Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    13

    Valët e Gurrës

    BEGZAT RRAHMANI













    VALËT E GURRËS









    1997













    Biblioteka:
    XIXËLLONJA

    Redactor: Kalosh Çeliku

    Recusant: Ferit Ramadani

    Lektor: Dr. Qemal Murati

    Ilustrimet: Enver Selimi

    Shtypi: Fokus-Shkup


































    Vepra botohet me financimin e poetit Numën S Limani













































    SHËNIM PËR AUTORIN

    Begzat Brahmani u lind më 1949 në fshatin Zhurinë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Gostivar, ndërsa SH.L.P. në Universitetin e Prishtinës grupin e Politeknikës.
    Bashkëpunon me shumë gazeta dhe revista letrare që botohen në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri. Jeton dhe vepron në Kërçovë.
    Vepra:
    1. “ Dje dhe sot” poezi satirike 1995
    2. “ Valët e gurrës” poezi për fëmijë 1997




































    Kujt t’ia shkruaj poezinë?!

    Dallëndyshet shkojnë në jug
    Rinia ik në perëndim,
    KUJT T’ IA SHKRUAJ POEZINË
    Botës apo vendit tim?

    Dallëndyshet kanë një cicërimë
    Si në jug ashtu tek unë,
    Rinia atje cicëron ndryshe
    Me dëshirë apo me dhunë!

    Kujt t’ia recitoj poezinë
    Në këtë shtëpi-pallat
    Plakut e plakës të kërrusur
    Pa buzëqeshje pa fat!...






























    I. UDHEMBARË SHKOLLARË


    Bukuritë e shtatorit

    I bukur është shtatori
    Me rrush, arra e mollë
    Ne jemi rrezit në det
    Të fortë kthehemi në shkollë.

    Në ambiente të reja
    Një klasë më lart,
    Edhe Topolaku i lagjes
    Çantën në krahë bart.

    Mërziten nga pak gjyshet
    Përgjysmë u ngelën përrallat,
    Mësimet në Abetare
    S’janë si kopallat...



























    Udhembarë shkollarë

    Pse qan djalë i mirë
    Babën e ke larg/
    Në kurbet-
    Apo nëna të ka tret?!

    Sot kam ditëlindjen
    I mbush shtatë vjet,
    Aq kohë ka-
    Që nëna më ka vdes.

    Ajo s’ka dëgjuar
    Vajin t’ im të parë,
    Unë fjalën e nënës
    UDHEMBARË SHKOLLARË!...






























    Dorë për dore

    Plot nxënës-
    Oborri i shkollës,
    Me bukuri e gjallëri
    Si kokrrat e mollës.

    Ca në klasë të parë
    Ca në klasë të tetë,
    Peshën e librit
    Ata e dinë vetë.

    Katër shkallë
    Pastaj pushimore,
    Fitohet dituria
    Shoqe dorë për dore.

    Pastaj në të mesme
    Afrohet pjekuria,
    Kënaqësi prindërore
    Forcohet ushtria...

























    Pjesa e çatisë

    Mami e di germën -A-
    Është si pjesa e çatisë,
    Ja shiko atje mami
    Por te oxhaku ka një vizë.

    Mësuesja me shkumës
    E shkroi në dërrasë,
    Sa të lumtur mami
    Ishim sot në klasë.

    Do të mësojmë edhe të tjera
    Janë tridhjetë e gjashtë plot,
    Por mësuesja na tha-
    Vetëm germën -A- sot...






























    Dhurata më e shtrenjtë

    Shkova në librari
    Me babin për dore,
    Bleva ABETARE
    Çantë e fletore.

    Për ditëlindjen time
    Më e shtrenjta dhuratë,
    Pastaj akullore
    Dhe një çokolatë.

    Do t’i mësoj shkronjat
    Prej në shtator,
    Do t’i shkruaj edhe numrat
    Unë me këtë dore...






























    Një shkronjë

    Një ditë-
    Kur të vura mbi krahë,
    Një shkronjë-
    Do të kërrus tha.

    Tjerat të qortuan
    Duke thënë-jo,
    Hyjnesha e Diturisë
    Kësi fjalësh s’do.

    Tash u rrita
    E u bëra burrë,
    Por me shkronjat
    S’u hidhërova kurrë...






























    O-ja e bukur

    Brushat e molisura
    Ngjyrat helm plot,
    Pas një shekulli thanë:
    -Fjalë shqip dëgjuam sot!

    E ngulitur mbi derë Shkaba
    Bën roje pa ndërrim,
    Kurrë s’lodhem thotë:
    -Ky është vendi im.

    Për mjeshtrin e madh
    Ikonat i luten Perëndisë,
    Nën qielli i robëruar
    T’i kthehet Arbërisë.

    O-ja e shkruar bukur
    Ja aty nën Shkabë,
    Lutet e u nënë be
    Në shpirt, nënë e babë...

























    Tridhjetë e gjashtë çelësa

    I uroj Yllëzës
    Fillim të mbarë,
    Këtë shtator
    Në klasë të parë.

    Me shoqet bishtaleca
    Të kapet dorë për dore,
    Me çantën në krahë
    Të shkojnë në shkollë prore.

    Tridhjetë e gjashtë çelësa
    I kanë në ABETARE,
    Do ti zgjidhnin detyrat
    Do të hapin dritare...

    Do të pajisen me dijeni
    Plotë tetë vjet,
    Pastaj në të mesme
    Por dhe në fakultet.

























    Nxënësja me biberon

    Shfletoj ditarin
    Kur isha arsimtar dikur,
    Më shfaqej e kaluara
    si shkëndija me nur.

    Isha kujdestar
    Në katin e dytë,
    Për të mbajtur qetësi
    Mirë duhej hapur sytë.

    E hapa një derë
    Thash të kontrolloj,
    Një nxënëse bukuroshe
    Me biberon në gojë.

    Që nga ajo ditë
    Me Yllëzën kemi miqësi,
    Tash unë jam në pension
    Ajo studente në ekonomi...

























    Rriten si fruta

    Të lumtur janë nxënësit
    Në oborr të shkollës,
    Rriten si fruta
    Në degë të mollës.

    Luajnë e kërcejnë
    Si shqerrat në livadhe,
    E marrin ngjyrën
    Si mollë e madhe.

    Mbushen rrugët
    Kur kthehen nëpër shtëpia,
    Si lule pranvere
    Kundërmon dituria.






























    Kalaja e Kërçovës
    -U . Z -

    Sa lumtur do të isha
    Në mes nxënësve kërçovarë,
    Të mbaj një orë mësimi
    Si shumë vjet më parë.

    Tha mësuesja e moshuar
    -URANIJA ZAHARIJA-
    Në Durrësin piktoresk
    I shndriste shtëpia.

    E kam ruajtur në zemër
    Sekretin pesëdhjetë vjet,
    Në – KALANË E KËRÇOVËS-
    BUSTI I HEROIT MË FLET...

    Të fala KALASË
    DHE – UJËMIRIT PLALK
    Barra më e lehtë
    Pasi perdja u hap.
























    Sikur të kisha krahë

    Sikur të kisha krahë
    Do të fluturoja si zog,
    Nëpër male e fusha
    Do të ndalesha në log.

    Do të thithsha etër
    Do të dëgjoja cicërimë,
    Që këndohej në liri
    Me iso e rimë...



































    Në oborrin tim

    Në oborrin tim
    Luajnë ca çupa të vogla,
    Herë me gurrëz
    Herë me gogla.

    Dikur Gëzimja
    Shoqeve u flet:
    -kështu luan me fjalë
    Edhe xhaxhi poet...



































    II. MALLI PËR FSHATIN

    Sa ngjyra ka natyra

    Kush është kjo zonjë
    Që pikturon natyrën?
    -Zonja e Madhe – Vjeshtë
    Gjithkund hedhë ngjyrën!

    ASKUSH S’ MUND T’ I NUMROJË
    NGJYRAT E NATYRËS.

    Këtë enigmë
    E ka zgjidhur Vjosa,
    -ajo thotë:”ka aq ngjyra
    Sa ka në botë FATOSA”.

    Çdo fatos-
    Është edhe shkollar,
    Mbjellë në vjeshtë
    Në verë mbush hambarë.

























    Ylberi

    Brez i bukur
    Plot stoli,
    Ngjyra-ngjyra
    Mrekulli.

    Afrohet Ylli
    Të të kap,
    Ti largohesh
    Ik me vrap.

    Mbulon ara
    Lumin mbështjell,
    Pastaj dielli
    Përpara të del.

    Lagështia
    Në tokë mbeti,
    -YLBERI-
    S,dimë ku treti...

























    Hëna bisedon me nuse

    Dielli ju ngroh
    Unë natën ua bëj ditë,
    Nën kujdesin tonë
    U lindin fëmijët.

    Ndodhem në qiell
    Por edhe nëpër puse,
    Me ujin e pastër
    Bisedoj me nuse.

    Shtambat plot këshilla
    Në djep i pret fëmija,
    Me punët e mëngjesit
    Kundërmon shtëpia...






























    Të kam çupë, të kam djalë

    Erdhi sonte mami
    Më kapi për dore,
    Më solli sheqerka
    Dhe plot lulebore.

    Më puthi në faqe
    Më puthi në ballë,
    Si dikur më thonjte:
    -të kam çupë, të kam djalë.

    Sa e bukur ishte
    Si nuset në valle,
    Ecte nëpër dhomë
    Sikur një sorkadhe...






























    Përmallimi

    Pas shumë motesh
    Kthehem nga Amerika,
    E lash të pa lindur çupën,
    Tash në shkollë shkon Rika.

    E bukur she e shëndetshme
    Nga të gjithë lëvdata,
    Sa hije i paskan-
    Çupës sime flokët e gjata.

    Është shumë e sjellshme
    Aspak s’ka përtesë,
    Përveç pesave
    Notë tjetër s’ka në dëftesë...






























    Qenin t’ im e kujtoj me mall

    Nënë. Kujdesuni për qenin
    E kam bukurosh,
    Më shikonte dhembshëm
    Më përcillte-poshtë.

    Prisnim autobusin aty
    Të dy bashkë në lëndinë,
    Unë udhëtoja për në shkollë
    Ai rrinte gjatë në lëndinë!

    I plakur sot në mërgim
    Kujtoj qenin t’ im me mall,
    Përpara kam punëtorët e mjerë
    N’ perëndim punojnë hamall...






























    Mos harroni Zhubrinën

    Vajta në Zhubrinë
    Në t’ imin fshat,
    Takova xha Rushitin
    Pushonte nën Rrap.

    U gëzova si fëmijë
    Sepse ishim përmall,
    Tha:-jam drobitur
    Por ende jam gjallë.

    Kam përjetuar tragjedi
    Por nga njëherë këndoj,
    Për t’i zbutur dhimbjet
    Edhe mesele krijoj.

    Pas pak kohe nipi
    Na solli një pitë,
    Sa shije kishte mikpritja
    Ç’ gëzim në atë vizitë.
    Mos harroni Zhubrinin
    Ku dolët në agime,
    Tha xha Rushiti i urtë
    Për vendlindjen t’ime.





















    Kaptelli i bukur

    Mami, sot s’dua fustan
    Pantallona e as fund,
    Dua të shkoj-
    Te gjyshja në katund.

    Dua të vesh këmishën
    Të vejtur në tullar,
    Çorapet e qëndisura
    Mjaft ndejën var.

    Të gëzohet gjyshja
    Hijeshohet oda,
    Më ka mërzitur shumë
    Në qytet moda.

    Më ka marrë malli
    Për djepin shekullor,
    KAPTELLIN E BUKUR
    Të punuar me dorë...

























    Përrallat e gjyshes

    I dua përrallat
    Si lulet e bukura,
    Kur m’i tregon gjyshja
    I stolis si flutura.

    Si për KËSULËKUQEN
    Dhe GJERGJ ELEZ ALINË,
    Me shoqet e mija
    Rreth gjyshes rrimë.

    Tamam si artiste
    Gjyshja fol ngadalë,
    I radhitë fjalët
    Si në arkë palë-palë...






























    Do ta lus tezen mami

    Mami pse kukulla ime
    Hiç s’ është rrit?
    -më e madhe se beja e nuses
    Ishte pa bërë një vit!

    Njomëza e vogël
    Qesh, ha dhe fle,
    E kukulla ime,hiç
    Prej kur është ble!

    Mami, të blejmë një tjetër
    Nesër në qytet do të dal,
    Ose është më mirë
    Ta marrim një tjetër në spital...!

    Do ta thërrasim GONXHE
    Emrin e NËNËS TEREZE
    Në katër anët e botës
    Të rrezatojë rreze.

























    Yllëza në fshat

    Shkuam në fushë
    Të mbledhim fiq,
    Nën një kaçubë
    Pamë një iriq.

    Prej kaçubës tjetër
    Një lepur iku,
    Yllëza u tremb
    I ra nga dora fiku.

    Pastaj hëngrëm
    Plotë manaferra,
    Biseduam me bareshën
    Që ruante shqerra.

    Yllëza më tha:
    -në fshat qenka kënaqësi,
    Për pushimet verore
    Prapë do të vijë...

























    Hëna nëpër puse

    Më thonë kam lindur
    Nën rrezet e Hënës,
    Dhembjet e padurueshme
    Kanë qenë gëzimet e nënës.

    S’ ka pasur mami
    Por një teze plakë,
    E kujdesshme si nënë
    S’ ka lënë asnjë vragë.

    Thonë jam e bukur
    Si Hëna kur është nuse,
    Që e shikojnë fshataret
    Në mbrëmje nëpër puse...






























    Luli i lagjes sime

    Në degë të mollës
    Qëndronte një kumrie,
    E trembur lëviz kokën
    Bora mbi trup i bie.

    Ca fëmijë afër
    Bëjnë dordolec,
    Të veshur mirë e fortë
    Për hundë i vendojnë spec.

    Luli lagjes sime
    S’ përzihet me shokë,
    Pantallonat e grisura
    E pa kapuç mbi kokë...






























    Kënaqësia

    Kur shkruaj vjersha
    Ndiej kënaqësi,
    E aq më tepër
    -për fëmijë.

    Lexon Gëzimja
    Dhe bën kritikë,
    Por edhe Teuta
    E lë mësimin një çikë.

    Yllëza e vogël
    Me ëndje reciton,
    Pasi pak lodhet
    Çokolatën fiton.

    U jep edhe motrave
    Por u thotë ca llafe,
    Për mamin e babin
    Të pjekin kafe...

























    III. KUR KËPUTEN LULET

    Kur këputet lulja

    Me lulet në pemë
    Zbukurohet natyra,
    Vargjet e poetit
    Mbushen plot ngjyra.

    Në kopshtin me lule
    Bukur këndon kumria,
    Hedhin shtat fëmijët
    Të drejtë si selvia.

    Ku këputet lulja
    Ndalohet jeta,
    Shëmtohet natyra
    Nuk fluturon bleta...




























    Shokët e verandës

    Muajve të verës
    Në verandën time,
    U rritën dallëndyshet
    Me kujdes e gëzime.

    Çdo ditë në mëngjes
    Përshëndeteshim si shokë,
    I porositja edhe unë
    Që të mos bien në tokë.

    Gjersa t’u rriten krahët
    Të aftësohen për fluturim,
    U dëshiroja oreks
    Dhe në fole të rrinë...






























    Dallëndyshet

    Na vijnë në pranverë
    Mikeshat bishtgërshërë,
    Në muret e verandës
    Foletë i kanë bërë.

    Edhe në këndet e shtëpisë
    Ndërtojnë arkitekturë,
    Që dora e njeriut
    S’mundet ta bëjë kurrë.

    Meritojnë lëvdata
    Për punën e mbarë,
    I ushqejnë të vegjlit
    Sqep më sqep me orar.

    Të rriten të shëndosh
    Për rrugë të gjatë,
    Të aftësohen për punë
    Të përballojnë shtrëngatë...

























    Lajthia

    Sa e mirë
    Është lajthia,
    Kur hynë në shtëpi
    Gëzohet fëmija.

    Me këngë bilbili
    Rritet në mal,
    Edhe ketra bukuroshe
    E mbledh pa ndal.

    Në kohën e nxehtë
    Akullorja me lajthi,
    Freskia më e mirë
    Është për fëmijë...






























    Degë peme

    Degë në pemë
    S’ka jetime,
    Prandaj mos e pre
    Ti sëpata ime.

    Do të çelin
    Lule në mot,
    Do të hamë fruta
    Siç hamë sot.

    Ndonjë zog
    Këngën do të shter,
    Herë i gëzuar
    Herë me vrer...






























    Ketri simpatik

    Në pyllin e dendur
    Me drunjtë të gjatë,
    Ketri simpatik
    Punon ditë e natë.

    I ushqen të vegjlit
    Me arra e lajthia,
    U bënë ëmbëlsira
    Kundërmon shtëpia.

    Sillen dhelpra
    Dhe ujku plak,
    E lëvdojnë ketrin
    Të mirin shtëpiak.

    Mundohen ta bindin
    Të zbres me fëmijë,
    Ujku e dhelpra
    Të bëjnë gosti.

    I di gënjeshtrat
    Ketri simpatik,
    Dhelprën e ujkun
    Kurrë si bën mik...




















    Laroja trim

    Mrizonte nën hije
    Qengji pas dëfrimit,
    Mendonte për nënën
    Shijen e ushqimin.

    Me dredhi ujku
    E thirrke në shëti,
    Si të largohet
    Të bënte gosti.

    Laroja trim
    Zbuloi atë miqësi,
    Shpejt si shigjeta
    U gjend në afërsi.

    Ja kërcëlloi dhëmbët
    Ujkut gjakatar,
    Iku pa gosti
    Me zemër të vrarë...

























    Gurra e çukës

    Shpejt më merr gjumi
    Te Gurra e Çukës,
    Prej larg e ndiej
    Erën e bukës.

    Si dikur lokja
    Më këndonte ninullë,
    Të rritem shpejt
    Të jetoj në kullë.

    Zhytem në mendime
    Luhatem në kolovajzë,
    Nëpër VALËT E GURRËS
    Ky vend parajsë.

    Atje edhe MUZA
    Më bënë shoqëri,
    Ajo gurrë e madhe
    Rrjedhë në poezi...

























    Gëzohu o plakush

    Nuk mbaj mend
    Që në shtëpinë time,
    Dallëndyshja në çerdhe
    Të bëjë cicërime.

    Nesër vjen djali
    Një muaj të rri,
    Shtatë vjet kurbet
    Na dogji në vetmi.

    Nuk kuptoj unë plaku
    Lejleku diç më thotë:
    -GËZOHU O PAKUSH-
    Më i lumturi je në botë.

    Kur të vijë pranvera
    Nipçe do të kesh në dorë,
    Sa e lumtur do të jetë shtëpia
    E pasur dhe pa borë...

























    Yllëza noton si patë

    Atje në Valtos
    Zalli shndrit si ar,
    Prej shumë vendeve të botës
    Kishin ardhur për t’u larë.

    Yllëza noton si patë
    Mbi te kalon një parashutë,
    Fluturonin ca çupa
    Motrat e saja-Gëzime e Teutë.

    Me litarin e gjatë
    I tërhiqte nj varkë,
    Në plazhin e bukur
    Të qytetit PARGË.






























    Si valë liqeni duke u rrit

    Prit ca-
    I dashuri xhaxha,
    Je i mërzitur
    Sa edhe s’qa.

    Të kaloj këndej
    E kam amanet,
    I dashuri djalë
    I LAZGUSHIT-poet.

    Shëtitnim dikur herët,
    Por edhe në mesditë,
    Si valë liqeni
    Duke u rrit.

    Atje unë
    Gjuaja ngjalë,
    -LAZGUSHI-
    Mbillte fjalë.

    Nga njëherë
    Zbraznim kupa,
    -LAZGUSHI-
    Shkruante për çupa.

    Rrugë të mbarë
    E të fala atje,
    Nga Lazgushi
    Dhe të gjithë ne...















    Lundro barka ime

    Ngadalë valët e qeta
    Barkën lëkundin,
    Peshkatarin plak
    E përkundin.

    Ëndërron bukur
    Peshqit në rrjetë,
    Kurrë më i lumtur
    Se atë ditë në jetë.

    Mjellma qafë gjatë
    Klithmat i dëgjon,
    Qetë afër barkës
    Mikesha mediton.

    Rrezet e diellit
    Si shtiza nguliten,
    Ah sikur të jem matanë
    Ku selvitë rriten.

    Nxënësit këndojnë
    -LUNDRO BARKA JONË-
    Çaji valët e liqenit
    Se kurrë s’është vanë...




















    Kalaja e Kërçovës

    Në plazhin e Durrësit
    Uji i pastër lot,
    Mimoza e vogël
    Si patë bënte not.

    Me shokë e shoqe
    Luante me rërë,
    KALANË E KËRÇOVËS
    Aty e ka bërë.

    Në afërsi aty
    Edhe një përmendore,
    SULLTANËN E QAFËS
    Trimëreshën malësore...






























    IV. ZOÇKAT RRETH SHKABËS

    Guri historik

    Ti pulëbardhë
    Atje mbi kala,
    Eja tregomë
    Në Ulqin ç’ ka!

    A lotojnë pishat
    Si nuset për fëmijë,
    Ç’ thotë Valdanosi
    Ajo ditë kur do të vijë?!

    A është e vërtetë
    Buna s’ ka valë,
    Ka hupur rrugën
    Andej ka dalë.

    Te rrapi i muzikës
    A do të valojë flamuri,
    -GURI HISTORIK-
    E ruan në mol muri?!

    Eja ti pulëbardhë
    Të bëjmë dy tri fjalë,
    Astma u frikohet pishave
    Nusja na ka lindur djalë...


















    Ka hapur krahët

    Sa i bukur nënë
    Është ky shpend,
    Në mes të shamisë
    Ka zënë vend.

    Ka hapur krahët
    Si prindi për fëmijë,
    Çdo populli në botë
    I dëshiron liri.

    Ka qenë në mal
    Por edhe në fushë,
    E tash në shaminë
    E mbesës Drenushë...






























    Uskana

    Historinë tënde Uskanë
    E ruan Kalenica plakë,
    Të dy jeni të thinjur
    E trupin plot vragë.

    Deshën t’u zhdukin
    Dikush shumë herë,
    Por rrënjët-tuaja
    Kurrë s’ janë prerë.

    S’ pranuat bajlozët
    S’ ju përulët stuhisë,
    As kuçedrave plot krerë
    As atyre të pa besisë...






























    Lisi i moçëm

    Sa është i vjetër
    Vëlla ky lis?
    Thonë-
    Sa edhe vet ky mal.

    Shtrirë gjerë e gjatë
    Në katër anë,
    Kanë pushuar burra
    Dhe amanet kanë lënë.

    Ka dëgjuar cicërimë
    Dhe këngë të bariut,
    S’e ka trembur topi
    E as acari i veriut...






























    Çupa me vaj të thërret
    - Mikes sime –

    Kopshti plot lule
    Me ngjyra lara-lara,
    Me aromën e këndshme
    Ato bëjnë gara.

    Të gjitha janë të freskëta
    Vetëm njëra e venitur,
    Për çupën e vogël-
    Që është, nënën duke pritur.

    Nëna e saj, një ditë shkoi
    S’ është duke u kthyer,
    Ndoshta ende ka punë
    Apo ia kanë mbyllur ato dyer...





























    Vrasje pas shpine
    (Nënës sime)

    Ditën e kaloje
    Duke punuar në arë,
    Natën pa gjumë
    Veje në tullar.

    Të plasaritura,të forta
    Duart e tua si dhe,
    Bëje punë të rënda
    Krenari për ne.

    Kur mësuam emrin babë
    Ai u zhduk si era,
    Dikush ia shoi jetën
    Pas shpina te ferra...

    Te varret e krushqve
    Të varrosim nënë,
    Babait gjakun ia falëm
    Populli kështu ka thënë
























    Shkrepje për lajmërim

    Te kisha ILIRE
    Sot ushtoi mali,
    Një djalë i ri
    Zbriti nga kali.

    Shkrepe tha:
    “Edhe njëherë o burrë,
    Jam i ri-
    Por s’ trembem kurrë?!

    S’ është burrëri vëlla,
    -e shkrepa për lajmërim!
    Sot ta fala gjakun
    E vëllait tim...






























    Zoçkat rreth Shkabës

    Hënë e dashur
    Më jep pak dritë,
    Këtë terr nate
    Ta bëjë dritë.

    Të lutem
    Më jep pa gëzim,
    Të kthehet babi
    T’ i hidhem në përqafim.

    Si yjet rreth teje
    Ne rreth babës,
    Si zoçkat-
    Rreth shkabës.

    Më falë hënë
    Këtë natë pa gjumë,
    T’ i shmangem territ
    Që më bën dhunë...

























    Zogjtë pa derë

    Bën acar
    Toka ngrin,
    Zogjtë shokë
    Tash ku rrinë?

    Kanë fole
    Por s’ kanë derë,
    Për të mjerët
    Është bërë skëterrë!

    Shokë për ne
    Nevojë kanë,
    Në pranverë do këndojnë
    Dhe krimbat do ti hanë...






























    Dielli mjek

    Ishin gëzuar zogjtë
    S’ e shkrihej bora,
    S’ u mërdhinin më
    Flatrat as dora.

    Janë rreshtuar
    Në degë të holla,
    I ka munduar shumë
    Këtë dimër kolla.

    Dielli mjek
    Tash i viziton,
    I falënderohen një zëri
    Bilbili reciton...






























    Ujku zullumqar

    Atje ku piqet
    Ujëmiri me qiellin,
    Bariu kullot delet
    Dhe e pret diellin.

    Në shkëmbin e lartë
    Uji gurgullon,
    Me shumë shije
    Drekën-drekon.

    Lisi qindvjeçar
    Plot fllad e hije,
    Pas hajes së bollshme
    Mrizon bagëtia.

    Laroja e Bardhoshi
    Në roje me orar,
    Të gatshëm për luftë
    Me ujkun zullumqar...

























    Lëshoni rrënjët

    Moti i keq
    E kapi Sharrin,
    Të djeg rininë
    Të përthajë beharin.

    Nga lart shqiponja
    Kushtrim jep,
    Për male e fusha
    Dhe ty det.

    Në thellësi të Sharrit
    Rrënjët i keni,
    Mos i bindeni kohës
    Drejt fitores jeni...






























    V. POROSIA E PLAKUT

    Kthehuni në shtëpi

    Nga lartësitë e mëdha
    E shikoja tokën,
    Si natën me yje
    Poshtë e kisha botën.

    Stjuardesa bukuroshe
    Na solli një kafe,
    Buzëqeshje qetësuese
    Por edhe ca llafe.

    Kujtoja fjalët e plakut
    Kur na uroi rrugë të mbarë,
    Me lot na porosi
    -KTHEHUNI SA MË PARË-.

    “Këtu keni folenë
    S’ jeni zogj shtegtarë,
    Vatanit i duhen burra
    I duhen shkollarë”...























    SENDËRTIMI NGA MOTIVI NË MOTIV

    Përmbledhja e poezive Valët e Gurrës, të poetit Begzat Rrahmani ngërthen në brendi porosinë, meditimin, ndjenjën që vjen e ndez kërshërinë për të zbërthyer realitetin ku lexuesi ndeshet për të fituar lumturinë apo hidhërimin e nga skaji tjetër ai gjen apo humb sendërtimin! Sepse në një jetë të tillë të konflikteve poeti ndeshet dhe ngadhënjen me forcën e tij krijuese ku të shpeshtën ngrihet joracionalja dhe irealja.
    Metoda e krijimtarisë së poetit është e një vazhdimësie ashtu siç bëhet jeta e coptuar. Dhe në atë copëzim ai sendërton nga motivi në motiv librin që lëshon shkëndijat e shqetësimeve, dilemave, klithjeve. Megjithatë të shpeshtën ai mbërri të ngërthejë edhe kënaqësinë eventuale që ngrihet si kujtim i artë i çasteve ku vogëlushi fiton “dhurata” për ditëlindje.
    Ashtu siç bëhet hapja e librit shfaqet fenomeni i dilemës së poetit do me gjithë shpirt ti përkushtohet vargut por: “KUJT T’ UA SHKRUAJ POEZINË”? Një katrahurë e pa parë shkapërderdh nga vatani rininë e tij. E pleq e plakat të mbetur në vetmi në “ shtëpitë- pallat”. Edhe pse poeti ndjen dhimbje për ata të mbetur në atë gjendje, ai nuk do atyre t’ ua recitojë vargun e tij.
    Aty ku rrita, mbarësia e urtësia krijon shtigje poeti fenomenin e uratës për ta titulluar “ UDHEMBARË SHKOLLARË”. Ai e nis “TOPOLAKËT E LAGJES” me trastën në krahë të marrë në shkollë “ MËSIMET E ABETARES”. Atje ku “ HYJNESHA E DITURISË” për gjuhën shqipe “ LUTET E BËN BE NË SHPIRT, NËNË E BABË”. Pikërisht për të e ruan sekretin dhe mësuesja e moshuar në DURRËSIN piktoresk se në KALANË E KËRÇOVËS / BUSTI I HEROIT FLET...!
    Si piktorët që e portretizojnë me lot në sy, me rrudha e me hidhërim një portret të ndarë nga vendlindja, edhe poetin, “malli për fshatin” e rrëmbyer kur “pas shumë motesh /kthehem nga Amerika,/ e lash të pa lindur çupën/ tash në shkollë shkon Rika.
    Ai pa dyshim s’ka si të mos e kthej fenomenin e lutjes në kushtrim. Mos harroni Zhubrinën! Po. Sepse ajo është vendlindja e tij. Ajo pjesë më e dashur e jetës ku ai nga bredhjet nëpër botë, ashtu siç të rrëmben dallga e jetës kthehet “ në timin fshat / takova xha Rushitin / pushonte nën Rrap!
    Kush mund t’i flas për rritën dhe gëzimet më mirë se ai. Për dhimbjet e pikëllimet? Kush mund t’ia shtrojë sofrën e mikpritjes që ka aq shumë shije në atë fshat. Përveç xha Rushiti, bashkëfshatari, plaku që i kthehet në frymëzime dhe i lutet: Mos harroni Zhubrinin! Është kjo një porosi që i vardiset poetit dha ai paraqitet ta derdh si gurra që lëshon stërkalat nga gryka e majë malit.
    Shëmtia ai fenomen i zi e rrëmben poetin në meditime ti shkruaj vargjet: Kur këputet lulja / Ndalohet jeta / Shëmtohet natyra / Nuk fluturon bleta...
    Diku nëpër valët e Gurrës, lokja i këndon ninullë, kur endet e rropatet frymëzimeve poeti. Ai niset gjithkund. Ec edhe nëpër katandi për të ngritur mirësitë. E nëpër të gjitha ato përplasje e mundime “Muza i bën shoqëri”, dhe ai kur nuk thyhet. As nuk ndalet nga dallga e përmbytjeve. Ai del jehonën e lirikës spontane që di të largojë nga heshtja, shurdhësi dhe errësira. Dhe mbi GURIN HISTORIK ku Zoçkat qëndrojnë rreth Shkabës ai nis klithmën e krenarisë.
    Ti pulëbardhë
    Atje mbi kala
    Eja më trego
    Në Ulqin ç’ ka.
    Qëndresa shfaqet në Uskanë. Për të qenë krenar poeti për njerëzit e saj që ndër shekuj:
    S’ ju përulët stuhisë
    As kuçedrave plot krerë
    As atyre të pabesisë.
    Nëpër gjithë rropatjet ku mund te endet frymëzimi, nëpër gjithë kurthet e betejat, ku mund të ndeshet fjala e kuptimi niset e hap shtigjet poeti për të mbërri deri tek”POROSIA E PLAKUT” e ku mund të ishte ato çaste ajo? Në cilën lartësi?
    Edhe atëherë kur poeti ndodhet larg atdheut shëtitmi që i vjen si frymëzim ia ndez atij në shpirti e në zemër mallin që të kthehet sa më parë e të qëndrojë pranë tij”
    Këtu keni folenë
    S’ jeni zogj shtegtarë
    Vatanit i duhen burra
    I duhen shkollarë...!

    Ferit RAMADANI





























    Përmbajtja:

    Shënim për autorin .................................................. ................5
    Kujt t’ ia shkruaj poezinë?!......................................... .............7
    I. UDHEMBARË SHKOLLARË......................................... ....8
    Bukuritë e shtatorit......................................... ...........................8
    Udhembarë shkollarë......................................... ........................9
    Dorë për dore.............................................. .............................10
    Pjesa e çatisë............................................ .................................11
    Dhurata më e shtrenjtë......................................... .....................12
    Një shkronjë.......................................... ....................................13
    O-ja e bukur............................................. .................................14
    Tridhjetë e gjashtë çelësa............................................ ..............15
    Nxënësja me biberon........................................... ......................16
    Rriten si fruta............................................. ................................17
    Kalaja e Kërçovës.......................................... ............................19
    Sikur të kisha krahë............................................. .......................20
    Në oborrin tim............................................... ..............................21
    II. MALLI PËR FSHATIN........................................... ..............22
    Sa ngjyra ka natyra............................................ ..........................22
    Ylberi............................................ ..............................................23
    Hëna bisedon me nuse.............................................. ..................24
    Të kam çupë, të kam djalë............................................. .............25
    Përmallimi........................................ .......................................... 26
    Qenin t’ im e kujtoj me mall.............................................. .........27
    Mos harroni Zhubrinën......................................... ......................29
    Kaptelli i bukur............................................. ..............................30
    Përrallat e gjyshes........................................... ............................31
    Do ta lus tezen mami.............................................. .....................32
    Yllëza në fshat............................................. ................................33
    Hëna nëpër puse.............................................. ............................36
    Luli i lagjes sime.............................................. ...........................37
    Kënaqësia......................................... ...........................................38
    III. KUR KËPUTEN LULET............................................. .........39
    Kur këputen lulet............................................. .............................39
    Shokët e verandës.......................................... ...............................40
    Dallëndyshet...................................... ...........................................41
    Lajthia........................................... ................................................42
    Degë peme.............................................. ......................................43
    Ketri simpatik.......................................... .....................................44
    Laroja trim.............................................. ......................................45
    Gurra e çukës............................................. ...................................46
    Gëzohu o plakush........................................... ..............................47
    Yllëza noton si patë.............................................. ........................48
    Si valë liqeni duke u rrit.............................................. .................49
    Lundro barka jonë.............................................. ..........................51
    Kalaja e Kërçovës.......................................... ..........................52
    IV. ZOÇKAT RRETH SHKABËS.........................................53
    Guri historik.......................................... ..................................53
    Ka hapur krahët............................................ ...........................55
    Uskana............................................ .........................................56
    Lisi i moçëm............................................. ...............................57
    ]Çupa me vaj të thërret........................................... .................58
    Vrasje pas shpine............................................ .........................59
    Shkrepje për lajmërim.......................................... ....................60
    Zoçkat rreth shkabës........................................... ......................61
    Zogjtë pa derë.............................................. .............................62
    Dielli mjek.............................................. ..................................63
    Ujku zullumqar......................................... ................................64
    Lëshoni rrënjët........................................... ...............................65
    V. POROSIA E PLAKUT............................................ ............66
    Kthehuni në shtëpi............................................ ........................66
    SENDËRTIMI NGA MOTIVI NË MOTIV............................67
    Përmbajtja........................................ ........................................73

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    13

    P ë R J E T ë S I A

    BEGZAT RRAHMANI








    P Ë R J E T Ë S I A
    POEZI FETARE










    KËRÇOVË,2OO6




    REDAKTOR: Abdurrahman ASLLANI-teolog



    RECENSENTË:Prof. Sherif DEHARI-teolog
    Prof. Ilmi VELIU-teolog





    LEKTORE: Prof. Gëzime Baftiri



    RADHITJE KOMPJUTERIKEllëza RRAHMANI





    BALLINA:




    BOTOI DHE SHTYPI:

    KËRÇOVË,2OO6




    ZOTI E BEKOFTË Z. AGIM SELIMIN QË MË DHUROI KOMPJUTERIN.





























    S’lejohet ribotimi dhe shpërndarja e librit pa autorizimin e autorit.
    BOTIMIN E LIBRIT E NDIHMUAN:



    1.NPTSH“INXHINJERING-AG”inxh. Qamil VELIU,drejtor

    2..REXHEP LIMANI-FRANCË

    3..”SHARR MERMER”IRFAN IMERI,drejtor

    4.NTP”LUSHI”SAMI BALLAZHI,drejtor-Cërvicë

    5.NTP”TERMO-KIMI” ALI LUTFIU,drejtor




















    LUTJA E MËNGJESIT

    Ju falënderohem Zot,që më mundësuat të shikoj dritën e kësaj dite dhe të lutem,që të më hapësh rrugën e drejtë...





























    O NJERËZ

    Zemra e Kur’anit
    është JASINI
    lexoni me vëmendje
    te pseja do të vini.

    Në Kur’an ka dijeni
    sa Galaktika me yje
    prandaj Ju o njerëz
    hulumtoni fusha dhe pyje.

    Të dërguarit e Zotit
    na kanë ardhur me vepra
    mrekullitë e tyre
    i kemi nëpër letra.

    Me leximin e tyre
    ju pastrohet zemra
    me mirësi e butësi
    ktheheni te amshimi-tjetra.












    FJALËT E XHIBRILIT


    Me penë dhe armë
    kur e mbron vatanin
    adhuron Zotin
    dhe beson Kur’anin;

    Lutjet për amshim
    ti kuptoni mirë
    duhet gjuhë amtare
    dhe vatan të lirë.

    Fjalët e Xhibrilit
    peshojnë sa tërë bota
    veproni sipas tyre
    jo punë të kota.

    Kraharorin për të çarë
    duhet punë e dijeni
    si dikur Muhamedit
    e Zotit - FUQI.











    PENA DHE DITURIA

    Simbolet e shenjta
    na i fali perëndia
    -DITURI E PENË-
    të adhurojë njerëzia.

    Si ngjiza në mitër
    që rritet ngadalë
    Zoti i jep shpirt
    në jetë për të dalë.

    Pena prej fëmijërisë
    të kalit adhurim
    pastron diturinë
    për trupin shpëtim.

    Dituritë e thella
    Kur’ani i brumos
    argumentet e jetës
    pena i vulos.












    PARAJSA

    Me mirësi hapen rrugët
    në rreth të ngritët vlera
    Zoti të shpërblen
    Xhenetit i hapet dera.

    Engjëjt janë të gëzuar
    që të ndjekin në jetë
    del përpara drejtësisë
    çdo fjalë e vërtetë.

    Shejtanët pëlcasin
    kurrë si ke bërë shokë
    ke menduar për amshim
    dhe për këtë botë.

    Rrugëve të Kur’anit
    kurrë s’ mbyllet dera
    ZOTI TË SHPËRBLEN
    kurrë s’të bie vlera.












    KUR’ANI

    Zoti dërgoi Kur’anin
    truri ti pastrohet njeriut
    si freskimi i ajrit
    pas ramjes së shiut.

    Të trasojë rrugët
    që i duhen në jetë
    tjetrit mos i bëhej keq
    pasi së dëshiron vetë.

    Duke lexuar Kur’anin
    shpirti hedh prapësitë
    je i respektuar
    shton dijenitë.

    Të urrejnë shejtanët
    s’të afrohen në shoqëri
    sa kohë lexon Kur’anin
    ata ndodhen në robëri...!












    BUTËSI SHPIRTI

    Kur të preket shpirti
    digjesh në zemër
    i kthehesh Zotit
    përfiton emër.

    I a lehtëson vuajtjet
    atij që kërkon mëshirë
    prej tij të vjen urata
    të gdhihesh shëndosh e mirë.

    Ai që s’ka shpirt e zemër
    është një copë kallkani
    e urren edhe Zoti
    dhe i tërë vatani.

    Duke lexuar Kur’anin
    ndien në zemër butësi
    përherë të thotë shpirti
    njeriut i duhej liri.












    NATA E MADHE

    Natën e Madhe
    ne të gjithë festojmë
    duke iu lutur Zotit
    dhe e falënderojmë.

    Që na bëri njerëz
    dhe na solli në jetë
    të përgatitur të shkojmë
    edhe në Ahiret.

    Pasi në këtë botë
    askush s’ka mbet
    mirësitë hapin derën
    për në Xhehenet.

    Me lexim të Kur’anit
    Dimë për dje dhe sot
    prej mrekullive në te
    derdhim edhe lot.












    VEPRAT E BËRA

    Do të ringjallemi o njerëz
    si bimët në pranverë
    -Ditën e gjykimit-
    të gëzuar apo të mjerë.

    Në varr shkon trupi
    por s’është i amshuar
    -VEPRAT E BËRA-
    s’kanë të mbuluar.

    Engjëjt ndjekin
    çdo vepër e fjalë
    për ju njerëz
    deri sa jeni gjallë.

















    BETIMI

    Ai që beson Zotin
    adhuron me zemër
    bënë vepra të mira
    në shpirt ka një emër.

    Pasurinë e kemi shpërblim
    kurse trashëgim fëminë
    siç kujdesemi për ta
    duhej edhe dijeninë.

    Edhe vetë Zoti
    betohet në penë-shkrim
    me te ruhet çdo gjurmë
    që kemi trashëgim.

















    SHPIRTLIGU

    Ai me shpirt të lig
    bënë vepra krimi
    kurrë s’ pendohet
    i mungon besimi.

    Djalli ia ka mbyllur sytë
    është i bindur se s’ bënë mirë
    e dinë se engjëjt regjistrojnë
    është zemërkeq e plotë smirë.

    Zotin e kujton
    kur ndodhet në rrezik
    pasi kalon stuhia
    s’njeh Zot as mik!

















    FESTA E MADHE

    Është kënaqësi
    të flijosh për njerëzinë
    -FESTA E MADHE-
    të gëzon shtëpinë.

    Sofra e mbushur
    -DREKËN E BAJRAMIT-
    dashuri ndaj Zotit
    dëshmi ndaj ISLAMIT.

    Të nderosh të vobektit
    është vepër madhështore
    prej tyre dhe Zotit
    merr urata prore.

















    FJALËT E ZOTIT

    Në mes të gjithësisë
    Kur’ani shndërrit
    lëshon rreze
    na sjellë dritë.

    Çdo fjalë e shënuar
    s’ka mohim
    janë fjalët e Zotit
    për ne shpëtim.

    Na trason rrugën
    plot dituri
    të jetojmë me nder
    në paqe e liri.

















    LOT GËZIMI SIKUR SHI

    Havës i erdhi fryma
    Ademit pështyma
    Pemës kuqe molla
    shejtani tha unë ua solla
    Hava hëngri ndeu lezet
    merr tha Adem ti ç’pret?!
    Përqafim-dashuri
    -LOT GËZIMI SIKUR SHI-
    gufonte barku dalëngadalë
    lumi shkonte valë-valë
    njomte tokën rritej bari
    erdhi pranvera erdhi behari
    pastaj lindën dy binjakë
    krijesat të Zotit
    edhe ditë e natë...
















    DEVOTSHMËRIA
    -Rexhep Vokës-

    Satrapët e kohës
    i kalb toka
    kurrë mendimet e popullit
    dhe çka thënë Rexhep Voka.

    Njeriu satrap
    s’ka dije Komb e Fe
    është i mbuluar
    me pluhur e dhe.

    Jemi njerëz
    -KOMB I VËRTETË-
    me fenë e Zotit
    të vijmë në jetë.

    Prej ku lind dielli
    dhe perëndon
    Kur’anin Famëlartë
    bota e lexon..











    PAGËZIMI

    I falënderohemi Zotit
    kur lind fëmija
    nusja bëhet nënë
    gëzohet shtëpia.

    Zgjedhim emër
    e bëjmë gostinë
    në krye të odës
    imamët e foshnja rrinë.

    Foshnja jep zë
    kur përmendet Zoti
    jam i devotshëm
    i shpërthen loti.

    Urojnë të pranishmit
    Jetë të gjatë e trim
    -FETAR E KOMBËTAR-
    për prindërit lavdim.












    PAS KIAMETIT

    Erdhëm në këtë botë
    me trup,zemër e gjak
    siç i ka hije njeriut
    dhe të shkojë prapë.

    Pas kiametit
    do të hipim në peshojë
    kush çka bërë
    shpirti do të dëshmojë.






















    VAJIN NDAL FËMIJA

    Shpirtin ma qetëson
    një melodi nga larg
    mjeshtër i madh
    autori në varg.

    Shtat pashë në qiell
    shtatë pashë në tokë
    lulet shpërthejnë
    në luadh e bokë.

    Nënës i vjen qumështi
    vajin ndal fëmija
    rrugët mbushen plot
    përmbushen xhamijat.

    Ndalen dhimbjet
    në trupin e sëmur
    i përkulen Ezanit
    s’ përsëriten kurrë.

    Të zhduken nuskat
    dredhitë nga jeta
    të besojmë Zotin
    me punë të vërteta.







    NESËR DO TË BIE SURI

    Sot i bënë veprat
    nesër do të bie Suri
    pendimi është kot
    ata peshojnë sa guri.

    Do të hapen varret
    siç shkruan në Jasin
    thoni nuk besojmë
    kush janë këto që vinë?!

    Ç’kanë tepër prej nesh
    besimi thonë është kot
    e kush na qenka-
    Ai i vërtetë Zot...?!

    Sot na mbyllet goja
    Nepsi si dikur vepron
    peshimi i veprave
    rrugën na trason.












    PËRJETËSIA

    Poezitë të kënaqin shpirtin
    rregulla për jetë kanë
    përmendet edhe amshimi
    por jo siç shkruan në Kur’an.

    Rregullat të zbatohen në praktikë
    pasi me ideologji s’ka kënaqësi
    me vëmendje lexoni AJETET
    do të gjeni të Zotit porosi.

    Ku manifestohet bujaria
    ka sjellje dhe dituri
    VEPRAT JU PËRJETËSOJNË
    përpara engjëjve do të keni lehtësi.

    Me haje e pije s’ka përjetësi
    ato avullohen trupi prapë kërkon
    gradimi dhe përjetësia fitohen
    nëse Ajetet me precizitet i zbaton.















    ETJA E PËRJETSHME

    I dëshironi krejt të mirat
    kurse bëni vepra për në ferr
    engjëjt ato i regjistrojnë
    çdo vepër në varr e merr.

    Për sy e faqe bëni Namazin
    kurrë se besoni Zotin
    zemra e shpirti u kënaqet
    kur te jetimi shikoni lotin...?!

    Etja do të jetë e përjetshme
    do të afroheni te lumi KEVTHER
    prej poshtërsive të jetës
    për ju uji do të shter...?!

    Kurrë s’ mendonit për mirësi
    atje ishit për sprovë në kalim
    veprat i vërtetojnë engjëjt
    shoqërimi me djallin meriton dënim.













    NGADHËNJIMI

    Kthehu nga Kibla
    kur të falësh Namaz
    largoju nga idhujt
    dhe çdo tjetër avaz.

    Është porosi e Zotit
    je i sinqertë e besimtar
    hedhë luhatshmërinë
    s’je as edhe tradhtar.

    Kibla ngadhënjeu
    prej Profetit Muhamed
    pasi ajo dëshirë
    ishte e Zotit vetë.

    Me Namaz e durim
    zgjidhet çdo problem
    madhëron fuqinë e Zotit
    praptia thotë-ndalem!












    RRUGA E VËRTETË

    Zhduken praptitë
    me besim dhe moral
    të lumtur janë ata
    që Zoti ua ka falë.

    Sa hap e mbyll sytë
    të tretet pasuria
    largoheni nga praptitë
    dhe nga dyfytyrësia.

    Zgjidhni rrugën e drejtë
    që është trasuar me Kur’an
    është privilegj për ne
    të tjerët se kanë.

    Lexoni me vëmendje
    çdo Ajet ç’ thotë
    bëhesh i përgatitur
    për amshim dhe botë.












    RRUGA E GËZIMIT

    Ku mbretëron djalli
    prej aty ik
    ashtu ai pëlcet
    pse si bëhesh mik.

    Madhëron Perëndinë
    që krijoi tokë e qiell
    edhe djallin e mallkuar
    që përçarje mbjellë.

    Ndiqni rrugën e Profetit
    djalli të bëhet shkrumb e hi
    u largohesh edhe idhujve
    beson një Perëndi.

    Në zemër ke Islamin
    shtrin dorën e pajtimit
    pasardhësve u trason
    RRUGËN E GËZIMIT.












    VEPRAT

    Veprat njerëzore
    e lehtësojnë pleqërinë
    edhe në amshim
    njëra pas tjetrës vinë.

    Ndodhesh afër Kevtherit
    kurrë etja s’të merr
    sa ishe në sprovë
    kurrë s’ mbillje vrer.

    Ke lindur i devotshëm
    dhe vazhdoje ditë për ditë
    përherë afroje të mirat
    dhe i hedhje praptitë.

    Vizitoje Tempullin e shenjt
    kokën kurrë përpjetë
    ndihmoje të pamundurit
    siç e kemi amanet.












    KTHIM NGA E MBARA

    Me urdhër të Zotit
    mrekullitë s’ janë magji
    njerëzve të devotshëm
    u jepet ajo mundësi.

    Ata kurrë s’ krenohen
    s’bëjnë as keqpërdorim
    në raste të vështira
    ata kanë durim.

    Zoti i trimëron
    përherë shkojnë përpara
    rrethin e kthejnë
    përherë nga e mbara.

    Kundërshtarët të turpëruar
    largohen nga arena
    pasi mrekullitë nga Zoti
    janë të vërteta kurrë rrena.












    PESHORJA

    Derisa je i gjallë
    shikon rrezet e diellit
    ditën e kijamatit
    shikon si çahet qielli.

    Duke u mbledhur eshtrat
    trurit i rikthehet e kaluara
    me habi do të pyesësh engjëjt
    këto vepra unë i prura...?!

    Përkulja përpara drejtësisë
    dhe lutjet për mëshirë
    të kota do të jenë
    përherë bëje keq e kurrë mirë.

    Nga do të anojë peshorja
    ai gjykim të pret
    përjetësia s’ka vend tjetër
    XHEHENEM apo XHEHENET.













    MBILLEJ HARMONIA

    Në freskinë e agimit
    lutu për punë të mbarë
    rrugën të ta hapi Zoti
    për bashkim, jo për të ndarë.

    Siç betohej për Mekën
    për ata njerëz të mirë
    ku mbillej harmonia
    për veprimtari të lirë.

    Shkonin rrugës së Zotit
    syri u shikonte larg
    prandaj sukseset e tyre
    radhiteshin në varg.

    Truri i ndalte epshet
    i largonte nga shëmtimet
    keqësinë e kthente në të mirë
    të përjetojë gëzimet.












    PASURIA

    Gënjehesh me rehatin
    ti o njeri
    që e përjeton
    pse ke pasuri.

    Harron familjen
    dhe botën tjetër
    herët ose vonë
    do të shkosh patjetër.

    Si ata përpara
    me plotë prapsi
    parajsën se fituan
    siç fituan pasuri.

    Edhe varri bukur
    duket i shëmtuar
    pasi kurrë rrethin
    ti se ke nderuar.












    MREKULLITË SI HAPËSIRA

    Nëse dehesh me pije
    dhe prej hajes pëlcet
    largohesh nga jeta
    vetveten e vret.

    Rrugën ta trason djalli
    me atë pak kënaqësi
    të largon nga besimi
    je një trung njeri.

    Shoqërohu me Ajetet
    bindu se je në kalim
    rruga e vërtetë hapet
    nëse thellohesh në lexim.

    Ajo fjalë e shenjtë
    që u tha te shpella Hira
    filloi të zbres Kur’ani
    MREKULLITË SA HAPËSIRA.












    ENGJËJT

    Koka e ngritur lart
    këshilla s’pranon kurrë
    herët ose vonë
    ajo has në mur.

    Krenohet me fjalë boshe
    jo me bindje dhe vepra
    duke mos menduar
    e përjetshme është tjetra.

    Atje ka realitet
    assesi rrena e dredhi
    dy engjëjt përcjellës
    shënojnë me përpikëri.

    ajo është e hidhur
    por i thonë drejtësi
    sikur të besoje Kur’anin
    do të kishe përjetësi.












    DIJA DHE MORALI

    Pasi lind e rritesh
    me dije dhe moral
    armiku i përbetuar
    fitoren s’mund ta ndal.

    Pëlqen rrugën e Zotit
    e shënuar nëpër Ajete
    veprat njerëzore
    s’janë vetëm për vete

    Rrugët e hapura
    zhdukin pengesat
    ka mirëkuptim
    fortë lidhet besa.

    Me fitoren e shënuar
    hyni në përjetësi
    jeni të devotshëm
    besoni një Perëndi.












    TË THELLA PA KUFI

    Mësuesi krenohet me nxënësin
    që ka respekt dhe dijeni
    rrugëton rrugës së drejtë
    të Kur’anit me devotshmëri.

    Kurrë s’u dhimbset koha
    bisedon me çdo njeri
    fjalët që i dëgjon
    i zbërthen në vetmi.

    Fjalët e plakut pa emër
    që e respektoi si prind
    i lanë përshtypje dhe habi
    si diçka kur rilind.

    Teshat janë dekor
    në ta s’ka mençuri
    por fjalët e plakut
    ishin të thella pa kufi.












    KRIJUESI I BOTRAVE

    Fjalën e thënë
    e zhduk era
    prandaj shkruhet
    dhe si humbet vlera.

    Atëherë era vorbull
    e pëlcasin djallin
    sepse ajo fjalë
    rëndohet sa mali.

    I dha urdhër Xhibrilit
    Krijuesi botrave vetë
    ta shpërndajë dijeninë
    Profeti i dashur Muhamed.

    Ta pagëzojë PËRJETËSINË
    me emrin K U R ’A N
    që peshon më shumë
    se mali dhe oqean.












    LART MBAJNË FLAMURIN

    Bindja ideologjike
    me fortësi guri
    urtësi e sinqeritet
    lart e mban flamurin.

    Njerëzit i përkulen
    duke e parë në vepër
    bindja fortësohet
    hedhë çdo idhull tjetër.

    S’pranohet me dhunë
    por me bindje dhe liri
    në zemër ke Zotin
    punon me kënaqësi.

    Flamuri lartësohet
    numri shtohet në botë
    feja më e dashur
    te KRIJUESI ZOT.












    KËTU I THEMI KOMË

    Largimit prej kësaj bote
    të gjithë vdekje i thonë
    por çdo të ndodhi andej
    do të shikohet më vonë.

    Ai që s’besonte Kur’anin
    bënte krime,thonte s’gabon
    do të futet në zjarr të xhenemit
    që as të vdes,por as s’jeton...

    Prandaj lexoni Kur’anin
    analizoni Ajetet ç’thonë
    që të mos ngelni në atë botë
    siç i themi këtu KOMË.






















    DO TË PIQEN BUZËT

    Këtu ngopesh me ushqim
    që të tjerëve ua merr
    në amshim do të hash
    atë bimë,që i themi ferrë!

    Do të piqen buzët
    do të bëhen shkrumb
    uji do të përvëlojë
    siç përvëloje nevojtarë shumë.

    S’lexoje Kur’anin
    ku s’lejohet fjala dhunë
    me marifetllëqe e rrena
    me dorë s’kapje punë.

    Lexoje përralla broshurash
    thoje jeton vetëm për sot
    tash pendohesh përpara zjarrit
    drejtësia të thotë është kot!



















    MOHIMI DREJTËSISË

    Për veprat e bëra
    shpërbleheni me meritë
    Zoti ua dërgon
    kur si keni prit.

    Ata vinë nga toka
    por edhe nga qielli
    furtuna e tërmete
    acare e nxehtësi dielli!

    Organizma të pa dukshëm
    zullumqarët i bëjnë shkret
    dikur do të binden
    por fryma nga trupi humbet.

    Biseda me engjëjt
    do të jetë viran
    mohonit drejtësinë
    Zotin dhe Kur’an.



















    S KALBEN VEPRAT

    Duhej të bëjmë gara
    që të ndjejmë kënaqësi
    të mos bëjmë devijime
    për të Zotit porosi.

    Jeta luksoze e botës
    me veshje shik aromë
    s’na ngel kohë për lexim
    Ajetet Kur’anor ç’thonë.

    Largohemi nga garat
    dijenia shteret
    dalëngadalë jeta
    fillon të erret.

    Ajo veshje e bukur
    do të marri aromë plehu
    vazhdoni me lexim e gara
    ato kurrë si kalb dheu...?!



















    ZJARRI PLOT PRUSH

    Në ditën e fundit të botës
    do të hapet edhe i yti varr
    ti i habitur do të pyesësh
    ç’bënë toka e qielli çka ngjarë...?!

    Plotë njerëz,profetë do të shikosh
    edhe Kur’anin e madhëruar
    ata që kishin punuar sipas tij
    do të jenë të lumtur e nderuar.

    Ata që dikur të përkuleshin
    do të ikin prej teje
    s’do të mundesh të përgjigjesh
    dikur thoje si takon asnjë feje.

    Bindesh se të anon ana e majtë
    dhe i afrohesh zjarrit plot prush
    i shikon ata që të përkuleshin
    si argëtohen dhe s’të shikon kush...?!



















    RADHIT VEPRA TË MIRA

    Para se të falësh Namaz
    pastron:shpirt,trup e zemër
    dëshmon devotshmërinë
    jo për të fituar emër.

    Engjëjt regjistrojnë
    ndiejnë kënaqësi
    i luten për ty Zotit
    për fuqi e pasuri.

    Ti ndihesh i lumtur
    bënë obligimin me sukses
    radhit vepra të mira
    për punë s’ke përtesë.

    Habitet rrethi
    për aq rregullsi
    ti ec rrugës së Zotit
    prandaj s’ke mangësi.



















    LUFTA E QABES

    Ti që shikon me sy
    se përjeton tru e zemër
    avullohet si uji në zjarr
    ngjarjes si vendohet emër.

    Atë aftësi dhe mrekulli
    të devotshmit ia jep Zoti
    e përjeton dhe shkruan
    edhe pse ka ndodhur moti.

    Lexo Ajetet Kur’anor
    dhe do të bindesh vet
    LUFTËN E QABES
    Si përshkruan Muhamedi profet.

    Fuqinë e jobesimtarëve
    Zoti e bëri rrebesh
    e vërteta dhe drejtësia
    përherë dalin në shesh.



















    SHPESH TË HUTON TRURI

    Mos u mundo o njeri
    për pamjen dhe përbërjen e Zotit
    mundohu për adhurim e devotshmëri
    u ik fatkeqësive dhe derdhjen e lotit.

    Për pasurinë e tokës e qiellit
    të krijoi Zoti ty o njeri
    tash i bëhesh rival
    me trurin dhe atë pak pasuri.

    Syri të shikon pak
    truri të huton shpesh
    mundi të shkon kot
    e vërteta del në shesh.

    Kryej obligimet e Kur’anit
    që janë treguar bukur shumë
    punët do të shkojnë mbarë
    si uji i pastër në lumë.



















    KATILËT

    Të vrasin katilët
    të hedhin edhe në greminë
    për drejtësinë e Zotit
    ata s’duan të dinë.

    Kënaqen me vuajtjet
    e vëllait të vet
    duke mos besuar
    i lindur për mbret.

    Forcën e vet
    e kthen në mirësi
    i falë vëllezërit
    për gabime e dredhi.

    Të binden në fuqinë e Zotit
    në rrugën e trasuar me Kur’an
    katilllëkun të kthehet në mirësi
    mos mendojnë keq për vëllan.



















    DEVOTSHMËRIA

    Sipas veprave
    dhe sjelljes njerëzore
    radhitesh në atë vend
    dhe mbetesh prore.

    Emri të përmendet
    përherë me pjetet
    devotshmëria pa fund
    ndaj Zotit dhe profet.

    Luftoje haptas
    me fakte e vepra
    këtu jemi në kalim
    e amshuar është tjetra.

    Shoqërohesh me engjëjt
    si dikur me hierarkinë
    porositë e veprave
    njëra pas tjetrës të vinë.



















    BESA DHE PAJTIMI

    Kur e shtrini dorën
    për të dhënë besë
    kujtoni HUDEJBINË
    prandaj kini kujdes.

    Engjujtë janë me ju
    punët ju shkojnë mbarë
    armiku çoroditet
    si gjarpërinj duke vrarë.

    Ligështia kthehet në fuqi
    armiku humb shikimin
    shkoni drejt fitores
    rritni dhe kalitni besimin.

    Me besë dhe pajtim
    lartë shikohet flamuri
    pasi i shndrit
    si në Parajsë nuri.



















    RRUGA HAP DREJTIMIN

    Veprat që bëhen
    me urdhër nga Zoti
    s’ka fuqi ti zhduki
    ato janë qysh moti.

    Atyre s’u bie vlera
    janë për tokë e qiell
    përherë kur i lexon
    të ngrohin si diell.

    Rruga hap drejtimin
    për mirësi e bujari
    puna kurrë s’të lodh
    ndihesh engjëll e fëmi.

    Shumë njehë njerëzimi
    por një shndrit
    emri-Kur’an-
    terrin na e bënë dritë.



















    BINDET ÇDO NJERI

    Kurrë nuk kundërshton
    -AJETI AJETIN-
    me përpikëri vërteton
    ZOTI REALITETIN.

    I dërgonte sipas nevojës
    për rregulla njerëzore në tokë
    me shumë mjeshtri Xhibrilit
    ia mbillte profetit në zemër e kokë.

    E urrenin idhujtarët
    pse atyre s’u dha ajo aftësi
    ti thonë ato fjalë të bukura
    që bindin çdo njeri.

    S’ mbante kokën lart Muhamedi
    vazhdonte të Zotit porosi
    të mbillte fenë e dashur
    në tokë te çdo njeri.



















    DITA E GJYKIMIT

    Sa rëndë do të jetë
    -DITA E GJYKIMIT-
    për ata që pa të drejtë
    i bënin dëme njerëzimit.

    Atë ditë hapet regjistri
    për jetën dhe veprat në tokë
    s’jetë gjë në errësirë
    krejt i dinë i Madhi Zot.

    Engjëjt do të dëshmojnë
    për ndodhitë në hollësi
    matrapazët e jobesimtarët
    do ti shikojnë me habi.

    Gjygji s’qenka si atje
    thonë paska tjera rregulla
    s’paska miq e ryshfet
    prind motër e as vëlla...?!



















    BESIMTARI

    Kur pranon një obligim
    e zbaton me përpikëri
    si ndaj Zotit
    dhe për çdo njeri.

    Prej dorës së keqe
    besimtarin e ruan Zoti
    prej djallit të mallkuar
    kur është në rrebesh moti.

    Kohën se kalon
    nëpër ahengjet e ditës
    me devotshmëri ndaj Zotit
    kurrë si lakmohet pritës.

    Me parajsë Zoti
    e shpërblen besimtarin
    kurse zjarri i ferrit
    do të djeg tradhtarin.



















    PENDIMI ËSHTË BURRËRI

    Veprat e bëra
    me plotë sinqeritet
    i pëlqen njerëzia
    por dhe Zoti vetë.

    Të jetohet në paqe
    me plotë pasuri
    bukuritë e kësaj bote
    ti shijojë çdo njeri.

    Pendimi është burrëri
    nëse nuk përsëritet
    vazhdon rrugën e drejtë
    besimi ndaj Zotit rritet.

    Shkon pas dijes
    Të ajeteve në Kur an
    kurrë fatkeqësitë
    si dëshiron për vëllan.




































    MAHI TË VOGLA





























    P E N D I M I


    - Më shkruaj një hajmali,i tha një nxënës rrugaç një imami.
    - Mirë,i tha imami,eja nesër do të jetë gati.
    Rrugaçi iku duke menduar se do të tallej me te,,,Të nesërmen i tha imami:
    -Ja merre,por mbështille mirë,janë fjalët e Zotit.
    -Të faleminderit hoxhë-i tha dhe iku sa më shpejt të takonte shokët dhe tu tregonte për shkarravinat e imamit.Në çast u ndal që ta lexonte vetë. Në te shkruante:
    “Nxënësin e mirë
    e do shumë Zoti
    nga sjellja e tij
    shter edhe loti”.
    Pasi i lexoi shumë herë,u kthye te imami që ti kërkojë falje,kurse ai duke ia ledhatuar flokët i tha;
    -Zoti i fal ata që pendohen.Prej asaj dite rrugaçi u bë djaloshi dhe nxënësi më i mirë i fshatit,




















    S H E J T A N A T


    Pasi takohen dy shejtanë dhe njëri e pyet tjetrin:
    -Kur të gjuajnë me gurë,ku fshihesh? Ai qesh dhe i përgjigjet:
    -Në shpirtin e vetë gjuajtësit!




    M A T R A P A Z I


    Një matrapaz i thotë një hoxhë:
    -Para se të vete xhami e pastroj mirë trupin!ai ia kthen:
    -Bukur,por përpara pastro shpirtin.



    B U D A L L A I


    Një i “mençur” e pyet një “budalla”
    -Ç’ duhet të bëj që toka të jetë e imja?Budallai pak mendohet dhe i përgjigjet:
    -Atë nuk e dijë,por e di se ti do të jesh i tokës.











    T R I B U N A F E T A R E

    Në tribunën fetare dikush pyet:
    -Ç është bërë me ata mysliman,që në sistemin monist-ateistët vdiqën dhe s’ u është falur xhenazja?!
    Njëri prej imamëve përgjigjet:
    -Ata nuk janë vetëm,sepse edhe ai që s lejonte faljen ka shkuar pas tyre!,,,




    B I S E D A M E S D Y S H O K Ë V E

    -I mirë është agjërimi!
    -Po,por kush e mban,iu përgjigj tjetri,
    -Unë,,,po mundohem,por s mundem ta kap,,,belbëzoi i pari,



    P R O F E S O R I D H E S T U D E N T I

    Profesori i thotë një ish studenti:
    -Tani e shoh se kam gabuar pse dikur të kam dhënë gjashtë në gramatikë,
    -Po,efendi,unë edhe sot e kësaj dite s’e njoh gramatikën,por shumë bukur e njoh politikën-ia ktheu ish studenti.









    LUTJA E MBRËMJES

    Të lutem Zot,që të më falësh mëkatet e kësaj dite dhe të më rehatosh në gjumin e kësaj nate...

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    13

    V U R K O L L A K ë T

    Vurkollakët
    BEGZAT RRAHMANI











    V U R K O L L A K Ë T
    POEZI SATIRIKE











    Feniks – Kërçovë,2004







    Begzat Rrahmani




    Redaktor: Dr. Sallxhi VOGLI





    Recensent.Dr.Rrumdum MADHI






    Lektor.Dr.Zagar PUSHTETI






    Ballina:





    Shtëpia botuese “FENIKS”Kërçovë









    Vurkollakët

    SHKENCA KAURRI

    KOKAT e mëdhaja
    bënë vepër të vogël
    mirë të kurdisur
    jo sheqer,por gogël…?!

    Rrotullohen e mohojnë
    -SI KURVA KOPILIN-
    bota më s’habitet
    e njohin REZILIN…!

    Prej TOKËS SHQIPTARE
    pastrohen e vriten shqiptarët
    marifetllëk qindravjeçarë
    përdorin BARBARËT…?!

    Në perëndim duan
    tu agojë dielli
    prej tyre me shekuj
    ULURON qielli…?!

    E rrezikshme është botë
    -SHKENCA KAURRI-
    po të mundet edhe ZOTIT
    i vëndon R O B Ë R I…?!







    Begzat Rrahmani













    I. AKADEMIKËT

















    Vurkollakët


    ORTODOKSËT

    Tërë ORTODOKSËT
    e meritojnë HAGËN
    pasi tërë botës
    ia hapën PLAGËN?!

    Shpejt e shpejt
    ata sjellin VENDIME
    se ndaj botës
    s’ kanë OBLIGIME?!

    Masakrat që i bëjnë
    për të mirën e botës THONË
    qëllimet e të masakruarëve
    do ti shikoni më VONË?!

    Bota është bindur
    se janë vetëm RRENA
    kurse ORTODOKSËT
    PARAZITË E HIENA?!

    Tërë ORTODOKSËT
    duhej ta shijojnë HAGËN
    vetëm ashtu botës
    do t’ia mbyllin PLAGËN?!






    Begzat Rrahmani


    VASALËT

    SERBËT janë PISA
    por dhe KANIBALË
    ata rreth e përqark
    kanë edhe VASALË?!

    E vulosën vetë
    u bind BOTA
    ata që thonin për ne
    ishin krejt të KOTA?!

    Vasalët e ndytë
    kanë të prishur GJAK
    krejt e patën mbi shpinë
    dhe ju dukej PAK?!

    Kujtohen me NOSTALGJI
    ata KËLYSHË SLLOBODANI
    që si do më as ai
    e ku ti dojë VATANI…?!












    Vurkollakët

    PRO SERBËT

    Ju pro serb,rus të NDYTË
    që thoni e ju thonë POETË
    kënaqeni me snajperistin serb
    kur fëmijë të pa fajshëm VRET?!

    Dikur në Bosnje e Kosovë
    tash ata të ÇEÇENISË
    ne kurrë s’ kemi menduar
    për fëmijët e RUSISË?!

    Gjak gjarpëri KARPATESH
    paskëshit ju SLLAVËT TË GJITHË
    prandaj doni KOMUNIZMIN
    botën ta mbani LIDHË?!

    Perendimi ju mban gjallë
    duke ju dhënë BUKË-GRURË
    edhe mbi ta ju të NDYTË
    përherë gjuani GURË?!

    Ndoshta një ditë SIBIRIN
    do ta ngrohi DIELLI
    prej farës së NDYTË
    pastrohet edhe QIELLI?!






    Begzat Rrahmani


    KRYQET

    Jo vetëm KRYQE nëpër male
    por edhe VARRE nëpër shtëpia
    në se doni ORTODOKS
    të jetojë MAQEDONIA…?!

    Kisha e manastire
    edhe në mes të liqenit
    ti mundësoni të kryqëzohen
    galës,çafkës dhe qenit…?!

    Ashtu do të shkoni
    larg dhe përpara
    do ta shikoni fundin
    si u zhduket FARA…?!

    Kjo tokë më s’ duron
    paftyrësi dhe EGËRSIRA
    prandaj uleni dhe bisedoni
    që tu kthehet e MIRA…?!











    Vurkollakët


    TERRORISTËT

    Me fjalë të MËDHAJA
    shqiptarët TERRORISTË
    kurse me VEPRA SLLAVËT
    TERRORISTË-VANDALISTË?!

    Në veri dhe jug
    lindje perendim
    terror-vandalët
    me dëme bëjnë dëfrim?!

    Me këtë farë KRIJESASH
    habitet CIVILIZIMI
    pse në shpirt u flenë
    AKUZAT E KRIMI?!

    Lumë ata që kanë larg
    thonte baba REZILAT
    s’ besojnë KUR’AN as Bibël
    mashtrojnë edhe VEZIRAT?!











    Begzat Rrahmani












    II. FUNDAMENTALIZMI ORTODOKS





















    Vurkollakët


    POPULLI ME PATERICA

    S’ dimë si del përpara botës
    KRIMINEL KOSHTUNICA
    të japish mendime e këshilla
    populli të ec me PATERICA?!

    Harron foton me KALLASHNIKOV
    dhe shishen duke PIRË GJAK
    duke u turrur si HIENAT
    apo njeri që i thonë MANIJAK?!

    Jep mendime për POPULLIN
    që se ke as FARË as FIS
    e përdhos pse të hoqi qafe
    MANIJAK E SHPIRT PIS?!

    Do ti bashkohesh të parit
    KRYETAR-KOSHTUNICA
    të përkundeni në DJEPIN PASHALLËK
    për ngushllime bënë mirë SHLIVOVICA…?!










    Begzat Rrahmani


    FUNDAMENTALIZMI ORTODOKS

    Ujku prap veshi gëzof qengji
    për të gënjyer babën dash
    fundamentalizmi ortodoks
    prej kurrë botës i jep tallash?!

    Vëllazërim bashkim tash demokraci
    perendimi është fry e ka pëlcit
    -fundamentalizmi ortodoks-
    u demaskua,është vetëm MIT?!

    Prandaj tash perendimi
    ortodoksët i mbërthen me BULON
    pak nga pak e dalëngadalë
    rrugën për në Hag ua TRASON?!

    Pyesin vetveten KRIMINELËT
    ç’ taksirat na ZURI
    që bota këtë barrë
    mbi shpinë na e VURI…?!











    Vurkollakët


    POSHTËRSIRAT

    Politika është e poshtër
    bashkë me POLITIKANËT
    shkatërrojnë zemra njerëzish
    themelet dhe TABANËT?!

    Opozitë e pozitë janë
    kur dalin në FOLTORE
    për krime ndaj njerëzimit
    i shohim DORËPËRDORE?!

    As pozitë e opozitë
    s’ folin për standard njerëzor
    si afrohen VOTIMET
    lind te çdo puthadorë?!

    Politika është e poshtër
    bashkë me politikanë
    pasi në shpirt e zemër
    amoralitetin e djallin kanë?!











    Begzat Rrahmani


    SOPATA E BABËS SË BABËS

    Kisha një shok e MIK
    por s’ dija çdo të thotë MAQEDON
    aq më pak fjala-ORTODOKS
    dhe pse si parazit JETON?!

    Pak para vdekjes më tha:
    -PËR TY KAM NJË SEKRET-
    -SOPATËN E BABËS SË BABËS-
    popullin tënd ka bërë SHKRET?!

    E mbaj në mend vdekjen
    vdiq si QEN i ZGJEBOSUR
    edhe ti ashtu po mbaron
    qelbësirat t’uaja s’ kanë të SOSUR…?!

    Mos u ngeltë:fëmijë as pulë as gjel
    as hi e zjarr në VOTËR
    atyre që shkinës e shkaut
    u thonë VËLLA E MOTËR…?!











    Vurkollakët


    LINDJE ME POROSI

    Dikur për sojin e lopës
    pyetnim në PAZAR
    tash në cilën PARTI
    është zoti PRONAR?!

    Ai qesh e gufet si quran
    thotëit,nit,çit…MUT
    s’ qenka nga marrëveshtja
    thonë prit mos u NGUT?!

    Lopa shikon terrakun
    ai ia bënë me SY
    thotë hiç mos u mërzit
    unë këtu do të RRI…?!

    Pastaj lind lopa viça
    kurrë duhet me POROSI
    terrakët vendas marrin barrën
    lopa vazhdon me TRADHTI…?!











    Begzat Rrahmani


    GJAKU MASTIKË

    Si e paska kjo jetë
    dje s’na njihte njeri
    sot kemi TRUPROJE
    por edhe POLICI?!

    I thonin këto fjalë
    ca njerëz me nam-EMRA
    që haeshin me vëllezër
    tamam si SHEMRA?!

    Rrugën ua trasoi
    -NËNA POLITIKË-
    ua thithi gjakun
    u futi MASTIKË?!

    Tash këcejnë si gjela
    trarë më trarë-
    lezetshëm qesh nëna
    me ata të MARRË…?!











    Vurkollakët


    POLITIKA

    Dikur na linte pa punë
    tash edhe pa KULTURË
    përpjekjet e të urtëve
    përherë hasin në MUR?!

    Dikur në lindje
    tash në PERENDIM
    përherë mbi kokë
    popullit i RRINË?!

    Kanë lëshuar trabantët
    që përbirohen si MINUSHA
    në emër të POLITIKANËVE
    tregohen ARUSHA?!

    Në kokë e në shpirt
    kanë XHAXHIN RUS
    akoma s’ janë të bindur
    se kanë rënë në PUS?!

    Ktheheni vetëvetes
    ju ore HALLDUPË
    gjersa në popull
    s’u ka dalur SHTUPË?!






    Begzat Rrahmani













    III. SADIZMI




















    Vurkollakët


    SHERIFËT E PERENDIMIT TË EGËR

    A i dallon fjalët z.Kryetar
    -BARAZI-DREJTËSI-PASURI-
    vëllau kishte shtëpi PALLAT
    ti ia RRËNOVE ME POLICI?!

    Ai do ta ndërtojë prap
    pasi punon në Gjermani
    por çka do të bëjë unë
    me Ty në MAQEDONI?!

    Kojshia MAQEDON shëtitet
    -SI SHERIF I PERENDIMIT TË EGËR-
    më kanoset me KALLASHNIKOV
    s’ do të më lejë COPË as FLEGËR?!

    Këtë e quan z. kryetar
    -pasuri-barazi-drejtësi-
    vjen polici yt MAQEDON
    më përdhos në SHTËPI?!

    Diku z.kryetar atje në perendim
    polici paska PORDHË në një SHTËPI
    ndoshta prej -zorit- pa qëllim
    rrept është marrë në PËRGJEGJËSI?!






    Begzat Rrahmani


    SADIZMI

    Maqedoninë e ka mbërthyer SADIZMI
    sikur ne s’ jemi të Z.Ademit e Znj.Havë
    ca përjetojnë Parajsën toksore
    tjerit përpëliten si peshku në TAVË?!

    Paguajmë VERGJI të rënda
    të ndaluara me Bibël e Kur’an
    pse Zot si çfaros SADISTËT
    që pushtetin në dorë kanë?!

    Vrasin,presin e shesin
    pasuritë mbi,e nëntoksore
    që ne punëtorët e shkretë
    derdhnim djersë buke prore?!

    Tash derdhim sumbulla lotësh
    pasi më s’ kemi fabrika as ARA
    të lutemi Zot SADIZMIT në botë
    edhe tek ne, ti shuhet FARA…?!











    Vurkollakët


    TI O DERR I ZI

    Ç’ më shqetson me telefon
    -TI O DERR I ZI-
    unë s’ mirrem me politikë
    por me ART E POEZI?!

    Ty trurin
    ta ka djegur BRYMA
    prandaj populli
    të hudhë pështyma?!

    Pis në KOMUNIZËM
    beterr në DEMOKRACI
    s’ dinë ç’ është KOMBI
    por as BARAZI…?!

    Me feçkën plotë oreks
    e shikon KORITËN
    padroni të ndërsen
    ti vëndon PRITËN…?!

    Mjaftë më KËLYSH
    rritu bëru LAROSH
    të këcyen të gjithë
    pasi je KOKË BOSH?!






    Begzat Rrahmani


    DHURATA

    Dhuratat më të bukura
    i fitova sot UNË
    një gjysëm QEFINI
    dhe një SAPUN…?!

    Mi kishin sjellur natën
    në oborr të SHTËPISË
    mua njeriut të NDERSHËM
    LOJAL të POLICISË?!

    Me ndërgjegje të PASTËR
    e kam bërë atë PUNË
    SI ZAGAR GJUETARI
    kam përdorur DHUNË?!

    S’ jam vetëm unë
    ka edhe të TJERË
    qefinat do ti bëjmë
    IHRAME PA I BLERË?!

    Me haxhillëk do ti paguajmë
    MËKATET E BËRA
    HOXHALLARË E KOPUKË
    i dinë të TËRA…?!






    Vurkollakët


    IDIOTI

    Hajde këndej more djalosh
    ti bimë Kalasë qosh e më qosh
    me ata shokë nga Tetova
    krejt punët i mbarova?!

    Bëri të fala Nënë Shqipërisë
    si prej meje dhe KATIL-ILISË
    sa për kufirin që e keni zënë
    na keni neve si babë e nënë?!

    Na mësoi burgu e tash partia
    ç’ është kolltuku e ç’ është drejtësia
    si të sillemi në këtë shtet
    posi qyqja me fëmijët e vet?!

    Jam njeri s’ jam pelikan
    për ata të rrugës palla s’ më hanë
    prandaj atje lart në Metropolë
    shtirrem tamam unë si bollë?!

    A ti kursen mjetet e Qeverisë
    prej Kalemxhive të Shqiptarisë
    ashtu shteti të bënë PATRIOT
    por KOMBI të thotë- IDIOT…?!






    Begzat Rrahmani


    MARRE PËR KOMBIN

    Para ca ditësh më thanë:
    -ne hamë derra e derrkuca
    por ju hani e pini si dosa
    e zhgërryeni nëpër lluca?!

    Këtë që dëgjova
    s’ desha ta besoj fare
    por kur thanë ca emra
    thash për kombin marre?!

    Prandaj populli thotë:
    -atë që e bënë i pari
    kurrë se pastron uji
    por se djeg as zjarri?!

    Ata të mëdhenj e të parë
    që paskan asi farë GRYKE
    e meritojnë pas qafe
    nga populli atë farë MYKE…?!











    Vurkollakët


    PRISHET SHTËPIA

    Një farë portparoli
    verdhosh e mjekërrosh
    SHOVINIST I SËMURË
    dhe kokën BOSH?!

    Tha do të na thirri
    -PAKICË KOMBËTARE-
    AI - GOR - MAK -
    i sëmur për VARRE…?!

    Me ofendime e sharje
    kurrë s’ bëhet fëmia
    -POR ME INAT GOMARI-
    PRISHET SHTËPIA…?!

    S’ është faji te ne
    QË SU PRANON BOTA
    dikush gjuhë dikush komb
    aq më pak, fjalët e kota?!

    Siç je rehatuar
    në kolltukun e butë
    hape pak dritaren
    të të tëhollohen trutë…?!






    Begzat Rrahmani


    TOLLOVITJET

    Dikur TOSKË E GEGË
    tash FE e PARTI
    ç’ ndodh me TY
    moj e mjera SHQIPËRI?!

    Në jug GREKU
    në veri SERBIA
    kurrë te të TUTË
    do të formohet VETËDIJA?!

    Me gojën vesh më vesh
    thonë janë INTELEKTUAL
    zhgërryejnë fjalën e shenjt
    që Zoti e ka FAL…?!

    Intelektualët i ka bekuar Zoti
    me zemër të BUTË-
    jo greku,serbi e maqedoni
    t’ua tollovisin TRUTË…?!











    Vurkollakët


    PUNËT E BURRIT

    I pyeta ca pleqë
    për të mëdhenjt tanë
    pa menduar fare
    si THEMELURA thanë?!

    Duhet të flijohen ca
    por asesi të jenë FEMRA
    të jenë të pasur
    dhe ALAMET EMRA?!

    Të futen të gjallë
    prapanicat jasht murit
    të mendojnë pasardhësit
    për PUNËT e BURRIT?!

    Femrat të bëhen BURRA
    por asesi burrat FEMRA
    ashtu vuloset HISTORIA
    bota kërkon VEPRA-EMRA?!











    Begzat Rrahmani


    KËRCËNIMET

    Prej kurrë jetojë me Astmën
    tash edhe DIABETIN
    vendosa t’ u kërcënohe
    unë me FAKULTETIN?!

    Astma qeshi si LAVIRE
    e përbuzi DIABETI
    KANCERI që lëshon rrënjë
    çmendej nga lezeti…?

    Do të shikoni thash nesër
    ç’ do tu bëjë MJEKSIA
    qeshën,thanë:është ULLOGE
    askund s’ na mbyllet SHTËPIA?!

    Ata do të zbusin vuajtjet
    aq sa ka falur jetë PERENDIA
    edhe ne do të jetojmë-
    sa edhe vetë NJERËZIA…?!











    Vurkollakët


    TITO MADHI

    Prej votës SHQIPTARE
    hoqa dorë PUBLIKISHT
    -UNË TITO MADHI-
    të mos bëhem me BISHT?!

    U binda s’ janë më ata
    që ne dikur i DIMË
    duam apo s’ duam
    ditë më të mira u VINË?!

    Unë s’ dua të gjunjëzohem
    tash kur KRYQIN KAM VARË
    i lirë të PREDIKOJ
    në OPOZITË I PARË?!

    Me vëllezërit në veri
    do të kërkoj BASHKIM
    bota s’ do të më HETOJË
    kur do të bëjë KRIM…?!

    Ne s’ mund të besojmë
    Zotin e BORIS-CARIT
    e kurrën e kurrës-
    ALL-LLAHUN e SHQIPTARIT…?!






    Begzat Rrahmani


    AKADEMIKËT

    Ca njerëz të mëdhenj
    që u thonë AKADEMIKË
    janë pak të arsimuar
    pa KULTURË dhe ETIKË?!

    Munden thonë fakirët
    të JAPIN e të MARRIN
    duke arsyetuar vetëveten
    popullit i hapin VARRIN?!

    Amanet e kanë nga serbi PIS
    ose kështu ose SHKATËRRIM
    duke e rrejtë popullin
    për FEDERALIZIM…?!

    Folin me plotë gojën
    AMANET kanë të bëjnë GARA
    me popull të pa ARSIMUAR
    Maqedoni të dali e PARA…?!

    Për të jetuar AKADEMIKËT
    dikush duhej të VDESI
    prandaj shpërblehen me shpërbërje
    gjallërimi në botë të MBESI…?!






    Vurkollakët


    MALL BELIK

    Mendojnë për KOSOVËN
    SLLAVËT ORTODOKS
    SI NJË MALL BELIK
    edhe pse PARADOKS?!

    Se pranojnë realitetin
    kanë shumë MËKATE
    prandaj thonë të huajt
    mençuri DELIKATE?!

    Se hetoni THERRËN
    kur në këmbë ta FUSIN
    të thajnë e përcllojnë
    dhe ta helmojnë PUSIN?!

    KËSHTU JANË SLLAVËT
    gjithkund në BOTË
    prandaj su besojnë
    edhe kur të mbushin GOTË?!











    Begzat Rrahmani


    SHEIKU

    Atë që e ke votuar
    duhej edhe ta respektosh
    gjersa punon pa hile
    s’ është bërë KODOSH?!

    Siç ndodhi me SHEIKUN
    me kapuç,shall dhe MJEKËRR
    edhe me ne deshi të sillet
    si në vatrën e VJETËR?!

    Pasi tha jemi prej një ane
    tash do të botojë UNË
    pastaj armikut të përbetuar
    ti s’ përdor DHUNË?!

    Tash i ra edhe maska
    pse keqpërdori ministrinë
    që populli i kësaj ane
    kush është më i madhi ta dinë?!











    Vurkollakët


    SHKELMAT E DIKURSHËM

    Kur shkoja nëpër zyra
    dyerët i hapja me shkelm
    deviza kisha nëpër xhepa
    i përdorja si nektar e helm?!

    Pasi me rrogat që kishin
    përgjegjësit jetonin si lypsar
    unë u bleja edhe tesha
    kur shitja livadh apo arë?!

    S’ kishte forcë të më ndali
    në politikë,art apo kulturë
    shikojë se jam sjellur si fëmijë
    edhe pse si sot kam qenë burrë?!

    Do të luaj Super Bingo
    pasi banesën e bëra pare
    ose Zot më lësho një rrufe
    të pushojë ndër varre…?!











    Begzat Rrahmani


    AFTËSITË E KUFIZUARA

    Lum populli
    me këtë far intelektuali
    e përdor qeverija
    si kalë samari??

    Lëvdohet me veshët
    që i ka të gjatë
    gojë e dhëmbë
    për popullin shpatë!

    I dilte Zot monizmit
    tash demokracisë
    kështu thotë e kanë
    punët e qeverisë!

    I përdor thotë mirë
    laps e çekiç unë
    për ata që ngucen
    përdor edhe dhunë!

    Me aftësi të kufizuara
    ka edhe të tjerë plotë
    të fëlliqtë ishim dje
    beter janë edhe sot?!






    Vurkollakët


    SOJI

    Dikur pyetej për soijin
    e lopës në pazar
    për vajzë e djalë
    nëna e baballarë?!

    Tash s’ ka pyetje
    shpejt e bëjmë të parë
    pastaj na del drejç
    në punë e kombëtar?!

    Shkruan libra e gazeta
    alamet autor
    marka e dollarë
    fup kritikut në dorë?!

    Me kënaqësi
    paguan solemnitete
    burrë pa kokë
    veç me ekstremitete?!

    Para për sojin
    pastaj funksion
    komunizmi ka punuar
    edhe prap punon…?!






    Begzat Rrahmani


    NË ZEMËR TË NGULET THIKA

    Dikush bënë VEPRA
    tjetri vetëm FJALË
    për të mirën na thonë burrë
    për të shëmtuarën KALË?!

    Çdo komb ka atdhetarë
    por edhe KUAJ-TROJE
    dekoret u bëren therra
    kur dalin jasht LOJE?!

    Ata që ecin ngadalë
    ngjiten lart në majë
    ku kuvendojnë të mençurit
    për burrëri dhe pajë…?!

    Koha s’ ka mëshirë
    tamam si politika
    po s’ munde të ngjitesh
    në zemër të ngulet thika?!











    Vurkollakët


    GJUHA BOTËRORE

    Sharje,akuza dhe ofendime
    për GJUHËN BOTËRORE
    -maqedonishtja e shqipja-
    me sjellje SHEMBULLORE?!
    Si ti sjelli RAMÇJA
    ato dalin përpara
    e shikojnë ndër sy
    pa bojkot e të SHARA?!
    Jam thotë e para
    as e dyta as e treta
    doni apo s’ doni
    kjo është e vërteta?!
    Do të kërkoni përkëthyes
    për të parën e të tretën
    edhe pse me vonesë
    kuptojnë të vërtetën?!
    Kushtetutën e kishte të mirë
    -SHTETIN OAZË-
    Shqiptarët fakira heshtnin
    u jepnin KËLBAZË?!
    Inzheksioni perendimit
    i këndelli si beharin- DIELLI
    edhe Shqiptarët kanë të drejtë
    në këtë copë NËNQIELLI?!





    Begzat Rrahmani


    HAGA I AFROHET MAQEDONISË

    KORIDORI GRIGOHORRIT
    labirinth për MAQEDONINË
    rruga është humbur
    problemet VARG E VARG VINË?!

    Në popull thuhet:
    kush bënë VARR bie vet
    RA VËLLAU I MADH
    atje GRIGOHORRIN PRET?!

    Gjumi se merr të ngratin
    -HAGA I AFROHET MAQEDONISË-
    KUSHTETUTËN E MERR GREMINA
    FUNDI I AFROHET TIRANISË?!

    Retorika s’ ka vend
    fakte ka PERENDIMI
    SLLAVOMAQEDONIT në ZEMËR
    I NGULITET PRAPTIJA E KRIMI…?!











    Vurkollakët













    IV. DREJTORA NDERI

















    Begzat Rrahmani


    POLITIKANI

    Dje dola në qytet
    takova shokun plot siklet
    ç’ hall ke more jaran
    s’dinë tha jam politikan?!

    Afrohet koha më duhen vota
    unë s’kam vepra,veç fjalë të kota
    jam marrë me biznis-
    fund e krye jam bërë pis?!

    Dua të ngel edhe nja katër
    por më populli s’ më ka hatër
    edhe koha s’ ka mëshirë
    krejtë thonë jam QELBËSIRË?!

    S’ ka më vend për premtime
    as për rrena-manipulime
    ktheu i thash borxhin fukarasë
    kurrë mos iu lakmo MERASË?!







    Vurkollakët


    LARMANI

    Pesë herë falesh në xhami
    morre titullin edhe haxhi
    të dinim si kokë VIRAN
    por na dole edhe LARMAN?!

    Kështu si je KUKUDH
    Zoti thotë s’ të MARR
    fshati e qyteti-
    s’ japin tokë për VARR…?!

    Na bëhesh i shenjt
    që të shkosh në qiell
    por të gjithë marifetllëqet
    ke për ti vjellë?!

    Zoti të ka dënuar
    ty o hibrid MUSHKE
    pasi s’të merr AZRAILI
    prite një plumb PUSHKE?!










    Begzat Rrahmani


    DREJTORA NDERI

    Lum shqiptarët
    në këtë shtet SHERRI
    i bëri të tërë
    DREJTORA NDERI?!

    Me atë shkrim lexim
    e me vulat në xhep
    shkelin,vrasin, presin…
    si xhypi kur ishte mbret?!

    Miqtë e vjetër i duan
    si babë e nënë
    për ditë ata kokën
    nën sopatë ua vënë?!

    Ndaleni pak
    -O DREJTORA NDERI-
    posti pa dijeni
    ZHGËRRYHET SI DERRI?!











    Vurkollakët


    PISË DOSË

    Më doli përpara
    e zuri ekranin
    ajo gjul ferrë
    që rrënoi TABANIN?!

    Fol e fol e folë
    si nënë dhe baba
    për jetë të mirë derrçe
    i ka penguar SHKABA?!

    PIS ARRNAUTË
    nxënësve u ka thënë
    ajo PIS DOSË,s’ bëhet
    kurrë MËSUESE E NËNË…?!

    Edhe pjella i vazhdon
    të njejtën rrugë
    se veç ashtu sigurojnë
    sahan,LËNGURI dhe lugë?!

    Sigurisht e shikojnë
    PISLLËKUN NË SOFËR
    atje ku i kanë pjellë
    s’kanë FIS as VOTËR?!






    Begzat Rrahmani


    VURKOLLAKU

    Mjerët ne ç’ na ndodhi
    është çuar VURKOLLAK
    në mesin e grave-
    qante një PLAK…?!

    Tërë jetën e patëm
    sherr në FSHAT
    tash s’ na ndihmon
    as VARRI SHTAT KAT?!

    Si da ta kalojmë
    këtë XËC NATË
    e prej nesër mjerë
    BURRAT dhe GRATË…?!

    Pa prit erdhi BUÇA
    E PËRMORI NË VESH
    PUNËT E HAXHISË
    na dolën në SHESH…?!

    Rreth xhenazes plakat
    hoqën shumë valle
    pas varrimit fshati
    s’ do të ketë më halle?!






    Vurkollakët


    AKADEMIKËT

    Ju lumtë juve të mençur
    që ju thonë “AKADEMIKË”
    ndozët zjarrin rrënues
    kur ishte duke u FIKË…?!

    Ju me -viç dhe -ov-
    por dhe ju me-ski-dhe -i-
    si ortodoks e morrët hisen
    për ne duhej thikë përsëri?!

    Jo male por ujë
    dhe fushë pjellore
    motele e rrugë
    me forcë frymore…?!

    Veri e jug
    teposhtë në lindje
    realitet shekullor
    pa forcë me bindje?!

    Ashtu e donë bota
    ktheheni CIVILIZIMIT
    jo me trurin nga lindja
    PRAPANICËN perendimit?!






    Begzat Rrahmani


    SAKATOSJA

    S’ janë shter burimet
    pasi kurrë s’ kanë pasë
    Muzat i kanë urrejtë
    kurrë su kanë shkuar mbas?!

    Kanë qenë të ndytë
    në shpirt e në zemër
    me orvatje MAFIOZE
    kanë bërë një çik emër?!

    Kanë sakatosur talente
    për hirë të xhelozisë
    të bekuar e lëvduar
    nga armiqtë e shqiptarisë?!

    Me fytyra të përlyera
    prap duan të na prijnë
    burrat e shejtanit e mejdanit
    s’ mendojnë për vdekjet që vijnë?!











    Vurkollakët


    PËRÇARJET

    Mitingu te shqiptarët
    te maqedonët DARKA
    pasi atyre u duhen
    DOLLARË e MARKA?!

    Donatorët PATRIOTË
    por edhe laramanë
    u regjistrua e tërë
    ç’ morrën e ç’ dhanë…?!

    Popullin e përçanë
    sjelljet pa hije
    kush arrin në kokë
    me çekan u bie?!

    Miqë e nikoqirë
    punoni me skenarë
    të mos u përziej populli
    patriotë e tradhëtarë?!

    Përçarjet e këtilla
    s’ na çojnë në EVROPË
    doni apo s’ doni ju
    do të bieni në GROPË…?!






    Begzat Rrahmani


    PUSHTI

    Pushtin mos e shpallni
    as heroj as tradhtar
    pasi të COFI
    varrosnje si GOMAR?!

    Ka tretur pasurinë
    ka nxërë fytyrën
    shtëpisë e familjes
    i ka mbjellë mynxyrën?!

    Nëse i bie plumbi
    falni edhe gjakun
    ruhet pjesa e pasurisë
    ka merituar HAKUN?!

    Leni fjalime dhe referate
    veçanërisht FLAMURIN
    gjersa ishte i gjallë
    pëlciste edhe GURIN…?!











    Vurkollakët













    V. NJË EMËR SIMPATIK

















    Begzat Rrahmani


    GAZIMESTANI

    Thanë Kosova
    u bë SHTET
    serbët bërtitën
    pa KRYESI të VET?!

    Bërtiti Millosheviçi
    -GAZIMESTAN-
    djep në zemër
    serbët të kanë?!

    Koshtunicë e Ço-viç
    ua falëm mëkatet
    mbani Rrugovën
    peng që luhatet…?!

    Unë jam në HAG
    por më thonë Sllbodan
    serbët janë të lirë
    Kosovën tërë e “kanë”?!











    Vurkollakët


    NJË EMËR SIMPATIK

    Të lumtë shoku
    -MARTINO-VIÇ-
    që psake hequr dorë
    nga rrënja KËRRIÇ…?!
    Thua:e jona e juaja
    MAQEDON- SHQIPTAR
    dikur ti komb i paprekur
    tash MINORITAR…?!
    Për emrin e KOBMIT tim
    vjellë shumë GERMA
    prandaj edhe unë për tëndin
    kam menduar ca TERMA?!
    Ja një nga ato
    tepër SIPATIK
    ti mua SHIFTARÇE
    unë ty SEREBIK…?!
    Me DREJTËSI-SHTREMBËSI
    të njohë si DOKTORULLOG
    perendoi koha e RANKO-TITOS
    tash ka PROLLOG-EPILLOG?!
    Me HUMANITET e SHKENCË
    bota i njehë bijtë e SHKABËS
    ju me egërsirë KARPATESH
    I MBUSHËT BURGJET E HAGËS…?!





    Begzat Rrahmani


    PËRPARA SHKOHET ME SY

    E shaluan GOMARIN
    për inat të kalit
    ia vënduan në shpinë
    krejt barrën e malit?!

    Gomari si GOMAR
    i çoi veshët PËRPJETË
    kur e kërrusi barra
    paskam rënë tha në RRJETË?!

    Rrjeta edhe mëtej trashej
    ashtu e ka MARIMANGA
    kur të shitet PRAPANICA
    për DOLLAR e FRANGA?!

    Kur i thanë GOMARËT
    ç’ na bëre more i NGRATË
    përpara shkohet tha me sy
    jo me VESHËT e GJATË?!











    Vurkollakët













    VI. MANIJAKËT




















    Bregzat Rrahmani


    NËPËR VARGJET E POETËVE

    O JU lisa të gjatë
    nëpër malet e ILIRISË
    bëni degët top
    mëshoni TRADHËTISË?!

    Plotë burra e burreca
    nëpër metropola të botës
    dhe Kuvend e Parlament
    i dalin Zot GOTËS…?!

    Askushi s’ mendon Shkabës
    ti vëndojë SHKROLA
    hapi sytë o popull
    zgjidhë burra jo LOLA?!

    Ju që shkatërroni vendin
    dhe s’ mbroni kufirin
    a mendoni o fakira
    se ndizni QIRIRIN?!











    Vurkollakët


    PËRKËTHYESI MANIJAK

    Për pak të bëhej
    skandal-DHUNIM
    në qytetin e POEZISË
    në hotelin DRIN…?!
    Viktimë kishte qenë
    një poeteshë e njomë
    pa e bërë përkëthimin
    kishte ikur prej në dhomë?!
    Të gjithë e dinë
    përkëthyesin-MANIJAK
    prej tij kemi shijuar
    TRADHËTI E DAJAK?!
    Komunizmi i tha vdiq
    dhe vobeksia SHQIPTARE
    s’ dua famë – QELBËSIRË
    as s’të shitem për PARE…?!
    S’ kam punë me manijakë
    por vetëm me POETË
    këtë se kam pritur
    unë kurrë në JETË…?!
    Do të padis në gjyq
    do të shkruaj në gazetë
    ishalla vitin tjetër
    ti do të kesh VDEK…?!






    Begzat Rrahmani


    LIBËR UNIKAT

    Ditën e shtunë
    në mes të PAZARIT
    shitëte një libër
    SOJI QEFINARIT?!

    Bërtitëte si i çmendur
    -LIBËR UNIKAT-
    autori na qenka
    i sojit LUGAT…?!

    Është thonte i shtrenjt
    s’është i B.RRAHMANIT
    rastësisht ndodha aty
    i buzëqesha HAJVANIT?!

    Thonin është profesor
    -ALBANO-ULLOG-
    i paska blerë provimet
    prandaj sillet si GJOK…?!











    Vurkollakët


    KOKAT BOSH

    Ç’ i tha dosa derrit
    haj ti bimë shqiptarisë
    me derruca e loluca
    flaka ti shkojë malësisë?!

    Këto derrkuca e loluca
    ti shohi Evropa e Amerika
    si luftojnë me terrorista
    në palcë tu hy frika?!

    Hajde dado, lolo trim
    për idenë aferim
    jemi shtet jemi sovran
    kësi lolosh plumbat hanë?!

    Bëri gati
    drejt në Varrbosh
    tash u binda
    për kokën bosh?!











    Begzat Rrahmani


    KRITIK LETRARI

    Një kritik me nam
    -LETRAR-
    me gojë e veshë
    -GOMAR-?!

    Jam befasuar i tha “poetit”
    sa mendja s’ ma ka marrë
    të bëjë një reçension
    për marka e dollarë?!

    Ti jap tha me qejf
    o kritik letrar
    treqind marka
    e dyqind dollar?!

    E kapi kritiku
    e qendisi mirë
    një çerek faqe
    i doli krejt firë?!

    Krijues e kritik
    që se kanë zanat
    kokës së vet
    i bien me sopatë?!






    Vurkollakët


    POET FRAJERI

    Një njeri me nam
    -KRITIK LETRAR-
    bëri një reçension
    për pak dollarë?!

    Pasi u botua
    e lexoi në gazetë
    -POETI PARELI-
    se besoi as vetë?!

    Tha paraja paska fuqi
    ujin ta çojë përpjetë
    si mua dhe budallajit
    ajo na jep fletë…?!

    Si treti pasuria
    edhe devizat shterën
    -KRITIK LETRARI-
    se njeh frajerin?!











    Begzat Rrahmani


    URREJTJA

    Dikur shkruaja për Zotin
    dhe Mrekullitë e Kur’anit
    më urrenin hoxhallarët
    si jasht Imanit?!

    Fillova për fëmijë
    dhe dobitë e arsimit
    më urrenin arsimtarët
    si person të injorimit?!

    Ia nisa për patriotizëm
    dhe si ruhet vatani
    më urrenin politikanët
    ç’ kërkon shejtani?!

    U hodha në humor e satirë
    u armiqsova me të tërë
    miqë e armiq më thonin
    a dinë ç’je duke bërë?!

    Do të isha dukej i mirë
    si bujk apo sharraxhi
    t’u përkulesh përherë
    si në rini dhe pleqëri…?!






    Vurkollakët


    KARAXHA LIDHET

    Për brinjësh lidhet
    Karaxha me kapistër
    Qeveria të lidhë
    të bënë ministër?!

    Të thotë:ha,pi e rri
    si derri për mish
    gjersa të të vijë koha
    ne s’ bëjmë ish?!

    Si mundohet populli
    shiko prej karshi
    bindeni se s’ keni
    tru,e as rropulli?!

    Si duhen popullit
    këta ministra
    që hallet e popullit
    i shikojnë nëpër gishtra?!











    Begzat Rrahmani


    PREZENCA E YNDYRËS

    Darkën që e hëngrëm
    ishte shumë madhështore
    por prezenca e yndyrës
    dëm na bënë prore?!

    S’ dimë si u përbirua
    ajo farë e ndytë
    në fillim të këndet
    pastaj ti nxjerrë sytë?!

    U bënë ca muaj
    vërdallë na shkon koka
    prej yndyrës së mallkuar
    dëm të madh ka toka?!

    E kultivojnë ca debila
    s’ dimë si tu thomi
    të lutemi Zot-
    nga kjo tokë faroni…?!











    Vurkollakët


    BOHEMËT

    S’ jam matrapaz
    as anëtar partiash
    dhe asesi lypsar
    përpara xhamiash?!

    S’ më lejon profesioni
    të ushqehem me hak njeriu
    djersa e kthyer në gjak
    s’ të bënë shtëpi deliu?!

    Ju keni lëshuar dorën
    unë kam zgjidhur gojën
    kur ndiheni ngusht
    veç ndërroni bojën?!

    Bëni jetë bohemësh
    asesi politikë kombëtare
    pasi tërë punët tona
    mbarojnë nëpër varre?!











    Begzat Rrahmani


    KAFSHIM GJARPËRI

    Dikur shita arat
    pastaj edhe shtëpinë
    dola me qira
    me gruan e fëminë?!

    Më thirrnin në telefon
    shokë e miqë plotë
    pritnin si paguaja dje
    të paguaj edhe sot?!

    S’ më thanë as urime
    kur e bleva banesën
    për darka e dreka
    e humbën shpresën?!

    Njëherë te një gur
    gjarpëri të kafshon
    por nëse përsëritet
    s’ ke pse jeton…?!











    Vurkollakët


    TË DRESUARIT

    Në qytet takuam
    zotërin dhe gospodarin
    më shumë pëllisnin
    se ai që hanë barin…?!

    Përmendnin Parlamentin
    dhe ca emra shkret
    pastaj sukseset
    gjatë mandatin të vet…?!

    Populli është i mirë
    kënaqet edhe me himë
    prandaj ata me vite
    nëpër kolltuqe rrinë…?!

    Nëpër dasma mbajnë ujë
    qenushat u shkojnë pas
    ashtu i kanë dresuar
    me deviza i kanë rrasë…?!











    Begzat Rrahmani


    SHPËRBLIM ME DAJAK

    S’ je më tha i urtë
    një ish kryepolic
    ne si duam ata
    që luajnë cic-mic?!

    Shkel nëpër parti
    kthehesh në pushtet
    ne me armë e shkopinj
    ti më shumë na vret?!

    Kishe ofenduar ministrin
    me fjalën manijak
    sot apo nesër
    shpërblehesh me dajak?!

    Ju them rrini urtë
    mos mirreni me qeveritarë
    aq më pak ju-
    që u thonë shkrimtarë…?!











    Vurkollakët


    PLORI I PARMENDËS

    Ndihem shumë i fortë
    si trim Dardan
    faji është mbi ta
    që përkrahje më dhanë?!

    Palla s’ më ha për vlera
    të artit e kulturës
    as se do të mbytem
    te shurra e pulës?!

    Mjetet u harxhuan
    për birën e fendës
    Kombit le ti shkatërrohet
    -PLORI I PARMENDËS-?!

    Tash s’ dua asnjë
    të dalim ballë për ballë
    krenohem që ua bëra
    atyre trurin dhallë…?!











    Begzat Rrahmani


    SHTRYDHJA

    Hëngrëm një drekë
    me z.kryetar
    ndihesha i madh
    i mençur si gomar?!

    Kur bëra pagesën
    vajti pensioni krejt
    aq më thanë kushton
    hiç mos u vrejt…?!

    U ndamë te dera
    sikur ishim armiq
    i pa shpirt dikush tha
    të shtrydh të fëlliq?!

    Vajta në shtëpi
    krejt duar thatë
    ç’ i duhem thash gruas
    dhe fëmijëve të ngrat…?!











    Vurkollakët













    VI. KOMBIT I EC ME HILE




















    Begzat Rrahmani


    QENUSHA E ZAGARË

    Në mes të qytetit
    shaheshin dy shqiptarë
    njëri i thonte QENUSH
    tjetri ia kthente ZAGAR?!

    Nxorrën në sipërfaqe
    pisllëqe e të këqija
    komunisti dele-dash
    dhe lavire dhija?!

    Ç’ na bërën tha partitë
    aty afër një plak
    me këto farë burrash
    kurrë s’ bëhet OXHAK?!
















    Vurkollakët


    KOMBIT I EC ME HILE

    Duhet të vdesi
    inteligjenca debile
    për interesa të vet
    kombit i ec me hile?!

    Lëshojnë mjekrra
    ca qosa,me mustaqe
    pispillosen mirë
    me erë manushaqe?!

    Turpërojnë kombin
    dhe atë të bukur lule
    vetë s’ turpërohen
    veshin edhe kule?!

    Pëllasin përpara masës
    tamam si gomar
    shpallen edhe heronj
    edhe pse jo të vrar?!
    Ndahen e shpërndahen
    në të katër anët e botës
    qajnë e vajtojnë
    për fundin e gotës?!
    Vërtetë duhej të vdesi
    intelegjenca debile
    për interes të vet
    popullit i ec me hile…?!



    Begzat Rrahmani


    REBELËT DUHET TË VAREN

    NJë farë peticionisti
    na doli edhe SPIUN
    si në shumë DOSJE
    ashtu edhe te UNË…?!

    Edhe sot s’ ndalet
    -AI KALË SAMARI-
    s’ njeh as Komb as Fe
    plot ti jetë HAMBARI?!

    Me dorën e vet ka shkruar
    -REBELËT DUHET TË VAREN-
    në këtë shtet ka plot liri
    në fytyrë na vënduan MARREN…?!

    Te naçallniku i policisë
    çallmën vënduar në tavolinë
    -ME SPIUN DREJTORMADHIN-
    kanë PIRË RAKINË…?!

    Populli i ka thirrur
    NËPËR MORTE E MARTESA
    ATA NJERËZ TË MJERË
    u kanë bërë NGATËRRESA…?!






    Vurkollakët


    KRISMAT NË PARIS

    Krismat që bëri
    Rrystemi në Paris
    tha lamtumirë jetë
    Kombin dua ta rris.

    Ti hapim rrugët
    mos pengohet kali
    ëndërrat shekullore
    mjaftë i pengoi djalli.

    Eshtrat e të parëve
    të pushojnë rehat
    mjaftë na shtyan nga deti
    të marrim tjetër hap…?!

    Jemi të shkolluar
    me pasuri perendimi
    ta mbrojmë me fanatizëm
    sjelljen e çdo vendimi?!

    Jeta e tjetrit
    kurrë s’ vlen më pak
    ai e flijon-
    fëmijët të jenë rehat…?!






    Begzat Rrahmani


    REZJA E SHTËPISË

    I ka shpallur luftë
    shqiptari shqiptarit
    sllavi i ndytë i gëzuar
    hedh valle rreth varrit?!

    Këtë reze në derë
    na e ka varë dikur
    lufta për ta çrrënjosur
    përherë hasë në mur?!

    Trimëria e burrëria
    s’ bëhen me tytat kah vëllau
    ç’ bëni o shqipëtarë
    s’ shikoni çka bënë shkau?!

    Ju o njerëz të mëdhenj
    nëse doni vargje e lule
    shikoni rrugët e botës
    mjaftë ecët nëpër kule…?!











    Vurkollakët


    KËLUSH QEFINARI

    Për HISTORI e DREJTËSI
    kemi shumë AUTORË
    janë shpërblyer mirë
    ATA PUTHADORË…?!

    Veprat ua shet
    -KËLYSH QEFINARI-
    duke pëllitur rrugëve
    tamam si GOMARI…?!

    Vepra artistike thotë:
    -S’VLEJNË AS PESË PARE-
    as ata BOTËRORE-
    ku më KËRÇOVARE?!

    Qefinarë paskan qenë
    -GJYSH-BABA-GJUSH-
    prandaj edhe ky
    paska dalë KËLYSH…?!

    Veprat tona KËLYSH
    janë UNIKAT-
    si kemi mbëledhur
    nga shtetit LUGAT…?!






    Begzat Rrahmani


    KËSAJ TOKE SI TAKON

    Rrugëve të qytetit
    shëtitet një debil
    s’ ka minutë që s’ bisedon
    me padronin në mobil…?!

    Kur e shikojnë kalimtarët
    gufet si gjel deti
    duke mos menduar
    sa i betshëm i shkreti?!

    Gjuhën e shtetit
    shkëlqyeshëm e flet
    por si pëlqen aspak
    e kombit të vet?!

    Për padronin polic
    edhe fëmijën flijon
    kërko tjetër tokë
    kësaj-debil- si takon?!











    Vurkollakët


    COFJA E KUKUDHIT

    Më thonin QEN
    Zot- atje në tokë
    këtu më PËSHTYJNË
    dashamirë e shokë…?!

    Diçka shkon vërdallë
    PESHORJA rrinë gatitu
    KATRANI zihet e përzihet
    BABA më tregon një HU?!

    Betohem s’do të bëjë gabime
    siç kam bërë ATJE
    -edhe këtu do të jesh ai ***
    siç ke qenë DJE…?!

    Ishte përgjigjur DREJTËSIA
    atij njeriu KUKUDH
    pasi RODIN e vet
    se ka lënë të marri UDHË?!














    Vurkollakët

    LOLO QESHARAK

    Edhe në Hag sillet Milloshi
    si dikur në Gazimestan
    me tone dhe qëndrime derrçe
    shihet vetëveten si e hanë?!

    Edhe pamjen e ka marrë
    si ndonjë bishë e ndytë
    që kurrë s’ ngopet me gjak
    vetvetes ia qet sytë…?!

    Loz rolin e askushit
    -LOLO QESHARAK-
    të tërë që e shohin thonë:
    qenka i KOMBIT LUGAT?!

    Jep shenja për lëmoshë
    lavirëllëkun e ka në GJAK
    drejtësia kërkohet haptas
    gjakëpirrësi të japi HAK?!











    Begzat Rrahmani













    VIII. NUSET ME LETRA

















    Vurkollakët


    GRATË

    Janë të bukura
    -faqekuqe-
    në mes trupit
    kanë burbuqe.

    Plotë aromë
    ngjyra ngjyra
    kur ua prek
    u qesh fytyra.

    Dinë të qajnë
    dhe të qeshin
    ka njëherë
    krejt të çveshin!

    Mbëlidhni mend
    të tërë në kokë
    prandaj më thellë
    i fusim në tokë?!











    Begzat Rrahmani


    NUSET ME LETRA

    Nusja e jonë
    sa e mirë me letra
    hiç si ka qejf
    adetet e vjetra!

    E donë burrin-grua
    por edhe burrë
    s’ mbahet në mend
    në këto vise kurrë?!

    Të shkojnë në kafiqe
    të pinë cigare-raki
    burri të mundet vetë
    të rri në shtëpi?!

    Edhe nusja ka çels
    por edhe veturë
    atë që e bënë grua
    s’ ia marrin kurrë?!

    Vjehërrit e vjerrës
    nësja s’ u pëlqen,
    le të lefin sa të duan
    si buç e si qenë?!






    Vurkollakët


    NË MESIN E DERRAVE

    E gjeta një nuse
    të bukur me letra
    thonin është e ëmbël
    e çame si pjepra?!

    Për muajin e mjaltit
    shkuam në Romë e Lisbon
    hë më tha leckaman
    më zemra ç’ të donë?!

    Heshta si hesht fatkeqi
    përpara forcës e vobeksisë
    jam thash në Ferr e Parajs
    me epshet e pasurisë?!

    I vajta një ditë në punë
    unë katundari i ndytë
    e gjeta në mesin e derrave
    zonja mbylli gojën e sytë…?!











    Begzat Rrahmani


    ZEKTHI

    Pasi lopët kanë
    Ligatë e Shap
    zekthi ka marrë
    tash tjetër hap?!

    Pickon nëpër zyra
    shumë politikanë
    por është i kujdesshëm
    për helmin që kanë…?!

    Ua zbulon prapanicën
    si lopëve bishtin
    me mjeshtri pushteti
    ua afron gishtin…?!

    Na futi thonë në hall
    kolltuku i butë
    me padronin shkojmë mirë
    me temena i thomi-gutë…?!











    Vurkollakët


    DASMA NË KALA

    E bëra dasmën
    lart në Kala
    ku pushojnë trimat
    më shumë vend ka!

    Bojkotim këtij i thonë
    as në Union as në Krushinë
    të thirrë e të pa thirrë
    të tërë le të vinë…?!

    Prej hajes së bollshme
    i zuri stomaku
    u bënë edhe lolo
    sa u plasi kapaku?!

    U qelbos Kalaja
    e u mbush spitali
    për njërin dasmor
    u thirrë edhe salli?!

    Edhe nusja e shkretë
    u ul më një qosh
    të shpraste barkun
    kishte hëngër groshë?!






    Begzat Rrahmani


    RIBASHKIMI

    U ndamë me gruan
    kur ishim 30 vjet
    unë në shtëpi
    ajo në rrugë të vet?!

    Rastësisht u takuam
    tash në moshë dyfish
    bëmë një marrëveshje
    të bashkohemi sërish?!

    Më pyeti për fëmijët
    që janë derdhur nëpër botë
    dhe për hallet e mija
    që kam pasur gjer sot…?!

    E pyeta për aventurat
    ajo mbylli sytë
    duke qarë e lutur
    të ndikojë te fëmitë…?!











    Vurkollakët













    IX. EPIGRAME DHE SOFRA E KALOSHIT

















    Begzat Rrahmani


    I
    Artisti i madh
    burrë me mjekërr
    prej telasheve
    mjaft i vjetër?!

    II

    Zonja Politikane
    e dyta Teutë
    s’ deshi të ulët
    në foteljen e butë?!

    III

    Politikani i madh
    me litarin në fyt
    me satrapin
    është kacafyt?!

    IV

    Kritik letrari
    burrë me nam
    kurrë për kombin
    s’ ka bërë bam?!





    Vurkollakët



    V

    Njeri perendimi
    me nam filozof
    për padrejtësitë tona
    bënë vetëmf,of of…?!

    VI

    Patrioti madh
    ish Tv.drejtor
    jetën tash
    e ka në zor…?!

    VII

    Tradhtari kombit
    -MUSTEQEZI-
    e hëgri të zezën
    prej Nënës Serbi…?!
    VIII
    Besimtari i madh
    gjuante në terr
    tash i thonë
    o kokë derr…?!



    Begzat Rrahmani



    IX

    Adhuruesi serb
    ballkanollog
    por u doli
    krej ULLOG?!


    X

    Plaku i “urtë”
    analfabet
    i doli kombit
    edhe IBRET?!

    XI

    Dikur adoloshenti
    kryetar i rinisë
    e shpalli Serbia
    armik të SHKINISË?!









    Vurkollakët


    SOFRA E KALOSHIT

    Shpesh te Rrapi
    takoj poetin Kalosh
    me sofrën e shtruar
    aty më një qosh…?!

    Si përherë
    ashtu edhe sot
    -SOFRA E KALOSHIT-
    ishte përplotë…?!

    Vinin e shkonin
    por ca edhe rrinin
    kamarierët pa ndal
    meze e raki binin…?!

    Biseda e shtruar
    tamam si në partallment
    shumë herë nga harxhimet
    na mirreshin mendët…?!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    13

    Mrekullitë E Kur’anit

    BEGZAT RRAHMANI












    MREKULLITË E KUR’ANIT
    POEZI FETARE
















    FENIKS-KËRÇOVË, 2003







    Redaktor: Safet Q. Purellku




    Recensentë: Shaban Aziri
    Abdurrahman Asllani






    Lektore: Gëzime Baftiri




    Radhitja kompjuterike: Feniks-Kërçovë




    Ballina: Rijad Bajrami




    Boton shtyp: Feniks-Kërçovë




















    Botimin e financoi BASHKËSIA ISLAME-REGENSDORF
    ALTHARDSTRASSE-10 8105 ZURICH-ZVICËR
































    PRINDËRVE TË MI:

    NËNË-TAMANES DHE BABË-RASIMIT ME PËRKUSHTIM

















    Fjala e recensentit:

    Autori Begzat Rrahmani prezantohet para lexuesit shqiptar me një punim të rëndësishëm të veçantë dhe të një niveli të lartë të artit poetik. Autori duhej përgëzuar për kurajën në ndërmarrjen dhe guximin që mëton të thyej tabunë e krijuar gjatë sundimit monist i cili gati që ia arriti ta shabllonizojë gjuhën e shpirtit. Pra Begzat Rrahmani në këtë libër ofron një krijimtari të re shpirti, me frymë fetare ISLAME, ku haset stili bashkëkohor i të shprehurit të ndjenjave të cilat i ndien autori në tërësinë e tij shpirtërore.
    Libri do të përmbush një nevojë të ndjeshme të lexuesve dhe një zbrazëti në bibliotekën tonë të deritanishme për publikun e gjerë.
    Punimi dinjitoz e kurajoz mjaftë i rrallë, është fryt i një pune pasiononte disa vjeçare shkruan me kompetencë profesionale, autori përmes poezisë rrahë me realizëm e objektivitet probleme tepër të gjera dhe të shumë anshme. Motivi Islam është bazament mbi të cilën është shkruar ky libër, gjë që krijohet një zhanër i ri në krijimtarinë shqipe.
    Shaban AZIRI
















    ZOTI

    Ndër emrat-
    Më të bukur në botë
    Është i PLOTFUQISHMI
    Ne me kënaqësi i themi ZOT.

    Është i vetmi-
    Që zotëron gjithësinë
    Për të mbijetuar
    Autorizoi NJERËZINË.

    Mundohej djalli i mallkuar
    Të bëhej zot mbi ZOT
    Por kurrë s’ ka mundur
    E s’ do të mundet as sot.

    ZOTI na dhuroi
    KUR’ ANIN plot mençuri
    Udhërrëfyes të jetës
    Për njerëzimin SHPËTIM.
















    KRIJESAT

    Bota është ndërtuar
    Bukur deri sot
    Veç Zoti e din
    Sa kanë kaluar mot.

    Engjëjt ishin
    KRIJESA TË BUKURISË
    HAVA DHE ADEMI
    Krijesa të NJERËZISË.

    Ngelën në tokë
    Të shijojnë bukuritë
    Me urdhër të Zotit
    Të rrisin fëmijët.

    Njëzetepesë njihen
    -PROFETË BURRA-
    Prej atyre të tërëve
    AI I KUR’ ANIT është GURRA.
















    LIBRAT E SHENJTË

    Librat e shenjtë
    Zbritën prej qiellit
    Të na ndriçojnë rrugën
    Si rrezet e diellit.

    Ata janë shumë
    Por më i miri-Kur’ ani
    Dhuratë që s’ ka çmim
    E çdo myslimani.

    ME AJETET KURA’ NORE
    Dita e mbarë fillon
    Po ashtu me Ajete
    Në dhomën e gjumit mbaron.





















    AJETI I PARË

    Fortë u gëzua XHIBRILI
    Për rrugën në SHPELLËN HIRA
    Pasi aty do të fillohej vepra
    Në këtë botë më e mira.

    U trondit në zemër ai NJERI
    HIRA u bë rrugë pa fund
    Kur drita shkëlqeu mbi Mekë
    Dhe errësira mori fund.

    NË TRURIN E PASTËR NJERËZOR
    U MBOLLË AJETI I PARË
    XHIBRILI U KTHYE SHPEJT TE ZOTI
    Sihariqin për të marrë.

    Lëvdatat s’ patën fund
    XHIBRILI priti tjetër udhëzim
    Pasi e kuptoi mirë misionin
    Për njerëzimin-KUR’ ANI SHPËTIM.
















    VEPRA E VEPRAVE
    -MUHAMEDIT A . S-

    Njeriu lëvdohet
    Për vepra të mira
    Siç u vulos në Kur’ an
    Në shpellën HIRA.

    Prej lartë vërente
    Vendlindjen si diell
    E zhdukte errësirën
    Si hëna prej në qiell.

    ZOTI fjalën ISLAM
    Ia futi thellë në zemër
    -VEPRA E VEPRAVE-
    Në botë i dhe emër.

    KUR’ ANI ËSHTË SHKENCË
    Por edhe arsye
    Njeriut ia mundëson
    Të zgjidhi çdo nyje.















    SHPIRTIN KUSH TA KA DHËNË

    Na përcolli ZOTI
    Me gëzim në këtë jetë
    Për sprovimin e shpirtit
    A do të jetë i vërtetë?!

    Fjala e dytë
    Që mësova ishte nënë
    Por përherë më thotë truri:
    -SHPIRTIN KUSH TA KA DHËNË-?!

    Largohu nga mëkatet
    KUR’ ANI siç na mëson
    Duke venduar kokën në sexhde
    Edhe sevapet i fiton.

    Shpirti kthehet në vend
    Donë apo s’ donë ti-
    Bindu në Zot e Kur,an
    -ATA JANË VETËM NJI-.
















    TRURI I SHËNDOSHË

    Trurin i shëndoshë
    Se kënaq pasuria
    Prandaj atë kurrë
    Se kalb as vobekësia.

    Zbaton urdhrat
    E Krijuesit të tij
    Pa asnjë pengesë
    Qëllimet ti arrijë.

    Gjatë jetës së shkurtër
    Ai s’ është lakmues
    Prandaj te Krijuesi
    Përherë del fitues.

    Padrejtësitë e ferri
    Ai asnjëherë si dëshiron
    -LEXIMI I KUR’ ANIT-
    Rrugën ia trason.


















    DIJENIA

    Armikut i falet jeta
    Nëse të jep dijeni
    Si robërve të luftës
    Që ua falën lirinë.

    Lufta me armë
    Derdh vetëm gjak
    Kurse lufta e dijenisë
    Mirë duhej mat.

    Njeriu i pajisur
    Me plot dijeni
    Kurrë se lodh trurin
    Ai për pasuri.

    Prandaj armikut
    Ia falën lirinë
    Pasi prej tij
    Armatosën rininë.

    Kjo mirë thuhet
    Te i madhi KUR’ AN
    Obligim për dijeni
    Myslimanët kanë.














    KRIJESA E MENÇUR

    Atëherë kur lindi
    Pata plot gëzim
    -KRIJESA E MENÇUR-
    Në truallin tim.

    Aty ku shkelnin
    Ndieja gjallëri
    E aq më tepër
    Kur pritej fëmijë.

    Me krijesën e mençur
    Tash s’ di ç’ ndodh
    Çdo gjallëri te unë
    Trurin të lodh.

    Harron Kura’ anin
    Dhe të ZOTIT POROSI
    Mendon se vdekja
    Kurrë s’ do ti vijë!



















    BESIMTARI

    Djalli thirri besimtarin
    Ku kishte haje e pije freskuese
    Ta bindi në rrugën e tij
    Pasi ajo është e drejtë dhe shëruese.

    Aroma e mishit të pjekur
    Mbushte krejt hapësirën
    Djalli bisedonte duke përtypur
    E thoshte: merr unë ta dua të mirën.

    Besimtari përgjigjej duke qeshur
    Ti je i “vërtetë” tregohesh me vepër
    Por këtë haje e pije me aromë
    E lëmë për një kohë tjetër.

    Djallit i pëlciste zemra
    Pse i shkonte huq harxhimi
    Besimtari prapë duke qeshur tha:
    -HAJA E PIJA PËR MUA ËSHTË AGJËRIMI-.

    Këtë e kam mësuar
    Nga KUR’ ANI FAMËLARTË
    Ehe pse ti djall
    Për keqësim qenke i zjarrtë.












    MREKULLITË E KUR’ ANIT

    Mrekullitë e ditës
    Janë kënaqësi shpirtërore
    Por ato të KUR’ ANIT
    Për jetën janë prore.

    Sa pasuri ka toka
    Aq Mrekulli ka në KUR’ AN
    Devotshmëria ndaj ZOTIT
    Dashuri për V A T A N.

    Me dijeni të thellë
    Mrekullitë i kuptoni
    Siç e dini se një ditë
    Edhe ju do të shkoni.

    Mrekullitë e jetës
    Do ti keni në amshim
    Por nëse me Kur’ an
    Keni qenë në kalim.



















    EZANI

    Në minare thuhen
    Fjalët më të bukura
    Ai që i dëgjon me zemër
    Lehtësohet si flutura.

    Drejtë SHTËPISË SË ZOTIT
    Rruga i del përpara
    Djalli shqetësohet
    Orët si ka të mbara.

    Për jetën e amshuar
    Punohet në këtë botë
    Lexoni dhe veproni
    KUR’ ANI Ç’ THOTË.























    XHAMIA

    Sa e bukur kjo shtëpi
    Në tërë gjuhët i thonë Xhami
    E kjo pjesë që lartëson
    Me EZANIN krejt gjallëron.

    Mbushet plot
    Pesë herë në ditë
    Falim dy festa
    Për çdo vit.

    Njëra e Agjërimit
    Tjetra e flijimit
    Dashuri ndaj Zotit
    E tërë njerëzimit.

    E ka caktuar Zoti
    Për lexim të KUR’ ANIT
    Ku vendohen themelet e Fesë
    Por edhe ato të VATANIT.



















    DREJTËSIA DHE OBLIGIMET

    Për çdo falje NAMAZ
    Përherë merr ABDES
    Pastro trup e shpirt
    Pasi s’ dinë kur vdes.

    Çelësat e Parajsës janë
    -DREJTËSIA DHE OBLIGIMET-
    Për epshet e shfrenuar
    Vinë edhe dënimet.

    Ato që e duan ryshfetin
    I bëjnë dëm njerëzisë
    Harrojnë Drejtësinë e obligimet
    Dhe dënimet e PERËNDISË.

    DITËN E GJYKIMIT
    I shoqëron djalli e mëkatet
    Engjëjt do të dëshmojnë
    Çdo vepër në peshore matet.

    Prandaj lexoni KUR’ ANIN
    Zbatoni rregullat e Drejtësinë
    Të jeni të devotshëm
    Të besoni PERËNDINË.














    NAMAZI

    Lutjet të pranohen
    Kur i bënë me kënaqësi
    I frenon tërë epshet
    S’ mendon për prapësi.

    Me ABDESIN e mëngjesit
    Dita të shkon mbarë
    -NË LIBRIN E ZI-
    Kurrë nuk hedhë farë.

    Djalli s’ të afrohet
    Të përqesh prej karshi
    Duke të treguar ata
    Me të cilët ka shoqëri.

    Ti vazhdon rrugën
    Të trasuar me KUR’ AN
    Pa mos dëgjuar fjalët
    Djalli e shokët ç’ thanë.



















    DO TË ZGJOJ PËR SYFYR

    Unë ndihem MUSLIMAN
    Prandaj dua të AGJËROJ
    Babi pak u hidhërua
    Por ashpër s’ reagoj.

    Dikur mami tha: do të bëjë
    Ushqim të pastër e të mirë
    E unë do të zgjoj tha babi
    Tërë AGJËRIMIN për syfyr.

    Ta jap edhe fjalën bijë
    Kurrë më s’ do të pijë raki
    -DREKËN E BAJRAMIT-
    Do ta hamë në shtëpi.

    Do ti kërkoj ca libra
    Një shoku MUSLIMAN
    -babi unë kam lexuar KUR’ ANIN
    Por edhe libra të tjerë kam.

    I lumtur është ai fëmijë
    Që në mitër fillon si MUSLIMAN
    Rritet me dashuri ndaj ZOTIT
    Si rrugë ka të SHENJTIN KUR ‘AN.














    LUTJET

    Prej lutjeve të ditës
    Shpirti pastrohet
    Si në ditët e AGJËRIMIT
    Kur trupi shkarkohet.

    Përjetohen dhimbjet
    E trupit njerëzor
    Atyre që u mungon
    Ushqimi ditor.

    Kujtojmë obligimet
    Si krijesë me vetëdije
    Kthehemi nga e mbara
    -POROSI PERËNDIE-.

    KUR’ ANI FAMËLARTË
    Na mëson të jemi tok
    Me ndihmën e ZOTIT
    Bima rritet në BOKË.



















    NATA E MADHE

    Në këtë NATË të MADHE
    Ne të gjithë festojmë
    Duke iu lutur ZOTIT
    Dhe e falënderojmë.

    Që na bëri njerëz
    Na solli në jetë
    Të përgatitur të shkojmë
    Ne në AHIRET.

    Në këtë botë
    Askush s’ ka mbet
    Mirësitë hapin derën
    Për në XHEHENET.

    Me lexim të KUR’ ANIT
    Dimë për dje dhe sot
    Prej mrekullive në te
    Derdhim edhe lot.



















    ZEQATI

    Çdo pasuri tepricë
    Dëmton shpirtin njerëzor
    Kthen atë në egoizëm
    E bënë tiran dhe mizor.

    Për tepricë pasurie
    Me KUR’ AN jepet ZEQATË
    Hiqen epshet egoiste
    E keqja pritet me shpatë.

    Mbyllet dera e ferrit
    KUR’ ANIN KEMI NË ZEMËR
    Djalli pëlcet nga inati
    Mirësitë na japin emër.
























    FESTA E MADHE

    Në uri kemi lehtësim
    Me Ajetet e KUR’ ANIT
    Obligimet ndaj ZOTIT
    Dobitë e Ramazanit.

    Lehtësim ka trupi
    E shpirti pastrim
    Në SHTËPINË E ZOTIT
    Pjesëmarrja obligim.

    Të shtrihet dora
    Të zhduken hidhërimi
    Për FESTË E MADHE
    NGA ZEMRA URIMI.

    Siç rrjedhe dijenia
    Prej AJETEVE KUR’ ANORE
    Devotshmëria Islame
    Duhej të jetë prore.



















    AGJËRIMI

    Agjërimi është
    -FESTA MË E GJATË-
    Si për burrat
    Ashtu dhe gratë.

    Fëmijët bëjnë gara
    Në lexim të KUR’ ANIT
    Të tërë kokën lart
    Që i përkasin Islamit.

    Krejt pas dreka
    Është obligim
    Për IFTARIN
    Përgatitet ushqim.

    Aroma e këndshme
    Forcon vullnetin
    Prej ZOTIT E KUR’ ANIT
    Dhuratë XHENNETIN.



















    BASHKIM ZEMRASH

    Kur bashkoni zemrat
    Me ato pa fuqi
    Ju vërtetoni fjalën
    Te ZOTI SI NJERI.

    Kur buzëqesh fytyra
    Në rrugë namaz shoqëri
    Ua lehtësoni pak dhimbjet
    Atyre pa shëndet e mundësi.

    Ushqimi rëndon trupin
    Sa mëkatet me qëllim
    -MUAJI AGJËRIMIT-
    Sjell shëndet e pastrim.

    Këtë e gjejmë
    Në AJETET KUR’ ANORE
    Prandaj ju o njerëz
    Punoni e lexoni prore.



















    DITA E BEKUAR

    Me sofrën e mbushur
    Gëzohet fëmija
    E mua më dhemb zemra
    Në botë mbretëron varfëria.

    Dora jonë e gjatë
    Zbut dhembjet në botë
    -DITËN E BEKUAR-
    Të mos derdhen lot.

    Për këtë na obligon
    -I MADHI ZOT-
    Obligimet kush si kryen
    Pasurinë e ka kot.

    LEXONI KUR’ ANIN
    Ç’ thotë për pasurinë
    Hisja e tepruar
    Shpëtim për varfërinë.



















    PAS BUKE

    Të falënderohemi
    TY O ZOT-
    Që na mundësove
    Të ulemi në sofër sot.

    Të hamë e të pimë
    Tri herë në ditë
    Të kënaqemi me fëmijët
    Ne duke i rrit.

    Lutjet i bëjmë për Ty
    Lëvdatat për të dërguarit Tuaj
    Mundin për të vobektit
    Që askush të mos vuaj.

    TË REPEKTOJMË O ZOT
    Dhe kërkojmë shpëtim
    TE KUR’ ANI FAMËLARTË
    Që e kemi RRUGËTIM.



















    VEPRAT E MIRA

    Besimi në ZOT
    Është devotshmëri
    Jeta e amshuar
    Plot lumturi.

    LEXIMI KUR’ ANIT
    Na kthjellon trurin
    Hapin shtigje
    Shkatërrojmë murin.

    Mbajtja e pastërtisë
    Na fal shëndetin
    -VEPRAT E MIRA-
    Na falin XHENNETIN.

    Pastrojmë trupin
    Me AGJËRIMIN
    Madhërojmë KUR’ ANIN
    Dëshmojmë njerëzimin.

















    POROSIA

    Duhej të shkoj nënë
    Kam takim me një shoqëri
    Mirë bir, urdhëro teshat
    Pastrohu, vishu e bëhu zotëri.

    Siç je i pastër me tesha
    Të jesh edhe me fjalë
    Të thonë të pranishmit
    Lum nëna për këtë djalë.

    Të faleminderit nënë
    Për kujdesin dhe porosinë
    Më lehtësove shpirtin
    Më zbukurove rininë.

    Të dhëntë ZOTI jetë nënë
    Të arrish thellë pleqërinë
    Edhe unë të kujdesem për TY
    Hallall të ma bësh fëmijërinë.

    Nëna bëri porosinë
    Siç bëhet me KUR’ AN
    Të gjithë MUSLIMANËT
    Këtë amanet e kanë.














    KURBANI

    Është kënaqësi
    Të flijosh për njerëzinë
    Për-FESTËN E MADHE-
    Të gëzosh shtëpinë.

    Sofra e mbushur
    Për- DREKËN E BAJRAMIT-
    Dashuri ndaj ZOTIT
    Dëshmi të ISLAMIT.

    Të nderosh të vobektit
    Është vepër madhështore
    Prej tyre dhe ZOTIT
    Merr urata prore.

    Është obligim
    Që shkruhet në KUR’ AN
    Në emër të ZOTIT
    Edhe dhembje s’ kanë.


















    ANALIZONI VETITË

    Mendimet apo tezat
    Të gjitha janë kot
    Pasi i vërtetë është
    -VETËM NJË ZOT-.

    Është atje tej ju
    Por është edhe tek unë
    Menjëherë ZOTI
    Kurrë s’ përdor dhunë.

    DITËN E GJYKIMIT
    Do të bindeni vetë
    Herët ose vonë
    Askush këtu s’ mbet.

    T’i kthehemi të vërtetës
    T’i lejmë prapësitë
    Pasi kemi tru e shpirt
    T’i analizojmë vetitë.

    Këtë e vërteton
    I SHENJTI KUR’ AN
    Nëpër shumë SURE
    AJETET e thonë.













    SHËRIM I DHEMBJEVE

    Kur i shikonte idhujt
    Punët si shkonin mbarë
    Prandaj i urrente-
    Ai burrë MENDAR.

    Dhembjet si fëmijë
    Ia shëronte fjala ZOT
    Punët, mendimet e lutjet
    Kurrë si shkonin kot.

    Ikte larg në mal
    Prej urrejtjes e padijenisë
    I lutej e falej ZOTIT
    Për shpëtim të njerëzisë.

    Me KUR’ ANIN I BINDI
    Të besonin në NJË ZOT
    -VEPRA MË E MADHE-
    Që njihet gjer sot.


















    MREKULLITË

    Në jetë përgatitemi
    Ne për dy jetra
    Duam apo s’ duam
    Pas kësaj vjen tjetra.

    Ti lejmë prapësitë
    Të kapim dijeninë në botë
    Sepse hidhërohet ZOTI
    Pse jeta harxhohet kot.

    Mrekullitë i shohim
    Dhe ndjemë kënaqësi
    Me AJETET e shpallur
    Pajisemi me dijeni.

    Me zemër e shpirt
    Si trembemi amshimit
    Nëse lexojmë KUR’ ANIN
    Dhe shkojmë drejtë trasimit.


















    GJUHA

    Çdo gjuhë e cicërimë
    Janë të ëmbla - sheqer
    Prandaj njëra për tjetrën
    S’ duhej të vjellin vrer.

    Krijesave shpirtin
    ZOTI ua jep
    Prandaj të privilegjuar
    S’ duhej të ketë.

    ZOTI pranon faljen
    Dhe fjalët e mira
    Prandaj hiqni nga truri
    Prapësitë, veset e smira.

    Çdo gjuhë e cicërimë
    ZOTI mirë e kupton
    Por atë të KUR’ ANIT
    Më shumë e lëvdon.














    LEXIMI THYEN VETMINË

    Veprat shtojnë jetën
    Leximi thyen vetminë
    Butësohet edhe shpirti
    Mendon për njerëzinë.

    Largohet frika e vdekjes
    Pasi në zemër s’ ka vend
    Prapësia kthehet në mirësi
    Je kthjelluar në mend.

    Jeta bëhet e lumtur
    Si lulet me vesë
    Shpërndahet aroma
    Si rrezet në mëngjes.

    Zmadhohet njerëzimi
    S’ ka keqësim në letër
    Ashtu pëlcet djalli
    Para ZOTIT s’ ka vepër.

    I dalim ZOT KUR’ ANIT
    -VEPËR MË MADHËSHTORE-
    Që në zemrat e besimtarëve
    Do të ndodhet prore.









    FUQIA E ZOTIT

    Për zemërbardhësi
    Beronja bëhet nënë
    Nëse nuk besoni-lexoni
    Në KUR’ AN ç’ Është thënë.

    S’ besonte as vetë
    Pasi ishte në moshë
    Por BERONJA lindi fëmijë
    Të pashëm e të shëndoshë.

    Pati shumë mendime
    Etiketimet ishin kot
    Pasi e vërteta është
    -FUQI KA VETËM NJË ZOT-.

    Të pa mundurën
    E bënë vetëm ZOTI
    Besoni KUR’ ANIN, o njerëz
    Do të teret edhe loti.


















    NJË POROSI

    Jeta është për ty
    Por vdes pa dëshirë
    -PARAJSA FITOHET-
    Me vepër të mirë.

    Pyetje ka shumë
    Në jetë e amshim
    Këtu të mbron gjyqi
    Por atje s’ ka lëshim.

    Në këtë botë vjen
    -ME NJË POROSI-
    Për vepra të mira
    Dhe njerëzimit liri.

    Çdo vepër regjistron
    Një ENGJËLL për ne
    Që e mbajmë tërë jetën
    Por kurrë s’ futet në dhe.

    Nëse lexoni KUR’ ANIN
    Do të bindeni vetë
    Çdo e thënë e ZOTIT
    Është e vërtetë.













    ADHURIMI

    Nëse adhuron ZOTIN
    Prej frikës apo autoritetit
    Lutjet e faljet që bëni
    Avullohen e gjë s’ mbeti.

    ZOTI adhurohet
    Me plot devotshmëri
    Pa shikuar anësh
    Shpirt pastër, pa dredhi.

    Nga thellësia e zemrës
    KUR’ ANI I PASTËR LOT
    Ku përmendet ZOTI
    Lutjet kurrë s’ janë kot.

    Dini shkrim lexim
    Ju që i thoni vetes njeri
    ZOTIN E KUR’ ANIN
    Përherë mbani në gji.


















    DERA E GJYKIMIT

    Pastro shpirtin
    E kthjello trurin
    Prapësitë shkatërrojnë
    Drurin por edhe gurin.

    S’ je i përjetshëm
    Këtu në tokë
    Ndero familjen
    Miqtë dhe shokë.

    Nëpër derën e Gjykimit
    Do të kalosh pa tjetër
    Vepra e bërë-
    Kurrë s’ bëhet e vjetër.

    Prapësitë t’i frenon KUR’ ANI
    Të vendon rregulla në jetë
    Lexo me vëmendje
    Dhe bindu ti vetë.


















    KRIJUESI I BOTËS

    Pas lindjes
    Vazhdoni mësimin
    T’u pastrohet truri
    Dhe forconi besimin.

    Largoni POLITEIZMIN
    Për ZOTIN E VËRTETË
    -KRIJUESIN E BOTËS-
    Por edhe KIJAMET.

    Me vepra të mira
    Nderoheni në jetë
    Dhe hapni rrugën
    Për në XHENNET.

    Jeta është e shkurtët
    Sa frutat në pemë
    ME AJETET KUR’ ANORE
    Forcojmë e shijojmë FENË.



















    MËKATI I KABILIT

    Jetën njeriut
    Ia falë PERENDIA
    Prandaj bëni të mira
    E kurrë të këqija.

    Zhdukni egoizmin
    Mos i lakmoni vetmisë
    Rruga e drejtë-
    Është ajo e PERENDISË.

    Mëkati i Kabilit
    S’ duhej bërë kurrë
    Prandaj o vëllezër
    Vendoni sinor-mur.

    KUR’ ANI na mëson
    Jetën e fall ZOTI
    Atëherë O NJERËZ
    Pse të derdhet loti?!


















    FJALËT: ZOT-NJERI

    Te GURI I SHQIPONJËS
    Qëndron repetitori
    Fotografi të patër
    Të ketë televizori.

    Dritare e shtëpisë
    Për të parë në botë
    Çka ndodhur dje
    E çka ndodhur sot.

    Truri i mësuar
    Në botë bënë çudira
    -SI NJERIU I MIRË
    TE SHPELLA HIRA.

    Fjalët :ZOT- NJERI
    Që erdhën në atë SHPELLË
    KUR’ ANI I MADHËRUAR
    Ti ngulit në zemër thellë.



















    KËNGË VAJI

    Shkruaj këngë vaji
    Për bilbilat këngëtar
    Ta këndojnë në Kosovë
    Për vëllezërit kosovarë.

    Heronjve të Drenicës
    Shpirtrave mbi varr
    -NËNËS KOSOVË-
    -FLAMURIT KOMBËTAR-.

    Përherë kuçedrës
    I kanë thyer dhëmbë
    Se janë të fortë
    Përherë si shkëmb.

    Prej shtatë kokësh
    I kanë ngelur edhe tri
    Për Ju vjen pranvera
    Ajo prapa gjyqit rri.

    E ka dënim nga ZOTI
    Ato s’ besojnë KUR’ ANIN
    Për egoizëm të vet
    Donin çdo burim të thanin.













    PËRBINDËSHI

    Të futet me sinor
    Dhe të bëhet hisedar
    S’ ka fije turpi
    Para ZOTIT mëkatar.

    Shkul fëmijën nga barku
    Të porsa formuar në mitër
    Kënaqet me vdekjen e nënës
    Që gjatë kohë e ka pritur.

    Me dhëmbët katarosh
    Përtyp krijesën e njomë
    E mallkojnë nënat këtë
    Që PËRBINDËSH i thonë.

    KUR’ ANIN ndalon
    Marrjen e jetës
    Pasi vetëm ZOTI
    Është falës i krijesës.



















    HAKMARRJA

    Hakmarrja të shëmton
    Ty o njeri-
    Djalli të trason rrugën
    Për krime e ç’ njerëzi.

    Jetën na fal ZOTI
    Prandaj duhej shijuar
    Të falësh gjakun
    Bëhesh i madhëruar.

    Këtë e tha Muhamedi as.
    Në malin ARRAFAT
    Falja e gjakut të ungjit
    Jehoi shpat më shpat.

    Si KUR’ ANI FAMËLARTË
    Edhe MUHAMEDI as. S’ pati gabim
    Çdo mysliman i devotshëm
    Këtë e ka rrugë rrëfim.



















    BUTËSI SHPIRTI

    Kur të preket shpirti
    Digjesh në zemër
    I kthehesh ZOTIT
    Dhe përfiton emër.

    Ia lehtëson vuajtjet
    Atij që kërkon mëshirë
    Pastaj të vjen URATA
    -u GËDHIFSH SHËNDOSH E MIRË-.

    Ai që s’ ka shpirt e zemër
    Është një copë kallkani
    E urren vet ZOTI
    Por edhe tërë VATANI.

    Duke lexuar KUR’ ANIN
    Ndien në zemër butësi
    Përherë të thotë shpirti
    Për njeriun duhej liri.



















    JETA ËSHTË E SHKURTËR

    Dy kushte janë
    Që të bëjnë njeri
    Truri i shëndosh
    Dhe fjala njeri.

    KOMBI PËR NË JETË
    FEJA PËR NË AHIRET

    Jeta është e shkurtër
    Nëse s’ je në terr
    Ke hedhur lakminë
    Të huaj kurrë s’ merr.

    Në Parajsë shkohet
    Me vepra të mira
    Rikujtohu ç’ ndodhi
    Në SHPELLËN HIRA.

    I dashuri i ynë
    I radhiti në KUR’ AN
    ENGJUJT E ZOTIT
    Fjalët që thanë.
















    VARRI

    Emri dhe mbiemri
    E ruajnë varrin
    Veprat e shkruara
    Madhërojnë dijetarin.

    Rreth e përqark
    Kundërmon aromë
    Pasi fjalë të mira
    Vizitorët thonë.

    Ai pushon qetë
    PARAJSËN e ka shpërblim
    Rruga e drejtë
    Për njeriun shpëtim.

    Rrugën e ka gjetur
    Duke lexuar KUR’ ANIN
    Që rrënjët e prapësive
    Fjalët e bukura i thanin.



















    DITA E KIJAMETIT

    Fytyrën ta zbardh
    Sjellja dhe vepra e mirë
    Kurse ajo e shëmtuara
    Përherë ta nxirë.

    Ai që bënë keq
    Përjeton kënaqësi
    Edhe pse të dëmtuarit
    E shikojnë me sy.

    DITËN E KIJAMETIT
    Vetveten do ta kemi në pasqyrë
    Disa do të krenohen
    Të tjerët do të kenë mynxyrë.

    Kur veprat do të prezantohen
    Atëherë s’ ka pendim
    Gëzim për besimtarët
    E për gabimtarët dënim.

    Mbi shpinë do të kenë barrë
    Të dëmtuarit do të marrin pasurinë
    Mëkatet do të kënaqen
    Duke i rënduar mbi shpinë.

    Do të pendohen që s’ punonin
    Me rregullat e KUR’ ANIT
    Por bënin gabime
    Që i ndalohen ISLAMIT.









    RINGJALLJA

    Trupat do të ringjallen
    Si lulet në pranverë
    Disa me aromë të bukur
    Të tjerët me bërllok e plerë.

    Pas gjumit të përjetësisë
    Do zgjoheni të freskët, shëndoshë
    Kurse ato mëkatarët
    Të rraskapitur e karkë bosh.

    Ditën e ringjalljes
    E presin të tubuar me kënaqësi
    Kurse ato mëkatarët
    Kokë ulur dhe në vetmi.

    Ata ishin në mashtrim
    Kurrë s’ lexonin KUR’ ANIN
    DJALLIN E PRAPTIT
    Përherë në zemër i mbanin.


















    SHPIRTI JETON

    Ai që lindi dje
    Vdes sot
    Por vetëm trupi
    Shkon kot.

    Shpirti jeton
    Në PARAJSË-FERR
    Prej kësaj bote
    Veprat i merr.

    Pendohet rëndë
    Por krimet s’ falen
    Dy dritat e amshimit
    Vetëm njëherë kallen.

    Ç’ rrugë do të marrësh
    Zgjidhe me KUR’ AN
    Si për amshim
    Ashtu dhe VATAN.



















    DITA E GJYKIMIT

    Siç shikoni rrebeshin
    Që vjel prej lartë në qiell
    Ashtu do të jetë DITA E GJYKIMIT
    Me bubullima,por edhe një rreze diell.

    Burimi rrezeve dhe ai i shpëtimit
    Janë shkruar në KUR’ AN-KAPTINA
    Ata me shpirt e pa mëkate
    S’ do të përjetojnë tmerr e bubullima.

    Frikoheni për vepra të shëmtuara
    Pasi përherë na ndjek një sy
    AI DIT[ËN E GJYKIMIT, dëshmon
    Edhe pse s’ na pëlqen as mua e as ty.

    Ecni rrugëve të ZOTIT
    Që janë shënuar në KUR’ AN
    DITËN E GJYKIMIT të jeni të pastër
    Pasi të shëmtuarën djajtë e kanë.


















    FRUTAT E ZKUMIT

    Sa të shijshëm u vinin
    Frutat e ZEKUMIT
    E mohonin ZOTIN
    Dhe UDHËZIMET E HARUNIT.

    I përkuleshin BA’ ELIT
    Që i thoshin “perëndi”
    Asaj statujë-akull
    Vërtetë çmenduri.

    Në zemër kishin djallin
    Që i shtynte në mohim
    Prandaj në jetën e amshuar
    XHEHENEMIN e kishin dënim.

    Atje i thoshin Ba’elit 1. Zekum-pemë që ndodhet në fund
    Që i thoshin “perëndi” të XHEHENEMIT.
    Na hoqe nga KUR’ ANI 2. Ba’el-emër i një statuje-zot.
    Ti dhe djalli i zi.

    Ai qesh e përqesh
    Si armik i njerëzisë
    Duke ikur nga KUR’ ANI
    Dhe këshillat e PERËNDISË.














    Bibliografia kronologjike me përmbajtje fetare të autorit Begzat Rrahmani të botuara nëpër gazeta dhe revista të shtypit periodik.

    1. Rrjedhe dijenia................................”Hëna e Re”nr. 21 Shkup, 1990 f. 2
    2. Ikre.............................................. ... 4 ====, 1991 f. 9
    3. Ka’ beja s’ kishte dobi.................... 5 ====, 1991 f. ?
    4. S’mendonte për pasuri Profeti........ 6/7 ====, 1991 f.?
    5. Zoti e dinë punën e vet-gazetari....... 6/7 ====, 1991 f.?
    6. Zoti është kudo................................... 8 ==== , 1991 f.?
    7. Fuqinë ia dha Zoti.............................. 12 ====, 1991 f.?
    8. Elegji politike.................................. 1 ====, 1992 f.?
    9. Devotshmëria................................. 2 ====, 1992 f.?
    10. Është Ramazan................................. 3 ====, 1992 f.?
    11. O njerëz............................................ 4 ====, 1992f.?
    12. Shejtani.......................................... .. 4 ====, 1992 f.?
    13. Tribuna e Arafatit............................. 5 ===, 1992 f.?
    14. Bajrami pa monizëm....................... 5 ====, 1992 f.?
    15. Ja-sini.............................................. 6 ===, 1992 f.?
    16. Mevludi........................................... 6 ====, 1992 f.?
    17. Dua atmeje-gazetari ....................... 7/8====, 1992 f.?
    18. Shiko më larg................................. 7/8====, 1992 f.?
    19. Ezani Billallit................................ 7/8====, 1992 f.?
    20. Durimi............................................ 9====, 1992 f.?
    21. Sahat-Kulla.................................... 10===, 1992 f.?
    22. Përkundër pengesave mësimi zhvillohet 11.===, 1992 f.?
    23. Ktheheni burra............................... 11===, 1992 f.?
    24. Mendja e shëndosh....................... 12===, 1992 f.?
    25. Teqe mëhalla me xhami të re-gazetari 12===, 1992 f.?
    26. Meremetohet xhamia Çuli baba-gazetari... 12===, 1992 f.?
    27. U themelua “Mexhlis Ulema”....... 12===, 1992 f.?
    28. Mbyllte e s’ hapte derë.................. 1===, 1993 f.?
    29. Fëmija........................................... 15.03. ===, 1993 f. ?
    30. Dua hatme, në Kërçovë-gazetari 15.04 ====, 1993 f.?
    31. Ithtarët e Zotit............................. 15.07.====, 1993 f.?
    32. Debreshtarët me xhami të re-gazetari 01.08.====, 1993 f.?
    33. Veprat............................................ ... 01.08=====, 1993 f.?
    34. Çdo gjë regjistrohet........................ 01.08=====, 1993 f.?
    35. Rruga e drejtë................................ ” Vepra, shkurt Tetovë 1994 f. 31
    36. Besimtarja........................................ ...., “ Vepra” prill Tetovë 1994 f. 31
    37. Pagëzimi.......................................... ....”Hëna e re” 15.08. Shkup 1994 f. ?
    38. Pas kiametit....................................... “Hëna e re” 15.04. Shkup 1994 f.?
    39. Përbindëshi ...................................... “ Vepra” 7/8. Tetovë 1994 f. 32
    40. Edhe kështu thyhet akulli-gazetari..... “Hëna e re” 01.07. Shkup 1995 f. 5
    41. Merhumët tanë-gazetari...................... “ Hëna e re” 01.07. Shkup. 1995 f. 4
    42. Amaneti i Homeinit........................... “Nuri” 05.06. Beograd 1995 f. 80
    43. Festa e madhe..................................Super Argëtuesi 31.01 Tetovë 1996 f. 25
    44. Shkatërrimi..................................Super Argëtuesi 13.03. Tetovë 1996 f. 25
    45. KUR’ ANI................................. Super Argëtuesi 13.03 Tetovë 1996 f. 25
    46. Besimi........................................ “Hëna e re” 03.04. Shkup 1996 f. ?
    47. Fjalët e dërguara....................... “Dritarja” nr. 10 Tetovë 1996 f. 7
    48. KUR’ ANI............................... “ Dritarja” nr. 10 Tetovë 1996 f. 14
    49. Devotshmëria............................. “Dritarja” nr. 10 Tetovë 1996 f. 14
    50. Shpirti dhe vepra......................”Super argëtuesi” 24.04 Tetovë 1996 f. 26
    51. Lot gëzimi sikur shi.................”Super argëtuesi” 01.05 Tetovë 1996 f. 26
    52. Ja-sini........................................” Dritarja” 2/5 Tetovë 1996 f. 5
    53. Tribuna fetare-mahi të vogla .... “Dritarja” nr. 4 Tetovë 1996 f. 20
    54. Biseda mes dy shokëve-mahi të vogla “Dritarja” nr. 4 Tetovë 1996 f. 20
    55. Profesori dhe ish studenti-mahi të vogla “Dritarja” n. r 4 Tetovë 1996 f. 20
    56. Shpirti........................................... .”Dritarja” mars Tetovë 1997 f. 4
    57. Tri mahi të vogla...........................”Dritarja” mars Tetovë 1997 f. 21
    58. Rreze mirësia...............................”Hëna e re” 09.07. Shkup 1997 f. ?
    59. Betimi..........................................”D ritarja” shtator Tetovë 1997 f. 14
    60. Pendimi........................................”Dr itarja” shtator Tetovë 1997 f. 14
    61. Shpirti jeton.............................”Hëna e re” 01.11 Shkup 1997 f. ?
    62. Një porosi................................”Hëna e re” 25.12 Shkup 1997 f. 19
    63. Agjërimi..................................”Dritarj a” dhjetor Tetovë 1997 f. 13
    64. Është Ramazan........................”Dritarja” dhjetor Tetovë 1997 f. 13
    65. Butësi shpirti...........................”Dritarja” dhjetor Tetovë 1998 f. ?
    66. Toka është e ZOTIT botua te libri “Zoti është kudo”......................... 1998
    67. Rruga e drejtë .................................................. .................................... 1998
    68. Emërimi........................................... .................................................. ... 1998
    69. Obligimi.......................................... .................................................. .... 1998
    70. Thuaje të vërtetën.......................................... ........................................ 1998
    71. Haxherul Esvedu............................................ ....................................... 1998
    72. Truri i shëndosh.......................................... ........................................... 1998
    73. Dera e gjykimit...........................”Dritarja” 1999 f. 15
    74. Dita e bekuar...............................”Dritarja” 1999 f. 15
    75. Zoti është kudo- vështrim “Flaka shkollari” 13.01 1999 f. 3
    76. Dera e gjykimit.................................... “Mirësia” 1/8 Tetovë 2000 f. 30
    77. Drejtësia......................................... ..... “ Mirësia” nr. 8 Tetovë 2001 f. 3
    78. Ezani............................................. ......”Dritarja” nr. 5 Tetovë 2001 f. ?
    79. Librat e shenjtë...................................”Dritarj a” nr. 5 Tetovë 2001 f. ?
    80. Gjuha............................................. .....” Mirësia” nr. 5 Tetovë 2001 f. 20
    81. Agjërimi.......................................... ... “ Mirësia” nr. 5 Tetovë 2001 f. 20
    82. Festa e madhe.....................................” Mirësia” nr. 5 Tetovë 2001 f. 20
    83. Ezani............................................. ....” Mirësia” nr. 5 Tetovë 2001 f. 20
    84. Xhamia............................................ .” Mirësia” nr. 5 Tetovë 2001 f. 20
    85. Ringjalla......................................... “ Mirësia” nr. 7 Tetovë 2001 f. 3
    86. Dituria........................................... ..”Mirësia” nr. 7 Tetovë 2001 f. 3
    87. Festa e madhe.................................”Dritarja” 11/12 Tetovë 2001 f. ?
    88. ZOTI.......prej kësaj faqeje e deri te 137, poezitë në vijim janë të botuara te vepra MREKULLITË KUR’ AN-it.
    138. KUR’ ANI........të botuara te vepra RREZE MIRËSIE viti 2003 ...... 6
    139. Përjetimet ( Muhamedit a.s.)............................................. ...................... 7
    140. Profetët .................................................. ................................................ 8
    141. Engjëjt........................................... .................................................. ........ 9
    142. Besimtari......................................... .................................................. ...... 10
    143. Nderimi i Zotit............................................. ........................................... 11
    144. Beso Perëndinë......................................... .............................................. 12
    145. Lot sikur shi............................................... ............................................ 13
    146. Ngadhënjimi....................................... .................................................. . 14
    147. Vajin ndal fëmija............................................ ....................................... 15
    148. Truri............................................. .................................................. ......... 16
    149. Shpirti........................................... .................................................. ....... 17
    150. Guri i pushimit.......................................... ........................................... 18
    151. Uratat............................................ .................................................. ..... 19
    152. Dhurata e Perëndisë......................................... .................................... 20
    153. Lapsi............................................. .................................................. ...... 21
    154. Çlirimi nga misteri........................................... .................................... 22
    155. Frymëzimi......................................... .................................................. 23
    156. Drita............................................. .................................................. ..... 24
    157. Dituria........................................... .................................................. .... 25
    158. Mrekullia......................................... .................................................. .. 26
    159. Rreze mirësie........................................... ........................................... 27
    160. Koha.............................................. .................................................. .. 28
    161. Lufta............................................. .................................................. ... 29
    162. Ja-sini.............................................. .................................................. 30
    163. Vepra e dëshmi............................................ .................................... 31
    164. Bindu o njeri............................................. ....................................... 32
    165. Jeta shpirtërore....................................... ......................................... 33
    166. Libri i jetës............................................. ......................................... 34
    167. Guri i zi................................................ .......................................... 35
    168. Besimi i drejtë............................................ ...................................... 36
    169. Rreshtimi......................................... .................................................. 37
    170. Shiu.............................................. ................................................. .... 38
    171. Betimi............................................ .................................................. .. 39
    172. Përcaktimi........................................ ................................................. 40
    173. Orientimi......................................... .................................................. .. 41
    174. Agjërimi.......................................... .................................................. .. 42
    175. Vizita............................................ .................................................. .... 43
    176. Vizitat e shenjta........................................... ........................................ 44
    177. Kurbani........................................... .................................................. ... 45
    178. Haxhi............................................. .................................................. .... 46
    179. Gënjeshtari....................................... .................................................. ..47
    180. Ringjallja........................................ .................................................. ....48
    181. Peshorja.......................................... .................................................. ....49
    182. Dera e Xhenetit.......................................... ..........................................50
    183. Leximi............................................ .................................................. ....51
    184. Rrebeshi.......................................... .................................................. .52
    185. Hipokritët........................................ .................................................. .53
    186. Djalli i mallkuar.......................................... .......................................54
    187. Djalli............................................ .................................................. ....55
    188. Bibliografia...................................... ................................................. 56
    189. Përmbajtja........................................ .................................................. 61

    190. O njerëz ................Poezi të botuara te vepra”PËRJETËSIA” ....... 7
    191. Fjalët Xhibrilit......................................... .......................................... 8
    192. Pena dhe dituria........................................... ...................................... 9
    193. Parajsa........................................... .................................................. ...10
    194. Kur’ ani............................................... ...............................................11
    195. Butësi shpirti........................................... .......................................... 12
    196. Nata e madhe............................................. ........................................13
    197. Veprat e bëra.............................................. ....................................... 14
    198. Betimi............................................ .................................................. .. 15
    199. Shpirtligu........................................ .................................................. ..16
    200. Festa e Madhe............................................. .......................................17
    201. Fjalët e ZOTIT............................................. ......................................18
    202. Lot gëzimi sikur shi............................................... ............................19
    203. Devotshmëria...................................... .............................................. 20
    204. Pagëzimi.......................................... ................................................. 21
    205. Pas kiametit.......................................... ............................................ 22
    206. Vajin ndal fëmija............................................ ..................................23
    207. Nesër do të bie suri.............................................. ............................ 24
    208. Përjetësia........................................ .................................................. 25
    209. Etja e përjetshme........................................ .....................................26
    210. Ngadhënjimi....................................... ............................................27
    202. Rruga e vërtetë........................................... ....................................28
    203. Rruga e gëzimit........................................... ...................................29
    204. Veprat............................................ ................................................30
    205. Kthim nga e mbara............................................. ...........................31
    206. Peshorja.......................................... ...............................................32
    207. Mbillej harmonia.......................................... ................................33
    208. Pasuria........................................... ...............................................34
    209. Mrekullitë si hapësira.......................................... .........................35
    210. Engjëjt........................................... ...............................................36
    211. Dija dhe morali............................................ ................................37
    212. Të thella pa kufi.............................................. .............................38
    213. Krijuesi i botrave........................................... ..............................39
    214. Lartë mbajnë flamurin.......................................... .......................40
    215. Këtu i themi komë.............................................. .........................41
    216. Do të piqen buzët............................................. ............................42
    217. Mohimi drejtësisë........................................ ................................43
    218. S’ kalben veprat............................................ ..............................44
    219. Zjarri plot prush............................................. .............................45
    220. Radhitë vepra të mira.............................................. ....................46
    221. Lufta e Qabesë............................................ ................................47
    222. Shpesh të huton truri............................................. ......................48
    223. Katilët........................................... ..............................................49
    224. Devotshmëria...................................... .......................................50
    225. Besa dhe pajtimi........................................... ............................. 51
    226. Rruga hap drejtimin......................................... ...........................52
    227. Bindet çdo njeri............................................. .............................53
    228. Dita e gjykimit.......................................... .................................54
    229. Besimtari......................................... .......................................... 55
    230. Pendimi është burrëri........................................... ..................... 56
    231. Mahi të vogla............................................. ............................... 57
    232. Pendimi........................................... .......................................... 58
    233. Shejtani.......................................... ........................................... 59
    234. Budallai.......................................... ........................................... 60
    235. Profesori dhe studenti.......................................... ..................... 61
    236. përmbajtja........................................ ......................................... 63
    237. Toka është e Zotit, poezi të botuara te vepra “ZOTI ËSHTË KUDO”... 5
    238. Rrjedh dijenia-Muhamedit a.s............................................... .................. 6
    239. Ikre.............................................. .................................................. .......... 7
    240. Rruga e drejtë............................................ ..............................................8


    S’ lejohet ribotimi dhe shpërndarja e librit pa autorizim të autorit.




    -CIP-Katallogizimi në publikim
    Biblioteka Kombëtare dhe universitare
    “ Shën Kliment Ohridski”, Shkup

    821. 18 ( 497.7) -1
    RRAHMANI Begzat
    Mrekullitë e Kur’ anit:/ Begzat Rrahmani.-Kërçovë: Feniks, 2003.-64 f.; 20 cm
    Bibliografia kronologjike me përmbajtje fetare të autorit Begzat Rrahmani të botuara nëpër gazeta dhe revista të ndryshme të shtypit periodik/ për bibliografinë u kujdes dhe e mblodhi Gëzime Baftiri: f. 57-60

    ISBN 9989-9669-7-4

    COBISS-ID 51855370

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •