Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1

    PS, dorëhiqet Rudina Seseri, Pandeli Majko, post në OKB, përjashtohet Kastriot Islami

    PS, dorëhiqet Rudina Seseri, Pandeli Majko, post në OKB, përjashtohet Kastriot Islami

    Tre ndryshime të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e kryesisë së PS. Eshtë njoftuar dorëheqja e deputetes Rudina Seseri, largimi nga Shqipëria i Pandeli Majkos dhe përjashtimi nga grupi socialist i Kastriot Islamit.

    Deputetja Seseri e qarkut Durrës në një letër dërguar kryetarit Edi Rama, shkruan se jep dorëheqjen për arsye personale. “Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi” – shkruan ajo. Burime të Shekullit, bëjnë të ditur se tërheqja e Seserit ka të bëj me përfshirjen e saj në një projekt të madh menaxhimi fondesh në SHBA ku Seseri jeton prej vitesh. Sipas ketyre burimeve zonjes Seseri i eshte ofruar drejtimi i përgjithshëm në menaxhimin e një fondi disa miliardë dollarësh.

    Edhe Pandeli Majko i drejtohet SHBA-së. Ai ka vendosur t’i japë fund karrierës politike në Shqiperi për të nisur një karrierë të re në organizmat ndërkombëtarë. Ai ka konkurruar në një vend pune në kupolën e Kombeve të Bashkuara për postin e zv/sekretarit të Ban Ki Mun (Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së). Lajmin e ka bere te ditur vetë Majko për kolegët e tij të kryesisë së PS-së në mbledhjen e sotme. Ai e ka nisur rrëfimin e tij duke justifikuar fillimisht për kolegët mungesën e tij në votimin e Asamblesë Kombëtare më 3 dhjetor. Ai tha se kishte folur me kryetarin e partisë dhe kryetarin e Asamblesë, Ruçi dhe bëri të ditur se ato ditë ishte në Amerikë për të dhënë intervistën në OKB, ku ka kandiduar për Zëvendëssekretar për Evropën Juglindore, Rusinë dhe Kaukazin. Majko është dy herë kryeministër dhe një herë kandidat për kryetar i PS. Mësohet se Edi Rama e ka vlerësuar lart karrierën e Majkos dhe ka thënë se nëse ai do të marrë këtë detyrë kjo do jetë një nder jo vetëm për PS-në, por për Shqipërinë.

    Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të kryesisë selia rozë bëri të ditur se deputeti Kastriot Islami do përjashtohet nga grupi socialist. Në një deklaratë Kastriot Islami e krahasoi veten me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.

    Gjithashtu, kryesia e PS ka dhënë sot mbështetje unanime për kandidaturen e Igli Totozanit, per Avokatin e Popullit, kandidature e cila të martën do kalojë në grupin socialist dhe të enjten pritet të votohet në Parlament.

    shekulli

  2. #2
    Kryesia e PS-së penalitete për Kastriot Islamin

    Kryesia e PS-së diskutoi sot lidhur me mungesen e deputetëve Kastriot Islami dhe Pandeli Majko në seancën parlamentare për votimin e kandidaturës së Bujar Leskajt për kryetar të KLSH-së. Nisur nga vendimi i grupit parlamentar të kësaj force politike për të votuar kundër dekretit të presidentit për kryetarin e KLSH-së, mungesa e deputetit Kastriot Islami u konsiderua si një thyerje e vendimit kolegjial të partisë. Megjithatë vendimi përfundimtar për deputetin Islami, pritet të merret në mbledhjen e rradhës të Grupit Parlamentar të PS-se. Nga burime brenda PS, mësohet se kryesia tashme ka vendosur t’i paraqesë grupit propozimin për penalizim të deputetit Kastriot Islami.

    I kontaktuar nga Abc news, Islami u shpreh se nuk ka ende asnjë njoftim zyrtar për këtë propozim. Por ai tha se nëse do të ndodhte një akt i tille, ai do t’i ngjante veprimit të 16 dhjetorit 1982, kur ish- kryeministri i kohës Mehmet Shehu u denua ashper nga forumet me të larta të pushtetit komunist të drejtuar prej Enver Hoxhës.

    Po në mbledhjen e kryesisë së PS-së, mungesa e Pandeli Majkos në votimin në seancë për Bujar Leskajn u justifikua me angazhimin e tij në funksion të një detyre të re që ai mund të marrë jashtë vendit. Pandeli Majko është propozuar pëë postin e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuar për Europën dhe ish-vendet e Bashkimit Sovjetik. Po ashtu mësohet se zoti Majko është njëkohësisht edhe një kandidat i mundshëm për postin e Zv.Sekretarit të Përgjithshëm të OKB.


    Zyra e OKB-së në Tiranë e kontaktuar nga Abc news bëri të ditur se nuk ka asnjë propozim nga selia qendrore e OKB-së në New York për një kandidim të mundshëm të Pandeli Majkos për asistent të Sekretarit të OKB –së.

    Vetë deputeti Pandeli Majko ka pranuar që është në procedurat e përzgjedhjes për këtë post, por ende ato nuk kanë përfunduar. Përsa kohë nuk ka një vendim përfundimtar, deputeti Pandeli Majko vazhdon të mbajë mandatin e parlamentarit, të fituar në zgjedhjet e qershorit 2009.

    tv klan

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    iku qo seseri...

    sme pelqeu kjo shushke asnjihere..
    nje llapazane legene hipokrite..

    fytyr e felliqur..

    hyri per te vjedhur ne ps
    e pa qe nuku fitoj ps-ja e qe u po.rdh dhe edvini nga bashkia..dhe nuhati se nuku ka si vjedhe dot.. e.. i bëri munë partis..

    nje qelbanike me pak ne kuvend..

  4. #4
    Komentet te fletushka e xha Temes se Ymer Abazajt:

    iliri -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:22 pm

    Mire ja bete ketij qeni ,bile me vonese ,poshte tradhetaret

    Përgjigjjuni

    Gusmari -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:32 pm

    Ehhh mor Mehmet Shehu, Ti ishe burre, pavarsisht kauzes qe zgjodhe, por ky eshte burre-kurve. Turperoi Mallakastren. Nuk e mbajti kush me zorr ne PS, punoi kundra saj edhe ne prag te zgjedhjeve. Jago, Brut…, por me sakte burre-kurve. Me keq do katandiset, do behet si ato kurvat tek emisioni i A. Canit se atje shkon shpesh.

    Përgjigjjuni

    Shefqet Cela -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:39 pm

    ME MIRE DJEPJA BOSH SE SHEJTANI BRENDA.
    Do kete me shume kohe te jape “mendime te arta” per seksin ne emisionet e Klanit.
    Palo burre! Na ka çare koken duke thene se ka sakrifikuar nje pune te mire ne perendim, mbas perfundimit me sukses te studimeve. Gjithe kete goxha sakrifice e paska bere per Shqiperine.
    NE ESFEL VAFTE!

    Përgjigjjuni

    turi -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:23 pm

    ik o o legen bodhe vodhe tani do ulesh dhe ti ne prerin e saliut ulu zore ke qene gjithe jeten ti

    Përgjigjjuni

    tourkofagos -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:31 pm

    nje korrak me pak,,,,,,,,,

    Përgjigjjuni

    jordan -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:06 pm

    Bravo tourkofagos,thuaj me mire nje qen qe shitet per leke me pak,dhe nje bure 1,5m me pak ne PS.Shikoje si postalke e veri noten.Turp qe ky bure 30 kg te jete pjese e PS-se.I perjetshem kujtimi i tij ne PS

    Përgjigjjuni

    iliri -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:33 pm

    mire ja bene ketij qeni,large prej ketyre funderinave ,le te bashkohet me salen dhe me meten,ta mbaje mend kartonin e deputetit se i erdhi fundi dhe ketij mostre.

    Përgjigjjuni

    sonila -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:36 pm

    Vafte ne djall,njeriu pa elektorat dhe sabotues i 60% te shqiptareve te majte.Le te shkoje te koshi plehrave LSI.

    Përgjigjjuni

    albani -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:39 pm

    ca tipi esht dhe ky islami, direkt sa kuptoi qe rama nuk iken nga kryetar i ps, po i shkon na pas LSI te behet deputet,

    por, nuk ka me deputet islam hahahahaha,

    kap ndonje sekretar anej nga pd se do behen zgjedhjet hahahah

    Përgjigjjuni

    gentjan -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:41 pm

    shume mire ja bete ketij karagjozi kllouni politik

    Përgjigjjuni

    sorge -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:43 pm

    Mos e zbutni VLERESIMIN E PERJASHTIMIT NGA PS-ja per kete TRADHETAR DHE SPIUN!!!KRIMI ME I MADH,QE I KA BERE PS-se KY BANDIT,KA QENE TRADHETIA ,QE BERI SI KRYETAR PER CESHTJET ZGJEDHORE TE PS-se NE 2009-ten,ku PUNOI NEN RROGOZ KUNDER PS-se NE HARTIMIN E KODIT ZGJEDHOR!!KY KOD,SIPAS KETIJ TRADHETARI BERI,QER PS-ja ne Berat me 17 mije vete te mos merrte nje DEPUTET,ndersa ne Fier,PDIU-ja me 4000 vete te merrte nje deputet!!!Me pas PUNOI HAPUR KUNDER PS-se si SPIUN E NANOS per FITOREN E BASHES!!PRA TE VLERESOHET,SE PERJASHTIMI I BEHET PER TRADHETI TE INTERESAVE TE PS-se DHE SPIUN I NANOS PER BERISHEN!!!TE SHPORRET E JO TE LARGOHET!!!PLEHRA TE TILLE NUK I DUHEN PS-se!!Edhe Harasani e ca PLEHRA TE TJERE TE SHPORREN,SE PUNOJNE KUNDER PS-se,gjoja kunder Edi Rames!!!

    Përgjigjjuni

    Goni -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:43 pm

    Z.Islami do te prpozohet nga LSI si minister i ri i jashtem !

    Përgjigjjuni

    Mbrojtesit e kafsheve -- 16 Dhjetor, 2011 në 9:43 pm

    Amani more cna bete ngelem duke mbrojtur kafshen Sali,e tani na doli nje kafshe tjeter,bobobo cna gjeti po ky dreq eshte sa nje plesht haleje

    Përgjigjjuni

    Rilind -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:12 pm

    Mire bete qe e perjashtuat kete zorraxhi.

    Përgjigjjuni

    coronation -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:24 pm

    Pse me PS-ne ka qene ky??

    Përgjigjjuni

    Jani -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:29 pm

    Uroje qe ju komentues te mos perfaqesoni pjesen dermuese te shqiptareve. Nese po, e mjera ti moj Shqiperi – asgje me pak nga ato gjygjet komuniste te komitetit qendrore te merhumit.
    Sa turp – edhe mbas kaq vitesh me te njejtin qendrim prej komunisti e ndjenje urrejtjeje qe ju ka karakterizuar gjithe jeten tuaj.

    Përgjigjjuni

    Ina -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:31 pm

    Shume mire te largohet ky xhuxh, individ i shpelare e hajdut i papare. Jam e bindur qe edhe vete Ilir Metes ia kalon ky per korrupsion po t’i jepet rasti. Kjo plehre vetem ndonje vote nga familja e vet mund te marre ketej e tutje se nuk e perfill me njeri…Pune plehrash!

    Përgjigjjuni

    menti -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:36 pm

    PO sikur jeni te tere na Kuci accc.doni te tere ne vend te pare,a u terbofshi se late nam,ngordhni per njecik pushtet.po u bete kryetar komune, direkt me pas kandidaturen per deputet.SEMUNDJE E HERESHME E SHQIPETAREVE KJO.qe nga koha e Skenderbeut,,SA PER KACIN MIRE JA BENE MOOO,NUK KA TE HASH KETU E KOQEVETE TI BESHE TE FURRIKU I KOMSHIUT,.

    Përgjigjjuni

    Niku -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:38 pm

    Shko shit rrobat e vjedhura te ndihmave o Kac…

    Përgjigjjuni

    haskoduka -- 16 Dhjetor, 2011 në 10:42 pm

    Mallakastra këtij palo burri i ra kokës qysh në 2005-ën, por i a dha mandatin gjykata e Nanos. Harram vlerësimi që i ka bërë për 20 vjet e majta këtij shtataniku.

    Përgjigjjuni

    Albi -- 16 Dhjetor, 2011 në 11:09 pm

    Lol, e nxorri inatin me ne fund Rama??? Vetem ne Shqiperi perjashtohesh nga nje organizate vullnetare.

    Përgjigjjuni
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 16-12-2011 më 18:46

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    o ti bolja me lart shoku brari
    cna thu mo per keto importet e sali berishes qe po vrasin e terrorizojne shkodren

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...der-76863.html

    http://www.shekulli.com.al/shekulli/...-nje-i-vdekur/
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    iku qo seseri...

    sme pelqeu kjo shushke asnjihere..
    nje llapazane legene hipokrite..

    fytyr e felliqur..

    hyri per te vjedhur ne ps
    e pa qe nuku fitoj ps-ja e qe u po.rdh dhe edvini nga bashkia..dhe nuhati se nuku ka si vjedhe dot.. e.. i bëri munë partis..

    nje qelbanike me pak ne kuvend..
    ahahahaha sa e shkundur nga trute qe ishte e shkreta
    http://www.youtube.com/watch?v=5VDCVrLCAf8
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    PS, dorëhiqet Rudina Seseri, Pandeli Majko, post në OKB, përjashtohet Kastriot Islami

    Tre ndryshime të rëndësishme janë diskutuar sot në mbledhjen e kryesisë së PS. Eshtë njoftuar dorëheqja e deputetes Rudina Seseri, largimi nga Shqipëria i Pandeli Majkos dhe përjashtimi nga grupi socialist i Kastriot Islamit.

    Deputetja Seseri e qarkut Durrës në një letër dërguar kryetarit Edi Rama, shkruan se jep dorëheqjen për arsye personale. “Rishtazi kam vendosur të marr angazhime më të mëdha profesionale, të cilat e bëjnë të pamundur të përmbush përgjegjësinë e detyrës së deputetit në vazhdimësi” – shkruan ajo. Burime të Shekullit, bëjnë të ditur se tërheqja e Seserit ka të bëj me përfshirjen e saj në një projekt të madh menaxhimi fondesh në SHBA ku Seseri jeton prej vitesh. Sipas ketyre burimeve zonjes Seseri i eshte ofruar drejtimi i përgjithshëm në menaxhimin e një fondi disa miliardë dollarësh.

    Edhe Pandeli Majko i drejtohet SHBA-së. Ai ka vendosur t’i japë fund karrierës politike në Shqiperi për të nisur një karrierë të re në organizmat ndërkombëtarë. Ai ka konkurruar në një vend pune në kupolën e Kombeve të Bashkuara për postin e zv/sekretarit të Ban Ki Mun (Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së). Lajmin e ka bere te ditur vetë Majko për kolegët e tij të kryesisë së PS-së në mbledhjen e sotme. Ai e ka nisur rrëfimin e tij duke justifikuar fillimisht për kolegët mungesën e tij në votimin e Asamblesë Kombëtare më 3 dhjetor. Ai tha se kishte folur me kryetarin e partisë dhe kryetarin e Asamblesë, Ruçi dhe bëri të ditur se ato ditë ishte në Amerikë për të dhënë intervistën në OKB, ku ka kandiduar për Zëvendëssekretar për Evropën Juglindore, Rusinë dhe Kaukazin. Majko është dy herë kryeministër dhe një herë kandidat për kryetar i PS. Mësohet se Edi Rama e ka vlerësuar lart karrierën e Majkos dhe ka thënë se nëse ai do të marrë këtë detyrë kjo do jetë një nder jo vetëm për PS-në, por për Shqipërinë.

    Ndërkohë, në mbledhjen e sotme të kryesisë selia rozë bëri të ditur se deputeti Kastriot Islami do përjashtohet nga grupi socialist. Në një deklaratë Kastriot Islami e krahasoi veten me ish-kryeministrin Mehmet Shehu.

    Gjithashtu, kryesia e PS ka dhënë sot mbështetje unanime për kandidaturen e Igli Totozanit, per Avokatin e Popullit, kandidature e cila të martën do kalojë në grupin socialist dhe të enjten pritet të votohet në Parlament.

    shekulli
    kush a ky shaba ma?

    po kaq palla i din amerikant shekulli?

    http://www.youtube.com/watch?v=5VDCVrLCAf8

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •