Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1

    Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare nga viti 1941 deri ne vitin 1981.

    Marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare nga viti 1941 deri ne vitin 1981.

    Si u zhvilluan marredheniet jugosllavo-shqiptare gjate Luftes se II Boterore?

    Cili ishte ndikimi i Jugosllavise ne te gjitha zhvillimet politike, ushtarake dhe ekonomike ne Shqiperi?

    Cfare roli luajti faktori shqiptar ne Jugosllavi ne keto marredhenie?

    Cili ishte ndikimi i BRSS ne keto marredhenie?

    Cfare niveli kishin keto marredhenje pas daljes se Shqiperise nga Traktati i Varshaves?

    Cfare niveli kishin keto marredhenie pas prishjes se marredhenieve te Shqiperise me Kinen?

    Cfare ndodhi pas vdekjes se Titos ne zhvillimet jugosllavo-shqiptare?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 14:53

  2. #2
    Ja si i pershkruan ish-diktatori komunist keto marredhenie, ne librin e tij "Titistet" te botuar pas vdekjes se Titos.

    http://www.enver-hoxha.net/content/content_shqip/librat/librat-eh_titistet.htm

  3. #3
    Enver Hoxha thote se ne veren e viti 1941, komunistet shqiptare hyne ne lidhje internacionaliste me PKJ-ne dhe sipas tij, ky ishte nje tregues pjekurie qe kishte arritur levizja komuniste e asaj kohe ne Shqiperi.

    Kush i drejtoi komunistet shqiptare drejt PKJ-se?

    Sipas tij, pavaresisht nga zhvillimet historike serbo-shqiptare, atdhetaret shqiptare ishin te gatshem ti vinin kapakun gjithe se kaluares dhe nuk munguan asnjehere mesazhet per miqesi e fqinejsi te mire me popujt vellezer serb, malazez, maqedonas e te tjere.

    Po sipas tij, ne (shqiptare) nuk kishim dijeni per planet dhe platformat e Cubrollovicit, por shihnim dhe degjonim me dhimbje zbatimin e tyre ne praktike.

    Gjithnje sipas tij, ne nje situate te tille, te kerkoje marredhenie me PKJ nuk ishte e lehte dhe e thjeshte, por per ne komunistet, problemi ishte i qarte. Ne ne parim, kurresesi s'mund ta lidhnim komunizmin me shovinizmin dhe as PKJ me politiken shoviniste dhe reaksionare te qeverise jugosllave ndaj Shqiperise.

    Iniciatoret e krijimit te lidhjeve me PKJ ishin Enver Hoxha, Vasil Shanto, Qemal Stafa dhe Koço Tashko dhe sipas Hoxhes "shume pak, per te mos thene fare pak, dinim mbi jeten, veprimtarine dhe gjendjen ne kete parti.... Nuk njjihnim asnjerin nga udheheqesit e saj, bile as kishim degjuar se kush qene e si quheshin, por fakti qe PKJ ishte anetare e Kominternit... na shtynte te lidheshim me te si me nje parti moter qe luftonte per nje çeshtje te madhe, e cila ishte dhe çeshtja jone".

    "Nese njerezit tane s'do te na kuptonin ne fillim, shpejt do te bindeshin e do te na kuptonin".

    "Ne morem persiper ta sqaronim popullin shqiptar, t'ia thoshim hapur, siç ia thame, mendimin tone. Populli na kuptoi, populli yne i mrekullueshem qe kurre s'i jane errur syte nga parimet e semura te shovinizmit".
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 15:57

  4. #4
    Një album i tërë i tregon udhëheqësit e të ashtuquajturit shtab nacionalçlirimtar dhe drejtuesve të Partisë Komuniste të Shqipërisë me emisarët jugosllavë Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç. Natyrisht nuk bëhej fjalë për luftë. Të gjithë ata që kanë dalë në pyjet e bukura të Shqipërisë, në lëndinat me bar ose me borë, janë të gjithë të shëndetshëm në pritje të orës së mbarimit të luftës dhe sinjalit të duhur për të goditur “armikun” (që ishin kundërshtarët politikë).



    1942/Enver Hoxha, Miladin Popoviç, Dushan Mugosha në Labinot

    Miladin Popoviç, sekretar rajonal i PKJ-së për Kosovë dhe Metohi mori një rol kryesor në bashkimin e grupeve komuniste dhe në profilizimin e PKSH-së si një subjekt shtesë i PKJ-së. Në mesin e vitit 1939, PKJ-ja ishte e interesuar për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. Popoviç kishte hyrë në lidhje me komunistët e Shqipërisë për të sqaruar “rolin dyshues të Zai Fundos”. Ai (Popoviç), pasi mori nga Tito direktivat e veprimit në Zagreb, hyri në lidhje me Grupin Komunist të Shkodrës nëpërmjet Fadil Hoxhës, Emin Durakut dhe Thanas Zikos. Ky i fundit ishte student në Beograd, madje vdiq atje. Pas kësaj Hoxha dhe Duraku erdhën në Kosovë.

    Miladin Popoviç, mbajti në Konferencën e 5-të të PKJ-së në Zagreb, raportin mbi gjendjen e grupeve komuniste në Shqipëri. Pasi Jugosllavia u sulmua nga forcat gjermane dhe italiane në prill 1941, çka solli kapitullimin e saj, Miladin Popoviç, vëllai i tij dhe Kristo Filipoviçi u arrestuan teksa udhëtonin nga Kosova për në Mal të Zi, dhe u internuan në një shkollë të vjetër e të braktisur në Peqin. Ky arrestim ndërpreu edhe lidhjet midis komunistëve shqiptarë dhe jugosllavë. Në pranverë të vitit 1941, Vasil Shanto dhe Qemal Stafa të grupit të Shkodrës, ngarkuan Fadil Hoxhën për të mbajtur lidhjet e këputura më parë (Vladimir Dedijer “Il sangue tradito”). Në shtator 1941 vjen në Shqipëri e qëndron 10 ditë, Dushan Mugosha.

    Ai merr kontakte me grupet komuniste të Shkodrës dhe të “Të Rinjve”, ku ndër të tjera propozoi lirimin e Miladinit nga kampi i Peqinit. Koço Tashko në një letër që i shkruan Kominternit, thotë se që të lehtësohej procesi i formimit të partisë mbi bazën e shkrirjes së tri grupeve komuniste në shtator 1941 ai ka qenë në Vitomiric të Pejës (së bashku me Xhevdet Dodën dhe me një anëtar të grupit të “Të Rinjve”, për të folur me Dushan Mugoshën pranë KQ të PKJ-së atje, ku kishte kërkuar ndërmjetësim të kësaj partie për formimin e PKSH-së. Ata i kërkuan falje atij për mostakimin në Tiranë nga mosnjohja.



    Enver Hoxha, Miladin Popoviç, Vasil Shanto, Kristo Themelko,
    Ramadan Çitaku në Labinot pranë kasolles së Shegunit

    Pas kësaj, KQ i PKJ-së, dërgoi Mugoshën në Shqipëri për të qëndruar sa më gjatë, ku u kërkua nxjerrja e Miladin Popoviçit nga kampi i Peqinit. Personat që u morën me lirimin e tij ishin Vasil Shanto dhe Mustafa Gjinishi. Në kujtimet e tij Mugosha shkruan se Grupi i Korçës ishte më i vjetri dhe kishte kryetar Koço Tashkon, “ishdiplomat që kishte dalë shpejt nga puna, kishte banuar në Moskë dhe kishte punuar privat në Tiranë”. Ai thotë se Koçi Xoxe ishte zejtar që ishte anëtar i grupit që nga viti 1933, Miha Lako ishte punëtor, se Enver Hoxha kishte ardhur në Grupin e Korçës në prag të Luftës së Dytë Botërore. Si Dushani, ashtu edhe Miladini, përzgjodhën drejtuesit e lartë komunistë. Ata u bënë instruktuesit kryesorë të vëllavrasjes së madhe që ndodhi në vitet 1943 – 1944. Në fund të fundit, si komunistët, ballistët, zogistët, etj, ishin të gjithë shqiptarë. Vrasjet e tyre ishin vetëm në dëm të Shqipërisë.

    Por drejtuesit e lartë të PKSHsë, përveçse shërbëtorë ishin edhe krejt naivë. Të mbërthyer nga një arrogancë ndaj vëllezërve të tyre dhe të pushtuar nga një mendjelehtësi e jashtëzakonshme në raport me jugosllavët, komunistët e Shqipërisë kanë lënë në letër emocionet e tyre nga koha e luftës. Letrat drejtuar Miladin Popoviçit, Dushan Mugoshës por edhe Josib Broz – Titos, ngeleshin në çdo kohë, pengjet më të sigurta në duart të jugosllavëve. Janë qindra prej tyre që janë të struktura sot në arkivat e Beogradit, si dëshmia më e gjallë e asaj që ka ndodhur në atë kohë aq të vështirë për Shqipërinë. Jo pak presione është bërë me këto letra, pjesa publike e të cilave duhet të pranojmë se është mjaft e vogël. Ato janë përdorur për kthesa në histori ose për të bërë ujditë e nevojshme që siguronin një regjim të ashpër në Shqipëri dhe një terror të garantuar në Kosovë. Këto letra që po botojmë sot janë publikuar nga Vladimir Dedijer në librin “Gjaku i tradhtuar”, një libër që njohu botimin në vitin 1949 dhe që shihej më së shumti si kundërveprim ndaj skizmës së vitit 1948 kur Jugosllavia e shpall armike nga Stalini. Dedijer, sekretar i Titos, ka botuar disa letra me faksimile në librin e tij. në atë kohë Enver Hoxha tregoi një interes të paparë për të ditur se çfarë kishte tjetër në ato arkiva, kush kishte raportuar (ndoshta) kundër tij dhe si ruheshin raportimet e tij kundër të tjerëve.



    Dushan Mugosha dhe Vasil Shanto

    Letra e Enver Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

    Shok i dashur Dushan Mugosha! Tash jam më i fortë nga atë ditë që u ndamë po malli është kurdoherë i madh. Aliu qenkësh më i fortë nga ne, sido që sigurisht e marr me mënd ay e dinte se sa e preku ndarja. Jo ne por të gjithë ishin të prekur. Dr. Nishani zuri të qarët duke thënë ?kujtoj poshtërsitë që ka thënë armiku për Dushanë e Alinë për këta dy shokë, aq të mirë, të vendosur, që kanë lënë familjet, vendin e tyre dhe erdhën të na ndihmojnë ne, të luftojnë tok me ne?. Por të flasim për punë pak. Këtu kanë ardh gati të gjithë Tuk, Besnik, Hodo, Dali, Beqir Balluk, Nexhip, Pullumb etj. Nakua me Shulen s’kanë ardh akoma. Me ta kemi fillue me ba disa konferenca. E filloi Tuku me Besnikun, konferenca publike për mbi aksionet e Brigadës, qëndrimin e partizanëve etj.

    Do të fillojmë dhe një kurs të vogël, ne kemi konferenca me këto tema. -Lufta imperialiste e para, dhe e dyta, luftë e drejtë dhe e padrejtë. -Partia në Ushtri. -Organizimi i pushtetit. -Lufta Nacionalçlirimtare. Do të organizojmë edhe disa kurse ushtarake. Tuku nuk është shumë i kënaqur nga Mehmeti (mos e merr se po të shkruaj apostafat për këtë gjë dhe me tendencë). Por Tuku na priste dhe thotë se qëkur ka ikur Sala Mehmeti s’peshon njeri, përpara mbledhjes së brigadës ka nënvleftësuar aksionin kundër Haki Blloshmit dhe atë të. Urdhra të çuditshme dhe jo shoqërore i ka dhënë Tukut e mjaft gjëra të tjera. Të gjitha këto, mos ki frikë se do t’i shohim me gjakftohtësi, pa paragjykime dhe do të veprojmë ashtu si vendosëm. Zgjedhjet në Korçë po bëhen me sukses në zonat e lira, por kemi frikë se do të na vinë shumë pak nga zonat e okupuara. Do të të lajmërojmë për zhvillimin e gjërave.Dushan na shkruaj dhe ti kurdoherë. Të përqafoj me shumë mall Taras

    Letra e Nexhmije Hoxhës drejtuar Dushan Mugoshës

    I dashur shoku Dushan. Me keqardhje të madhe mora vesht largimin tënd nga Shqipnija. Veçanërisht më erdhi keq që nuk mundëm të takohemi para se t’iknje. Me gjithë se kemi ndenjur pak kohë bashkë e ndjej mungesën t’ënde në mes t’onë ashtu si edhe shokët më t’afërt. Sigurisht do të kujtojsh jo vetëm shokët që jetove dhe bashkëpunove gjatë këtyre dy vjetëve e ma, por sigurisht do të marrë malli dhe për malet e fushat e Shqipërisë që i lave me djersë dhe që u pive dhallën. A po jo ? Jo vetëm ne, por gjithë populli Shqiptar do të ketë një mik të dashur të tij e sigurisht kur të sjellë rasti të kthehesh ndonjë herë në vendin tonë, do të shohësh se me punë do të të shpërblejë atë që ke bërë për shpëtimin dhe naltësimin e tij. Sigurojmë me bindje të plotë që do të shtojmë gjithnjë hovin e punës që të forcojmë e të naltësojmë Partinë tonë dhe t’i sigurojmë dhe popullit t’onë pushtetin e tij.

    Se vetëm kështu do të shpërblejmë dhe ndihmën tuaj të vlefshme. Dushan, thuaju shokëve të Jugosllavisë, se shokët Shqiptarë ndjekin me admirim hapin e tyre dhe kërkojnë emra që të ndjekin dhe shembullin e tyre heroik. Thuaju që gjithë populli Shqiptar ndjenë për popujt e Jugosllavisë dhe për luftën e tyre një dashuri të madhe. Të gjithëve të fala shoqërore. Mos na harro. Po të mundësh na kujto dhe me ndonjë cop letër. Udhë e mbarë dhe u pjekshim për së shpejti në botën e lirë? Vdekje fashizmit - Liri popullit? Të fala shoqërore Nexhmija.

    Nga Kastriot Dervishi

    Gazeta 55

  5. #5
    OPINION I MILADIN POPOVICIT PER PARTIN KOMUNISTE SHQIPTARE

    Situatat që mbretëron midis grupeve në Shqipëri më 1941 u karakterizua kështu nga Miladin Popoviçi:

    ”Kemi gjetur nje kaos të vërtetë. Ndodheshin grupe dhe grurthe(gjithsejtë tetë,ndër të cilët dy trokcistë) Seicili prej tyre tërhiqte nga ana e tij..Shpesh herë bënin edhe bashkime marrëveshje për të paditur tek ne njëri-tjetrin. Bënin nga këto marrëveshje deri me Fundon. Mund të kishte çdo gjë tek këto grupe,por asgjë komuniste...”(Sang.trad f 8 nga realciobni i Miladin Popovicit Komitetit Qendror të partisë komuniste jugosllave,21 maj 1942)Bisedimet me këto grupe vazhduan prej dhjetë deri në 20 ditë. Kalonim nga një pjekje ilegale ne tjetrën. Me grupin e “Korçës “i rrahëm çështjet në shtëpinë e Enver Hoxhës e të Koço Tashkos. Ky grup nuk donte të njihte gabimet e tij,kërkonte të shpallej si parti e pastaj gjithë grupet e tjerë të mblidheshin rreth tij,por arritëm ta bindëm me argumente të forta që të pranoje krijimin e partisë. Në grupin e Korçës ndihma më e fortë na erdhi nga punëtorët Koci Xoxe dhe Pandi Kristo...”(San.trad. f9 nga shënimet e Dushan Mugoshës mbi aktivitetin e tij në Shqipëri në vitet 1941-1944)


    LETRA E MEHMET SHEHUT DREJTUAR MUGOSHËS

    ”Nuk kishin parti,por kishin dhe ishim komunistë bashibozukë,ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat,me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim,të formojnë partinë tonë komuniste,ta forcojmë.Na dhatë dorën,na mësuat,na ngritët si mëma foshnjën”.Në fund të letrës:”O Sale (pseudonimi i Dushanit)po për interesat e lartë të brigadës tënde, kë do të lesh pranë shtabit të përgjithshëm? Kujt do t’ia besosh këtë special special,or tu shoftë soji ve t’u bëftë na-a-a-a?!!!

    Bedri Spahiu:”Ne mësuam nga ti o Sale,atë çka është e nevojshme dhe e dosmodoshme , që të mendojmë e të ndjemë vete ,besoje të gjithë ne,na duket sikur kemi diçka nga qenia jote. Jeta jonë si komunistë është e lidhur me ty..Unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qenë e mundur”.

    “Pa le i shkreti Omer Nishani që është mbyllur në odë dhe qanë me ngashërime “duke kujtuar poshtërësit që ka thënë armiku për Dushanë...”(Sang trad,faksimale ku janë letrat të fotografuara).

    Kulmi mund të quhet thuhet në këtë koment fjala e E.Hoxhës në Berat në mbledhjen e plotë të të K.Q të P.K,në nëntorin e 1944.

    ”Shoku Blazo(Blazo Jovanovic) delegat i KQ.të PK jugosllave pranë K.Q të PK shqiptare) ka dhënë ndihmën më të madhe në përgatitjen e konferencës dhe në përpunimin e relacionit Blazo-ja qe për ne si të kishte zbritur Zoti Nga qielli...Sang Trad f26,shënim f28)

    http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=44&t=1909

  6. #6
    Letër e Bedri Spahiut drejtuar Dushan Mugoshës

    I dashuri Salë

    U ndamë pa u parë. Për dreq mu ngatërrue puna dhe nuk erdha dot një ditë më parë. Shpresoj se do të bëç gjithëçka që të vish prapë mbasi ti duhet ta çmosh nevojën që kemi ne dhe fundi i fundit u mësuam o Salë me njëri tjetrin. Do të ishte e nevojshme të paktën të gjindesh këtu deri në mbarim të luftës.

    Ne mësuam nga ti o Salë atë ç'ka asht e nevojëshme dhe e domosdoshme që të mendojmë e të ndjejmë vehten si komunista e prandaj unë për vehten e besoj të gjithë ne, na duket sikur kemi diçka nga qënia e jote. Jeta e jonë si komunist ësht lidhur me ty. Këtej rjedh boshllëku që unë ndjeva kur nuk të gjeta.

    E di Salë, që edhe ty të ka ardhë keq që je ndarë prej nesh dhe detyra që e ke kryer plotësisht do të jetë një ngushëllim për ti e unë ngushëllohem duke parë ndryshimin që kam bërë prej çastit të parë që jemi parë dhe se kam përfituar nga ti sa më ka qënë e mundur.

    Jepi përshëndetjet e mija shokëve trima Jugosllavë.

    Përqafime e u pafshim për së shpejti. Bedri 7/5/44 V.F.L.P.

    http://tiranaforum.forumfree.it/?t=45684969

  7. #7
    Kontaktet jane vendosur duke u nisur nga fakti se PKJ ishte anetare e Kominternit, mirepo edhe parti te tjera ne rajon ishin anetare te Kominternit (greke, bullgare etj) dhe lind pyetja se pse pikerisht me PKJ-ne?

    Siç duket keshtu ishte vendosur nga marreveshjet e partive komuniste ballkanike, qe qe ne fund te shekullit te 19-te kishin dale me tezen e Federates Ballkanike dhe roli i perfshirjes se Shqiperise ne te i ishte besuar pikerisht PKJ.

    Pra ishte PKJ ajo qe dergoi ne Shqiperi emisaret e saj, per te vene kontakte me grupime komuniste dhe per te krijuar prej tyre nje parti komuniste.

    http://en.wikipedia.org/wiki/Balkan_Communist_Federation


    ...

    Guided by the principle that a single Social-democratParty and a single trade union association per country should join it, the Balkan Social-democratic Federation will endeavour to attract the social-democratic parties which subsequently are to be formed in Turkey, Albania and Montenegro into its ranks, provided they adopt the principles of international revolutionary socialism.
    ...

    http://www.marxists.org/reference/archive/dimitrov/works/1915/balkan.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 19:19

  8. #8
    KONARE, Fan Noli dhe projekti i Federates Ballkanike.


    Dy letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi në 1928-ën
    2008-07-19

    Dy letrat e panjohura të Sejfulla Malëshovës nga Leningradi në 1928-ën

    "Ju atje duhet të jini qëndra e degës të Republikave të Bashkuara të Sovjetëve të grupit tonë. Kjo degë pas mëndjes s\‘onë duhet të qeveriset prej një sekretari. Si sekretar ne propozojmë Demir Godelin. Mbi punën e sekretarit, d.m.th., se cilin mendoni ju se duhet të jetë, na shkruani dhe kështu të vendoset njëherë e mirë e të nisë nga puna dega. Edhe ne të Komisionit të Përgjithshëm të degës, jemi antarë dhe si të tillë pagesat e përmuajëshme etj., do t\‘i dërgojmë atje. Dega të ardhurat e saj do t\‘i përdorë si për nevojat e degës dhe kusurin do ta nisë në qëndrën e përgjithshme. Me Naumin duhet të hyni drejt për drejt në lidhje. Ju atje të Moskës duhet të mblidheni shpesh në mbledhje zyrtare dhe të bisedoni në punrat e Grupit". Kështu shkruhet midis të tjerash në njërën nga dy letrat e gjetura kohët e fundit në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë, ku Sejfulla Malëshova (ish-ministri i parë i Kulturës në qeverinë komuniste të Enver Hoxhës në vitet 1945-46) ua dërgonte ato shokëve të tij të grupit komunist, në vitin 1928, kur ai ndodhej me studime në Bashkimin Sovjetik, pas bursës së dhënë nga Komiteti Nacional-Revolucionar (KONARE), që kryesohej nga Fan Noli. Po çfarë ishte Komiteti Nacional-Revolucionar? Kur ishte formuar ai? Kush e kryesonte dhe cili ishte aktiviteti i tij politik? Çfarë shkruhet në dy letrat e Malëshovës (të cilat po i publikojmë të plota më poshtë në këtë shkrim) dhe kush ishin anëtarët e tjerë të atij grupi komunist, për të cilët, Faik Konica thoshte se një ditë ata do të kthehen në atdhe dhe do t\‘i vënë zjarrin gjithë Shqipërisë?

    Çfarë ishte KONARE
    Pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet, në fundin e dhjetorit të vitit 1924, pothuajse pjesa më e madhe e kundërshtarëve të tij politikë, që ishin implikuar në kundërrevolucionin e qershorit, apo siç është njohur ndryshe nga propaganda dhe historiografia e regjimit komunist të para viteve \‘90-të si Revolucioni demokratiko-borgjez i Qershorit 1924, i cili rrëzoi me anën e forcës së armëve qeverinë e ligjshme të Shefqet Vërlacit, u detyruan të largoheshin nga Shqipëria. Pjesa më e madhe e tyre u vendos kryesisht në Bari të Italisë, ku përfituan dhe statusin e azilantit politik, si dhe në Francë e Austri. Grupi kryesor i kundërshtarëve më të betuar të Zogut u vendos në Vjenë dhe që nga kryeqyteti austriak ata vendosën që ta vazhdonin luftën për përmbysjen e qeverisë së Ahmet Zogut, e cila kishte dalë nga zgjedhjet e lira të janarit të vitit 1925. Në këtë kontekst ata u përpoqën të gjenin aleatët e mundshëm, ku do të mbështeteshin për vazhdimin e luftës së tyre kundër Ahmet Zogut. Kështu, një pjesë e mërgatës politike antizogiste e Vjenës, që kishte si lider kryesor të saj Fan Nolin, vendosi që të mbështeteshin te Bashkimi Sovjetik, i cili në atë kohë luante dhe rolin kryesor të lëvizjes komuniste në të gjithë botën. Pas kësaj, ky grup i dërgoi një letër qeverisë sovjetike, ku me anën e saj ata i kërkonin përkrahje morale dhe politike në luftën kundër regjimit të Zogut, të cilin ata e quanin qeveri reaksionare. Pas kësaj, ky grup vendosi lidhjet me Federatën Komuniste Ballkanike dhe nëpërmjet saj me Internacionalen Komuniste (Kominterni). Pas kësaj, duke u mbështetur në ndihmën e Federatës Ballkanike, ky grupim politik që kryesohej nga Fan Noli, më 25 nëntor të vitit 1925, organizoi në Vjenë një konferencë, ku u përfaqësuan edhe rryma të ndryshme të mërgatës politike shqiptare që ishte vendosur në shtetet e ndryshme të Evropës. Në këtë mbledhje u formua Komiteti Nacional Revolucionar (KONARE), i cili kryesohej nga Fan Noli. Në këtë komitet, përveç kryetarit të tij, Fan Nolit, morën pjesë dhe Halim Xhelo Tërbaçi, Omer Nishani, Riza Cerova, Kostandin Boshnjaku, Lano Borshi, Dr. Nush Bushati, Aziz Çami, Bedri Pejani, Ibrahim Jakova etj. Ku grupim politik, pas kësaj mbledhjeje e intensifikoi akoma edhe më tepër luftën kundër Ahmet Zogut, sidomos me anë të gazetës së tij, "Liria Kombëtare", të drejtuar nga Lano Borshi dhe Halim Xhelo, të cilën ata e nxirrnin në Gjenevë. Në atë kohë, në sajë të lidhjeve që KONARE krijoi me Bashkimin Sovjetik, u bë e mundur që 14 shqiptarë të shkonin me studime në Moskë dhe Leningrad. Këta studentë ishin Ali Kelmendi, Asllan Pejani, Qamil Çela, Fetah Ekmekçiu, Demir Godeni, Xhevdet Meqemeja, Ymer Domi, Naum Prifti, Rexhep Filati, Reshat Këlliçi, Reshit Daçi, Sejfulla Malëshova, Selim Shpuza dhe Haki Stërmilli. Më pas, aty nga prilli i vitit 1927, ky grupim politik i quajtur KONARE, e ndërroi emrin e tij dhe filloi të quhej Komiteti i Çlirimit Nacional. Aty nga fillimi i viteve \‘30, një pjesë e krerëve kryesorë të Komitetit të Çlirimit Nacional, si Ali Kelmendi, Omer Nishani, Riza Cerova, Halim Xhelo etj., u kthyen në Shqipëri, por pa mundur që të organizoheshin dot dhe në atë periudhë nuk patën ndonjë veprimtari të spikatur komuniste. Gjatë viteve të regjimit komunist, veprimtaria e KONARE-s u falsifikua dhe në librin "Historia e Shqipërisë" nuk u pasqyrua e vërteta e saj. Kështu u hoqën fare dhe nuk u pasqyruan aktiviteti i krerëve kryesorë të saj, si Lano Borshi, Ibrahim Jakova, Aziz Çami etj., të cilët gjatë viteve që pasuan nuk e ndoqën më lëvizjen komuniste, që kishin nisur në rininë e tyre. Përveç kësaj, në librin "Historia e Shqipërisë" (botimi i vitit 1984) u falsifikua pothuaj krejtësisht dhe deklarata e KONARE-s, e cila u nënshkrua në mbledhjen e 24 prillit të vitit 1927.


    Konica kundër KONARE-s

    Veprimtaria dhe aktiviteti i grupimit politik të inkuadruar në Komitetin Nacional-Revolucionar, që udhëhiqej nga Fan Noli, përveç reaksionit që ngjalli në qeverinë e Ahmet Zogut, pati dhe kritika të shumta nga personalitete të diasporës. Një nga këta ishte dhe Faik Konica, i cili asokohe kryesonte shoqërinë atdhetare "Vatra", që përbëhej nga emigrantë shqiptarë të vendosur në SHBA. Në gazetën "Dielli" (Boston, e shtunë 15 maj 1926), që nxirrte Shoqëria "Vatra", lidhur me veprimtarinë e grupimit politik të Fan Nolit dhe lidhjet e tyre me Bashkimin Sovjetik, Faik Konica midis të tjerash shkruante: " Nga letra dhe lajme me gojë të mara në kohrat e fundit, përmbledhim këto mi propagandën bolshevike në mes të shqiptarëve. Gjer në funt të Shën-Endreut 1924, propaganda bolshevike në Shqipëri ish në duar të një shqiptari të rritur në Rusi, njeri i hollë, i zoti dhe siç duket i bindur në mirësinë e theorive bolshevike. Fan Noli në këtë propagandë si në çdo gjë tjatër, ish vetëm një fytyrë e sërës së dytë. E para provë besnikërie që ky grup i vogël i dha Sovietit, qe fjala qesharake e Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, fjalë e pëlqyer në Rusinë Bolshevike, por shumë e dëmshme për Shqipërinë. Me të kthyer të legalitetit në Shqipëri dhe me t\‘ë ikur të Fan Nolit jashtë, qëndra e propagandës bolshevike u transferua natyrshit jashtë. T\‘ë ikurit, sa kohë patnë para nga ato që kishin prurë prej Shqipërie, nuk u munduan të gjejnë burime të tjera. Po paratë u mbaruan shpejt: dhe menjëherë nisën bisedime me Sovjetin për ndihma, bisedime që muarnë funt të pëlqyer. Përveç shumave të veçanta "për propagandë" që u dhanë, e u japin ca udhëheqësve të lëvizjes, Bolshevikët u kanë lidhur rroga dhe disa të ikurve, të porositur nga udhëheqësit: cave u japin nga 400 franga ar (80$) në muaj, ca të tjerëve nga 500 franga ar, (100$). Pastaj duke marrë në sy zhvillimet revolucionare që turbullonjësit kanë shpresë të bëjnë më tutje në Shqipëri, guverna bolshevike u kërkojë armiqëve të Shtetit t\‘onë nj\‘a dhjetë djem shqiptarë, që të venë në shkollën e veçantë të Moskës, ku formohen axhentat e Bolshevizmës. Këta studentë të çuditshëm, u dërguan dhe janë tani në Moskë, ku nxënë me sistem zanatin e revoluscjes që të venë nesër t\‘i vënë zjarrin vendit të tyre ose të bien në duart e policisë dhe të humbasin jetën e tyre për dhjamë qeni".

    Letra e parë e Sejfulla Malëshovës

    Leningrad 28.01 1928

    I dashur shok. Bashkë me këtë po nisim dhe përkthimet, ose më mirë parathëniet vetëm, pse siç e di, ata duan të dinë se ç\‘kemi shkruar. Ti shko me domosdo te Kollorovi, fol me të nga ana e grupit dhe pyete ç\‘bën me statutin dhe instruksionet që po përgatisin. Pyete pastaj për Fundon, i thuaj pastaj se pas letrave që kemi marrë ay se ka kuptuar mirë fare çështjen dhe se ne duhet të jemi me të në kontakt, ndryshe s\‘kemi se si të jemi në kurs të punëve të Shqipërisë. I thuaj ç\‘qe arsyeja që nuk ja dërguan letrën që i shkruam Fundos dhe përpiqeni të març vesh kur do të mbarohet apokrosimativisht punë e statutit. Në qoftë se kjo do të vejë gjatë, atëhere u thuaj të të thonë ç\‘mendojnë për grupin dhe pas letrës që kemi kuptuar mirë qëllimet e K J (Komunistëve Jugosllavë) dhe gabimet tona. Besoj se Kollaraovi do të ketë ardhur tashti aty dhe ti me çdo mënyrë përpiqu t\‘a gjesh. Dhe me punën e përkthimeve pyeti si kanë ndër mënt dhe kur t\‘i botojnë. I thuaj Hoxhës të na bëjë në formë dekllarat e një shkresë, në të cilën të tregojë arsyet e abstenimit të tij, kur u votua rezollucioni dhe dënimi i Shpuzës edhe bashkë me këtë version e tij të bisedimeve …të nxehta që kini pasur ti me atë dhe Rexhepi me atë. Këtë e kërkojmë pse dy shokë të grupit Godeli dhe Filati qahen për të dhe njeri prej tyre, Godeli, thotë se Hoxha e motivon abstenimin e tij kështu: Malëshova me Zavalanin kurdisin një intrigë kundër të pafajshmit, të papërlyerit Shpuzë dhe shokët e tjerë i hoqën pas hundës dhe se vetëm Hoxha, i patundur posi shkëmbi, nuk ra në këtë intrigë. Ne duam të dimë ç\‘ thotë Hoxha për këtë akuzë që po i bëhet. Pun\‘ e Ramos ç\‘u bë? Ju a u futët në parti? Kur të na shkruash duhet që të kesh letrën tonë parasysh dhe pikë për pikë të na përgjigjesh. Dhe te Borisi shko dëndur, e gjete librën mbi çështjen e atyre në Shqipëri? Për punë të gazetave i shkruani Qerimit që të interesohet të na i dërgojnë.

    Shokëve të fala. Yti me mall Sejfulla Malëshova.

    Letra e dytë e Sejfulla Malëshovës

    Leningrad, 25. IX. 1928

    Të dashur shokë, ne këtu i jemi vënë punës dhe besojmë që në një muaj e sipër si Abeceja ashtu dhe manifesti Komunist me gjithë shënime do të jenë gati. Veç kësaj Zavalani bëri në maqinë disa kopje të Statutit, të cilën e përktheu dhe rusisht për Kominternin. Juve po ju dërgojmë një kopje. Zavalani përktheu instruksionet rusisht për KJ. Një kopje shqip të instruksioneve po jua dërgojmë. Ju si vini me përkthimet? Duhet që jo vetëm të vazhdoni, po edhe t\‘a mirni me seriozitetin e duhur. Fundos nuk po i dëgjohet kakrima i duket se ka rënë butë atje në jugë. Kur të vijë mos harroni t\‘i thoni se duhet të vijë këtu me domosdo. Kajnon se arrimë dot në stacion atë mbrëmje që u nis. Rexhepi ç\‘bëri. E kapërxen rezikun e doktorit apo jo? Ju atje duhet të jeni qëndra e degës së Republikave të Bashkuara të Sovjetëve të grupit tonë. Kjo degë pas mëndjes s\‘onë duhet të qeveriset prej një sekretari. Si sekretar ne propozojmë Demir Godelin. Mbi punën e sekretarit, d.m.th. se cilin mendoni ju se duhet të jetë, na shkruani dhe kështu të vendoset një herë e mirë dhe të nisë nga puna dega. Edhe ne të Komis, të Përgj. jemi antarë të degës dhe si të tillë pagesat e përmuajshme etj do t\‘i dërgojmë aty. Dega të ardhurat e saj do t\‘i përdorë si për nevojat e degës dhe kusurin do t\‘ia nisë në qëndër të përgjithshme. Me Naumin duhet të hyni drejt për drejt në lidhje. Ju aty të Moskës duhet të mblidheni shpesh në mbledhje zyrtare, të bisedoni në punrat e Grupit. Duhet që të përpiqemi që secili të marrë pjesë aktive në çështjen e përgjithshme dhe të ndjejë se nuk është një njeri i izoluar, por një njeri i organizuar, antar i një organizate luftarake. Ne vendosmë si cilido prej jush muaj për muaj dhe rregullisht t\‘u dërgojnë nga 5 rubla. Pra ju duhet ta dini se këto asnjë prej jush nuk ka pse ua dërgon pse ju tek, po pse është i detyruar nga organizata. Dhe ju kini të drejtë të pretendoni që të ju dërgohen me rregull. Shuaip Hajnua do t\‘i marrë prej Reshat Këlliçit, Salih Hoxha prej Selim Shpuzës, Rexhep Filati prej Tajar Zavalanit, Demir Godeli prej Sejfulla Malëshovës. Shuaipit po i dërgojmë proces-verbalin mi zgjedhjen e Komisionit. Le të na japë mendimin e tij. Presim përgjigjie". Për Komisionin e Përgjithshëm. S. Malëshova.


    http://www.gazeta-shqip.com/ndryshe/4ce53a834c376be5bdead843b02f6367.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 03-12-2011 më 19:23

  9. #9
    Pra ishin shqiptaret e financuar dhe te pergatitur nga BRSS-ja, Kominterni dhe PKJ, qe eksportuan dhe nisen nga aktiviteti te disa levizjeve qe ne fasade mbuloheshin me emra kombetare, por qe ne thelb ishin levizje krejtesisht ne sherbim te ideologjise me te cilen ishte realizuar Revolucioni i Tetorit.

    KONARE e drejtuar nga Noli, ishte nderlidhesja e gjithe aktivitetit komunist ne Shqiperi.


    Noli kishte deshtuat me turp ne grushtin e shtetit kunder shtetit ligjor ne Shqiperi, ne te ashtuquajturin Revolucion te Qershorit te 1924-es.

    Ai qe historiografia komuniste e kishte trumbetuar me te madhe si nje revolucion demokratiko-borgjez, nuk ishte ne fakt asgje me teper se nje grusht shteti dhe si i tille ai nuk u njoh nga asnje shtet i botes.

    Me pas grupimet komuniste ne Shqiperi, provuan serish qe te rrenonin shtetin, permes te se ashtuquajturave demonstrata antizogiste te Fierit dhe asaj te bukes.

    Ne kete kohe vjen ne skene Ali Kelmendi.

    Cili ishte Ali Kelmendi? Me cfare detyrash ishte ngarkuar ai nga Kominterni dhe PKJ per Shqiperine?

    A ishte ai pararendesi i te gjithe misioneve te mepasme te PKJ, permes te cileve u be i mundur organizim dhe krijimi i PKSH-se?

    Ne vitin 1930, Ali Kelmendi ishte ngarkuar nga Kominterni, per te organizuar celulat komuniste ne Shqiperi.

    A njihej Kelmendi me Miladin Popovic? A njihej ai me Enver Hoxhen?

    Me Hoxhen po, sepse ata kishin punuar sebashku ne France. Po me Popovicin? A sherbeu Kelmendi si piketakimi ndermjet Hoxhes dhe Popovicit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-12-2011 më 14:49

  10. #10

    Dushan Mugosha: “Ne i mësuam komunizmin Hoxhës”

    Dushan Mugosha: “Ne i mësuam komunizmin Hoxhës”

    Publikuar më 26/12/2009

    Androkli Dralo

    Beograd, 17 gusht 1961 - Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu, Sekretari i Parë i Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Kryeministri i këtij vendi, akuzohen nga udhëheqësit jugosllavë se kanë ekzekutuar mijëra shqiptarë dhe mijëra të tjerë që pritet të “theren si dele” thjesht, sepse “e kanë dashur vendin dhe popullin e tyre”. Në një intervistë dhënë të përditshmes sllovene “Delo” të datës 16 gusht, Dushan Mugosha, Sekretari i Komitetit Lokal i Kozmetit, - zona e banuar nga qindra mijëra shqiptarë – përshkroi se si e kishin gjetur udhëheqësit jugosllavë Partinë e Punës të Shqipërisë në nëntor 1941 dhe se si e kishin inspiruar dhe ndihmuar atë deri në qershor të 1948-ës pas prishjes me Moskën. Në vitin 1941, Mugosha u dërgua së bashku me Miladin Popoviçin (udhëheqësin jugosllav të vrarë në zyrën e tij (1945) nga një shtetas shqiptar) për të bashkuar grupet komuniste në Shqipëri dhe për të themeluar Partinë dhe çetat partizane. Mugosha dhe Popoviçi arritën të bashkonin tre grupe komuniste: 1) të Korçës, 2) të Shkodrës 3) dhe të të Rinjve. “Askush nga këto tri grupe, - tha Mugosha,- nuk kishte asnjë filozofi për jetën, dhe akoma më tej, s’kishin as edhe një organizatë që do t’iu mundësonte atyre një luftë të suksesshme “kundër pushtuesve fashistë dhe tradhtarëve të brendshëm”, - tha Mugosha. “Veprimet e kryera nga Popoviçi dhe unë në Shqipëri, janë veprime që askush nuk do të mund t’i fshijë dot, pavarësisht gjithë përpjekjeve të bëra nga udhëheqësit shqiptarë për të falsifikuar historinë”, - vazhdoi më tej udhëheqësi komunist jugosllav. Mugosha shtoi se prej 8 nëntorit 1941, kur u themelua Partia e Punës së Shqipërisë, atij dhe Miladin Popoviçit u ishte dashur “të përsërisnin vazhdimisht gjërat më elementare” për shembull: Çfarë do të thotë të jesh një komunist, çfarë bën një komunist, etj. Më pas Mugosha shtoi: “Ndodhte që unë të përsërisja vazhdimisht se çfarë është Partia, çfarë janë celulat, çfarë është disiplina politike, çfarë lloj marrëdhënieje duhet të mbizotërojë në organizatë e kështu me radhë. Kjo duhet të përsëritej dhjetëra herë, derisa u krijuan celulat e Partisë. Fakti që shqiptarët edhe sot vazhdojnë të sulmojnë pareshtur mbështetësit e tyre jugosllavë, provon se Enver Hoxha dhe shokët e tij nuk ishin nxënës të mirë. Me sa duket, kjo është pikërisht arsyeja se përse zoti Mugosha kujton se si u bë Hoxha drejtuesi i çetave partizane shqiptare, duke shtuar se Hoxha ishte emëruar pikërisht nga ai dhe Popoviçi. Ky i fundit ishte dhe autori i njoftimeve të PPSH-së, ai instruktonte njerëzit se çfarë duhet të bënin dhe ishte inspiruesi dhe udhëheqësi i vërtetë i Partisë Komuniste Shqiptare”, - deklaroi Mugosha. Arsyeja e vërtetë se përse ekzistonte Partia Komuniste Jugosllave, mjaftonte dhe për ekzistencën e PPSH-së gjithashtu”, - vazhdoi më tej Sekretari i Komitetit Lokal i Kozmetit. Ai nuk harroi të përmendte dhe dy udhëheqës të tjerë komunistë: Svetozar Vukmanoviç-Tempo, shefin e tanishëm të sindikatës jugosllave dhe Blazo Jovanoviçin, udhëheqësin e Malit të Zi, - duke theksuar se ishin edhe dy jugosllavë të tjerë, pa ndihmën e të cilëve sot Partia e Punës së Shqipërisë nuk do të ekzistonte.

    http://lajme.shqiperia.com/lajme/artikull/iden/382245/titulli/Dushan-Mugosha-Shqiperise-Ne-i-mesuam-komunizmin-Hoxhes

  11. #11
    Letër e Hysni Kapos drejtuar Dushan Mugoshës

    I dashur shok Salë.

    Me gjith se Koçi më tha se do largoheshe menduam se do të takohemi para se të ikje, mbritëm në ¤¤¤ ditën që tinë jeshje larguar.

    Mbas pesë muajsh që ishim ndarë bashkë në Ramicë, mendoja se do çmalleshim për herën e fundit që tinë largohesh, do dëgjoja ndonjë këshillë tënden që për mua kanë qënë të vlefshme për të qënë një antar i Partisë, atë që unë dëshëroja nuk u realizua. Puna, vuajtjet dhe jeta që kemi kaluar bashk gjat këtyre dy vjetve nuk janë jo vetëm një kujtim yti për neve por dhe një model që e përfytyrojm. Dushani i cili për nevej quhet si notari që ka shpëtuar shokët nga valët e detit.

    Sigurisht tashti që u largove nuk ka mundësi takimi veçse të shpresojmë kur nevej të ja mbrrijm qëllimit, kur të paraqitet rasti, një letër jotja jo vetëm do të jetë si shenjë kujtimi por edhe e vlefshme për të shkuar nëpër mend gjithë këshillat dhe udhëzimet për të na vënë në rrugën e drejtë.

    Kur u ndava prej Brigadës shokët më ngarkuan të jap të fala juve dhe ata pandehnin se do të ishje këtu.

    Brigada e V ësht duke shkuar përpara nga çdo pikpamje, dita ditës po shtohet ¤¤¤ të Brigadës së VI. ¤¤¤ e ¤¤¤ zjarr e flakë e duan, tash brigada asht në qarkun e Përmetit :

    Dëshiroj kudo që të shkosh të gëzosh shëndet të mirë me gjithë shokë.

    Me gjithë shokët e Brigadës të bëjnë të fala ty dhe shokëvet të luftës të zonavet ku tinë do të shkosh.

    Të përqafoj me mall

    Besniku

    V.F.L.P.


    http://historia.ballikombetar.org/?id=pksh-pkj.html&what=artikull

  12. #12
    Emin Duraku nga Gjakova, ka qene nje tjeter shqiptar qe bashke me Fadil Hoxhen (te dy anetar te grupit te Shkodres), kane kerkuar qe te vendosin lidhje te rregullta ndermjet PKJ dhe grupeve komuniste ne Shqiperi.

    Keshtu ata ne vitin 1939 rikthehen ne Kosove, ku marrin kontakt nder te tjere dhe me Miladin Popovic.

    Ne vitin 1941, Emin Duraku ngarkohet nga Miladin Popovic qe te behet anetar aktiv i levizjes komuniste ne Gjakove, si pjese e PKJ-se.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 04-12-2011 më 15:20

  13. #13
    Kosova, mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, 1941-1945

    Nga: Revista Mapo

    Trajtesa e mëposhtme është një përpjekje për të shqyrtuar procesin e ndarjes së dytë të Kosovës nga Jugosllavia më 1941 dhe e bashkimit të dytë të saj me Shqipërinë në epokën bashkëkohore. Në të njëjtën kohë, artikulli pretendon të zbulojë rrënjet dhe mënyrën e pushtimit (riintegrimit) të tretë të Kosovës nga Serbia dhe Jugosllavia dhe të hedhë një dritë më të qartë e më të faktuar, mbi procesin e një gjenocidi të fshehtë, ushtruar në rrjedhën e vitit 1945, ndaj popullit shqiptar në Kosovë dhe në Maqedoninë veriperëndimore

    Nga Romeo Gurakuqi

    1. Hyrje në trajtimin e problemit
    Bëhet fjalë për një spastrim të kujdesshëm, por intensiv mashkullor, nga rajonet e lartpërmendura, i kryer, për fat të keq, nën bashkëpunimin e heshtur dhe të hapur të autoriteteve partizane e komuniste të Shqipërisë, të cilët madje kishin ndihmuar qartësisht në procesin e riintegrimit të territoreve të lartpërmendura nën Serbi dhe Jugosllavi. Megjithëse procesi genocidal ndaj djelmnisë shqiptare të Kosovës dhe Maqedonisë Veriprendimore është pjesë e një strategjie të gjerë të udhëheqjes komuniste jugosllave të drejtuar nga Tito, për të eliminuar vatrat etnike jo-sllave nga territori i Jugosllavisë (kujtojmë në këtë rast masakrimin e popullsisë italiane të Istrias), rasti ynë paraqet veçantitë e veta, mbasi bëhet fjalë për spastrim selektiv gjinor, që synonte të nulifikonte forcën e rëndësishme të qëndresës ndaj një strategjie mjaft mirë të menduar, jo vetëm të aneksimit të Kosovës nën Serbi, por edhe të Shqipërisë nën Jugosllavi.
    Studimi synon të nxjerrë në dritë rrënjët historike të eleminimit të djelminsë së Kosovës. Kërkimi e ridimensionon tërësisht edhe atë që konsiderohet si Masakra e Tivarit, kryer nga Brigada X partizane malazeze, mbasi ai nxjerr në dritë, mendoj për herë të parë, fakte që dëshmojnë se Masakra e Tivarit është vetëm një nga ngjarjet e procesit genocidal që është konsumuar në shumë cepa të Jugosllavisë, në Dalmaci dhe në Vojvodinë, por, fatkeqësisht edhe në Shqipëri, në rrugën nga Kukësi në Shkodër e drejt Ulqinit, nën syrin e armët e heshtura të partizanëve të UNÇSH.
    Nga ana tjetër më duhet të pranoj se studimi është vetëm një hyrje e përciptë në një shqyrtim të vështirë, po aq i vështirë sa ka qenë për autoritetet italiane zbulimi i masakrës së kryer ndaj italianëve të Istrias nga autoritetet komuniste jugosllave, për shkak se gjenocidi është konsumuar në një hapësirë të pamasë të këtij vendi, në kushtet e mungesës së dëshmisë njerëzore, kryer me një urrejtje të paparë etnike, e denjë për Ballkanin dhe për komunistët ballkanikë, në rrethanat e turbullirës dhe mjegullës së fundit të Luftës së Dytë Botërore.
    Punimi mbështetet kryesisht në dokumentacionin arkivor britanik që autori ka mbledhur nga Londra në vitin 2005 dhe në disa dokumente arkivore shqiptare, pa pretenduar t’i shkojë në këte fazë deri në fund shfaqjes të së vertetës.

    2. Parahistoria e marrëdhënieve ndërkomuniste shqiptaro- jugosllave. Pushtimi italian i Kosovës, 1939-1943
    Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, në mars të vitit 1941, qeveria mbretërore jugosllave vendosi për t’u bashkuar me Boshtin Qendror të shteteve, të përbërë nga Gjermania, Italia dhe Japonia, mirëpo një grusht shteti bëri që ky vendim të përmbysej. Pas këtij momenti, Gjermania vendosi ta sulmonte Jugosllavinë, pasi qeveria e re e ardhur në Beograd pas grushtit të shtetit, shfaqi ndjenja miqësie në drejtim të BRSS.
    Ushtria Mbretërore Jugosllave nuk mund të kishte asnjë shans kundër makinerisë ushtarake të luftës së Gjermanisë naziste dhe gjithashtu disa pjesë të vendit, dhe para së gjithash Kroacia, kishin shfaqur pak disponim për të luftuar për Jugosllavinë e vjetër.
    Kur Fuqitë e Boshtit arritën të fitonin kontrollin në Gadishullin Ballkanik, u ra në një mendje mes Gjermanisë dhe Italisë që Perandoria Italiane duhej të përfshinte brenda saj edhe territorin e Kosovës, që më parë ishte pjesë e Jugosllavisë (PRO.HS.7.70, S.O.E. History, File number 37/B, Allied Military Mission in Albania, 1942-1945, faqe 3.)
    Pas pushtimit Jugosllavia u copëtua. Serbia u cungua dhe u vendos nën sundimin e një gjenerali gjerman, i cili caktoi gjeneralin serb Milan Nedic, si kryetar të Administratës Serbe. Kosova u inkorporua në Shqipërinë e pushtuar nga Italia; Mali i Zi iu dha Italisë; Hungaria mori rajonet e Baranja dhe Baçkës të zonës veriperëndimore të Serbisë; Maqedonia u nda në mes Bullgarisë dhe Shqipërisë së pushtuar nga Italia. Sllovenia u nda në mes Gjermanisë dhe Italisë; Kroacia u bë nominalisht shtet i pavarur, i emërtuar Shteti i Pavarur i Kroacisë (NDH), i cili nga ana e vet inkorporoi brenda njësisë së vet, Bosnjën dhe Hercegovinën. Qeveria e Kroacisë u vendos në duart e elementëve ekstremistë djathtistë, të drejtuar nga Ante Pavelic. (R.J.Crampton, The Balkans, Since the Second World War, Pearson Education Limited, UK, 2002, pg. 11-12.)

    Le të dalim tek Kosova. Çfarë kuptohej aso kohe me Kosovë?
    Termi Kosovë asokohe është aplikuar në tri mënyra:
    - Sipas mënyrës së parë, me Kosovë kuptohej i gjithë territori i aneksuar nga dezintegrimi i Jugosllavisë në Shqipëri dhe pak më shumë se kjo, jashtë kësaj pjese të aneksuar, në pjesën veriore dhe lindore që aspirohej nga nacionalizmi shqiptar;
    -Sipas mënyrës së dytë, e gjithë kjo pjesë e territoreve të aneksuara në Veri të Malit të Sharrit (Sar Planina) dhe në jug të Mokra Planina (dmth të gjitha territoret e aneksuara Shqipërisë, me perjashtim të disa (a) fragmenteve në Veri perëndim, të marra nga Mali i Zi, dhe (b) në disa hapësirave në Veriperëndim të Maqedonisë në pjesën jugore të territorit të aneksuar).
    -Sipas mënyrës së tretë, kemi Fushë Kosovën, që është gjysma lindore e Kosovës në kuptimin e dytë (gjysma perëndimore është Fusha e Metohisë ose siç thirret ndryshe nga shqiptarët Rrafshi i Dukagjinit).
    Hapësira e referuar si KOS-MET është e barabartë me Kosovën në kuptimin e tretë plus Rrafshin e Dukagjinit dhe që korrespondon tërësisht me Kosovën në kuptimin e dytë.(PRO.WO.204.9428,From, Captain Vandeleur Robinson to Miss Barker, 20 March 1944, Reference: Force 133’s B8/GSP/6?68 of 5th March.)
    Duke u kthyer në brendësi të ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, do të mund të kuptohen më mirë proceset politike të fundit të luftës dhe riintegrimit të Kosovës në Jugosllavi.
    Me ndihmën e Gjermanisë hitleriane, gjatë periudhës 1939-1943, Italia realizoi ambiciet e saj në Ballkan, në dëm të Jugosllavisë. Në fillim të kësaj periudhe, irridentizimi shqiptar në Kosovë u nxit të përgatitej për bashkimin e këtij territori me Shqipërinë. Një bashkim i tillë u krye më anën e traktatit të datës 15 qershor 1941 me Bullgarinë. Menjëherë pasoi reagimi serb dhe malazez:
    Gjatë verës së vitit 1941, u kryen sulme nga ana e kufirit malazez në zonën e Gucisë;
    Gjatë dimrit 1941 u kryen sulme përgjatë kufirit serb në krahinën e Mitrovicës, Novi Pazarit dhe Sjemnicës.
    Këto sulme u zmbrapsen nëpërmjet koordinimit të veprimeve të forcave italiane dhe shqiptare. Për pjesëmarrjen e tyre në veprime, disa udhëheqës të fiseve malësore shqiptare morën “Medaljen e Argjendtë” nga vetë Musolini. Pas kësaj, italianët krijuan “Gardën Shqiptare të Kosovës” nën komandën e Prenk Previzit, me rekrutë kosovarë, dhe “Komitetin e Mbrojtjes së Kosovës” nën presidencën kolektive me rotacion të Ferhat Dragës, Bedri Pejanit dhe Iliaz Agushit. Para armëpushimit me Italinë, ky i fundit ishte zëvendës kryeministër i Shqipërisë (Iliaz Agushi është vrarë në dhjetor 1943) dhe njëkohësisht president i radhës i Komitetit. Duhet të saktësojmë gjithashtu se Ferhat Draga dhe Bedri Pejani kanë qenë në periudhën pararendëse deputete të parlamentit jugosllav. (PRO.WO.204.9428, From Captain Vandeleur Robinson to Miss Barker, 20 March 1944, Reference: Force 133’s B8/GSP/6?68 of 5th March. Enclusire, Draft “Kosovë”)
    Ferhat Draga ka qenë anëtari më aktiv i Komitetit të Mbrojtjes së Kosovës në verën e vitit 1943. Për këtë ai do të bëhej në vijim të kësaj periudhe Guvernator i Kosovës (dmth Kosovës në kuptimin e saj më të gjerë, që përfshinin të gjitha territoret e aneksuara Jugosllavisë, me përjashtim të territoreve të shtuara në prefekturat e vjetra të Shkodrës dhe të Dibrës).(PRO.WO.204.9428,From, Captain Vandeleur Robinson to Miss Barker, 20 March 1944, Reference: Force 133’s B8/GSP/6?68 of 5th March.)
    Garda Shqiptare e Kosovës ka qenë përgjegjëse për mbrojtjen e kufijve të rinj dhe ushtrimin e veprimtarisë policore brenda kësaj hapësire të re të përfshirë në Shqipërinë nën pushtimin italian. Kosovarët shfrytëzuan këtë rast për t’u hakmarrë në këtë periudhë kundër kolonistëve serbë, të cilët u detyruan të largohen për t’u mbrojtur, në Serbi, ose në Mal të Zi, ku madje u bashkuan ose më forcat partizane, ose me ato çetnike.
    Në janar të vitit 1943 forcat çetnike të drejtuara nga Gjurishiq dhe Mihailoviq, sërish invaduan Kosovën, duke shkatërruar fshatra të tëra dhe duke masakruar popullsinë në Bihor dhe Rozhajë. Sipas statistikave, 4626 shqiptarë u vranë ose u plagosën, dhe 200 gra dhe vajza u grabiten. Në këtë rast, italianët, të cilët në këtë moment ishin duke mbështetur Gjurishiq dhe Mihaijloviq, nuk ndërhynë. Ky fakt në mënyrë të padyshimtë ndikoi në ngritjen e ndjenjës anti-italiane në Shqipëri. (PRO.FO.371. 48090/8181/237/90, Mr. Ralph Skrine Stevenson to Mr. Eden, Belgrade, 27th April 1945.)
    Me 16 shtator 1943, një regjiment i Gardës së Kosovës mori pjesë në luftime kundër malazezëve, të cilët kishin sulmuar Gjakovën. (PRO.WO.204.9428, From Captain Vandeleur Robinson to Miss Barker, 20 March 1944, Reference: Force 133’s B8/GSP/6?68 of 5th March. Enclusire, Draft “Kosovë”.)
    Pas armëpushimit të Italisë, në Kosovë u krijua “Lidhja e Dytë e Prizrenit”, më 18 shtator 1943. Kjo organizatë krijoi edhe një Asamble Kushtetuese, pozicioni gjysmë autonom i së cilës u ratifikua nga Këshilli i Regjentëve të Shqipërisë, me 14 mars 1944. Qëllimi kryesor i kësaj organizate ishte të mbronte dhe të çlironte territoret e Kosovës nga serbët. Kjo organizatë arriti të kontrollonte të gjithë administratën brenda zonës dhe kishte katër batalione milicie nën komandën e major Bajazit Buletinit. Gjermanët e shfrytëzuan këtë rast dhe arritën të krijonin në mars 1944 Divizionin SS “Skanderbeg” me 7000 shqiptarë nga Kosova të drejtuar dhe stërvitur nga oficerë gjermanë. Në të njëjtën kohë, një konferencë e prijësve shqiptarë, që u mbajt respektivisht në Maqellarë dhe Rugovë, vendosi të krijonte një komitet ushtarak për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit dhe ndërmori rekrutime masive anekënd territorit. Kjo gjë pati sukses të konsiderueshëm. Rojet kufitare u përforcuan, njësi policore shqiptare u formuan dhe ata filluan të shërbenin si garnizone policore në Serbi (është fjala për territorin e kontrolluar nga gjermanët), por edhe në Francë dhe Holandë. Kur në verën e vitit 1944 pozitat e gjermanëve në Ballkan u përkeqësuan, Dr. Xhafer Deva u bë Kryetar i “Lidhjes së Dytë të Prizrenit” dhe Komisioner i Lartë i Krahinës së Kosovës. Përballë kësaj opozite të fuqishme lëvizja partizane në Kosovë asnjëherë nuk arriti përmasa të konsiderueshme.
    Për arsye se vendet Perandoria Habsburge kishte qenë ndër kohë mbështetësja më e vendosur e krijimit të Shqipërisë natyrale dhe për faktin që nën Gjermaninë naziste, një aspiratë e tillë u bë realitet, duhet të thuhet, se në Kosovë mbështetja për partizanët, me frymëzim sllavo-komunist ka qenë pothuajse inekzistente. Këtu shumica e popullsisë shqiptare preferonte të ruante kufirin e kohës së luftës, i cili i kishte përfshirë ata nën shtetin amë shqiptar. Vetë KOS –MET, organizata nacional -çlirimtare e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë mbështetje në popullsinë shqiptare të Kosovës, sa t’i mundësonte kësaj organizate partizane shqiptaro-jugosllave të ndërmerrte aksione brenda territorit të krahinës së lartpërmendur. Kështu kjo organizatë më shumë ka vepruar jashtë territorit të Kosovës (në Tetovë), (krahinen e Preshevës) dhe në (Shqipërinë verilindore). Arsyeja kryesore pse KOSMET ka qenë jo popullor në Kosovë është lidhur me bashkëpunimin e ngushtë të kësaj organizate me Marshallin Tito. (PRO.WO.204.9428, From Captain Vandeleur Robinson to Miss Barker, 20 March 1944, Reference: Force 133’s B8/GSP/6?68 of 5th March. Enclusire, Draft “Kosovë”.) Për më tepër, KOSMET, si organizatë, ishte njohur prej anës së Gjeneral kolonelit Enver Hoxha, që të vendosej nën urdhërat e Titos, me zonën e Kosovës si sferë të saj të ndikimit (PRO.HS.7.70, S.O.E. History, File number 37/B, Allied Military Mission in Albania, 1942-1945, faqe 16.)
    Ajo çfarë duhet të saktësohet është se, së paku duke filluar nga fillimi i vitit 1944, Kosova u bë një fushë betejash dhe ballafaqimesh të interesave nga më të përkundërtat ushtarake dhe politike, të cilat përfshinin, forcat kombëtare shqiptare, forcat çetnike serbe, forcat partizane jugosllave, reparte të majta bullgare etj.
    Në rrethanat e konsolidimit të pushtetit shqiptar në Kosovë, Lëvizja Nacional-Çlirimtare Jugosllave, që aspironte të merrte pushtetin pas Luftës së Dytë Botërore, filloi që në këtë kohë përgatitjet për minimin e bazave të unifikimit të Kosovës në Shqipëri.
    Nga vitit 1941 u bënë përpjekje për të përthithur një lloj mbështetjeje mes shqiptarëve dhe po këtë vit dy delegatë nga Tito, Ali Dushanoviq dhe Miladin Popoviq, morën pjesë në mbledhjen themeluese të PKSH.

    3. Pozita e Frontit Nacional-Çlirimtar
    Pas krijimit të PKSH më 1941, kjo organizatë kërkoi ndihmën dhe mbështetjen e PKJ. Komunistët serbë dërguan pas kësaj në Shqipëri dy oficerë, Ali Dushanoviq dhe Miladin Popovic. Këto dy oficerë u arrestuan nga italianët në fillim të vitit 1942 dhe u internuan në një kamp internimi në Shqipëri. Më pas ata u çliruan nga udhëheqësi komunist shqiptar Mustafa Gjinishi. Përzgjedhja e Ali Dushanoviq, një njëri ky mjaft i mprehtë dhe finok, ishte e përllogaritur, mbasi ai ishte me origjinë nga Peja.
    Këta persona kanë qenë pikat e kontaktit të ndërlidhjes në mes partizanëve jugosllavë dhe PKSH dhe kanë qenë pikërisht këta që u përpoqën të krijojnë një lëvizje partizane në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit.
    Bazuar në një direktivë nga Moska, të gjitha partitë komuniste duhej të shtypnin lëvizjet nacionaliste brenda vetës në interesin e ndërsjellët të kombeve të Ballkanit dhe formimit të Lëvizjeve Nacional Çlirimtare kundër fuqive të boshtit fashist. Në Shqipëri një lëvizje e tillë u njoftua me Konferencën e Pezës më 16 shtator 1942 dhe pas kësaj u zhvilluan ndërlidhjet me partitë komuniste jugosllave, malazeze, maqedonase dhe greke.
    Për sa i përket lëvizjes nacional-çlirimtare në Kosovë, aty, në fund të vitit 1943, u krijua edhe KOSMET- (Kosovo-Metohija), për të cilin folën edhe më lart, e që përgjigjej para Marshallit Tito. KOSMET përbëhej në anëtarësi, gjysma prej serbësh dhe gjysma prej shqiptarësh, mes të cilëve shquheshin Mehmet Hoxha dhe Fadil Hoxha. KOSMET ka qenë detyruar të përkufizohej në aktivitetin e vet brenda sferës politike, më synim kryesor uljen e ndjenjave antiserbe në mes kosovarëve. U bënë përpjekje edhe për të ndërtuar një organizatë politike partizane në Kosovë dhe pak Komitete Nacional-Çlirimtare. FNC i Shqipërisë pati këmbëngulur në një karakter të pavarur të kësaj organizate. Qëllimi i këtij synimi, duke ndjekur direktivat fillestare komuniste, ishte të shtypte ndjenjat antiserbe në Kosovë. Në janar të vitit 1944 në Kolgecaj të Tropojës, Malësi te Gjakovës, u mbajt një Kongres i KOSMET-it, në të cilin morën pjesë 52 delegatë, përfshirë edhe delegatë të nacionalitetit serb dhe malazez dhe dy ish deputetë të parlamentit jugosllav. Emërtimi KOSMET është një përzierje e fjalëve Kosovë dhe Metohi, që janë dy lokalitetet e entitetit KOSOVË, respektivisht pjesa lindore dhe ajo perëndimore. Në konferencën e muajit janar që u drejtua nga Mehmet Hoxha, u zgjodh një këshill i përbërë si më poshtë vijon: President –Mehmet Hoxha, Nënpresidentë Rifat Berisha dhe Padel Yovichevich (malazez), anëtarë: Ali Shukriu, Milan Zeqhar (serb), Daud Ardyshi, Fadil Hoxha, Xhevdet Doda, Zeqir Jarexha. Ata vendosen që të luftonin në anën e Aleatëve të Koalicionit Antifashist, mbi bazën e Kartës së Atlantikut dhe për të dërguar përfaqësuesin e tyre në LNÇ dhe tek Marshalli Tito. KOSMET supozohej se ishte një organizatë që përfaqësonte interesat jugosllave dhe shqiptare. Zona e saj e shtrirjes së aktivitetit përfshinte rajonet e Kosovës, Metohisë, Pukës, Nikaj, Mertur, Krasniqë. (PRO.WO.204.9428, From Captain Vandeleur Robinson to Miss Barker, 20 March 1944, Reference: Force 133’s B8/GSP/6?68 of 5th March.)
    Megjithë aktivitetin e pakët ushtarak në Kosovë, njësitë partizane kosovare luftuan që herët së bashku me UNÇJ në Maqedoni dhe Serbi, nën komandën e shtabeve të këtyre hapësirave. Që në vitin 1942 ishin formuar dy batalione kosovare në kodrat në perëndim të Tetovës, të cilat luftuan brenda njësisë së quajtur Brigada e Parë Maqedonase, derisa ajo u shndërrua në Brigadën e Parë Kosovare, të përbërë nga 800 trupa, në qershor 1944. Në fillimet e veta kjo brigadë ishte e përbëre nga serbë të ikur, por në qershor të vitit 1944 llogaritej se 30% e kësaj brigade ishte e përbërë nga partizanë shqiptarë. Një brigadë tjetër kosovare me 400 trupa u formua në Skopska Crna Gora në fillim të vitit 1944, në zonën në lindje të hekurudhës Nish–Shkup. Pjesa e stafit të KOSMET ka qenë e pozicionuar në territorin serb, në jug të Radan, mbrojtur nga një batalion i përbërë nga 100 kosovarë. Deri në verën e vitit 1944 KOSMET nuk mori pjesë në ndonjë aktivitet me karakter ushtarak, ndërsa në gushtin e vitit 1944 KOSMET, në hapësirën në mes Pejës dhe Gjakovës, u bashkua me Brigadën e Parë Kosovare nga Maqedonia. Megjithatë, forcat partizane në Kosovë mbetën të dobëta dhe nuk arritën të ofronin ndonjë rezistencë për t’u shënuar.
    Lëvizja më e rëndësishme e rezistencës ka qenë ajo e ndërtuar nga Gani Kryeziu, një pronar i madh tokash nga zona e Gjakovës. Marrëdhëniet në mes KOSMET dhe Gani Kryeziut kanë qenë korrekte dhe operacionet rastësore ushtarake janë kryer së bashku, por për shkak të refuzimit të tij për t’u bashkuar me KOSMET, ai u kërcënua nga forcat partizane të kësaj organizate dhe më vonë, në fund të vitit 1944 jeta tij do të rrezikohej tmerrësisht nga bashkëpunimi i UNÇSH dhe UNÇJ, për të cilin zhvillim do të flitet me tej në këtë shtjellim. Më tej, përpjekjet e UNÇJ për të dërguar trupa në Kosovë nuk kanë qenë të suksesshme. Kjo sepse rezistenca që u bënë atyre rojet kufitare kosovare ka qenë shumë e fuqishme dhe në muajin maj 1944 korpusi i dytë i UNÇJ, në përpjekje për të hyrën në Kosovë përmes Malit të Zi dhe në korrik 1944 forcat serbe të drejtuara nga Gjeneral Lejtnanti Popoviq, duke përparuar prej veriut të Gjilanit, u sprapsen nga forcat qeveritare kosovare (nënkuptoj forcat e qeverisë shqiptarë të periudhës së pushtimit gjerman). Për shkak të kësaj disfate pothuajse të plotë në Kosovë dhe brutalitetit të kosovarëve kundrejt kolonistëve serbë, pjesa më e madhe e partizanëve jugosllavë krijuan një pamje krejt pesimiste për mundësinë e fitores me anë paqësimi mbi kosovarët. Në përgjithësi, opinioni i pjesës më të madhe të partizanëve jugosllavë, të cilët patën të bënin shumë me shqiptarët e Kosovës gjatë viteve të luftës, mes të cilëve shquhet Gjenerali Vukmanovic Tempo, shpesh patën deklaruar se ata ishin banditë të pakorrigjueshëm, të cilët duhet të çohen në hell me metoda të ashpra kur vendi do të çlirohet. (PRO.FO.371. 48090/8181/237/90, Mr. Ralph Skrine Stevenson to Mr. Eden, Belgrade, 27th April 1945.) Kjo ndoshta është pikënisja e politikave të ndjekura në vijim nga komunistët jugosllavë ndaj Kosovës dhe popullsisë shqiptare në këtë anë të Ballkanit.
    Gjatë vitit 1944 u zhvilluan një seri sulmesh në territorin e Kosovës të pushtuar nga gjermanët, të cilat kulmuan në bashkëpunimin në mes Marshall Titos dhe FNC të Shqipërisë.
    Sulmet gjatë periudhës së parë të vitit 1944 mund të listohen si më poshtë:
    1. Në mes datës 11 dhe 20 shkurt 1944 çetnikët serbë dhe trupat e Nediq pushtuan fshatrat shqiptare në veri të Pejës;
    2.me 29 maj 1944 njësitë e 2 korpusit të dytë të mareshalit Tito kryen një seri sulmesh nga zona e Beranes në drejtim të Morinës, Plavës dhe Rozhajës.
    3. Në fund të qershorit 1944 shtabi i përgjithshëm serb, duke punuar në bashkëpunim me Marshall Titon, filloi pushtimin e Kosovës në zonën e Gjilanit.
    4.Cili ka qenë reagimi i qeverisë shqiptare të Regjencës?
    Duke qenë se FNÇ shqiptar ishte i organizuar dhe i drejtuar nga serbët, asgjë nuk mund të pritej prej kësaj organizate ndaj reagimit serb. Qeveria shqiptare e Regjencës në fuqi, për kundërveprim, organizoi formacione luftarake vullnetare, sanksionoi dislokimin e këtyre formacioneve të rregullta si Divizioni SS “Skanderbeg” dhe kërkoi mbështetjen e gjermanëve kundër FNÇ Shqiptar në çdo mënyrë. Në të njëjtën kohë u vendosën marrëdhënie miqësore me Kroacinë dhe një mirëkuptim politiko-ushtarak u tentua me Turqinë dhe Greqinë.
    Pse nuk pritej asgjë nga reagimi FNÇSH?
    Cilat janë ngjarjet që shënojnë marrëdhëniet në mes Marshall Titos dhe FNC Shqiptar?
    1.Mareshalli Tito me 4 dhjetor 1943 kishte shpallur një komunikatë sipas së cilës “e ardhmja e Kosovës do të vendosej prej një referendumi dhe kufiri mes Shqipërisë së pas luftës me Jugosllavinë, në qoftë se do të ishte e nevojshme, do të rregullohej në të mirë të Shqipërisë”. Kjo ka qenë formula që ka qenë e pranuar prej FNÇSH, e cila nga ana e saj, theksoi se KOSMET dhe KOSOVA janë sfera të ndikimit të Titos. (PRO.HS.7.70, S.O.E. History, File number 37/B, Allied Military Mission in Albania, 1942-1945, faqe 38.)
    2.Me 17 maj 1944, shërbimi sekret amerikan (SOA) raportonte, duke cituar Titon, se “Fronti Nacional Çlirimtar i Shqipërisë është një lëvizje jugosllave, pikëpamjet e së cilës dhe aktivitetet që ajo organizatë zhvillon, nuk janë gjë tjetër veçse ato të Lëvizjes Nacional-Çlirimtare Jugosllave, e cila jep urdhrat dhe komandon; prandaj aktiviteti i partizanëve shqiptarë është i përfshirë në Ushtrinë Nacional Çlirimtare Jugosllave, brenda së cilës partizanët shqiptarë janë pjesë”. Siç duket kjo ka qenë arsyeja pse Radio Jugosllavia e Lirë do të njoftonte “se forcat tona nacional çlirimtare janë vënë të zotërim të Beratit dhe Tiranës.” (PRO.FO.371. 48090/SF/POL/2A/B6, Albano-Jugoslav Relations, 16 December, 1944.)
    3. Nga vera e vitit 1944 dhe në vijim FNCSH dhe Marshalli Tito kryen veprime të përbashkëta kundër gjermanëve, të cilat kulmojnë në veprimet e përbashkëta ushtarake në Kosovë me forcat serbe që vepronin në Prishtinë dhe Gjilan dhe njësitë partizane shqiptarë që vepronin në Gjakove dhe Prizren. Në muajin nëntor 1944 në deklaratën për shtyp të Marshallit Tito u njoftua për “bashkëpunimin e armatosur (të UNÇJ) me ushtrinë shqiptare në betejën kundër pushtuesve fashist”. (po aty)
    4 Gjatë të njëjtit muaj u shkëmbyen nota diplomatike përgëzimi dhe miqësie në mes Dr. Nishanit (Shqipëri) dhe Dr. Ribar (Jugosllavi).
    Pasi japin të dhënat e mësipërme, analistët britanikë, mbi raportet e të cilëve, në pjesën të rëndësishme e kemi ndërtuar këtë punim, shkruajnë në pjesën konkluzive, se është një parim që partitë politike, në rrugën e tyre të ngritjes në pushtet, përdorin çfarëdo lloj mbështetjeje që është e mundshme. Është e pamundur me injorue ekzistencën e ambicieve serbe ose jugosllave në marrëdhëniet me Shqipërinë. Por nga ana tjetër analistët britanikë vërejnë se është bërë më i dukshëm fakti që FNÇ i Shqipërisë ishte bërë më nacional në karakterin e tij gjatë gjysmës së dytë të vitit 1944 dhe marrëdhëniet në këtë periudhë me komunistët jugosllavë ishin më të pavarura se sa në periudhën pararendëse. Analistët britanikë gjithashtu raportonin se në fund të vitit 1944 ishte e pangjashme që prania e forcave partizane shqiptare në Kosovë të ishte e motivuar vetëm prej idealeve internacionale. Ata mendonin se Marshalli Tito nuk do ta injoronte faktin se trupat kuislinge shqiptare kishin luftuar kundër tij. “Kordialitetit politik dhe ushtarak, shkruhet në një raport të tillë, i është bërë një publicitet i madh kohët e fundit, por gjeneral Hoxha është cituar se fundmi të shprehet se ai nuk e sheh të mundshme në të ardhmen e afërt një Federatë Ballkanike”. (po aty)
    Forcat gjermane u tërhoqën nga Kosova duke filluar nga 19 nëntori 1944, në rrugën e vet të tërheqjes drejt Veriut, duke e lënë krahinën në një gjendje konfunzioni dhe pasigurie të përgjithshme për të ardhmen. Me 19 nëntor 1944, partizanët e brigadës 18 të UNÇSH u vunë në zotërim të Kukësit, ndërsa partizanët e brigadave 3 dhe 5 të të njejtës ushtri çliruan Pejën dhe Prizrenin në Kosovë. (PRO.HS.7.70, S.O.E. History, File number 37/B, Allied Military Mission in Albania, 1942-1945, faqe 106.)
    Kur gjermanët filluan të tërhiqeshin edhe nga Shqipëria dhe pushteti i FNÇ në Shqipëri filloi të zgjerohej, kundërshtarët e lëvizjes së FNÇSH u detyruan të tërhiqeshin në malet ngjitur me kufirin me Jugosllavinë dhe shumë prej tyre kaluan në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë veriperëndimore. UNÇSH lëvizi pas tyre në drejtim të kufirit jugosllav. Nga ana jugosllave, tërheqja e gjermanëve i dha UNÇJ mundësinë e parë për të depërtuar në Kosovë. Në këtë moment qëndrimi i zymtë i kahershëm i partizanëve jugosllavë përsa i përket mundësisë së pajtimit më kosovarët pësoi një ndryshim të papritur, për shkak se pikërisht në këtë kohë nga njësitë kuislinge kosovare pat një dezertim masiv. U krijuan dy brigada të reja partizane kosovare dhe nga fundi tetorit 1944 edhe dy të tjera ishin në formim e sipër. Shqiptarët e Kosovës dhe ata të pjesës veriperëndimore të Maqedonisë filluan madje sulmet kundër gjermanëve në tërheqje e sipër. Ndërkaq, sulmi i partizanëve bullgarë në Kosovë detyroi çetnikët e Skospka Crna Gora dhe të Kopaonikut të Jugut, këto të fundit të drejtuara nga Zika Markoviç, të futën serish në Kosovë, ku u vendosën përkrah forcave të mbetura gjermane dhe njësive nacionaliste kosovare. Në jugun e Malit të Zi, për shkak të aktivitetit partizan, disa prej forcave çetnike të drejtuara nga Gjurishiq kishin bashkuar forcat e tyre me ata të prijësve malësore katolikë të Shqipërisë së Veriut në zonën në veri të Liqenit të Shkodrës. Duhet të nënvizojmë se në Shkodër e në Shqipërinë veriperëndimore, lidhur para së gjithash me një sëri rrethanash kulturore dhe nivelit të emancipimit shoqëror, qenies së një klase të mesme qytetare mjaft mirë të zhvilluar, ndikimit të Kishës Katolike në Malësi të Madhe dhe në Malësi të Dukagjinit, ka pasur një indiferencë të plotë ndaj propagandës komuniste dhe kjo lëvizje është konsideruar dhe kuptuar gjerësisht si një lëvizje antikombëtare dhe e huaj për qendrueshmërinë e shtetit shqiptar e orientimin pro europian të Shqipërisë.



    *Instituti i historisë bashkëkohore
    (Universiteti Europian i Tiranës)

    mapo

  14. #14
    Platforma e unifikimit të ushtrisë shqiptare me atë jugosllave

    Nga: Revista Mapo

    Historia e rrallë vjen nga studjuesja e njohur e historisë e cila shpjegon se më 5 dhjetor 1947, përfaqësuesi i PKJ pranë KQ të PKSH, Savo Zllatiç, i paraqiti E. Hoxhës, tezat për Federatën Ballkanike, ku do të përfshiheshin Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria. Sipas emisarit Savo, në sektorin ushtarak, jugosllavët, bullgarët dhe shqiptarët “do të mbronin tok frontin e Jugut”. Savo madje premtoi një shumë prej 400 milion dollarësh për ushtrinë shqiptare. I gjithë zhvillimi historik paraqitet me shumë argumente nga historiania e njohur në këtë dossier…

    Nga Prof Ana Lalaj

    Në praktikë bëjmë Federatën

    Marrëdhëniet shqiptare-jugosllave pas Luftës Dytë Botërore deri në vitin 1948, janë zhvilluar mbi platforma unifikuese politike, ekonomike dhe ushtarake. Traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve (9 korrik 1946) do të ndiqej nga një varg marrëveshjesh ekonomike. Ndër to kryesonte “Konventa për Koordinimin e planeve ekonomike, për Bashkimin doganor dhe Barazimin e monedhave” (27 nëntor 1946). Në fushën ushtarake marrëdhëniet arritën kulmin sidomos në gjysmën e dytë të vitit 1947, kur përpjekjet për bashkim tashmë me hapjen e arkivave i gjejmë plotësisht të dokumentuara.
    E gjithë kjo strategji jugosllave ndaj Shqipërisë bëhej me dijeni dhe leje të Stalinit. Në takimin që Tito kishte pasur me Stalinin në Moskë, në maj 1946, ky i fundit i kishte sugjeruar Titos të nënshkruante sa më shumë marrëveshje bilaterale me Shqipërinë, me qëllim që bashkimi midis dy vendeve të kërkohej nga poshtë, nga vetë shqiptarët. Ishte pikërisht një muaj pas këtij takimi, në qershor 1946, kur Enver Hoxha u ftua në Beograd, ku u përgatit traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke Shqipëri-Jugosllavi. Muajt e mëvonshëm ishin mbushur me nënshkrime marrëveshjesh dypalëshe ekonomike, financiare, ushtarake, kulturore etj. “Në praktikë bëjmë Federatën”, do të shprehej J.B.Tito në këtë kohë.
    Në maj-qershor 1947, kur fronti i luftimeve të Ushtrisë Demokratike Greke me forcat e Ushtrisë Kombëtare Greke ishte zhvendosur në kufi me Shqipërinë, në malet e Vicit e Gramozit, roli i Shqipërisë për bllokun komunist që po formësohej fitoi peshë për Moskën. Enver Hoxha u thirr me urgjencë nga Stalini në Moskë (14-26 korrik 1947), kurse Tito forcoi presionin mbi udhëheqjen komuniste shqiptare për përfshirjen e Shqipërisë në një federatë të përbashkët. Politika gjeostrategjike e Titos ishte fokusuar sidomos në dy qendra: Shqipëria dhe Maqedonia. Përfshirja e Shqipërisë në Jugosllavi do të forconte pozitën gjeostrategjike të Jugosllavisë, duke i dhënë asaj një vijë bregdetare që shtrihej nga Adriatiku deri në Jon; ndërsa një Maqedoni e bashkuar (ku do të përfshihej Maqedonia e Vardarit, e Pirinit dhe e Egjeut) brenda federatës jugosllave do rriste kredibilitetin e kësaj të fundit te popujt sllavë të jugut.

    Jugosllavët nxitojnë

    Ende pa u nisur Enver Hoxha në Moskë, më 10 korrik 1947, në Shqipëri arriti një delegacion ushtarak jugosllav i nivelit të lartë, i kryesuar nga Koça Popoviç, shef i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë jugosllave; gjeneral Vukmanoviç Tempo, drejtor politik i ushtrisë; gjeneral Rade Hamoviç, zëvendësi i Tempos etj. Delegacioni u prit nga Koçi Xoxe, zv/kryeminisër dhe njëherazi ministër i Brendshëm, pasi E Hoxha po përgatitej për një diskutim në Kuvend dhe për udhëtimin e Moskës. Më vonë ky fakt do të përdorej nga Hoxha si “argument” i lidhjeve të ngushta të Xoxes me jugosllavët. Subjekti kryesor i bisedimeve mes anëtarëve të dy Shtatmadhorive, shqiptare dhe jugosllave, ishte bashkimi i ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Nga të dy palët u shtrua nevoja e kontakteve më të shpeshta ndërmjet dy Shtatmadhorive, u diskutua mbi buxhetin e ushtrisë shqiptare që do të ishte pjesë e Ushtrisë jugosllave, për stërvitjet e përbashkëta, furnizimet, studentët dhe specializantët shqiptarë që do të studionin në Jugosllavi etj. Jugosllavët kërkuan dhe raporte periodikë për zhvillimet në ushtrinë shqiptare.

    Nisja e Hoxhës në Moskë, më 14 korrik 1947, u bë pa ceremoni populiste, në dallim nga ajo në Beograd një vit më parë. Ndoshta statusi politik i Shqipërisë: mospjesëmarrja e saj në OKB, marrëdhëniet e ndërprera me ish Aleatët e mëdhenj të Luftës, që binin në kundërshtim me vendimet e Jaltës, ku ata ishin shprehur në unison për një politikë të njësuar ndaj shteteve të Evropës Lindore, si dhe situata në kufirin shqiptar të jugut, mund të kenë ndikuar te Stalini për t’i imponuar Hoxhës një sjellje jo të zhurmshme. Krahas bisedave për Luftën Civile në Greqi, nënshkrimit të disa marrëveshjeve ekonomike, Hoxha nënshkroi në Moskë edhe një marrëveshje ushtarake njëvjeçare, ku qeveria sovjetike do të mbulonte buxhetin e ushtrisë shqiptare deri në 50%. Po kështu ai kërkoi dhe instruktorë sovjetikë ushtarakë të vinin në Shqipëri.
    Në mesin e vitit 1947, pranë ushtrisë shqiptare ndodheshin këshilltarë dhe instruktorë ushtarakë sovjetikë dhe jugosllavë. Ata ishin shpërndarë në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare, pranë drejtorive, divizioneve, regjimenteve dhe shkollës së oficerëve etj. Të dy palët kishin ardhur për të ndihmuar Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, por ndërkohë një garë e nëndheshme zhvillohej mes tyre për ndikim e kontrroll sa më të madh në sektorët ku vepronin. Kjo reflektohej sidomos në marrëdhëniet që u krijuan midis Shtatmadhorisë, pranë së cilës qëndronin këshilltarët sovjetikë, dhe Drejtorisë Politike, ku ishin vendosur këshilltarët jugosllavë. Kësisoj, Shtatmadhoria shqiptare mbështetej në përvojën sovjetike, ndërsa Drejtoria politike mbështetej në atë jugosllave. Këto ndryshime në përmbajtjen dhe në metodologjinë e punës sovjeto-jugosllave krijonin tendosje dhe ashpërsim në marrëdhëniet e strukturave të ushtrisë shqiptare. Shtatmadhoria hartonte organikat me sovjetikët, por jugosllavët kërkonin me insistim t’i rishikonin ato; kërkesat për materiale ushtarake i dërgoheshin drejtpërdrejt Shtatmadhorisë sovjetike, ndërsa Shtatmadhoria jugosllave nuk informohej; Drejtoria Politike e konsideronte veten organi i Partisë që duhej të dinte të gjitha çështjet e Shtatmadhorisë, kurse Shtatmadhoria informonte Drejtorinë Politike vetëm pasi i kishte përcjellë urdhëresat përkatëse organeve vartëse. Për më tepër në metodën e punës së saj Shtatmadhoria nuk pranonte diskutime. Në këto qëndrime, sigurisht, Kryetari i Shtatmadhorisë gjeneral-kolonel Mehmet Shehu, dhe drejtori i Drejtorisë Politike kolonel Kristo Themelko kishin rolin e përgjegjësitë e tyre.
    Vizita e Hoxhës në Moskë ngjalli xhelozi dhe frikë në Beograd. Një lidhje e drejtpërdrejtë e Tiranës me Moskën nuk ishte fort e pëlqyeshme për Beogradin. Në Moskë, gjatë bisedimeve shqiptare sovjetike, ambasadori jugosllav, Vladimir Popoviç, nuk u thirr në bisedime. Kjo donte të thoshte se Kremlini po konturonte një politikë të re me shqiptarët që duhej të mbetej e panjohur për jugosllavët. Po kështu Stalini u bënte me dije jugosllavëve se ishte ai në krye të hierarkisë ndërkombëtare komuniste dhe si i tillë ishte ai që vendoste. Ambasadori jugosllav në Moskë do t’i bënte presion ambasadorit shqiptar Mihal Prifti për të marrë vesh përmbajtjen e bisedimeve, aq sa nga pala shqiptare pati dhe një protestë që e detyroi Titon të reagonte ashpër ndaj ambasadorit të tij.
    Në kohën kur udhëheqja komuniste shqiptare ishte zhytur në mbledhje pa fund, që zgjasnin deri në të gdhirë, për të dënuar Nako Spirun e vdekur dhe veprën e tij “armiqësore”, “antijugosllave” dhe në “frymën e indipendencës”, më 5 dhjetor 1947, përfaqësuesi i PKJ pranë KQ të PKSH, Savo Zllatiç, i paraqiti E. Hoxhës, tezat për Federatën Ballkanike, ku do të përfshiheshin Jugosllavia, Bullgaria dhe Shqipëria. Sipas emisarit Savo, në sektorin ushtarak, jugosllavët, bullgarët dhe shqiptarët “do të mbronin tok frontin e Jugut”. Savo madje premtoi një shumë prej 400 milion dollarësh për ushtrinë shqiptare, megjithse nuk shpjegoi se nga do të dilte kjo shumë, pasi në buxhetin jugosllav sipas tij nuk ishte parashikuar ndonjë fond i veçantë për Shqipërinë. Dy ditë më vonë, tezat e Savo Zllatiçit do të shtroheshin në Byronë politike të PKSH. Të gjithë anëtarët e Byrosë u shfaqën në unison me pikëpamjet e Savo Zllatiçit “për të punuar në baza federative, pasi kështu shkohet drejt bashkimit të vërtetë”. Në fund të mbledhjes u ngarkua E. Hoxha dhe K. Xoxe që të hartojnë materialin sipas pikëpamjes jugosllave dhe diskutimeve të anëtarëve të Byrosë Politike. Nën këtë trysni politike dhe psikologjike të gjithanëshme, udhëheqjes jugosllave iu hap rruga të shpejtonte për bashkim ekonomik, bashkim ushtarak dhe deri në përfshirjen politike të Shqipërisë në Jugosllavi. Në dokumentet e kohës me të cilat unë jam këshilluar nuk ndesh asnjë çast që shqiptarët të kenë kundërshtuar për gjithë sa u është kërkuar. Duket se udhëheqësit shqiptarë u shtynë në një kompleks fajësie të paqenë, a ndoshta kjo është vetëm pamja e jashtme. E vërteta është se alternativat e tyre ishin tepër të kufizuara për momentin.
    Pikërisht në këto ditë, E. Hoxha mori ftesën nga Gj. Dimitrovi për një vizitë në Bullgari, ku edhe u nënshkrua traktati i Miqësisë dhe Ndihmës Reciproke midis dy vendeve. Më 12 dhjetor 1947, delegacioni shqiptar partiak dhe qeveritar, i përbërë nga E. Hoxha, K. Xoxe, H. Kapo dhe K. Themelko u nis për në Sofje. Po atë natë, delegacioni kaloi nëpër Beograd dhe u prit nga Tito, Kardeli dhe anëtarë të tjerë të Byrosë Politike të PKJ. Në bisedimet që u zhvilluan, Hoxha pranoi se “vija jonë (shqiptare) ka qënë e shtrembër”, tregoi “rrënjët pse u shtrëmbërua” dhe pohoi se “kritikat dhe vërejtjet e PKJ janë të drejta”. Ndërsa Tito shprehu kënaqësinë që “KQ PKSH e ka parë mirë vijën që duhet ndjekur”. Për ushtrinë, ai tha se “Shqipëria nuk mund të mbajë gjithë shpenzimet, se rëndojnë ekonominë. Prandaj gjithëçka, pajisje dhe armatime, do të futen në buxhetin jugosllav”. Atëherë Hoxha ka deklaruar se “stërvitja dhe organizimi do të jenë të njëjtë”. Megjithëse informacioni që E. Hoxha jep në Byronë Politike për takimin me Titon në Beograd është i zbetë, janë dokumentet jugosllave që bëjnë me dije se aty “u morën vendime” për zhvillimin e ardhshëm të marrëdhënieve shqiptare-jugosllave.
    Për të vënë në zbatim këto vendime në sektorin ushtarak, më 24 deri më 27 dhjetor 1947, erdhi në Shqipëri një delegacion i lartë jugosllav, i kryesuar nga gjeneral leitnant Rade Hamoviç, shefi i Drejtorisë Operative të Shtatmadhorisë. Në të merrnin pjesë dhe gjeneral leitnant Sava Dërleviç, komandant i prapavijës dhe gjeneral major Branko Petriçeviç, zëvendës shef i Drejtorisë Politike të ushtrisë jugosllave. Një ditë më pas, tre gjeneralët u takuan në Shtatmadhorinë shqiptare, me gjeneral-kolonel M. Shehun, kolonel Tahir Kadarenë, dhe kolonel Valeri Lebediev, këshilltarin sovjetik në Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare. Pas diskutimeve, u konkludua për një platformë unifikuese të ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Platforma fillon me këto fjalë: Në interes të mbrojtjes së vendeve tona dhe të përforcimit të Ushtrisë Shqiptare, u diskutua për probleme të ndryshme ushtarake dhe u konstatuan pikëpamje të njëllojta për të gjitha çështjet, të cilat pikëpamje do t’u parashtrohen për propozim komandantëve Supremë të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë Shqiptare, për t’u sanksionuar me aprovimin e tyre. Pika e parë e kësaj Platforme ishte:
    1. Të kalojmë sa më parë në unifikimin e ushtrisë Shqiptare me ushtrinë Jugosllave.
    Më poshtë vazhdonin formatkonkrete të unifikimit.
    Për disa ditë me rradhë vazhduan bisedimet e delegacionit jugosllav me ushtarakët e lartë shqiptarë. Madje, Hamoviçi inspektoi vetë në terren formacionet e ushtrisë shqiptare. Delegacioni jugosllav hartoi edhe një raport “Për problemet kryesore në Armatën shqiptare” të cilin Branko Petriçeviç ia dorëzoi Milovan Gjilasit, zëvendës president i federatës jugosllave. Në atë raport vihej në dukje organizimi i dobët i njësive ushtarako-territoriale shqiptare, mungesa e armatimeve, e mjeteve automobilistike, të artilerisë, të aviacionit, shkollimi i kuadrit ishte i improvizuar, të ardhurat buxhetore nuk i viheshin me kohë në dispozicion ushtrisë, mungesa e rezervave ushqimore, mosbesimi i ushtarakëve shqiptarë në forcat e tyre etj.
    Gjithashtu delegacioni bëri një varg propozimesh, që duhej të plotësonte Shtatmadhoria e Ushtrisë Kombëtare Shqiptare. Sipas tyre, ushtria shqiptare duhej të kishte një plan unik operacional në rast lufte me ushtrinë jugosllave; të gjitha urdhëresat e ushtrisë jugosllave do të ishin të vlefshme edhe për ushtrinë shqiptare; legjislacioni po ashtu; ushtria shqiptare të inkorporohej në buxhetin e ushtrisë jugosllave. Njëkohësisht propozimet theksonin se “pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore të Shqipërisë do të vinte një delegat i Ministrisë së Mbrojtjes Popullore Jugosllave; shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-kolonel M. Shehu të largohej dhe në vend të tij të vendosej kolonel Beqir Balluku; dhe në ushtrinë shqiptare nuk kishte më nevojë që të vinin instruktorët sovjetikë ushtarakë që ishin paralajmëruar;…” Me sa duket instruktorët ushtarakë sovjetikë shiheshin si pengesë për unifikimin e ushtrisë shqiptare me atë jugosllave. Po kështu dhe ata ushtarakë të lartë shqiptarë që bashkëpunonin ngushtë me ta.


    Më pas delegacioni jugosllav takoi dhe Enver Hoxhën, i cili u pajtua me propozimet. Megjithatë duhet thënë se jugosllavët nuk e njohën Enver Hoxhën me të gjitha pikat e materialit, gjë që le të kuptohet se ata nuk i besonin atij plotësisht. Raporti iu referua edhe J.B.Titos, cili i mirëpriti propozimet.

    Rasti Shehu

    Në prag të largimit të delegacionit jugosllav për në Beograd, u bë një mbledhje tjetër në Shtamadhorinë shqiptare, ku merrnin pjesë nga pala jugosllave: gjenerali Rade Hamoviç, gjenerali Sava Dërleviç, dhe gjenerali Branko Petriçeviç. Ndërsa nga pala shqiptare: M.Shehu, V. Lebediev, Aleksander Pavlov, Teki Koloneci, B. Balluku, T. Kadareja dhe K. Themelko. Në atë mbledhje u bisedua mbi punën e Shtatmadhorisë dhe Shehu u kritikua nga jugosllavët, por edhe nga kolegët ushtarakë shqiptarë. Shehu u kritikua si një njeri me karakter problematik, egoist, mëndjemadh, nevrik, që nënvleftësonte shokët etj. Pakënaqësi të tilla për të kishte dhe nga kolektivi ku punonte. Megjithatë në këto vlerësime përfshiheshin dhe ambicjet karrieriste të kolegëve të tij. Por akuza që rëndonte më shumë mbi të ishte ajo e “ndikimit nga Nako Spiru, veprimtaria armiqësore e të cilit ishte përhapur edhe në ushtri”. Ajo mbledhje përgatiti përfundimisht terrenin që Shehu të largohej nga Shtatmadhoria.
    Në fillim të janarit 1948, çështja Shehu u shtrua edhe në Byronë Politike të PKSH. Paraprakisht Hoxha, Xoxe, Themelko kishin biseduar dhe me ambasadorin jugosllav në Shqipëri, Josip Gjergjia dhe emisarin Savo Zllatiç. Sipas jugosllavëve “Shehu e kishte kuptuar që po ndërrmerrej diçka kundër tij dhe kishte rënë në një gjendje që lehtë mund të ndodhë që të bëjë ndonjë marri apo ndonjë ekses”. Kjo do të thoshte se Shehu mund te vriste veten, gjë qe do te ishte vetevrasja e dytë pas Nakos në Byronë Politike të PKSH. Kjo do të cënonte prestigjin e udhëheqjes shqiptare por dhe të asaj jugosllave. Prandaj ata sugjeronin që kritika ndaj Shehut të mos ishte asgjesuese. Zllatiç, i këshilluar dhe me Aleksandër Rankoviçin, ministrin e brendshëm jugosllav, i rekomandoi udhëheqjes shqiptare që ta thërrisnin M. Shehun në Byronë Politike dhe ta trajtonin çështjen e tij në plan partie. Sipas tyre, Shehut duhej “t’i jepej një lloj mundësie dhe perspektive”. Pra, jugosllavët kishin vendosur të mos e digjnin përfundimisht kartën Shehu.
    Në vijim të qëndrimit jugosllav, Byroja Politike u mblodh dhe e shkarkoi Shehun si Shef i Shtatmadhorisë dhe në vend të tij emëroi kolonel Beqir Ballukun. Ndërkohë u krijua dhe një ministri e re, Ministria e Transportit dhe e Komunikacionit, ku posti i ministrit iu rezervua Shehut.
    Në mbledhjen e ardhëshme të Byrosë, më 8 janar 1948, Shehu u akuzua për një varg dobësish e të metash në punë, si dhe për frymë antijugosllave, por që Mehmeti “nuk e kishte në atë shkallë aq sa Nako”. Megjithatë mbledhja konkludoi se “Shehu nuk i ka garancitë të qëndrojë në ushtri, në këtë situatë, kur bëhet unifikimi i ushtrisë për një front të vetëm në të gjithë Ballkanin”. Në atë mbledhje Shehu pranoi të gjitha akuzat e bëra ndaj tij, me përjashtim të qëndrimit “antijugosllav”. Ai u shpreh se “Unë garantoj se nuk jam kundër Jugosllavisë, nuk jam kundër bashkimit të ushtrisë sonë me atë jugosllave”. Është e qartë se ftohtësia e Shehut ndaj ushtarakëve jugosllavë, nuk ishte kundërshtim politik ndaj vijës jugosllave, por më tepër një rrjeshtim në krah të këshilltarëve dhe instruktorëve sovjetikë me të cilët Shtatmadhoria bashkëpunonte ngushtësisht.
    Më 18 janar 1948, Savo Zllatiç i shkruante Rankoviçit: “Këto ditë Shehu i dorëzoi detyrën në Gjenerashtab Beqir Ballukut, i cili së bashku me K. Temelkon dhe një grup oficerësh shqiptarë do të arrijnë së shpejti në Beograd në mënyrë që atje konkretisht të vendosin për zbatimin e vendimeve, të cilat janë marrë gjatë qëndrimit të Enverit në Beograd (më 12 dhjetor 1947). Shehu e ka pranuar verdiktin partiak dhe sipas të gjitha gjasave ka ndier lehtësim”. Por edhe jugosllavët ndjeheshin të lehtësuar. Rruga për bashkimin e ushtrive ishte e hapur. Në bisedimet e Beogradit morën pjesë Themelko, Balluku, Kadareja dhe Koloneci. Në Beograd të gjithë anëtarët e delegacionit ranë dakord për çdo gjë që kërkonin jugosllavët në lidhje me unifikimin e Ushtrisë dhe madje edhe për ardhjen e Divizionit jugosllav në Korçë.

    mapo

  15. #15

  16. #16
    RFE NEWS & INFORMATION
    EVALUATION & RESEARCH
    General Desk - No. 632

    News Background

    24/02/1959

    EURO - YUGOSLAV-ALBANIAN PROBLEM: WHO SPIES ON WHOM?


    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/1-4-49.shtml






    RADIO FREE EUROPE Research

    COMMUNIST AREA
    ALBANIA: Tourism

    ALB/0255

    24 July 1969

    KOSOVAR TOURISTS TO ALBANIA

    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/112-2-268.shtml
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-11-2012 më 15:53

  17. #17
    RADIO FREE EUROPE Research

    COMMUNIST AREA

    20 November 1969

    IMPROVEMENT IN YUGOSLAV-ALBANIAN RELATIONS

    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/112-2-65.shtml

  18. #18
    RADIO FREE EUROPE Research

    2 June 1975

    KOSOVO: AN IMPORTANT ELEMENT IN YUGOSLAV-ALBANIAN RAPPROCHEMENT

    ...By extending the olive branch in this way, Tito was reciprocating a
    gesture made in 1974, when Enver Hoxha and Mehmet Shehu made self-interested but obviously sincere overtures to Belgrade and expressed their wish for "full
    solidarity" in the event of external aggression. [3] The Yugoslav president
    underlined his good will by devoting part of his brief sojourn to a visit to
    a war memorial in honor of Yugoslavs and Albanians who lost their lives during
    World War II. Such a gesture will not be overlooked by the Albanian leadership
    ...


    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/81-4-60.shtml


    RADIO FREE EUROPE Research

    RAD Background Report/56
    (Albania)
    9 March 1979

    SHARP UPSWING IN YUGOSLAV-ALBANIAN ECONOMIC CO-OPERATION
    By Louis Zanga

    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/83-4-319.shtml
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 05-11-2012 më 16:01

  19. #19
    RADIO FREE EUROPE Research

    29 April 1983

    CONTROVERSY OVER YUGOSLAV-ALBANIAN RAIL LINK

    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/86-2-108.shtml

    RADIO FREE EUROPE Research

    8 August 1986

    INAUGURATION OF THE TITOGRAD-SHKODER RAILROAD


    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/4-3-47.shtml

  20. #20
    RADIO FREE EUROPE Research

    19 February 1985

    ALBANIA HAILS ITS "INTERNATIONALIST" CONTRIBUTION TO
    YUGOSLAVIA

    Tirana as renewed its claim about the Albanian Communists' "internationalist"
    contribution to Yugoslavia in the defeat of Nazi Germany.
    Marking the 40th anniversary of the fighting "activities" of the Fifth Division in Yugoslavia, an article in Zeri i Popullit has also praised the military role of Ramiz Alia, Hoxha's heir apparent, who was a political commissar of the division...


    http://www.osaarchivum.org/files/holdings/300/8/3/text/4-2-96.shtml

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •