Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Këshilltarët e Ramës në pranga në Itali, manipulonin sondazhet

    Këshilltarët e Ramës në pranga




    Historia e mashtrimit dhe korrupsionit të vëllezërve Crespi, që nga viti 2005 e deri në fushatën e Ramës në 8 Maj

    “Edi Rama ka lënë një shenjë të pashlyeshme në vendin e tij. Tirana është një qytet i pabesueshëm”, ishte shprehur Luigi Crespi, një prej vëllezërve të cilët drejtuan sondazhet e kryesocialistit në zgjedhjet e 8 Majit, të dënuar dy ditë më parë në Itali me 7 vite burg për korrupsion dhe mashtrime në sondazhe. Gjykata e Milanos dënoi me burg dy vëllezërit Luigi dhe Ambroggio Crespi, të cilët njihen si miq të ngushtë të kreut socialist, nisur nga fakti se ata ka qenë në krye të Kompanisë HCD Holding, e cila ka drejtuar sondazhet në fushatën elektorale të 8 majit në Tiranë. Sipas gjykatës së Dhomës së Dytë Penale të Gjykatës së Milanos, ishte faji i Crespit që kompanina e Komunikimit humbi 40 milionë euro në vitin 2004. Por dënimi i djeshëm nuk ishte i pari për dy vëllezërit Crespi, pasi në vitin 2005 analisti dhe anketuesi Luigi Crespi, u arrestua në Milano, nga zyrtarët e Guardia di Finanza pikërisht për hetimin e rrëzimit nga 35 milionë euro të kompanisë së tij të komunikimit, Holding. Kompania falimentoi në vitin 2004 me një pasiv prej 40 milion eurosh dhe dëmi ndaj aksionarëve u llogarit prej 22 milion euro. Gjykata vendosi që Luigi Crespit për dhjetë vitet e ardhshme nuk i lejohet të ngrejë sipërmarrje apo të ketë poste a detyre në sipërmarrje. Në reagimin e tij në blogun personal, Crespi e cilësoi vendimin si të padrejte dhe theksoi se do ta dërgojë çështjen në apel. “Shtimi i dënimit më ka çuditur, sepse e konsideroj jo koherente me përgjegjësinë time, të cilën e pranova që nga momenti i parë. Jam i sigurtë që apeli do të rivendosë drejtësinë”, u shpreh ai.

    Rama, Crespi dhe 8 maji
    Luigi Crespi, ish-njeriu i sondazheve të Berluskonit, së bashku me kolegët e tij, ishte ai që u kujdes në zgjedhjet vendore të 8 Majit për imazhin dhe aspektin publicitar të fushatës së kryesocialistit Edi Rama. Vëllezërit Crespi dhe bashkëpunëtorët e tyre, ishin me kreun e opozitës në disa prej mitingjeve që zhvilloi në kuadër të fushatës së zgjedhjeve vendore, si në Kamëz apo Shkodër. Roli i tyre kryesor ishte në ofrimin e asistencës të tillë, si sjellja publike e liderit socialist apo mënyra e komunikimit të mesazhit. Crespi & Co, ishin ndër njerëzit më të afërt të kreut të PS-së, të cilët diktonin aspektin reklamativ të tij dhe sondonin publikun herë pas here për të parë se sa ishte mbështetja ndaj ish-kryebashkiakut. Vetë Luigi Crespi do të komentonte me superlativa fushatën e bërë në Tiranë për Ramën dhe nuk do të mungonte të shprehej se kryesocialisti do të ishte një kryebashkiak mjaft i mirë edhe për qytetin italian të Napolit. “Edi Rama ka lënë një shenjë të pashlyeshme në vendin e tij. Tirana është një qytet i pabesueshëm. Është e habitshme se çfarë ka arritur të bëjë ky njeri në atë qytet, në aq pak kohë. Tirana është një qytet jashtëzakonisht i pastër, në zhvillim të plotë dhe në rritje të vazhdueshme. Madje deri në atë pikë, saqë më ka ardhur ndërmend pyetja, nëse është e udhës, ashtu siç bëjmë me të huajt në kampionatin tonë të futbollit, që Edi Rama të merrej dhe të caktohej kryetar i bashkisë së Napolit. Ndoshta një kryetar bashkie si Edi Rama do të bënte që Napoli të evitonte atë figurë që po na turpëron në sytë e botës. Më ka pëlqyer ky udhëtim në Shqipëri dhe do të kthehem sërish atje, sepse ky vend më kujton në fund të fundit Italinë, epokën kur kam lindur, në vitet 60-70. Uroj që të njohë të njëjtin proces zhvillimi pozitiv, si vendi ynë. Më në fund dua të them se në Shqipëri, ne italianët respektohemi shumë më tepër sesa në Gjermani ose Francë, sidomos në Francë”, thekonte Crespi në blogun e tij. Por duket se me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Milanos, u tregua se mënyra se si e drejtonin organizatën e tyre të komunikimit, vëllezërit Crespi, ishte antiligjore. Ata u dënuan për mashtrime dhe korrupsion në kompaninë HDC, e cila ka qenë një nga kompanitë italiane që ka kryer sondazhet për zgjedhjet e 8 majit në Shqipëri, në krah të kryetarit të Partisë socialiste Edi Rama. Gjithashtu në listën e të dënuarve për shkatërrim të kompanisë dhe korrupsion përfshihet edhe gruaja e Crespit, në krye të Datamonitor, e cila disa muaj më parë në konflikt interesi mashtroi me sondazhet për kryebashkiakun e Romës.

    Akuzat
    Ndër akuzat e kundërshtuara nga Crespi, është edhe ajo për falimentim preferencial, sepse Crespi, në konkurrim me të tjerët, favorizonte kreditorin e Publitalia ´80, duke i dhënë në vitet 2002-2003, pagesa me rreth 22 milionë euro. Sipas rindërtimit të ngjarjes së kryer nga pala akuzuese, ndër motivet e falimentimit të grupit Hdc, ishte fakti se Crespi kishte hedhur para në vitet 2000-2001 në rrjetet televizive Telelombardia e Antenna 3, “për përfitimi ekskluziv të mediaset” si “ formë dëmshpërblimi” për një trajtim special që Meidaseti i kishte bërë Italia 7 Gold-it, në të cilin shiteshin programe nënçmim. Këto para do të ishin derdhur në të dyja televizionet për të lehtësuar Mediaset, gjë nga e cila vinte akuza për favorizim e kundërshtuar nga ana e Fedele Confalonieri, ky i fundit u lirua. Pagesat, për akuzën, bëheshin nga Hdc, “me kundër fatura, për transaksione që nuk ekzistonin, në lidhje me kontratat e reja fiktive për blerjen e hapësirës reklamuese apo për këshilla”

    Dënimi
    Ish- sondazhisti Luigi Crespi u dënua me 7 vite burg për rrënimin e kompanisë Hdc. Gjyqtarët e dhomës së dytë të gjykatës së Milanos, e drejtuar nga Laura Cairati, pëërvecc Lugi Crespit, i cili u detyrua të tërhiqet nga të gjitha veprimtaritë publike, dënuan me 4 vite burg edhe vëllain e tij Ambrogio, edhe ai ish- pjesëtar i kompanisë holding. Po ashtu me dy vite e 6 muaj burg u dënua edhe Ferdinando Superti Furga, ë rolin e presidentit të sindakatës kolegjiale të shoqatës nga 2001-2003 dhe me 2 vite burg Fulvio Pravadelli, ish-këshilltar i deleguar Publitalia ´80. Luigi Crespi, së bashku me të dënuarit e tjerë, duhet të paguajë rreth 5 milonë e 200 mijë euro, nga të cilat 3 milonë e 500 mijë euro për Hdc Spa.

    Fushata e fundit e Crespit për Alemannon
    Luigi Crespi ishte kontraktuar së fundmi nga kryetari i komunës së Romës, Gianni Alemanno, , ku kishte vendosur në selinë e tij të ri mega-in Via Stoppani në Parioli dhe kishte nisur fushatën e komunikimit në favor të kryetarit me dy objektiva të mundshme: rikonfirmimin Kapitol ose suksesin e Berlusconit. "Unë kufizojnë veten për të respektuar që Alemanno ka rinisur të marrë frymë, iniciativat e komunikimit të qytetit, aktivizmi i ri në skenën kombëtare, dialog me të ardhmen dhe të Lirisë, kanë ringjallur popullaritetin e kryetarit të komunës nga 49 % në 57 për qind sot. Ne konsoliduam rrugën, duke u fokusuar në një rol të ri udhëheqës në mbrojtjen e Romës dhe romakëve”, ishte shprehur Crespi për fushtën e tij ndaj Alemannos.


    Luigi Crespi: Do apeloj vendimin
    “Jam dënuar me 7 vite burg për falimentimin e HDC-së. Shtimi i dënimit më ka çuditur sepse e konsideroj jo koherente me përgjegjësinë time, të cilën e pranova që nga momenti i parë. Në jetë është e drejtë që kush të gabojë duhet të paguajë. Ajoqë më lënodn më shumë është zgjidhja e protagonistëve bankarë dhe financiarë, edhe ortakë të HDC-së, përgjegjësia e të cilëve është hetur korrketësisht nga ministria e brendshme. Ky aspekt i vendimit më zhgjënjen shumë si i dënuar por edhe si qytetar. Duke e parë këtë ccështje kam përshtypjen se gati nuk më përket mua por një jete tjetër. Por kjo nuk pakëson dhe forcën për të ecura ccështjen në apel. Jam i sigurtë që apeli do të rivendosëe drejtësinë”


    Kreu i Mediaset Confalonieri, i pafajshëm
    “Jemi shumë të kënaqur për zgjidhjen që më në fund erdhi, pas një procedure e cila zgjati për shumë kohë”. Ky ishte komenti i avokatit Lucion Lucia, mbrojtës i Fedele Confalonieri, i lëshuar nga akuzat e gjykatës “sepse angazhimi i tij në kopani nuk u pa nga gjykata si krim”. “ Sinqerisht, ishte e vështirë të kuptoje se si mund të kishte bërë një favor klienti im kur ai nuk kishte pasur asnjë kontakt dhe asnjë mundësi për të ndërhyrë tek Crespi. Përveç Confalonierit, u lirua edhe zv.presidenti i Mediolanum dhe senatori i Pdl, Alfredo Messina, ku edhe ai ishte i akuzuar për favorizim.



    Arrestimi i Crespit në 2005
    Analisti dhe anketuesi Luigi Crespi u arrestua fillimisht në 27 shtator të vitit 2005 në Milano, nga zyrtarët e Guardia di Finanzias, në akuzën e rrënimit me rreth 35 milionë euro të kompanisë së tij të komunikimit, Holding HDC, e cila kishte rreth 400 të punësuar, dhe që më pas përfundoi në falimentim. Sipas hetimeve të kohës, Crespi, pas dështimit të HDC, kishte falsifikuar sërish buxhetin e vitit 2003 e CI & CI, një kompani aktive në fushën e komunikimit. "Arrestimi i Crespi është marrë nga frika e infektimit të mundshëm të provave dhe rrezikun e ri-veprës penale," hetuesit shpjegoi. "Hetimi është në progres për më shumë se një vit. Crespi kishte blerë disa kompani duke mbivlerësuar vlerën e tyre reale, duke krijuar kështu një kolaps financiar. Ai më pas u përpoq për të frenuar falsifikim e pasqyrave financiare. Përveç kësaj, ne gjithashtu zbuluam shpërdorimin e parave ", pohoi një ndër prokurorët e çështjes së asaj kohe. E përballur me lajmin e arrestimit, familja e sipërmarrësit u shprehur se,- "Ne kemi besim të plotë në gjyqësi, ne jemi të bindur se ajo që ndodhi paraqet përfundimin e një procesi të komisioneve për të nxjerrë dritën e së vërtetës për faktet që lidhen me njëri-HDC-tjetrin".


    Kompania e vëllezërve Crespi
    Kompania HDC ishte një kompani e specializuar në dizajnit grafik, sistemet e përpunimit të imazhit, foto dixhitale, ngjyrat, shtypjen, botime dhe krijimi grafikë. “Komunikimi për kompaninë tonë do të thotë shumë, së pari kuptojmë nevojat e konsumatorëve në lidhje me ngjyrat, grafikat, tekstin, idetë dhe teknikat, por edhe kohë, shpejtësi precize, dhe kujdes. Komunikimi është një organizatë e shkathët dhe e kujdesshme e fazave të punës që nga projektimi, shtypi e deri te dërgimi”, pohohej në siten e kësaj kompanie. Ajo falimentoi në mars 2004, duke lënë një hendek prej 40 milion. Procesi përfshiu 19 të pandehur, për të cilët prokurorët, në 26 maj të vitit 2011, kishin kërkuar dënime që variojnë nga një deri në tetë vjet burg. Dënimi më i ulët kërkohej për kryetarin e Mediaset, Fedele Confalonieri dhe senatori PDL dhe zëvendëskryetar e Mediolanum, Alfredo Messina. Të dy u liruan ndihmën dhe bashkëfajësinë.


    Cilët janë vëllezërit Crespi
    Vëllazëria “Crespi” njihen si ekspertë të politikës dhe propagandës italiane. Ato kanë punuar si profesionistë të propagandës si me Silvio Berluskonin kundra Xhanfranko Finit por edhe anasjelltas me Finin kundra Berluskonit. Për shumë vite Luigi Crespi ka qenë njeriu i sondazheve pro-kryeministrit Berluskoni, kurse në ditët e fundit ai ka propagandoi për Xhanfranko Finin, për një kthesë 180 gradë me lançimin mediatik të Partisë së tij FLI “Futuro e Liberta’ per l’Italia”. Divorci nga partia e Silvio Berluskonit është tregues për karakterin “revolucionar” të kësaj zyre konsulence

  2. #2
    “HIJA” ITALIANE E EDI RAMËS


    Nga: Skender Minxhozi
    Një zyrë e njohur konsulence italiane ka nisur të punojë për fushatën e kreut të opozitës. Luigi Crespi, njeriu i sondazheve të Berluskonit, së bashku me kolegët e tij, po kurojnë imazhin dhe aspektin publicitar të fushatës së Edi Ramës

    A keni parë ndonjë ndryshim në sjelljen elektorale të Edi Ramës në këto zgjedhje? Dikush mund të thotë “Jo”, dikush tjetër mund të ketë parë nuanca të ndryshme në ato që thotë dhe që bën politikani, i cili ndodhet praktikisht prej gjashtë vjetësh në fushatë permanente. Arsyeja e këtij ndryshimi, esencial për fatet e të majtës në zgjedhje, duket se qëndron edhe tek një element, deri tani i panjohur nga opinioni publik. Prej disa javësh, pranë Ramës është atashuar një ekip italian ekspertësh fushate. Luigi Crespi, i cili ka punuar për shtatë vjet pranë Berluskonit, duke u konsideruar si njeriu i sondazheve të Kavalierit, ka marrë përsipër, së bashku me vëllain, Ambrogio dhe kolegun e tyre Emanuele Floridi, që të organizojnë nga aspekti i imazhit, fushatën elektorale të liderit socialist.
    Një detyrë komplekse në parim për çdo ekspert të huaj, por që nuk i tremb mesa duket aspak vëllezërit Crespi dhe kolegët e tjerë të tyre, që kanë zbarkuar në Tiranë, pranë shtabit elektoral të Edi Ramës.

    Një “spin doctor” në Tiranë
    Luigi Crespi është një figurë e njohur në Itali. I afishuar gjerësisht në mediat italiane dhe qarqet politike si njeriu që qëndroi për shtatë vjet pas sondazheve të Silvio Berluskonit, Crespi është një komentator i njohur politik në ekranet kryesore të vendit, si dhe një konsulent ndër më të njohurit në Itali për fushatat elektorale të personazheve të njohur apo forcave të ndryshme politike. Një spin doctor i vërtetë, nga ata që orientojnë strategjitë e marketingut të imazhit dhe që modelojnë shijet e publikut.
    Mjafton të thuhet që ai, bashkë me kolegët e tij, kanë qenë ideatorët e fushatës së lançimit të FLI (partia e re Xhanfranko Finit, pas ndarjes nga Berluskoni), duke kuruar imazhin, mesazhet politike dhe spotet publicitare të kësaj force të re politike. Crespi ka qenë gjithashtu në disa fushata elektorale për qytetin e Milanos, konsulent i kandidatëve të ndryshëm, ndër të cilët edhe kryetarja aktuale e bashkisë Letizia Morati. Pa harruar se të njëjtin shërbim konsulence ai po ia ofron aktualisht edhe kryetarit të bashkisë së Romës, Xhani Alemano.
    Përvoja elektorale e zyrës së konsulencës në fjalë, shtrihet edhe jashtë Italisë. Ekspertët italianë kanë punuar në republikën Çeke, Venezuelë e vende të tjera në Europë e jashtë saj. Në momentin kur u duhej të zgjidhnin për t’iu bashkuar fushatës së opozitës socialistë në Shqipëri, mësohet se kanë pasur oferta konkrete në Tunizi dhe Turqi. Siç shihet, një studio me përvojë për një situatë komplekse, si kjo e zgjedhjeve të 8 majit.

    Në fushatë me Edi Ramën
    Nëse interesohesh për rolin që ekspertët italianë kanë luajtur deri tani në fushatën e liderit socialist, do të mësosh patjetër diçka. Ata kanë qenë me kreun e opozitës në disa prej mitingjeve që ai ka zhvilluar, si në Kamëz apo Shkodër, duke ofruar një asistencë të një lloji të veçantë, e cila ka të bëjë me korrektimin e sjelljes publike të vetë liderit të PS, mënyrën sesi ai e komunikon mesazhin e tij tek publiku i pranishëm, por pa harruar edhe detaje konkrete që lidhen me publicitetin elektoral, gamën e botimeve në kuadër të fushatës, publikime të të gjitha llojeve. Asistenca e këtij stafi ekspertësh ka përcaktuar jo pak në sjelljen elektorale të kreut të opozitës, i cili duket më i fokusuar në mesazhin politik konkret. Nga ana tjetër, ky spostim taktik ishte mëse i nevojshëm, po të kujtosh faktin e thjeshtë se Rama ka përdorur, që nga viti 2005, kur është në kontakt të pandërprerë me publikun dhe zgjedhësit, shumicën e tezave dhe ideve të tij në përballje me Berishën.
    Pranë PS sqarojnë, në këtë pikë, se roli i ekspertëve italianë do të jetë komplementar me atë të konsulentit “të përjetshëm” politik të Ramës, Artur Falkenstein, i cili kuron që nga viti 2000 strategjinë politike të liderit Rama. Është menduar që strategjia politike që do të ofrojë Falkenstein, të ndërthuret me ekspertizën në aspektin e marrëdhënieve publike që ofrojnë Crespi dhe kolegët e tij. Një përzierje që kërkon të maksimizojë dhe të fuqizojë impaktin e fushatës që po bën opozita, me anë të liderit të saj, në pritje të 8 majit.

    Një histori me këshilltarë e lobues
    Partia Socialiste e ka përdorur, ashtu si edhe PD e LSI nga ana e tyre, konsulencën e huaj para, gjatë dhe pas fushatave zgjedhore. Në vitin 2009-2010 opozita kontraktoi një kompani të njohur amerikane, “Rasky Baerlein Communications”, për të lobuar në SHBA, kryesisht në qarqet e politikbërjes, në favor të kauzës së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit. Informimi i politikanëve të lartë amerikanë dhe dalja në mediat e fuqishme vendase e eksponentëve të lartë socialistë, ishte qëllimi i kësaj kontrate e cila nuk është më në fuqi.
    Në të kundërt, bashkëpunimi në distancë me Artur Falkenstein vijon të mbetet i palëvizur që nga viti 2000, kur Falkenstein nisi këshillimin e kreut të opozitës, asokohe vetëm kryetar bashkie e kryeqytetit.


    Crespi: Edi Ramën duhet ta marrim për kryetar bashkie në Napoli!
    Luigi Crespi ka treguar në blogun e tij (http://luigicrespi.clandestinoweb.com/), eksperiencën e parë pas kthimit nga Tirana. Ai u shpjegon lexuesve të tij italianë përshtypjet nga Tirana, një qytet që e ka habitur, duke u ndalur tek impresioni që ka për Edi Ramën si kryebashkiak. Ja si e përshkruan Luigi Crespi udhëtimin e tij në Tiranë:

    “Edi Rama ka lënë një shenjë të pashlyeshme në vendin e tij. Tirana është një qytet i pabesueshëm. Është e habitshme se çfarë ka arritur të bëjë ky njeri në atë qytet, në aq pak kohë. Tirana është një qytet jashtëzakonisht i pastër, në zhvillim të plotë dhe në rritje të vazhdueshme. Madje deri në atë pikë, saqë më ka ardhur ndërmend pyetja, nëse është e udhës, ashtu siç bëjmë me të huajt në kampionatin tonë të futbollit, që Edi Rama të merrej dhe të caktohej kryetar i bashkisë së Napolit. Ndoshta një kryetar bashkie si Edi Rama do të bënte që Napoli të evitonte atë figurë që po na turpëron në sytë e botës.
    Më ka pëlqyer ky udhëtim në Shqipëri dhe do të kthehem sërish atje, sepse ky vend më kujton në fund të fundit Italinë, epokën kur kam lindur, në vitet 60-70. Uroj që të njohë të njëjtin proces zhvillimi pozitiv, si vendi ynë. Më në fund dua të them se në Shqipëri, ne italianët respektohemi shumë më tepër sesa në Gjermani ose Francë,
    sidomos në Francë”.

  3. #3
    Itali, arrestohet per trafik droge këshilltari i PS në Bashkinë e Kavajës

    Këshilltari i Partisë Socialiste në Bashkinë e Kavajës, Ervin Çelçima është arrestuar nga policia italiane në këtë vend për akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas burimeve të policisë urdhërarresti për 34 vjeçarin ishte lëshuar qysh në vitin 2000 ndërkohë që ndalimi i tij është bërë ditën e martë.

    "Gazetën Shqiptare" duke cituar burime nga Policia e Shtetit shkruan se kanë qënë pikërisht autoritetet italiane ato që kanë njoftuar arrestimin e 34-vjeçarit Çelçima, për të cilin ekzistonte një urdhërarresti që në vitin 2000.

    Sipas policisë italiane Çelçima sëbashku me disa persona të tjerë është marrë me trafik droge në shtetin fqinj gjatë fillimit të viteve 2000.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •