Close
Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 220 prej 403
  1. #201
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    YJTë E QESHUR


    T'gëzuar janë
    sot yjtë e ri,
    fytyra u qeshet
    plot hieshi!
    Vallja e gjërë
    e pa anë,
    udhëhiqet bukur
    gëzim kanë!
    -E pse?
    -E pse?
    Pyetën n'zë
    nja dy re!
    Sepse yjtë
    e ngatërruar,
    n'agim heret
    janë pajtuar!

  2. #202
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RETë E STOLISURA


    Retë prore
    në kohë shiu
    si gjithëherë,
    enden qiellit
    stolisur mbi krye
    nga një ylber!
    Dielli me to
    lot fshehuriçka
    hiç pa nda',
    të gjitha lule
    e ata zogjtë
    larë i ka!
    Dy kodrave
    me barë e pemë
    të mbuluar,
    kurorë të bukur
    shumëngjyrëshe
    u ka dhuruar!

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    YLLI I KUQ




    Një yll i kuq
    skaj qiellit
    rri i brengosur,
    sepse n'agim
    me yllin e verdhë
    është fjalosur!
    Mbanin inat
    që të dytë
    pe s'lëshojnë,
    kur nga rruga
    u kthye hëna
    e befasojnë!
    Hëna saora
    urtë veproi
    aty për aty:
    -Merruni n'grykë!
    ajo urdhëroi,
    o yjtë e mi?!

  4. #204
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RETë ZILIQARE



    Reja e bardhë
    sikur bora
    u duk mbi shtëpi,
    i ndritënin rrobat
    porsi rosakut
    tonë të ri.
    E një tjetër
    afro saj
    futë e zez,
    shaminë bojëplumbi
    të mbështjellë
    sipër kresë.
    Dhe mes tyre
    seç na lindi
    e madhja zili,
    shkrepi vetima
    u dëgjua bubullima
    ia nisi shi'!

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    PISHTAR KOMBI

    (Kushtuar Ali Ibër-Nezaj në përvjetorin e ramjes për liri)


    Plotë mendje urtë
    e zemër graniti,
    kudo futej n'luftë
    kudo zërin ngriti.


    Armikut s'i lejoi
    t'sundojë n'pafundësi,
    s'deshi të jetoj
    nën thundër,robëri!


    Nëpër kreshta gjaku
    kudo derdhej rrëke,
    n'çdo skutë bajraku
    valëvitej për jetë t're..


    Sot kënga kreshnike
    me mall i këndohet,
    vepra e tij heroike
    anekënd kujtohet



    Të bukurën shtatore
    n'qytet ia ngrenë,
    rrokur dorë për dore
    rreth saj valle vejnë.


    Po kujtojnë përvjetorin
    Presheva,Tirana,Dibra...
    heroizmi dhenë mori
    madhërohet Ali Ibra!


    Tetor-2o12

  6. #206
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KALI I REJëS



    Reja hipur
    mbi kalë
    po krenohet,
    qiellit t'gjërë
    kah shetit
    zemra i gëzohet!
    Ecën e veshur
    në t'bardhë
    si mbretëreshë,
    Shikon me sytë
    rreth e rrotull
    dhe buz'qeshë!
    Të habitur
    nja dy fëmijë
    m'veti thanë:
    -Në ç'kalë shetit
    kjo re lazdrane-
    Dori apo Vranë?!

  7. #207
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    GAZMENDI I YJëVE



    Gazmend t'madh
    sot yjtë
    kanë pregatitë.
    Stoliset qielli
    si më parë,
    veç shndërritë!
    Hëna e bukur
    veshur fare
    qiellit hapëron,
    në anën tjetër
    t'gjitha yjtë
    i viziton!
    Yjtë e qeshur
    porosi dhanë:
    -Na i përshëndet
    gjithkah n'botë
    vëllezër tanë!

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    YLLI LëVDAç




    Lëvdohej ylli
    para shokëve
    për çdo ditë,
    se nuk ka
    vend në qiell
    që s'ka shetit!
    E kur shokët
    i bënë py'tje
    një nga një!..
    U hutua
    u bë lëmsh,
    s'foli më!
    Sillej,mb'shtillej
    majtas,djathtas
    veç po hesht...
    Një yll i urtë
    në vesh i tha:
    -Të lëvdohesh
    ç'tu desht?!

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    DY SHTëPI



    Në mëhallë
    dy shtëpi,
    rrinë përballë
    sy më sy.
    Në kokë kanë
    t'njejtën kapelë,
    në supe kanë
    t'njejtën këmishë!
    të qeshur janë
    si kurdoherë,
    miqësia e fortë
    shumë i grishë!
    Si vocërrakë
    nuk kanë rritë,
    por si plak
    mendojnë përditë!
    Të ngjyrosura
    në të bardhë,
    janë më t'bukura
    në mëhallë!
    Në çdo kohë
    fytyra u ndritë,
    shikohen në sy
    natë e ditë:
    Gjatë ditës
    n'dritë dielli,
    gjatë natës
    n'dritë hëne,
    si vëlla e motër
    të një nëne!

  10. #210
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RROBAT E FUSHëS


    Fusha vë plisin
    veshur si zotri,
    kudo po ndrisin
    rrobat si inxhi!



    Nga çdo anë vilet
    n'hare ky bereqet,
    bujku heret ngrihet
    që t'shkoj n'vresht!


    Rrugës duke shkuar
    qerret kërcëllojnë,
    gjithë janë t'gëzuar
    n'vresht kur punojnë!


    Traktorët nxitojnë
    për n'bodrum shpejt,
    rrushin ta dorëzojnë
    t'ëmbël si sherbet!

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    T'IU THEMI STOP



    Armatimit nuklear
    në botën mbarë,
    t'iu themi:
    Stop!


    Ngatërresave n'kufij
    mes vendeve fqinj,
    t'iu themi:
    Stop!

    Luftrave të ashpra-
    n'qytete e fshatra,
    t'iu themi :
    Stop!

    Pasurimit të madh-
    pa u djersitur n'ballë,
    t'iu themi:
    Stop!


    Mashtrimit,dredhimit
    dhe dukurive tjera
    të dëmshme për njerëzimin,
    t'iu themi
    gjithë tok
    në këtë botë:
    -Stop!
    -Stop!
    -Stop!

  12. #212
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    FTONJëT E VERDHë



    Pema me ftonjë
    degët rëndon,
    Arta si zonjë
    nën të pushon!


    Shikon me kureshtje
    me ata dy sytë,
    fare në heshtje
    vehten e pyet:


    -Kush u dha vallë
    trupin si top,
    ngjyrën porsi ar
    e me erë plot?!


    -T'vallëzojnë t'lumtur
    kush i mësoi,
    këmishën e bukur
    kush ua dhuroi?!


    Veten e ndali
    py'tje duke shtruar,
    kur era nga mali
    zbriti e hidhëruar!


    Era lazdrohej
    s'pushonte dot,
    pema lëkundej
    gjer në tokë!..


    -Tik!-n'tokë ranë
    kokrat si qelibar,
    Arta aty pranë
    i kishte parë!



    Verdhushet saora
    i vuri n'shportë,
    i miklonte dora
    s'i pritej dot!




    Rrugës vrapon
    sa me shpejtësi,
    t'i kënaqi me aromë
    gjithë në shtëpi!

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    KAPELAT



    Vogëlushët rresht
    mbanë në krye,
    kapela t'leshtë
    llojlloj ngjyre!


    Gjithë shtëpitë
    t'larta,galuçe,
    mbanë kapelat
    t'rënda,truçe!


    Mali i dendur
    që prek retë,
    ka të endur
    kapelë t'sedeftë!


    Por fëmijë të lumtur
    me sy dielli,
    kapelë më t'bukur
    e ka qielli:


    - Natën stolisur
    me hënë e yje,
    ditën qëndisur
    me diell n'krye!

  14. #214
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Në mëhallë
    dy shtëpi,
    rrinë përballë
    sy më sy.
    Në kokë kanë
    t'njejtën kapelë,
    në supe kanë
    t'njejtën këmishë!
    të qeshur janë
    si kurdoherë,
    miqësia e fortë
    shumë i grishë!
    Si vocërrakë
    nuk kanë rritë,
    por si plak
    mendojnë përditë!
    Të ngjyrosura
    në të bardhë,
    janë më t'bukura
    në mëhallë!
    Në çdo kohë
    fytyra u ndritë,
    shikohen në sy
    natë e ditë:
    Gjatë ditës
    n'dritë dielli,
    gjatë natës
    n'dritë hëne,
    si vëlla e motër
    të një nëne!

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    RADIOJA DHE VALBONA



    Radioja kur këndon
    kënaqet çupëza Valbonë!


    Babai nga kanapja e çoi
    nëpër dhomë që t'vallëzojë!


    Nis Valbona duart t'i lëviz
    prore kështu bënë n'shtëpizë!


    Prindërit t'buzëqeshur e shikojnë
    duarve ngapak u mëshojnë!


    Radioja:këndon,këndon,këndon...
    Valbona:Vallëzon,vallëzon,vallëzon!...


    Kur radioja u ndalë së kënduari
    u ndalë dhe Valbona së vallëzuari!

  16. #216
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    VJERSHA U SHKRUA


    Vogëlush i dashur
    që prore buzëqeshë,
    vendosa për ty
    t'shkruaj një vjershë.


    Por u mendova
    dhe thash më veti:
    -Bënë e hidhërohet
    vogëlush i shkreti!


    Më mirë ta pyesi
    e le t'deklarohet:
    -A ka dëshirë
    vjersha t'i kushtohet?


    Anë e mbanë
    e kërkova n'shtëpi...
    Vogëlushin s'e gjeta
    diku ia kish mësy'.


    Prita në dhomë
    një kohë të gjatë,
    vjersha u shkrua
    dashtë e pa dashtë!

  17. #217
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    IKËN DALLËNDYSHET







    Ikën dallëndyshet
    këta bishtgërshërë,
    më veti thanë gjyshet:
    -Natyra mbeti e mjerë!




    Nuk ka fluturime
    të shkathta n'ajri,
    as t'ëmb'la cicërrime:
    -Ciu,ciu,ci!




    Do t'na mungojnë
    gjer në pranverë,
    sepse do t'shkojnë
    atje ku është verë!




    Kur ditët e ftohta
    te ne marrin fund,
    nga vende t'ngrohta
    kthehen gjithkund!




    Prap do t'zotëroj
    gëzimi pa kufi,
    kënga do t'jehoj
    kudo me ëmbëlsi!

  18. #218
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    VAZOJA POROSITë


    -Jam vazo e re
    e jo shportë,
    jam për lule
    e jo bërllok!


    -S'dua me thes
    letra,kanaqe...
    dua kujdes
    t'pastra faqe!


    -Në trotuare
    prore qëndroj,
    lule gjithfare
    të kultivojë!


    Dua t'shpërndajë
    aromë të mirë,
    t'i kënaqi,haj
    gjithë mysafirë!


    Pa u hamendur
    ju o kalimtarë:
    -Bëhuni të urtë
    e jo m'u tall !

  19. #219
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    LULEDREDHA
    +

    Luledredha bojëblertë
    ngritet murit si shigjetë!


    E freskët natë e ditë
    tërë njomësi trupin rritë!


    Për bukuroshen shtatlartë
    shumë kujdest upëza Artë!


    Përherë n'mbrëmje dhe agim
    luledredhën e ujit shqim!


    Me duart si bora e ledhaton
    faqet e njoma ia pastron!


    Sa i qeshet fytyra shtëpisë
    luledredha që e stolisë!


    Kur n'oborr gjyshja doli
    upëzën e vyer e lëvdoi:


    -T'lumshin duart moj ti Artë
    shtëpisë i dhe t'buk'rën kravatë!


    Shih sa mirë në trup i rri
    i ndrisin lulkat plot kaltëri!


    - çdo fëmijë si ti Artë, moj
    duhet lule t'kultivojë!


    -Më e bukur do t'dukej kjo botë
    kur të mbushet me lulka plot!

  20. #220
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    LOTëT E VAZOS



    Skaj rrugës
    në trotuar,
    lotët vazos
    i rridhnin valë!


    Vajton ditën
    vajton natën...
    ia ndalën rritën
    dhe e ngulfatën!


    -N'vend se lulet
    të rrisi unë,
    bërlloku m'hudhet:
    -Shkllum e shkllum!


    -Kësaj i thonë:
    Jo kulturë!
    Të keqen tregon
    të mirën kurr!


    Kalimtarët tok
    i lutë mirë:
    -Mos hudhëni bërllok
    keni pak mëshirë!

Faqja 11 prej 21 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •