Francë, ish-presidenti Shirak shpallet fajtor për korrupsion

PARIS - Ish-presidenti francez Zhak Shirak është shpallur fajtor për shpërdorimin e fondeve publike gjatë kohës kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit, në fillim të viteve ’90.

Një gjykatë në Paris ka vendosur ta dënojë ish-presidentin francez, pasi gjatë kohës që ka qenë kryetari i Bashkisë së Parisit ka paguar një pagë për disa anëtarë të partisë së tij, të cilët nuk punonin në institucionin që ai drejtonte.

Ish-presidenti Shirak, që tashmë është rreth 80 vjeç, nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Zhak Shirak është presidenti i parë që dënohet nga drejtësia franceze. Gjyqi i hapur në periudhën kur Shirak ishte president ishte shtyrë për një kohë të gjatë, për shkak të "imunitetit presidencial" që parashikon Kushtetuta Franceze.

(er.nu/BalkanWeb)

http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-16201119

Lajm i fundit

Ish presidenti francez Shirak me nje deklarate nepermjet avokatit te tij eshte shprehur se nuk do apeloj vendimin e gjykates.

http://www.bbc.co.uk/news/world-europe-16205832