzve alv, i humbasin shpresat vete dhe pastaj ja u ka fajin korbi qe kendonte ne peme dhe nuk i linte te mendonin.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Alvi thote:

    ------
    Dmth Shqiperia thte te dhje-vsha jeten, Evropa na la pa breke, c'ka ngelur?
    -------

    Po ka ngelur Amerika...ha ..merr dhe ik...lol.

    Dhe vuuuu shiu perjashta tu tund perdet e mendafshta...


    Optimizem..optimizem..

  8. #8
    alvi
    i/e ftuar
    Pisheze gazmre ne bregun atje tej

    O Alba, nuk thash un qe rrejm mi te keqen.
    Kshu osh realiteti, me verte ca ka ngel?
    NeAmerike mileti qahen se vetem punojn e shkojn ne shkolle, pra shofin ne enderr bordurat, ata te bordurave shofin ne oderr punen dhe shkollen, ata te tjeret e Europes, kan ngel pa breke.
    Si i bohet thuj.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    mmmm un kam nje mendim po nuk di a do jen dakort te tjeret?Me u parapregatit dhe ne, mos ngelemi pa brek me mar ka nje gjethe palme Alvi, se me ate mund te mbulohemi me mire,per te mos humbur te pakten karakterin)
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    ALBA MAUSI
    Të puth fort moj xhaxh në ballë!
    Ajo gjethja e palmës më shkriu!!!!!
    Po pse kaq të madh e paskemi "Namikun" apo "Bulen" sa me i mbulue me ...palma?!.....
    Eva dhe Adami kanë përdorë gjeth hardhije!
    Haaaaaaaaaa!Haaa! Të puth Alba!

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    eeeeee xhaxhi Agim ke te drejt qe qesh se per te qeshur e thash por mendova qe me gjethen e palmes te mbulohemi deri te kerthiza te pakten,panvarsisht se tashti ka dal mode e re qe kerthizen me e len jasht,e ftyren me e zhigu)))
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Tema të Ngjashme

  1. Si i pa shprese ndihem
    Nga miri uk në forumin Pyetni psikologun
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 31-03-2010, 19:24
  2. Humbja e një shprese është më e rëndë se humbja e një të vërtete
    Nga FLOWER në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 11-09-2007, 17:31
  3. Angli Shpresë për një amnisti për shqiptarët
    Nga Shijaksi-London në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-05-2005, 15:10
  4. Njeriu Pa Shprese
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-01-2004, 12:13
  5. Emigracioni: shpresë apo zhgënjim?
    Nga Estella në forumin Emigracioni
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-04-2003, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •