Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Ligji për deklarimin e të ardhurave personale

    Qytetarët e Shqipërisë, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat e tyre personale gjatë vitit 2012. Mbi këto të ardhura ata do t’i paguajnë shtetit tatimin në vlerën prej 10 për qind. Deklarata individuale vjetore e të ardhurave dorëzohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore brenda datës 30 prill 2012 për vitin fiskal 2011.

    Deklarimi i të ardhurave personale është një dokument që do të shërbejë më
    pas për të verifikuar taksat që qytetarët kanë paguar ne raport me të ardhurat e tyre.
    Ekspertë të ekonomisë kanë vlerësuar pozitivisht ndërmarrjen e një nisme të tillë ligjore. Sipas tyre, deklarimi i të ardhurave personale do t'i shërbejë formalizmit të ekonomisë, por edhe ndërgjegjësimit qytetar, të cilët kanë fitime ekstra.

    Sipas ligjit, nëse kryefamiljari për periudhën tatimore ka realizuar të ardhura individuale vjetore, më pak se kufiri 800 mijë lekë, ka të drejtën të përfitojë nga njohja e disa shpenzimeve të zbritshme. Deklarimi bëhet edhe nga gruaja.

    Ndërsa, nëse fëmijët realizojnë të ardhura individuale gjatë periudhës tatimore, ata duhet të deklarojnë individualisht këto të ardhura nëpërmjet plotësimit të deklaratës.

    Ministria e Financave ka botuar udhëzimin që do t'i shërbejë zbatimit të këtij ligji, i cili do të mbikëqyret nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Tatimin shteti e mer ne sigurimet shoqerore dhe ne taksen e punes. Cfar takse tjeter kerkon ? Te filloje njehere te kontrolloje bizneset private qe po tallen me rrogat qe paguajn , pastaj shohim e bejme
    Revolution 1848

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •