Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 129
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    jam malok pa tok lol
    kafja pihet per 20 seconda lol, se perndryshe ftohet, po pate mundesi i hedh dhe cik vecchia romagna, sa per ti dhene gusto.
    nuk mjafton me shku ne rogner me pi kafen, duhet dhe me e dit me pi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Billy Joe : 05-04-2012 më 08:54

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    malok pa tok?

    qenke si un.. ko.qe kandari..
    pse mer cun ti pa tok.. shko hapi qitapat e gjyshve e merru pronat..

    kafen spo dijshe me e pi..

    kafja do gjys ore me u pi.. bile me shum..

    un ne shqiperi kur shkoj me shkon 2 or kafja..

    sepse brenda asaj kafe pirjeje ka disa seanca..

    1-kullotje syve nga pamjet e natyres..
    2-kullotje e femnave qe kalojn aty pari..
    3-leximi i gazetave.. dmth hedhje syve titujve interesante..
    4-dhezja e cigareve..
    etjetj..

  3. #43
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    birra do gjys ore lol, kafja pihet shpejt...kur pi birre i kullot syt me mir.
    dhe ti pa tok je Brar? bobo, njesoj qenkemi.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-07-2011
    Postime
    112
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    hapa nje tem nje dizaj qe do trajtonte.. ambjentimin e qytetarit qe shkon te jetoj ne fshat..
    kerkohej ekspertiz nga mjeket e semundjeve ngjitse.. por dhe nga veterinere.. meqe qytetari ne fshat perballet me gjera qe nuk i di e nuk i sheh..

    mirpo ma fshine ate teme.. e asqe sqaruan arsyet..
    shpresoj qe kte tem te mos e cysin kur thon elbasanollinjte..

    pra le te fillojme..

    si ja bejn katundaret me pleshtat morrat tartabiqet rriqnet etj etj..`?

    cfar rreziku ka qe semundje te kafshes apo parazit te kafshes te rrezikojn njeriun.. ?

    cfar rreziqesh vijn nga uji i pusit apo i burimneve tjera natyrale..?

    si luftohet lageshtia e tokes qe te mos nderhyj ne shtrepin e katundit..?

    si ndertohet nje wc ne fshat?

    a kan rrezik per femijet mbajtja e pulave apo deleve pran shtepise?

    kush din bujrum..

    katundar ketu kena boll.. edhe se tash kan ba villa neper qytete..
    Per WC-te ke informacion ketu: http://tranzicionshqiperi.wordpress.com/2011/09/07/wc-te-ekologjike/.

    Ne te njejtin sit ke dhe informacion per mjete natyrale kunder insekteve. Pulat i kane pas mbajtur dhe ne ballkon njerezit, une nuk di te kete rrezik per infeksion tek femijet.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zojush Rita..

    e lexova shkrimin tuaj e i pash dhe foto-skicat..

    shum bukur e qarte i ke shpjeguar..

    shum flmn..


    mirsevjen ne temen tone..


    .

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po per bletet kush do na flasi?

  7. #47
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    dikur kultivohej kermilli ne Shqiperi.

    eh mor Sali

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    per bletet cfar di o dragush..

    po te le nje detyr shpije..

    kur del katundeve te gjermanit.. shiko mo kane koshere..

    shiko si i trajtojne e pyeti gjer e gjat e eja na trego..

    ketu shitet mjalt i gjermanis ne kavanoza..dhe eshte shum i mire..

    po mendoj qe po bleva ndonje parcele ne shqiperi.. te ve ca koshere..

    si thoni ju?

  9. #49
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-03-2012
    Postime
    641
    Ty te kan ikur bletet brar lol

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Të kultivohen edhe shumë gjëra që nevojiten n'jetën e përditshme.

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e teta
    Anëtarësuar
    25-10-2005
    Postime
    2,005
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    per bletet cfar di o dragush..

    po te le nje detyr shpije..

    kur del katundeve te gjermanit.. shiko mo kane koshere..

    shiko si i trajtojne e pyeti gjer e gjat e eja na trego..

    ketu shitet mjalt i gjermanis ne kavanoza..dhe eshte shum i mire..

    po mendoj qe po bleva ndonje parcele ne shqiperi.. te ve ca koshere..

    si thoni ju?
    per bletet duhesh te mesohesh afer dikujt qe mban blete,dhe eshte dicka shum interesante,dhe mesohesh shum shpejt,zakonisht bletaret e ndihmojn shum njeri tjetrin....
    ne vitin e pare llogarit vetem shpenzime ,jo korubet,jo dyllrat,jo ushqimi per blete,jo centrifuga,jo mjete pune te dores,pastaja tek te viti i dyte mund te mendosh te marresh dicka per vete plus qe do duhesh ti perciellesh kullotat,,,bletes duhet ndruar vendi i koshereve nese do te marresh mjalt te perberjes se ndryshme.psh fushe,geshtenje,bagremi etj ..
    Bleta e do nje njeri te sillet rreth tyre,e sidomos para dimrit kur ndrohen vendet e ramave dhe sistemohet ushqimi dhe vezet qe ju ndihmojn te mbijetojn dimrin

    ne kemi pas ne familje blete dhe nje vit e kemi pas vendos afer kufirit me shqiperin ku rritet nje lule trumze,kemi pas marr mjalt me ngjyre te kaltert ne te gjelbert si me shije metholi...por i hoqem shum shpejt sepse flet e trumzes paskan si ca si tip there ne maje dhe i demtokan krahet e bletes.
    Ndryshuar për herë të fundit nga teta : 12-04-2012 më 06:20

  12. #52
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Moderatorë të dashur,
    se si më ndalet fryma sa herë lexoj titullin e kësaj teme. Po ju nuk ju ndodh e njëjta gjë?
    S`besoj, sepse po të ndodhte do të reagonit në korrigjimin e tij. :P Mungesa e një shkronje në fjalë, më përngjan me mungesën e krypës në gjellë. (lol)

    Më falni për ndërhyrjen. :-D
    Love has no limits

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nderhyrja jote eshte e drejte o simfoni..

    edhe ti me ato y-te na ngre nervat..

    ka ndonje vlonjato mallokastro-beratas ketu?

    cbenet me ullishtet?
    cfar yzmeti u bejne ata qe i cfrytzojne?
    a fitojne kur shesin ullirin kokerr apo me vajin..?

    xfilos.. po ju lushnjaret cbeni me ullishtet?

  14. #54
    Gjurmë në Pentagram ♪... Maska e symphony
    Anëtarësuar
    04-06-2009
    Vendndodhja
    Në luginën e dashurisë.
    Postime
    2,622
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    nderhyrja jote eshte e drejte o simfoni..

    edhe ti me ato y-te na ngre nervat..
    Vetëm nervat o brar? Larg zemrës qenka! ;-)

    Për një B që t`i s`e vë, fjala bujk bëhet ujk, apo jo?

    Akoma askush s`paska reaguar!
    Love has no limits

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nejse ne do e lexojme sikur e ka j-në brenda o simfo..

    nga te kemi ty o sim?

    je gje nga keto zonat ullishtore?

    teta..thx per inf. mbi bleta-rinë..
    shum interesante..


    --

    thx Moderator..

    Nje J vure por me shum vlere..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 13-05-2012 më 16:13

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    alo ..

    ku ini o katundare..?

  17. #57
    Kush mund te na thote se si jane procedurat per te mare fondin falas per mbjelljet e vreshave dhe ullishteve ? d.m.th ku duhet te drejtohesh dhe ne cforme te financojne
    Revolution 1848

  18. #58

    Thumbs up Ok e gjeta

    Informacion mbi Skemat Mbështetëse 2012

    MINISTRIA E BUJQESISE, USHQIMIT DHE MBROJTJES SE KONSUMATORIT

    Ne zbatim te programit te qeverise per bujqesine , Agjencia per Zhvillim Bujqesor dhe Rural per vitin 2012 do te mbeshtesi fermeret qe do te aplikojne sipas ketyre skemave:

    1. Prodhimi i frutave, arroreve e shegës, ullinjve dhe rrushit

    Mbjellje ullishtesh, 250,000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë/ha format intensive të kultivimit, dhe 180,000 (njeqind e tetedhjete mije) lekë/ha, për format tradicionale.

    Mbjellje arrash, 250,000 (dyqind e pesedhjete mije) leke/Ha per mbjelljet me fidane te shartuar per Qarqet Kukes, Diber, Korce dhe rrethi Librazhd dhe 180,000 (njeqind e tetedhjete mijë) lekë/ha per mbjelljet me fidane te pashartuar ne te gjithe vendin.

    Mbjellje ekstensive lajthish dhe shegësh, 180,000 (njeqind e tetëdhjetë mijë) lekë/ha.

    Mbjellje intensive lajthish dhe shegësh, 200,000 (dyqind mijë) Lekë/Ha.

    Mbjellje mollësh, dardhësh, kumbullash, qershish, pjeshkësh dhe ftonjsh, 200,000 (dyqind mijë) lekë/ha.

    Mbjellje agrumesh, kivi dhe luleshtrydhe, 200,000 (dyqind mijë) lekë/ha për format intensive të kultivimit.

    Mbjellje e vreshtave në masën 250,000 (dyqind e pesedhjete) mijë lekë/ha.

    Sipërfaqja minimale e mbjellë me bimët e përshkruara sipas masave duhet të jetë jo më pak se 2 (dy) dynym.

    -Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 10 Shkurt 2012 dhe përfundon më 20 Mars 2012. për skemat e mbjelljeve te reja

    Ujitjen me pika në arroret, lajthite, bajamet e shegen (per te gjitha format intensive te kultivimit te tyre), pemtoret, agrumishtet, ullishtet (per te gjitha format intensive te kultivimit te tyre), dhe mbjelljet e reja si dhe në vreshtat e reja per rrush tavoline, serrat me ngrohje diellore dhe teknike, 250,000 (dyqind e pesedhjete mijë ) lekë/ha.

    -Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon më 01 Mars 2012 dhe përfundon më 31 Mars 2012.

    Grumbullimin e gështenjës dhe shegës, 1,200 (një mijë e dyqind) lekë/kv. Pagesa të bëhet vetëm kundrejt sasive të gështenjave dhe të shegëve të shitura me faturë tatimore.

    Aplikimi për mbështetjen financiare për këtë skemë bëhet në 1 Korrik – 20 Gusht 2012.

    Sipërfaqja minimale të jetë jo më pak se 2 (dy) dynym

    2.Prodhimi i perimeve në serra

    1. Blerjen/zëvendësimin e plastmasit për serrat me ngrohje diellore dhe teknike (në shkallë vendi). Në masën 200,000 (dyqind mijë) lekë/Ha.

    - Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare fillon më 15 Shkurt – 15 mars 2012 për mbjelljet e para (domate, trangull, spec, patllixhan, pjeper), dhe 01-31 Korrik 2012 për mbjelljet e dyta (domate, trangull, pjepër).

    2. Blerjen e plastmasit për prodhimin e bostanoreve në tunele në masën 150,000 (njëqind e pesëdhjetë mijë lekë) për Ha për fermerët që mbjellin jo më pak se 5 dynym bostanore.

    -Periudha e aplikimit p ër mbështetjen financiare fillon m ë 10 Shkurt deri 28 shkurt 2012

    3.Prodhimi i qumështit, vajit të ullirit dhe mjaltit

    1. Pagesën me 10 (dhjetë) lekë/litër qumësht për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë qumështi të matrikulluara të racave të pastra apo kryqëzimet e tyre, por jo më shumë se 80 (tetëdhjetë) krerë. Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit, të deklaruara në organet tatimore.

    -Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare fillon më 1 Maj 2012 dhe përfundon më 30 Qershor të 2012.

    2.Pagesën me 500 (pesëqind) lekë/krerë dele ose dhi të matrikulluara për fermerët, të cilët mbarështojnë jo më pak se 100 (njëqind) krerë.

    -Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare për këtë skemë mbështetëse bëhet në dy faza:

    Faza e parë: 01-30 Mars 2011, për tufat e matrikulluara.

    Faza e dytë: 01 Gusht-15 Shtator 2011 për tufat që janë në proces matrikullimi gjatë vitit

    3.Prodhimin e vajit të ullirit extra i virgjër, 100 (njëqind) lekë/litër për sasitë deri në 15 tonë/vit

    -Aplikimi për mbështetjen financiare për këtë skemë mbështetëse bëhet në dy faza: Faza e parë: 10 Shkurt – 28 Shkurt 2012 dhe Faza e dytë: 15 Shtator – 30 Tetor 2012.

    4.Pagesën me 600 (gjashtëqind) lekë/koshere blete për fermerët me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) koshere blete.

    -Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare fillon më 1Maj – 30 Qershor 2012-

    4.Përmirësimi racor i fondit blegtoral

    1. Pagesa 20,000 (njëzet) mijë lekë për kokë mëshqere racë e pastër të moshës mbi 15 muaj në zona të caktuara ku ekziston përqëndrimi më i madh i gjedhit, për fermat ose grup fermash blegtorale që prodhojnë jo më pak se 3 mëshqera.

    -Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare fillon më 1 Maj 2012 dhe përfundon më 30 Qershor të 2012. Pagesa 20,000 (njëzetmijë) mijë lekë për kokë mëshqerre racë-pastër

    5.Prodhimi i produkteve organike

    2.Prodhimi i produkteve organike bujqësore nga bimët e kultivuara në masën 70,000 (shtatëdhjetë mijë) lekë/fermë

    -Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare fillon më 01 Prill deri 30 Shtator 2012.

    6.Nxitja e kreditimit bankar në sektorin e bujqësisë

    1. Mbështetja përmes subvencionit në masën 70% të normës së interesit për 5 vite radhazi për kreditë deri në 25 milion lekë, që do të merren për aktivitetet e mëposhtëme:

    Ruajtja dhe përpunimi i produkteve bujqësore, blegtorale, kërpudhës dhe bimëve medicinale.
    Mjete mekanike bujqësore, agregate dhe tank ftohës për qumështin.
    Peshkimi dhe përpunimi i produkteve ujore.

    -Aplikimet për mbështetje financiare paraqiten nga data 01 Mars deri më 30 Qershor 2012.

    7. Mbarështimi i njëthundrakëve.

    1.Pagesën me 5000 (pesë mijë) lekë/krerë, për fermat blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 10 (dhjetë) krerë njëthundrakë, por jo më shumë se 30 (tridhjetë) krerë.

    - Periudha e aplikimit për mbështetjen financiare për këtë skemë mbështetëse bëhet në periudhën 1 maj – 15 qershor 2011.

    8. Mbarështrimi i kërmillit

    1. Mbarështimi intensiv i kërmillit, 50% e vlerës së rasatit për Ha, por jo më shumë se 500,000 (pesëqind mije) lekë/ha.

    - Periudha e aplikimit për mbështetje financiare fillon me 15 Shkurt 2012 dhe përfundon me 30 Mars 2012.

    Kjo mbështetje të jetë për ata që fillojnë investimin për mbarështimin e kërmillit për herë të parë

    Për mbarështuesit që e kanë bërë investimin fillestar më parë të vihet mbështetje e fermave që bëjnë mbarështimin intensiv të kërmillit me një vlerë 250,000 (dyqind e pesëdhjetë mijë) lekë për ha.

    9. Prodhimi i bimëve medicinale.

    1,Mbjellje të bimëve medicinale të kultivuara si sherebelë, lavanda, timus e rigon, në bllok e sipas zonave të përcaktuara më parë për kultivim, në masën 50% të kostos totale të projektit, por jo më shumë se 200,000 (dyqind mijë) lekë/Ha.

    - Periudha e aplikimit per mbështetje financiare per mbjelljen e bimëve medicinale të kultivuara fillon me 10 Shkurt deri në 10 Mars 2012. (si për mbjelljet e pranverës, ashtu edhe për ato të vjeshtës- Shtator-Tetor (rigoni).
    Revolution 1848

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bujqesia do jet baza e veprimtaris se shqiptareve..

    se per industri sna e thot kaplloqja ne shqipove..

  20. #60
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,784
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    skendo..

    kupton gje ti nga ky lajm?

    ---


    Titujt e pronesise per tokat bujqesore, kur jane te vlefshem

    Rozeta Rapushi

    Brenda vitit te ardhshem do te perfundoje verifikimi i te gjithe titujve te pronesise mbi tokat bujqesore. Nderkohe qe me nje projektligj te vecante, qeveria percakton se kur jane te vlefshem titujt e pronesise dhe kur jo per keto toka. Ne nje vendim te marre nga Keshilli i Ministrave, per ndryshimet ne "Per shqyrtimin e vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore", percaktohet saktesisht, se verifikimi i titujve te pronesise, sipas dispozitave te ketij ligji, te perfundoje me 31 dhjetor 2013. Ndryshimet ne kete nisme ligjore, percaktojne dhe se si fitohen titujt e pronesise per keto toka dhe kur ato jane te pavlefshme. Keshtu, ne baze te ndryshimeve te qeverise. Titujt e pronesise mbi token bujqesore jane te vlefshem vetem kur jane krijuar ne perputhje me kriteret e percaktuara ne ligjin "Per kalimin ne pronesi, pa shperblim, te tokes bujqesore", te ndryshuar apo per kriteret e percaktuara ne vendimin e Keshillit te Ministrave, "Per kriteret e ndarjes se tokes bujqesore", te ndryshuar. Po keshtu, keto tituj jane te vlefshem, bazuar ne vendimin e qeverise "Per masat qe do te merren per zonat e permbytura nga ndertimi i HEC-eve ne rrethet Kukes, Has, Tropoje dhe Puke" ose bazuar ne vendimin po te Keshillit te Ministrave "Per trajtimin e problemeve te ngritura nga familjet qe u jane permbytur tokat nga ujembledhesi i HEC-it te Fierzes". Ne ndryshimet ligjore, percaktohen gjithashtu edhe rastet kur titujt e pronesise nuk jane te vlefshem, apo se si mund te zgjidhen problemet me to. Me konkretisht, ne projektligj thuhet se, nese pavlefshmeria e pjesshme e titujve te pronesise vjen si shkak i mosrespektimit te normes per fryme te fshatit dhe toka bujqesore, eshte ende ne emer te mbajtesit te pare te titullit te pronesise, perpara marrjes se vendimit per pavlefshmeri te pjesshme, siperfaqja shtese i ofrohet ketij subjekti perkundrejt pageses, e cila llogaritet sipas hartes se vleres se tokes se AKKP-se, miratuar me vendim te Keshillit te Ministrave. "Ne rastet kur mbajtesi i pare i titullit te pronesise mbi token bujqesore, te leshuar ne kundershtim me ligjin, nuk e posedon me token ne menyre te plote ose te pjesshme, si pasoje e nje transaksioni apo shpronesimi per interes publik, detyrohet qe, per siperfaqen perkatese te tokes se shitur, te kryeje pagesen e kesaj toke, vlera e te ciles llogaritet sipas hartes se vleres se tokes te AKKP-se, percaktuar me vendim te Keshillit te Ministrave, per siperfaqet e tjetersuara si rezultat i transaksionit dhe vleren e kompensuar per siperfaqet e tjetersuara si rezultat i shpronesimit per interes publik", - thuhet ne ndryshimet ligjore. Kryetari i bashkise apo komunave do te marre persiper kryerjen e procedurave per pajisjen e subjekteve me akte te marrjes se tokes ne pronesi sipas kerkesave, kritereve dhe kushteve te percaktuara ne kete ligj. Kjo procedure fillon vetem pasi me pare eshte marre vendimi i keshillit komunal/bashkiak, qe percakton perdoruesit e tokes bujqesore dhe vendimi i keshillit komunal/bashkiak eshte percjelle zyrtarisht prane institucioneve qe merren me drejtimin dhe kontrollin e procesit te verifikimit te vlefshmerise ligjore te krijimit te titujve te pronesise mbi token bujqesore.



    Kriteret qe duhen plotesuar per titujt e pronesise

    1. Subjekte te perfitimit te tokes bujqesore ne pronesi dhe te titujve te pronesise mbi token bujqesore jane personat vendas, fizike ose juridike.

    2. Titujt e pronesise mbi token bujqesore jane te vlefshem vetem kur jane krijuar ne perputhje me:

    a) kriteret e percaktuara ne ligjin nr. 8053, date 21.12.1995, "Per kalimin ne pronesi, pa shperblim, te tokes bujqesore", te ndryshuar;

    b) kriteret e percaktuara ne vendimin nr. 255, date 2.8.1991, te Keshillit te Ministrave, "Per kriteret e ndarjes se tokes bujqesore", te ndryshuar;

    c) vendimin nr. 306, date 30.6.1994, te Keshillit te Ministrave, "Per masat qe do te merren per zonat e permbytura nga ndertimi i HEC-eve ne rrethet Kukes, Has, Tropoje dhe Puke"; ose

    c) vendimin nr.413, date 27.7.2000, te Keshillit te Ministrave, "Per trajtimin e problemeve te ngritura nga familjet qe u jane permbytur tokat nga ujembledhesi i HEC-it te Fierzes".

    Po ku marr vesh nga kta pun un o brar....


    por meqe m'pyte:

    Vetem ne ato katunde ku mori gjithsecili token e vet, s'pat e s'ka per t'pas asni problem.

    Ndersa me token e shtetit, esht ba vjedhje e madhe...

    Komisioneret u ben milonera, ateher dhe tashi, sepse:

    Komisioneret u dhan toke n'mnyr paligjshme shum personave n'kembim t'lekve.... por ky esht hajduti i vogel....
    Hajduti i madh, vuri n'emer x/y toke t'pafundme, per ta shit sot me çmimin e tregut...

    Mos harro qe edhe nje pjese e mir e bregdetit esht si tok bujqsore... miliona euro per hajdutet....


    ...



    Tashi, teorikisht, per ato qe din te numerojn deri ne 2... do t'thote qe kjo mase do evidentoje shkeljet e bera ....

    Ndersa per ata qe din te numerojn ca me teper.... do t'thote qe: hajdutet do paisen me çertifikat pronesie... ndersa ish pronaret rrafshojn dhembet kot....



    .
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •