Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,347
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjykata: Sekuestro pronave te ish-kreut te sindikatave, Valer Xheka

    Sekuestro pronave tė ish kreut tė BSPSH, Xheka

    Policia e Shtetit njoftoi sot se nė kuadėr tė operacionit policor “Sindikalisti” ka bėrė tė mundur sekuestrimin e pronave tė ish kreut tė Bashkimit tė Sindikatave tė pavarura tė Shqipėrisė (BSPSH), Valer Xheka.

    Nė njoftimin e policisė thuhet se, ditėn e sotme u ekzekutua Vendimi i Gjykatės pėr vendosjen e sekuestros sė pronave dhe llogarive bankare tė shtetasit Valer Behar Xheka, 61 vjeē, banues nė Tiranė.

    Njoftohet se deri nė kėto momente, ėshtė bėrė sekuestrimi i njė sasie prej rreth 278.823 USD, 98.045 Euro dhe 400.000 Lekė (tė rinj).

    Po ashtu janė sekuestruar 3 ndėrtesa me sipėrfaqe 1.800 metra katrorė dhe njė sipėrfaqe trualli 6909 metra katrorė nė Tiranė.

    Mėsohet se shtetasi Valer Xheka gjatė kohės qė drejtonte BSPSH-nė, nėpėrmjet “Shpėrdorimit tė Detyrės”, ”Mashtrimit” dhe ”Falsifikimit tė Dokumenteve”, ka pėrvetėsuar nė mėnyrė tė kundėrligjshme ish shtypshkronjėn “11 Shkurti” dhe mė konkretisht; tre ndėrtesa, njė njėkatėshe, njė dykatėshe dhe njė trekatėshe me sipėrfaqe 1.800 metra katrorė dhe njė sipėrfaqe trualli 6909 metra katrorė nė vendin e quajtur “Kodra e Priftit” Tiranė, tė cilat ishin prona tė BSPSH-sė.

    Sipas policisė skema ishte e tille, pronat e mėsipėrme shtetasi Valer Xheka, nė mėnyrė tė kundėrligjshme ua kalonte tė afėrmve tė tij dhe mė pas kėta familjarė ia kalonin sėrish shtetasit Valer Xheka me Certifikatė Pronėsie.

    Ndėrkaq, Policia e Shtetit po vazhdon hetimet pėr dokumentimin e gjithė aktivitetit tė tij kriminal.

    Panorama

  2. #2
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sa heret qenkan kujtuar per kete legenin !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •