Kapitulli i VI



Grupet e njerėzve tė cilėve u takon zekati



Cilat janė ato grupe dhe argumenti pėr tė

Njerėzit qė meritojnė ta marrin zekatin dhe tė cilėve ėshtė e drejtė t’u jepet, janė tetė grupe, tė cilat i ka pėrfshirė All-llahu i Gjithėfuqishėm nė ajetin:

“Lėmosha e zekatit ėshtė vetėm pėr tė varfrit, pėr nevojtarėt, pėr nėpunėsit e zekatit, pėr zbutjen e zemrave, pėr lirimin e skllevėrve, pėr tė rėnduarit nga borxhet, pėr (luftėtarėt) nė rrugėn e Allahut dhe pėr udhėtarėt e mbetur rrugėve. Kėto janė detyrat e vėna prej Allahut. Vėrtet, All-llahu ėshtė i Gjithėdijshėm dhe i Urtė.” (et-Teube: 60 )

Nė vazhdim pason sqarimi i kėtyre grupeve:

1) Tė varfėr janė ata qė nuk kanė pasuri qė u mjafton pėr nevojat e tyre dhe familjeve tė tyre, si: ushqimi, pija, veshmbathja dhe banimi. Tė tillė janė ata qė, ose nuk kanė asgjė fare, ose kanė mė pak se gjysma e asaj qė u duhet. Kėtij lloji u jepet pasuri prej zekatit aq sa do t’u mjaftojė pėr njė vit.

2) Nevojtarė llogariten ata qė e posedojnė gjysmėn ose mė tepėr se gjysmėn e asaj qė i nevojitet, si p.sh: njė njeri qė posedon njėqind, por i nevojiten dyqind. Kėtyre duhet t’u jepet prej zekatit aq sa u mjafton pėr njė vit.

3) Nėpunėsit e zekatit janė ata tė cilit pushteti i dėrgon ta mbledhin zekatin. Atyre
pushteti i jep prej zekatit aq sa u mjafton pėr kohėn prej shkuarjes deri nė kthimin e tyre prej tubimit tė zekatit, po edhe nė qofshin tė pasur, sepse ata janė dedikuar pėr kėtė punė.

Nėpunės llogaritet secili qė punon nė: tubimin, regjistrimin, rojėn, shpėrndarjen e tij nėpėr njerėz qė e meritojnė etj.

4) Pėr zbutjen e zemrave: zekati u jepet edhe njerėzve pėr t’ua zbutur zemrėn qė tė hyjnė nė Islam, nėse janė kafirė, qė tė pėrforcohen nė tė nėse janė me besim tė dobėt dhe me mungesa nė ibadete, qė tė nxitet familja e tyre pėr tė hyrė nė Islam, qė tė kėrkohet ndihma e tyre, ose pėr ta ndalur sulmin prej tyre.

5) Lirimi i skllevėrve dmth: tė blihet njė skllav musliman me pasurinė e zekatit pastaj tė lirohet, ose njė skllav qė ka aktlirim me zotėrinė e vet, me qėllim qė t’i plotėsojė kushtet e marrėveshjes. Lirimi i skllevėrve ėshtė bėrė i ligjshėm me qėllim qė tė bėhet i lirė, i pavarur nė vendosje, anėtar produktiv i shoqėrisė dhe qė ta adhurojė All-llahun nė mėnyrėn mė tė plotė. Muslimani i zėnė nė luftė, gjithashtu lirohet prej armikut me pasuritė e zekatit.

6) Tė rėnduarit nga borxhet: I rėnduar ose i zhytur nė borxhe ėshtė njeriu i cili ka
marrė hua jo pėr mėkat ndaj All-llahut, pa marrė parasysh a e ka marrė huan pėr vete pėr njė ēėshtje hallall, apo ka hyrė nė borxh pėr dikė tjetėr, siē ėshtė pajtimi mes dy vetave.

Tė kėtillit i jepet prej pasurisė sė zekatit aq sa tė mund ta lajė borxhin. Ai qė ka hyrė nėborxh pėr t’i pajtuar tė tjerėt, ka tė drejtė tė marrė zekat edhe nėse ėshtė i pasur.

7) Nė rrugėn e All-llahut: kėtu ėshtė qėllimi pėr luftėtarėt vullnetarė nė rrugėn e Allllahut, tė cilėt nuk kanė rrogė tė caktuar nga arka e shtetit. Kėtyre u jepet zekat, pa marrė parasysh a janė tė pasur apo tė varfėr.

8) Udhėtar i mbetur nė rrugė ėshtė ai njeri qė ėshtė larg vendit tė vet dhe ka nevojė pėr pasuri qė tė mund ta vazhdojė rrugėn e tė kthehet nė vendin e tij, nėse nuk gjen njeri qė do t’i jepte hua.

Kujt nuk i jepet zekati

Kėto lloje tė njerėzve janė ata tė cilėve nuk ėshtė e lejuar t’u jepet zekati:

1) Tė pasurit dhe tė fuqishmit qė mund tė fitojnė. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue
sel-lem ka thėnė:

“Nė zekat nuk ka pjesė i pasuri dhe i fuqishmi qė mund tė fitojė.”49

Mirėpo, nėpunėsit dhe borxhliut i jepet zekat edhe nėse janė tė pasur, siē u sqarua mė herėt. Kurse, ai qė ėshtė i fuqishėm dhe mund tė fitojė, por qė ėshtė ndarė dhe i ėshtė dedikuar kėrkimit tė diturisė fetare dhe nuk ka pasuri, atij i jepet zekati, sepse kėrkimi i dijes ėshtė xhihad nė rrugėn e All-llahut. Nėse njė njeri ka mundėsi tė punojė e tė fitojė, por e lė punėn qė tė veēohet pėr tė bėrė mė shumė ibadete vullnetare, atij nuk i jepet zekat, sepse dobia e ibadetit ėshtė vetėm pėr atė qė e bėn ibadetin, pėr dallim nga dija.

2) Paraardhėsit, pasardhėsit dhe bashkėshortja. Njeriu e ka obligim mbajtjen e tyre dhe muslimanit nuk i lejohet t’ua japė zekatin atyre qė e ka obligim t’i furnizojė, siē janė: babai, nėna, gjyshi, gjyshja, fėmijėt, nipat dhe mbesat, sepse atėherė ajo i bėn tė pavarur nga furnizimi qė ai e ka obligim. Kėshtu i hiqet atij njė detyrim, qė do tė thotė se dobia e zekatit i kthehet vetė dhėnėsit. Nė kėtė rast ėshtė njėjt sikur t’ia kishte dhėnė vetes.

3) Kafirit qė nuk ėshtė prej atyre qė duhet t’u zbutet zemra. Zekati nuk lejohet t’i jepet kafirit. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

“U merret tė pasurve dhe u jepet tė varfėrve nė mesin e tyre.”, qė dmth tė pasurit muslimanė dhe tė varfrit muslimanė, e jo tė tjerėt. Kjo, sepse njėri ndėr qėllimet e zekatit ėshtė pasurimi i tė varfėrve muslimanė, si dhe pėrforcimi i shtyllave tė dashurisė dhe vėllazėrisė mes individėve tė shoqėrisė muslimane, gjė qė nuk lejohet me tė pafetė.

__________________________________________________ ___
49 Ahmedi 5\362; Ebu Davudi nr. 1633; Nesaiu 5\99. Albani e bėn sahih nė Sahih enNesaij nr. 2435
__________________________________________________ ___


4) Familja e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem. Zekati nuk lejohet t’i jepet
anėtarėve tė familjes sė Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem si nderim dhe respekt ndaj tyre. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

“Zekati nuk i lejohet familjes sė Muhamedit. Ai ėshtė bėrlloku i njerėzve.”50

Familja e Pejgamberit sal-lAllllahu alejhi ue sel-lem, sipas njė mendimi janė Bijtė e Hashimit dhe Bijtė e Muttalibit, kurse sipas mendimit tjetėr, ata janė vetėm Bijtė e Hashimit dhe ky ėshtė mendimi i vėrtetė. Sipas kėsaj, lejohet t’i jepet zekati Bijve tė Muttalibit, sepse ata nuk janė familja e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, kurse All-llahut thotė:

“Lėmosha e zekatit ėshtė vetėm pėr tė varfrit ...” (etTeube: 60)

Nė kėtė kuptim bėjnė pjesė edhe Bijtė e Muttalibit.

5) Zekati nuk lejohet edhe pėr skllevėrit e liruar nga ana e familjes sė Pejgamberit sallAll-llahu alejhi ue sel-lem. Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem thotė:

“Zekati dhe sadakaja nuk ėshtė e lejuar pėr neve, kurse skllavi i liruar nga njė familje ėshtė anėtar i asaj familjeje.”51

Anėtar i asaj familjeje dmth se edhe pėr tė vlejnė normat e njėjta, kėshtu qė i bėhet haram zekati edhe skllevėrve qė janė liruar nga ana e Bijve tė Hashimit.

6) Skllavi. Zekati nuk i jepet skllavit, sepse pasuria e skllavit ėshtė pasuri e zotėrisė sė tij, kėshtu qė nėse i jepet atij zekati, ai zekat transferohet nė pasurinė e zotėrisė sė tij, ngase furnizimi i skllavit ėshtė obligim i zotėrisė sė tij. Prej kėtij rregulli bėn pėrjashtim skllavi mukateb. Atij i jepet zekati qė ta pėrmbushė borxhin e marrėveshjes sė aktlirimit. Bėn pėrjashtim edhe nėpunėsi i zekatit. Nėse skllavi ėshtė nėpunės nė sektorin e zekatit, atij i jepet prej zekatit, sepse ai ėshtė sikur rrogėtar, e skllavi lejohet tė merret pėr rrogėtar me lejen e zotėrisė sė tij.

Ai qė, zekatin e tij, ia jep njėrit prej kėtyre llojeve, duke e ditur se nuk i lejohet t’ua japė atyre, ai ėshtė mėkatar.

A duhet tė pėrfshihen tė tetė llojet gjatė shpėrndarjes sė zekatit

Sipas mendimit tė vėrtetė, nuk ėshtė kusht qė, gjatė shpėrndarjes sė zekatit, tė
pėrfshihen tė gjitha tetė grupet e pėrmendura, por detyrimi i zekatit kryhet nėse i jepet cilitdo grup qė e meriton atė.

All-llahu thotė:

“T’i jepni lėmoshat haptazi, ėshtė gjė e mirė, por t’ua jepni ato tė varfėrve fshehurazi, ėshtė edhe mė mirė.” (el-Bekare: 271)

Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem ka thėnė:

“U merret tė pasurve dhe u jepet tė varfėrve nė mesin e tyre.”

Kabisas radijAll-llahu anhu, Pejgamberi sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem i ka thėnė:

“Qėndro te ne deri sa tė na vijė ndonjė zekat, e do tė urdhėroj tė tė jepet ty.”52

_______________________________________
50 Muslimi nr. 1072.
51 Ebu Davudi nr. 1650; Tirmidhiu nr. 652 – dhe teksti ėshtė i tij; Hakimi 1\404. Tirmidhiu thotė: “Hasen
sahih.” Sahih e ka bėrė Hakimi dhe me kėtė pajtohet edhe Dhehebiu. Albani e ka bėrė sahih nė Sahih etTirmidhij nr. 530.
52 Muslimi nr. 1044.
________________________________________

Kėto janė argumente qė vėrtetojnė se qėllimi i ajetit: “Lėmosha e zekatit ėshtė vetėm pėr tė varfrit ...” (etTeube: 60) ėshtė qė t’i sqarojė grupet qė e meritojnė zekatin dhe nuk ėshtė se duhet tė pėrfshihen kėta tė gjithė gjatė dhėnies sė zekatit.


Transferimi i zekatit nga njėri nė njė vend tjetėr

Lejohet qė zekati tė jepet nė njė vend tjetėr nga vendi i dhėnėsit, qoftė larg apo afėr nėse ėshtė nevoja pėr njė gjė tė tillė, si p.sh: nėse vendi tjetėr ėshtė mė i varfėr, ose dhėnėsi i zekatit ka tė afėrm nė atė vend qė janė tė varfėr si tė varfrit e vendit tė tij. Nė rast se ua jep zekatin atyre atėherė realizohet njė interes i dyfishtė, qė ėshtė: lėmosha dhe forcimi i lidhjeve farefisnore.

Mendimi se transferimi i zekatit ėshtė i lejuar, ėshtė i vėrtetė dhe atė e pėrkrah kuptimi i pėrgjithshėm i ajetit:

“Lėmosha e zekatit ėshtė vetėm pėr tė varfrit, pėr nevojtarėt ...” (etTeube: 60) – dmth: pėr tė varfrit dhe nevojtarėt nė secilin vend.

Marrė nga libri: Fikhu i lehtėsuar nė dritėn e Kur’anit dhe Sunnetit
Koautorė : Prof. Dr. AbdulAziz Mebruk elAhmedi,
Prof. Dr. Fejhan ibėn Shali elMutajri,
Prof. Dr. AbdulKerim ibėn Sunejtan elAmri,
Prof. Dr. Abdullah ibėn Fehd eshSherif elHixhari
Pėrktheu : Xhemal N. Jakupi

Esselamun alejkum we rahmetullahi we berekatuhu.