Postuar më parë nga
Albo
Rezultatet e censusit jane rezultate shume te sakta, pasi nuk jane bere vetem nga INSTAT, dhe por jane bere me ndihmen e teknologjise dhe eksperteve te huaj. Censusi i 2011 eshte censusi me i mire qe eshte mbajtur ndonjehere ne vend, dhe ju duhet te gezoheni e jo te hidheroheni nga shifrat qe po publikohen. Te dish eshte me mire se te mos dish, dhe pak rendesi ka nese ajo qe meson te le nje shije te keqe apo te mire.
Ajo qe me beri mua pershtypje nga censusi eshte numri i larte i emigranteve. 38% e banoreve te Shqiperise jane larguar nga vendi e nuk jetojne me aty. Kjo mund te tingelloje si dicka e keqe, por ne fakt eshte dicka shume pozitive. Emigracioni eshte rruga me e mire per te rritur mireqenien e shqiptareve, dhe per te permiresuar mireqenien e shqiptareve qe ngelen ne vend. Nga 10 shqiptare 4 kane zgjedhur te emigrojne. Qe do te thote, ata 6 shqiptare qe ngelen do te kene mundesi me te mira punesimi, shkollimi si pasoje e largimit nga tregu i punes ne vend i 4 te tjereve. Ana tjeter pozitive e emigracionit eshte emancipimi i ketij segmenti te shoqerise me kulturen demokratike dhe ate te punes, gje qe nuk e fitojne dot ne vendin e tyre. Emigrantet ne Shqiperi nuk sjellin vetem kursimet e tyre, por edhe eksperiencen e punes dhe kulturen e akumuluar ne vite nga jeta ne Perendim. Keta sherbejne si katalizatore per ndryshim dhe transformim te vendit te tyre te origjines, sidomos ata qe zgjedhin te kthehen ne Shqiperi. Gjeja e fundit qe duhet te kini parasysh me emigracionin eshte se ky fenomen nuk eshte precedent shqiptar. Te gjithe popujt fqinje kane kaluar nje faze te tille para nesh.
Fakti tjeter qe me bie mua ne sy eshte rritja e madhe e numrit te ndertimeve/banesave. Kjo deshmon qe eshte rritur ndjeshem mireqenia ne vend. Ndertimi i shtepije, qofte kjo modeste apo luksoze, eshte nje nga investimet me te medha qe njeriu ben ne jete. Rritja e mireqenies duket edhe tek te ardhurat per fryme, qe jane me te larta se sa ato zyrtare. Kjo duket tek te ardhurat per fryme jo vetem ne perpjesetim me GDP qe ka qene ne rritje te kenaqshme vitet e fundit, por edhe ne rritjen e te ardhurave te buxhetit te shtetit. Qeveria do te kete me shume leke per te investuar ne shkollimin e femijeve ne vend, pasi ka me pak femije qe shkojne neper keto shkolla. E njejta gje edhe per sektorin e shendetesise.Gjeja tjeter qe me ra ne sy eshte numri i larte i banesave ne raport me numrin e banoreve, qe me le mua te kuptoj se shume nga ato apartamente, shtepi apo vila jane ndertuar nga shqiptare ne emigrim qe nuk jetojne ne Shqiperi gjate gjithe vitit.
Fenomeni i trete i evidentuar nga numrat, eshte fenomeni i migrimit te brendshem ne Shqiperi. Shqiptaret ne keto dekadat e fundit kane migruar nga fshati ne qytet, dhe nga qytetet e vogla dhe rrethet, ne qendrat e medha urbane sic eshte Tirana dhe rrethinat e saj. Edhe ky zhvillim ka te mirat e keqijat e veta. Ka te mirat e veta pasi resurset e politikat e qeverise mund te fokusohen ne zona te caktuara urbane, dhe nuk ka perse investon ne zona te thella e te pabanuara apo pak te banuara. Fenomeni negativ i kesaj levizjes eshte se njerezit po levizin drejt qyteteve te medha pasi ekonomia e vendit nuk eshte shtrire ne mbare territorin e vendit, por eshte perqendruar ne qytetet e medha. Mundesite e punesimit ne qytetet e medha jane te medha, kurse ne qytetet e zonat e tjera jane te pakta ose inekzistente. Qeveria duhet ta adresoje kete problem, duke krijuar zona te lira, dhe duke ofruar investime e investitore ne mbare territorin e vendit, duke u ofruar atyre lehtesira fiskale.
Dhe gjeja e fundit qe me beri pershtypje, nga gjithe te anketuarit ne mbare vendin, me pak se 30,000 veta kane refuzuar qe ti pergjigjen censusit. Gjithe ajo zhurme nga propagandistet e paguar, e gjithe ato peticione per te bojkotuar censusin, u injoruan ne mase nga populli shqiptar. Gje qe mua me gezon, pasi deshmon pjekuri e dinjitet njerezor: shqiptaret nuk lene njeri te flasi ne emer te tyre, apo ti terheqi prej hunde, deshmojne vete me gojen e tyre e ne liri te plote per ate qe jane, ku banojne, punojne, besojne.
Albo
Krijoni Kontakt