Close
Faqja 39 prej 39 FillimFillim ... 29373839
Duke shfaqur rezultatin 761 deri 764 prej 764
  1. #761
    i/e regjistruar Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Vendndodhja
    Kumanove - Haidelberg
    Postime
    1,669

    Për: Kombëtarja Shqiptare

    Shqiperi - Lituani 4:1,miqsore

    Meha 33`,Cani 37`,Basha 43`,Palionis 59`(autogol)

    Oslo nuk ishte rastësi, kuqezinjtë shkatërrojnë Lituaninë


    Poker kuqezi në miqësoren ndaj Lituanisë në “Qemal Stafa”. Një gol i gjigantit Edgar Cani, një eurogol, i paparë në stadiumet tona, realizuar nga Alban Meha, dhe Migjen Basha që e bën “sefte” me kombëtaren në ndeshjen e tij të dytë. Një orekestër kreative, që ka funksionuar më së miri, edhe pse kishte mjaft “korrektime” në krahasim me kualifikuesen e para pak ditëve me Norvegjinë. Vjen kësisoji konfirmimi më i mirë i kuqezinjve, se po kalojnë momentin e tyre të artë dhe si asnjëherë më parë, tashmë kanë dy formacione të denja për të rivalizuar njëri-tjetrin dhe përballuar ndeshjet e mbetura kualifikuese në Grupin E për Botërorin 2014. Kësisoji, pas atij triumfi historik në Oslo, kuqezinjtë tanë kanë triumfuar bindshëm në lojë dhe rezultat me Lituaninë në një ndeshje miqësore. Njëlloj testi ky ndërmjet dy ballafaqimeve radhazi me norvegjezët e Olsenit, që do ‘ti presim në fushën tonë në qershor, atëherë kur do të marrë një drejtim të qartë edhe fati i kuqezinjve në këtë fushatë kualifikuese. Nëse arrijmë të fitojmë sërish me vikingët, atëherë kemi shanse reale për të qenë në Brazil, në të kundërt kalendari i pjesës së mbetur të kualifikuesve në Grupin E nuk premton shumë. Sidoqoftë, duke qenë se pas një rezultati të mirë neve na përfshin gjithmonë euforia, apo ndaj rivalësh të vegjël nuk kemi angazhimin maksimal, trajneri De Biazi preferoi të luante me një formacion të “korrektuar”, por mjaft kreativ dhe efikas. Dhe u shpërblye për guximin që ka treguar, ashtu sikurse bëri në Oslo.

    Formacioni - Kapiteni Cana e përcjell këtë miqësore nga stoli (aktivizohet në minutën e 70-të), teksa në vend të tij luan Tefik Osmani, krah Mavrajt në qendër të mbrojtjes kuqezi. Frika nga një humbje e mundshme me Lituaninë, cka do ta zbehte entuziasmin postNorvegji, e ka detyruar italianin të shmangë ndryshime të shumta në këtë repart. Andi Lila, edhe pse nuk do të jetë në kthimin ndaj norvegjezëve për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (pezullim një ndeshje), luajti në krahun e majtë të prapavijës së kombëtares, ndërsa në kahun tjetër ishti pozicionuar Agolli. Odise Roshi, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, nuk luan në krahun e djathtë të mesfushës, pasi aty po patrullon Alban Meha. Debutim i Valdet Ramës me kuqezinjtë, me kosovarin e Valadolit të vendosur në krahun e majtë të mesfushës, ndërsa qendra i besohet dyshes Basha-S.Lilaj. Sulmi ka dy gjigandët, Erjon Bogdani dhe Edgar Cani. Interesant është fakti se lojtari më i kuotuar për ta zëvendësuar Canën në ndeshjen kualifikuese të radhës, Debatik Curri, nuk ishti në formacionin titullar ndaj Lituanisë, madje s’u aktivizua as si zëvendësues, pasi këtë rol duket se e kishte fituar korcari i Teutës, Osmani. Në pjesën e dytë trajneri ka bërë edhe lëvizjet e pritshme, i favorizuar nga rezultati i pastër, që u sigurua që në 45 minutat e para. (Panorama sport).

    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe) .

  2. #762
    i/e regjistruar Maska e qeveriablu
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Vendndodhja
    Kumanove - Haidelberg
    Postime
    1,669

    Për: Kombëtarja Shqiptare

    Ndryshon tabela e kombetareve per vendin e dyte ,aty ku gjindet Shqiperija...Ik Spanja,hyn Franca dhe Austrija ndersa ofrohet Izraeli.
    Kombetarja e renditur ne vendin e 9,nuk merr pjese ne balotazh.Rezultatet e arriturra me kombetaren qe perfundon e fundit ne grup shlyhen.

    Ranking of second -placed teams

    1. Kroacia 16
    2. Franca 10
    3. Greqia 10
    4. Hungari 8
    5. Bullgari 7
    6. Angli 6
    7. Shqiperi 6
    8. Austri 5
    -----------------------
    9.Izraeli 5
    Mos blej asnje prodhim qe fillon me barkodin 860 (prodhime serbe) .

  3. #763
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2010
    Postime
    44

    Për: Kombëtarja Shqiptare

    Talenti i PSG-së përfundimisht i bashkohet Shqipërisë

    Emri:  talneti.jpg

Shikime: 92

Madhësia:  31.8 KB

    Futbollisti shqiptar që luan tek të rinjtë e skuadrës së famshme franceze, PSG, Ardian Krasniqi i ka thënë PO ftesës së Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të marrë pjesë në kampin e përzgjedhjes së talentëve që kjo e fundit pritet ta zhvilloj në Zvicër në datat 31.03.2013 dhe 01.04.2013.

    “Jam shumë i kënaqur që më është dhënë rasti t’i shpalos aftësitë e mia, shpresoj që të shpaguaj ftesën që më është bërë” ka thënë Krasniqi.

    Krasniqi ishte thirrur edhe më herët nga përzgjedhësi i Kombëtares U17, Xhemal Mustedanagic, por atëbotë klubi parisien e kishte ndaluar lojtarin me arsyetimin se nuk ishte datë zyrtare e UEFA-së.

    Letërnjoftimi:

    Pozicioni: Mbrojtës
    Datëlindja: 3 janar 1997
    Vendlindja: Gjakovë
    Gjatësia: 172 cm

  4. #764
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    3,010

    Për: Kombëtarja Shqiptare

    Rënditja e FIFA-s, rekord historik për Shqipërinë






    Suksesi historik në Oslo të Norvegjisë që e riktheu kombëtaren shqiptare në garë për një vend në botërorin e Brazilit, pasqyrohet edhe në renditjen e përgjithshme të FIFA-s për muajin Prill. Kuqezinjtë e De Biasit, të cilët shkatërruan edhe Lituaninë me rezultatin 4-1 në miqësoren e "Qemal Stafas", ngjiten plot 16 vende në klasifikim, duke u renditur në vendin e 48-të të klasifikimit.

    Ky jo vetëm që është një hap cilësor por edhe historik sepse asnjëherë më parë kombëtarja shqiptare nuk është renditur më lart se vendi i 50-të në klasifikimin ku bëjnë pjesë të gjitha kombëtaret e planetit.

    Krahasuar me një muaj më parë kur Shqipëria renditej në vendin e 64-t, kuqezinjtë kanë grumbullur plot 86 pikë pasi aktualisht kanë 596./albeu/
    http://www.zeri.info/artikulli/3694/...per-shqiperine

Faqja 39 prej 39 FillimFillim ... 29373839

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •