Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 16 prej 16
  1. #1
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime

    ADN: Artifakt intelligjence?

    Materiali qe vendosa te postoj ketu kam kohe qe mendoj ta pergatis per forumin por veshtiresia e cila paraqet eshte jo vetem gjuha tejet teknike qe ka por edhe natyra e argumentit qe trajton. Eshte nje nga ato argumente qe sulmon besime te cilat eshte ndertuar botekuptimi yne per ambjentin qe na rrethon si dhe menyra e te menduarit. Eshte e pamundur qe te paraqitet cdo gje qe ekziston mbi kete subjekt por u perpoqa te sjell ketu mjaftueshem sa per te krijuar nje ide dhe per te dhene disa nocione qe shpjegojne nje teori tjeter perpos asaj te Evolucionit. E theksoj qe eshte nje teori, ndonese e mbeshtetur nga shume fakte shkencore shume here me shume se evolucioni, lluks qe ky i fundit nuk e ka. Mos ma kerkoni materialin ne anglisht pasi ketu nuk po bej thjesht perkthim por pergatitje personale duke marre pjese nga disa libra qe zoteroj dhe hartuar ato ne nje forme te tille qe te jete e kuptueshme per te gjithe ata qe do e lexojne. Do jepja nje keshille per lexuesit, mendohuni mire perpara se te beni komentet tuaja pasi pjeset qe po hedh jane te marra nga personalitete te fushes se gjenetikes, matematikes, biokimise dhe fizikes dhe jo thjesht njerez te cartallosur qe i shkrepet ne koke te humbasin kohen me teorira boshe. Pra mundohuni te mos e beni veten qesharake me komente siperfaqesore apo kundershti bazuar ne libra gjimnazesh apo seminaresh fillestare universitare (te tipit fakulteti i gjeologjise se Tiranes qe lexova ne nje teme tjeter). Kjo do mundesoje mbajtjen e temes paster dhe do me kurseje mua mundimin per te fshire shkrime boshe.

    Vete tema mund te zgjoje nje pyetje qe eshte shume e rendesishme por qe une qellimisht po e le pa pergjigje. Kur kundershtohet Evolucioni, kujt i atribohet krijimi i qenieve te gjalla e sidomos njeriut? Nje krijese te mbinatyrshme, nje fuqie mbinjerezore, nje inteligjence superiore apo... Kete po ja le ne dore kujtdo ta mendoj. Personalisht si Darius nuk besoj ne evolucion dhe as ne kreacionizem. Por besoj ne nje nderhyrje te nje inteligjence te ciles i dedikoj krijimin. Se kush eshte ate cdo kush eshte i lire ta zgjedhe vete. Tema duhet te mbetet e paster nga nocione fetare. Ju lutem mos harroni qe eshte nenforumi i shkences.

    Faleminderit.








    Evolucioni?







    ADN: Artifakt intelligjence?








    Cfare ka brenda nje qelize te thjeshte?







    Revista Look, ne numrin e saj te 16 Janarit 1962 deklaroi se, “Qeliza eshte po aq e komplikuar sa dhe New York City.” Eshte me pak se nje e njemijta e incit (nje inc = 2.5 cm). Sa me shume e studiojme aq me komplekse zbulojme te jete. Le te bejme nje krahasim te tille. Mendo gjithe dyqanet ne qytetin tend. Raftet e mbushura plot me mallra, vitrinat, kasat e pageses, tapetet, portollambat, telefonat etj. Tani le te shtojme gjithe shtepite. Dhomat e gjumit me krevatet, carcafet, mbulesat, jasteket, llambat e leximit, sirtaret, komote, dritaret dhe dyert. Dhomat e ndjenjes, karriget, pikturat neper mure, televizoret. Guzhinat, lavamanet, tavolinat, karriget, frigoriferet ... pra cdo gje. Tani le te shtojme dhe gjithe punishtet, fabrikat e uzinat me gjithe makinerite e tyre te komplikuara. Automjetet, kamionet e ngarkeses me gjithe pistonat e tyre, radiatoret dhe... Le te mos vazhdojme me kete sepse eshte pafund. Cdo qelize e gjalle ne trupin e njeriut, ashtu si dhe nje qytet i tere permban pjese shumemilioneshe te organizuara ne menyre speciale si ato te nje qyteti. Trupi i rritur i nje qenie njerezore permban rreth 100 trilion ‘qytete’ te tilla. Brenda sejciles prej tyre ka nje aktivitet qe perfshin gjeneratore energjie, sisteme transportimi, sistem te zgjeruar pastrimi, dizajnime strukturale, roje, fabrika ushqimi, barriera mbrojtese dhe lidhje komunikuese, te gjitha brenda mureve te qytetit qelize. Michael Denton, nje doktor biokimist i diplomuar ne King’s College, Universiteti i Londres dhe studiues/kerkues ne Departamentin e Biokimise ne Universitetin Otago ne Zelanden e Re, e pershkruan ne menyre fantastike gjithe kete:

    Qe te kuptohet ky realitet...ne duhet te zmadhojme nje qelize nje mije milion here deri sa behet 20 kilometra ne diameter dhe t’i ngjaje nje anije kozmike gjigande, e madhe mjaftueshem qe te mbuloje nje qytet te madh si Londra apo New York. Dhe ajo qe do shohim do jete nje objekt me nje kompleksitet te papare dhe me dizjan adapt. Mbi siperfaqen e qelizes do shohim me miliona hapje si frengjite e nje anije te madhe hapsinore, qe hapen dhe mbyllen per te lejuar nje qarkullim te parreshtur materialesh. Nese do futeshim ne njeren nga keto frengji do e gjenim veten ne nje bote te nje teknologjie supreme dhe kompleksiteti te mahnitshem. Do shikonim korridore te pafund te nje organizmi te larte dhe gypa qe degozohen ne cdo drejtim nga perimetri i qelizes, disa te cojne tek depozita e memories qendrore ne berthame dhe te tjerat ne impiantet e grumbullimit dhe ne unitet e procesimit. Vete berthama do jete nje dhome e madhe sferike me nje diameter me shume se 1 km, qe i ngjan nje kupole gjeodezike brenda te ciles mund te shohim, te renditura me kujdes dhe rrjeshtuara me rregull kilometra te tera te zinxhirit te perdredhur te molekulave te ADN-se. Nje game e gjere produktesh dhe materialesh baze do jene te grupuara pergjate gypave te shumellojshem, me nje rregull te larte nga dhe tek impiantet e grumbullimit ne rrajonet e jashteme te qelizes. Gjeja qe do veme re me qarte eshte levizje ne nje unison perfekt e te gjitha ketyre objekteve. Perreth nesh do jene nje pafundise makinerishe te ngjashme me nje robot... Dhe do behemi deshmitar te nje objekti qe i ngjan nje uzine te automatizuar, nje uzine me e madhe se nje qytet dhe qe kryen pothuajse po aq funksione sa i gjithe aktiviteti manifakturues i njeriut ne toke. (Michael Denton, Evolutin: A Theory in Crisis, fq.328-329).

    Nje fakt fantastik: A e dini se cdo qelize ne trupin tuaj ka nje potencial elektrik prej 1.7 volt (dhe me nje numer prej 100 trilion qelizash, sa eshte potenciali elektrik i trupit tuaj?...beheni vete llogarine!)

  2. #2
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Genet tona te mrekullueshme



    Brenda berthames se asaj pike te vogel te quajtur qelize ndodhen 23 cifte kromozomesh te cilet jane te nderthurura si spirale. Keto permbajne master kompjuterin e quajtur ADN. Dhe molekulat e ADN permbajne me mijera gene. Keto gene:

    (a) Programojne te gjitha karakteristikat e trashegueshme si gjatesia dhe lloji i personalitetit.
    (b) Drejtojne procesin e rritjes si psh kur dhe si dhembet e qumeshtit shtyhen per tu zevendesuar nga dhembet e pjekurise.
    (c) Drejtojne te gjithe detajet e sistemit dhe ato strukturale per cdo organ te trupit.

    Une dhe ju, te gjithe e kemi prejardhjen nga nje qelize e vetme e fertilizuar. Ne berthamen e asaj pike te vogel, master kompjuteri (ADN) permbante programimin per cdo aspekt te personit ende te pakrijuar. Cdo organ, cdo nerv, cdo fije floku, ngjyre lekure, menyre sjelljeje...programohen ne keto kromozome te vogla te mrekullueshme





    Cdo qelize gjithmone “e di”




    A e dinit se cdo qelize ne trupin tuaj permban Te Gjithe kodin gjenetik per cdo qelize tjeter te trupit? Ne qelizat tuaja ka instruksione sesi te manifakturoje dhe riprodhoje cdo pjese te trupit tuaj. Eshte si rastin e fjaleve kur rrjeshtohen ne sentenca, pastaj ne paragrafe me pas ne kapituj.

    Genet jane si sentencat

    Disa gene bashke krijojne nje paragraf.

    Disa paragrafe genesh te grupuara krijojne nje kapitull.

    Disa kapituj krijojne nje liber te cilin ne e quajme kromozome.

    Jane 23 libra kromozomesh qe krijojne te gjithe enciklopedine e instruksioneve.

    Dhe nje enciklopedi perben teresine e nje personi.

    Kjo dublohet per te krijuar nje kopje identike ne menyre qe trupi te kete dy enciklopedi – qe jane 46 libra (kromozome) ne cdo qelize njerezore. Keto libra permbajne kaq shume fjale saqe enciklopedia njerezore eshte dhjete here me shume e gjate se e gjithe Enciklopedia Britanike. Me fjale te tjera, do te duheshin me shume se 1 milion faqe per te shkruar instruksionet njerezore. Dhe ky mesazh i ADN perseritet parreshtur sa here krijohet nje jete e re pasi instruksionet e saj i binden deri ne germen e fundit. Ky liber mesazher prej 1 milion faqesh i ADN-se jep instruksione te komplikuara teknike si te krijohet nje bime, kafshe ose njeri. Ato jane me teknike se cdo lloj kodi kompjuterik i krijuar ndonjehere nga njeriu, me teknike se cdo kompjuter ne planetin tone. Mendoni pak, a eshte e mundur qe nje sere gabimesh ne instruksione (mutacionet), te krijojne aksidentalisht nje kod te tille teknik? Ky kod, si nje kod Mors i perbere nga pika dhe viza duhet te perkthehet perpara se te perdoret. E verteta eshte se kodi i ADN-se ka nevoje per dike i cili njihte perkthimin dhe me pas te krijonte makinen qe ta perkthente ate. Kjo makine perkthyese eshte po ashtu e perfshire ne cdo qelize te trupit. Dikush duhej qe:

    a- Te njihte kodin sekret

    b- Te krijonte makinen dekoduese


    Teoria e evolucionit nuk mund te shpjegoje sesi lindi ky informacion. Sic e pame, nje proces i cili qelize kryen eshte krijimi i qelizave te reja. Ky proces i pabesueshem kerkon qe qeliza vete te lexoje e me pas te riprodhohet. Dhe a e dini se sa shpejt kryhet kjo? I gjithe dublikimi kryet brenda disa oreve. A doni ta provoni nje pune te tille dhe ta beni pa asnje gabim? E perseris: nje qelize e gjalle mund te beje dicka qe asnje makine e krijuar nga njeriu eshte ne gjendje ta beje. Mund te krijoje nje kopje perfekte te vetes se saj brenda disa oreve! Mendojeni pak, ndonese cdo qelize ka nje enciklopedi masive projektesh, serisht cdo qelize “di” punen e vet speciale dhe e kryen ate me saktesi. Per shembull, nje qelize ne lekuren e majes se veshit tuaj ka informacionin gjenetik per te prodhuar thoin e gishtit te madh te kembes por nuk e ben ate.


    Sa te vogla jane genet tuaja?


    A e keni konsideruar ndonjehere se ADN-ja njerezore eshte pafundesisht me e komplikuar se kompjuterat qe perdorim? Sado te mahnitshme jane mikrocipet e krijuara nga njeriu, ky cirkuit mikrobiologjik eshte pertej te pabesueshmes. Kodimi i programuar gjenetik per te gjithe 7 miliard banoret e Tokes do perfshihej brenda nje kokrre te vetme aspirine! Si gen i vetem –mundohuni ta kuptoni krahasimin – llogaritet te jete midis 4 dhe 50 e milionta e nje inch (nje inch eshte baraz me 2.5 cm). Dhe 500 mije gene do futeshin lirshem ne vrimen e krijuar nga nje maje lapsi.


    Densiteti i informacionit sub mikroskopik


    Ne nje interviste me Dr. Dean Kenyon, Profesor i Biologjise ne San Francisco State University, tha: numri i pjesezave te informacionit qe ruhet ne nje milimeter kub ADN te “paketuar ngushte” e kalon me nje magnitude te shumefishme kapacitetin e informacionit te ruajtur ne te njejtin volum ne cdo memorie kompjuteri. Densiteti i informacionit te ADN-se eshte 1.9 x 10 (18) [ne fuqi te 18-te] per milimeter kub, padyshim densiteti me i larte i ruajtjes se informacionit qe njihet nga njeriu. (marre nga botimi: Nje revolucion i Ri Shkencor – A New Scientific Revolution). Kenyon thote se kjo i ka cuar shume shkenctare ne perfundimin se qelizat e gjalla jane dizajnuar nga Agjent superinteligjent jashte natyres.

  3. #3
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    E pabesueshmja RNA


    Mesazheri ne nje qytet qelize quhet RNA. Ndonese duket si ADN (DNA) ka nje pashaporte qe i lejon te largohet nga berthama. Brenda nje fraksioni te sekondes masteri ADN dhe mesazheri RNA nderthuren. Me pas ADN stampon ne cast nje seksion te kodit te saj tek RNA. Me pas ADN-ja ndahet nga RNA-ja. Ndersa kjo e fundit ‘vrapon’ ne skajet e qytetit dhe aty me shpejtesi transferon kodin e saj nga nje enzime ne tjetren. Ky kod i thote cdo enzime qe te kryeje nje detyre te caktuar diku ne teresine e organit. E gjithe masa e qelizave brenda trupit ne nje fare menyre bashkepunon qe te sillet si peshk, mace, njeri ose cfare do qe organi total duhet te jete ne krijimin e tij.


    Formimi i proteinave qe bejne te mundur ekzistencen e ADN-se


    Ja dhe nje gje a gjeze per ju. ADN-ja nuk mund te formohet pa proteinen para ekzistuese. Ndersa proteinat nuk mund te krijohen pa ADN-ne para ekzistuese! Pra pergjigjuni kesaj: Nga ku dhe si e pati origjinen proteina e pare per te mundesuar strikturen e kodit te ADN-se ne cdo qenie? Probabiliteti matematik ka treguar se edhe nese toka dhe universi jone te ishin miliarda, madje triliona vjet, do ishte e pamundur qe t’i afrohej mundesise qe molekula me e thjeshte e proteines te krijohej rastesisht , e lere me pastaj gjithe qeliza.



    Cdo pjese funksionale e ADN-se duhet te jete 100 % e paprekur


    Brenda qelizes, krijohet nje pjese e makinerise e cila me pas transportohet qe te perputhet ne menyre perfekte me nje pjese tjeter, me pas ne nje tjeter, nje tjeter – sejcila e dizajnuar qe te perputhet dhe te bashkepunoje ne menyre specifike vetem me ate pjese te vecante e jo me nje tjeter. Dhe e kemi fjalen per nje sere pjesesh te nje makinerie komplekse, aq te vogel sa eshte e pamundur te shihet me syrin tone. Adn duhet te jete 100 % e paprekur me gjithe pjeset e saj te nderthurura ne menyre qe nje qelize e gjalle te ekzistoje. Nuk eshte e mjaftueshme qe te kesh informacionin ne genet individuale. Duhet po ashtu dhe informacioni qe ben te mundur bashkepunimin e tyre. Kjo mase e tille informacioni nuk mund te dale nga procese te rastesishme. Makinerite tona te softistikuara nuk mund te bejne asgje nese dikush nuk i pajis me nje program instruksionesh te koduara. Dhe programet duhet te krijohen nga qenie inteligjente. Mendoni sikur tju thosha se kompjuteri me windows e tij XP thjesht ndodhi – askush nuk e ka dizjanuar?


  4. #4
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Si evoluoi ky informacion?


    Dhe kjo pyetje eshte shume e madhe. A keni nje pergjigje per kete? Kodi i ADN-se, me kompleks se cdo kompjuter, si evoluoi ky informacion? Nga nje rastesi? E konsideroj te pamundur ta pranoj kete. Informacioni nuk eshte dicka qe mund te evoluoi hap pas hapi apo te shfaqet krejt papritur i kompletuar. Fillimisht duhet programuar. Sipas doktor Stephen C. Meyer, drejtor i Qendres per Perteritjen e Shkences dhe Kultures ne Discovery Institure of Seattle (ai po ashtu eshte autor i librit Darwinism, Desing and Public Education dhe bashke autor i Science and Evidence of Design in the Universe): Eshte pjese e dijes sone baze qe agjentet inteligjente mund te prodhojne sisteme te pasura informative. Pra argumenti nuk bazohet ne ate qe nuk dime por bazohet ne ate qe dime ne lidhje me shkakun dhe efektin e struktures se botes. Ne kete moment dime se nuk ka ndonje shpjegim natyralistik, asnje shkak natyral qe prodhon informacion. Jo selektim natyral dhe jo procese vet organizuese dhe jo rastesi e paster. Por ne kemi njohuri per nje shkak i cili eshte i afte te prodhoje informacion dhe ai eshte inteligjenca. Pra kur njerezit konkludojne per pranine e informacionit ne ADN, ata ne menyre efektive jane duke bere ate qe ne shkencat historike quhet si konkludim bazuar ne shpjegimin me te mire. Kur gjejme nje sistem te pasur informativ ne qelize, specifikisht ne molekulen e ADN-se, mund te konkludojme se nje inteligjence ka luajtur rrolin kryesor ne origjinen e atij sistemi edhe sikur te mos ishte aty per te observuar ardhjen ne ekzistence te sistemit.

    Ne vitin 2004, gazeta shkencore Proceedings of the Biological Society of Washington botoi nje artikull te Dr Meyer i cili behej avokat i idese se kompleksiteti i organizmave te gjalla eshte bere i mundur vetem fale dizajnimit te qellimshem dhe se informacioni biologjik nuk mund te kete lindur nga evolucioni i Darwin. Ju pelqen ose jo, informacioni mbetet te jete nje artifakt i inteligjences.


    Shkenctaret detyrohen te bejne nje kthese te forte


    Dr Dean Kenyon, profesor i biologjise (Emeritus) ne San Francisco State University ka qene njeri prej kimistave biologe mbeshtes me ne ze ne bote te teorise se evolucionit. Ai eshte bashke autor i Biochemical Predestination, veper e cila deklaron se evolucioni i jetes ka qene i pashmangshem... proteinat qe nevojiten per te krijuar qelizat e gjalla ishin formuar direkt nga forcat e terheqjes midis pjeseve te tyre... se proteinat jane thjesht formuar bashke (veteformuar) ne zinxhir direkt nga amino acidet, pa asnje grumbullim instruksionesh prej ADN-se. Teoria e tij u pranua me entuziasem nga komuniteti shkencor evolucionist. Por brenda disa vjetesh mbas publikimit, Kenyon papritur filloi te kishte dyshime serioze. Ndodhi ne momentin kur njeri nga studentet e tij i drejtoi kete pyetje: Si mund te jene grupuar proteinat e para pa asnje ndihme nga instruksionet gjenetike? (proteinat jane informacioni i domosdoshem per te ndertuar qelizen e pare). Me pas u zbulua ADN-ja. Kjo do ishte fatale per teorine e evolucionit molekular te Kenyon. Ai vete deshmon: Sa me shume qe perfundoja studimet e mija, perfshi ketu dhe nje periudhe tek NASA-AIMS Research Center, aq me shume u be e dukshme se kishte veshtiresi te shumta me teorine e evolucionit kimik. Dhe puna e metejshme eksperimentale tregoi se amino acidet nuk kane aftesi te rregullojne vetvehten ne asnje sekuence te kuptueshme biologjike. Sa me shume qe mendoja per alternativen qe po paraqitej ne kriticizem dhe problemi madheshtor qe te gjithe ne qe kishim punuar ne kete fushe kishim neglizhuar ta trajtonim, problemin e origjines se vete informacionit gjenetik, aq me shume e kuptova qe duhet te rishikoja gjithe pozicionin tim ne drejtim te origjines (Ibid).





    Fakti i mahnitshem eshte se brenda cdo qelize mikroskopike, makinerite punojne bashkarisht qe te realizojne punet specifike dhe jane te drejtuara nga makina te tjera ne forma special per te precizuar zonat ku ato nevojiten. Kur mesoi kete, Kenyon deklaroi: Kjo eshte absolutisht e mahnitshme. Te perceptosh ne nje madhesi te tille nje aparat te akorduar me kaq precision qe mban shenjat e nje dizajnimi dhe manifakturimi inteligjent!

  5. #5
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Evidence e observueshme e nje Mjeshtri Dizajnues


    Cfare tjeter mund te quhet kjo pervecse evidence e obeservueshme e nje dizajni te paramenduar programimi nga nje Mendje Superiore? Evidence e nje dizajni te organizuar ne menyre inteligjente. Natyrisht qe nje Disajner i tille eshte dikush absolutisht me madheshtor se ne, me madheshtor se dhe vete krijimi.


    Muzike ne Gene


    Kohet e fundit eshte zbuluar se ADN-ja eshte e lidhur me muziken. Nese te pelqen muzika por mendon se nuk je ne gjendje qe ta ndjekesh ate, atehere ti mund te jesh gabim. Gjenetisti i respektuar Susumo Ono beson se ka zbuluar muzike ne gene – ne menyre te vecante ato njerezore, genet e peshqeve dhe te lepujve. Susumo eshte nje studiues ne fushen e ADN-se. Mbasi i shtroi vetes pyetjen nese do i caktonte nje note muzikore cdo fije te ADN-se dhe lidh ato sebashke dhe ti luante ato, si do tingellonte ADN-ja? Ai beri nje prove dhe rezultati ishte i pabesueshem. Susumo zbuloi nje dizajnim (pattern) muzikor te notave te cilat serisht tregonin inteligjence. Kaq e madhe ishte habia e tij sa kontaktoi disa muzikante dhe ata nga ana e tyre mbeten te mahnitur kur degjuan eko te tingujve te Bach, Schubert, Mozart te perfshire ne muziken e ADN-se. Dr Oko vendosi te punonte ne menyre te kundert duke perkthyer marshin funeber te Shopenit ne simbole kimike. Rezultati doli, kancer. Natyrisht qe skeptiket shprehen se keto fije te ADN-se prodhojne vetem nje varg te nje note te vetme, jane muzikantet ata qe mbushin pjesen tjeter me ritmin dhe harmonine. Dhe keshtu eshte por thelbi mbetet qe ne cfaredo drejtimi apo menyre ta shohesh, dizajnimi i notave deshmon per nje inteligjence si burim te ADN-se. Pra aspak nga nje force e verber apo aksidentale e natyres.



    Identike me gjuhen e shkruar




    Por ka dhe me shume. Shkenctaret ne Bell Laboratories kryen disa studime mbi gjuhen matematikore te molekules se ADN-se. Zbulimi ishte i pabesueshem. Dizajnimi matematikor ishte identik me ate te nje gjuhe te folur. Ne lidhje me ADN, Dr. Charles Thaxton, mbeshtetes i teorise se Dizajnimit Inteligjet me nje doktorature ne physical chemistry nga Iowa State University dhe post doktorature nga Universiteti i Harward per Historine e Shkences, thote: Eshte zbuluar nje identitet strukturor midis mesazhit gjenetik ne ADN dhe mesazhit te shkruar ne nje gjuhe njerezore. (Charles Thaxton, “A New Design Argument,”, Cosmic Pursuit 1, no.2, Pranvere 1998). Nga ana tjeter, Hupert Yockey, fizikant i famshem dhe teorist informativ i Universitetit te Berkeley, California i cili ka punuar me Robert Openheimer ne te famshmin Manhattan Project (krijimi i bombes atomike) shpjegon: Ka nje identitet strukture midis ADN-se (dhe proteines) dhe mesazheve te gjuhes se folur. Duke e ditur nga eksperienca se inteligjenca prodhon mesazhe te shkruara (dhe asgje shkak tjeter nuk eshte i njohur) implikimi, sipas metodes abduktive eshte se shkaku i inteligjences prodhoi ADN-ne dhe proteinen. Rendesia e ketij rezultati qendron ne sigurine e tij pasi eshte me i forte se edhe nese strukturat do ishin sadopak te ngjashme. Nuk po merremi me dicka siperfaqesisht te ngjashme midis ADN-se dhe tekstit te shkruar. Nuk po themi se ADN-ja eshte si nje mesazh. Po themi qe ADN eshte mesazh. Si rrjedhim dizajni i vertete rikthehet tek biologjia. (Hubert P.Yockey, “Journal of Theoretic Biology”. Dhe konkluzioni me i natyrshem eshte qe nese duhet inteligjence per te shkruar nje gjuhe atehere eshte evidente qe duhet inteligjence te shkruash nje kod ADN-je.


    “Sentenca” te dizajnuara ne menyre inteligjente te stampuara nga “jashte”


    Dean Kenyon u pyet nese ADN-ja vjen ne ‘sentenca’ te dizajnuara ne menyre inteligjente. “Eshte e vertete se kur shkenctaret hulumtojne neper boten mikroskopike te ADN-se, ata nuk gjejne nje renditje te rastesishme por ne fakt “libra instruktive” te shkruara me se miri?

    “Po,” pergjigjet Kenyon. “Jane kryevepra te nje perzjerje dhe finese te pabesueshme.”

    “Dhe ju debatoni se keto ‘sentenca’ biologjike ne ADN nuk mund te kene lindur nga kushte materiale sic sugjerojne evolucionistet?” pyet intervistuesi.

    “Jo,” thote Kenyon. “Ashtu si kimia dhe fizika e bojes dhe letres nuk percaktojne rradhitjen e simboleve ne nje text te shtypur por kjo rradhitje duhet te stamposet me boje nga “jashte”, ashtu dhe rradhitja e bazave ose sub uniteve ne ADN (adenine, thymine, guanine dhe cytosine ose A,T,G,dhe C sic paraqiten zakonisht) nuk mund te percaktohen nga tendenca te njohura kimike te ketyre sub uniteve individuale dhe duken se jane stampuar nga “jashte” mbi sub unitet per te krijuar vetem ato sentenca qe kane kuptim biologjik.




    Rradhitja dhe kompleksiteti fantastik ne kodin e ADN-se, i kondensuar ne nje madhesi pabesueshmerisht te vogel, sugjeron vepren e nje intelekti te shkelqyer ne vend te nje sere proceses te rastesishme. Sugjeron se per te dizajnuar ato eshte menduar shume, ashtu si qeniet njerezore perdorin inteligjencen e tyre per te dizajnuar dhe ndertuar kompjuterat, avionat Jumbo, anijet kozmike dhe pajisje te tjera te sofistikuara. Nese do merreshin sinjale nga hapesira ato do trajtoheshin si evidence e nje burimi inteligjence. Atehere pse nuk duhet konsideruar sequenca e mesazhit ne molekulen e ADN-se si nje evidence e dores se pare per nje burim inteligjence?

  6. #6
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    I dizajnuar per te mos evoluar


    Dhe ketu eshte e papritura tjeter. Germat e kodit gjenetik jane ndertuar ne menyre qe te mbrohen nga gabimet! Genet ruajne informacion ne fije te gjata te ADN-se, ne formen e germave kimike te quajtura A,T,C dhe G. Ne menyre qe genet mund te kopjohen ne menyre te sakte, sejcili prej tyre perbehet nga dy fije paralele ADN-je te mbajtura bashke nga hallka midis germave kode te nje fijeje me ato te tjetres. Dy fijet nuk jane identike. Qe do te thote se A-te nuk lidhen me A-te e fijes tjeter e keshtu me rradhe. Perkundrazi, ato jane mikluese. A-te lidhen me T-te; C-te lidhen gjithmone me G-te. Donail MacDonaill i Trinity College, Dublin studjoi tendencen e lidhjes midis germave. Dhe zbuloi se ato formojne nje paritet ose barazi ne kod, i ngjashem me ate te kodeve te kompjuterave gje e cila minimizon gabimet gjate transfertes elektronike te informacionit. Askush sdo ishte aq naiv sa te besonte se kodet e barabarta ne elektroniken moderne kane evoluar thjesht rastesisht. Ato jane planifikuar me kujdes nga dizajnera softwaresh. A mund te jete barazia e kodeve e zbuluar ne ADN, nje evidence e metejshme se kodi gjenetik eshte krijuar me paramendim? ADN eshte dizajnuar qe te ruaje kopje te sakta dhe te shmange ndryshime ne informacionin qe permban. Kjo do te thote se eshte dizajnuar qe TE MOS EVOLUOJE!!! Ne vend te saj eshte dizjanuar qe te riprodhoje pafundesisht llojin e saj. Dhe kjo e ben evolucionin shkencerisht te pamundur. Genet e fluturave te frutave jane manipuluar qe te prodhojne flutura pa sy. Kur keto u mbareshtuan edhe pjella e tyre nuk kishte sy. Por mbas disa gjeneratave syte filluan te shfaqen serisht dhe kjo shpjegohet nga ky mekanizem i hartuar per te ndaluar ndryshime te tilla (ose fail safe mechanism). Pra me pak fjale, jo evolucion!



    Asgje me shume sesa nje mrekulli


    Mikrobiologu Dr Michael Denton sfidon gjithe komunitetin shkencor qe te adresojne pamundesine e krijimit te nje qelize te vetme po te mos ekzistonte “ndodhia e pagabueshme e nje mrekullie”



    Dhe jo rastesisht matematicienet kane problem me dhe dyshime serioze me teorine e evolucionit. Matematicieni I. L. Cohen, antar i New York Academy of Science shkruan:

    ...cdo ndryshim fizik i cdo madhesie, gjendje ose forme eshte rezultat strikt i nje rrjeshtimi te qellimshem te miliarda neukleotideve (ne ADN). Natyra ose speciet nuk kane kapacitet per te rradhitur ato rishtas ose shtuar ato... E vetmja menyre qe njohim qe ADN te alterohet eshte nepermjet nje nderhyrje te qellimshme nga nje burim i jashtem inteligjence – nje burim qe di se cfare ben, te njejten gje qe bejne inxhinjeret tane gjenetik sot neper laboratoret e tyre. (I.L. Cohen, Darwin Was Wrong; A Study in Probabilities. New York Research Publications, Inc., 1984, p. 209) Cdo baze (ose germe) neuklotidesh ne nje fije ADN-je nderthuret me nje partner specifik ne fijen tjeter (me fije kam parasysh termin DNA strand). Sebashku ato me pas formojne ciftin baze te germave. Tre cifte germash formojne kodin per nje amino acid. Rradhitja me te cilen keto cifte jane rrjeshtuar ne nje fije ADN-je, percakton dhe informacionin qe permbahet ne ate fije. Informacioni gjenetik permbahet ne nje pafundesi kombinimesh ciftesh pergjate gjithe gjatesise se molekules se ADN-se. Nje gen eshte nje sekuence e vecante germash te cilat kodoen per nje proteine specifike. Me tej ai shton:

    ...cdo koncept i avancuar nga teoria e evolucionit (e permiresuar me pas) eshte imagjinar dhe i pambeshtetur nga faktet shkencore te mikrobiologjise, fosileve dhe koncepteve te probabilitetit matematikor. Darwin ka qene gabim (Ibid, fq 210).


  7. #7
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Shance te pamundshme




    A mund te fitoni 1 milion here nje llotari 1 milion dollaresh?



    Gjithmone me ka pelqyer te ve baste ne garat me kuaj. Ska gje me eksituese sesa te blesh nje gazete, te sajosh nje formule fitimi... dhe te degjosh garen sesi po shkon. Per te shtuar eksitimin ndonjehere shkoj vete ne gara per ti pare live. Ato momentet e fundit perpara finisht jane gjithmone te tensionuara. Ndonese me shance te arsyeshme, me shpesh humbas sesa fitoj. Tani le t’i hedhim nje sy shanceve te meposhtme. Perpara se te vazhdoj me lejoni t’ju pershkruaj ate qe ndodh brenda cdo qelize te trupit tuaj ne kete moment.



    Proteinat: inteligjence pa tru



    Proteinat jane puntoret brenda nje qelize. Ndermjet detyrave te tjera, proteinat jane transportuese brenda qelizave. Ato jane hamejte qe levizin cdo gje verdalle. Kush i thote atyre cfare, ku, kur dhe sa te ngarkojne? Pergjigja qe do jap paraqet nje pyetje tjeter edhe me te madhe: Nje tjeter proteine (shpesh nje ndertuese) leviz drejt transportuesit, e prek ate per nje moment dhe transportuesi ne cast e di me saktesi se cfare te marre dhe sasine qe nevojitet. Cdo proteine grumbullohet me kujdes nga nje tjeter proteine – e cila kjo e fundit eshte grumbulluar vetem nje cast me pare. Punen e grumbullimit e ben nga materialet qe ndodhen rreth e rrotull. Dhe nuk gabon kurre. Kush e mesoi proteinen qe te grupoje nje tjeter proteine? Cdo proteine ka nje strukture shume komplekse. Eshte e perbere nga qindra amino acide organike, te stisura ne nje rend shume te komplikuar. Ekziston vetem nje grupim i sakte per cdo proteine dhe ka me miliona menyra te gabuara qe ato mund te grupohet. Shprehja e rastesise se evolucionit nuk mund te arrinte kurre te krijonte kombinimin e drejte per cdo proteine. Nese proteina ndertuese zbulon se nuk ka sasine e duhur te amino acideve qe ndodhen rreth e rrotull atehere i kerkon nje proteine tjeter qe ti sjelle ca te tjera. Mesazheri shkon ne skajet e qelizes dhe i thote ruajtesit te deres (nje tjeter proteine) qe t’i sjelle, gje qe ai e ben. Dhe kjo ndodh me miliona here brenda nje minute ne cdo qelize te trupit tuaj.


    Cdo molekule e vogel proteine ben gjene me fantastike. Kryen detyra shume te komplikuara qe kerkojne nje inteligjence te madhe. Problemi eshte se nuk ka asnje qelize nervore ne trupin e saj. Ska tru. Ushtri te tera proteinash kryejne nje sere veprimesh te komplikuara. Cdo hap eshte kompleks e megjithate rezultati perfundimtar eshte gjithmone perfekt. Si mund te realizohet kjo kur proteina te ndryshme te cilat asnjehere nuk takohen me njera tjetren marrin pjese ne hapa te ndryshem? Dhe askush prej tyre nuk meson proteinat e reja sesi te ndertojne apo kryejne punen qe duhet te kryejne. Nuk ka mesues brenda ne qelize pasi te gjithe studentet skane tru e megjithate ata e dine me saktesi se cfare duhet te bejne.




    Tani merrni ne konsiderate kete fakt: edhe sikur evolucioni te mund te prodhonte nje here te vetme proteinen e sakte - do ishte e pamundur qe te perseriste procesin serisht e serisht, gje qe nevojitet per te replikuar proteinen e sakte ne krijimin e miliona te tjerave. Dhe dicka tjeter, forma me e thjeshte e kompleksit te ADN-se eshte nje virus. Por qe nje virus te riprodhohet ka nevoje te hyje ne nje qelize te gjalle qe te perdore energjine nga mitrokondria dhe aftesine protein prodhuese te qelizes mbajtese. Virusi eshte i paafte qe te riprodhoje vetvehten.

  8. #8
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Enzimat: shancet matematikore


    Enzimat jane proteina me nje peshe te madhe molekulare. Sir Fred Hoyle dhe profesor Wickramasinghe shkruajne: “Sistemet biokimike jane tejet komplekse aq sa shancet qe ato te jene formuar nepermjet nje perzjerje te rastesishme molekulash te thjeshta organike eshte tejet e vogel, e padallueshme nga zero. (F.Hoyle dhe C. Wickramasinghe: Evolution From Space, Dent 1981, fq3). Ata shpjegojne se jane mbi 10 ne fuqi te 80 (10 e pasuar nga 80 zero) atome ne univers dhe 10 ne fuqi te 17 sekonda kane kaluar nga i pretenduari ‘big bang’. Numri i enzimave te pavarura te nevojeshme per jeten eshte rreth 2000. Probabiliteti i ndertimit te njeres prej ketyre enzimave nuk mund te jete me i madh se 1 ne 10 ne fuqi te 40000 (10 e pasuar nga 40 mije zero). Pra ky probabilitet kaq i pamundur nuk mund te arrihet edhe sikur i gjithe universi te ishte i mbushur me supe organike. Nese dikush nuk eshte i indoktrinuar nga besimi social ose nga nje trajnim shkencor qe jeta e ka origjinen ne Toke, kjo llogari e thjeshte do fshinte cdo ide (Ibid, fq 24). Fred Hoyle duke shkruar tek New Scientist perserist se 2000 enzimat komplekse te ndryshme nevojiten per qe nje organizem i gjalle te jetoje. Ai me pas shton se asnje e vetme nga keto nuk mund te formohet nga rastesia, as ne 20 miliard vjet. Nje shembull me i thjeshte do ishte krahasimi sikur dikush ketu ne toke te fitonte nje llotari 1 milon dollareshe 1 milion here.


    Amino acidet: rastesi te pamundshme



    Jane 20 amino acide dhe 300 amino acide ne nje sekuence te specializuar ne cdo proteine ndermjetese. Kombinimet ne nje shifer te tille jane me miliarda. Kombinimi i sakte eshte ai qe i solli keto 20 amino acide te grupoheshin ne sekuencen e duhur ne menyre qe te krijohet nje proteine e perdorshme. Mundesia e stisjes se ketyre 20 amino acideve eshte 2,500,000,000,000,000,000 (kuintillion, pra 2.5 kuintillion – emertimi ne kete rast eshte e imja si Darius). Nese Teoria e Evolucionit eshte e vertete atehere cdo stisje proteine ne nje forme jetesore duhe te provohet me rradhe ne menyre qe te punoje sakte – fillimisht nje kombinim e me pas nje tjeter deri sa te gjehet ai i duhuri. Por deri sa te gjehet ky kombinim, organizmi do kete vdekur prej kohesh (nese do kishte qene i gjalle).



    Cdo gje duhet te ekzistoje bashkarisht, ne te njejtin moment!



    Adn funksionon vetem sepse ka enzimat qe e ndihmojne per kete gje. Enzimat nga ana tjeter funksionojne sepse ekzistojne zinxhira proteinash; proteinat funksionojne sepse ekziston adn; adn funksionon sepse e mundeson formimi i zinxhirave te proteinave. Pra ato duhet te ekzistojne te gjitha bashke, ne te njejten kohe. Por enzimat funksionojne vetem sepse zinxhiri i proteinave eshte i koduar ne nje sekuence speciale nga Adn-ja. ADN mund te replikohet vetem me ndihmen e proteinave enzime. Pra gjendemi perpara nje situate te ashtuquajtur veza dhe pula (E.Ambrose, Natyra dhe Origjina e Botes Biologjike, fq 135) [The Nature and Origin of the Biological World]




    Nje teori e dale mode



    Po, duket sikur jemi ne nje shtjelle me kete teorine e evolucionit. Kemi ngecur tek kjo ide e dale mode e shekullit te 19-te e cila u hartua ne nje kohe kur pothuajse nuk dihej asgje mbi proteinat, gjenetiken dhe mikrobiologjine.

  9. #9
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    A sugjerojne eksperimentet se ne mund te krijojme jete?



    Dean Kenyon eshte nje antar i Discovery Institute’s Center for the Renewal of Science and Culture, nje thinktank i Dizajnimit Inteligjent me qender ne Seattle, Washington. Ai eshte nje profesor i Biologjise ne San Francisco State University. Ka nje doktorature ne biofizike nga Stanford University dhe ka nje post doktorature ne National Science Foundation ne Universitetin e Kalifornise, Berlkley, nje shkollar i Trinity College, Oxford University dhe nje studiues i bashkangjitur i NASA-Ames Research Center. Pjeset qe vijojne jane shkeputur nga nje interviste qe ai kreu me Benjamin Wiker.

    Wiker: Sipas dokumentave standarte materialiste te evolucionit, miliarda e miliarda vjet me pare ne toke kishte nje “supe” kimike dhe nga kjo supe pa jete ne nje fare menyre lindi jeta. Cfare jane ato zbulime qe ju shtyne ju te kundershtoni kete teori?

    Kenyon: Teoria standarte ka shume vrima dhe njera prej tyre eshte fakti qe nuk ka asnje evidence gjeokimike mbi ekzistencen e nje supe pre biotike!

    Wiker: Po cfare mund te thuhet per eksperimentet te cilet supozohet se treguan qe ne mund te krijojme blloqet ndertuese te jetes, amino acidet, prej kesaj supe kimike?

    Kenyon: Eksperimenti i famshem i Stanley Miller i kryer ne fillim te viteve 50-te presupozohet se stimuloi atmosferen e hershme primitive te Tokes. Duke perdorur nje perzjerje metani, amonjaku, hidrogjen molekular dhe avuj uji, ai prodhoi nje sasi te vogel amino acidesh dhe disa substanca te cilat gjenden ne qelizat e gjalla. Por ajo qe dihet me pak eshte fakti qe tendenca dominuese e kimise qe ndodh ne keto eksperimente shkon drejt materialeve jo biologjike - qe eshte shtresa e qelibarte e cila mbeshtjell pjesen e brendeshme te organit. Per ta zgjeruar, eksperimente te tilla vazhdimisht e lene molekulen e oksigjenit jashte organit ndonese evidenca gjeologjike sugjeron se oksigjeni ka qene i pranishem ne atmosferen e hershme te planetit.

    Wiker: Pse e lene oksigjenin jashte eksperimenteve te tilla?

    Kenyon: Nese oksigjeni molekular do ishte i pranishem, nga oksidimi do shkaterronte cdo biokimikat qe krijohet. Natyrisht duhet thene se nese oksigjeni dhe hidrogjeni jane sebashku ne nje perzjerje gazesh te formuar nga shkendija elektrike, organi mund te shpertheje.

    Wiker: Pra eksperimenti i llojit te Miller, ne kete rast nuk perputhet me ambjentin kimik te tokes se hershme?

    Kenyon: Sakte. Ne nje rast te tille, oksigjeni lihet jashte eksperimentit si rezultat i kerkeses se teorise se evolucionit kimik , jo sepse ne kemi evidence qe ka ska qene i pranishem ne atmosferen primitive. Po ka te tjera veshtiresi edhe me te medha. Per shembull, energjia e perdorur per te krijuar reaksionin kimik ne keto eksperimente simuluese – shkendija elektrike, rresze ultraviolete dhe tipe te tjera radiacioni, nxehtesi – ne fakt me shume do shkaterronin se sa do krijonin produkte komplekse. Burimet energjike ne vend qe te ishin krijuese, do kishin nderhyre ne perberjen e karbonit ne te pretenduaren supe prebiotike ne nje menyre te tille qe shkaterrimi i kimikateve do predominonte krijimin e tyre. Se fundi, ne nuk kemi asnje njohuri te qendrueshme natyraliste mbi origjinen prebiotike te informacionit gjenetik – i cili eshte origjina e sekuencave lineare specifike biologjike te neuklotideve ne ADN dhe RNA. Keto jane disa nga arsyet pse mendoj se e kunderta eshte komplet predominuese ndaj teorise se origjines kimike te evolucionit te jetes ne toke.


    Jete e krijuar ne laborator?

    Po a nuk mund te krijohet jeta ne nje laborator? Ne fund te fundit shkenctaret e sotem kane krijuar disa blloqe ndertuese te jetes – amino acidet. Mos nxitohemi! Se pari, kjo eshte bere nga njerez me intelekt, ne kushte laboratorike artificiale, shume ndryshe nga ato te atmosferes se hershme te tokes. Dhe se dyti, amino acidet jane vetem nje pjesez fare e vogel e elementeve te nevojshem per jeten. Do ishte njesoj sikur te thonim se prodhimi aksidental ne laborator i nje sasie boje te zeze provon se Enciklopedia Britanike evoluoi rastesisht.


    Pse Kenyon vendosi te refuzonte evolucionin?


    Wiker: Ma merr mendja se ska qene gjithmone keshtu – dmth qe ju nuk keni qene gjithmone kaq skeptik ndaj deklaratave mbi teorine e evolucionit. Ju keni qene bashkeautor i nje nga librave me te shitur mbi evolucionin kimik ne vitin 1970.

    Kenyon: Po, eshte e vertete. Kryeva kerkime studimore post doktorature ne laboratorin Melvin Calvin ne University of California, ne Berkley dhe aty bashkepunova me Gary Steinman per te shkruajtur Predestinimi Biokimik ( Biochemical Predestination). Dhe vetem mbas 10 vjetesh qe jepja mesim ne San Francisco State University, kursi mbi evolucionin, fillova te kisha dyshime serioze mbi gjithe teorine e evolucionit. Me kishin lindur dyshime mbi tranzicionin e nje sere fosilesh dhe eksperimenteve mbi evolucionin kimik si ai i Millerit dhe me kalimin e kohes po ndihesha gjithmone e me shume i pasakte kur deklaroja perpara studentave gjerat standarte te evolucionit pasi keto deklarata nuk po mbeshteteshin me nga literatura shkencore. (Interviste nga Benjamin Wiker. Paper: A New Scientific Revolution).


    Disa shkenctare te tjere te ndershem vendosin te flasin


    Teoria e Evolucionit eshte shkencore? Ku eshte shkenca? Mund t’i siguroj lexuesit se American Kennel Club nuk do jepte kurre pasardhesin e qenit tuaj bazuar ne evidencen qe paraqesin paleontologet. (Isaac V. Manly, M.D. Harvard Medical School, A Medical Doctor Looks at the Reality. Joplin, MO: College Press, 1994, pp 15,117,228). Kam besimin se nje dite miti Darvinian do rreshtohet si nje nga mashtrimet me te medha ne historine e shkences. Kur kjo do ndodhe, shume njerez do drejtojne kete pyetje: si eshte e mundur te ndodhte kjo? (Saltationist Soren Lovtrup, Professor of Embryology, University of Umea, Sweden. Darwinism: The Refutation of a Myth. New York: Chapman Hall, 1987, p.422) Pra le te fleme te qete, shkollimi i femijeve tane eshte ne duart e ketyre “eksperteve” te ndershem. Tani i erdhi rradha pyetjes tjeter per te testuar imagjinaten e ketyre mendimtareve te medhenj...

  10. #10
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Si ka evoluar informacioni?






    Origjina e Universit




    Le ta fillojme kete analize me nje shaka te vogel. Perkulu deri tek kepucet, kap lidheset dhe terhiqi duke i dhene trupit siper deri sa te te humbase frymarrja. Do nxehesh e me nje ankese femijenore do bertasesh: Pse nuk arrij te shkeputem dot nga toka? Dhe pergjigjen per kete e di shume mire. Mund te vazhdosh te terheqesh lidheset e kepuces per triliona vite dhe serisht nuk do shkeputesh dot nga toka. Ligji i gravitetit te ndalon. Tani dy jane pyetjet qe lindin natyrshem:


    1. A kane qene per shume kohe Ligjet e Konservimit te Energjise dhe Suspendimit te Materies, per te mundesuar Hapesiren Boshe te krijoje nje gur?

    2. A mund te laget guri (pa arsye) dhe te linde ne kete menyre nje amebe?


    Natyrisht qe mundet nese zgurdullon syte dhe kryqezon gishtat!!! Askush nuk e ve ne diskutim se origjina e universit perfshin materie fizike qe u shfaq nga asgjeja. E megjithate nuk ka asnje mekanizem shkencor qe mund ta kete shkaktuar ate. Por materia fizike eshte shfaqur. Sepse ne jemi ketu! Lotari e paster fare. Cfare ndodh nese me miliarda e miliarda e miliarda topa te zinj perzihen sebashku me gjithe nje top te bardhe dhe une symbyllurazi fus doren dhe kap pikerisht topin e bardhe? Cfare ndodh nese vete jeta ime eshte e varur nga kjo? Kap te bardhin ose do vdesesh. Nese zgjas doren symbyllurazi ne mes te atyre miliarda e miliarda sferash te zeza dhe zbuloj se kam kapur te vetem te bardhe qe ishte aty... po, me te drejte do dyshoj se i gjithe procesi ka qene i manipuluar. E nxora rastesisht? Si mendoni? A nuk do te me quanit te cmendur nese do shprehesha se e kapa me here te pare dhe krejt rastesisht?



    Origjina e jetes



    Por kjo nuk eshte e gjitha. Po vete rastesite qe jeta te ekzistoje? Matematikisht eshte thjesht e pamundur. Kur merren ne konsiderate qindrat e faktoreve qe nevojiten per te prodhuar jete ose edhe thjesht nje planet te afte per te pasur jete sic e njohim ne – faktoret te ndryshem si ritmi i shkaterrimit te elementave dhe distanca e orbites se nje planeti nga dielli i tij - dhe duke i shumezuar keto faktore me rastesite matematikore dhe ato shkencore, thjesht probabiliteti nuk funksionon. Ne thjesht nuk duhet te ndodhemi ketu!!!

    Kjo te sjell ndermend dicka qe Sir Fred Hoyle ka thene. Ky astronom i nderuar britanik llogariti se mundesite qe vetem njeri nga faktoret e nevojshem per jeten te bashkohet rastesisht – enzimat qe nevojiten per te kryer funksionet kimike qe te prodhohen krijesat me te thjeshta te gjalla – ishin nje ne 10 ne fuqi te 40.000. Ky eshte shkrutimi matematikor per nurmin 10 te pasuar nga 40.000 zero, mjaftueshem per te mbushur 20 faqe libri.... 000000000000 etj etj. (per kuriozitet, matematicienet e konsiderojne te pamundur nje probabilitet me pak se1 ne 10 ne fuqi te 50).

  11. #11
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    ADN-ja thjesht ka evoluar?



    Le te marrim ne konsiderate origjinen e nje qelize te gjalle. Sa kane qene mundesite qe te krijohej qeliza e pare e thjeshte? Le te pyesim nje analizues statistikash. Nje qelize e thjeshte te prodhohet rastesisht? Ai do pergjigjej: A po jeton ne nje bote endrrash? Edhe qeliza me e thjeshte qe mund te krijojme do kerkonte jo me pak se 100 mije cifte base adn-je dhe nje minimum prej 10 mije amino acidesh qe te formohej zinxhiri thelbesor i proteines. Lere pastaj gjerat e tjera qe jane te nevojshme per qelizen e pare. Kini parasysh se cdo cift baze i vetem ne zinxhirin e adn-se duhet te kete te njejtin orientim molekular. (“majtas” ose “djathtas”). Dhe po ashtu, virtualisht te gjitha amino acidet duhet te kete drejtimin e kundert. Dhe sejcila prej tyre duhet te jete pa asnje gabim. Cdonjera prej atyre 10 mije qe permendem. Tani a e dini se kush jane mundesite qe te arrihet thjesht rastesisht nje orientim i tille? Do ishte 1 shanc ne 2 ne fuqi te 110.000 ose 1 shanc ne 10 ne fuqi te 33.113 ! Qe ta shprehim ne nje menyre me te thjeshte, nese ju do tentonit 1 trilion, trilion, trilion kombinim cdo sekonde per 15 miliard vjet, mundesite qe te arrihej orientimi i sakte do ishin serisht 1 ne triliona, triliona, triliona... dhe trilionat do vazhdonin per 2755 here ! Do ishte sikur te fitonit nje llotari kombetare me shume se 4700 here rrjesht me vetem nje bilete per sejcilen prej tyre. Me fjale te tjera... E PAMUNDUR !!! Lexojeni serisht dhe mendohuni mire.



    Si eshte shtuar faktori “jete” ?



    Orientimi i molekulave ne menyre te sakte eshte thjesht njera nga sekuencat e duhura qe jeta te shfaqet rastesisht. Ketu kemi nje tjeter: Si e shtoni faktorin “jete” ne nje materie jo te gjalle? Dhe kjo eshte vetem per qelizen e pare me te thjeshte. Me pas kemi problemin e zhvillimit te me shume se 1.7 milion specieve shume komplekse... me akoma me shume mundesi qe te mos ndodhe. Dhe sic e thame me siper, nje analist statistikash do ju siguronte qe evolucioni i rastesishem eshte thjesht i pamundur. Ne shkolle kemi mesuar mbi qelizen e thjeshte... po tani kemi zbuluar se kjo qelize eshte me komplekse se vete rrjeti i gjere transportues i qytetit te New York gjate pikut te trafikut. Dhe po ashtu pame se qe kjo qelize te shfaqej aksidentalisht do perbente nje absurditet matematikor. Kete pike te argumentit e trajtuam por ja vlen te shqyrtohet serisht. Makineria e ADN-se brenda cdo qelize duhet te jete 100 % e paprekur ne te gjithe nderthurjen e saj, pjesezat funksionale, perpara se vete qeliza e gjalle te ekzistoje. E mahnitshme do te shpreheshit por prit derisa vete kuptimi i kesaj te perceptohet ne trurin tuaj. Dhe implikimi eshte pertej te mahnitshmes...

    Se pari, ADN-ja vjen ne sentenca te dizajnuara ne menyre inteligjente. Nuk eshte si nje Gjuhe. Eshte nje Gjuhe.

    Se dyti, kjo makineri molekulare ka aftesine te krijoje kopje te vetvehtes. Dhe qe te realizoje kete duhet te jete tejet komplekse.

    Se treti, molekula e ADN-se qe i thote cdo pjese te ‘qytetit” qelize se cilen nga punet e ndryshme te kryeje, eshte sistemi depozitues me kompleks i njohur ne univers.

    Se katerti, ne cdo qelize, punishte te madhesise mikroskopike ne menyre te parreshtur, terheqin. Procesojne dhe depozitojne ushqim. Dhe nje impiant energjitik tejet efikas djeg ushqimin qe te prodhoje dhe depozitoje energji - cdo hap pa mbinxehur temperaturen delikate te makines sensitive.

  12. #12
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Si ka evoluar informacioni fillestar?



    Sejcila prej ketyre gjerave ka nevoje te marre informacion sesi te beje punen specifike. Kjo perben nje veshtirese te papare...informacionin. Si evoloi informacioni gjenetik? Dhe nga ku erdhi fillimisht? Nga materia e vdekur? Kjo eshte pyetja qe te shtang me shume. Si mund te evoloje nje informacion kaq kompleks i koduar ne menyre perfekte kaq papritur dhe menjehere? A mund te gjejme nje pergjigje per kete pyetje? Nje figure shume pikerisht lidere ne shkencen e informacionit ka qene Dr Werner Gitt, drejtor dhe profesor ne German Federal Institute of Physics and Technology. Sipas Dr Gitt, shkenca ben te qarte ne menyre absolute nje fakt: informacioni nuk mund te dale rastesisht nga kaosi. Gjithmone nevojitet nje burim me avancuar informacioni qe te prodhoje informacion. Dhe se fundi, informacioni eshte produkt inteligjence. Nje sistem i koduar eshte gjithmone rezultat i nje procesi mendor (nevojitet nje inteligjence ose krijues)... Duhet theksuar se thjesht materia eshte e paafte te gjeneroje nje kod. Eksperienca tregon se nevojitet patjeter nje qenie inteligjente e cila ushtron vullnet te lire, aftesi krijuese dhe njohuri. (Werner Gitt, In the Beginning Was Information. Bielenfeld, Germany: Christliche Literatur-Verbreitung, fq 66-67.)

    Nuk ka ligje natyre te njohura nepermjet te cilave materia mund te linde informacion, as procese fizike ose fenomene materiale qe mund te kryejne te njejten veper. (Ibid., fq. 79) Lajm i keq per evolucionin? Sikur te mos mjaftonin te gjitha keto te permendura me siper, le te fusim ne ekuacion dhe pjesen qe vijon. Ne menyre simultane do kishim nevoje per nje sistem funksional i afte dhe i gatshem qe te shkruante, lexonte dhe perdorte kete informacion. Me fjale te tjera, mekanizmin shkrues, mekanizmin lexues dhe mekanizmin per ta perdorur. Keto duhet te jene patjeter te pranishme qe ne momentin e pare qe shfaqet informacioni. Nese ndonjeri nga keto komponente do mungoje atehere i gjithe sistemi do deshtoje ne funksionim. Por ne rastin konkret duhet te mendojme qe ka qene nje ceshtje kompleksiteti i rastesishem? A mund te ndodhte kjo gje? A eshte e mundur qe kimikate te thjeshte me iniciativen e tyre te shnderroheshin ne nje sistem te gjalle? As qe ben vaki !!!




    Sa eshte sasia e informacionit?



    A e dini se sa shume informacion programohet parreshtur, ndertohet dhe riprodhohet ne trupin tuaj? Per fillestaret, trupi juaj permban mbi 75 trilion qeliza. Tani imagjinoni sikur te arrinim t’i zgjasnim keto dhe te bashkonim gjithe ADN-ne ne qeliza, e dini sa larg do arrinim? Kjo eshte shifra: 94 miliard milje (151 miliard km). Kjo eshte nje mije here distanca nga toka ne diell. Ose 3.5 milion here rrotull ekuatorit te tokes. Nje rreze drite do t’i duhej 5 dite e gjysem qe te pershkonte kete distance. Pra tjesht adn ne trupin e nje njeriu do shtrihej nga fillimi ne fund, kjo do ishte gjatesia qe do arrinte. Tani kush eshte mundesia qe vetem nje nga keto molekula te adn te formohet thjesht rastesisht? Sir Fred Hoyle e shpreh keshtu: Imagjinoni sikur 10 ne fuqi te 50 persona te verber [qe i bie 100.00 miliard, miliard, miliard, miliard, miliard njerez te vendosur sup me sup rrjeshti i te cileve do mbushte gjithe sistemin tone diellor] sejcili me nje kub Rubik ne dore dhe te perpiqesh qe sejcili prej tyre ne menyre simultane te arrij te zgjidhi vendosjen e duhur te faqeve. (Kubi Rubik esht i famshmi kub me 6 faqe me ngjyra te ndryshme te cilat vetem po te rretullohen ne kombinim e duhur mund te krijojne ngjyre solide ne cdo faqeDarius). Ne kete rast mund te kemi shancin qe te arrihet sipas variacionit te rastesishem (i famshmi random shuffling ose random variation) ne njeren prej shume biopolimereve ne te cilen varet jeta. Koncepti qe jo vetem biopolimeret por dhe sistemi programues i nje qelize te gjalle mund te krijohet rastesisht ne nje supe primordiale ketu ne Toke, eshte ne menyre shume evidente nje pamundesi e shkalles se larte. (Fred Hoyle, “The Big Bang in Astronomy,” New Scientist, vol.92, no.1280, Nentor 19, 1981, fq 527). Eshte perllogaritur se 3 miliard gema informacioni ne vetem njeren prej qelizave njerezore te ADN-se, eshte ekuivalente me 1 mije libra informacioni te madhesise se enciklopedise.



    Dizajn perfect optimal



    Dhe dicka tjeter. Kodi i ADN-se per ruajtje te informacionit dhe perkthimit te tij, permban numrin ideal te germave gjenetike. Mekanizmi kopjues i ADN-se qe te arrije efektivitetin maksimal, kerkon nje numer cift germash ne cdo fjale. Nga te gjitha kombinimet e mundeshme matematikore, numri ideal per ruajtjen dhe transkriptimin eshte llogaritur te jete 4 germa. Dhe kjo eshte pikerisht ajo qe eshte zbuluar ne genet e cdo gjallese ne toke – nje kod dixhital prej 4 germash. “Sistemi kodues i perdorur per cdo qenie te gjalle njerezore eshte nje forme optimale nga kendveshtrimi inxhinjerik. Kjo sugjeron se kemi te bejme me nje dizajnim te qellimshem dhe jo me nje rastesi fatlume.” (Dr Werner Gitt, In the Beginning Was Information, fq 95). Tani na dalin disa pika te cilat duket qe duhen trajtuar dhe perballur:

    1- Shkenctaret asnjehere nuk kane vezhguar procesin kimik i cili e transformon vetvehten ne nje molekule komplekse ADN-je.

    2- Jeta nuk mund te linde ne menyre spontante nga hici

    3- Edhe organizmat e gjalla me te thjeshta tregojne nje kompleksitet te pashnderrueshem

    4- Molekulat e ADN-se nuk prodhojne informacion te ri gjenetik. Ato vetem e riprodhojne.

    Thelbi eshte ky: Nuk ka asnje proces natyral qe te jete pergjegjes per kete zhvillim, asnje mekanizem shkencor qe mund ta mundesuar kete ndodhi. Me falni ju skeptiket por kjo analize na le si mua ashtu dhe ju, vetem nje alternative rracionale... qe jeta fillestare duhet te jete dizajnuar e me pas krijuar.

    1- Organizma te tille ishin te fomuar plotesisht ne momentin qe u shfaqen.

    2- Jeta fillestare duhet te kete qene e programuar si nje cip kompjuterik me kodin origjinal (ose informacionin jetesor) te ngarkuar ne te nga dizajneri.

    Pra a eshte krijuar jeta enkas? Dhe mbasi u krijua kjo jete, a ishte evolucioni ai qe e pasoi? A ka evoluar perpara nje organizem i gjalle ne shume varietete qe ne sot njohim? Le ta shqyrtojme kete mundesi

  13. #13
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    A eshte i mundur Evolucioni nepermjet mutacioneve, selektimit natyral dhe variacioneve?



    Lind nje mendim qe mbase AND-ja u krijua dhe me pas ishte evolucioni ai qe e mori stafeten. Po si? Nepermjet mutacioneve ore - eshte pergjigja qe marrim, - e kemi mesuar dhe ne shkolle.


    Mutacionet nuk shtojne dot informacionin e nevojshem per evolucion


    Mutacionet? Cfare jane keto? Per ata qe nuk e dine, mutacioni eshte gabimi ne kopjim i kodeve gjenetike. Po jane pikerisht gabime ne kopjim. Por a jane ne gjendje gabimet te prodhojne nje informacion inteligjent te organizuar qe nevojitet per evolucion? E ashtuquajtura evidenca e observueshme thote JO !!! Disa nga faktet e observueshme mbi mutacionin: Ne cdo rast te njohur nga shkenca ka patur humbje te informacionit gjenetik. Sic e thame, molekulat e ADN-se nuk prodhojne informacion te ri gjenetik. Ato vetem e riprodhojne. Eshte kjo e konfirmuar? PO !!! Sipas Dr Lee Spetner, biofizikant dhe specialist i teorise se informacionit , ish profesor ne John Hopkins University:

    Cdo moment mutacioni qe eshte studiuar ne nivel molekular ka rezultuar ne reduktim te informacionit gjenetik dhe jo ne shtim te tij. (Lee Spetner, Not by Chance. Brooklyn, NY.: The Judaica Press Inc., 1997, fq 138)

    Nje informacion nuk mund te ndertohet nga mutacione te cilat e humbasin ate. Nje biznes nuk mund te gjeneroje para duke humbur pak nga pak. (Ibid, fq 143).



    Kopjet shabllone te trasheguara mund te riparojne mutacionet


    Ky eshte zbulimi mahnites qe vjen nga shkenctaret e Purdue University. Nje lule qe permbante nje shabllon (per anglishtfolesit, me shabllon i referohem termit template) qe ne vetvehte eshte nje master projektplan gjenetik, mund te riparonte genet difektoze te trasheguara nga prinderit. Shkenctaret ekzaminuan krijimin e dy bimeve me mutacion gjenetik. Dhe zbuluan se 10 perqind e ‘femijes’ se tyre nuk e ka kete malformim por jane normal si (jo mutante) gjysherit. Sipas raportimit te gazetarit shkencor te New York Times, Nicholas Wade: Ky zbulim ngre po ashtu disa pyetje interesante mbi biologjine – perfshi ketu faktin qe nese kjo shkaktohet nga evolucioni i cili eshte i varuar tek mutacioni per te ndryshuar nje organizem , apo te vendosura nga nje sistem kopjues...

    Zbulimi perben nje enigme mbi teorine e evolucionit pasi riparon mutacionet ne te cilat vete evolucioni mbeshtetet si ne nje gjenerator risie [tipare te reja]. (Startling Scientists, Plant Fixes Its Flawed Genes, New York Times, Mars 23, 2005). Edhe Robert Pruitt, zbuluesi i fenomenit mbeti i hutuar. Sic e pranon dhe vete: Kjo sfidon cdo gje ne te cilen ne besojme... Duket sikur keto bime qe permbajne [gene mutante] ruajne nje kopje te fshehte te cdo gjeja qe ka ekzistuar ne gjeneratat e meparshme edhe pse nuk shfaqet ne ADN dhe nuk eshte as ne kromozome. Disa lloje te tjera sekuencash informacioni ne gen te cilen nuk e kuptojme ende por qe modifikon gjurmet e trasheguara.

    Shkenctaret ende nuk e dine sesa organizma te gjalla e permbajne kete master kopje. Por kerkimi ka filluar. Dhe do jete shume e veshtire per nje Darwinian te shpjegoje se si nje mekanizem i tille nuk eshte trasheguar nga prinderit por nga gjysherit dhe paraardhesit e larget. Me siper pame se ne cdo qelize ADN-je ka nje mekanizem kompleks qe riparon mutacionet. Ju kujtohet mizat qe humben syte dhe i rifituan ato serisht mbas disa gjeneratash?


    Mutacione vetem perbrenda specieve

    Dhe kur ndodh nje mutacion, ndryshimi serisht qendron brenda ADN-se se specieve. Ndryshimi eshte perbrenda organizmit bazik dhe nuk transferohet nga nje tip bazik ne nje tjeter.

  14. #14
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Nese eshte gjysem i zhvilluar nuk ka shance mbijetese


    Nder mijera qenie te gjalla qe ekzistojne, cdo cila prej tyre eshte e dizajnuar ne menyre perfekte ne perputhje me ambjentin perkates. Ekziston nje balance varesie dhe bashkepunimi harmonik ne gjithe natyren. Dhe eshte parreshtur keshtu. Pra lind pyetja, a eshte duke ndodhur tani evolucioni? Ngado te shikosh mungojne elementat e duhura perfshirese. Nuk ka asnje. Asnje forme jetesore nuk permban nje organ gjysem te zhvilluar ose organ te tepert per nevojat e tija. Asgje nuk eshte e paputhitur apo jashte ‘kornizes’. Por cfare shohim ne te kunderten? Shohim mijera organizma te mrekullueshme qe kryejne nje pune te specializuar e cila demonstron intelekt te cilin ato nuk e kane. Dhe jo vetem kaq, ato permbajne organe shume te specializuara te cilat jane jetesore per mbijetesen e tyre – organe te cilat nuk mund te jene rezultat i nje mutacioni te gjate dhe gradual te rastesishem.

    Sensi i arsyes na thote se keto miliona organe te specializuara jane kaq komplekse saqe te jene te dobishme dhe funksionale, cdonjera prej nyjeve lidhese te tyre duhet te jete krijuar ne te njejten kohe. Nuk ka nevoje qe te jesh shume i zgjuar per te kuptuar se komponentet e shume preciz duhet te funksionojne ne menyre perfekte qe ne fillim ne menyre qe te mundesojne ekzistencen e nje organizmi. Asnje procedure ndryshimi gradual nga gjenerata ne gjenerate nuk mund te krijoje nje organ me te gjitha pjeset brendesisht te varura funksionale. Jo deri ne momentin kur i gjithe mekanizmi eshte perfunduar perndryshe sdo kishte asnje vlere praktike per nje bime ose kafshe.

    Nderkohe, mutacionet te cilat cuan ne hapat e panevojshme te ndermjetme duke mos patur asnje vlere mbiejetese do hiqen nga te ashtuquajturat procese te selektimit natyral. Dhe mekanizmi perfundimtar nuk do kishte qene asnjehere ne gjendje te shfaqej. Termi me te cilen i referohemi ketyre eshte kompleksitet i pashnderrueshem – qe do te thote se nese duam nje sistem te shfaqet, organizmi duhet te jete i kompletuar perndryshe nuk do funksiononte aspak.

    Dhe kur con neper mend kete fakt, cdo gje del qarte qe nuk eshte aspak e thjeshte. Edhe carku me i thjeshte per minjte, ne vetvehte eshte nje kombinim i disa pjeseve te ndryshme – nje cope dru, susta e lakut dhe gremci. Nese njera prej tyre mungon atehere carku behet i pavlefshem. Teoria e Evolucionit do kerkonte qe cdo element i carkut te zhvillohej individualisht. Por si mund te kete kuptim kjo gje? Ne nje rast te tille carku sdo punonte pasi ka nevoje per te treja pjeset perberese qe ne fillim. A e keni studiuar ndonjehere syrin e njeriut? Nuk eshte i thjeshte sa carku per minjte. Syri eshte i perbere nga miliona pjese – bebja, lentja, muskujt, nervat optike dhe miliona kone e tubeza. Te gjitha pjeset nevojiten ne te njejten kohe. Po si eshte e mundur te ndodhe kjo? A mund t’i pergjigjet evolucioni kesaj pyetje? Jo. Aspak !!!

    Per te dizajnuar nje gje te tille si syri, nevojitet nje inxhinjer teper mendjemprehte. Serisht, Michael Behem nje biokimist dhe profesor ne Pennsylvania Lehigh University shpjegon se informacioni gjenetik eshte kryesisht nje manual instruksioni: Merrni ne konsiderate hap pas hapi listen e instruksioneve gjenetike. Nje mutacion eshte nje ndryshim ne njeren nga keto rrjeshta instruksionesh. Pra ne vend qe te thuhet ‘ Merr nje bullone 1 cm ne madhesi’ nje mutacion mund te thote, ‘ merr nje bullone 1 cm e gjysem ne madhesi’, ose ne vend qe te themi vere zarin ne gropen e rrumbullaket, na del si rezultat venia e zarit ne gropen katrore’... Ate qe mutacioni nuk ben dot eshte ndryshimi i te gjitha instruksioneve ne nje hap te vetem. (Michael Behe, Darwin’s Black Box, 1996, fq. 41).

  15. #15
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Po “Ekuilibri i Theksuar” ?



    Teoria eshte e tille. Mbase ndryshimet me te medha evolucionare ndodhen shume shpejt ndersa nivelet e popullates ishin te ulta. Pra boshlleku duhet te jete si rezultat i periudhave te tilla te ashquajtura ‘shperthim evolucioni’ te cilat ndodhen kaq papritur sa nuk lane asnje gjurme fosilesh. Me fjale te tjera, evolucion tejet i shpejt ndodhi ne komunitete te vogla te izoluara. Si rezultat nuk u rregjistrua ne shtresat fosilore. (Ketu po bej nje shkeputje nga materiali kryesor per te shpjeguar pak me mire teorine e siperpermendur pasi kjo qe po hedh ne teme eshte hartuar per nje audience specifike qe eshte familjare me terminologjine dhe implikimet qe vijne nga kjo njohuri. Teoria e Ekuilibrit te Theksuar ose sic quhet ndryshe Punctuated Equili brium, eshte nje teori ne biologjine evolucionare e cila thote se shume nga speciet shfaqin pak ndryshime evolucionare per pjesen me te madhe te historise gjeologjike duke qendruar ne nje gjendje te stergjatur qe quhet stasis (palevizshmeri). Kur ndodhin ndryshime domethenese evolutive, teoria propozon se kjo ne pergjithesi eshte e kufizuar tek nje fenomen i rralle gjeologjik qe quhet kladogjeneza. Kjo e fundit eshte procesi kur nje specie ndahet ne dy specie te ndryshme ne vend te nje specie te ndryshoje gradualisht ne nje tjeter. Pra me pak fjale kjo eshte ideja qe perfaqeson ne vetvehte teoria e Ekuilibrit te Theksuar Darius).

    Ne nje rast te tille as qe duhet pritur per ndonje evidence. Teori e madhe jo llafe. Po Evidenca? Nuk mund te gjehet as gjurma me e vogel e saj. Eshte nje argument qe thjesht vjen nga heshtja. Dhe duhet ta besojme symbyllurazi. Natyrshem dilet ne konkluzionin qe nje teori e cila parashikon mungese evidence nuk mund te kualifikoje statusin e teorise shkencore. Dhe eshte nje konkluzion mese llogjik dhe i drejte. Ekuilibri i Theksuar nuk ka as dhe nje mekanizem. Madje dhe vete promovuesit e saj e pranojne kete gje. Domethene eksperimentet nuk kane qene ne gjendje qe te tregojne ne asnje menyre sesi kane ndodhur kapercimet evolucionare. Asnjehere te vetme. Pra nuk eshte nje observim shkencor. Thjesht na kerkohet qe te besojme se evolucioni ndodh kaq ngadale sot sa nuk mund ta shohim dhe ka ndodhur kaq shpejt ne te kaluaren sa serisht nuk mund ta shohim. Absurditet.

    Ne nje numer te Science News permendej nje raport i cili tregonte sesi virusi i AIDS tregonte nje mutacion deri ne 1 milion here me te shpejte sesa ADN-ja e organizmave te tjere. Pra brenda nje viti, virusi ndryshoi me nje ekuivalente 1 milion vjet te mutacionit me ritme normale. (Science News, Qershor 28, 1986, fq 410). Ja nje menyre sesi mund te testojme teorine e ekuilibrit te theksuar. Shembulli i meposhtem tregon se cfare do te ndodhte me te vertete nese zhillimi i shpejte ka ndodhur ne komunitete te vogla te izoluara sic kane sugjeruar disa. Le te shpresojme se kjo do ndihmoje teorine. Edhe me nje proces mutacioni te pershpejtuar 1 milion here, virusi i AIDS vetem ‘evoluoi’ ne nje tjeter lloj AIDS, asgje ndryshe (Ibid). Pra evidenca e observueshme refuzon idene e Ekuilibrit te Theksuar. Merimangat e para pesuan mutacion dhe selektim duke na dhene ato te sotmet. Por ato mbeten merimanga. Dhe e njejta gje me cdo specie tjeter. Nuk ka asgje entuziaste ne ‘ekuilbrin e theksuar’ si nje menyre evolucioni. Ekuiliber I Theksuar? Ky eshte lloji i evolucionit kur nuk ka fare evolucion !!! Pyetja me normale qe lind ndaj ekuilibrit te theksuar eshte kjo: Si mund te ndodhin gjenetikisht kapercime te tilla kaq te medha? Si mund te shfaqet nga asgjeja kodi gjenetik per organe komplet funksionale?

  16. #16
    Deny Ignorance Maska e Darius
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Agartha
    Postime
    13,138
    Faleminderit
    0
    333 falenderime nė 229 postime
    Po selektimi natyral?



    Te gjithe e dime se midis formave te gjalla ekzistojne variacionet. Variacionit jane rezultat i asaj qe ne e quajme selektimi natural. Cfare eshte selektimi natyral? Eshte nje proces ne te cilin gjurmet e trashegueshme selektohen nga burimi geneve prinderore dhe qe mundesojne nje organizem (forcojne probabilitetin) qe te mbijetojne ne kushte te caktuara. Ekziston nje mit i perseritur parreshtur ne te cilin thuhet se selektimi natyral eshte mekanizmi qe ka mundesuar evolucionin. Po pse nje mit? Per shkak te INFORMACIONIT. Duke qene se informacioni nuk mund te shtohet, atehere qe ne fillim prinderit duhet te kene poseduar nje variacion te mjaftueshem informacioni ne menyre qe pasardhesit e tyre te kene mundesine te zgjedhin ate qe nevojitet per t’i ndihmuar ne adaptimin ndaj nje varieteti te gjere ambjental. Per shembull, resistenca e antibiotikeve ose sic quhen ndryshe, sqepat e gjate, mund te shnderrohen ne vecori dominuese ne brezat qe vijojne. Por... sa fat i keq... burimi gjenetik eshte reduktuar. Pse? Sepse ka zgjedhur vetem disa nga burimet e geneve prinderore. Si rrjedhore informacioni fillestar eshte reduktuar dhe kjo eshte e kunderta e evolucionit. Pra a mund ti leme menjeane keto fakte? Kurre. Kjo teoria e evolucionit eshte shnderruar ne nje institucion (dhe disa thone qe aty duhet te mbetet).



    Variacionet = evolucion? JO !




    Ne cdo rast, pasardhesit, pavaresisht nga variacionet e tyre, vazhdojne te jene te te njejtit lloj basik. ADN-ja e ben te mundur kete. Te gjithe rracat e sotme te qeneve e kane prejardhjen nga vetem nje qen. Dhe ky qen origjinues posedonte te gjithe informacionin gjenetik te nevojshem per te prodhuar varietete te qeneve qe shohim sot. Por te gjithe pasardhesit e tij, pavaresisht nga pamja qe kane, jane serisht –cdonjeri prej tyre – qen.Asnje sasi variacionesh nuk mund te shkaktoje mutacionin e nje qeni ne nje kal apo ndonje kafshe tjeter. Pra a eshte variacioni evolucion? Cfare zhgenjimi, nuk eshte aspak evolucion por adaptim. Po kur disa varietete zhduken dhe te tjera mbijetojne? Me falni por zhdukja nuk evolucion. Thelbi eshte qe informacioni eshte reduktuar. Pellgu gjenetik eshte reduktuar. Dhe kjo eshte e kunderta e evolucionit.


    Nje ridazajnim i ri nevojitet



    Qe nje krijese te ndryshoje ne nje tjeter (per shembull, nje reptil te shnderrohet ne nje zog me krahe), ky nuk eshte nje modifikim por eshte anullimi i nje dizajnimi perfekt dhe fillimi i nje tjetri. Dhe nese vetem nje pjese e sistemit te ri te dizajnuar eshte perfunduar, i gjithe organizmi do deshtoje se funksionuari. Dhe brenda nje brezi organizmi do zhduket. Varesi e brendeshme ne cdo pjese gje qe se flakim dot tutje.


    A provojne ngjashmerite evolucion?



    Po ne lidhje me dizajnime te ngjashme te pjeseve te trupit qe jane te perbashketa nder krijesa te ndryshme? A nuk eshte ky nje tregues per nje paraardhers te perbashket evolutiv? Tani cdokush me nje inteligjence normale eshte ne gjendje te nxjerri nje konkluzion personal. Pergjigja natyrisht qe eshte JO. Sensi i arsyes na thote qe pjeset e ngjashme eshte shume e mundur qe te kene patur nje dizajnues te perbashket. Dhe nje dizajn i sakte ka tendencen te perdoret ne menyre konstante. Nese nje rrote eshte e dobishme per nje motor makine, nje rrote do jete e dobishme per nje biciklete or panel skiimi. Bicikleta nuk u be makine.



    Permbledhje e shpejte



    A nuk provojne evolucion variacionet? Jo. Mutacion apo selektim natyral, ato vetem sa reduktojne informacionin ne cdo varietet te ri. Ato nuk shtojne informacion qe te sjelle evoluim te metejshem.

    A nuk provojne evolucion ngjashmerite? Jo. Ngjashmeria e pjeseve eshte tregues i nje dizajni efikas dhe eshte shume e mundur, te njejtin dizajnues.

    Ne cdo rast, qe evolucioni te ndodhe jane te nevojshme dy gjera thelbesore:

    1- Nje Kod qe te drejtoje evolucionin dhe
    2- Nje Mekanizem Aftesues.

    Por asnjera prej tyre nuk eshte zbuluar deri me sot.



    Teori...por jo evidence


    Sic e shikoni , nuk ka mungese teorishe, thjesht nje mori hamendjesh te ndryshme. A nuk ka dicka te gabuar me nje teori – cdo teori- nese dikush ka nevoje te shpike nje mekanizem te panjohur dhe te papare per ta mbeshtetur? Dakort. Por jane fosilet. A nuk degjojme kaq shpesh se ato provojne evolucion? Dhe kjo eshte nje pyetje e goditur...

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •