Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Çomlek me qepë

    Për 4-5 persona duhen:
    Qepë 1 kg, vaj 2 filxhanë kafeje, salcë 1 luge gjelle, verë një filxhan kafeje, hudhër një kokërr, kripë, piper, 2 fletë dafine.

    Qepujkat (qepët sa një kokërr arre) qërohen dhe të paprera skuqen në tigan me yndyrë e hidhen në tenxhere. Në tigan hidhet një kokërr qepë e grirë hollë, kaurdiset pak, shtohet salcë dhe pasi kaurdisen së bashku shuhen me verë të kuqe ose të bardhë, shtohet kripë, piper, ujë dhe hudhra.
    Tenxherja mbulohet mirë dhe lihet në zjarr te javashëm për 20-30 minuta

  2. #2
    alvi
    i/e ftuar

    Kush di si bohet comleku me qep

    Kush di te gatuaje comlek me qepe, te na thote.
    sa me te detajuar shpjegimet ju lutem, se ne cunat jena me dy dur te majta kur vje puna ke gatimi.

  3. #3
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    ne mos gaboj behet dhe me plenc apo jo?pres dhe une pergjigje se jam kurioz.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Comlek me qepe bente gjyshja ime, o zot te lepijshe duart...

    me i mire behet me mish qengji/vici, ne fillim zihet mishi, mundohuni te gjeni mish me kocke te madhe nga ato qe u rrufitet mishi i kockes dhe pritini thela te medha (me kocke ne mes)

    Qepet (1 lb/1 kg)zgjidhen kokerr medha dhe te bardha mundesisht, me majen e thikes i pret ne forme kryqi pa i shkuar deri ne fund, vetem 1/3 e te gjithes ta kete cekur thika, kjo behet qe qepa te mos shperbehet krejtesisht gjate zierjes. Aty ku e keni prere i futni nga nje thelpi hudhre te qeruar.

    Me kujdes hidhini tek tenxherja e mishit. Ne nje ene tjeter te keni skuqur/zverdhur lehte qepe te prere imet. Aty skuq paksa thelat e mishit per ti bere nje cike kerce (sic i dua une), hedh pak piper, kryp, vere te bardhe, uthull ose limontoz. I hedh te gjitha keto ne nje vend aty ke qepet, i hedh edhe pak uje, jo shume, rreth nje gote oses dy, dhe i vendos te zihen per 15-30 min me zjarr te ngadalte. Sipas deshires i hesh mender, apo gjethe dafine.
    Provojeni qepen qe tek ete shkrire, por mos e lini te shperbehet. Me pak raki, ah si jane...
    buon appetite!!!

  5. #5
    studentja :) Maska e aleksia
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Bukuresht
    Postime
    3

    Smile

    Citim Postuar më parë nga ari32
    ne mos gaboj behet dhe me plenc apo jo?pres dhe une pergjigje se jam kurioz.
    Plec?Preshit i thua keshtu?nqs se po:Nuk behet me presh se ndryshe do quhej comlek me presh jo me qepe
    Ndryshuar për herë të fundit nga aleksia : 01-02-2005 më 10:34
    .......Nu dezvalui chiar totul prietenilor.Ascultandu-te te vor iubi din ce in ce mai mult....pana cand iti vor deveni cei mai mari dusmani.......

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-10-2003
    Vendndodhja
    Big Apple
    Postime
    1,256
    Citim Postuar më parë nga aleksia
    Plec?Preshit i thua keshtu?nqs se po:Nuk behet me presh se ndryshe do quhej comlek me presh jo me qepe
    alekse bebushe, ari e ka per plencin, po ti je e vogel te kesh te atille apo te dish te hash mire...

    me plenc nuk behet dhe aq e mire, une pervete, plencin e ha ne pace ose me veze.

  7. #7
    studentja :) Maska e aleksia
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Bukuresht
    Postime
    3
    Citim Postuar më parë nga Larsus
    alekse bebushe, ari e ka per plencin, po ti je e vogel te kesh te atille apo te dish te hash mire...

    me plenc nuk behet dhe aq e mire, une pervete, plencin e ha ne pace ose me veze.
    E mo mire dhe ti si ben me vrap te me kritikosh Nje gabim i vogel nga ana ime sepse nuk e kuptova ca ish.
    .......Nu dezvalui chiar totul prietenilor.Ascultandu-te te vor iubi din ce in ce mai mult....pana cand iti vor deveni cei mai mari dusmani.......

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Pse o gjeni plenca ju ne Amerike..uëuë..

    mir e ka larsusja.. plenci o pace behet o fergohet ashtu me veze..

    por ka nji sekret.. plenci nuk lahet ashtu teper e nuk krruhet aq sa me ja nxjerr te gjitha ato cka e bejn ti themi plenc.. se athere duket sikur ha koperton biciklete..

    Pra duhet ti lihet pak ashtu si pore a si quhen ato.. .. qe ti vije pakez era bageti..

    ehh sa ka zanati..

    Ai Comleku i gjyshes se larsusit e do dhe nje lug miell po ta tresesh ama.. e tja hedhesh tenxheres ..

    po kur u bet ju more qe hidhni ver te bardhe neper gjellera..

    uëuë.. qe ne koh te gjyshes kan perdorur reisling ne gjelle ca..

    hajde burgjezo ministrish e drejtor fermo-kooprativash..


    Mo ke maman e cacit gjyshe ti moj..?

    lol

  9. #9
    E gjifa Maska e Henri
    Anëtarësuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Çomleku do lepur që të shijohet ashtu si duhet. Kam nje kasap napolitan këtu tek lagjia, lepujt e freskët vijnë çdo të hënë, kujt t'ia mbajë xhepi le të vijë. Edhe plënci bëhet me qepë, po jo çomlek, thjesht tavë me miell te kavërdisur e qepë e gjethe dafine. Bëra një (tavë) parvjet, po plëncin ma lanë, se të ish për mua, aha! Bra, ti ke të drejtë për plëncin, poret jo aq shumë sa cipën e dhjamit e do ai i shkretë plënc që të zerë vend. Leje se m'ka marr malli me rrjep nji qingj, sikur të sjell në vete ajo shpretka e gjallë ashtu me erë përç.

    N.SH. Piperi ka më lezet kur hidhet kokërr në çomlek.

    Se për pak harrova, kush më gjen një dorë gëlqere do i bëj një tav plënc. Po s'i pëlqeu, po i jap një vazo reçel bostani.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-02-2005
    Postime
    11
    Edhe une jam dakort me Henrin, Mishi i lepurit e qan comlekun!
    Adresa e faqeve personale vetem ne profil, jo ne firme. Stafi i Forumit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •