Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Rudina Xhunga

    Me poshte kam sjelle nje interviste te Rudina Xhunges botuar te revista "Spekter". Zonjusha Xhunga drejton emisionin "Shqip" i cili zhvillohet ne trajten e bashkebisedimit midis drejtuesit dhe nje te ftuari te vetem. Te ftuarit jane nga fusha e politikes; shqiptare si dhe nga shtetet e tjera te Ballkanit. Eshte femer me intelekt dhe me pelqeu jashte mase thjeshtesia e saj ne pamje dhe ne te folur. Bravo Rudina!


    Rudina Xhunga rrefehet "shqip"

    Rudina nuk flet gjatė pėr jetėn e saj personale, pothuajse nuk e ka bėrė kurrė, por kėsaj here nuk e fsheh kėnaqėsinė e tė pasurit tė dikujt, diku. Njė buzėqeshje e lehtė, del ashtu rėshqitazi nga cepi i buzėve, kur pranon se ndan me dikė ankthin e paraemisionit, problemet e mėdha e tė vogla, dhe ndoshta edhe projekte kapricioze, qė herė afrohen e herė largohen. Prapaskenat e ekranit, dashuria, pasionet, pengesat dhe mungesat.

    Heq kostumin serioz tė gazetares e cila vė nė siklet politikanėt dhe lėviz me kujdes duke dashur tė mos zgjojė anėtarėt e tjerė tė familjes. Heq trukun dhe ajo ēka mbetet ėshtė njė vajzė e thjeshtė me emrin Rudinė. Edhe pse kanė kaluar vetėm disa minuta nga magjia e tė premtes mbrėma, ku spektatorėt ndjekin me vėmendje ēdo pyetje tė saj, ēdo buzėqeshje, ēdo pėrpėlitje tė syve pak tė trembur, Rudina tashmė e ndien fare larg, atje tej, nė studion pa ndriēim. Bashkė me trukun ka lėnė atje, shkėlqimin, famėn, efektet e dritave pėr t’u ndier sėrish reale, nė njė raport tė sinqertė me veten, ku pėrpara pasqyrės mund tė tė vijė edhe t’i shkelėsh syrin reflektimit tėnd, por edhe ta pėrqeshėsh. Kjo ėshtė pak a shumė ajo qė ndodh me gazetaren e njohur Rudina Xhunga, pak minuta pas emisionit tė saj. Kjo ėshtė pak a shumė ajo qė ndiejnė njerėzit e skenės apo ekranit pas “natės sė tyre tė madhe” dhe pas kėsaj vjen ankthi, frika pėr tė nesėrmen.
    Dėshira e Rudinės, pėr tė qenė e njohur i ka rrėnjėt nė fėmijėrinė e saj. Por nė botėn e saj fėminore, fama i nevojitej pėr diēka tjetėr, t’u shpėtonte radhėve tė gjata. “Urreja radhėn, doja qė ata tė gjithė tė mė njihnin dhe tė mė fusnin pa radhė, doja tė silleshin mirė me mua, sepse unė isha njė njeri qė ata e njihnin dhe e kishin shumė qejf”. Kjo ndiesi e ēuditshme e kishte ndjekur gjithė kohės, dėshira e fshehtė pėr tė qenė e njohur.
    Dhe momenti nuk vonoi. Pas disa vitesh punė kėmbėngulėse si gazetare, nė nėntor 98, hyn vrullshėm nė ekranin e vogėl tė televizionit publik shqiptar me emisionin “Dritare nga Rudina Xhunga”. Emisioni politik i orės 20.30 i ditės sė premte, ikėn nga TVSH nė mars 2002 dhe nis “Shqip” nė Top-channel nė maj 2002. Nė rrjedhėn e 4 viteve, nė emisionin e saj janė ftuar politikanė shqiptarė, presidentė e kryeministra, por edhe politikanė ballkanas, figura tė njohura tė diasporės etj. Kur e pyet Rudinėn se sa e vėshtirė ėshtė tė marrėsh personat e duhur, tė dish tė trajtosh temėn e duhur, nė kohėn e duhur dhe tė mbash shikuesit e madje dhe t'i shtosh, ajo thotė: “Nuk ėshtė aq e lehtė sa duket, as aq e vėshtirė sa mendohet. Rudina nga ekrani ka shumė dallim, duket e shėndoshė dhe e madhe, nė fakt ėshtė mė e vogėl dhe mė e dobėt, por kjo nuk mė krijon komplekse.”
    Ndodh rėndom qė pėr njerėzit e ekranit krijohet pėrshtypja se nuk kanė probleme, se problemet e tyre janė mė tė lehta, se janė gjithmonė tė qetė, tė veshur me kostumet e tyre shik. Por nuk ėshtė aspak kėshtu. Pavarėsisht nga fama apo shkėlqimi, jetėt tona me tė tyret pak ndryshojnė, ose aspak. Ata punojnė shumė pėr tė arritur kėtė sukses, ēlodhen kur munden dhe kanė nevojė t’i kuptojnė, t’i duan. Kėshtu shfaqet edhe Rudina Xhunga nė intervistėn pėr “Spektėr”, njė vajzė e brishtė qė rend mes njė jete tė zakonshme pėr t’u pėrballur me tė gjitha problemet dhe peripecitė e saj.

    Jeni nga tė vetmet femra gazetare qė drejtoni njė emision shumė tė vėshtirė drejtpėrdrejt. Jeni e suksesshme. Si ndiheni?
    Nuk kam menduar ndonjėherė qė kjo ėshtė suksesi. Mė ka pėlqyer ideja e tė qėnit e suksesshme. Mendoj qė kur je e suksesshme pėrcjell vėshtrime, ke kortezira, jeta jote shkon mė mirė. Kam rendur drejt suksesit dhe mė pėlqen tė jem e njohur, e pėlqyeshme. Por kjo qė bėj, nuk mė duket se ėshtė kjo qė kam dashur, ėshtė ky suksesi. Kėtė e ndiej nė momente tė veēanta, nė njė darkė me njerėz tė panjohur qė mė pyesin dhe janė kuriozė, para emisionit, kur njė staf i madh kujdeset pėr ty qė nga grimi veshja teknikėt, ku tė gjithė i kanė sytė tek ty, dhe ti je personi qė do tė dalėsh ballė pėr ballė nė njė emision tė rėndėsishėm, ku i ftuar ėshtė kryeministri apo presidenti. Ka momente tė veēanta qė e ndien qė ky ėshtė suksesi nė fund tė fundit,ēfarė kėrkon mė shumė. Megjithatė nuk mė duket qė kjo qė bėj ėshtė njė sukses ose nėse ėshtė i tillė, ėshtė i pėrkohshėm.

    Si mund ta pėrkufizoni suksesin atėherė?
    Nuk e di. Ta bėnte dikush tjetėr kėtė qė po bėj unė do ta kisha zili. Tek vetja, nuk e shoh shumė si sukses. Nga vetja kėrkoj mė shumė. Jo se jam njeri ambicioz, por jam njeri i pakėnaqur. Gjithė javėn kjo punė mė kėrkon angazhim, pėrkushtim, jam e lodhur nuk kam kohė tė mendoj. Sapo ajo bėhet dhe shkoj nė shtėpi, heq trukun, i gjej tė mitė duke fjetur, nė atė moment mendoj qė kjo ishte e gjitha, mbaroi dhe tė duhet tė punosh pėr javėn tjetėr.

    Ju bezdis tė qenit e njohur nė ambientet publike qė frekuentoni?
    Jo absolutisht. Unė nuk interpretoj figurėn e njohur. Jam njė person qė interpretoj vetveten. Nė ambientet e miqve tė vjetėr jam njė fėmijė qė sillem si atėherė kur i kam njohur edhe pse shihem pak me ta. Nė pėrgjithėsi nuk mė pėlqejnė miqėsitė e reja, por edhe kur krijoj tė tilla, sillem thjesht si njeri qė do tė mėsojė dhe jo qė di.

    Ndikon opinioni pozitivisht tek ju? Nė momente tė kėqija, pėr hir tė opinionit, mundoheni tė dukeni mė mirė?
    Kam njė fatkeqėsi tė madhe qė nuk luaj dot teatėr. Megjithėse ėshtė mirė tė luash, tė sillesh si njė person publik, sepse je nė vėmendje tė tij gjithė kohės dhe problemet e tua nuk duhen nxjerrė. Unė nuk dal dot nga vetja. Nėse kam njė problem dhe mė vjen pėr tė qarė nė mes tė rrugės, futem nė njė kafe dhe qaj. Nuk e kam shumė nė kokė idenė qė mua po mė vėzhgojnė, qė pėr mua do flitet. Nėse unė jam shumė shumė keq dhe njė njeri do tė thotė: “Pse s’ke dalė Rudina kėtė javė?, “Kė do tė ftosh?”, kjo mė jep shumė ngazėllim dhe mė kthen nė njė gjendje tė mirė.

    Po kur ju shohin nė shoqėrinė e njė djali, mundoheni ta fshehni qė ėshtė i dashuri juaj, apo ecni lirshėm?
    Jo, jo. Eci lirshėm. Nuk kam problem inferioriteti dhe llafesh. Fatmirėsisht akoma nuk e kam zbuluar nė ėshtė gjė e mirė apo jo. Unė nuk e vras shumė mendjen, mė shohin, mė pėrgjojnė. Nė pėrgjithėsi bėj atė qė bėj. Nuk jam ndonjė tip qė rri e pėrqafuar, qė puthem rrugėve, nuk bėj skena tė tilla, por marrėdhėnien time e gėzoj normalisht.

    Ēfarė vlerėsoni tek njė djalė?
    (Pak heshtje dhe njė psherėtimė e lehtė). Njė gjė qė mė ka munguar gjithmonė. Dhe nuk e di nėse do tė jetė dikush qė do ta ketė. Nė marrėdhėniet e mia me meshkujt, ajo qė mė ka munguar gjithmonė ėshtė tė qenit e kuptuar, njė komunikim perfekt. Unė nuk e kam as me veten kėtė komunikim dhe nuk e di pse dreqin kėrkoj ta kem me tė tjerėt. Nuk e kam, sepse jam njeri shumė i pakėnaqur me humor tė ndryshueshėm. Mė duket sikur herė pas herė gėnjej veten time, sikur ēfarė bėj tani nuk e bėj pastaj. E megjithė kėto gjendje qė kam, mė duket natyrale qė njė njeri tė mė pranojė. Ndonjėherė mė duket e pamundur, por prapė unė mendoj se do t’i shkoj deri nė fund. Ta gjej njeriun qė mė pranon, qė i kupton kėto gjendje, qė arrin tė komunikojė me mua edhe nė mėngjes kur jam me nerva edhe nė darkė kur jam e lumtur edhe mė pas kur jam me frikėn e tė nesėrmes, njė njeri qė tė m’i pranojė tė gjitha gjendjet dhe tė komunikojė pėrtej keqkuptimeve.

    Po ju a keni tė lehtė tė pranoni dikė ashtu siē ėshtė ?
    Ēuditėrisht, me gjithė problemet qė kam me veten, fal shumė tek tjetri. Arrij ta kuptoj. Jam njeri qė me kalimin e kohės jam bėrė shumė e ngrohtė, shumė e kuptueshme, shumė e pėrkujdesur. Unė fal tek tjetri. Merret dhe si dobėsi herė pas herė, nuk ėshtė gjė e mirė kjo. Unė nuk kam problem tė mė dominojnė.Le tė dominojė, nėse ėshtė njė njeri i menēur, nėse ėshtė i ndershėm i zgjuar ambicioz, nuk e kam problem dominimin. Problemi ėshtė tė mė frymėzojė. Ka filma, teatro, muzikė qė tė frymėzon. Do tė doja tė m’i sillte kėto gjendje njė njeri, tė ishte frymėzimi im, mbėshtetja ime, tė mė frymėzonte, tė ishim bashkė, tė mė shtynte, tė mė ndihmonte tė mė thoshte: “Ēohu,mjaft fjete”.

    Thonė se dashurinė e takon disa herė nė jetė. Ju e keni takuar?
    Po. Kam vetėm njė frikė se mos e kam idealizuar, por kam pėrshtypjen qė kam qenė njėherė e dashuruar nė mėnyrė tė dyanshme. Nuk ka rėndėsi, tė dashurosh ti ose ai. Eshtė shumė e rėndėsishme tė dashurosh ti. Ndonjėherė ėshtė shumė e parėndėsishme tė dashurojė vetėm ai, madje ėshtė marrėdhėnie e pamundur kur ti nuk e do, ėshtė e kotė. Kjo ėshtė njė marrėdhėnie e keqe. Unė mund ta suportoj njė marrėdhėnie ku unė dua dhe ai nuk do, por jo tė kundėrtėn. Ndėrsa marrėdhėnie tė dyanshme kam gjetur vetėm njėherė. Njė histori shumė e veēantė, por isha e vogėl, nuk e kuptova. Kanė kaluar shumė kohė tani qė ai nuk ėshtė mė, dhe kjo mė ka shtyrė tė mendoj qė ajo ishte dashuria.

    Momentalisht a ndiheni e dashuruar?
    Momentalisht unė kam njė marrėdhėnie tė dyanshme, marrėdhėnie jo fizike, jo reale, ku tentojmė tė shkojmė drejt dashurisė por nė mėnyrė vėzhguese, njohėse, jo ndjesore. Unė nuk mendoj se jam e dashuruar nė atė kuptim tė mirėfilltė qė ka fjala, por kam gjetur, krejt pa e kėrkuar, raportin mė perfekt tė komunikimit me dikė. Mė kanė mjaftuar katėr muaj tė kuptoj se ndoshta kisha nė kokė deri mė tani njė renditje mbrapsht tė detajeve qė pėrbėjnė njė marrėdhėnie. Gjėrat te ēdokush funksionojnė nė mėnyrėn e vet. Te unė kėshtu, me sa duket, duhet tė funksionojė. Para se tė kem njė raport real e kompleks, ndjesor dhe logjik, duhet tė komunikoj gjatė dhe besueshėm.

    Keni meshkuj shokė?
    Po kam vetėm shokė, femra janė shumė pak. Ndihem mė mirė me ta, varet nga ēfarė do tė ndash me tė tjerėt. Femrat merren me gjėrat e zakonshme, pėrgjithėsisht qaramane, nuk ke ē’tė ndash shumė. Ndėrsa meshkujt kanė njė botė mė tė fortė, mė ambicioze, njė botė qė ecėn mė shpejt. Ke mė shumė pėr tė ndarė, ngaqė edhe unė njė pjesė tė mirė ua kushtoj kėtyre problemeve.
    Po politikanėt i quani miq?
    Jo, nuk kam asnjė mik politikan. Nuk i kam miq as nė kuptimin qė tė ndaj urime, kafe jashtė punės. Absolutisht, jo. Kam vetėm lidhje pune.

    Si arrini t’i bindni kur i merrni nė emision?
    Gradualisht, emisioni, qė nga “dritare” tek “shqip” ka krijuar njė lloj emri dhe figure qė njerėzit kėrkojnė vetė tė vijnė. Pra nuk mė duhet shumė qė t’i bind. Nga ana tjetėr, kam krijuar njė marrėdhėnie shumė xhentile me kėta njerėz.
    Si ndiheni pėrballė tyre, sidomos kur u bėni pyetje pak me spec?
    Normal. Nė emision, nuk je mė Rudina, lė pjesėt e tua jashtė dhe merresh me njė problem. Pėr mua rėndėsi ka personi. Edhe publiku nuk ka shumė rėndėsi, sepse nuk e mendoj se sa mė dėgjojnė. Rėndėsi ka personi dhe unė. Ne tė dy do hyjmė nė dialog pėr njė ēėshtje. Por komunikimi ka qenė i kujdesshėm.

    Keni ndonjė politikan tė preferuar?
    Jo. Nuk kam asnjė tė preferuar. Ka emisione qė ka njerėz tė njė niveli jo shumė tė lartė, por shkoj shumė mirė. I vlerėsoj gjėrat nga problemi qė ngre. Mund tė jenė politikanė shumė tė njohur, trajtojnė njė problem pa ritėm dhe nuk ecėn emisioni. Nuk kam ndonjė vlerėsim tė veēantė pėr politikanėt.

    Gjėrat qė ju pėlqejnė mė shumė tė bėni?
    Nė kohė tė ndryshme gjėra tė ndryshme. Mė pėlqen tė jem nė det.Jo se dua notin, dua detin. Eshtė njė prej ndjesive mė tė pėlqyshme tė jem nė ujė. Me pėlqen tė fle, nė kuptimin jo tė ēlodhem, tė rri nė krevat, por tė fle e tė shoh ėndrra. Shumė fare, mė pėlqen momenti i zgjimit dhe gjimnastika e rikthimit nė kohėn kur ėndėrroja dhe kujtesa e gjithė detajeve. Mė pėlqen tė lexoj, tė udhėtoj. Ėshtė njė gjė qė tani e bėj rrallė. Por kam udhėtuar shumė, aq shumė sa mė duket e pamundur. Unė kam nisur ta dua Shqipėrinė nė kuptimin mė tė mirėfilltė tė fjalės, pėr shkak se kam shkuar gjithandej, nga Konispoli nė Vermosh, pėr punėn dhe me miq.

    Po nė palestėr shkoni? Sa kujdeseni pėr look-un
    Po, por bėj vetėm relax, nuk bėj gjėrat e rėnda. Pėrsa i pėrket flokėve, tashmė i kam shtrirė dhe i kreh pėrditė. Ndėrsa makiazh nuk bėj. Kryesisht veshjet i qep. Mė pėlqen tė jem sportive, por nuk rend pas markave tė njohura.

    Si ėshtė jeta juaj e pėrditshme ?
    E zakonshme, tepėr e zakonshme. Aq e zakonshme, saqė kur e kthej kokėn prapa, mė kanė fluturuar ditėt pa bėrė asgjė.

    Ju vjen keq pėr kėto ditė qė fluturojnė?
    Mė vjen keq, madje mė ka kapur njė ankth. Mė duket se dikur ka qenė mė bukur, dikur isha mė energjike, dikur ndieja mė shumė. Sikur s’po bėj asgjė tani. Mė ka rrethuar ky ankth, sidomos kėto kohė kur gjėrat lėvizin si mbrapsht.

    Pėr ēfarė do ta linit televizionin?
    Pėr momentin nuk mund tė largohem nga kulmi, nga kjo qė kam, vetė, me dėshirė. Por mua mė pėlqen tė shkruaj dhe nė njė tė ardhme tė largėt ose tė afėrt nėse do lija televizionin, do tė shkruaja. Kam shkruar tregime, poezi, pak nga tė gjitha dhe vetėm nė ‘96-ėn botova njė libėr, “Tė dua pėr sfond”, qė nė fakt e kam nė shtėpi. Me pėrjashtim tė kopjeve qė shtėpia botuese mori t’i shpėrndante vetė e tė tjerave qė ju fala miqve, nuk e ēova kurrė ne librari. Mė mbeti aty si njė ditar i botuar dhe goxha i shtrenjtė. Ai libėr mė frikėsoi ca pėr tė botuar sėrish, pasi kuptova se pėrtej tė shkruarės unė nuk dija tė menaxhoja pjesėn tjetėr po aq tė rėndėsishme. Qė edhe tė mos gėnjej, qė prej asaj kohe kam shkruar gjithmonė e me keq. Me njė gjuhė tė varfėr, dhe emocionale qė nuk ma mbush mendjen dhe sidomos pa ndonjė frymėzim pozitiv. Megjithatė sepse kam pėrshtypjen se kjo ėshtė kalimtare dhe ka pėr t’u rikthyer ajo frymė e mirė qė mė bėnte tė shkruaja. Asnjėherė nuk i dihet asgjėje. Sado qė na ėshtė mbushur mendja se jemi ne qė vendosim, mė duket se ne jemi tė fundit qė vendosim.

    Nga Alma Kushova @ Spektri.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Kuqe!
    E ke marre mundimin kot me sjelle foton e "asaj" ketu.
    Nuk ia vlen. Degjo mua.


    Le qe ē'flas edhe une....ti dukesh qe nga nick-u qe je mengjarashe.
    Korason - " blu e akullt "
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    nickun e kam se jam tere quka & kokekuqe, s'i re ne te kesaj here

    Per c'foto ma ke llafin, avatarken apo Rudinken?

  4. #4
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Kuqalashja
    nickun e kam se jam tere quka & kokekuqe, s'i re ne te kesaj here

    Per c'foto ma ke llafin, avatarken apo Rudinken?
    Aaaaaaaaaa pse s'je komuniste?????
    Avatarin e ke ne rregull . E kisha per "Ruud"- inėn.
    Naten e mire Kuqalashja.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  5. #5
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Vertet e ka Mi coracon... nqs eshte femer inteligjente edhe Rudina Xhunga mos te ngele femer pa u quajtur e tille!!!!!!
    Pershendetje
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  6. #6
    ne kerkim
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    10305
    Postime
    242
    Ej o goca avazh me kto xhelozira se late nom
    Si s'e thone njehere femrat llafin e mire per nje femer tjeter?!

    P.S Alesia shif MP
    timeo Danaos et dona ferentes

  7. #7
    Fragile Maska e Alesia
    Anėtarėsuar
    17-07-2002
    Vendndodhja
    Nder njerez
    Postime
    79
    Po jo mo Z nuk eshte pune xhelozirash por te pretendosh qe e njeh Rudina Xhungen kjo eshte kulmi......
    Rudina Xhunga kur flet te ze dhimbja e kokes, nuk di te artikuloje nje fjali me sens, diksionin e ka te shpifur...flet me hunde....
    Epo tani une nuk po them per kedo tjeter folese por per Rudina Xhungen nuk ia vlen barra qerane ta komentosh.....
    Degjoni se si flasin spikeret e tjera te te Top Channel. Sonila Meco etj etj......
    Ti pershendetje Z dhe mos u fut ne teme duke u bere interesant....
    Te mesosh dicka eshte gje e mrekullueshme, sepse sa here qe meson dicka,SHNDERROHESH NE DICKA TE RE.
    Leo BUSCAGLIA

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Po c'ju ka bere Rudi i shkrete, c'ju ka bere?

    Vete s'e kam pare ndonjehere emisionin "Shqip", por me eshte thene qe eshte i ndjekur dhe i suksesshem ne Shqiperi dhe prandaj e mendova te udhes te sillja nje interviste te drejtueses se tij. Ato cka thote Alesia une s'i di sepse s'e kam pare ndonjehere Rudinen ne TV dhe as e kam idene si flet. Por ndoshta fakti qe i eshte besuar nje emision i tille tregon qe s'eshte thjesht nje 'tjeter folese ne tv'.

    ēao, ēao

  9. #9
    one in a million Maska e ^VJOSA^
    Anėtarėsuar
    11-05-2002
    Vendndodhja
    OLIMP
    Postime
    323
    un psh se njof fare kete "ruud-inen"...sma kap TV top-chanellin...
    pastaj kuqe atyre spara ua besojne emisionet po ato i fitojne me miq...ose lefta (money) lol
    LuM i RrEmByEr

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Rudina nuk di si flet por per politikanet ne Tirane ajo eshte e rendesishme. Te gjithe duan te jene ne emisionet e saja e te grijne sallate.
    Per Rudinen ka dicka interesante ne nje artikull gazete ku flet nje nga ata qe "perpunohej" nga Tos Klosi mbas vrasjes se Azem Hajdarit.
    Personi, nje Tropojan Tirane, i implikuar ne rrethin e njerzve qe kane lidhje me vrasjen e Hajdarit, tregon se si disa tipa te futur nga Klosi, duke shfrytezuar friken e ketij nga ndonji hakmarrje e Shokve te Azemit i sillen rrotull dhe i sugjerojne ti gjejne nje pushke snajpere "per mbrojtje" dhe indirekt i "kujtojne" ketij se Berisha eshte kercenim per ty etj etj..pra me nji fjale..Vrite Berishen...
    Ne kete "Loje" kishte dhe Rudina nje Rol "special".

    Pra Rudina ka shume "funksione" ne TV Shqiptar.

    Pra koka e saje ka dhe xhunga te fshehta...

    Qashtu..

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    Ne interviste bo si goce mir kjo Rudina, po osh nji teze e vjeter ajo qe sbohet mo, e njof mire un.

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Aktivitete dhe organizime nė Angli
    Nga boys_ashes nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 277
    Postimi i Fundit: 27-11-2016, 12:47
  3. Rudina Xhunga
    Nga Hek nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 14-04-2012, 10:35
  4. Rudina Berdynaj
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 13:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •