Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 110
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711

    Rezultatet e Censusit: Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 % më e vogël se ’01

    TIRANË- Instituti i Statistikave ka publikuar sot të dhënat paraprake që dolën nga procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave, mbyllur vetëm pak muaj më parë.
    Gjatë një konference për shtyp, drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja ka deklaruar se në përfundim të procesit, rezulton se popullsia në vitin 2011 është 2 831 741. “Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 herë më e vogël dhe shkak për këtë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë”- tha Nurja.
    Sipas saj në vitin 2001, popullsia ishte 3 069 275. Sipas statistikave, numri i personave që kanë refuzuar të përgjigjen për Censusin e të bëhen pjesë e tij është i vogël, 29 355 banorë.
    “Për herë të parë popullsia në zonat urbane më e lartë se në zonat rurale”- tha Nurja, duke theksuar se rezultatet e Censusit janë një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat për vendin tonë në të ardhshmen.
    Ajo theksoi se këto janë rezultate paraprake, ndërkohë që për përfundimtaret do të duhet një skanim dhe analizë e detajuar dhe më e gjerë.
    1 075 881 familje
    740 256 njësitë ekonomike
    53.75% e popullsisë në qytet
    46.3% e popullsisë në fshat

    Raportin e plote preliminar te rezultateve te censusit mund ta shkarkoni ne lidhjen me poshte:

    http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf

    Panorama
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 21-12-2011 më 11:30

  2. #2
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    INSTAT: Popullsia 2 831 741 banorë, në 10 vjet u zvogëlua 7.7 %

    21 Dhjetor 2011 - 10:45 | Shqiperi

    INSTAT: Popullsia 2 831 741 banorë, në 10 vjet u zvogëlua 7.7 %

    TIRANË- Instituti i Statistikës shpalli sot në ambientet e ‘Hotel Sheraton’ në Tiranë rezultatet paraprake të regjistrimit të popullsisë së Shqipërisë.

    Drejtoresha e INSTAT, Ines Nuraj, prezantoi për publikun rezultatet paraprake të CENSUS-it të popullsisë dhe banesave 2011. Nga të dhënat paraprake, rezulton se popullsia që banon në territorin e Shqipërisë është 2,831,741 banorë, krahasuar me vitin 2001 numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7 për qind gjatë këtij dhjetë vjeçari.

    "Krahasuar me popullsinë në vitin 2001 ajo është 7.7 % më e vogël dhe shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë supozohet se janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë "- deklaroi Nurja.

    Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj ose 50.2 % dhe 1,409,931ose 49.8 % femra. Vlerësimi paraprak i numrit të popullsisë që kanë refuzuar këtë census është 29,355 %.

    Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri, që datojnë që në vitin 1923, popullsia e cila jeton në zonat urbane, është më e madhe se ajo në zonat rurale. Sipas të dhënave paraprake të këtij censusi, rezulton se 53.7 % jetojnë në zonat urbane dhe 46, 3 % në zonat rurale. Numri gjithsej i banesave në Shqipëri është në vitin 2011 1,075,881 nga 785,515 që ishte në censusin e kaluar. Pra që nga viti 2001 e deri më sot kemi një rritje të numrit të banesave me 37 %.

    Gjithashtu, sipas Nurjes, në këtë Census janë numëruar 740256 njësi ekonomike familjare, me një rritje prej 2 % nga censusi e vitit 2001.Numri mesatar i pjesëtarëve të një Nj.E.F-je është 3.8 nga 4.2 që ishte në vitin 2001 "E gjithë kjo panorame demografike, e cila sigurohet vetëm nëpërmjet censusit, është një informacion mjaft i vlefshëm për të ndërtuar politikat dhe përballuar sfidat e vendit tonë në të ardhmen",-deklaroi Nurja.

    Drejtuesi i Ekipit të Projektit të BE-së për Mbështetjen teknike për Censusin, Roberto Bianchini, duke vlerësuar ecurinë e censusit, tha se e gjithë Shqipëria u mbulua me harta dixhitale që lehtësuan punën e 15 mijë personave të angazhuar në këtë proces mjaft të rëndësishëm për politikbërësit.
    "Procesi i censusit ende s'ka përfunduar, pasi përveç procesit të mbledhjes së të dhënave kalohet në fazën më të rëndësishme atë të përpunimit dhe analizës së tyre", tha Bianchini.

    Rezultatet paraprake të censusit janë informacioni i parë që kanë burim zonat e numërimit bazuar në shumatorët e anketuesit.

    Procesi i regjistrimit të banesave dhe qytetarëve nisi më 1 tetor dhe u mbyll me 1 nëntor. Censusi jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.
    (el.me/BalkanWeb)

  3. #3
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nga 4.5 milion banore qe kane lindur ne Shqiperi dhe duhej te ishin shqiptare, tani kemi vetem 2.8 milione. I bie qe 1.7 milione te jene jashte, dmth 38% ose me shume se 1/3 jane jashte vendit...
    Shifra te frikshme. Asnje shtet tjeter ne Evrope nuk i ka keto shifra.

  4. #4

    Exclamation Shqiptaret drejt zhdukjes

    Pas censusit te popullsise, dalin dhe te dhenat e para per numrin e shqiptareve. Kush do ta mendonte qe ne Shqiperi sot jetojne perafersisht 2.8-2.9 milione shqiptare. Te tille shifer nuk ka pasur as disa viteve para 90'. Si duket po braktiset vendi ne mase sikurse ka rene dhe numri i lindjeve njekohesisht. Te mos harrojme qe dhe popullsia sa vjen e plaket, keshtu qe e ardhmja nuk duket forte e begate per kete popull. Me poshte artikulli:

    __________________________________________________ _________

    Censusi, INSTAT publikon rezultatet paraprake

    INSTAT publikon të dhënat paraprake të procesit të censusit që u realizua në vjeshtën e këtij viti. Rezulton që popullsia e Shqipërisë për vitin 2011 të jetë 2.851.741 banorë duke shënuar një rënie prej 7.7 përqind krahasuar me vitin 2001.

    Sipas të dhënave rreth 53 përqind e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 43 përqind në zonat rurale të Shqipërisë.

    Përsa i përket numrit të banesave INSTAT njofton se janë regjistruar 1.075.881 të tilla në mbarë vendin.Ndërkohë INSTAT sqaron se përpunimi i të dhënave vijon për të dhënë më vonë edhe rezultatet përfundimtare.

    Aleanca Kuq e Zi reagoi pas publikimit të rezultateve të censusit nga INSTAT, duke theksuar se me këto shifra u përmbush dëshira e Greqisë dhe Serbisë.

    "Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxorri të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve", thuhet në reagimin e Aleancës.

    Ndërkohë në mbledhjen e qeverisë kryeministri Sali Berisha foli për rezultatet e censusit.

    "Ky është censusi i parë i vërtetë modern i shqiptarëve. Shpreh falenderimin e qeverisë shqiptare për të gjithë qytetarët që morën pjesë në këtë proces faktik", tha Berisha.

    Sipas Berishës të dhënat paraprake kanë një tregues pozitiv dhe për herë të parë popullata e qyteteve dominon mbi zonat rurale.

    http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=225399
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha: Komb urban, ndërtimi i banesave në 10 vjet, më i madhi i kohërave

    TIRANË- Proces të sukseshëm dhe përfundime pozitive që dëshmojnë urbanizimin e kombit. Kështu e ka cilësuar kreu i qeverisë, Sali Berisha procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, duke analizuar të dhënat paraprake të censusit,

    Duke numëruar dhjetë bashkitë më të mëdha në vend, Berisha është shprehur entuziast që mes tyre renditen Kamza dhe Paskuqani, madje që e para lë pas edhe bashki të tjera të mëdha, si Fieri, Korca e Berati.

    “Qendrat përreth Tiranës grupohen në vendbanime me mbi 10 mijë banorë dhe qëndrojnë lart. Kombi me këtë census faktohet komb urban, nga ana tjetër, ka bërë ndërtimet në asnjë vend nuk i ka bërë, në qytetet tona janë ndërtuar shtëpi e vila”- tha Berisha.

    Sipas tij, popullsia ka tendencë në renie, por kjo nuk është alarmante. “Ka tendencë në rënie, por qeveria është e gatshme të marrë të gjitha masat për të mbështetur politika demografike në interes kombëtar, që janë faktuar si eficente, nuk është rasti ende, nuk kemi pse t’i vëmë aktualisht në rendin e ditës”- tha ai.

    Sipas tij, në 10 vjet, shqiptarët kanë ndërtuar banesa, 40% më shumë se në të gjitha kohërat.

    Panorama

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    AK: Popullsia më e madhe në rajon, INSTAT nxori të kundërtën

    TIRANË- Aleanca Kuq e Zi ka reaguar për të dhënat paraprake të Censusit, publikuar sot gjatë një konference nga ana e INSTAT.

    Sipas AK, me të dhënat e publikuara janë përmbushur dëshirat e Greqisë dhe Serbisë.

    “Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxori të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës.

    Panorama

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Nga 4.5 milion banore qe kane lindur ne Shqiperi dhe duhej te ishin shqiptare, tani kemi vetem 2.8 milione. I bie qe 1.7 milione te jene jashte, dmth 38% ose me shume se 1/3 jane jashte vendit...
    Shifra te frikshme. Asnje shtet tjeter ne Evrope nuk i ka keto shifra.
    2.8 Miljon Popullsia ne total ne Shqiperi

    - 1.8 Miljon Pencioniste dhe femije

    = 1 Miljon ne gjendje pune

    63% e keti 1 Miljonshi te popllsise eshte e papune . I bie qe rreth 37% ose 370.000 vete te jene te punsuar ne R.SH. Skamje e madhe ,37% e popullsise se punsuar duhet te mbaje gjalle pjesen tjeter me perafersisht 63%. Por jo 63% e 1 Miljonshit te atyre ne gjendje pune, por 63 % e 2.8 Miljon Shqiptarve qe gjenden ne R.SH. Si do shkoje perpara Shqipria ne kete menyre , me kete papunesi qe vije gjithnje e ne rritje !?
    Revolution 1848

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Normal mendoja bile se ishim me pak ,ik e ik njerzit...Mire bene qe e bene censusin, vetem se ka per tu hap nji sherr i madh kur te dalin statistikat per fete..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  9. #9
    Ne po vrisnim mendjen sa do dali nr i myslimaneve apo nr i atyre te deklaruar grek... e s'na vajti mendja se do na dilte nje 7,7% me pak popullsi.

    Epo mire thone demokratet, rrofsh o Sali qe na hape rruget... disave i hape rruget per jashte shteti, disave per te zbritur nga mali per te jetuar ne qytet.
    "Proçes i suksesshem i urbanizimit" - thote Saliu, por se ku e sheh tere kete sukses ky kush ma shpjegon pak? Tashme do fillojme te importojme edhe domate e speca
    Eksportojme njerez - importojme ushqime!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    wow. vetem 2,8 milione banore?!?!
    nuk e prisja.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shumica e emigranteve, rreth 90%, jane larguar ne dhjetevjeçarin e fundit te shekullit te kaluar. Biles, ka mjaft studenta qe nuk preferojne te rikthehen perseri ne Shqiperi pas kryerjes se studimeve. Ritmi i emigracionit ra shume pas mbylljes se biznesit te gomoneve nga Fatos Nano.
    Kush ka krijuar familje jasht Shqiperise nuk kthehet kurre. Mund te kthehet vetem si turist kohegjate, kur te dale ne pension.
    Biles, diku degjova qe eshte shtuar edhe numri i shqiptareve qe lene nenshtetesine per ate te vendit ku kane emigruar.

    Me qene edhe sot fajtor Sala per nivelin e emigracionit eshte jasht llogjikes. Eshte komplet tallje topesh.
    Eshte njesoj sikur te ngrihet Vendola apo Panella ne Itali dhe te akuzoje qeverine, pse nuk kthehen qindra mijerat e emigranteve te pas luftes se II boterore.

    Une nuk i besoj shifrat e INSTAT. Per mendimin tim ato gjithmone kane qene te peraferta keto 20 vjet, pasi askush nuk eshte preokupuar te numeroje ne menyre te drejte shqiptaret. Brenda atij 3 milionshit ka mijera te vdekur qe jane numeruar per te gjalle, dhe brenda ketij 2 milionshit ka mijera vete qe jane harruar te numerohen pasi nuk i ka mberritur ndonjehere formulari i numerimit apo nga pertesa e numeruesve.

    Per mendimin tim, me te saktat jane vetem listat e votimit, ku gabimi maksimal mund te jete deri ne 10 mije persona, pasi asnjera nga partite nuk te fal tek vota ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  12. #12
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Nuk jane reale keto shifra pasi regjistruesit nuk kane shkuar neper te gjitha vendet e banimit pa lene pa permendur edhe ata qe refuzuan te regjistroheshin.Nuk i ha kush per djath keto deklarata qesharake dhe shifra te krijuara me hamendje.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  13. #13
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    [I]Nuk kuptova dicka.
    Emigrantet jane te regjistruar?
    Nese nuk konsiderohen emigrantet si shtetas shqiptar ateher statistika qe bene INSTAT eshte e pabaze, per dy arsye.
    1) pervec numrit te popullsis qe jetojn ne vend konsiderojn rritje ekonomike per frym, ku e dim shume mire se nje buxhet i fort i ekonomis shqiptare jane emigrantet
    2)Nese para dy ditesh numri i shqiptarve ishte rreth 3.8 milion banor ateher kjo shifer e vertetuar nga INSTAT pervecse na tregon nje borxh publik te frikshem tregon qe shqiptaret jasht territorit te tyre nuk jane me shqiptar.
    Prandaj pyes jane konsideruar shqiptaret jasht vendit apo jo?
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  14. #14
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    [I]Nuk kuptova dicka.
    Emigrantet jane te regjistruar?
    Nese nuk konsiderohen emigrantet si shtetas shqiptar ateher statistika qe bene INSTAT eshte e pabaze, per dy arsye.
    nuk ka kuptim te regjistrohen shqiptaret jashte vendit.
    emigrantet nuk duhet te regjistrohen dhe nuk jane regjistruar.
    behet fjale per banoret e republikes se shqiperise.
    emigrantet rezultojne si banore te shtetit ku jane rezident...

    nuk flitet per shtetas shqiptare.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  15. #15
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin

    Ateher cdo statistik e bere nga instat nuk i korrespondon ekonomis se vendit. Eshte e gabuar. Shqiperis pervecse borxhit publik nuk i bashkangjitet asnje cent per frym
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  16. #16
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga iktuus Lexo Postimin
    Ateher cdo statistik e bere nga instat nuk i korrespondon ekonomis se vendit. Eshte e gabuar. Shqiperis pervecse borxhit publik nuk i bashkangjitet asnje cent per frym
    po keshtu behen statistikat edhe ne vende te tjera.

    kur thuhet qe italia ka 61 milione banore, ne to bejne pjese edhe emigrantet shqiptare qe jetojne ne kete shtet.
    kur thuhet qe zvicra ka 7,8 milione banore, vetem 6 milione jane zvicerjane, te tjeret jane te huaj.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  17. #17
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anëtarësuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Une nuk i besoj shifrat e INSTAT. Per mendimin tim ato gjithmone kane qene te peraferta keto 20 vjet, pasi askush nuk eshte preokupuar te numeroje ne menyre te drejte shqiptaret. Brenda atij 3 milionshit ka mijera te vdekur qe jane numeruar per te gjalle, dhe brenda ketij 2 milionshit ka mijera vete qe jane harruar te numerohen pasi nuk i ka mberritur ndonjehere formulari i numerimit apo nga pertesa e numeruesve.

    Per mendimin tim, me te saktat jane vetem listat e votimit, ku gabimi maksimal mund te jete deri ne 10 mije persona, pasi asnjera nga partite nuk te fal tek vota ...
    Shumë dakord me ty!

    Në kafene e ka nxjerrë INSTAT-i 2,7 milionshin?
    Elegance is an attitude.

  18. #18
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    po keshtu behen statistikat edhe ne vende te tjera.

    kur thuhet qe italia ka 61 milione banore, ne to bejne pjese edhe emigrantet shqiptare qe jetojne ne kete shtet.
    kur thuhet qe zvicra ka 7,8 milione banore, vetem 6 milione jane zvicerjane, te tjeret jane te huaj.
    Admiral e di shume mire si funksionon statistika. Por ne njohim ne rrenj problemin tone. Jemi nje popull ku mbeshtetemi rrenjesisht nga te ardhurat ekonomike qe kontriubojn emigrantet. Kuptoj statistiken e popullsis por nuk me del llogaria persa i perket situates ekonomike. Nuk trajtoj si problem ate qe nuk eshte problem pra vetem numrin e popullsis. Nese popullsia ishte 3.8 milion banor dhe me nje prodhim te brendshem bruto prej ... miliard eur, nese deri dje e pjestoje me 3.8 sot e pjeston me 2.8. Ne aparenc kjo shifer eshte e konsiderueshme por ne kontribuimin e ekonomis nuk japin vetem keto 2.8 milion. Nuk e di nese me kupton, ajo qe dua te them dhe dua te shtroj si problem eshte ekonomia, shifrat financiare dhe jo ato civile.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  19. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Rezultatet e censusit jane rezultate shume te sakta, pasi nuk jane bere vetem nga INSTAT, dhe por jane bere me ndihmen e teknologjise dhe eksperteve te huaj. Censusi i 2011 eshte censusi me i mire qe eshte mbajtur ndonjehere ne vend, dhe ju duhet te gezoheni e jo te hidheroheni nga shifrat qe po publikohen. Te dish eshte me mire se te mos dish, dhe pak rendesi ka nese ajo qe meson te le nje shije te keqe apo te mire.

    Ajo qe me beri mua pershtypje nga censusi eshte numri i larte i emigranteve. 38% e banoreve te Shqiperise jane larguar nga vendi e nuk jetojne me aty. Kjo mund te tingelloje si dicka e keqe, por ne fakt eshte dicka shume pozitive. Emigracioni eshte rruga me e mire per te rritur mireqenien e shqiptareve, dhe per te permiresuar mireqenien e shqiptareve qe ngelen ne vend. Nga 10 shqiptare 4 kane zgjedhur te emigrojne. Qe do te thote, ata 6 shqiptare qe ngelen do te kene mundesi me te mira punesimi, shkollimi si pasoje e largimit nga tregu i punes ne vend i 4 te tjereve. Ana tjeter pozitive e emigracionit eshte emancipimi i ketij segmenti te shoqerise me kulturen demokratike dhe ate te punes, gje qe nuk e fitojne dot ne vendin e tyre. Emigrantet ne Shqiperi nuk sjellin vetem kursimet e tyre, por edhe eksperiencen e punes dhe kulturen e akumuluar ne vite nga jeta ne Perendim. Keta sherbejne si katalizatore per ndryshim dhe transformim te vendit te tyre te origjines, sidomos ata qe zgjedhin te kthehen ne Shqiperi. Gjeja e fundit qe duhet te kini parasysh me emigracionin eshte se ky fenomen nuk eshte precedent shqiptar. Te gjithe popujt fqinje kane kaluar nje faze te tille para nesh.

    Fakti tjeter qe me bie mua ne sy eshte rritja e madhe e numrit te ndertimeve/banesave. Kjo deshmon qe eshte rritur ndjeshem mireqenia ne vend. Ndertimi i shtepije, qofte kjo modeste apo luksoze, eshte nje nga investimet me te medha qe njeriu ben ne jete. Rritja e mireqenies duket edhe tek te ardhurat per fryme, qe jane me te larta se sa ato zyrtare. Kjo duket tek te ardhurat per fryme jo vetem ne perpjesetim me GDP qe ka qene ne rritje te kenaqshme vitet e fundit, por edhe ne rritjen e te ardhurave te buxhetit te shtetit. Qeveria do te kete me shume leke per te investuar ne shkollimin e femijeve ne vend, pasi ka me pak femije qe shkojne neper keto shkolla. E njejta gje edhe per sektorin e shendetesise.Gjeja tjeter qe me ra ne sy eshte numri i larte i banesave ne raport me numrin e banoreve, qe me le mua te kuptoj se shume nga ato apartamente, shtepi apo vila jane ndertuar nga shqiptare ne emigrim qe nuk jetojne ne Shqiperi gjate gjithe vitit.

    Fenomeni i trete i evidentuar nga numrat, eshte fenomeni i migrimit te brendshem ne Shqiperi. Shqiptaret ne keto dekadat e fundit kane migruar nga fshati ne qytet, dhe nga qytetet e vogla dhe rrethet, ne qendrat e medha urbane sic eshte Tirana dhe rrethinat e saj. Edhe ky zhvillim ka te mirat e keqijat e veta. Ka te mirat e veta pasi resurset e politikat e qeverise mund te fokusohen ne zona te caktuara urbane, dhe nuk ka perse investon ne zona te thella e te pabanuara apo pak te banuara. Fenomeni negativ i kesaj levizjes eshte se njerezit po levizin drejt qyteteve te medha pasi ekonomia e vendit nuk eshte shtrire ne mbare territorin e vendit, por eshte perqendruar ne qytetet e medha. Mundesite e punesimit ne qytetet e medha jane te medha, kurse ne qytetet e zonat e tjera jane te pakta ose inekzistente. Qeveria duhet ta adresoje kete problem, duke krijuar zona te lira, dhe duke ofruar investime e investitore ne mbare territorin e vendit, duke u ofruar atyre lehtesira fiskale.

    Dhe gjeja e fundit qe me beri pershtypje, nga gjithe te anketuarit ne mbare vendin, me pak se 30,000 veta kane refuzuar qe ti pergjigjen censusit. Gjithe ajo zhurme nga propagandistet e paguar, e gjithe ato peticione per te bojkotuar censusin, u injoruan ne mase nga populli shqiptar. Gje qe mua me gezon, pasi deshmon pjekuri e dinjitet njerezor: shqiptaret nuk lene njeri te flasi ne emer te tyre, apo ti terheqi prej hunde, deshmojne vete me gojen e tyre e ne liri te plote per ate qe jane, ku banojne, punojne, besojne.

    Albo

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Jam mjaftueshmerisht dakord perveç faktit mbi emigracionin qe nuk eshte pozitiv ne ato permasa qe citove ti.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •