Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 110
  1. #101
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Megjithese AK edhe organizata te tjera jane kapur me implikimet nacionale dhe fetare te censusit, une u shtanga kur pash qe nga ky census problemi me i madh na qenka gjinor. Sipas Panorames dhe disa gazetave te tjera ne Shqiperi ka me shume meshkuj sesa femra, dhe problemi sipas Censusit 2011 na u qenka ulur sepse me perpara (per shembull ne vitin 1979) meshkujt paskan qene 15% me te shumte sesa femrat.
    Po te ishte per sharlanet e AK, ti sot nuk do te dije asgje pasi censusi nuk do te mbahej fare. Nuk e di se pse te beri pershtypje disbalanca gjinore, mua nuk me beri shume pershtypje. Diferenca mes meshkujve dhe femrave eshte shume e vogel ne perqindje.

    Shkaqet se pse ka me pak femra se meshkuj ne Shqiperi jane te shumta. Une po te rendis vetem disa:

    1. Siguria e jetes: Duke qene se ne keto 20 vjet siguria e jetes ne Shqiperi nuk ka qene ne nivelet e duhura, prinderit qe i kane patur femijet vajza, kane preferuar ti largojne nga vendi. Keto familje jane me te prirura per te emigruar nga vendi vetem per hir te vajzave, ose per ti derguar vajzat me shkolle jashte vendit.

    2. Martesat me te huajt: Shume femra shqiptare jane martuar me te huaj. Martesa me te huajt shihet si menyra me e mire per te siguruar nje jete me te mire se sa ajo ne vend. Nese meshkujt shohin emigracionin si nje menyre per te kerkuar nje jete me te mire, femrat shohin martesat me te huaj si nje rruge e pershatshme, me e mire se emigracioni, per te siguruar nje jete me te mire.

    3. Mundesite e pakta te punesimit per femrat ne ekonomine shqiptare: Mundesite e punesimit per femrat ne ekonomine shqiptare jane shume me te kufizuara se sa per meshkujt. Ato mund te punojne ose ne sektorin tregtar, ose ne administraten shteterore te vendit. Jane te pakta rastet kur femrat shqiptare kane arritur te krijojne biznese te medha te suksesshme ne vend. Kjo i shtyn qe te largohen nga vendi ne kerkim te nje jete me te mire. Shume prej tyre ose kane emigruar nepermjet martesave me emigrante shqiptare, ose nepermjet shkollimit e punesimit ne profesion ne Perendim. Eshte e veshtire per kete kategori qe te gjejne pune ne profesionin e tyre pasi perfundojne shkollen, me e veshtire se sa vete meshkujt.

    4. Femrat jane me pak te prirura se meshkujt shqiptare qe te kthehen ne Shqiperi nga emigracioni. Ne rradhet e emigranteve shqiptare, femrat shqiptare jane me pak te prirura qe te kthehen ne Shqiperi se sa meshkujt shqiptare. Dhe arsyeja kryesore per kete eshte se vendi i huaj tregon nje perkujdesje dhe respekt me te madh ndaj femrave se sa vete shoqeria shqiptare prej se ciles dolen. Shembulli konkret, me krizat ekonomike ne Itali e Greqi, shume emigrante jane kthyer ne vendlindje, por une jam i bindur qe nese nje studim do te behej per te pare sa prej tyre ishin meshkuj e sa prej tyre ishin femra, nuk do te habitesha nese raporti te ishte 1:5, 1 femer per 5 meshkujt qe kthehen.

    5. Femrat jane me te shkolluara sot se meshkujt. Po te shikosh numrin e nxenesve qe mbarojne shkollen e mesme e vazhdojne studimet e larta, numri i femrave eshte me i lart se ai i meshkujve. Femrat shqiptare jane me te prirura qe te perfundojne studimet se sa meshkujt. Mundesite e nje jete me te mire per nje femer te pashkolluar, jane shume here me te uleta se mundesite e nje mashkulli te pashkolluar ne shoqerine shqiptare. Dhe kjo ben qe femrat ti kushtojne nje vemendje dhe rendesi me te madhe shkollimit, se sa meshkujt shqiptare. Dhe duke ndjekur rrugen e shkollimit, jashte apo brenda vendit, femrat e shkolluara ne vend jane kontigjenti kryesor i emigracionit te kontrolluar, sic eshte emigracioni drejt vendeve si Kanada apo SHBA.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 06-01-2012 më 13:53

  2. #102
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Albo, pse i perserit idete 10 here brenda pragrafit. Thua te njejten gje me dhjetra here. Femrat shqiptare jane me pak te prirura te kthehen, ok. Mundesite e pakta te punesimit, ok. E morem vesh. Jemi popull i zgjut ne, i ngulisim gjerat menjehere.

    E qe thoni ju per punen e regjistrimit, kur isha ne shqiperi me erdhen nje cun dhe nje vajze, ne sjellje dukeshin me pak se adoleshente, dhe pa kurrefare profesionaliteti dhe kortezie hyne direkt ne teme. Nejse une per tu tall icik me ta dhe per te shtyre kohen me shume. U thash jam Kinez, me regjistroni si kinez. Jo po ne nuk e kemi kete opsion. Or ti vlla i dashur a ke ardh te regjistrosh popullsine? Po. Atehere me regjistro, un jam kinez. Prap ngulte kembe qe nuk egziston si opsion..lool

    Eh cpo heq ky popull i shkrete me keta injorante.

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga stern Lexo Postimin

    Sipas të dhënave që na jep INSTAT për vitin 2010, popullsia në Shqipëri është 3.194.972 banorë.
    Sipas të dhënave të po të njëjtit institucion zyrtar, popullsia e Shqipërisë sot është 2,831,741 banorë.
    Pra, sipas këtyre rezultateve, në më pak se 2 vjet, Shqipërisë i kanë humbur rreth 500.000 mijë shqiptarë, apo gjysëm milioni njerëz.
    ...
    Shumica e atyre 500.000 shqiptareve nuk kane jetuar as para 2 vitesh ne Shqiperi. INSTAT eshte bazuar ne te dhena te pasakta, ne regjistra gjithashtu te pasakte te Shqiperise. Shumica e Emigranteve nuk fshihen fare nga regjistrat civil dhe trajtohen si banoret tjere te perhershem te Shqiperise.
    Ne Shqiperi nuk ka asnje statistik zyrtare te emigranteve. Vetem viteve te fundit jane bere disa statistike, jo plotesisht te sakta, per numrin e emigranteve sipas nacionalitetit resp. shtetit te origjines...

    As censusi aktual nuk eshte as per se afermi totalisht i sakte.

  4. #104
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    “Jo” Shqipërisë që ikën, mpaket dhe plaket

    “Jo” Shqipërisë që ikën, mpaket dhe plaket
    2012-01-18

    Gazeta Shqip

    Tranzicioni demografik në programin socialist

    Ilir Beqja, Kosta Barjaba

    Paralel me tranzicionin politik dhe ekonomik, Shqipëria po përjeton edhe një tranzicion demografik. Ky proces filloi në kushtet kur Shqipëria, ndryshe nga mjaft vende të rajonit, zotëronte një “dhuratë” demografike. Kjo “dhuratë” mund të mbetej e tillë, por mund të shndërrohej edhe në një rrezik demografik. Kjo do të varej edhe nga performanca e qeverisjes së vendit. Të dhënat e Censusit 2011 tregojnë se zhvillimet e dekadës së fundit janë karakterizuar nga prirja e dytë. Kjo e bën më të vështirë, por edhe më fisnike përpjekjen e Programit socialist, sidomos portofolin social të tij, për të ndërtuar një Shqipëri të rilindur, si pjesë e Europës së re sociale ku e domosdoshme është që edhe shoqëria të ripërtërihet.

    Popullsia e vendit gjatë periudhës 2001-2011 ka ardhur duke u pakësuar, nga 3 069 275 në 2 831 741 banorë. Pra, rënia është e konsiderueshme, rreth 7.7 për qind. Në ndryshimin e popullsisë ndikojnë lindjet, vdekjet dhe migrimi. Duke qenë se koeficienti bruto i vdekshmërisë (numri i vdekjeve për 1000 banorë në një vit) gjatë periudhës 2001-2011 nuk ka pësuar ndryshime dramatike, vetëm është ulur nga 5.1 në 5.01, po fokusohemi kryesisht në ndikimin e migrimit dhe lindshmërisë në proceset demografike dhe rishikimin e politikave të zhvillimit. Nëse përdorim të dhënat e projeksionit të rritjes së popullsisë, mund të llogarisim se deri në tetor 2011 popullsia e vendit duhet të ishte shtuar me rreth 230 mijë vetë. Dukuri që nuk ka ndodhur, për shkak të fluksit të lartë migrator dhe pakësimit të lindjeve. Ndikimi më i madh në dinamikën e popullsisë vjen prej migrimit të jashtëm. Pra, Shqipëria mpaket dhe plaket, ngaqë një pjesë e saj ikën.
    Shqipëria që ikën

    Shqipëria ka pasur potencialin, fluksin dhe stokun më të madh migrator gjatë tranzicionit. Nëse nuk llogarisim Bosnjë-Hercegovinën, fluksi migrator i të cilës, për arsye të njohura, ka qenë i kombinuar me fluksin e refugjatëve, të tre treguesit e mësipërm mbeten më të lartët në rajon dhe kontinent. Nëse konsiderojmë njërin prej tyre, stokun, në vlerësimet e studiuesve lokalë, të huaj si edhe të institucioneve ndërkombëtare, si Banka Botërore, ky tregues ka qenë rreth tri deri katër herë më i lartë se vendet e tjera të botës në zhvillim ose në procese tranzicioni. Rreth 25-30 për qind e popullsisë së përgjithshme dhe 35-40 për qind e popullsisë aktive të vendit, gjatë stadeve të ndryshme të tranzicionit, kanë qenë emigrantë të jashtëm. Ndërkohë, mbi 20 për qind e popullsisë së rritur lëvizi brenda vendit. Pra, gjatë dy dekadave të fundit, Shqipëria ka qenë një “kantier” prodhimi emigrantësh.

    Një ndër proceset brenda këtij “kantieri” ka qenë sinergjia midis potencialit, stokut dhe fluksit. Potenciali ka mbetur gjithmonë në parametra pothuajse maksimalë dhe është shndërruar në mënyrë të natyrshme në fluks. Të dy këta tregues kanë mbajtur në parametra të lartë stokun migrator. Censusi na zbulon se kjo sinergji mbeti e tillë edhe gjatë periudhës 2001-2011, pra gjatë dekadës së dytë të emigrimit bashkëkohor të shqiptarëve. Kur, jo vetëm zyrtarisht, por edhe nga studime serioze, deri tani ka qenë pranuar se fluksi migrator ka ardhur duke u moderuar. Të dhënat e dy proceseve të regjistrimit të popullsisë na bindin se gjatë periudhës prill 2001-tetor 2011, nga Shqipëria janë larguar rreth 470 mijë persona.

    Fluksi mesatar i emigrimit të shqiptarëve gjatë kësaj periudhe ka qenë rreth 47 mijë persona në vit, 4 500 persona në muaj, 150 persona në ditë. Pra, në çdo 12 minuta, një shqiptar vendos të largohet nga Shqipëria (duhen ribërë veprimet, se aritmetikisht më del çdo 12 minuta dhe tashmë këtë e kemi thënë disa here). Duhet të shtojmë, nga Shqipëria e qeverisë, e cila “fluturon”, po të kemi parasysh që rreth 60 për qind e periudhës midis dy censuseve është qeverisur prej kësaj shumice. Fluksi i emigrimit gjatë periudhës 2005-2011 është rritur, po të kemi parasysh që gjatë periudhës 1991-2009 fluksi është luhatur midis shifrave 30-44 mijë emigrantë në vit. Fluksi mesatar i emigrimit gjatë periudhës 2001-2011 tenton të arrijë nivelim maksimal të tij, regjistruar pas rënies së firmave piramidale, rreth 50 mijë emigrantë në vit.

    Censusi konfirmoi konstatimet e ekspertëve mbi prirjen e emigrimit femëror të shqiptarëve. Gjatë periudhës 2011-2011 janë larguar nga vendi rreth 20 mijë gra më shumë se burra. Kjo dukuri mund të jetë pasojë e liberalizimit të legjislacionit të vendeve pritëse për bashkimin familjar dhe i rritjes së numrit të vajzave që studiojnë jashtë vendit.

    Në këtë kontekst, mbajtja prej socialistëve e zotimit programor për të garantuar rreth 75 mijë vendeve të reja pune në vit, mund të arrijë moderimin e fluksit migrator. Sepse, arsyeja kryesore e emigrimit është emigrimi për motive pune. Inercia e këtij motivi shpjegon edhe sjelljen migruese të popullsisë pas liberalizimit të vizave. Kërshëria për Perëndimin është zëvendësuar nga nevoja e gjetjes së një vendi pune. Moderimi i fluksit do të shoqërohet nga nxitja e kthimit të emigrantëve, e incentivuar financiarisht. Fakti është që kthimi dhe riintegrimi janë në fokusin e qeverisjes aktuale, por vetëm nëpërmjet incentivash ligjorë dhe fiskalë. Mbështetja e sipërmarrjeve të emigrantëve të suksesshëm kërkon incentiva të mirëfilltë financiarë, të mobilizuara nga burime publike dhe private. Të vendit, por edhe të vendeve pritëse e programeve komunitare. Kjo bëhen edhe më emergjente, për shkak të ndikimit të krizës ekonomike në rritjen e papunësisë së emigrantëve në dy vendet kryesore pritëse, Greqi dhe Itali. Programi socialist dallon se në vend të premtimeve emocionale për emigrantët, të cilat nuk mbulojnë dot injorimin e tyre prej shërbimeve shtetërore konsullore, ofron politika të qarta dhe incentiva financiarë për mbështetjen e kthimit të tyre të suksesshëm.
    Sinergjia midis migrimit të brendshëm dhe urbanizimit

    Censusi tregon se, me përjashtim të qarqeve të Tiranës dhe Durrësit, dhjetë qarqet e tjerë kanë “humbur” popullsi të konsiderueshme, nga -5 për qind Vlora, deri në -34 për qind Gjirokastra dhe -28 për qind Dibra.

    Nëse nuk llogarisim Gjirokastrën, rënia e popullsisë së të cilës shpjegohet me fluksin e lartë migrator të jashtëm, dhe Beratin, rënia e popullsisë së të cilit shpjegohet me fluksin e lartë migrator të brendshëm dhe dukuri specifike për këtë qark, vërejmë se zona verilindore ka ritmet më të larta të pakësimit të popullsisë, -28 për qind për Dibrën dhe -24% për Kukësin.

    Prandaj, në fokus të Programit është edhe ndryshimi i politikave për migrimin e brendshëm. Shkujdesja, për të mos thënë papërgjegjshmëria, njëzetvjeçare: “Njerëzit le të shpërngulen dhe qeveria të bëjë ç’të mundet”, do të zëvendësohet nga vizioni paraprirës i politikave për sinergjinë: migrim i brendshëm-urbanizim. Shqipëria ka pasur ritmin më të lartë të urbanizimit midis vendeve të rajonit, rreth 2 për qind në vit, krahasuar me Bosnje-Hercegovinën 1.4, Serbinë 0.5, Kroacinë 0.4 etj. Kjo, për meritë të asnjë qeverie. Por thjesht të faktit që fillimi i tranzicionit politik (dhe demografik) e gjeti Shqipërinë me mbi dy të tretat e popullsisë në zonat rurale. Për pasojë, rreth 500 mijë njerëz u shpërngulën dhe jetojnë aktualisht në një vend tjetër nga ai i vitit 1990. Ritmet e urbanizimit nuk u janë përgjigjur ritmeve të migrimit të brendshëm. Për sa kohë që cilësia e shërbimeve jetësore bazë dhe e cilësisë së jetës në periferitë e qyteteve të mëdha, enklavat ku janë vendosur emigrantët e brendshëm, është shumë e ulët. Kjo popullatë ende nuk është plotësisht e njohur ligjërisht nga shteti, për sa i përket mjaft shërbimeve jetike bazë. Por një pjesë e saj është e privuar edhe nga shërbimet sociale. Për shembull, legjislacioni për shërbimet sociale përjashton nga e drejta e përfitimit të ndihmës ekonomike familjet që janë shpërngulur pas 1 gushtit 1991. Ndërkohë, nga kjo e drejtë janë privuar edhe familjet e emigrantëve të jashtëm, pavarësisht statusit ose gjendjes së tyre.

    Qeveritë nuk kanë mundur, më keq akoma nëse nuk kanë ditur, t’u paraprijnë proceseve të migrimit të brendshëm nëpërmjet investimeve paraprake. Pra, urbanizimi nuk i ka paraprirë migrimit. Përkundrazi, duke nxitur në mënyrë të tërthortë ose shpesh edhe hapur shpërnguljen e popullsisë, nëpërmjet thirrjeve patetike: “Fytyrën nga deti dhe qytetet e mëdha”, qeveritë kanë “kontribuar” në përkeqësimin e kaosit urban dhe social në periferi të metropoleve. Pa realizuar investime serioze që të akomodojnë flukset e të shpërngulurve dhe duke thelluar kontrastet midis popullsisë së ardhur dhe asaj ekzistuese. Popullsia e këtyre enklavave është parë si një “hambar” votash, por jo si një “ofiçinë” pune.

    Disa herë ka ndodhur që kahja e investimeve ka qenë përkundër kahes së zhvendosjeve të popullsisë. Prandaj, për t’i ardhur më mirë në ndihmë popullsisë që emigron brenda vendit, është e nevojshme të rishikohet portofoli i investimeve publike në aspektin e shpërndarjes territoriale të tyre. Për shembull, investimet në infrastrukturë në zonat malore nuk kanë moderuar fluksin e migrantëve nga këto zona. Përkundrazi, studimet, të cilat janë konfirmuar edhe nga të dhënat e para të Censusit, tregojnë se fluksi i emigrimit nga zonat malore vjen duke u rritur. Popullsia e zonave malore përbën më pak se 11 për qind të popullsisë, por ajo ka prodhuar më shumë se 30 për qind të emigrantëve të brendshëm. Pra, këto investime, përveçse kanë rrëmbyer “pjesën e luanit” të investimeve publike, nuk kanë pasur asnjë ndikim në bindjen e popullsisë që të vazhdojë të jetojë në këto zona.

    (Vijon...)

  5. #105
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anëtarësuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Shumica e emigranteve, rreth 90%, jane larguar ne dhjetevjeçarin e fundit te shekullit te kaluar. Biles, ka mjaft studenta qe nuk preferojne te rikthehen perseri ne Shqiperi pas kryerjes se studimeve. Ritmi i emigracionit ra shume pas mbylljes se biznesit te gomoneve nga Fatos Nano.
    Kush ka krijuar familje jasht Shqiperise nuk kthehet kurre. Mund te kthehet vetem si turist kohegjate, kur te dale ne pension.
    Biles, diku degjova qe eshte shtuar edhe numri i shqiptareve qe lene nenshtetesine per ate te vendit ku kane emigruar.


    Me qene edhe sot fajtor Sala per nivelin e emigracionit eshte jasht llogjikes. Eshte komplet tallje topesh.
    Eshte njesoj sikur te ngrihet Vendola apo Panella ne Itali dhe te akuzoje qeverine, pse nuk kthehen qindra mijerat e emigranteve te pas luftes se II boterore.


    Une nuk i besoj shifrat e INSTAT. Per mendimin tim ato gjithmone kane qene te peraferta keto 20 vjet, pasi askush nuk eshte preokupuar te numeroje ne menyre te drejte shqiptaret. Brenda atij 3 milionshit ka mijera te vdekur qe jane numeruar per te gjalle, dhe brenda ketij 2 milionshit ka mijera vete qe jane harruar te numerohen pasi nuk i ka mberritur ndonjehere formulari i numerimit apo nga pertesa e numeruesve.

    Per mendimin tim, me te saktat jane vetem listat e votimit, ku gabimi maksimal mund te jete deri ne 10 mije persona, pasi asnjera nga partite nuk te fal tek vota ...


    Cili eshte ai/ajo Individ qe ka mbaruar shkollen e larte dhe nuk deshiron te kthehet ne atdhe, per te jetuar, ne qoftese kushtet jane te krijuara per te ushtruar profesionin e tyre??? Ndonse shumica ka emigruar ne dhjet vjecarin e fundit te shekullit te kaluar, qe i bie 12 vjet me pare, fakti qe ata nuk duan te kthehen me tregon se vendi sot eshte ne nje gjendje me te keqe sec ishte 12 vjet me pare, dhe prespektiva per te ardhmen akoma me e zymte!

    Die kam pare ne televizor nje dokumentar, nje grua me 3 femije qante si femije sepse i vinte keq per femijet e vegjel qe nuk kishin ushqim te mjaftueshem as per te thyer urine. Te kepuste shpirtin. Ne cdo vend te botes ka varferi, por ne rastin e shqiperise kur 63% e popullsise qe eshte ne gjendje te punoj jane pa pune eshte tej varferie. Fatkeqesisht ajo nuk eshte e vetmja ne gjendje te tille , njerez te tille, qe qe nuk punojn, jo se nuk duan, sepse kur njeriu eshte uritur ben cdo lloj pune, por per arysen sepse ekonomia nuk stimuluhet, populli mbahet ne kete gjendje qellimisht, dhe kur popullsia eshte kaq e varfer, Servilat dhe Hijenat e nje shoqerie vetvetiu nga natyre e tyre grabitqare dhe e lige jane kandidatet me te vyer per ti sherbuer kriminelave qe "drejtojn" shtetin shqiptare. Si ne boten Rreale ashtu edhe ne ate Virtuale.

    Vetem ata qe kane nje lloj perfitimi financiar te direkt nga kjo qeveri mund te perkrahin kete Kope Hainash!!!

    P.S Pash zotin cfar krahasimesh ben...na krahason emigrantet e Italise se luftes se dyte boterore me ato te shqiperise se 12 vjeteve me par. Ja pra deklarata te tilla tregojn se sa te verbert qe jeni. Dashje pa Dashje, te dyja palent Jeni bere veglat e nje sistemi Kriminal. Nuk arrini llogjikoni as minimumin!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Maqellarjot : 18-01-2012 më 12:09
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #106
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,202
    Albo e kam te veshtire te besoj se vajzat shqiptare kane emigruar me shume se djemte... kam 17 vjet ne emigrim ne tre shtete, jo nje, dhe e di vete se kush emigrojne me shume.

    Vajzat fatkeqesisht jane eliminuar qysh ne miter, per disa nga shkaqet qe ti i permend vete.

    PS: Sidoqofte ke te drejte per epitetin sharlatan kur i referohesh AK, dhe une nuk e kuptoj pse Edi Rama dhe PS ne vend se te merren me problemet sociale po i bejne aleance ketyre ekstremisteve pa vizion!

  7. #107
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anëtarësuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Teori konspiracioni apo te gjithe hiqemi te ditur edhe kur nuk e kemi idene se per cfare flasim?

    Se pari, duhet te mesoni se "popullsia e Republikes se Shqiperise" dhe "banoret e Shqiperise" jane dy gjera te ndryshme. Censusi nuk numeron numrin e popullsise se Republikes se Shqiperise, censusi numeron vetem numrin e banoreve qe jetojne ne ate vend ne momentin qe eshte mbajtur censusi. Numri i banoreve qe jane fizikisht ne ate vend, jetojne e punojne ne ate vend.

    Numri i popullsise se vendit qe autori perdor me lart, eshte numri i pergjithshem i popullsise, i nxjerre ne baze te nje formule qe merr parasysh numrin e popullsise baze ne nje vit te caktuar, dhe perqindjen e rritjes se popullsise nga viti ne vit, ne baze te koficentit te lindjeve ne vend. Pra keto dy numra nuk krahason pasi: numri i 2010 eshte nje numer fiktiv i nxjerre nga nje formule dhe eshte vetem nje numer i projektuar/perafruar i popullsise; numri i censusit eshte numri i sakte i banoreve ne te gjithe territorin e vendit ne tetor 2011.

    Censusi i mbajtur ne 2011 eshte censusi me i mire i mbajtur ndonjehere ne Shqiperi, pasi eshte hera e pare qe shteti mbledh keto te dhena nga terreni, duke derguar njerez ne gjithe territorin e vendit per te trokitur dere me dere. Dhe kjo eshte nje tradite qe duhet vazhduar, cdo 10 vjet duhet bere e njejta gje, per te mesuar se si po ndryshon shoqeria shqiptare me kohen.

    Diferenca mes numrit te popullsise - numrin e banoreve te jep numrin e shqiptareve qe kane zgjedhur te largohen nga ai vend: a) kane vdekur b) kane emigruar. Numri i popullsise se vendit varet vetem nga numri i lindjeve dhe kete numer e prodhon zyra e gjendjes civile, dhe jo INSTAT.

    Albo
    Mqs ti i di te gjitha si zakonisht me trego pak metodoligjine e ndjekur nga "intervistuesit e terrenit" nqs ja ke idene se si ka qene dhe se si eshte aplikuar realisht.


    Brenda vete INSTAT-it pati problematike te theksuar ne analizimin e te dhenave dhe kjo dihet prej te gjitheve dhe ndaj u vonua dhe publikimi i tyre.

    Nje studim statistikor nuk bazohet mbi sllogane apo parulla elektorale mqs ti je dhe vete inxhinier informatike duhet ti dish shume mire keto.

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  8. #108
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    “Jo” Shqipërisë që ikën, mpaket dhe plaket

    Disa herë ka ndodhur që kahja e investimeve ka qenë përkundër kahes së zhvendosjeve të popullsisë. Prandaj, për t’i ardhur më mirë në ndihmë popullsisë që emigron brenda vendit, është e nevojshme të rishikohet portofoli i investimeve publike në aspektin e shpërndarjes territoriale të tyre. Për shembull, investimet në infrastrukturë në zonat malore nuk kanë moderuar fluksin e migrantëve nga këto zona. Përkundrazi, studimet, të cilat janë konfirmuar edhe nga të dhënat e para të Censusit, tregojnë se fluksi i emigrimit nga zonat malore vjen duke u rritur. Popullsia e zonave malore përbën më pak se 11 për qind të popullsisë, por ajo ka prodhuar më shumë se 30 për qind të emigrantëve të brendshëm. Pra, këto investime, përveçse kanë rrëmbyer “pjesën e luanit” të investimeve publike, nuk kanë pasur asnjë ndikim në bindjen e popullsisë që të vazhdojë të jetojë në këto zona.
    Shqetesues eshte ky fakt qe investimet ne fakt nuk e ndalin ikjen. Kjo tregon qe nuk eshte puna vetem te leket e investimet. Une gjithashtu mbeshtes kete mendim, se leket nuk jane ato qe te bejne te ikesh apo te rrish ne nje vend, me shume se sa shkaqe te tjera si pasiguria, mospasje e rregullave etj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Edvin83 : 19-01-2012 më 09:34

  9. #109
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet në Bllog
    17
    Censusi, 60% e bizneseve janë kafe dhe restorante

    Blerina Hoxha

    Fenomeni i bar kafeve si biznes në Shqipëri është aq i përhapur sa është edhe përshtypja e parë më e çuditshme kur një i huaj viziton vendin tonë. Kjo ndjesi me sy të lirë është faktuar dje nga Instituti i Statistikës, i cili duke zbardhur rezultatet e censusit për njësitë ekonomike faktoi se 60 për qind e bizneseve në vendin tonë janë bare, kafe dhe restorante. Në fakt ky verifikim ka faktuar po një studim të INSTAT-it të para do kohëve, sipas të cilit shqiptarët rrinë tri orë në ditë mesatarisht në kafe. Po sipas INSTAT, biznesi i bareve dhe restoranteve vjen i dyti në listë pas biznesit të riparimit të automjeteve për nga xhiroja vjetore. Gjatë publikimit të rezultateve të censusit për njësitë ekonomike drejtoresha e INSTAT, Ines Nurja, thotë se, pjesa dërrmuese e tyre është krijuar pas vitit 2005. Kështu në të gjithë vendin rezultojnë 103 038 njësi ekonomike, nga të cilat 99 722 janë aktive. “Rreth 50 për qind e ndërmarrjeve aktive, që janë regjistruar gjatë këtij procesi, janë krijuar gjatë viteve 2005-2009. Në totalin e ndërmarrjeve, gjysma e tyre janë përqendruar në qarqet e Tiranës dhe të Durrësit”, tha Nurja. Sipas numrit të të punësuarve, pjesa dërrmuese e bizneseve, 62.7 për qind e tyre, kanë vetëm një punonjës. Rreth 28.2 për qind kanë nga 2 deri në 4 punonjës, ndërsa ndërmarrjet me mbi 50 punonjës janë vetëm 0.9 për qind e totalit. “Duket qartë që ekonomia shqiptare tashmë është e zhvilluar dhe e orientuar drejt shërbimeve, pasi 84 për qind e këtyre ndërmarrjeve janë prodhues të shërbimeve”, theksoi Nurja. INSTAT thotë se viti 2010 ka qenë një nga vitet më të mira për lindjen e bizneseve të reja. Sipas Censusit, gjatë këtij viti numri i ndërmarrjeve private dhe atyre shtetërore, që nuk janë shoqëri aksionere, u rrit me 13 mijë e 626 ose 14 për qind më shumë krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT rreth 9 mijë prej këtyre bizneseve krijuan nga një vend të ri pune, 3895 hapën nga 2 deri në katër vende të reja pune dhe pjesa tjetër më shumë sesa 5 vende të reja pune. Shefi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Etore Sekiu, i pranishëm në publikimin e rezultateve, tha se transparenca përsa i përket ndërmarrjeve ekonomike në vend është shumë e rëndësishme, njësoj si treguesit e popullsisë si plotësim i një prej standardeve të Bashkimit Europian. Ky regjistër elektronik do të shërbejë për konsolidimin e statistikave në shërbim të institucioneve, praktikave akademike etj. Regjistri aktual i ndërmarrjeve karakterizohet nga disa probleme të cilat lidhen me prezencën e disa subjekteve jo aktive dhe me informacion të limituar të një sërë treguesish ekonomikë.


    Regjistri i biznesit, ja risitë


    103 038 njësi ekonomike gjithsej

    99 722 biznese janë aktive

    550% e tyre janë krijuar nga 2005-2009

    50% janë në rajonin Tiranë-Durrës

    2 379 janë biznese të huaja ose me kapital të përbashkët

    62.7% kanë një të vetëpunësuar

    80% e ndërmarrjeve janë njësi shërbimi

    60% janë bare, kafe, restorante dhe hotele

    70% e ndërmarrjeve me 50 ose më shumë punonjës janë industriale

    15.8% janë prodhues mallrash dhe punësojnë 32% të të punësuarve

    1% janë ndërmarrje të mëdha dhe punësojnë 42% të të punësuarve

    26.4% e ndërmarrjeve janë të menaxhuara nga femrat

    38.7% e të punësuarve janë gra


    MAPO

  10. #110
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Rezultatet e Censusit: Popullsia 2 831 741 banorë, 7.7 % më e vogël se ’01

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    “Shqiptarët janë popullsia më e lartë në rajon me rreth 10 milionë banorë, ndërsa INSTAT nxori të kundërtën. Këto të dhëna dëmtojnë interesat e shqiptarëve”, thuhet në reagimin e Aleancës.
    Keta te Aleances jane cmendur vertete. Po c'pret AK qe te dergonte INSTAT punjonjesit ne mbare boten per te bere regjistrimet?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •