Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 14
  1. #1

    Pranga 60-vjeçarit, shiti vajzën 6000 euro

    Pranga 60-vjeçarit, shiti vajzën 6000 euro

    FIER - Arrestohet 60 vjecari Adil Aliaj banorë i qytetit të Elbasanit i cili në muajin shkurt të vitit 2002 i ka shitur një trafikanti të qënieve njerëzore vajzën e tij. Çmimi që ai i kishte vënë së bijës mësohet se ka qenë 6000 euro. Diten e djeshme blutë e Drejtorisë së Policisë Qarkut të Fier kanë udhëtuar drejt Elbasanit për të prangosur një prind i cili me vetëdije të plotë ka shitur vajzën e vetë te një trafikant i mishit të bardhë. Në kohën kur ka ndodhur ngjarja familja Alia vazhdonte që të banonte në një shtëpi me qera në rrethin e Fierit. Burimet policore pohojnë se vajza para afro një viti ka përfunduar në trotuaret e Parisit në Francë, duke punuar si prostitutë pas “bekimit” që i kishte dhënë i ati duke i vënë dhe çmimin “e lartë”. Pasi ka punuar për disa muaj, vajza, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur për median, është kapur nga policia franceze sepse ka qënë pa leje qëndrimi dhe është kthyer në atdheun e saj nëpërmjet linjës ajrore në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit. Menjëherë pasi ka shkelur në tokën shqiptare vajza e shitur është shoqëruar në komisariatin e policisë së Fierit. Përballë bluve të këtij komisariati ajo ka rrëfyer gjithë “aventuren” e saj. Sipas burimeve policore të gazetës Shekulli, ajo u ka treguar punonjësve të policisë së Zyrës së Antitrafikut sesi kishte përfunduar prostitutë pasi ishte shitur nga babai i saj për 6000 Euro. Menjëherë pas kësaj policia ka filluar punën për të kapur të atin dhe “pronarin” e parë të vajzës. Po burime policore kanë saktësuar se pas kapjes së 60-vjeçarit Adil Alia, po punohet për të kapur dhe trafikantin, të cilit për arsye se po ndiqet nga policia nuk i bëhet publik emri. Gjithsesi burimet policore nga komisariati i Fierit kanë deklaruar se trafikanti është identifikuar dhe është një djalë nga qyteti i Fierit. Këtë mësohet se e ka pohuar edhe babai i vajzës i cili që dje në mbrëmje është në dhomat e izolimit të Drejtorisë së Policisë fierake.
    Vladimir Mucaj

  2. #2
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    O zot ku ka arritur ai vend..
    Po perderisa prindi vet e con te bijen ne ate rruge cfare pret prej tjerve...
    Per mendimin tim ai individ i felliqur i shoqerise tone meriton denim me vdekje...
    Sdi me ka shokuar ky lajm...te mjerat vajza qe kane keshtu monstrash per prind..

  3. #3
    Shume fatekeqe ajo vajza. Me vjen shume gjynaf.
    Im so crazy in love

  4. #4
    trim mbi trima Maska e Otello
    Anëtarësuar
    10-02-2003
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    45
    Lypka me e var ne litar ate maskara......e pabesueshme ajo ngjarje por e vertete.
    Fighting is the purest thing in a man has in his soul!

  5. #5
    El-Letërsia Maska e macia_blu
    Anëtarësuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    monstruoze....!!!
    me keq se skandal
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  6. #6
    Çapkene... Maska e Arbresha
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    Underneath the tears of the Sun...!!!
    Postime
    260
    Keto lajme te tilla me bejn te falenderoj Zotin qe nuke ndodhem ne Shqiperi.....me vjen shume gjynah per ate vajzen the ai meriton vdekjen..

    Hart braking

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ka shume qe duhen pushkatuar.

    Para ca kohesh nje nga keto vajzat viktima tregonte mes tjerash per gazeten.

    ---
    Ishim ne pyll dhe erdhi Gomonja. Na hypen ne gomone. Ne gomone nuk kish vend per te gjithe. Ai kapo banda e mori nje vajz 13 vjece e futi ne pyll dhe e perdhunoi. Pastaj nxorri kallashin dhe e vrau. Pastaj erdhi dhe u nisem ne det.etjetj
    -------

    Mir policia e shteti po ne cfar bejme?

    Asgje..

    Ne nje kafene te Tiranes ose Fierit e Beratit jane ulur ca njerez e po pine kafe. Aty prane ndalon me zhurme nji benz. Nga benzi del nji djal bukurosh. Ne qafe i varet nje zinxhir floriri. ne dore i shkelqen nje sahat i shtrenjte. Te gjithe e dine se ky eshte nji trafikant vajzash. Te gjithe e dine se Vilen, Benzin e Florinjt ne qaf i ka vene me prostitucion.
    Valle e shohin me inat kte Bandit apo te tere ne kafene i buzeqeshin dhe presin me kenaqsi qe banditi tu jap njohje..??

    Ne se njerzit do mbanin qendrim e nji njeriu te tille do ja shprehnin urrejtjen qofte dhe me sy nuk do kishim kte gjendje.
    Tek ne ndodh e kunderta.
    Njerzit e kan pertypur turpin dhe te tille bandite jane te nderuar.
    Ata kudo mirpriten, ata ftohen ne tavoline, atyre u buzqeshin mileti. Ata jane ne rreshtat e para ne festivale kengesh e Sfilata mode ku dalin shal-jashte vajzat e baballareve fukarenj.
    Pse behen ne Shqiperi Mis-festivalet?

    Sepse ato jane ABC-ja e industrise pornografike.
    Keto dite u be ne Berat MIS BERATI 2003.

    A behet MIS BERATI????

    Qyteti me 30 000 mij banore qe ka mbi 3000 vajza ne Semafore nuk e ka ate fytyre per te bere MISS Cfaqjet.

    A i thone Shqiptaret babait te nje TUTORI e gezofsh Vilen 4 kateshe o Malo apo i thone te zente brenda tavani asaj vile o perbindesh??

    Deri qytete si Fush arrezi, Prenjasi, Gramshi, Policani, Skrapari, Maliqi, Bilishti, Rubiku etj etj.. me nga 1000 banore ku njerzit njohin rrenj e dhemballe njeri tjetrin ka Tutore e viktima Tutoresh.

    Do te thote se ska turp Malua apo Zefi se i biri ja ka cu vajzen ne Semafor..Dules e Gjinit qe jane miq tash 300 vjet. Pra stergjyshet kan qen shok gjyshet miq e baballaret kan punu bashk e mamate kan qene me nji dhom ne maternitet kur kan lindur e ata Djali e vajza me nji shkolle TETvjecare kane kaluar bashk feminine e me nji pallat jan rritur e Sot Djali Malos behet Tutori Vajzes Dulejmanit e Djali Zefit tutor i bijes Gjinit..

    Pis Milet.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e |-|e|\|a
    Anëtarësuar
    14-03-2003
    Postime
    109
    Postuar më parë nga Brari
    Ata jane ne rreshtat e para ne festivale kengesh e Sfilata mode ku dalin shal-jashte vajzat e baballareve fukarenj.

    ti patjeter qe duhet te besh pjese tek kategoria e baballareve te "kamur" se ndryshe nuk ka sesi te jesh kaq INDIFERENT (pse jo dhe kuturu pergjithesues) ne rrethanoret cilesore dhe pronore qe zgjedh per te shoqeruar fjalen "VAJZAT"

    (ndoshta kur nuk mund t`i biem gomarit ja zhdepim samarit)

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o ti zotnia ose zonjusha ""l e l / a..."" !!

    Mirse ki ardh mes nesh.
    A e din ti se njerzit kur komunikojne mes vedi i fillojne debatet duke e thirrur njeri tjetrin ne emer..
    Vjollca thote..Na moj shpresa..ku e ke ate fustanin e kuq?
    Shpresa thote...aty e ke moj Vjollca ..plasi syte..ja tek baulja gjyshes..

    ose..
    Nano i thot Berishes..
    Ju zoti Berisha keni faj per piramidat..
    Berisha thote..
    Z Nano juve keni faj se nuk lejoni komisionin etj etj..

    Po mir mor Zotni si do te drejtohemi ne ty ??
    A e mendove kte?

    Ne ketu kemi nga nji emer..a nuk munde dhe ti o KOK galaktikore te gjeje nji emer..
    Un i them alvit..ore Alvush mos ha rrush.
    ai me thote ..o brar mos ja fut kot..etjj.
    Po me ty cdo bejme mor zotnia misterioz qe vjen i koduar ketu si me qen dosje ose kuti amballazhi armesh biologjike..

    Pse qe ne emer doni te dalloheni si supermisterioza.. superinteligjenta.. ku te mendojne njerzia se mbas kti nicku kaq enigmatik fshihet ndoshta vet Bill geici ose Kollin pauelli.. ose vet filozofi karl popaj.. ose drejtori i NASSA-s
    Ejani si te thjeshte me nga nji emer qe goja e thot kollaj, qe dora e shkruan kollaj e qe veshi e pranon si timgellim natyral njerzor..
    Behuni te thjeshte e pastaj shkelqeni..
    Nuk ju pengojme..

    qashtu o pilives e koduar..ose majmun me shkolle filoqyli..



    Ne teme tash..

    G55

    ---

    Gjimnazistët, preja e helmit të bardhë, shfrytëzojnë vetëstrehimet për t'u helmuar

    Vendstrehimet, foletë e të droguarve

    Këto vende janë të tejmbushura me inerte dhe jo rrallëherë shërbejnë si kazane plehrash nga vetë banorët, duke u shndërruar kështu në një rrezik të vërtetë për shëndetin e banorëve e duke u kthyer në qendra të vërteta infeksionesh

    Mirela Velillari

    Për t'u mbrojtur nga sulmet e vendeve imperialiste në kohën e diktaturës, përveç bunkerëve të famshëm, të cilët tashmë janë pjesë e pandarë e historisë shqiptare, me të njëjtin intensitet janë ndërtuar edhe bodrumet e pallateve, të cilat gjenden në çdo dy pallate. Këto bodrume, ose të ashtuquajturat "rifuxhio", që dikur kanë shërbyer si vendstrehime për kohë të vështira, sot janë në gjendje të mjeruar, madje shumë prej tyre janë kthyer edhe në banjo publike. Konkretisht, në qytetin e Tiranës të tilla vendstrehime gjenden ngado. Mjaft prej tyre të favorizuara nga pozicioni i mirë buzë rruge, janë kthyer në lokale, dyqane, duke u vënë kështu në dispozicion të qytetarëve. Por në shumicën e rasteve, këto bodrume janë kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët. Lidhur me këtë problem janë shprehur edhe banorët e "Rrugës së Durrësit", të cilët janë shqetësuar për gjendjen në të cilën ndodhen bodrumet poshtë pallateve të tyre. Banorët e pallateve 240 dhe 260, thonë se para shumë vitesh rifuxhot që janë poshtë banesave të tyre dhe rreth e qark Tiranës, kanë qenë të pastra, thuajse gati për t'u banuar, kurse tani nuk mund t'iu afrohesh nga era e keqe dhe papastëritë. Ato janë të tejmbushura me inerte dhe jo rrallëherë shërbejnë si kazane plehrash nga vetë banorët. Ato janë shndërruar në një rrezik të vërtetë për shëndetin e banorëve, duke u kthyer në qendra të vërteta infeksionesh. Problem shqetësues është era e keqe, sidomos për ata që banojnë në katet e poshtme, të cilët duhet të durojnë edhe insektet që mblidhen si rezultat i papastëritive. Këtyre vendstrehimeve iu ka humbur e gjithë rregullsia e dikurshme, që nga drynët, e deri tek dyert. Irena tregon se "dikur ka pasur sanitare të veçanta, të cilat përkujdeseshin për këto vendstrehime. I jemi drejtuar kushedi sa herë bashkisë, por përgjigja e tyre ka qenë veç indiferenca", thotë Irena. Por një ndër problemet për të cilat shqetësohen me të drejtë banorët e pallateve të "Rrugës së Durrësit", është pikërisht se këto bodrume janë kthyer në fole të droguarish. Banorët e këtyre pallateve shqetësohen se jo rrallëherë kanë gjetur shiringa para oborreve të tyre. "Vijnë të rinj në orët e mbasdrekes dhe futen në këto vende të pista për t'u helmuar", thotë Eli një grua e moshuar. "Është vërtet për të ardhur keq, sepse janë mosha të reja dhe shumica e tyre janë adoleshencë. Bodrumet tona janë kthyer në epiqendra për këta të rinj, që sipas meje, janë gjimnazistë pranë "Qemal Stafës" dhe këto bodrume pa asnjë lloj mjeti sigurie dhe pa dyer, i favorizojnë për t'u helmuar". Këto shiringa janë kthyer një problem serioz, sidomos për fëmijët, të cilët i përdorin ato si mjete për t'u argëtuar. Për këtë prindërit janë shumë të shqetësuar. Megjithë ankimet e tyre pranë institucioneve përgjegjëse, ky problem ka mbetur pa u zgjidhur.

    ----

  10. #10

  11. #11
    Virtualisht prane jush Maska e AlbanianQT
    Anëtarësuar
    16-07-2002
    Vendndodhja
    $$town
    Postime
    99
    Keto jane pra arsyet qe na bene te emigrojm......
    Ndonje here mendoj kur do rregullohet ai vend??
    Our greatest glory, is not in never failing but in rising in each time we fall!

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Vajza akuzon nënën se i ka shitur 2 fëmijët

    Vajza akuzon nënën se i ka shitur 2 fëmijët
    POGRADEC- Një grua ka denoncuar nënën e saj, duke e akuzuar atë se i ka shitur dy fëmijët e saj, me qëllime përfitimi. Burime të prokurorisë së Pogradecit thanë për gazetën se Edlira Shuli ka paditur nënën e saj 63- vjeçare, Kimete Sinellari. Kimetja, sipas denoncimit, i ka shitur dy djemtë e së bijës, përkundrejt shumave që nuk bëhen të ditura. “Pas divorcit me burrin, dy fëmijët e mi, Bledin 10 vjeç dhe Armandin 12 vjeç i lashë nën përkujdesjen e nënës, por ajo i shiti ata tek dy persona”,- mësohet të ketë thënë Edlira. Burime të policisë thanë se gruaja ka bërë të ditur edhe emrat tek të cilët janë shitur fëmijët, por burimet bëjnë të ditur vetëm inicialet e tyre, I.D dhe D. B, pasi ata janë shpallur persona në kërkim. Po ashtu nëna e dy fëmijëve që pretendon se i janë shitur fëmijët ka thënë se………..
    Ka qenë djali i saj 10-vjeçar, Bledi, ai që pak ditë më parë është kthyer nga Greqia dhe ka treguar se kishte punuar si lypës në Athinë dhe Selanik. “Djali më tha se lekët që fitonte çdo ditë ia jepte I.D. Ky i thoshte se këto lekë i çonte tek gjyshja e tij, Kimetja”,- mësohet të ketë thënë Edlira. Po ashtu si lypës është shfrytëzuar dhe djali tjetër, Armandi 12-vjeç, ka thënë më tej ajo. Prokuroria e rrethit ka filluar mënjëherë çështjen penale ndaj Kimete Sinellarit që për arsye moshe është lënë në arrest shtëpie, ndërkohë që dy të akuzuarit janë shpallur në kërkim. Prokuroria e rrethit po punon dhe për zbardhjen e trafikut të fëmijëve latantë. Një prej të akuzuarve është Agron Myrtezai, nga Çërrava, i cili akuzohet se ka shitur 3 fëmijët e tij në Greqi tek një trafikant grek. Ndërkohë për këtë rast janë arrestuar 67- vjeçari Neim Salla, 38- vjeçari Astrit Kreka dhe 24- vjeçari Albert Kreka.
    Bardhyl Berberi
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-03-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    138
    O Zot! Kur nigjoj kshu rastesh me vjen ti hypi avionit , e ti shfaros me soj e me sorollop kta lloj monstrash.Po ku i paskemi pas gjithe kta pisa?3 miljon jemi a sjemi po gjysma po dalim kriminela.Po do hiqnim edhe denimin me vdekje ne sna pranon europa.Kto lloj robsh duhen rrjep me brisk.
    Zot na jep durim ....
    Peace!

  14. #14
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anëtarësuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    ata dhe briskun e kan pak....
    LuM i RrEmByEr

Tema të Ngjashme

  1. Si ma zhdukën vajzën murgeshat!
    Nga Agim Bardhi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 10:01
  2. “Krushqit”, vënë në pranga tre trafikantë klandestinësh
    Nga new-man në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-01-2009, 10:31
  3. 8 vjet burg për babanë që abuzoi me vajzën
    Nga ruhit në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 04-08-2007, 00:55
  4. Përdhunon 11-vjeçaren, pranga maniakut seksual
    Nga dardajan në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 10-11-2005, 04:50
  5. Pranga nenes qe i shiti vajzen dashnorit
    Nga Enri në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2003, 15:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •