Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Aqif Hysa

  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime

    Aqif Hysa

    Poeti i ēuditshėm Aqif Hysa

    Duke parė nė Korēė ekspozitėn vetjake tė piktorit Kuqali, mbushur me akuarele tejet tė bukura, me njė freski e horizont tė tejdukshėm, ku natyra shihet nė magjinė e vet poetike, menjėherė hodha nė letėr mbresat sugjestive mbi atė fenomen estetik tė vizionit imazhinist qė e quajta: “transparenca e ajrit”. Ajo qė ishte fluide, e pėrshkueshme si rryma e ajrit, gati e pakapshme, mė bėhej e qenėsishme, e prekshme, lėndore dhe gjithaq tronditėse. E njėjta gjė po me ndodhte kur mbylla fletėn e fundit tė librit tė Aqif Hysės “Poema e Ikjes” dhe provova tė njėjtėn sugjestion vizivo-emocional: pikturimin e sė padukshmes, sikundėr ishte “transparenca e ajrit” nė telajo, apo, ca mė bukur akoma, misteri i materies qė lėviz e na rrėmben me njė ndjesi tė jashtėzakonshme. Arriti tek unė pika kulmore e dehjes, me “verė poetike”, nga njeriu qė kapėrceu detin njėzet vjet mė parė dhe pastaj kapėrceu edhe veten si poet. Dhe m`u kujtua Ksanti i gjorė qė e humbi bastin me Ezopin pėr ta “pirė detin!” tė gjithė. Do tė desha vetė ta “pija detin” qė kapėrceu Aqif Hysa e qindra tė tjerė emigrantė, sikundėr do ta pija edhe dollinė me verė (pėr gjithė ata qė u hodhėn matanė, drejtė lirisė e civilizimit, bashkė me kėtė poet tė ēuditshėm). Njėlloj si tė isha Ser Xhon Fallstafi (i Shekspirit), qė i zbrazte fuēitė me verė nė gurmazin e tij prej gjigandi nė tavernat e buzėlumit tė Tamizit, rrethuar kėndshėm nga “Gratė gazmore tė Uindsorit” !

    Jam tėrėsisht i lumtur qė, nė Panairin e Librit nė Tiranė, nė afėrsi tė buzėlumit tė Lanės, munda tė gjejė e tė blejė, mė nė fund, njė libėr 220 faqesh, paraqitur nga “Ombra GVG”, me ngjyrėn e qumėshtit nė ballinė, tek zgjatet degėza e vetmuar e njė dege tė tharė (ku mbėshtesin kėmbėzat e holla zogjtė e Aqifit!), nė brendėsinė e tė cilit pulsojnė 215 poezi,njėra mė e mirė se tjetra. Pėrpiqem tė zgjedh e tė veēojė nė kėtė “(auto) portret me vonesė” , pėrfshirė nė “Poema e Ikjes”, po ėshtė thuajse e pamundur. Janė shkruar bukur, djalli ta marrė, e, qė tė gjitha, duket sikur vijnė nga vuajtja, nga dhimbjet e mėdha tė ikjes e tė gjithėpėrfshirės me botėn, nga vdekjet e rilindjet e befta tė njeriut qė lė njė shtėpi e gjen njė tjetėr, qė lė njė dashuri e gjen njė tjetėr, gjithsesi mė tė fortė e mė tė bukur nė kėtė pėrsosje tė vetvetes. Njė rrjedhė jete me melodi pėrbrenda, njė trazirė brenda e jashtė detit, nė mes tė udhėve e tė ėndrrave, kurdoherė me shumė dashuri brenda teje. Njė Aqif Hysa i ēuditshėm! Dhe kurdoherė vetvetja.

    Po. Ky Aqif Hysa, qė ngjan si i pakujdesshėm ndaj vetes, po qė e ka me vete joshjen e tėrheqjes me shpirtin e butė dhe sytė e huajtura nga syprina e detit, njė njeri pra, qė s’ta mbush mendjen pėr poet, por qė ėshtė poet brenda thellėsive tė vetvetes, ėshtė pikėrisht njeri nga ata qė ikėn njėzet vjet mė parė dhe qė tani vjen para lexuesit tė vet me kėtė “poeme te ikjes”, duke dhėnė kėshtu njė pėrgjigje universale tė “gjėmės biblike” qė ndodhi e mbeti nė vetėdijen e kombit. Ky pra, Aqif Hysa, emigranti i pazėshėm nga Shijaku, qė u hodh matanė detit dhe nisi tė bėjė mure guri a gjithfarė punėsh tė tjera e, nė tė njėjtėn kohė, shkruante poezi po kaq tė daltosura nė dritėn e hėnės e tė rrezatimeve tė llampave tė shtyllave rrugore (pėr t`u mos u prishur gjumin nipėrve tė tij tė vegjėl, pasi asokohe jetonte tek familja e sė motrės, ndėrsa pjesa tjetėr e familjes sė tij kish mbetur nė brigjet e nisjes), realizon atė trajektore qė ėshtė e tėra si filozofi ekzistenciale e mbijetesės: nga vetvetja tek tė tjerėt dhe, prej tė gjithėve tek vetvetja

    Ky poet shqiptar, qė unė guxova ta quaj “i ēuditshėm” dhe qė profesori italian e ka quajtur si “ tejet i veēantė”, duke punuar, jetuar e krijuar nė atdheun e Dantes, tė Petrarkes e tė Bokacios, ka ditur tė pėrfitojė nga mjeshtrat e mėdhenj disa nga ato vlera tė veēanta qė “ngjallin edhe tė vdekurit”. Nėse Dantja e shihte Beatricen nė qiellin hyjnor tė poezisė, Petrarka e vendosi Laurėn e tij mbi njė piedestal tokėsor, ndėrsa Bokacio e shtriu tė dashurėn e vet mbi tokė. Edhe Aqif Hysa ynė, edhe pse jashtė e larg kohės sė kryemjeshtrave tė rilindjes, duke qenė i tėri njė poet i pushtuar prej erosit, duket se ėshtė mė tepėr admirues i kėtij tė fundit, pa iu larguar, ama, tipareve hyjnore tė dy tė parėve. Pa na rrėmbyer superlative, dua te them se, pa bėrė asnjė plagjaturė a imitacion, ai di tė krijojė atė qė ėshtė e vetja, reale, e prekshme dhe tėrėsisht tokėsore: njė poezi qė tė shkund e tė merr me vete.

    Ky poet, nga mė tė mirėt qė kemi sot, (shto: edhe nga mė modestėt, qė nuk shtirret aspak), flet me qiellin e me detin, flet me erėrat e hapėsirat, u drejtohet ėndrrave tė pakapshme e dashurive tokėsore, bėn kuvend me njerėzit e gjallė, me tė vdekurit e me zogjtė. Dhe, si poet i zjarrtė qė ėshtė (pasionant gjer nė fund, racional e iracional), i takon hem tokėsores, hem qiellores, hem nėntokėsores, duke mos e gjetur asnjėherė qetėsinė e duhur dhe ekuilibrin shpirtėror (f, 177). Gjithsesi ėshtė i ngopur nga afshi gjithpėrfshirės i jetės pėrreth.

    Si vėzhgues i hollė i sė bukurės, i asajė qė ndodhet kudo (e qė hera-herės nuk mund tė shihet nga kushdo), ai e kėrkon atė dhe e gjen (tė bukurėn, pra!) me syrin poetik (f. 82, 173 etj). Se, tė jesh poet i vėrtetė, duhet tė shohėsh, nga vetja pėrtej vetvetes, drejtė sė tė paparės, duke kapur kėshtu “misterin” e shpirtit erotik tė hallakatur gjithandej. Aty ėshtė edhe e “veēanta”, si edhe “e pashkelura”, aty ėshtė poetika e mirėfilltė. Ka njė depėrtim nė thellėsi tė enigmės. Duke dėgjuar “zėrin e holluar tė erės mbi njė degė tė tharė peme “(f. 130), po dhe duke parė “kuaj ere” mbi det, si edhe “hijen e vetvetes nė hapėsirėn qiellore!”, e gjithė tablloja poetike, imazhi, ngjan si njė “tejperceptim i lėndės” (f. 134). Poeti ynė, (njėherėsh edhe artisti-piktor), e zbraze “ēantėn me imazhe ne mes te detit”! Dhe ėshtė kaq i ndjeshėm ky njeri-artist, sa drithėrohet nga bulėzat e ujit qė rreshqasin mbi trupin e sė dashurės, pas njė dushi me ujė tė nxehtė, kur “drita zgjohet nga sytė gjysmėzgjuar” e buzėt e kuqe flakė nisin tė hapen nga dėshira e zjarrtė e puthjeve (f. 151). Pa zbritur tek poezia vulgare sensualiste, ku seksi shprehet i mirėfilltė (si akt natyralist e instinkt), Aqif Hysa mbetet po aq hyjnor sa edhe tokėsor, duke ruajtur me mjeshtėri sensin e masės dhe aureolėn e sė bukurės. Marrėdhėniet njerėzore filtrohen bukur prej syrit estetizant tė njė artisti tė pėrkryer.

    Tre janė motivet e kėtij libri shumėfaqesh qė ka nė ballinė ngjyrėn e qumėshtit tė sapomjelur, (ashtu i ngrohtė, sic del nga sisa!): ikja (mėrgimi), deti, dhe vetvetja (ngarkuar me vuajtje, dashuri e ėndėrime). Dhe, tė tria motivet sė bashku, treten nė njė harmoni tė vetme: jeta qė tė pėrplas gjithandej, jeta qė tė ofron dhimbje, jeta e mbarsur me dashuri e me ėndrra. Tė papėrfillshme nga vdekja. I lexon poezitė e tij dhe bindesh se Aqif Hysa i takon njė kohe kaotike, me trazime e pėrmbysje tė mėdha (f. 97), ku absurdi nxjerr krye para normalitetit tė jetės njerėzore dhe vet njeriu duhet tė humbasė udhėn e vet (f. 98) e nuk mund tė orientohet dot prej erėrave. Sfondi kohor ėshtė paksa i errėt, si nė tragjeditė antike greke. Dhe ka gjithandej njė tretje, njė trishtim tė vonuar, njė humbje (f. 99). E pastaj, krejt befasisht, “troket erosi”, fėrfėrin era e zogjve qiellor, qė zbresin nėpėr degė pemėsh e nė shpirtin e poetit, pėr ta rikrijuar jetėn. Fjala e tij krijon kėtu njė verb figurativ, kalon nėpėr filtra tė hollė, merr krahė tė padukshėm dhe shpėrfaq hera-herės edhe ndjenja tė furishme. Siē e shohim, Aqif Hysa, ėshtė poeti i pėrfshirė nė “ikjen e madhe”, i pagjumi, i vuajturi qė mishėrohet te “poema e ikjes” si pėrcjellės i njė drame tė madhe kombėtare, po edhe i njė drame vetjake, qė arrin tė ezaurohet si e tillė pėrmes njė jete intensive, gjithmonė nė mjedise e rrethana tė reja, ku nuk mungojnė as dashuritė njerėzore.

    Ky Aqif Hysa i ēuditshėm, poeti endacak, (i kanė mbetur cullufet e kallzave mbi kokė), ėshtė edhe fort i ėmbėl si njeri, mik trapezi dhe verėpirės i shkėlqyer. Ngjan hera-herės, sikur shkruan proze, -njė prozė tė ēartur, por poezinė di ta fshehė brenda saj e befas t`a shpėrfaq e tė tė zgjojė. Na mungojnė, pra, libra tė tillė, nga forma e nga stili, nė atė konturim qė quhet “thjeshtėsi e madhėshtisė”, ku jeta shpaloset “katrash” dhe bėhet e dukshme, e sapo mbirė nga dheu dhe e shumėllojshme. Nė librin e Aqif Hysės, tė paktėn unė (edhe pse kritik i dramės e i teatrit, tė cilat e kanė tharmin e ngjizjes po nga poezia), e ndjej jetėn tė plotė, me dramacitetin e lirizmin e saj, pėrmes vargjesh poetikė qė ndryshojnė shumė nga njėra-tjetra, qė thyejnė me kurajė rregullat strikte tė metrikės e tė harmonisė e qė, mė sė fundi, krijojnė tėrėsinė spektakolare. Ai ka gjithmonė kredon e vet artistike dhe duket sikur pėrherė “bluan vetveten”. Vini re, ju lutem: “kam shkruar vargje dashurie pėr ty pa ti lexuar kurrė!” … “Ēdo ditė vdesim e ringjallemi pak nga pak” (f. 140)… “duke kėrkuar mrekullitė e fshehta – jam gjendur i vetėm – i pakuptueshėm – jashtė e brenda” (f. 169)… “Nga mėngjesi nė mbrėmje – nga e kuqja tek e bardha – puthemi – e gjendemi – tė vrarė!” (f. 183). Dhe do ta mbyllė ciklin e tij jetėsor duke thėnė se “unė kėndoj vetveten pėr tė rigjetur vetveten” (f. 205). Pėrfundimisht, Aqif Hysa, edhe pse ėshtė gjithmonė nė lėvizje, nė ikje e nė kthim, jashtė e brenda dy realiteteve, ka pėrherė njė vėshtrim vetjak, qė, siē e thotė po vetė: “ndez dritat e shpirtit”. Pa vuajtur nga inflacioni e nekrologjia e fjalės, -si ato qė pushtojnė morinė e librave (shterpė e tė tredhur !), si edhe internetin me vargėzime e poza tė pafundme, Aqif Hysa, shfaqet i mirėfilltė e i vėrtetė si poet bashkėkohės, novator, modern nė tėrė kuptimin e fjalės, qė kėrkon e krijon shprehjen e asaj poezie filozofike (liriko-dramatike) qė ėshtė, jo vetėm e vetja, po edhe produkt shpirtėror i atij brezi tė ri poetėsh qė e udhėheqin, jo vetėm krijimtarinė poetike, po edhe vetė kohėn qė jetojmė.
    Duke e shkruar shumicėn e kėtyre poezive nė Itali, mandej edhe duke i botuar nė gjuhėn italiane nėn titullin “Erranti come gli dei” (“Endacakė si Zotat”), Hysa thuajse i ka “harruar” ato nė “sirtarin e kohės”! Po ja qė, 24 prej kėtyre vjershave kanė zgjuar interesin shpirtėror tė poetes sė “pėrtej oqeanit”. Mirela Petalli Kapaj, si edhe tė Edlira Seferit, pėr tė na i dhėnė ato nė shqip. Veēojmė kėtu poezinė e gjatė “rikthehu nė ėndėrr” qė Mirela e brishtė thuajse e ka rikrijuar me njė freski e feminilitet te jashtėzakonshėm. Magjia e shprehjes poetike jepet fare thjeshtė, natyrshėm, si njė ėndėrrim i zakonshėm sensual, por qė ka njė afeksjon tė jashtėzakonshėm. Fjala shqip bėhet vitale, e fortė, emocionuese dhe merr trajta skulpturore mbi trupin e njė femre tė zhveshur. Po ashtu, skalitja mjeshtėrore e daltės-fjalė na jep diku tjetėr njė “Trojė” po aq tė hedhur bukur nė telajon e piktorit artist, gjithaq tronditėse. Dy strofa ka edhe poezia “Erė e shpėrngulur”, por njė perlė si ato tė Lasgushit… Ose edhe: “Kėngė dashurie nė pėrvjetorin e vdekjes”, a nuk ėshtė si njė himnizim i “moshės sė brishtė” qė ka harruar edhe lindjet, edhe vdekjen, pėrfshirė nga ėndėrrimet e vrullshme tė jetės?! Apo shtatė rreshtat e poezisė gjithaq tė skalitur prej Hysės tek “nė mbrėmje te deti” a nuk mjaftojnė, qofshin edhe fare tė vetme, pėr ta dhėnė imazhin e trazuar tė detit, qė, sipas poetit “ka lėvizur nga brenda”?! .

    Ja sepse e quajta tė ēuditshėm kėtė Aqif Hysėn e prapė, poetin endacak, -bard i detit e i tokės, qė kapėrceu detin “mė kėmbė”, pastaj edhe veten!

    Miho Gjini - Tirana Observer
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,779
    Faleminderit
    108
    177 falenderime nė 153 postime
    Pėr tė vizatuar kapelėn e hėnės

    pėr tė vizatuar kapelėn e henės mbi det
    s'duhet tė jetė patjetėr mbrėmje romantike nė brigje
    mjafton supi yt i zhveshur me gjurmė dielli e puthjesh
    dora ime e ajėrt qė e prek krejt natyrshėm
    pa rregulla,
    pa ligje

    pėr tė vizatuar hėnėza puthjesh mbi supin tėnd
    ai lėmsh i ndritshėm s'duhet fare, as trillet e fjalėve
    mjaftojnė ca pemė nė skaj, pėr njė fjollė flladi tė etura
    ca zogj tė humbur udhės, si unė,
    nė kėrkim
    tė valėve
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •