Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Qumshti i bletės

    Qumėshti i bletės dhe sėmundjet qė shėron


    Qumėshti i bletės ėshtė tonik, energjik, antiseptik (kundra mikrobeve), etj. Ai ėshtė mjaft pozitiv pėr shėndetin dhe shumė i preferuar nga meshkujt. Gjithashtu, pėrdoret edhe pėr maska bukurie.
    Qumėshti i bletės qė prodhohet nga gjėndrat e bletėve punėtore, shėrben pėr tė ushqyer larvat gjatė tre ditėve tė para dhe pėr tė ushqyer mbretėreshėn. Ky ushqim e mban mbretėreshėn nė jetė pėr 8 vjet, shumė interesant ky fakt duke ditur qė njė bletė e zakonshme, e cila ka lindur nga e njėjta vezė me mbretėreshėn jeton vetėm 21 ditė. Qumėshti i bletės ka ngjyrė tė bardhė nė tė verdhė, ėshtė si
    krem, ka shije tė thartė dhe me pak aromė.

    Vazhdon...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Pėrmbajtja

    Pėrmbajtja



    Qumėshti i bletės pėrmban tė gjithė aminoacidet esenciale pėr njeriun. Enzima dhe derivatet e tyre.
    Sheqer: fruktozė dhe glukozė. Yndyrna 80-90 pėr qind, por ato janė neutrale dhe nuk i bėjnė dėm
    organizmit. Minerale: K, Ca, Na, Zn, Fe, Cu dhe Mn. Vitamina: B1, B2, B5, B6, acid folik, vitaminė
    H. Hormoni: progesteron, estrogjeni, testosteron.

    Vazhdon...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2011
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    101
    A bon qe shkrimi me qen ma i shkurt ,se vetem at'her do ta lexojn shumica te teren ,kam bindje te madhe per kete.

    Selam.

  4. #4
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga General Lexo Postimin
    A bon qe shkrimi me qen ma i shkurt ,se vetem at'her do ta lexojn shumica te teren ,kam bindje te madhe per kete.

    Selam.
    Edhe une e ndaj mendimin e ketij vllau...

    Ramazan, Allahu te shperbleft vlla, ku eshte ajo e mire qe te gjithe anetaret musliman te ketij forumi te ishin kaq aktiv.

    Me te mira te gjitheve.

  5. #5
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Efektet kuruese

    Efektet kuruese



    Ka efekt qetėsues dhe ēlodhės, ul nivelin e hormoneve tiroidian.
    Ndihmon zhvillimin, rritjen.
    Stimulon gjėndrat seksuale, ndihmon prodhimin e vezoreve, ndihmon nė mbajtjen e shtatzėnisė duke rritur nivelin e progesteronit nė gjak.
    Rrit nivelin e testosteronit nė gjak duke ndihmuar nė problemet e potencės mashkullore.
    Stimulon gjėndrat mbiveshkore.
    Ndihmon nė sėmundje si artriti ose lodhja kronike.
    Ul zmadhimin e prostatės, ka tė njėjtin efekt si hormonet femėrore.
    Normalizon punėn e testikujve.
    Ndihmon nė funksionimin e mėlēisė dhe sėmundjet e saj, hepatite, rigjeneron strukturėn e mėlēisė.
    Ka efekt antiinflamator (si paracetamoli, advil).
    Pastron organizmin nga toksina. Ndihmon funksionimin e veshkave.
    Rrit jetėgjatėsinė e njerėzve duke ruajtur “rininė” e enėve tė gjakut.
    Zgjeron enėt e gjakut.
    Ndihmon nė uljen e kolesterolit dhe triglicerideve.
    Rrit imunitetin.
    Ndihmon nė formimin e rruazave tė kuqe tė gjakut,
    kėshillohet nė anemi.
    Ndihmon nė mikrohemoragji.
    Nė lėkurė, rregullon prodhimin e yndyrės.
    Pėrdoret nė kozmetikė, sepse ndihmon nė pastrimin dhe rinimin e lėkurės. Pėrdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal pėr probleme tė ndryshme tė lėkurės.
    Tek fėmijėt e sapolindur ndihmon nė rritjen nė peshė.

    Kur nuk duhet tė pėrdoret

    Nė kriza astme, sepse qumėshti i bletės mund tė ngushtojė bronket gjė qė do ta rėndonte sėmundjen.
    Nė alergji ndaj pėrbėrėsve tė qumėshtit tė bletės. Nuk duhet ta pėrdorin ata qė vuajnė nga sėmundja Addison si dhe ata qė kanė kancer nė fazė akute.

    Efektet anėsore

    Dhimbje stomaku, tė vjella, diarre dhe pagjumėsi (kjo e fundit ndodh mė shpesh tek femrat).
    Nė tė tilla raste nė fillim ulni dozėn dhe nėse efektet anėsore nuk pėrmirėsohen ndėrprisni konsumimin.

    Kujdes: nėse nuk respektoni dozat mund tė jetė helmues.

    Duhet pasur kujdes nė pėrdorim kur organizmi ėshtė tepėr i dobėsuar, ėshtė e pamundur tretja e qumėshtit.
    Kur vuani nga sėmundje me spazma tė tubit tretės, kancer shumė tė pėrhapur nė lėkurė.

    Kura

    Kura duhet tė zgjasė 1 muaj, maksimumi 3 muaj, pėr dozat lexoni me kujdes letrat qė e shoqėrojnė dhe respektoni indikacionet e shkruara.
    Rezultatet e kurės mund tė shfaqen menjėherė ose pak me vonesė, sepse ndryshe nga poleni qumėshti i bletės vepron mė ngadalė.

    Sėmundjet nė tė cilat duhet tė pėrdoret :

    Hipertiroidisėm
    Diabet
    Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride tė larta)
    Sėmundje tė zemrės dhe enėve tė gjakut
    Sėmundje kronike tė mushkėrive
    Sėmundje tė gojės, probleme me mishrat e dhėmbėve, probleme tė fytit
    Sėmundje tė veshkave
    Artrite reumatoide
    Probleme seksuale, probleme me riprodhimin, ndihmon nė periudhat e premenopauzės
    Kancer
    Nė pediatri ndihmon, sidomos pėr fėmijėt e lindur para kohe ose distrofik


    Vazhdon...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  6. #6
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

    Efektet kuruese te qumeshtit te bletes

    Qumėshti i bletės ėshtė njė prodhim natyral, i cili sekretohet nga bletėt e reja nė moshė pėr tė ushqyer larvat dhe mbretėreshėn e bletėve. Mjeket popullorė shpjegojnė mėnyrėn dhe masėn se si duhet tė pėrdoret poleni pėr tė pasur efekte kuruese.

    Ēfare eshte poleni?

    Polen ėshtė ajo pjesa e lules, nėpėrmjet sė cilės bėhet fertilizimi i tyre. Nė pllenimin e luleve, bleta kontribuon nė polen bashkė me erėn. Duke qenė punėtore bleta shkon nga lulja nė lule dhe merr nga lulet mashkullore ate pjesen me te cilen pllenohen lulet dhe e shpėrndan. Njė pjesė i ngelet te kėmbėt dhe e ēon nė koshere. Kjo pjesė e lules, qė duhet tė quhet polen, mblidhet dhe ka veti kurative. Nė fakt nuk ėshtė polen blete, se nuk e prodhon bleta, por lulja. Bletes i takon vetėm merita e transportit.

    Sapo lind dielli dhe kur perėndon ai, bletėt kthehen nė kosheret e tyre me njė ngarkesė tė pazakontė dhe rreth bletėve vėrehet njė pluhur nė ngjyre ari dhe me parfum. Ky eshte poleni. Ai quhet mrekullia e jetės dhe pėrmban mijėra pjesė tė vogla tė mbledhura nga lule tė ndryshme. Sipas ngjyrės mund tė dallojmė nga cila lule vjen poleni. Nėse ėshtė i verdhė, vjen nga luledielli; pak me i kuq, nga lulet e mollės etj. Bletėt mbledhin polen nga lule tė ndryshme. Pėr kėtė arsye ai ėshtė
    shumėngjyrėsh dhe ka veti tė shumta kurative. Poleni mblidhet nga bletėt me kėmbėt e tyre, nė tė cilat ato kanė disa gropėza tė vogla, si xhepa. Ky polen ėshtė pluhur mikroskopik qė bletėt e mbledhin nga lulet dhe pėrzihet me mjaltin e bletėve pėr t’u transportuar me pas tek foleja. Aty, ata qė rrisin bletė, kanė vėnė re njė si site dhe kur bletėt futen brenda nė fole, poleni dhe mjalti qė kanė
    grumbulluar ngelen tek kėto sita.

    Si njihet poleni i mirė pėr terapi?

    Poleni i mirė nė radhė tė parė dallohet nga pamja e jashtme, sidomos nga shkėlqimi qė ai ka. Poleni duhet tė jetė nė ngjyrė tė hapur dhe mos tė ketė nuanca, nė pėrbėrje mund tė ekzistojnė kokrra me ngjyrė tė errėt. Gjithashtu ai nuk duhet tė jetė i thartė, sepse nėse ėshtė i tillė, poleni ka marrė lagėshtirė ėshtė shumė toksik dhe nuk duhet konsumuar. Pėrveē kėsaj, poleni qė pėrdoret pėr kurim nuk duhet tė kete shije si gje e djegur, sepse kjo do tė thotė qė ai nuk ėshtė tharė si duhet dhe ėshtė pa vlera kuruese. Shija normale qė duhet tė ketė poleni pėr kurim ėshtė e ėmbėl dhe me aromė.

    Si ruhet?

    Poleni duhet tė ruhet nė kavanoz qelqi, nė vend pa dritė, sepse drita ēon nė humbjen e vlerave terapeutike. Temperatura ideale e ruajtjes duhet tė jetė 0-4 grade nė frigorifer.

    Si konsumohet poleni?

    Pėr pėrdorimin e polenit si ilaē kurues mjekėt popullorė rekomandojnė disa metoda. Nderkohė qė marrja e polenit nuk ėshtė e njėjta sasi pėr tė gjitha grupmoshat dhe sėmundjet.

    Metoda 1. Marrja e polenit origjinal, i papėrzier me diēka tjetėr. Femijet nėn 3 vjeē nuk duhet tė konsumojnė polen.
    Personat me probleme tė mėlēisė dhe fėmijet 3-8 vjeē duhet te marrin
    maksimumi 5 grame (1 lugė tė vogėl) nė ditė.
    Fėmijėt 8-10 vjeē duhet tė konsumojnė 10 gramė (2 lugė tė vogla nė ditė). Fėmijėt 12-15 vjeē mund tė marrin 12-15 gramė (njė lugė gjellė) nė ditė. Tė
    rriturit dhe adoleshentėt mund te marrin 25-30 grame (2 luge gjelle) nė ditė, me kujdesin qe duhet bere nje pauze prej 3 javesh pas nje kure prej nje muaji. Mjekėt kėshillojnė qė poleni tė pėrdoret para buke, kur stomaku ėshtė bosh. Gjithashtu, ai duhet bluar mire nė gojė, ndryshe ai nuk pėrthithet nga
    organizmi, sepse ėshtė i mbuluar nga njė membranė e patretshme prej bletėve. Kjo lloj marrjeje e polenit pėlqehet pak, sepse mund tė shkaktojė dhimbje stomaku, ose fenomene alergjie.

    Metoda 2. Me kėtė metodė poleni merret nė tė njėjtat doza si me sipėr, por mė parė futet nė makinė elektrike, e cila bluan kafenė dhe lihet aty derisa tė formohet njė pluhur, i cili konsumohet pasi pėrzihet me mjaltė. Pėr ēdo lugė polen shtohen 2 luge mjaltė dhe pėrzihen mirė derisa tė formohet njė pėrbėrje homogjene. Kjo lloj pėrbėrjeje pėlqehet mė shumė nga personat e ndjeshėm, sidomos alergjike, si edhe prej atyre tė cilėt nuk i pėlqejnė shijen.

    Metoda 3. Kjo metodė rekomandohet pėr personat tė cilėt kanė ndjeshmėri stomaku, djegie stomaku, tė cilat shtohen pas marrjes sė qumėshtit tė bletės. Kėta persona, polenin duhet ta bluajnė nė makinėn e kafesė, tė cilit duhet t’i shtojnė 1-6 lugė ujė pėr 1 lugė polen. Kėshillohet pirja me stomakun bosh, ose pas njė mėngjesi tė lehtė.


    Vazhdon...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  7. #7
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774

    Pėr ēfarė kėshillohet poleni


    Pėr ēfarė kėshillohet poleni?



    Poleni rekomandohet tė pėrdoret pėr vonesat nė zhvillimin e fėmijėve. Pėr kėtė nevojiten 5-10 grame polen nė ditė, i cili favorizon zhvillimin dhe forcimin e kockave, zhvillimin e sistemit nervor. Nė infeksionet e mushkėrive poleni ndihmon nė parandalimin e viruseve dhe infeksioneve tė mushkėrive. Konsumohet nė kura prej njė muaji, me 10-30 gramė nė ditė. Gjatė njė viti mund tė bėhen 2-3 kura.

    Problemet e riprodhimit tek meshkujt.

    Konsumimi i rregullt i polenit rrit prodhimin e spermatozoideve, si edhe pėrmirėsimin e tyre. Kėshillohet tė pėrdoret sepse parandalon impotencėn
    tek meshkujt (impotencėn e shkaktuar nga mosha), ndihmon nė rastė stresi, mungesė nė ushqim, lodhje, tension emocional i zgjatur, pagjumėsi, etj.

    Menopauza e parakohshme. Poleni pėrmban substanca estrogjene dhe ka efekt kurues pėr acarimet e dukshme qė shfaqen gjatė kėsaj faze. Konsumohet nė kura prej 28 ditesh, me 12 dite pushim midis kurave, minimumi 4 kura nė vit. Kjo gjė kėshillohet edhe pėr meshkujt, sepse ndihmon nė andropauze (menopauza e meshkujve). Alzheimer, kėshillohen 3-4 kura nė vit, nga njė muaj secila,
    me 10-20 grame nė ditė. Aksidenti vaskular parandalohet duke konsumuar ēdo ditė polen.

    Gjithashtu, ai ndihmon nė rregullimin e funksionimit tė tubit tretės dhe
    pėrmirėsimin e hemorroidėve dhe sėmundjeve tė venave. Pėrmbajtja e lartė e vitaminave, enzimave, ndihmon nė stimulimin e imunitetit dhe parandalimin e kancerit. Rekomandohen minimumi tre kura nė vit, secila nga njė muaj. Poleni stimulon aktivitetin e tubit tretės, rregullon punėn dhe funksionimin e tij. Por ai rekomandohet tė pėrdoret edhe nė raste diarreje, ose infeksione tė tubit tretės.

    Kura pėr kėtė ėshtė e shkurtėr, 7-14 ditė, njė lugė e vogėl para ushqimit.

    Reumatizma.

    Pėrveē trajtimit tė gjatė tė shoqėruar me ushqim tė pasur nė fruta dhe perime pėr kėtė sėmundje rekomandohen 5-6 kura polen me nga 30 ditė secila.
    Rezultate shumė tė mira kuruese poleni ka dhėnė si nė formėn kronike edhe akute tė adenomit tė prostatės. Gjithashtu, ai rrit edhe potencėn. Pėr kėtė rekomandohet njė trajtim i gjate (minimumi 60 ditė), me 10 gramė nė ditė, tė kombinuara me qumėsht blete (100 mg nė ditė).

    Depresioni dhe lodhja nervore.

    Konsumimi pėr 3 muaj i polenit ēon nė pėrmirėsimin e tonusit tė brendshėm dhe mendimeve depresive. Poleni ul varėsinė ndaj alkoolit. Per kete ai duhet te
    konsumohet 15-30 grame (1-2 luge) nė ditė, kura zgjat 30 ditė me 15 ditė pushim, me pas mund tė filloni njė kurė tjetėr. Ndihmon nė funksionimin e tubit tretės, djegien e kalorive. Gjithashtu, efekte pozitive poleni ka edhe nė dietat pėr shėndoshje, sepse pėrmirėson oreksin.

    Arterioskleroza, kolesterina e rritur, probleme me qarkullimin e gjakut nė tru. Nė kėto sėmundje poleni ka aftėsi kuruese nėse konsumohet rregullisht. Merret i pėrzier me mjaltė, sipas dozave tė pėrshkruara te metodat e marrjes. Anemia, pėr kėtė sėmundje poleni ka dhėnė rezultate shumė tė
    mira nėse konsumohet pėr njė kohė tė gjatė dhe i shoqėruar me qumėsht blete dhe mjaltė.

    Efekte tė mira kuruese poleni ka dhėnė edhe pėr kurimin e verdhėzes si dhe pėr gjenerimin dhe tonifikimin e lėkurės.

    Kanceri nė mitėr dhe nė gjoks. Pėrmirėson simptoma dhe forcon imunitetin. Kėshillohet tė pėrdoret 10-20 grame ne dite.

    Vazhdon...
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

  8. #8
    Robi i All-llahut
    Anėtarėsuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Nė Itali
    Postime
    1,774
    Kujdes nė pėrdorimin e polenit


    Nė kėto 10 vitet e fundit ėshtė rritur numri i personave qė kanė alergji nga poleni. Pėr kėtė arsye konsumimi i tij duhet bėrė me kujdes, nė sasi te vogla (pėr herė tė parė njė maje thike). Kjo sasi e vogėl pėrdoret pėr disa ditė pėr tė parė nėse ekziston alergji. Nėse nuk keni alergji, atėherė mund tė vazhdoni trajtimin duke rritur gradualisht dozėn. Nėse shfaqen simptoma minore (djegie tė lehta nė
    stomak, rrjedhje tė hundės, ose kruajtje tė lekurės) vazhdoni trajtimin, por duke e konsumuar polenin nė doza tė vogla dhe tė pėrzier me mjaltė ose ujė. Nėse alergjia ėshtė mė e rėndė, ndėrpriteni urgjent konsumimin dhe konsultohuni me mjekun specialist. Nė rastin e sėmundjeve tė rėnda tė mėlēisė duhet tė konsultoheni me mjekun specialist.

    Fund

    Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.
    Kush nuk ėshtė robi i All-llahut, ai ėshtė robi i shejtanit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •