Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2011
    Postime
    146

    Ushqimet qe jane te ndaluara te hahen

    Kisha pas deshire te di qarte dhe sakte se cfare ndalohet per tu ngrene nga myslimanet. Sot po perballemi me larmi kulturash e guzhinash dhe do kisha deshire me e dite kete gje qe, me ndihmen e Allahut t'i permbahem Urdheresave te Tij.
    Ishalla Zoti na ndihmon

  2. #2
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Disa dispozita rreth ushqimit dhe pijeve

    Njė nga begatitė e Allahut ndaj robėrve tė Tij ėshtė se, kur i krijoi ata, u siguroi atyre lloje tė ushqimeve dhe pijeve pėr tė vazhduar jetėn. U zbriti atyre shiun nga qielli, u nxori nga toka ushqimin, u krijoi atyre shtazė tė ndryshėm dhe i bėri ato tė nėnshtruar ndaj tyre.

    Si falėnderim ndaj kėsaj begatie, njeriu obligohet tė mėsojė ligjin e Allahut dhe dispozitat e Tij nė kėtė fushė, qė t`i pasojė ato dhe tė fitojė kėnaqėsinė e Allahut tė Lartėsuar.

    Nė kėtė kontekst, kemi pėrmbledhur disa norma dhe dispozita qė kanė tė bėjnė rreth ushqimit dhe pijes, nė formė tė shkurtėr. Lusim Allahun e Lartėsuar tė kemi dobi nga to!

    A janė tė rėndėsishme pėr muslimanin njohja e kėtyre dispozitave

    Pėr tė kuptuar rėndėsinė qė i ka dhėnė Islami kėtyre dispozitave, mund tė shohim nė bazė tė pikave qė do t`i pėrmendim nė vazhdim:

    E para: Urdhri pėr punė nė kėrkim tė rrizkut:

    Njė nga kėrkesat themelore, me tė cilat urdhėrohet muslimani, ėshtė qė tė punojė nė fitimin e rrizkut. Ky urdhėr vėrehet nga shumė citate kuranore dhe hadithe. Pėr tė qartėsuar kėtė, do t`i pėrmendim disa nga kėto citate:

    1. Allahu i Lartėsuar thotė: “Ai ėshtė qė juve tokėn ua bėri tė pėrshtatshme, andaj ecni nėpėr pjesėt e saj dhe shfrytėzoni begatitė e Tij. Vetėm tek Ai ėshtė e ardhmja.”(Tebarek, 15)

    2. I Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Pasha Atė qė shpirti im ėshtė nė Dorėn e Tij, tė marr ndonjėri nga ju litarin dhe tė bartė dru nė shpinėn e tij mė mirė ėshtė pėr tė se tė zgjasė dorėn dhe tė kėrkoj lėmoshė, pa marrė parasysh i dhanė njerėzit apo jo.” (Transmeton Buhariu)

    3. I Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Nuk ka asnjė musliman i cili e mbjell ndonjė pemė apo bimė dhe ushqehet nga ajo ndonjė njeri, shpendė apo shtazė e tė mos jetė ajo pėr tė sadaka (lėmoshė).”(Buhariu dhe Muslimi)

    E dyta: Urdhri pėr t`u ushqyer ushqim hallall (tė mirė) dhe ndalesa pėr t`u ushqyer me ushqim haram (tė keq).

    Allahu i Lartėsuar thotė: “O ju qė besuat! Hani nga tė mirat qė u kemi dhėnė dhe falėnderoni Allahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni.” (Bekare, 172)

    Dispozita e cekur nė kėtė ajet ka urtėsi tė madhe, pėr shkak se ushqimi i mirė ka ndikim nė njeriun, nė sjelljen e tij dhe dėlirėsinė e zemrės sė tij, gjithashtu nė natyrshmėrinė e tij, moralin dhe nė pranimin e lutjeve prej tij.

    Dhe nė tė kundėrtėn, ushqimi i keq, gjithashtu ka ndikim tė keq te njeriu. Ushqimi i keq e prish trupin, natyrshmėrinė dhe moralin e ajo qė ėshtė mė e keqe, ushqimi haram ėshtė njė nga shkaqet kryesore pėr refuzimin e lutjeve. Ashtu siē transmetohet nga Ebu Hurejre (radiallahu anhu) se i Dėrguari i Allahut (salallahu alejhi ue selem), ka thėnė:

    “Vėrtet Allahu i Madhėruar ėshtė i mirė dhe nuk pranon pėrveē mirė, dhe vėrtet Allahu u ka urdhėruar besimtarėve atė qė u ka urdhėruar tė dėrguarve. I Madhėruari ka thėnė: ‘O ju tė dėrguar! Hani gjėrat e mira dhe punoni mirė.’ I Madhėruari ka thėnė: 'O ju besimtarė! Hani gjėrat e mira me tė cilat u kemi furnizuar.' Pastaj e pėrmendi njeriun, i cili ka udhėtuar gjatė me flokė tė shpupuritura dhe tė pluhurosura dhe i cili shtriu duart e tij nga qielli: ' O Krijues! O Krijues! Kurse ushqimi i tij ėshtė haram dhe pija e tij haram dhe veshmbathja e tij haram dhe ėshtė ushqyer me haram. E si do tė pranohet lutja e tij!" (Transmeton Muslimi)

    E treta: Ndalesa e ngrėnies (marrjes) sė pasurisė sė njerėzve pa tė drejtė.

    Allahu i Lartėsuar thotė: “Dhe mos e hani pasurinė e njeri tjetrit nė mėnyrė tė palejuar…” (Bekare, 188)

    Nė ngrėnien tė pasurisė sė tjetrit pa tė drejtė, hyn forma tė ndryshme si: ngrėnia e tij me anė tė mashtrimit, vjedhjes, rrėmbimit, bixhozit dhe forma tė tjera.

    E katėrta: Urdhri pėr falėnderimin e Allahut, pėr begatinė e tė ushqyerit.

    Ajetet qė aludojnė nė kėtė ēėshtje janė:

    1. “O ju qė besuat! Hani nga tė mirat qė u kemi dhėnė dhe falėnderoni Allahun, nėse jeni qė vetėm Atė e adhuroni.”(Bekare, 172)

    2. “Dhe kur Zoti juaj njoftoi bindshėm: Nėse falėnderoni, do t`ua shtoj tė mirat, e nėse pėrbuzni, s`ka dyshim, dėnimi im ėshtė i vėshtirė.” (Ibrahim, 7)


    Nė esencė tė gjitha ushqimet dhe pijet janė tė lejuara

    -Nė kapitullin e ushqimit ėshtė njė rregull i pėrgjithshėm se tė gjitha ushqimet janė tė lejuara (hallall) pėrveē asaj qė e ka ndaluar (haram) Allahu i Lartėsuar dhe i Dėrguari i Tij (salallahu alejhi ue selem).

    Pra, ushqimet dhe pijet e ndaluara pėr muslimanėt janė tė sqaruara nė Kuran dhe Sunet dhe nuk ka tė drejtė askush tė thotė pėr ndonjė lloj tė ushqimit: kjo ėshtė e ndaluar, vetėm nėse pėr kėtė ka argument nga Kurani dhe hadithi i Resulullahut (salallahu alejhi ue selem). Allahu i Lartėsuar thotė: “Ē'keni ju qė tė mos hani nga ajo pėr tė cilėn ėshtė pėrmendur emri i Allahut, e Ai (Allahu) ju sqaroi juve se ēka ėshtė e ndaluar pėr ju…”( Enam, 119)

    Gjithashtu thotė: “Ai (Allahu) ėshtė Ai i cili u krijoi juve gjithēka ka nė tokė…”(Bekare, 29)

    Me kuptimin e kėsaj esence qartėsohen shumė mospajtime qė ndodhin nė kėtė kapitull. Kėshtu qė, nėse thotė njeri pėr njė ēėshtje se ėshtė haram, kurse tjetri thotė se ėshtė hallall, atėherė i pari ėshtė ai nga i cili kėrkohet tė sjellė argumentin.

    Argumente pėr kėtė rregull kemi edhe nga suneti.

    1. I Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Vėrtet, Allahu i Lartėsuar ka caktuar dispozita pėr ju, andaj mos i lėni anash. Ka caktuar kufijtė e mos i tejkaloni, ka ndaluar gjėra e mos i bėni ato dhe ka heshtur pėr disa tė tjera, jo nga harresa, por si mėshirė ndaj juve, prandaj mos hulumtoni pėr ato (tė heshturat se janė tė lejuara).” (Tranmeton Darekutni e Neveviu e ka bėrė hadithin hasen)

    2. Transmetohet nga Abdullah ibėn Abasi se ka thėnė: “Para shpalljes njerėzit e injorancės i lejonin disa gjėra dhe i ndalonin disa tė tjera, duke i konsideruar ato gjėra tė ndyta, pastaj Allahu e shpalli tė Dėrguarin e Tij, ia zbriti Librin dhe ia lejoi hallallin e ia ndaloi haramin, atė qė e ka lejuar ai ėshtė hallall dhe atė qė e ka ndaluar ai ėshtė haram, kurse pėr atė qė ka heshtur ėshtė mėshirė pėr ju, pastaj lexoi ajetin e sures Enam: ‘Thuaj! Nė atė qė mė ėshtė shpallur mua nuk po gjej tė ndaluar diēka nga ushqimi, pėrveē nė qoftė se ai (ushqimi) ėshtė cofėtinė, gjak qė rrjedh ose mish derri, ai ėshtė i ndytė dhe asaj qė ėshtė therur jo nė emėr te Allahut (por tė ndonjė idhulli) e qė ėshtė mėkat.”(Transmeton Ebu Davudi)

    Pra, nga ajetet e mėparshme dhe kėto dy hadithe kuptojmė se ai ushqim qė nuk ėshtė cekur nė sheriat se ėshtė haram, mbetet i lejuar.

    - Pėr tė kuptuar mė mirė kėtė rregull mund tė pėrmendim njė shembull: Gomari shtėpiak a ėshtė i lejuar ta hamė, apo jo?

    Sipas rregullit tė sipėrpėrmendur “nė esencė tė gjitha ushqimet dhe pijet janė tė lejuara”, lejohet, mirėpo pasi qė kemi hadithin qė ndalon kėtė (tė ngrėnėt) atėherė ai (gomari) kalon prej hallallit nė haram me argumentin nga suneti. Pasi ėshtė e vėrtetuar nga Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) se ka ndaluar ngrėnien e mishit tė gomarit shtėpiak, ashtu siē transmetohet nė hadithet qė i shėnojnė Buhariu, imam Ahmedi dhe tė tjerėt.



    Lojet e ushqimeve

    Ushqimet ndahen nė dy lloje kryesore:

    a) Ushqimet bimore si: farėrat dhe frutat e ndryshme, perimet, frutat, gjithashtu nė kėtė lloj hyjnė edhe prodhimet bimore si: buka, lėngjet e frutave, vajrat bimore etj.

    b) Ushqimet shtazore si: llojet e mishrave, tė gjitha llojet e peshqve dhe prodhimet shtazore si: vajrat shtazore, qumėshti etj.


    Grupet e shtazėve

    Sipas vendit ku jetojnė shtazėt ndahen nė tri grupe :

    Shtazėt qė jetojnė vetėm nė tokė.
    Shtazėt qė jetojnė vetėm nė ujė.
    Shtazėt qė jetojnė nė tokė dhe ujė (ujėtokėsorėt).


    Sė pari, do tė flasim pėr shtazėt qė jetojnė nė ujė.

    Shtazėt qė jetojnė nė ujė

    Janė ato shtazė qė jetojnė vetėm nė ujė si peshqit etj.

    Ky lloj i shtazėve ėshtė i lejuar tė ushqyerit me tė dhe nuk ėshtė e nevojshme prerja ligjore, pra lejohet edhe nėse ngordh vetvetiu.

    Argumenti pėr kėtė ėshtė thėnia e Allahut: “Gjahu dhe ushqimi nė det u ėshtė lejuar, si kėnaqėsi pėr ju dhe udhėtarėt…” (Maide, 96)

    Kurse nga hadithi:

    1. Kur ėshtė pyetur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) pėr detin, ėshtė pėrgjigjur: "Uji i tij ėshtė i pastėr dhe gjithashtu ėshtė hallall ngordhėsira nė tė.”(Transmeton Ahmedi, Maliku, Ebu Daudi dhe tė tjerėt).

    2. Ibėn Umeri thotė: “Na janė lejuar dy ngordhėsira dhe dy pjesė (organe) nga gjaku (pėr t`i ngrėnė); ngordhėsirat janė: peshku dhe karkaleci, kurse gjaku janė mėlēia dhe shpretka.”(Ahmedi , Ibėn Maxhe hadithi ėshtė sahih)


    - Nga shtazėt e ujit bėjnė pėrjashtim (ėshtė haram):

    1. Ajo shtazė qė pėrmban me vete helm, si disa lloje tė peshqve etj.

    2. Ajo shtazė qė ngordh dhe fillon tė prishet dhe t`i vijė era, kėshtu qė bėhet nga ushqimet e ndyta dhe tė dėmshme qė ka ndaluar Allahu.


    Mėnyrat e ruajtjes sė ushqimeve tė ujit:

    Nėse ruhen ushqimet e ujit, qė tė sigurohen nga prishja, atėherė lejohet tė ngrėnurit e tij, ndėrsa mėnyrat e ruajtjes janė:

    1. Tharja e mishit duke e kriposur.

    2. Ruajtja e tij duke e vėnė nė konserva me metoda bashkėkohore tė njohura.

    3. Ngrirja e mishit nė frigoriferė tė ndryshėm.


    Shtazėt qė jetojnė nė tokė dhe ujė (ujėtokėsorėt)

    Janė ato shtazė qė jetojnė nė tokė dhe ujė si: bretkosat, krokodilėt etj.

    Nga ky lloj pėrjashtohen ato shtazė qė janė dhėmbėshqyes si: krokodilėt, shtazė qė janė tė helmuara si: gjarpėrinjtė dhe akrepat. Gjithashtu, ndalohen edhe bretkosat, pėr arsye se ka ndaluar Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) qė ti vrasim e t’i hamė.

    Nė dallim nga shtazėt e ujit, ky lloj i shtazėve, kushtėzohet prerja ligjore dhe nuk lejohet ngrėnia e asaj qė ngordh vetvetiu.



    Shtazėt qė jetojnė nė tokė

    -Janė ato shtazė qė jetojnė vetėm nė tokė, nė tė hynė edhe shpezėt.



    Kėto lloje tė shtazėve janė tė lejuara, pėrveē atyre qė janė ndaluar nė librin e Allahut dhe hadithe.



    Pra tė ndaluara janė ato shtazė qė:

    1. Janė tė ndyta

    2. Tė dėmshme pėr trupin tonė.



    a) Shembuj tė ushqimeve tė ndaluara (ndyta) tė pėrmendura nė Kuran:

    1. Coftira; ėshtė ajo shtazė qė ngordh vetvetiu apo nė ndonjė formė tjetėr (pra qė nuk ėshtė prerė sipas normave tė sheriatit).

    2. Gjaku qė rrjedh.

    3. E furmja, ajo shtazė qė mbytet duke iu zėnė fryma qoftė me litar apo diēka tjetėr.

    4. E mbytura.

    5. E rrėzuara, ajo shtazė qė ngordh duke rėnė nga lartė.

    6. E shpuara.

    7. Ajo shtazė qė e shqyejnė egėrsirat, pėrveē nėse arrijmė ta therim para se tė ngordhė.

    8. Ajo shtazė qė theret pėr idhuj.

    9. Mbytja e shtazės me plumb apo diēka tjetėr duke pasur mundėsi ta therim sipas sheriatit.

    10. Mishi i derrit.



    Allahu i Lartėsuar thotė: “Juve u ėshtė ndaluar (t`i hani) ngordhėsira, gjaku, mishi i derrit, ajo qė theret jo nė emėr tė Allahut, e furmja, e mbytura, e rrėzuara, e shpuara (nga briri i tjetrės), ajo qė e ka ngrėnė egėrsira, pėrveē asaj qė arrini tė therni (para se te ngordhė), ajo qė ėshtė therur pėr idhuj.” Maide, 3.



    Nėse nuk e pėrmend emrin e Allahut gjatė therjes ajo konsiderohet ngordhėsirė.



    a) Shembuj tė ushqimeve tė dėmshme tė ndaluara



    1- Ushqimet e helmuara si: gjarpėrinjtė e ndryshėm, hardhucat, akrepat.

    2- Nė kėtė lloj hyjnė edhe bimėt e helmuara si: llojet e kėrpudhave dhe luleve tė ndryshme.

    3- Helmet artificiale si ato kimike, biologjike etj.

    4- Ushqimet dehėse alkoolike.

    5- Narkotiket me tė gjitha llojet.

    6- Duhani me tė gjitha llojet.



    Argument pėr kėtė kemi ajetin: “…Dhe mos mbytni veten tuaj…” Nisa, 29

    I Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) thotė: “Kush kėrcen nga kodra dhe e mbytė vetveten, ai do tė jetė nė zjarrin e xhehenemit duke rėnė nga lartė pėrgjithmonė. Kush merr helm dhe e mbytė veten, ai do tė jetė nė xhehenem pėrgjithmonė me helm ne dorė (duke e bėrė tė njėjtėn punė).” (Buhariu dhe Muslimi)

    -Sa i pėrket duhanit duhet tė cekim se ėshtė haram, kurse shkaku se disa nga dijetarėt e hershėm nuk i kanė thėnė haram ėshtė se kur njerėzit kanė filluar pėrdorimin e tij nuk janė ditur dėmet e tij, prandaj disa nga dijetarėt e vjetėr nuk i kanė thėnė haram, mirėpo tani tė gjithė janė tė pajtimit se ėshtė shumė i dėmshėm dhe shkakton sėmundje tė shumta tė rrezikshme dhe citatet e mėsipėrme janė argument pėr ndalimin e tij .



    El xhelaleh

    Xhelaleh ėshtė ajo shtazė qė ėshtė e pastėr nė esencė si pula apo lopa, mirėpo pasi qė ėshtė ushqyer me ushqime tė ndyra ėshtė haram tė ushqehemi me tė. Kėtu merret parasysh nėse shumica e ushqimit tė tij ėshtė ndyrėsirė, nėse ėshtė mė pak atėherė nuk merret parasysh.

    Argumenti pėr kėtė ėshtė hadithi i Ibėn Omerit: “Ka ndaluar i Resulullahu (salallahu alejhi ue selem) ngrėnien e xhelales dhe qumėshtin e saj.” Ahmedi dhe Ebu Daudi.


    Kur lejohet ngrėnia e xhelales?

    Pasi qė tė mbyllet dhe tė hajė nga ushqimet e pastra, nėse ėshtė nga shtazėt e vogla si pula 3 ditė, nėse ėshtė nga tė mėdhatė 40 ditė.



    Shtazėt qė janė dhėmbėshqyes dhe shpezėt qė kanė kthetra shqyese



    Ato shtazė dhėmbėshqyes janė tė ndaluara tė ushqyerit me tė si: luani, tigri, ujku, dhelpra, majmuni, etj.

    Argument pėr kėtė ėshtė hadithi qė e transmeton Buhariu dhe Muslimi: “Ka ndaluar i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) ngrėnien e ēdo shtaze qė ėshtė dhėmbėshqyes.” Nė kėtė lloj hyn edhe qeni.



    Gjithashtu edhe ato shpezė qė kanė kthetra me anė tė tė cilave e shqyejnė gjahun e tyre ėshtė e ndaluar tė ushqyerit me tė si: shqiponja, huti, korbi etj.

    Argument pėr kėtė ėshtė thėnia e Ibėn Abasit: “Ka ndaluar i Dėrguari (salallahu alejhi ue selem) nga tė ushqyerit me shtazė dhėmbėshqyes dhe shpezė qė kanė kthetra shqyese.” (Muslimi dhe Ebu Daudi).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 26-12-2011 mė 09:45

  3. #3
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    po coca cola a eshte e lejuar?
    thjeshte per kuriozitet, pasi pata lexuar nje here ketu ne forum qe nuk lejohet dhe u pata cuditur.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  4. #4
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    po coca cola a eshte e lejuar?
    thjeshte per kuriozitet, pasi pata lexuar nje here ketu ne forum qe nuk lejohet dhe u pata cuditur.
    Rregulli thote: Cdo gje eshte e lejuar, pos asaj per te cilen kemi argument nga Kur'ani dhe Sunneti se eshte e ndaluar.

    Ata qe nuk e preferojn konsumimin e Coca-Coles e kane nga aspekti i bojkotit te jehudijve, kurse si substanc nuk ka dicka qe kemi argument nga Kurani dhe Suneti se eshte e ndaluar, pos nese dikush na sjell dicka qe une nuk e di.

    Pra ne pergjithesi: Per te thene se Coca-Cola eshte e ndaluar duhet te argumentohet se permban ndonje substanc e cila eshte e ncaluar sipas Kuranit dhe Sunetit, perndryshe nuk mund te themi se eshte e ndaluar.

  5. #5
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    faleminderit per sqarimin IslamInfo.

    po te pyes akoma dicka ne lidhje me temen. gjithmone gjera qe lindin nga kureshtja ime.
    di qe muslimanet pervec mishit te derrit, nuk duhet te hane as mish vici, pule etj nese nuk eshte mish "halal". pra nese nuk eshte prere me rit fetar.
    dmth nje musliman ne europe, nuk duhet te haje nje hamburger ne mcdonalds edhe pse eshte me mish vici, pasi mishi nuk eshte halal.
    nuk duhet as te bleje mish ne supermerkato, pasi as aty nuk eshte i tille.

    gjate udhetimeve qe kam bere, me ka rastisur te shoh dyqane fast foodesh me logon halal jashte.
    pra kam pare mcdonald's, burger king dhe KFC ku tek dera dhe ne menu shkruhej qe te gjithe produktet jane halal.
    gjithashtu kam pare edhe coca cola, fanta madje edhe uje ku ne shishe gjindej logoja "halal".
    te njejten logo e kam pare edhe ne oriz, ne peshk madje edhe ne produkte joushqimore si psh ne shampo.

    cfare do te thote kjo?
    cfare do te thote uje halal, shampo halal, oriz halal?
    Vasudhaiva Kutumbakam

  6. #6
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    po coca cola a eshte e lejuar?
    thjeshte per kuriozitet, pasi pata lexuar nje here ketu ne forum qe nuk lejohet dhe u pata cuditur.
    Para se te bisedohet per ndalese apo jo ndalese , duhet te behet fjale se c'eshte recepti i saje coca coles, dhe i shume pijeve jo-alkoholike ???
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga TetovaMas : 26-12-2011 mė 23:18

  7. #7
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    faleminderit per sqarimin IslamInfo.

    po te pyes akoma dicka ne lidhje me temen. gjithmone gjera qe lindin nga kureshtja ime.
    di qe muslimanet pervec mishit te derrit, nuk duhet te hane as mish vici, pule etj nese nuk eshte mish "halal". pra nese nuk eshte prere me rit fetar.
    dmth nje musliman ne europe, nuk duhet te haje nje hamburger ne mcdonalds edhe pse eshte me mish vici, pasi mishi nuk eshte halal.
    nuk duhet as te bleje mish ne supermerkato, pasi as aty nuk eshte i tille.

    gjate udhetimeve qe kam bere, me ka rastisur te shoh dyqane fast foodesh me logon halal jashte.
    pra kam pare mcdonald's, burger king dhe KFC ku tek dera dhe ne menu shkruhej qe te gjithe produktet jane halal.
    gjithashtu kam pare edhe coca cola, fanta madje edhe uje ku ne shishe gjindej logoja "halal".
    te njejten logo e kam pare edhe ne oriz, ne peshk madje edhe ne produkte joushqimore si psh ne shampo.

    cfare do te thote kjo?
    cfare do te thote uje halal, shampo halal, oriz halal?

    Per te qene mishi i kafsheve tjera HALLALL duhet qe te pritet ne fyte e t'i del gjaku, e jo te vritet me metoda te cilat e mbajn gjakun ne trup.

    Pos kesaj duhet qe te pritet ne emer te Zotit.

    Ne kete kohe eshte perhapur mbytja e kafsheve me metoda qe e mbajn gjakun brenda trupit te kafshes, per t'ia shtuar killazhen, apo per ta "meshiruar kafshen", mirepo ne realitet ata i japin me shume mundime kafshes me kete...

    Sidoqofte: Llogoja hallall ndonjeher ster-perdoret, sepse s'ka nevoje ne produktet vegetariane apo ne ujera te vendohet.

    Kurse sa i perket disa prodhimeve qe nuk permbajn mish ne te cilat vendohet llogoja "hallall" kjo d.t.th: se keto ushqime nuk permbajn ne vete alkool ose mish derri.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-08-2011
    Postime
    146
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Per te qene mishi i kafsheve tjera HALLALL duhet qe te pritet ne fyte e t'i del gjaku, e jo te vritet me metoda te cilat e mbajn gjakun ne trup.

    Pos kesaj duhet qe te pritet ne emer te Zotit.

    Ne kete kohe eshte perhapur mbytja e kafsheve me metoda qe e mbajn gjakun brenda trupit te kafshes, per t'ia shtuar killazhen, apo per ta "meshiruar kafshen", mirepo ne realitet ata i japin me shume mundime kafshes me kete...

    Sidoqofte: Llogoja hallall ndonjeher ster-perdoret, sepse s'ka nevoje ne produktet vegetariane apo ne ujera te vendohet.

    Kurse sa i perket disa prodhimeve qe nuk permbajn mish ne te cilat vendohet llogoja "hallall" kjo d.t.th: se keto ushqime nuk permbajn ne vete alkool ose mish derri.
    Allahu ta shkruaje nder sevapet keto te dhena qe dhe. Gjithashtu lus Allahun te na meshiroje nga gabimet tona ne kete aspekt.

  9. #9
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ku ku per neve,po keto pulat e ngrira qe i blejm vall,haram jane?
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-12-2009
    Postime
    120
    Pasi qe eshte tema per ushqimiet e lejuara dhe te ndaluara po i vendos keto dy video qe bejn krahasimin ne mes menyres se ndyt te trajtimit dhe menyres se si na meson Islami ne muslimaneve te trajtojm kafshet.

    http://www.youtube.com/watch?v=THIODWTqx5E

    http://www.youtube.com/watch?v=DUOOc...eature=related

  11. #11
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga TetovaMas Lexo Postimin
    Para se te bisedohet per ndalese apo jo ndalese , duhet te behet fjale se c'eshte recepti i saje coca coles, dhe i shume pijeve jo-alkoholike ???
    nuk e di dhe faktikisht nuk me intereson shume.
    sdq kete foto e kam bere kete vere. kjo logo ishte e pranishme edhe ne sheqer, oriz, uje etj...
    me duket e cuditshme qe ne raste te tilla ta kene vene kot.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Vasudhaiva Kutumbakam

  12. #12
    Mos ma merrni per keq po Cola Cola nuk ka pas ekzistuar ne kohrat qe eshte shkruar Kurani, ashtu sic nuk kane pas ekzistuar shume shume produkte te tjera apo ashtu sic nuk kane pas ekzistuar tere keto dyqane ku shiten lloje te ndryshme mishi. E ku e dime ne se si e kane vrare kafshen e shkrete? Jane disa gjera qe eshte e pamundur ti ndjekesh sipas fese!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  13. #13
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar mė parė nga e panjohura Lexo Postimin
    Ku ku per neve,po keto pulat e ngrira qe i blejm vall,haram jane?
    Me filluar me menduar ne kete menyre , do na duhet te behemi vegetarian :-D


    Vdekje nepermjet makineris eshte me pak e dhimbshme sesa vdekje me therje normale. Makina e trudhos qe te mos ndjei gje , kurse thika avash avash me te dal shpirti prej ...... hunde .
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  14. #14
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Vdekje nepermjet makineris eshte me pak e dhimbshme sesa vdekje me therje normale. Makina e trudhos qe te mos ndjei gje , kurse thika avash avash me te dal shpirti prej ...... hunde .
    vec kjo eshte 1000 here me pak e shendetshme.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  15. #15
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Mos ma merrni per keq po Cola Cola nuk ka pas ekzistuar ne kohrat qe eshte shkruar Kurani, ashtu sic nuk kane pas ekzistuar shume shume produkte te tjera apo ashtu sic nuk kane pas ekzistuar tere keto dyqane ku shiten lloje te ndryshme mishi. E ku e dime ne se si e kane vrare kafshen e shkrete? Jane disa gjera qe eshte e pamundur ti ndjekesh sipas fese!
    Kush thote ashtu? Tarikati bekteshi?

    Ka rregulla ne fe, per ata qe dine, si p.sh: "Pejgamberi a.s. ka thene: Cdo pije qe deh eshte e ndaluar."

    Poashtu thote: "Ajo qe deh ne shumice, edhe pakica e saj eshte e ndaluar."

  16. #16
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga Izadora Lexo Postimin
    Me filluar me menduar ne kete menyre , do na duhet te behemi vegetarian :-D


    Vdekje nepermjet makineris eshte me pak e dhimbshme sesa vdekje me therje normale. Makina e trudhos qe te mos ndjei gje , kurse thika avash avash me te dal shpirti prej ...... hunde .

    Shikoj ato dy videot edhe do ta shohesh cila eshte me e meshirshme... Pastaj duhet te shihet edhe cila eshte me e shendetshme.

    S'duhet te behemi vegetarian, sepse ka shume prodhime dhe firma qe prodhojn ushqim "HALAL" per ata qe ju intereson dicka e tille.

    Kurse ne nje qytet te muslimaneve, mjafton qe ta pyesesh ate njeri se a e ka mishin ne rregull, pastaj ai e mer pergjegjesine per kete gje.

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Po gjuetija a nuk lejohet?
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  18. #18
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anėtarėsuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin
    Po gjuetija a nuk lejohet?
    Po gjuetia lejohet dhe eshte nje perjashtim nga rregulli i pergjithshem per shkak te nevojes dhe pamundesise qe kafsha e gjuetis te theret.

    Perndryshe nese e dergon qenin apo nese e godet dhe nuk ka ngordhur, ateher duhet qe te theret.

  19. #19
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-12-2008
    Postime
    661
    Citim Postuar mė parė nga MafiaWarz Lexo Postimin
    Gjyeti me stil na qenka kjo! Lum ju gjdo gje me manual e keni
    kemi rregulla te cilave i permbahemi ,pasi jan rregulla nga zoteruesi i gjithesise.nuk jemi si disa te cilet jan te indoktrinuar si ska ku te shkoje me, porse besojne ,ose deshirojne te besojne se jane te lire te jetojne si te duan ,nderkohe qe han si u thuhet pijen si u thuhet vishen si u thuhet ecin si u thuhet kryejne mardhenie seksuale si u thuhet etj....

  20. #20
    Citim Postuar mė parė nga IslamInfo Lexo Postimin
    Kush thote ashtu? Tarikati bekteshi?

    Ka rregulla ne fe, per ata qe dine, si p.sh: "Pejgamberi a.s. ka thene: Cdo pije qe deh eshte e ndaluar."

    Poashtu thote: "Ajo qe deh ne shumice, edhe pakica e saj eshte e ndaluar."
    Nuk rrije dot pa e permendur fene time ti eee, normal..... eshte e pamundur per juve te beni komente pa permend fete e tjera, nuk ju ze gjumi nates duke menduar pfffff!

    Nuk ja vlen fare te komentosh me ju, edhe pse te shkruajta qe ne fillim te fjalise qe nuk e kisha me te keq. Me lart zotrote kishe shkruar qe nese ka ndonje substance te ndaluar nuk duhet pire, tani na thua qe po nuk te dehu ska problem....hajde ta marrim vesh tani!

    Nejse.... beni cte doni, me ju diskutimi normal nuk ekzisto!

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •