Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713

    Irfan CANA:TREGIMET PËR FËMIJËT

    ZËRI MË I BUKUR


    Arijeta,Luani,Shpresa e Fatoni , lozin në oborr.Pak më larg tyre prindërit e Luanit qërrosnin misrin.Herë pas here dëgjohej fëshfëritja e fletëve të misrit...
    Fëmijët luajnë lojëra të ndryshme,të çuditshme e interesante.Prindërit e Luanit deshtën m'u këputë së qeshuri duke shikuar fëmijtë ç'bënin.Deri diku çdo gjë shkoi në rregull.Ata lozën gjatë,gjatë...Në njëfarë kohe papritmas lindi mes fëmijëve ngatërresa.U dëgjuan fjalët:
    -Unë kam zërin më të bukur!-thotte njëri.
    -Jo,unë kam zërin edhe më të bukur!-kundërshtonte tjetri.
    -Ih,çfarë zërin e ke ti,si të gomarit!-thotte njëri
    -Po ti,si të kalit!-ndërhyri tjetri.
    -A të provonim?!-propozoi njëri.
    -Ani,hajt të shohim!-gjegjet tjetri.
    Nëna e Luanit pushoi së qërruari të misrit,tërë e habitur për ngatërresën e lindur mes fëmijëve,ngadalë duke mos ndërprerë shiqimin në ta, iu afrua:
    -çka ka ndodhur,pëllumbat e mijë?!
    -Asgjë nënë,asgjë!-klithi një fëmijë.
    -Po pse atëherë kjo ngatërresë mes jush?
    Të gjithë heshtën...
    Luani e kapi nënën për dore e i tregoi fill e për pe:Arijeta dhe Fatoni ngatërrohen për atë ,se kush e ka zërin më të bukur.Kjo është krejt, nënë e dashur,asgjë tjetër!-i pëshpëriti në vesh Luani nënës.
    -Asgjë tjetër s'kanë pasë a?!-pyeti nëna.
    -Jo,jo!-belbëzoi Luani duke pohuar me kokë anash.
    Nëna e përkëdheli njomësisht të birin për qafe dhe sëbashku shkuan te fëmijtë e tjerë që zihenin:
    -Eh,unë e kam zërin si të bilbilit!-thotte Arijeta.
    -Po,unë edhe më të bukur se të bilbilit!- ia ktheu Fatoni.
    -Uh,ti me pas zërin si të bilbilit!-kërceu Arijeta.
    -Po,ç'mendove ti?!..
    -Nëna e Luanit,shpejt ndërhyri dhe pyeti:
    -Po, ç'keni ju kështu mes veti?!
    -Nënë e Luanit-vazhdoi Arijeta zëholl.Fatoni thotë se ka zërin më të bukur se unë,e më të bukur se të bilbilit,a është e vërtetë kjo?
    -Nënë e Luanit , thirri Fatoni flokëkaçurelë,tërë lagja di për zërin tim jehues , të ëmbël dhe të këndshëm.Andaj,a është zëri im më i bukur?
    -Nëna e Luanit u fut thellë të mendojë...
    Në atë çast,fryri era aq e fortë sa në oborr u dëgjua fëshfëritja e fletëve të misrit:
    -Fësh-sh-sh-sh-sh -i-i-i-u-u-u,fëshsh-sh-sh-i-i-i-iu-u-u !..
    Duke dëgjuar këtë melodi,të gjithë mbetën sy e gojë hapur nga çudia.Fatoni e pyeti nënën e Luanit:
    -Na trego shpejt oj nënë,kush e ka zërin më të bukur?!
    -Këndoni mga një këngë e pastaj do t'ju tregojë!-u tha nëna disi në qeshje.
    Arijeta e para e këndoi...
    -Bukur,bukur!-i tha asaj,kurse ajo nga gëzimi desh të fluturojë.
    Këndoi edhe Fatoni...
    -Bukur,bukur!-edhe atij i tha,e vogëlushit sytë i shkëlqenin nga hareja.
    Pak kohë pastaj heshtën të gjithë...Era edhe njëherë u ças rreth oborrit duke kënduar melodinë joshëse, zëholl:
    -Fëshshshshshsh,fëshshshshsh,i-i-i-i-i-u-u-u-u-!
    Nëna e Luanit e gëzuar pastaj foli:
    -Fëmijë të dashur-pëshpëriti ajo,a dëgjuat këtë melodi që e këndoi era?!
    -Pooooo!-gjegjën horras të gjithë.
    -A ju pëlqeu?
    -Shumë,shumë!-thanë ata.
    -E ,pra zëri i saj është më i bukur!
    Në faqet e fëmijëve u duk gëzimi.Ngatërresa u zhduk dhe që të gjithë sëbashku u nisën për në shtëpi...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    DRENUSHËZA E NJOMË


    Një mbrëmje,Ximi sykaltër iu lut gjyshit të vet që t'i rrëfejë përrallën e bukur për drenushën brirë argjendi.Pa një pa dy, gjyshi ia plotësoi dëshirën nipit dhe ia nisi me ngadalë,qetas,rrëfimit:
    -Në pyllin e dendur jetonte drenusha me një drenushëz të njomë.Sëbashku flinin,shëtisnin,vraponin i gëzohenin jetës së përditshme.Papritmas,një ditë drenushëza doli vet në shetitje dhe e humbi rrugën nga kishte ardhur,nuk mundi të takohej me t'ëmën .Kaloi shumë kohë duke bredhur poshtë e përpjetë pyllit të dendur e drenushëza e vogël përmallohej gjithnjë e më tepër.
    Një mëngjesi të bukur,buzë përroit të kthjelltë,drenushëza e takoi të ëmën duke pirë ujë.Atëbotë,nga gëzimi vrapoi në ujë dhe iu bashkua së ëmës,duke iu përpëlitur nën këmbët.U gëzua shumë edhe drenusha brirëargjendi.Në atë çast kanë qeshur:drunjtë kurorë dendur,përroi valëbardhë,shpezët këngëtarë dhe dielli i zjarrtë.
    Pasi ia tregoi përrallën Ximit,gjyshi mustaqeverdhë i buzëqeshur e pyeti:
    -Nip i dashur,a të pëlqeu përralla që e dëgjove?!
    I kënaqur tejmase, vogëlushi me të shpejt dha përgjigje i buzëqeshur në fytyrë:
    -E mrekulluar!-gjysh i im.
    -Në të, çka të pëlqeu më tepër?-vazhdoi gjyshi.
    -Takimi i drenushëzës së njomë me t'ëmën!-ia ktheu Ximi.
    -Eh,ylli im i dashur-psherëtiu gjyshi- dashuria ndaj nënës është e zjarrtë,shumë e madhe.
    Nipi u hodh larg, e gjatë nisi të mendohej:
    Sigurisht mendon për dashurinë që ka ai ndaj nënës së vet?!Po,po, me siguri.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    DHOMA E BUZËQESHUR


    E diel.Ditë pushimi.Në dhomë janë tubuar të gjithë anëtarët e familjes.Dhoma e bukur ndien një gudulisje të vakët në të gjitha anët duke parë që anëtarët e familjes që tëgjithë i janë rrekur punës me disiplinë të madhe.Të gjithë janë dhënë me vullnet që sa më mirë e më shpejt t'i kryejnë punët e veta...
    Ximi pranë tavolinës merret me zgjidhjen e detyrave të shtëpisë që ia ka dhënë mësuesja.Arta lexon librin e lekturës shkollore.Është përqëndruar e tëra brenda librit duke u përpjekur që të përjetojë sa më thellësisht ngjarjen.Herë-herë i shkon buza në gaz.Me gjasë ngacmohet nga ndonjë''hile'' e personazheve të librit.
    Nëna me zërin e saj të ëmbël përkund djepin dhe i këndon një ninullë Agronit të vogël,që ditëve të fundit si më shpesh iu ka tekur që të mos flejë pa i kënduar mbi djep.Gjyshja shpejton kërrabëzat duke u munduar që sa më shpejt t'i mbarojë çorapet që ia ka premtuar gjyshit.
    Gjyshi me duart e tij të shkathta pastron llullën.Babai i Ximit bënte planin si do të punojë me grupin e tij të nesërmen në fabrikë.
    Rrezet e zjarrta të diellit gjithnjë e më fuqishëm e kapërthejnë dhomën duke i dhënë shkëlqim,sidomos në një rrëshqitje të pjerrët në këndin e tavolinës,ku macjashtihet se është duke fjetur.
    Gëzimi i madh ndihet kudo nëpër dhomë.E si të mos ndihet e gëzuar kur brenda saj fytyrat e njerëzve ndrisin si rreze ylberi.Si yje të artë.Kudo buzëqeshje dhe vetëm buzëqeshje.Qinda buzëqeshje.
    Dhoma ëmbël psherëtiti:
    -Sa bukur qenka të shikosh kur të gjithë punojnë dhe mundohen sa më me sukses ta kryejnë detyrën e vet!
    Vërtetë mrekulli!..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    YJET DHE HËNA


    Terr i dendur kishte shtrirë krahët e zez gjithkund.Qetësia mbretëronte në çdo skutë.Lart qielli shdërriste bukur prej yjëve të shumtëdhe hënës princeshë.Ngjyra e artë e kishte kapluar mbarë qiellin,thuajse në të ndizej flakë e çuditshme përrallore.Yjtë, herë mënjanë e herë në anën tjetër vallëzonin ngadalë dhe hidhnin vallen mu si balerinat më të njohura të botës.
    Hëna eplotë,veshur në rroba të arta,shpërndante dritë në të katër anët e qiellit,notonte ngadalë në anije të lehtë duke u ndalur herë pas here tek yjtë xixëllues që t'i puthë e miklojë njomës.Fytyra i buzëqeshte dhe zemra i bëhej mal duke shikuar yjtë e vegjël kah vallëzonin tok vallen e madhe qiellore.Pas pak kohe,dikur hëna ishte larguar goxha shumë nga yjtë e dashur dhe doli në anën tjetër të qiellit.
    Në lindje ,mes yjeve kishte lindur ngatërresa.Ishin fjalosur mes vete për atë se kush do të udhëheqë vallen e madhe në qiell.Gjatë,shumë gjatë,ishin ngatërruar dhe kurrsesi nuk kishin mund të gjejnë marrëveshjen e të bien në ujdi.Njëri tjetrin e shikonin shtrembër dhe vetëm sa nuk ia kanë nisur grindjes.Pas udhëtimit të gjatë,dikur hëna princeshë,arriti në mesin e të dashurve të vet dhe u habit tepër kur pa se vallja e madhe dhe e bukur ishte ndërprerë fare.Buzëqeshja iu kishte tretur të gjithëve nga fytyra,rrinin të stepur dhe shumë të pikëlluar duke mos lëvizur nga vendi.Hënën e kaploi zemërimi i madh,pasi mendua ca kohë,pyeti:
    -çka ngjarë,pse keni ndërprerë vallen e bukur?!Kush ua morri gëzimin,pse rrini ashtu të nemur?!Nga fjalët e hënës,të gjithë yjtë panë hidhërimin e madh,kishin ulur kryet poshtë dhe sbëzënin fare.
    Një yll i vogël,iu afrua princeshës pranë veshit dhe i rrëfeu tërë ngjarjen fill e për pe.Me të dëgjuar,hëna shpejt urdhëroi e i tha së pari yllit bardhosh,pastaj yllit të kuq dhe yllit të verdhë...
    -çohuni dhe menjëherë të hyni në valle!Yjtë nisën një nga një të renditen në rreth dhe filluan të luajnë ngadalë.Hidhërimi nuk u shihej në fytyrë,në sytë iu kthye gëzimi,mbretëroi hareja e madhe.Në shpirt të gjithëve u erdhi mirëkuptimi dhe krenaria vëllazërore.U shtrua vallja më e bukur dhe më e gjërë se kurr më parë.Nga ngazëllimi i madh në zemër hëna princeshë psherëtiu më vete:
    -Sa mirë kur të gjithë vallëzonin tokë! Ja shikoni!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Librat e Fatosit

    Të tretën ditë në shkollë mësuesi u patë thënë fëmijëve thuani prindërve që t,iu blenë libra fletore … sepse ato do t,iu nevojiten për të mësuar në shkollë .
    Të nesërmen shkollarët e vegjël erdhën në shkollë saktësisht në kohë të caktuar . Mësuesi pasi
    u
    përshëndet me vogëlushët i pyeti :
    -A e keni kryer porosinë time , që u pata thënë dje ? Nëpër klasë jehoi përgjigjeja e
    fort e përnjëhershme :
    -Po,ooooo! Kemi kryer dhe secili ngutej sa më shpejt t,i tregoj librat e reja mësuesit.
    Të gjithë kishin libra , fletore … mbi ë , vetëm Fatosi i vogël para vetit s,kishte asgjë .
    Ai , as që e preku çantën me dorë , rrinte pakësa i mërrolur dhe mjaft i brengosur , sbënte zë fa-
    re . Këtë e pa mësuesi dhe sa ora u ndalë pranë tij , e pyeti :
    -Po ti Fatos , ku I ke librat , fletoret …? Vogëlushi rrinte i nemitur dhe nuk foli asnjë
    fjalë . Dukej pak i frikësuar , priste nga mësuesi qortimet . Përsëri iu drejtua :
    -I sheh gjithë këta shokë të tu , hajde edhe ti Fatos na trego çfarë të kanë blerë
    prindërit !- e luti për së dyti mësuesi .
    E vogëlushi flokë verdhë mbante kokën ulur mbi ë , dhe dy sytë e kaltëra si deti nuk i
    ndaheshin nga sipërfaqja e ës së re , që shëndriste fort nën rreze të para të mëngjezit.
    Dikur , me zë të qetë vendosi të përgjigjej në pyetjen e mësuesit :
    -Mësues i dashur . Prindërit e mi nuk më kanë ble librat e fletoret e reja … Ata nuk
    kanë para , kërkund s,janë të punësuar , jetojnë nga ndihma . Në çantë kam librat e vjetra , mbrëmë
    që i pruri një shok i babait !- i tha këto fjalë Fatosi dhe sapo nuk ia nisi vajit nga pikëllimi që ndiente në trup . Mësuesi me të shpejt ndërhyri duke i thënë : - Vogëlush i mirë , s,prish punë asgjë ajo edhe pse librat e vjetra janë më të mira edhe ato kanë vlerë , vëri mbi ë e t,i shohim !-urdhëroi mësuesi . Pakës Fatosi u shlirua nga frika, që e shtrëngonte dhe me duart e njoma të bardhë si bora shpejt e shpejt mori çantën dhe prej saj nxori libra një nga një . Për çudi , ato të gjitha ishin të mbështjellura me kujdes me letër të bardhë . Ato tani dukenin edhe më të bukura nën shkëlqimin e rrezeve të arta të diellit , që rrëmbyeshëm bibin mbi t,o .Në tërë klasën librat e Fatosit shkëlqenin më së tepërmi prej të gjitha librave tjerë . Mësuesi bëri një shetitje nëpër klasë . Në fund u ndal te a e Fatosit , morri një libër në dorë dhe tha hikoni këtë libër edhe pse i vjetër është ai duket si i rri .
    Duhet ta dini se libri është thesar i çmuar . Kur ruhet me kujdes ai kur nuk e humbë vlerën e vetë . Të gjithë kështu duhet të kujdeseni . E ty Fatos të lumtë , aqë mirë që di t,i ruash librat !- përfundoi mësuesi . Fatosi u lëshua plotësisht , në trup ndiente gëzim të madh, fjalët e mësuesit s.i hiqenin nga mendja .
    Me të përfunduar të mësimit ,shpejt vrapoi nëpër koridor e shkallëve te poshtë .
    Nxitonte rrugës t,iu tregonte prindërve lavdërimin e mësuesit për librat .

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    SËMUNDJA E NËNËS



    Nëna dhe babai për çdo vit shkonin në banjë të një qyteti të afërm për't'u shërruar nga sëmundja e eshtrave të trupit.Dy vogëlushë flokëkaçurrelë më së shumti i gëzohenin kësaj rruge të prindërve të tyre,sepse çdoherë nga andej vini me plotë dhurata,lodra të shumta,që u dhuronin fëmijëve të vet,vetëm e vetëm pse kanë ndejtur urtë në shtëpi me motrën e madhe.
    Një ditë të bukur vjeshte,nëna rrinte vetëm në dhomë e shtrirë në kënape dhe larg,larg,ishte tretur në mendime...
    Dera e dhomës u çel ngadalë dhe brenda hyrën përnjëherë Jetoni dhe Besniku.Vogëlushët e panë nënën e vet që ishte duke menduar,iu afruan pranë saj dhe s'bëzënin.Ashtu e shtrirë,nëna i shikonte me ëmbëlsi që të dytë.Papritmas fëmijët kthyen kryet kah e ëma dhe iu ndeshën shikimet.Ata sëpari qeshën duke menduar se nëna e tyre do t'u kthejë buzëqeshjen,por ishte kot.Provuan sërish të qeshin së bashku,e nëna nuk u ipte kurrfarë shenji.Ajo sytë i kishte drejtuar andej nga plafoni i dhomës dhe rrinte si e kllapoisur.Nuk u duruan dhe e pyetën dikur:
    -Nënë,ç'ke hyrë ashtu në mendime?!Pse mendon ashtu?!Mos po mendon vallë për lodrat që do të na i bleshë në qytet kur të kthehesh nga banja?
    Nëna,nuk deshti fëmijëve t'ua prishi dëshirën e madhe iu përgjegjë qetasi:
    -Po,pëllumbat e mi të dashur,po!Mu për ato jam duke menduar!- u tha nëna dhe përsëri treti në mendime.Fëmijët bënë edhe shumë pyetje rreth lodrave që do t'u sillte nëna nga qyteti i bukur.E nëna,në të gjitha ato pyetje përgjigjej shkurtimisht.Ajo për shkak të dashurisë së madhe që kishte ndaj tyre,shtirej sikur mendonte për lodrat,e në të vërtetë vëmendjen kryesore e kishte përqëndruar tek dhembjet e eshtrave të trupit që e mundonin vite me rradhë.Ndiente dhembje të madhe në këmbë,ije,duart,krahë...Ajo nuk dorëzohej para vogëlushëve,mëshihte sëmundjen e vet dhe ngurronte t'u tregoj të vërtetën.
    Fëmijëve fare nuk u biente ndërmend që nënën e tyre po e mundon sëmundja e rëndë e eshtrave.Gjer vonë natën ndejtën të zgjuar dhe gati se janë bërë të mërzitshëm për shumë pyetje të shtruara asaj.Nëna nuk iu zinte për të madhe,sepse fëmijë janë,kur do të rriten do të kuptojnë të vërtetën.Secili ashtu në vogjëli sillet.
    Natën vonë dy vogëlushë shkuan në shtrat të flenë.I kishte zërë gjumi i fortë.Ndihej gërhamë e zëshme nëpër tërë dhomën.
    Athua vallë,për çka ata ëndrronin?!
    Fëmijët, me siguri shihnin në ëndërr lodra të reja e të mrekullueshme!
    Po nëna e tyre?
    Ajo ëndrron,se si do të shërrohet më shpejt nga sëmundja e rëndë e eshtrave, që ca vite me rradhë ndien dhembje të madhe..

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KËSHILLA E URTË


    E tërë lagjja dinte për Ximin se ishte shenjëtar i dalluar.çkadoqoftë që e merrte ai në shenjë me ata sytë e kaltër,nuk mund t'i shpëtonte asesi pa e qëlluar.Andaj edhe të gjitha shpezët ia kishin frikë shumë.Si e shihnin që endej nëpër rrugën e lagjes,fluturonin me të shpejt nga degët e pemëve,po nuk e bën atë,dihet çka i pretë.
    Shpesh ndodhëte,që Ximi të dali në rrugë edhe pa llastikë në duart,ashtu veq sa për t'u parë me shokë,por shpezët e ngratë,si e vërenin këmishën e bardhë,kaçketën e bardhë,vrik hidhenin n'ajri dhe larg,lasrg diku iknin.Uh sa herë Ximi gjer më tani i ka rrëzuar për toke me kllastikë shpezët!Gjithëherë i shkrepte në fytyrë gëzimi i pamasë kur binin për toke vremçat,sorrat,çavat...Atëherë gjente shkas nënë së vet t'i lëvdohej:
    -Shih nënë,sa shumë shpezë kam qëlluar!Po të kisha pushkën e gjuetisë së babait,asnjë s'do ta lija të gjallë nëpër degët e pemëve!
    Me të dëgjuar të këtyre fjalëve lavdëruese të të birit të vet,u brengos sapak dhe iu përgjigjë seriozisht:
    -Biri im,mos vepro ashtu,lere atë shprehi se nuk është e mirë!Pse i mbytë shpezë e bukur që këndojnë bukur dhe fluturojnë mrekullueshëm nëpër qiellin e kaltër?Ato janë plotësisht të pafajshme!A e di ti ,or bir,se edhe ata kanë shpirt,kanë prindërit e vetë,edhe ata kanë dëshirë t'i gëzohen jetës, të shetisin të lirë e të këndojnë gjithkund!Mos,biri im,mos!-e këshilloi e ëma Ximin dhe ia përkëdheli njomësisht flokët e verdhë me të dy duart .
    Me të dëgjuar të këtyre fjalëve, vogëlushi shpejt u mërrolë në fytyrë
    dhe i pakënaqur tha si në zë:
    -Shuaj nënë,shuaj!Të gjithë fëmijtë ashtu veprojnë!Ashtu bën Artani,Fatosi,Iliri,Liraku...Ih nënë,edhe sa vetë.Pse nënë,ata po na bënë zhurmë kur ne mësojmë,flejmë...?!
    Fjalët e vogëlushit nënën goxha e rënduan,i erdhi keq dhe tha si me dëshprim:
    -Ani bir,ani!Mos dëgjo këshillën time,por dikur do të bie ndërmend,sepse je duke mbytur shpezë të pafajshme!Frikësohem se mos do të të hakmiret kjo sjellja jote,e të të gjej ndonjë e keqe pastaj!
    Ximi reagoi me të shpejtë:
    -Mua të më gjej gjë?!Kurr,kurr!Po ku munden ato mua të më hakmirren nënë?! Shih sa të vegjël janë!
    Të nesërmen,nëpër lagje doli përsëri vogëlushi flokëkaçurrel me llastik në duar.Kishte mbledhë guralecë më të rrumbullakët,sepse janë më të mirë për shënjim.sShihenin dy xhepa të pantollonave si i rëndonin përplot me gurë.Ecte qetas skaj mureve që mos ta diktonin ata kah shkonte.Shumë afër tij,mbi një degë të manit të vjetër u dëgjua përpëlitja e krahëve të një kumrie te përhimtë.Ajo ishte e bukur,dhe si u qetësua pakëz nisi të gugoj mrekullueshëm.Ximi me kënaqësi të madhe e dëgjonte zërin e bukur të kumrisë që jehonte sipër kresë së vogëlushit.Dikur nisi t'i shtroj vetes pyetje të gjuaj,apo jo?S'dinte ç'të bëj!Papritmas,si për inat,mbi supe diçka e spërkati nga lart.E preku krahun dhe pa se ishte glasë e kumrisë së cilës i vinte erë pak dhe nuk i fshihej nga këmisha.U hidhërua dhe pa një,pa dy,e morri në shenjë kumrijën dhe gjuajti me të shpejtë:-Fërrrrr!Guri u hodh shumë lartë në ajri,skaj kumrisë duke mos e prekur as pendlët asaj.Ajo pak u tremb nga shushuritja e gurit,lëvizi trupin dhe flatrat anash dhe vazhdoi përsëri të gugojë,sikur mos të kishte ngjarë asgjë!Vogëlushi pa që dështoi gjuajtja,i erdhi pak inat dhe shpejt e shpejt futi dorën në xhep të marri gurin tjetër.Tamam sa i drejtoi duart lartë për të gjuajtur kumërinë,mbi kokë të tij,ra guraleci që më parë e kishte hedhur.U dëgjua ofkëllima:
    -Of,uf,of,uf!E la llastikun mënjanë dhe me duart shtrëngoi kokën sa mundi e me shuplakë shtypi varrën!Ashtu i habitur,vrapoi menjëherë që të arrij sa më parë në shtëpi.Në oborr qëlloi e ëma duke punuar,e pa fëmijën të frikësuar mjaft e pyeti:
    -ç'ke Xim,kush të ka mëshuar në kokë?!
    vogëlushi s'e hiqte dorën nga koka,i mërrolur e shikonte t'ëmën dhe s'bëzënte fare.Prap e luti të birin:
    -Me kend je ngatërruar,hajt tregom!
    Ximi nuk e tregoi të vërtetën,sepse frikիsohej mos do të merrte ndonjë fklakareshë dhuratë nga nëna për mos dëgjueshmërinë.Shuante.Nëna ia pastroi varrën me ujë të ngrohtë,morri një copë arne dhe ia mbështolli mirë e mirë për t'ia ndalur gjakun që ia kishte bërë pestil flokët e verdhë.Pse i shqetësuar ishte Ximi,nëna nuk deshti ta lodhi me pyetje i tha të shtrihej e të pushoj mbi kënape në dhomë.
    Edhepse herë pas here ndiente dhembje goxha të forta në kokë,vogëlushi shtirej sikur nuk i dhemb asgjë dhe nuk dorëzohej,vetëm se ishte tretë në mendime...I kujtohej këshilla e artë e nënës së tij që nuk deshti ta dëgjojë.
    Nga ajo ditë fatkeqe,Ximi kurr më nuk morri llastikun në dorë.Lodronte me shokët lojëra të shumta, por më tepër e kalonte kohën duke lexuar librat e bukura dhe gjithëherë vepronte mu ashtu si i thotte mësuesi në shkollë dhe e ëma në shtëpi.Vërtetë shembullore!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •