Fadil LUSHI

EGOIZMI “TEATRAL” I NJĖ PANAIRI!?

Ju, lexues tė nderuar tė faqes sė “FORUMIT” tė KOHĖS, po deshėt tė shfletoni Fjalorin e Gjuhės sė Sotme Shqipe, atė botim nga “vakti i diktaturės sė Enverit”, do tė gjeni shpjegime mė tė hollėsishme pėr kėto tri fjalė: 1. URI-a f. dėshirė e nevojė e theksuar pėr tė ngrėnė, ndjenja qė kemi kur jemi pa ngrėnė..., tė pangrėnėt pėr njė kohė tė gjatė.., fig. Pangopėsi e madhe pėr diēka..., Uria e pushtimeve..., uria pėr pushtet.., 2. VARFĖRI f. 1. Tė qenėt i varfėr, gjendja e atij qė ėshtė i varfėr..., mungesė e mjeteve mė tė nevojshme pėr jetesė. 2. Tė qenėt jopjellor a joprodhues. 4. fig. Mungesė vlerash mendore e shpirtėrore..., tė qenėt me pėrmbajtje tė varfėr. Varfėri mendore. Varfėria shpirtėrore, dhe 3. VLERĖ f. 1. ēmimi. Vlera e njė sendi..., 4. Sende e pasuri tė ēmueshme pėr njė popull ose pėr njė vend. Vlera shpirtėrore (kulturore, letrare, artistike, estetike, historike)... Krijues i vlerave tė mėdha e tjerė.
Kėto tri nocione nė pėrdorimin dhe semantikėn e tyre, si duket, kanė shumė tė pėrbashkėta, kėshtu qė mua do tė mė lejohet qė ato t’i shfrytėzoj nė vėshtrimin tim gazetaresk tė radhės me qėllim qė tė mos e ngarkoj me frazeologji boshe a me fjalė tė tjera, pėr tė mos e fshehur a shtrembėruar tė vėrtetėn e njė meseleje tė koklavitur qė ditė mė parė u pėrhap nė Tiranė!
Tregtarėt kur hetojnė se njė malli a prodhimi tė tyre po i bie vlera nė “pazar”, atėherė “bėjnė hyxhym” pėr t’u bėrė publicitet, qoftė nė mediet e shkruara a elektronike, qoftė nėpėr rrugėt e qyteteve ose edhe nė “mexhliset” e fshatrave. Pėr kėtė qėllim ata organizojnė edhe gjithfarė tė ashtuquajturish “panaire”! Si, bie fjala, zhvillohen panaire veturash, kuajsh, panaire homoseksualėsh, qensh, patatesh, panaire kombėtare, ndėrkombėtare, provinciale, panaire librash, universitetesh, antikitetesh e tė tjera. Sot edhe pronarėt e bordeleve mė tė njohura tė botės, gjegjėsisht kontrabandistėt holandezė me “mish tė bardhė”, nėpėr rrugėt me drita tė kuqe tė Amsterdamit organizojnė “panair” ku defilojnė femra gjysmėlakuriqe. Thonė se ato rrugė tė Amsterdamit ka kohė qė janė shndėrruar nė vathė dhensh, dhish, lopėsh, edepsėzėsh dhe prostitutash me gjithfarė ngjyrash. Ėshtė e drejtė e ēdokujt qė ta vizitojė ose jo atė vend, njė hapėsirė ku ka mė shumė zhurmė dhe rrėmujė dhe ku nuk merret vesh se kush shet e kush blen “mall me afat tė skaduar, gjegjėsisht tė pamjaftueshėm”!?? Realisht, asnjeri as qė paragjykon se ē’po ndodh atypari..., pėr ta nuk ėshtė me rėndėsi cilėsia e mallrave, po me rėndėsi ėshtė tė mėsojnė a tė marrin vesh diē mė tepėr se kush dhe pėr ē’qėllim sillet nė ato hapėsira.
Njė “panair” dedikuar universiteteve maqedonase, vite mė parė u organizua nė njė qytet tė shtetit dhe atėherė ideatorėt e atij “evenimenti arsimor” atė e pagėzuan “panair i universiteteve”!? Nė tė u “prezantuan” tė gjitha programet studimore ku mund tė studiohet, mandej diplomat qė pėrgatisin, cilėsia si dhe aspektet materiale tė tyre. E gjithė kjo sfilitė e tyre kishte pėr qėllim kėrkimin dhe gjetjen e “myshterinjve, gjegjėsisht kandidatė pėr student tė ardhshėm!?” “Gojėkėqijtė, sehirxhinjtė, sherrxhinjtė, hazėrxhinjtė a edhe shtrembėruesit” e kėsaj meseleje, atėherė mėtuan tė thonė, po edhe e than me gojėn plot se e gjithė kjo ishte njė pėrpjekje pėr tė “shitur dhe pėr tė blerė padijen e arsimimit tė lartė”! Se tė rinjtė nė atė “vakt a e blenė a jo kėtė mall” unė nuk e di, thjeshtė nuk ėshtė nė kompetencat e mia qė ta them, nga fakti se nuk dua qė tė konceptohem si i PĖRGOJUARI mė i madh i telasheve “tė tė gjithė qytetarėve” tė kėtij nėnqielli “historikisht tė ngatėrruar” si politik, social,ashtu edhe arsimor! Nė kėtė paragraf dedikuar “panairit tė universiteteve” mes rreshtash do tė hetohet fjala Uri-a. A mos vallė vizitorėt ishin tė uritur e tė “pangopur” pėr padije, a mos vallė ishin tė ngopur me dije cilėsore dhe tani u duhej dija jocilėsore!?? Unė do tė them vetėm njė tė vėrtetė se universitetet prestigjioze, siē janė ai i Sorbonės, Kembrixhit, Oksfordit, Harvardit dhe ca tė tjerė, asnjėherė nė historinė e tyre nuk kanė pasur nevojė pėr instrumentin e marketingut.
Nė krahasim me “panairin” e lartpėrmendur gjegjėsisht me atė tė universiteteve, i cili u trajtua si “njė marketing denigrues dhe komercial”, njė i “tillė” u hetua ditė mė parė nė kryeqytetin e shqiptarėve tė Republikės sė Shqipėrisė politike. Bėhet fjalė pėr Panairin e librit 2011, njė “panair” qė do tė shquhet mė shumė me egoizmin “teatral”, sesa me atė pozitiv a edhe me atė egoizėm profesional. Ishte njė “panair” ku “shkrimtarė tė rinj” mundoheshin tė imitojnė veprat e mirėfillta letrare, nė njė “panair” ku u terrorizua lexuesi i letrave tė mirėfillta shqip. Ky rebelim i politikanėve dhe gazetarėve tė “uritur pėr emėr” nuk i provokoi e as nuk i sikletosi autorėt dhe vizitorėt e mirėfilltė, sepse nė instancė tė fundit nė kėtė “panair” u parodizuan tė metat e ca titujve. Thjesht, ishte njė imitim i zbehtė, i verbėr dhe komercial. Dhe ata qė kohė mė parė vizituan hapėsirat e Panairit tė librit nė Tiranė, kėsaj radhe vėrejtėn a edhe u ballafaquan me “njė tė ngjarė a dukuri” paksa mė tė veēantė. Nuk bėhej fjalė vetėm pėr frekuentimin e madh tė panairit, por pėr “prezencėn” e veprave tė shkruara nga ana e ca politikanėve dhe gazetarėve tė medieve elektronike dhe tė shkruara. Para se tė organizohej ky “panagjyr”, autorėt e titujve tok me sekserėt e tyre, qė u prezantuan nė tė, kushedi sa mjete materiale kishin derdhur, kushedi se sa orė televizive kishin harxhuar nė reklamimin e tyre, kushedi sa e sa faqe publicitare gazetareske u dedikuan titujve tė librave tė tyre, kushedi sa e sa emisione tė posaēme (debative) televizive u organizuan ndaj veprave para se ato t’u binin nė duar lexuesve tė tyre !??..., qofshin ata tė jenė njerėz qė preferojnė tė lexojnė letėrsinė artistike, shkencore po edhe atė politike.
Gjatė e gjerė u lakuan disa tituj tė ca politikanėve dhe gazetarėve qė ka kohė qė kanė ndėrtuar emėr si nė rrafsh tė politikės, tė medieve tė shkruara, po edhe elektronike, emra kėta relativisht tė rinj nė tė shkruarit e letrave shqipe. (vė mėnjanė librin e zonjės Helena Kadare dhe atė tė avokat Spartak Ngjelės) Deri kėtu nuk ka kurrgjė tė keqe. Kishte vizitorė tė tė gjitha kategorive arsimore tė cilėt me shumė “kollajllėk” iu vardisėn mė kot titujve qė ishin prezantuar nė atė “panair” vetėm e vetėm sa pėr t’i blerė dhe kur do t’u bien nė dorė nuk do mėtojnė t’i lexojnė me pėrkushtim.
Andaj, askush prej vizitorėve tė kėtij “panairi” nuk ka tė drejtė t’i kontestojė vlerat e titujve nė fjalė, para se ata t’i lexojė dhe t’i vlerėsojė qoftė nė aspekt tė kulturės gjuhėsore, pėrmbajtjesore, po edhe nė aspekt tė dhuntisė sė tyre letrare. Por ama, po ata vizitorė nuk kanė tė drejtė tė mėtojnė qė me titujt nė fjalė, ashtu padrejtėsisht tė bėjnė krahasime me veprat e kolosėve tė letėrsisė shqipe, siē janė Ismail Kadare, Dritėro Agolli, Rexhep Qosja, Agron Tufa, Fatos Kongolli, Lasgush Poradeci, Fan S. Noli, At Gjergj Fishta, Naim Frashėri, Faik Konica, Mit’hat Frashėri e shumė tė tjerė si ata. Ndoshta disa qė parapėlqejnė mendimin alternativ do tė thonė se ato vepra (me pėrmbajtje politike, personale po aq edhe familjare) qė u dukėn atypari hapėsirave tė “evenimentit kulturor dhe komercial” do tė ishin mė nė nivel sikur pas tyre tė mos qėndronin emra tė njerėzve qė merren me politikė dhe gazetari gjurmuese.
Ėshtė e drejtė e ēdo autori se ēka do tė zgjedhė pėr (krye) ngjarje a pėr kryepersonazh nė veprėn e tij, a do tė zgjedhė njė dukuri, njė kohė, njė mik, njė diktator apo edhe njė retrospektivė, qoftė ajo personale a kolektive..., por nuk ka tė drejtė qė atė ta konceptojė si vepėr letrare, nėse ajo kėmbė e krye ėshtė e ngjyrosur politikisht. Kėtij “standardi dhe kriteri letrar” nuk arriti t’i shmanget as Edi Rama, i cili librin e tij “KURBANI” e kishte tė “vėrshuar” me ndjenjėn e hidhėrimit dhe trishtimit, me sentimentalizėm, mandej me “pėrdorim tė tepruar e pa nevojė tė fjalėve”, njė vepėr e shkruar me njė gjuhė sa kundėrshtuese, vajtuese, po aq edhe intime, njė vepėr “letrare” ku dukej “ashiqare” pretendimi i tij pėr tė forcuar pozicionin e tė qenit i pari i Partisė Socialiste. Ata qė e kishin shfletuar kėtė libėr do tė thonė se Rama ra nė ujėrat e frazeologjisė boshe dhe tė verbalizmit politik. Nga ana tjetėr, vepra e Blendi Fevziut, nė krahasim me “Kurbanin”, ka mė shumė karakter narrativ dhe arkivor sesa letrar, ėshtė njė pėrshkrim i fakteve tė dala nga njė periudhė e caktuar kohore. Tekefundit, libri i tij ėshtė shkruar duke u bazuar nė biografinė dhe nė dokumentet e arkivave personale tė Enver Hoxhės dhe nė rrėfimet e atyre qė e njohėn dhe qė pėsuan nga mynxyrat e tij diktatoriale.
Pėr kėtė katrahurė dhe denigrim tė panairit komercial tė Tiranės, Gjergj Meta, nė njė shkrim tė tij do tė thotė, ndėr tė tjera: “Kjo shkon shumė mirė pėr shumė prodhime, por kur kjo ndodh me librin, ėshtė njė fatkeqėsi dhe mjerim kulturor. Pėrnjėmend ėshtė njė mjerim”!

Pėr ta pėrfunduar kėtė shkrim mua do mė duhet tė them se, sipas disa dashamirėsve tė veprave tė mirėfillta, e ardhmja po edhe jetėgjatėsia e kėtyre “panaireve universitare dhe tė librit” do tė duhet tė vihen nė dyshim ose para pikėpyetjesh shqetėsuese. Kjo e thėnė ose ky “parashikim me afat tė gjatė” mund tė mbėshtetet nė njė gojėdhėnė tė lashtė “dedikuar” padishahut, i cili nė sarajin e tij kishte pasur njė duzinė hanėmesh,“dylberash Stambolli” dhe konkubinash tė ardhura nga provincat e Anadollit.., dhe kur padishau kishte “dėshtuar” kishte ftuar nė ndihmė Abdylin!
Mbase do tė ishte mė mirė qė organizatorėt e kėtij “panairi” tė niseshin nga e vėrtetė se kostumi kombėtar nuk mund tė qepet me arna, madje as edhe kostumi i kėtij “panairi”!