L U G U T
Lugut derdhet
në pakufi,
zëri i shpezëve
plot ëmbëlsi.
N'kupë të qiellit
kënga lartëson,
gushkuqi i vërrinit
ditën feston.
L U G U T
Lugut derdhet
në pakufi,
zëri i shpezëve
plot ëmbëlsi.
N'kupë të qiellit
kënga lartëson,
gushkuqi i vërrinit
ditën feston.
l u l j a
Lulja e njomë
fletë verdhë,
n'agim lëshon
t'këndshmen erë.
Trupin ia pastroj
çdo mëngjes,
njomës e mikloj
dhe e përshëndes!
LL A P T O P I
Llaptopi i ri
brenda n'dhomë,
me saktësi
prore punon!
Me miun n'dorë
për çdo ditë,
për pak kohë
botën shetit!
MERIMANGAT
Merimangat
thurin rrjetë,
sikur mjeshtrit
e vërtetë.
Valle hedhin
poshtë,lart,
endin perin
sikur gratë!
m a n d o l i n a
Mandolinës s' re
voci po i bie,
telat po i ngre'
fare pa u ndie.
Tingujt jehojnë
si në koncert,
duarve u mëshojnë
në dhomë krejt!
NEPëRKA
Nepërka ec
arave udhëton,
rrugës nuk ngec
ushqim kërkon!
Ndër fletë rrin
qetë duke pritë,
mu si vetimë
prenë e gëlltitë!
n ë n a
Nëna e lumtur
sot buzëqeshë,
shih sa bukur
qenka veshë!
Voci ngadalë
ngrohtë e qafon,
me afsh të madh
festën ia uron!
Lulja
si lulja nuk ka
arome, zbukurim, gjallerim, dashuri..
per 7, 8 marsin
shen valentinin, jane epersi
fale lules, ha mjalt cdo mengjes
fluturon bleta
nektarin merr lezet lezet
ha petulla me mjalft e me djath, qejf qejf
permbipreher
je injorant?
mos u merzit aspak
me laptop behesh arrogant
e jep pergjigjen instant
laptopi si pulle poste
botes ane e mbane shkon
pothuajse ne cdo rast
gjen, ate qe kerkon
Merimangat
merimangat
te lidh me rrjetin
porsi polici
me ato prangat
rrjetin sa nje pellemb
e kap prene
te brendshmet
je ben leng
Mandolina
mandolina bukur tingellon
shfaqjen cdo njeri shikon
lote nga syte pikon
tingulli perbrenda te ngrohn
tingujt nje me te rrahurat e zemres
dorezat nen duart e te emes
te dyja te babezitura
mandolina i la te manhitura
Nena
nena trimereshe
eshte vertet pellumbeshe
vesh me vesh buzeqesh
i biri ne krahet e tij nje kaleshe
Jete e bageti
i uroi qe te dy
te tere te gezuar
nena e perqafuar
NEPëRKA
Neperka zvarranike
kishte dale shetitje
e pe, peshtymen gelltite
irfancana me vrap ike
Perseri aty kalon
neperka te shikon
ne dyluftim te kerkon
e vrave, krenari perjeton
-------------
po e le me kaq lol
mu dha per te shkruajtur,
nese nuk do qe te shkruaj me tek kjo tema
do ta plotesoj deshiren lol
ika se jam si pirat, nje sy mbyll e nje sy hap
We never really grow up, we only learn how to act in public.
LUTJA
U lut një re
nga balkoni
goxha mirë:
-A m'pranon
oj re e bardhë
si mysafire?!
Lutjet e Ximit
si florir
shkuan huq,
sepse era
fryri nga veriu
dhe ia mori
atë kapuq!
Kot shikonte
syhapur voci
në ajëri,
kapuqi vrik
hipi lartë
arrës përmbi!
YLLI I KUQ
Një yll i kuq
skaj qiellit
rri i brengosur,
sepse n'agim
me yllin e verdhë
është fjalosur!
Mbanin inat
që të dytë
pe s'lëshojnë,
kur nga rruga
u kthye hëna
e befasojnë!
Hëna saora
urtë veproi
aty për aty:
-Merruni n'grykë!
ajo urdhëroi,
o yjtë e mi!
si te duket ato te miat? cmendon per to?
We never really grow up, we only learn how to act in public.
Diç extra.
Pa u munduar nuk del poezia e mirë,veç punë dhe lexim.
Në NATYRë
Fusha merr frymë
damarët i qetëson,
e bardha brymë
barit po ndriçon!
Pemët plot behar
sikur nuse rrinë,
fustani i bardhë
fortë po u ndrinë!
Tutje harabelët
këndojnë t' gëzuar,
flut'rat valle hedhën
s'kanë të pushuar!
Era kur llaston
pemët frika i rrok,
gjithë i detyron
t'përkulen gjer në tokë!
Oh sa mirë qenka
t'dalish në natyrë,
të humbet brenga
je më i qeshur n'fytyrë!
Prandaj o vogëlushë
mos rrini në dhomë,
dilni o faqeprush
natyra shumë ju don!
FESTA E PRANVERëS
Dilni fëmijë
syflorinj
në bregore,
të shikoni
të gëzoni,
festën pranverore!
Qeshje t'ëmb'la
porsi mjalti
plot një shportë,
mos harroni
t'u dhuroni,
shpezëve ngrohtë!
Pikësëpari
për së mbari
zogu do cic'rrojë,
mirëseardhje
me mirëdashje,
do t'u dëshirojë!
Nga një majë
lart n'ferrajë
gushkuqi sodit,
zëri i hidhet
e po i dridhet,
tamam për shpirt!
Ca pëllum'a
t'bardhë si shkuma
gugojnë në hare,
po fluturojnë
akrobatojnë,
ih,ç'jetë e re!
Behari i pemëve
midis rem'ëve-
sa po kundërmon...
E ndër fletë
bilbili lehtë,
n' violinë këndon!
Me gojë t'imtë
kumrija e përhimtë,
ju buzëqeshë!
E nga qielli,
rrezet dielli:
-Reshë e reshë!
Fushës bleroshe
asaj bukuroshes,
rrobat i ndrinë!
Barinjtë e ri
me mjeshtri,
fyejve u binë!
Lulet belholla
me ato kurora,
kalt'rinë shikojnë,
bletat përmbi
polenin e ri,
po e provojnë!
Gjithë vocërrakët
si trumcakët,
lojës nuk i ndahen!
Në male,fusha
lugje,gëmusha...
koncerte po mbahen!
Pra eni gjithë
në bregore,
gurra po thërretë!
Koncertit t' bukur
t'i kënaqemi-
fare pa biletë!
FRIZURAT E PEMëVE
Anë e kënd shihet mirë
fusha e gjërë e punuar,
gjithë pemët frymojnë lirë
ajër të pastër të kulluar.
Shihen rend nëpër ara
flokëkrehur me kujdes,
me frizurë bënin gara
për bukuri n'çdo mëngjes.
E në qiell dielli si mbret
ec i veshur tërë n'flori,
n'livadh t'gjërë viqi pllet
duke kullotur bar të ri.
N'rreze dielli lahen fletët
u ndritë trupi si ndoj'kurr,
cic'rojnë zogjtë ndër degët
humben brenda në frizurë.
E ndër brigje përroi kalon
po dëgjohet e buk'ra melodi,
nëpër ara llastuar dredhon
i kënaqë gjithë këta fëmi'.
Pa më thuani veç dy fjalë
që s'e keni thënë ju:
-Kush është ai mjeshtër i madh
që di pemët m'i zbukuru?
ZONJA FUSHë
Fustanin e blertë posa t'qëndisur
zonja fushë sa ka nis m'e vesh,
duke udhëtuar n'qerre t'stolisur
dielli nga lart hareshëm buzëqeshë!
Shikoni pemët si marrin frymë
nuk ka më borë e as acar,
ngrihet bujku që në agim
n'arë t'punojë si më parë!
Qengjat lazdranë lodrojnë lëndinës
bari i njomë gjithkah po gufon,
bariu zbret tatëpjetë kodrinës
zëri i fyellit sa ëmbël jehon!
Në LUGINë
Pak më poshtë në luginë
përroi këngës ia thotë,
ditë e natë pa përtim
nëpër fushë, lot e lot!
Të gjitha lulet bukuroshe
gjumin e ëmbël e ndërprenë,
po këtyre fustanlaroshe
rroba t'buk'ra,kush u prenë!
Zogjtë t'renditur atje n'degë
ia thonë këngës tok e mbarë,
jehon zëri,breg më breg
si në ndonjë festival!
Krijoni Kontakt