Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Sabri Godo

  1. #1
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,923
    Faleminderit
    90
    97 falenderime nė 80 postime

    Sabri Godo

    Sabri Godo (vdiq mė 3 dhjetor 2011) ishte politi kan, shkrimtar dhe skenarist shqiptar. Ka lin dur nė Delvinė mė 8 gusht 1929. Shkollėn e fillore e kreu nė Delvinė dhe mė pas tė mesmen e vazhdoi nė Tiranė, ku kėtė tė fundit e la nė gjysmė nė vitin e tretė ku mori pjesė nė luftėn antifashiste nga 15 korriku i vitit 1943 deri nė maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia. Ka pasur veprimtari tė dendur nė publicistikė, veēanėrisht nė revistėn “Hosteni”, ku ka botuar mbi tri mijė faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Nė janar tė vitit 1991 S. Godo themeloi Partinė Republikane tė Shqipėrisė dhe ishte kryetar i saj pėr shtatė vjet. Sabri Godo ishte kryetar i Asamblesė Kombėtare tė PRSH-sė dhe President nderi i saj qė pas lėnies sė drejtimit tė saj nė duart e Fatmir Mediut. Ka qenė deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė nė dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrėn e kryetarit tė Komisionit tė Ēėshtjeve Sociale dhe tė atij tė Politikės sė Jashtme.
    *Burimi Wikipedia

    NGA SABRI GODO*
    Kur po zbriste nė anėn tjetėr tė kodrave, Skėnderbeut i rrinte ende nė sy fytyra e rrudhosur, pa ngjyrė dhe e pa depėrtueshme e plakut. Dhe sa mė shumė mendonte pėr tė, aq mė shumė ia ndiente erėn. Plaku pėrdridhej si njė gjarpėr nė majėn e hurit. Deri ku kishte thėnė tė vėrtetėn kėshilltari? A kishte tė ngjarė qė sulltani tė dimėronte atje? Duke shtrirė dorėn e lagėsht pėr paqe, plaku i neveritshėm i kishte dhėnė dritė shpirtit tė Skėnderbeut. Po tani, pas njėzet e katėr orėsh, arsyet dhe kundėrarsyet asgjėsonin njėra-tjetrėn dhe mbetej nė shesh kjo pyetje torturuese: sulltani kėrkonte njė tribute ēfarėdo, se nuk mundej mė gjatė, apo donte tė zbulonte se deri ku duhej tė maste Skėnderbeun? Ishte zakon i sulltanėve t’i hapnin fushatat nė pranverė dhe t’i mbyllnin nė vjeshtė. Por nė vitin 1446 Murati ishte nisur nga Edreneja nė tetor me 80.000 ushtarė. Mė 1 dhjetor kishte thyer nė Korint despotėt e Greqisė, pastaj ishte sjellė dy muaj poshtė e lart, duke e pėrballuar dimrin nė fushim. Nėse fushimi ishte i pamundur para Krujės, pėr Muratin kishte edhe njė zgjidhje tjetėr, tė zhvendoste kampin nė kodrat e Durrėsit, pėr ta mbrojtur nga ujėrat, tė siguronte njė furnizim tė rregullt nga Venediku me anijet e tij nga deti dhe ta mbante Krujėn tė rrethuar. Plaku nuk e zuri asnjėherė nė gojė Venedikun. A mund tė ishte ky plani i vėrtetė i Muratit, po tė dėshtonin negociatat? Toka po zgjohej, pas rrebeshit kthehej jeta, ndihej aroma e barit tė lagur. Mbi det u hap njė rrip i gjerė qielli. E gjithė pėrmbytja ishte mbledhur poshtė nė lumė, qė buēiste deri nė buzė, duke ngrėnė fuqinė e vet. Skėnderbeu pa sė largu se lumi nuk kalohej. Njerėzit dhe kuajt ishin tė lagur deri nė kockė e tė pangrėnė. Ai urdhėroi tė bėhej pushim dhe tė ndizeshin zjarret. Shkarpat e lagura tymosėn gjatė, po mė nė fund zjarret u ndezėn dhe nga rrobat prej shajaku tė ushtarėve dilte avull. Skėnderbeu u ndje i vetmuar dhe iu desh tė shikonte rrotull qė tė bindej se nuk ndodhej nė mes tė gardės. Flakėt e zjarrit i digjnin pėllėmbėt dhe nuk e ngrohnin. “Jo ēdo kullotė pastrohet nga zjarri”, mendoi ai. Ky ėshtė njė proverb qė pėrdorej nė malėsi. Ushtarėt po theknin bukėn, nxirrnin avull dhe bisedonin. Ai nuk deshi tė hante. Pastaj u kujtua se mund tė pėrtypte njė copė nga peksimeti qė i kishte dėrguar Vrana Konti nė mbrėmjen e 12 shtatorit, pasi theu sulmin e tretė tė sulltanit. Ishte njė peksimet me miell tepe, i gatuar me vaj, qė mund tė duronte me vite. Vrana Konti mendonte rrethimet e ardhshme. Ndoshta ai tani rrinte te mulliri pranė kullės sė madhe, ku kuajt ndėrroheshin me radhė, pėr tė sjellė mokrėn, qė bluante grurin natė e ditė. Garnizoni hante bukė tė freskėt. Ushqimet i mjaftonin Krujės pėr tėrė dimrin; por ajo ishte pothuaj e rrėnuar. Dhe si do t’i vinte filli popullsisė nė male, pa ushqime dhe pa strehė? Tri mijė ushtarėt e rregullt kishin dy muaj pa marrė rrogat dhe pesė mijė tė tjerė, tė rekrutuar pėr gjashtė muaj, e kishin mbaruar afatin e shėrbimit qė prej dyzetė ditėsh. Njė ushtri e uritur prej tetė mijė vetėsh, e rraskapitur nga lufta dhe shėrbimi i gjatė dhe pa njė bazė pėr tė dimėruar. Ai ndodhej nė gjendjen mė tė vėshtirė qė kish provuar ndonjėherė kur erdhi plaku dhe i solli shpresėn. Por njė gjė ishte e sigurt, plaku i kishte treguar qartė se si ai mund tė vazhdonte luftėn. Gjėmimi i lumit ishte pakėsuar, por duhej tė priste atje nja dy orė para se tė hidhej nė va. Njė gjysmė ore mė lart ishte ura e gurtė dhe ai u ngrit. Duhej tė bisedonte punėn me Muzakėn dhe Mamicėn nė Petrelė. Atje do tė vinte Hamzai. Petrela, ashtu si Kruja u kishte qėndruar tri sulmeve tė sulltanit, por ajo nuk mbahej e rrethuar. Tek ura e gurtė qė hidhej si hark, njėzet kalorėsit e pararojės ishin hapur anės lumit dhe diēka i tregonin njėri-tjetrit. Kjo ishte njė shkelje e rregullit tė pararojės dhe Skėnderbeu u inatos. Ai kishte filluar tė inatosej shpesh. Njėri prej tyre vrapoi te Skėnderbeu dhe i tha se lumi po sillte kuaj tė ngordhur. Kishin parė mė shumė se dhjetė. - A i kanė pajimet? – pyeti Skėnderbeu. - S’kanė asgjė – u pėrgjigj kalorėsi. - Vazhdoni rrugėn – tha Skėnderbeu. Ai u afrua tek ura dhe pa njė kalė tė kuq, qė e ngriti rryma lart, krejt tė ngrirė e me dhėmbė jashtė, sikur do tė kėrcente pėrpjetė, qė u pėrplas tek shkėmbi dhe u zhduk. Pastaj u rrokullisėn dy kuaj tė tjerė me eshtra tė thyera tė dala dhe barqet tė fryra. Kėta kuaj tė mėdhenj tė Anadollit kishin pirė ujė. Pra ata i kishin hedhur vetė nė lumė, gjysmė tė ngordhur, pėr mungesė ushqimi. Tani nė ballin e dimrit kuajt s’mund tė mbaheshin nė fushim tė hapėt dhe nė njė vend ku s’gjeje njė fije bar tė thatė. Kuajt duhet tė shkonin nė fushimet dimėrore bashkė me devetė, ndryshe i priste lumi. Skėnderbeu ngriti kokėn dhe pa nė zbrazėti. Nga ana tjetėr e urės kishin qėndruar dy kalorės dhe pritnin kalimin e tij. Skėnderbeu u bėri shenjė qė tė kalonin ata. I pari prej tyre eci i qetė pėrmes urės me kalin pėr dore dhe, kur arriti para Skėnderbeut, pėrshėndeti me seriozitet dhe filloi tė nxirrte njė letėr nga gjoksi pa thėnė asgjė. Skėnderbeu e shikoi me dyshim, duke pushtuar me tė njėjtin vėshtrim edhe hapėsirėn prej nga vinte ky njeri. Atij i shndriste lėkura nga mishi, orizi dhe fasulet. Dukej se bathėt, qė ishin njė ushqim i pėrgjithshėm, nuk i vinte nė gojė. Ishte nga ata qė nxirrnin gjėrat nga dheu dhe ushqimin e tyre e shikojnė si diēka personale, qė nuk lidhet me njerėzit dhe rrethanat. Bėnte pjesė nė rrojėn e Hamzait. Ishte dyzet vjeē, i fortė dhe t’i mbėrthente sytė nė ballė. Sipėr letrės Hamzai kishte shkruar dy radhė turqisht: “Urime, o tatė, tė puth dorėn”. Skėnderbeu i zbriti kalit dhe u hoq mėnjanė qė tė mos dėgjonte oshtimėn e lumit, u ul nė njė gur dhe hapi letrėn. Ishte njė mesazh i ngutshėm i sanxhakbeut tė Sofjes, drejtuar sulltanit. Subashi, ashtu si njė vit mė parė nė Sfetigrad, shkruante se hungarezėt po dyndeshin me shumicė nė Danub dhe se kryeqyteti ishte nė trazirė. Ai i puthte sulltanit kėmbėt dhe e luste tė kthehej njė orė mė parė. Shkronjat filluan tė dridheshin. Ato u pėrkundėn e u qanė qė ishte prerė rruga dhe mė nė fund reshtėn. Skėnderbeu filloi tė lexonte pėrsėri, dhe nė sy i trazoheshin kuajt e ngordhur nėn buzėqeshjen e ngjitur tė Jakup beut. S’kishte asnjė dyshim pėr thirrjen e lebetitur tė sanxhakbeut, qė shihte t’i pėrmbysej bota mbi kokė dhe qė mundohej ta zbukuronte kėtė me nderimet dhe pėrkėdheljet e njė stili tė njohur. Skėnderbeu thirri pranė tė dy kalorėsit. Ai i pari ndenji me kėmbėt hapur si njė njeri i rritur nė kalė. Ishte veshur me shajak tė zi. Shirat e dy javėve kishin kaluar mbi tė, duke e lėnė mė tė thatė se njė patė. Prapa tij rrinte i fshehur tjetri, i ngjitur si njė bisht, njė djalė fare i ri. - Si tė quajnė? – pyeti Skėnderbeu. - Gjon Anamali, prej Skurajt. - Po ky djali. Gjoni u kthye, e kapi djalin nga krahu dhe e nxori pėrpara pa mėshirė. Eshtė nipi im. Fale, kryezot. Llupės i madh dhe ushtar i mirė. Djali me fytyrė me njolla ngjyrėkafe, sikur ta kishin spėrkatur dikur dhe ai tė kishte qeshur me kėtė punė, hoqi shapkėn e madhe dhe mori zjarr, me flokėt e kuq, me qimet e verdha tė rinisė sipėr buzėve. Ishte 16 vjeē, nga ata pulishėt qė e shikojnė luftėn si njė bredhje nė luadhe tė reja. - Po ty si tė quajnė, or bir? – pyeti Skėnderbeu. Djali shikonte trupin e madh tė Skėnderbeut, duart, armėt, mjekrėn, qė po i thinjej. Kjo ishte njė ėndėrr, nė tė cilėn djali shihte e nuk dėgjonte. - A e harrove emrin tėnd? – i thirri daja. - Mamer, bir i Andrea Skiles – tha djali. - Prej nga ky emėr, Mamer? Skėnderbeut iu kujtua njė plak me mjekėr e flokė krejt rė bardhė, qė fliste vetėm kur pyetej, me njėrin sy tė shuar dhe tjetrin qė po i verbohej ngadalė. - E njoh tėt atė – tha Skėnderbeu. - Zotėria jote ka ngrėnė bukė nė shtėpinė time – tha djali. Gjon Anamali u kthye dhe e shikoi i ēuditur qė foli.
    - A i ka sytė plaku? – pyeti Skėnderbeu. - Nuk i ka mė, po nuk thotė. I provon fshehtas me gishtin para hundės. Kur u nis me fėmijėt pėr nė bjeshkė, mė tha tė fala pėr zotėrinė tėnde. Tha se dėshiron tė tė shohė edhe njė herė. Po kot thotė, se tani nuk mundet tė shohė. Tani vetėm mund tė prekė. Djali kishte marrė njė vrull tė papėrmbajtshėm dhe dukej sikur mund t’ia fillonte valles nė ēast ose t’ia shkrepte tė qarit. Frazat i tha me zė tė lartė, tė shkėputura. Ishte i bėshėm dhe mund tė merrte pėrsipėr ēdo punė, mjafton tė urdhėrohej. - Mamer, bir i Andresė, pėrse s’m’i ke prurė tė falat e plakut? – tha me qortim Skėnderbeu. - Gabim. U bė gabim – tha djali. - Ke dalė herėt nga shtėpia – Skėnderbeu. Djali e kapi shqetėsimin dhe u kthye pėr ndihmė nga daja i tij. Ky e shikonte me rreptėsi. Djali duhej tė jepte njė provė tė zgjuarsisė dhe shtrėngonte trurin mė kot, ndėrsa shqetėsimi po i kthehej nė ankth. Para se tė fliste, ai ngriti dy herė krahun mbi fytyrė, njė zakon bariu, i mėsuar tė mbrojė fytyrėn me jakėn e gunės. - Tė tjerėt kanė dalė edhe mė herėt, zotėria jote e di – tha mė nė fund. Ai ishte zbehur krejt. Skėnderbeu u habit me ndryshimin e shpejtė tė ngjyrave nė fytyrėn e tij. - Fare mirė, Mamer. Dėgjoje dajėn nė ēdo punė – tha Skėnderbeu. Pėr disa ēaste sundoi pėrsėri oshtima e lumit, qė ndoshta sillte kuaj tė tjerė. Skėnderbeu mendohej thellė. Gjon Anamali i bėri shenjė djalit tė mos hapte gojė. - A mos e keni prishur kalorėsin qė ēonte kėtė letėr? – pyeti Skėnderbeu. - Jo. Atė e mbajti imzot Hamzai – tha Gjoni. - Si e kapėt? – pyeti Skėnderbeu. - Pėr zverku. Kokėn e ngriti lart po nuk donte ta jepte, fėrkohej si cjap – tha Gjoni. Punėt me fitim e me rėndėsi gjithnjė i takonin Hamzait, nipēes me sy kaltėr. Ai kishte ndjekur sė largu prej dy ditėsh njė karvan dhe nė Kėrrabė kishte hasur papritur me njė ēetė prej pesėdhjetė kalorėsish. Nė fillim kishte dashur t’i linte tė kalonin dhe tė priste karvanin, pastaj kishte dyshuar dhe kishte thėnė: “Ē’tė fshehtė mbartin kėta qė rendin kėshtu?” Skėnderbeu u ngrit dhe ndenji para Gjonit. - Rri me mua, bashkė me Mamerin, pėrgjithnjė – tha Skėnderbeu. Ai nxori dhjetė dukatė ari dhe ia vuri Gjonit nė dorė. Ky shikoi floririn nė grushtin qė e mbante tė hapur dhe pastaj Skėnderbeun. - Pėrse m’i jep kėto, derisa do tė rri me ty. Ne do tė shėrbejmė falas. Ne kemi mall e gjė nė bjeshkė – tha Gjoni. - Pėr lajmin qė mė solle, o Gjon tha Skėnderbeu. Ai ktheu krahėt, eci disa hapa mė tutje dhe qėndroi me fytyrėn nga Kruja. Malet e saj ishin mbėshtjellė me avuj e me re tė skuqura nga dielli, si njė vullkan qė digjej ngadalė. Gjoni pa se Skėnderbeut i dridhej shpatulla e djathtė. Ai ishte fjalosur pėr gjėra pa rėndėsi me Gjonin dhe nipin, nė njė pėrpjekje pėr tė qetėsuar zemrėn. Por e vėrteta tepėr e madhe shndriti pėrnjėherėsh dhe i mori frymėn. Ai ishte ngritur nga buza e greminės pėr tė dalė fitues. Pas njė jave turku do tė ikte. Shqipėria mbetej e lirė, i vetmi vend qė i qėndroi dhe e prapsi sulltanin. Ai u kthye nga Gjoni dhe nga djali me fytyrėn tė prishur. - Nuk do tė mjaftonte as tėrė pasuria e tim eti pėr t’ju shpėrblyer. Le tė kthehet pararoja. “Hydavendegjari, urdhėruesi i lartė, hoqi dorė nga dėshira pėr tė kapur nusen e fitores”, thotė historiani Kemal Pasha Zade pėr tėrheqjen e Muratit nga Kruja. Nė maj, kur sulltani arriti nė Shqipėri me njėqind mijė ushtarė, krishterimi mėshoi nėn zė pėr Skėnderbeun dhe e quajti tė mbyllur episodin e kryengritjes sė tij. Nė qershor u pėrhap njė lajm i dyshimtė se sulltani kishte ngecur pėrpara Krujės. Nė korrik oborret e Evropės pyetnin me habi se ē’po bėnte sulltani nė Shqipėri. Nė gusht senati i Raguzės i shkruante njė letėr tė qartė mbretit tė Polonisė dhe atij tė Hungarisė, se mė kot lodhej turku tė thyente qytetin e Krujės. Atė muaj pasuan raporte tė tjera qė njoftonin se sulltani ishte prapsur dhe kishte humbur njė tė tretėn e ushtrisė. Nė shtator korrierėt vrapuan natė e ditė pėr tė dhėnė lajmin se Skėnderbeu kishte fituar njė betejė tjetėr tė madhe. Tani tė gjithė pritnin pėrfundimin e kėsaj ngjarjeje tė pabesuar, nga e cila mund tė ndėrronte fati i luftės me turkun. Mė 26 tetor, kur praparoja e ushtrisė sė madhe u tėrhoq nga Kruja, pas njė rrethimi prej pesė muajsh, pritja, dyshimi dhe habia u derdhėn nė njė katarakt entuziazmi dhe gėzimi. Topat dhe kambanat e Krujės vazhduan deri nė mesin e nėntorit tė pėrshėndetnin ambasadorin e papės, tė mbretit tė Polonisė dhe atij tė Hungarisė, tė mbretit tė Napolit, tė senatit tė Venedikut, dukatit tė madh tė Burgonjės, dukatit tė Milanos, Republikės sė Raguzės. Papa Nikolla V e shpallte Skėnderbeun “ushtarin e parė tė Krishtit”. Ai ishte princi mė fitimtar dhe mė i lumtur. Skėnderbeu i priste ambasadorėt nė sallėn e armėve tė kėshtjellės. Nė tė djathtė tė tij rrinte Vranakonti, i dyti pas Skėnderbeut nė ushtri, dhe nė tė majtė Araniti, qė s’kishte pasur edhe aq dorė nė atė luftė, por qė Skėnderbeu donte ta hiqte si ndėr kryesorėt. Nė tė dy krahėt rrinin me rradhė peshkop Andrea i Krujės, Pal Engjėlli, peshkop i Durrėsit, Moisiu, Tanushi, Hamzai, Muzakėt, Pejku, Stresėt, gjithė burrat e shquar tė Shqipėrisė. Skėnderbeu dėgjonte retorikėn e ambasadorėve dhe u shpėrndante princave aty pėr aty dhuratat e oborreve tė Evropės. Nė darkė Skėnderbeu kryesonte banketet. Falė popullit dhe tokės qė e lindi, ai e kishte prapsur turkun/ por s’mund tė thoshte se e kishte mposhtur edhe sikur tė binin natė-ditė kambanat e gjithė kishave. Humbjet e sulltanit s’ishin asgjė. Ai mund tė kthehej sėrish me ato e me mė shumė forca dhe ishte nė dorėn e tij tė zgjidhte kohėn. Prapa krahėve qėndronte Venediku, ambasadorėt e tė cilit merrnin pjesė tani nė gėzimin e pėrgjithshėm. Skėnderbeu e shihte se populli ishte ngritur tė brohoriste fitoren pėr njė dorė miell nė thes. Ishin prishur tė korrat e njė viti dhe kishin mbetur djerrė tokat pėr mbjelljet e vitit tjetėr. Dy vjet bereqeti i fushave ishte shkatėrruar. Kruja dhe disa kėshtjella tė tjera ishin dėmtuar. Nuk mjaftonin armėt dhe asnjė kėshtjellė s’kishte barut. Lidhja e Lezhės s’ishte mė ajo qė kishte qenė dikur. Vetėm ai dhe Vladani e dinin hėpėrhė ēmimin e vėrtetė tė fitores dhe forcėn qė u kishte mbetur. Skėnderbeu u pėrgjigjej me zėrin e tij tė lartė e tė sigurt dollive. Vladanit ai i dukej si njė njeri qė kėndon nė errėsirė pėr t’i dhėnė zemėr vetes.

    *Fragment nga romani Skenderebeu

    MILOSAO
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  2. #2
    Super Moderatore Maska e shigjeta
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    4,923
    Faleminderit
    90
    97 falenderime nė 80 postime
    Skėnderbeu*

    Ēėshtja e Skėnderbeut ishte e humbur pa hedhur ende kėmbėn ushtari i parė osman mbi truallin e Arabisė. Vdekja e papritur e dukės sė Milanit, Francesco Sforzas, nė mars 1466 e kishte tronditur rėndė drejtpeshimin e forcave brenda Italisė. Sforza kishte marrė mė 1464 Gjenovėn, duke cenuar, sidomos nė sytė e Venedikut, idenė e Ligės Italiane. Kundėrshtia midis trashėgimtarit ambicioz, Galeazzo Maria Sforza dhe nėnės sė tij Bianca Maria e thithi Italinė pėr muaj tė tėrė nė vorbullėn e saj dhe paralizoi politikėn e jashtme milaneze, e cila nė vitet e fundit tė Francesco Sforzas ishte pėrpjekur pėr lidhje mė tė ngushta me Skėnderbeun. Venediku, rivali kryesor i Milanit nė Italinė e sipėrme, e shihte tani tė vėrtetuar politikėn e vet pėr tė ecur nė rrugė vetjake, pavarėsisht nga koncerti i fuqive.
    Ndaj Skėnderbeu udhėtoi sė pari drejt oborrit tė mbretit. I bėri atij tė ditur se duhej ta quante tė humbur ēėshtjen e tij, po tė mos i dėrgohej brenda gjashtė muajsh ndihmė pėr dy kėshtjellat qė ai ende mbronte. Pėrfaqėsuesit e kontit tė Mantovės njoftonin: “kėto ditė ka qenė kėtu zoti Skanėrbeg, qė i ka kumtuar zotit mbret qė ēėshtja e tij ka rėnė kaq poshtė, sa qė nuk mund tė vazhdohet mė; … gjithė tė tjerat i ka humbur edhe ēfarė i ka mbetur ka pėr ta dorėzuar pėr mungesė nozullimesh”. Ferranteja vėrtet qė premtoi pėrkrahje, por njėkohėsisht kujtoi marrėdhėniet e ndera brendapėrbrenda Italisė. Skėnderbeu vazhdoi udhėtimin e tij drejt Romės. Tani e dinte se skishte ēpriste shumė prej Napolit. Mė 12 dhjetor hyri nė qytetin e amshuar. Ai dhe shpura e tij 50 kalorės me pamje tė zymtė (“njerėz tė shėmtuar me fytyra tė shėmtuara”, siē shkruante pėrfaqėsuesi milanez), u pėrshėndetėn me pompė tė madhe. Pėrfaqėsuesi milanez pėrshkruan skenėn: “Dje erdhi Skėnderbeu, tė cilit nė mbėrritje Shenjtėria e tij i bėri ndere tė mėdha, duke i nxjerrė ta prisnin tė gjithė kardinalėt, atė tė shtėpisė sė vet dhe shumė prelatė dhe oborrtarė tė tjerė; po kėshtu i bėmė nderet dhe e shoqėruam atė edhe ne ambasadorėt”.
    “Thotė se po tė marrė edhe vetėm katėr ose pesėmijė vetė para mesit tė shkurtit, ka shumė besim se do tu qėndrojė shumė mirė turqve nė atė vend e do ti fitojė shpejt tė gjitha ēfarė ka humbur. Nuk dėshiron tė qėndrojė mė gjatė se deri nė mes tė shkurtit, pasi thotė qė Turku e ka zakon tė dalė nė fushatė gjithmonė nė kalendat e marsit; e nė rast se do tė marshojė kundėr Arbėrisė, pa dyshim qė do tė pushtoj edhe Dalmacinė dhe Sklavoninė (brendatokėn sllavojugore O.S.). Krujėn ka pėr ta mbajtur ende, sado qė ėshtė nė gjendje tė ngushtė; veē kėsaj kėshtjelle Skėnderbeu nuk zotėron gjė tjetėr nė Arbėri. Thotė mė tej se Turku po ngre dy kėshtjella sipėr dy derdhjeve lumenjsh, tė cilat i mbajnė nė njėrėn anė tė bregut venedikasit nė anėn tjetėr turqit; atėherė ka pėr tė nisur pa ndeshur rezistencė qindra galera nė det; pasi nė atė qytet qė kanė fortifikuar turqit aty, ndodhen furnizime nė lėndė druri, hekur dhe gjithė sendet ngritur galerat e shumta… pastaj po ky Skėnderbe ankohet gjerė e gjatė pėr venedikasit dhe flet pėr ta vetėm keq, pasi ata nuk i mbajnė premtimet qė i kanė dhėnė. Pasi thotė se duhej tė kishte marrė 500 kalorės e 500 kėmbėsorė me tė cilėt do mund tė mbahej mirė e nuk do tė binte nė kėtė pikė ku ndodhet tani. Thotė se i kanė dėrguar herė pas here njėsi tė vogla, njėherė 30, njėherė 40 e pastaj 50 kėmbėsorė, po kėshtu ka ndodhur edhe me kalorėsit, kėshtu qė kurrė nuk ka pasur mė shumė se 200 kalorės e po kaq kėmbėsorė. E ka kuptuar shumė mirė qė Signoria e Venedikut i bėn tė gjitha kėto pėr ta dėrrmuar dalėngadalė e pėr ta hedhur nė tė tillė dėshpėrim sa tė detyrohet tua dorėzojė Krujėn e zotėrimet e tij tė tjera, tė cilat ata kanė shumė dėshirė ti kenė pėr vete. Por thotė se ua ka kuptuar mirė synimet e mė parė pranon ti bėjė tė gjitha shkrumb e hi e njėmijė herė mė mirė tua japė turqve sesa atyre”.
    Skėnderbeu ziente nga zemėrata e hidhėrimi. Paralajmėrimet qė kishte bėrė, vlerėsimet e tij pėr gjendjen kishin dalė tė sakta: osmanėt po shtyheshin prej Elbasanit drejt Adriatikut; venedikasit prisnin vetėm ēastin pėr ta rrėmbyer Krujėn pėr vete. Kastrioti dhe shpura e mbetur e tij kishin rėnė mes mokrrave tė fuqive tė mėdha. Ēmimin do ta paguante Italia, e cila ishte krejt e hapur ndaj sulmeve tė sulltanit. Nė fund tė jetės sė tij flakėroi edhe njėherė fort zemėrimi i vjetėr ndaj Republikės sė Shėn Markut, e cila kishte bėrė nė mėnyrė tė pėrsėritur intriga kundėr tij e i kishte vėnė shkopinj nėn rrota.
    *Marrė nga libri ‘Skėnderbeu’

    Milosao
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •