Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Flet djali i Nikita Hrushovit..

    Sergei Hrushov:

    Babai e deshi Shqipėrinė mė shumė se Enver Hoxha

    gsh

    -

    » Dėrguar mė: 28/11/2011 - 11:13

    Auron Tare

    Nė kėtė pjesė tė dytė, prof. Hrushovi na tregon se si e mban mend vizitėn e tė atit nė Shqipėri dhe pėrshtypjet si edhe ccfarė thoshte i ati pėr marrėdhėniet me Enver Hoxhėn....
    A mund tė na tregoni disa gjėra mė shumė mbi Fjalimin Sekret tė Kongresit tė XX nė 25 Shkurt tė 1956. Tė gjithė e njohim tashmė kėtė fjalim qė u mbajt sekret pėr njė kohė. A mundet ju tė na thoni diēka mė shumė mbi kėtė histori nėse mbani mend se ēfarė ndodhi mė pas?
    Unė nuk dija asgjė mbi tmerret e Stalinit. Isha rritur si gjithė tė tjerėt me propagandėn e tij dhe kur dėgjova mbi fjalimin nė Kongres isha i shokuar si tė gjithė.
    Pra ju nuk kishit dėgjuar asgjė nė shtėpinė tuaj mbi krimet e tij?
    Jo nė kurrė nuk kishim dėgjuar ndonjė gjė tė tillė. Duhet tė dini se pėrgatitjet pėr kėtė fjalim ku krimet e Stalinit u ekspozuan pėr herė tė parė kanė qėnė shumė tė komplikuara. Babai im mendonte se ishte e pamundur qė kėto gjėra tė mbaheshin tė fshehta dhe tė mos ju tregoheshin popullit sovjetik. Nuk mund tė vazhdohej duke i mbajtur njerėzit nė errėsirė- thoshte ai. Duhej tu tregohej e vėrteta. Por duhet tė them se ai kishte njė kundėrshtim tė ashpėr nga stalinistėt si Molotovi, Kaganovichi apo Voroshilovi. Nė fund ata ranė dakort qė ta lejonin Hrushovin pėr ta mbajtur fjalimin por me njė kusht qė ky fjalim tė ishte sekret. Hrushovi nuk donte qė ky fjalim tė mbahej sekret por e pranoi kėtė pakt duke thenė se ky fjalim do tė ishte vetėm pėr Komitėtin Qėndror dhe Kongresin. Pastaj pas Kongresit nė njė mbledhje tjetėr ai ju tha atyre – Po si mund ta mbajmė ne kėtė fjalim tė fshehur nga anėtarėt e partisė sonė? Kėshtu ai insistoi qė ky fjalim t’u lexohej 6 milion anėtareve tė partisė dhe kur kundėrshtarėt pranuan ai vazhdoi duke thėnė –A mundet ta mbajmė kėtė fjalim tė fshehur nga rinia jonė? Komsomoli? Rinia do tė na zėvendėsojė njė ditė- kėshtu qė ky fjalim u lexua edhe pėr 18 milion komsomolas. Nė fund fare ai tha: “A e shikoni qė kjo mėnyrė e tė vepruarit tonė ėshtė problematike. Duket sikur nė nuk e besojmė qytetarin tonė sovjetik. Kėshtu qė ky fjalim ju lexua tė gjithė atyre qė dėshironin ta dėgjonin. Nė atė kohė ky dokument nėpėrmjet Shėrbimeve Sekrete ju ra nė dorė amerikanėve. CIA dhe Allen Dulles vendosėn qė ta publikonin kėtė fjalim nė Neė York Times. Interesant ėshtė fakti qė nė atė kohė dukej sikur Allen Dulles Shefi i CIA-s dhe Hrushovi kishin tė njėjtin qėllim: t’i zbulonin krimet e Stalinit botės mbarė. Ky fjalim nuk ishte sekret, tė gjithė e dinin e kishin lexuar por egzistonte njė problem i madh pasi konservatoret nuk donin ta besonin qė Stalini i parė si njė perėndi tashti akuzohej si kriminel. Pėr shumė njerėz ishte mjaft e vėshtirė qė ta besonin kėtė gjė. Ata mė shumė ishin tė gatshėm tė besonin se ky fjalim nuk ishte i vėrtetė. Pėr kėta njerėz ishte sikur tė shkonin nė kshė dhe aty t’ju thuhej se Zoti nuk ekziston,zoti yt imi apo Allahu nuk ka rėndėsi. Ēfarė ndodhi me Hrushovin nė kėtė kohė? Nga njėra anė konservatorėt e sulmonin pėr kėtė fjalim nga ana tjetėr liberalet i thonin se kjo nuk ishte e mjaftueshme dhe ai nuk duhej tė ndalonte kėtu. Duhet mė shumė e mė shumė thonin ata. Mė kujtohet se atėkohė e pyeta babain se pėrse nuk ndėshkoheshin kėta njerėz qė kishin kryer kėto krime. Ai mė thoshte se njerėzit e pėrfshirė nė to ishin me mijėra dhe nėse do tė donim t’i ndėshkonim mė shumė gjak do tė derdhej, prandaj mė mirė ishte qė ti ekspozonim kėto krime dhe tė tregonim tė vėrtetėn. Nuk di tė them nėse historia do ta gjykojė nėse ai kishte tė drejtė apo gabim kėtė ēėshtje e kam shkruar edhe nė librin tim. Ndoshta nga pikėpamja historike mund tė mos thuhej asgjė ashtu siē bėnė kinezėt me Mao Ce Dunin. Mao Ce Duni ishte njė kriminėl mė i tmerrshėm se Stalini por Kina akoma e ka portretin e Maos nė Sheshin Tianmen. Portreti i tij ėshtė nė monedhat e vendit. Por atje nuk e diskutojnė Maon si e diskutojnė nė Rusi Stalinin. Rusėt edhe sot e kėsaj dite debatojnė mbi Stalinin. Stalini ėshtė i mirė Hrushovi i keq. Ka akoma grupe pro staliniste tė cilat kėrkojnė rikthimin e Stalinit si figurė e madhe nė Rusi, ata kėrkojnė rikthimin e diktaturės. Ekspozimi i krimeve tė Stalinit ka qėnė njė prej pikave mė kontraversive nė historinė e Bashkimit Sovjetik siē mund ta dini. Ky debat krijoi edhe thyerjen mė tė madhe nė botėn komuniste nė atė kohė pasi kishte mjaft udhėheqės stalinistė qė kėrkonin tė qėndronin nė pushtet pikėrisht duke mbrojtur figurėn e Stalinit.
    Kur ishit nė universitet a dinit gjė mbi Shqipėrinė apo kishit tė njohur shqiptarė nė shkolle?
    Nė atė kohė nuk kam takuar asnjė shqiptar. Nė universitet nuk kishim akoma studentė tė huaj. Atje kam hyrė mė 1952. Megjithatė unė dija shumė per Shqipėrinė. Si njė djalosh i ri kisha dėshirė tė shikoja hartėn se ku ishte pėrhapur influenca komuniste nė botė dhe Shqipėria ishte pjesė e aleatėve tanė kėshtu qė kam lexuar mbi tė padyshim.
    A kishit dėgjuar nė shtėpinė tuaj ndonjė detaj nga babai nėse ankohej apo fliste pėr problemet qė i kishte hapur lideri shqiptar Enver Hoxha nė atė kohė?
    Nė fakt nė fillim tė marrėdhėnieve me tė, babai nuk ankohej pėr Hoxhėn. Unė e mbaj mend mirė kur ata tė dy u takuan nė Krime kam edhe foto nga ai takim. Por papritmas filluan tė gjitha kėto probleme duke filluar qė nga Mao Ce Duni. Kur Ma Ce Duni mėsoi mbi reformat e babait ai e kuptoi se nė Partinė e tij mund tė dilnin Hrushovė tė rinj. Pėr kėtė arsye Mao ishte nė dilemė se ēfarė duhej tė bėnte pasi nėse do tė mbėshteste Hrushovin atėherė atė do ta zėvendėsonin. Tamam ajo qė ndodhi me partitė komuniste tė tjera, si me Cervenkon nė partinė bullgare apo edhe nė Hungari megjithė kryengritjen qė u bė atje po kėshtu edhe nė Poloni megjithėse disa prej liderve tė vjetėr vdiqėn. Vetėm dy parti rebele u pėrpoqėn qė ta mbanin kėtė lloj lidershipi kinezėt dhe shqiptarėt. Ju mund ta dini qė nė Shqipėri pati njė lėvizje shumė tė fortė liberalizimi pro Hrushovit me Liri Belishovėn anėtare e Byrosė Politike apo edhe me tė tjerė.
    Mund t’u them se ajo ėshtė akoma gjallė dhe do ti vinte shumė mirė tė dėgjonte fjalėt tuaja...
    Vėrtet? Gjithmonė kam menduar pėr tė nėse ishte gjallė apo jo. Enver Hoxha kėta njerėz i dėrgoi nė burg, i persekutoi dhe pastaj u hodh tek kinezėt. Ata i thanė se ne do tė jemi nė anėn e Stalinit. Sigurisht tė mbėshtesje Stalinin duhej tė mbėshtesje tiraninė mbi popullin tėnd dhe kjo dihet tani popullit tė tyre ata i sollėn shumė vuajtje.
    Nuk e di nėse keni dijeni mbi librin e Enver Hoxhės “Hrushovianėt”, ku ai interpreton kėndvėshtrimet e veta nė lidhje me periudhėn e Hrushovit.
    Jo nuk kam dijeni por ma merr mendja se ēfarė mund tė shkruajė ai pėr Hrushovin.
    Hoxha shkruan se disa prej liderve pro salinistė nė kėtė kohė vdiqėn duke nėnkuptuar se edhe mund tė jenė eliminuar. Po kėshtu ai shkruan se Konferenca e Tiranės, njė konferencė shumė e rėndėsishme ku pėr herė tė parė pushteti i tij u vu nė diskutim, ai shkruan se kjo konferencė u orkestrua nga Hrushovi dhe njerėzit e tij. Ēfarė mendimi keni ju?
    Fatkeqėsisht unė nuk di gjė mbi Konferencėn e Tiranės por mund tė them qė nuk ka pasur asnjė direktivė pėr tė eliminuar liderėt politike tė kohės. Lideri polak Berut pas Kongresit tė XX ka vdekur nga gripi, lideri i Ēekosllovakisė po kėshtu vdiq nė kėtė periudhė. Disa u zėvendėsuan, disa ikėn dhe disa u pėrpoqėn qė tė mbijetonin siē ndodhi edhe me udhėheqjen ēeke. Tė tjerė u pėrpoqėn tė luanin lojėn qė ishte inspiruar nė Bashkimin Sovjetik pasi e kuptuan se lėvizja liberale e frymėzuar dhe mbėshtetur nga Moska dhe liberalėt qė kėrkonin tė sillnin reforma demokratike si nė Shqipėri apo vende tė tjera do tė triumfonte.
    Ndryshimi po ndodhte nė Bashkimin Sovjetik dhe duhet tė ndodhte edhe nė vendet e tjera. Psh. nėse Hrushovi nuk do tė ishte rrėzuar nga pushteti apo tė ishte zėvendėsuar nga mbėshtetėsit e tij, atėherė nuk do tė kishte pushtim tė Ēekosllovakisė pasi Dubceku ndoqi tė njėjtat reforma ekonomike dhe politike tė Hrushovit.
    Nė kujtimet e babait tuaj flitet edhe pėr politikėn e Stalinit ndaj vendeve ballkanike. A mund tė na thoni ndonje gjė mė shumė se ēfarė mendonte ai pėr kėto vende?
    Unė di jo mė shumė se tė tjerėt nė kėtė pikė. Di qė Stalini kishte plane tė ndryshme mbi politikėn e tij dhe kėrkonte ti manipulonte vendet e Ballkanit nė njė Federatė Ballkanike tė udhėhequr nga Dimitrovi i Bullgarisė. Di po kėshtu qė ai donte qė Shqipėria tė bėhej pjesė e Federatės Jugosllave. Kur Tito tregoi se donte tė ishte i pavarur ai e ndryshoi totalisht politikėn e tij dhe vendosi qė Shqipėria duhej tė mbetej njė vend besnik stalinist nga ku mund tė luftohej Jugosllavia. Me sa di unė babai im nuk kishte plane tė tilla. Ai mendonte se Bashkimi Sovjetik nuk duhej t’i manipulonte kėto vende. Ato ishin vende tė pavarura me qeveritė e tyre dhe ata duhej tė kuptonin se nuk duhej tė mbijetonin nga bajonetat sovjetike. Mbėshtetja nga bajonetat e huaja nuk ėshtė njė ide e mirė pėr njė shtet tė pavarur. Mbijetesa e kėtyre shteteve pėrfshirė edhe Shqipėrinė duhej tė vinte nė mėnyrė organike nga zhvillimi i tyre nga mbėshtetja e popullit tė tyre dhe jo se mbėshteteshin nga sovjetikėt.
    Enver Hoxha shkruan se njė prej akuzave ndaj Hrushovit ishte qė Hrushovi nuk donte pavarėsinė e Shqipėrisė pasi i kishte kėshilluar shqiptarėve qė tė mbillnin agrume nė vend tė bukes. Por kujtimet e Hrushovit mbi Shqipėrinė kanė llogjikė nė ato qė ai thotė. Psh. nė kėto kujtime lexon se Hrushovi mendonte se Shqipėria duhej tė kishte ushtrinė e saj tė pavarur kombėtare dhe pėr kėtė arsye ju dha shqiptarėve edhe nėndetėset e famshme qė mė vonė u kthyen nė njė pikė konflikti...
    Mė pyetėt shumė dhe mė duhet tė mos i harroj pyetjet. Unė nuk e di se ēfarė kėshillash i tha babai Enver Hoxhės, se ēfarė duhej tė mbillte ai nė tokėn shqiptare, por mė duhet tė them se jam dakort me ato qė cituat ju, pasi ai mendonte kėshtu duke dashur qė blloku lindor tė operonte si njė treg i pėrbashkėt ekonomik. Jam dakort psh. qė ndoshta ideja mė e mirė ekonomike pėr Shqipėrinė ėshtė tė mbjellė portokalle dhe jo rrush ashtu siē bėn Florida e cila mbjell dhe shet portokalle dhe jo grurė pėr tė gjithė Amerikėn. Me siguri qė me kėtė llogjikė Hrushovi ka rekomanduar qė Shqipėria si vendi i vetėm nė Lindje qė mund tė mbillte portokalle ti shiste ato bllokut lindor dhe tė merrte nė shkėmbim patatė apo grurė. Mendoj qė kjo ėshtė njė llogjikė e shėndoshė ekonomike nė kėto lloj bashkėpunimesh. Babai thoshte se njė sistem ekonomik dhe politik i cili pėrmirėson jetėn e qytėtarėve tė vet ėshtė me i fortė se shpenzimet pėr ushtrinė pasi kėto shpenzime na dobėsojnė duke harxhuar burime tė shumta ekonomike. Kėtė gjė i ka thėnė Valter Kulbrikut tė Gjermanisė pasi u ngrit Muri i Berlinit. Tė njėjtėn gjė ju tha edhe shqiptarėve - nėse ju do tė tregoni fqinjėve tuaj si Greqia apo Italia, qė ekonomia jonė socialiste e decentralizuar ėshtė e sukseshme atėherė do tė jeni njė shembull i shkėlqyer. Kėtė e ka pėrsėritur disa herė qė nėse do tė tregojmė arritjet tuaja ekonomike Indisė apo Egjipti pėr shembull nuk ka nevojė tė dėrgojmė libra propagande pėr tė treguar se ne jemi mė tė mirėt por shembulli juaj do tė flasė vetė. Njė pikė tjetėr shumė e rėndėsishme e politikave tė Hrushovit ishte mbrojtja e vendit. Ai mendonte se ne nuk duhej tė mbanin baza ushtarake nė tokė tė huaj. Nė kundėrshtim me politikėn impėrialiste amerikane ne duhet tė tregojmė se jemi tė ndryshėm nga imperialistėt –thoshte ai. Ai i largoi trupat sovjetike nga Finlanda po kėshtu ai iu tha vendeve tė Bllokut Lindor qė tė largoheshin trupat sovjetike nga territori i tyre si psh. Rumania, Hungaria dhe Polonia. Gomulka nė Poloni u pėrgjigj se ai nuk donte qė sovjetiket tė largoheshin ndoshta edhe pėr arsye ekonomike, pasi duhet ta dini se sovjetikėt paguanin shumė pėr bazat ushtarake. Mė kujtohet qė kur u fol pėr problemet nė Shqipėri, e di qė ai ju tha shqiptarėve: “Jo nuk duhet tė dėrgojmė trupat tona atje por do t’ju ndihmojmė pėr tė krijuar njė ushtri tuajėn”.
    Dėshiroj t’ju lexoj njė frazė nga kujtimet babait tuaj pėr Enver Hoxhėn: “Njė njeri me sjellje tė vrazhdė dhe karakter brutal. Kur i thua diēka qė nuk i pėlqen ai ndryshon fytyrėn”. Mjaft interesant ky vėzhgim i Hrushovit pasi pikturat apo shkrimet nė Shqipėri qė portretizojnė Enver Hoxhėn nė debat me Hrushovin duket qartė se ato tregojnė se ishte Hrushovi ai qė ndryshontė fytyrėn sa herė qė fliste Hoxha. A iu kujtohen ato kohė kur Shqipėria po shkėputej nga Bashkimi Sovjetik?
    Mė kujtohet shumė mirė. Pėr babain tim ishte shumė e dhimbshme pasi ai me tė vėrtetė mendonte se po pėrpiqej pėr mė tė mirėn e shqiptarėve. Tė vazhdoje nė rrugėn e Stalinit do tė thoshte qė tė shkoje kundėr interesave tė popullit tėnd. Mė kujtohet qė nė atė kohė ai u pėrpoq qė ta bindė Mao Ce Dunin qė ta ndiqte atė. Nė bisedėn e famshme pranė pishinės kur Mao u pėrpoq t’i thoshte babait qė nuk duhet tė kishte frike nga amerikanėt, nuk duhet tė kishte frikė nga bomba atomike pasi ata sė bashku do luftonin si nė vitet 20 apo 30. Edhe sikur tė vriteshin miliona njerėz pėrsėri ata do ta fitonin luftėn. Babai i shqetėsuar pėr kėtė kėndvėshtrim tė situatės i tha se njė shoqėri e civilizuar nuk mund tė lejojė qė njerėzit e vet tė masakrohen. Pėr tė ishte shumė e dhimbshme qė Hoxha dhe lidershipi shqiptar ju bashkuan kinezėve pasi kjo do tė sillte njė problem tė madh ekonomik dhe politik pėr popullin shqiptar. Ai e dinte se Kina kishte probleme tė mėdha ekonomike ndėrkohe Bashkimi Sovjetik po njihte rritje.
    A e mbani mend vizitėn e babait tuaj nė shqipėri? Ka qenė vizita mė e rėndėsishme e njė lideri tė kėtyre pėrmasave nė Shqipėri...
    Po e mbaj mend shumė mirė. Ėshtė e vėrtetė qė ai ndenji mjaft gjatė atje por mendoj se ai ishte shumė kurioz pėr kėtė vend. Dėshironte ta njihte me shumė Shqipėrinė, tė mėsonte pėr kulturėn jetėn e njerėzve. Po kėshtu ai udhėtoi nė Shqipėri edhe pėr arsye praktike. Pėr tė krijuar bllokun e pėrbashkėt ekonomik ai udhėtoi nė tė gjithė vendet komuniste pėr t’i kuptuar kėto vende. Nė fakt ai qėndronte nga dy javė nė kėto vende por jo vetėm nė to. Dy javė qėndroi edhe nė Amerikė apo Francė, Indonezi, etj.
    A mbani mend ndonjė detaj kur ai u kthye nga Shqipėria?
    Po sigurisht, i kishte pėlqyer klima e ngrohtė po kėshtu pritja e mrekullueshme e njerėzve. Ishte shumė pozitiv pėr Shqipėrinė. Detaje nga udhėtimi nuk na tha ose mund tė mos mė kujtohen mua pas gjithė kėsaj kohe qė ka kaluar.
    Njė pikė tjetėr qė dėshiroj t’iu pyes ėshtė nėse e keni lexuar apo nėse e njihni shkrimtarin e njohur shqiptar Kadare, i edukuar nė Institutin Gorki. Romani i tij i njohur flet pikėrisht pėr ndarjen e madhe midis Shqipėrisė dhe Bashkimit Sovjetik dhe njė prej personazheve ėshtė edhe babai juaj. Nė njė farė mėnyre tė kuptueshme sigurisht ai fajėson palėn sovjetike dhe babain tuaj pėr ndarjen me Shqipėrinė. Ēfarė do t’i thonit mbi kėtė temė sipas kėndvėshtrimit tuaj nėse do ta takonit kėtė shkrimtar?
    Unė do tė dėshiroja t’i thoja atij se nuk ishte Enver Hoxha qė mbajti anėn e shqiptarėve, por ishte Hrushovi ai qė dėshironte t’i shpėtonte shqiptarėt nga diktatura e Enver Hoxhės. Enver Hoxha donte tė mbante nė kėmbė regjimin e tij personal ndėrsa babai im dėshironte njė jetė mė tė mirė pėr tė gjithė kampin komunist sigurisht. pėrfshirė edhe shqiptarėt. Pėr mua ishte njė tragjedi ajo qė i ndodhi Shqipėrisė. Largimi nga politikat qė kėrkonte tė sillte Hrushovi nė Kampin Sovjetik. Duhet tė kuptoni se pas vdekjes sė Stalinit vendet e kampit sovjetik jetuan njė jetė deri diku normale megjithė problemet e shumta qė ato kishin. Ndėrsa Shqipėria u kthye nė njė vend tė izoluar nga bota dhe ju rikthye normalitetit vetėm nė shekullin e 21. Me Enver Hoxhėn Shqipėria humbi njė gjysėm shekulli.
    Njė pyetje tjetėr qė dėshiroj t’ju bėj ndoshta pėrkon me njė kuriozitet tė madh tė shumė shqiptarėve qė nė atė kohė pyesnin se pėrse babai juaj u largua nga skena politike pa asnjė pėrpjekje pėr ta mbajtur pushtetin e tij edhe me forcė?
    Shikoni, Hrushovi kėrkonte ta ndryshonte rrėnjėsisht shoqėrinė sovjetike. Ai e ndryshoi shoqėrinė sovjetike. Kur u largua nga pushteti ai thoshte – “nėse kam arritur vetėm njė gjė gjatė kohės sime qė shoqėria jonė tė largojė njeriun e parė d.m.th atė vetė, nga pushteti vetėm me vota pa derdhur gjak atėherė jeta ime dhe pėrpjekjet e mia paska vlejtur”. Kėshtu ishte shpjegimi i tij pėr atė qė ndodhi. Pasi i luftoi stalinistėt dhe i largoi ata nga pushteti ai solli nė pushtet njerėz qė mbėshtesin politikat e tij. Kėtu ai e kishte gabim pasi me largimin e tij ata i ndryshuan kėto politika megjithatė ai thoshte se “unė nuk dua t’i luftoj ata, ata janė mė tė rinj unė jam 70 vjeē dhe e ardhmja ėshtė e tyre”. Nė fakt nė 1964 ai kishte thėnė shpesh qė nė kongresin e ardhshėm, pasi tė fillonte implementimi i reformave tė tij do tė jepte dorėheqjen nga posti. “Pėrse tė luftoj me ta - thoshte ai - kur pas njė viti do tė jap dorėheqjen?”. Nėse ai do tė rezistonte dhe krijonte probleme duhet ta kuptoni qė kėto probleme do tė pėrfshinin shoqėrinė sovjetike dhe ai nuk e donte kėtė gjė. E kam pyetur shpesh babain pėr kėtė pikė dhe ai mė thoshte pikėrisht kėto fjalė. Ėshtė njė shpjegim shumė i thjeshtė. “Si mund tė luftoj kundėr mendimeve tė mia?” - thoshte ai? “Nuk jam diktator si Stalini i cili i eliminoi tė gjithė ata qė mund ta zėvendėsonin. Unė dua tė prezantoj njė epokė tė re nė politikėn sovjetike, largimin nga pushteti nė mėnyrė paqėsore. Nėse dua ta bėj kėtė atėherė duhet tė jem i pari qė e pranoj kėtė logjikė” – mė thoshte ai.
    A ishte i lumtuar ai nė jetėn e tij tashmė nė pension larg angazhimeve politike apo i mungonte jeta aktive?
    Jo, nė fakt vuajti shumė nga kufizimet qė iu vunė megjithėse nuk kishte persekutim si nė kohėn e Stalinit. Largimi i tij nga politika pėr tė ishte si njė tren me shpejtėsi tė madhe i cili ndalon papritmas. Ai po prezantonte reformat e tij kur e rrėzuan. Por vuajtja mė e madhe ishte kur njerėzit, tė cilėt shpresonte tė kryenin reformat e tij filluan rikthimin mbrapsht nė ekonominė e centralizuar, e cila sigurisht do tė sillte kolapsin e Bashkimit Sovjetik dhe sistemit socialist. Ata ndaluan idenė e tij pėr zgjedhje tė lira si dhe tė gjitha reformat e tjera. Ishte shumė e dhimbshme pėr tė kur i shikonte kėto gjėra. Ti punon shumė pėr tė arritur diēka dhe fėmijėt tuaj vijnė dhe i hedhin tė gjitha nė plehra. Kthimi nė sistemin e vjetėr pėr tė ishte rruga qė do ta ēonte vendin nė shkatėrrim dhe historia e provoi qė ai kishte tė drejtė nė kėtė gjykim.
    Siē mund ta dini ka njė debat nė qarqet politike perėndimore mbi rrėzimin e komunizmit. Pėr ju a ishte ky rrėzim njė plan i pėrgatitur pėrpara nga Shėrbimet Sovjetike me idenė e largimit nga pushteti ideologjik, por marrjes nė kontroll tė ekonomisė nga elita e mėparshme?
    Shikoni nė perėndim ka akoma mėnyra interesante pėr tė bėrė lojė fjalėsh. P.sh., ne akoma e quajmė Kinėn komuniste, megjithėse ajo ėshtė njė sukses nė ekonominė e tregut. Komunizmi ra pėr njė arsye tė thjeshtė, ideja thelbėsore se njerėzit duhet tė jenė tė barabartė. Kjo ėshtė e pamundur pasi vetė natyra ėshtė e bazuar te konkurenca dhe ajo i ka bėrė njerėzit jo tė barabartė. Pra ideja komuniste shkon kundėr natyrės dhe kjo nuk ėshtė vetėm te njerėzimi, por edhe te kafshėt apo bimėt. Pra komunizmi ka qenė i destinuar tė dėshtonte qė nė fillim. Duhet ta dini se komunisti i parė ka qenė Jezu Krishti, i cili kėrkonte qė ta ndante pasurinė te tė gjithė njerėzit prandaj edhe e kryqėzuan. Pastaj kemi Tomas Murin nė kohėn e Elizabetės sė Parė nė Britaninė e Madhe dhe pastaj Kompanelėn. Tė gjithė kėta u pėrpoqėn tė krijonin teorinė komuniste, por qė pėrfunduan nė njė shtet policor, pasi pėr ta zbatuar kėtė teori pėr barazinė e njerėzve duhet tė pėrdorėsh forcėn. Komunizmi ka dėshtuar nė Bashkimin Sovjetik qė nė 1921, duke sjellė dėshtime tė mėdha nė ekonomi. Lenini tha se duhej tė implementonin politika tė reja ekonomike qė lejonin konkurencėn, por kėto nuk u lejuan nga Stalini. Pas Leninit nė Bashkimin Sovjetik kishte kapitalizėm shtetėror. Siē e shikoni ne kėtu po flasim mbi komunizmin, jo si njė ideologji, por po flasim mė shumė pėr efektet e ekonomisė shtetėrore. Ekonomia shtetėrore e centralizuar nuk mund tė jetė efektive nė konkurrėncė me ekonominė e decentralizuar. Ekonomia e centralizuar mund tė ketė sukses vetėm nėse ka njė objekt nė planet e saj si, fito luftėn apo bėj industralizimin. Kur Hrushovi e kuptoi kėtė si ide primare pėr reforma, nė 1957 tha, se kjo shoqėri duhet tė decentralizohet sa mė shpejt pėr kėtė arsye i dha mė shumė fuqi provincave. Ishin 100 kėshilla ekonomike nė Bashkimin Sovjetik. Kėshtu qė vendimet ia kaloi Sekretarėve tė kėtyre Kėshillave ashtu siē bėri Ten Siao Pini mė vonė. Imagjinoni nėse kėto reforma nė shoqėrinė sovjetike do tė kishin filluar nė 1965 ndoshta sot Bashkimi Sovjetik do tė ishte ekonomia mė e sukseshme dhe mė e fortė e botės. Mos harrojmė se CIA e parashikoi kėtė gjė dhe ia prezantoi Presidentit Ajsenhauer duke i thėnė, se nė fund tė shekullit 20 Bashkimi Sovjetik do ta trefishonte ekonominė nė raport me Amerikėn. Imagjinoni nėse kjo do tė ndothte. Sot nuk do tė kishim Poloninė qė aplikon pėr tė hyrė nė Bashkimin Europian, por Francėn dhe Gjermaninė qė do tė kėrkonin tė hynin nė KNER. Nuk po bėj shaka, ėshtė serioze. Komunizmi ishte utopi, ėshtė utopi dhe do tė jetė utopi. Nė njė shoqeri shumė tė varfėr qė kemi diferenca tė medha nė pasuri, kjo shoqėri do tė pėrpiqet gjithmonė qė ta rishpėrndajė kėtė pasuri. Njė shoqėri e sukseshme ėshtė ajo qė ndėrton njė klasė tė mesme tė qėndrueshme, e cila nuk do t’i pėrkrahė idetė e rishpėrndarjes sė pasurisė, pasi kjo klasė jeton mirė. Ekonomia e centralizuar ishte e dėshtuar, sistemi sovjetik ishte i dėshtuar dhe mos bėrja e reformave e sjell vendin nė prag tė revolucioneve. Shtetet e Bashkuara janė shumė tė sukseshme pasi ēdo shtet i saj bėn reforma. Ēfarė ndodhi me Rusinė? Ishin reformat e mėdha tė Perandorit Aleksandėr, i cili bėri tė mundur njė zhvillim tė madh tė ekonomisė ruse. Ai u vra dhe pasardhėsit e tij, Aleksandri i III dhe Car Nikolla i ndaluan reformat, gjė qė solli vendin nė revolucionin e 1917. Nė 1964 Brezhnjevi i ndaloi reformat e Hrushovit. Brezhnjevi filloi staniocionin pasi donte stabilitet ashtu si Aleksandi i III kishin tė njėjtat ide, kėrkonin qetėsi. Aleksandri i III thoshte, ‘jam duke peshkuar, Europa le tė pr’sė’. Ja pra qė askush nuk e priti dhe vendi shkoi nė revolucion. Staniacioni i Brezhnjevit po kėshtu e solli vendin nė revolucionin e 1991.
    Mendoni me tė vėrtetė se ishte njė revolucion apo ndoshta ishte njė revolucion planifikuar dhe i kontrolluar me qėllim qė njė klasė e komunistėve tė rinj tė vinte nė pushtet?
    Nėse do tė flasim nė mėnyrė teorike do tė thoja se revolucioni i 1991 ishte njė kundėrevolucion, pasi vendi shkoi nga njė sistem i ri, u rikthye nė njė sistem tė vjetėr. Jo, nuk mund ta sjellėsh kėtė revolucion si tė planifikuar. Njerėzit ishin tė lodhur, unė isha i lodhur. Ishim tė lodhur, pasi menduam se nėse do tė bėnim atė qė na u kėrkua do tė jetonim mė mirė se amerikanėt, mė mirė se britanikėt e kėshtu me radhė. Kjo nuk ndodhi asnjėherė dhe zemėrimin e masave askush nuk e ndalonte dot, nuk e ndaluan nė perandorinė ruse, nuk e ndaluan dot nė Bashkimin Sovjetik, nuk po e ndalojnė dot as tani nė Egjipt apo nė Lindjen e Mesme.
    Sigurisht qė nuk e ndalon dot, por mund ta kontrollosh, apo jo. Sot nė pushtet nė Rusi kemi Putinit, i cili vjen nga Shėrbimet Sekrete...
    Shikoni ėshtė shumė e ndryshme. Reformat janė kontroll. Nėse do tė ndjekin rrugėn e Hrushovit duke ndėrmarrė reforma mund ta ndryshojnė kėtė vend. Por ka njė problem, nėse zemėrimi i masave ėshtė i madh, atėherė ndryshon puna. Nėse e mbani mend ekonomistėt i thanė Gorbaēovit qė duhej 5 deri nė 10 vjet pėr tė ndryshuar situatėn ekonomike nė Bashkimin Sovjetik. Kishin tė drejtė, por a mund tė prisnin njerėzit 10 vjet pėr tė ndryshuar sistemin? Nė asnjė mėnyrė, shikoni tani i kėrkojnė Mubarakut tė largohet menjėherė. Jervinski, nje ekonomist liberal, por jo shumė praktik, i cili u tha njerėzve, mė duhen 500 ditė pėr tė bėrė reforma. Ēfarė - e pyetėn - njė vit? Harroje! Dhe ai u largua nga skena. Nė 1917 ishte Lenini, i cili u tha njerėzve, mė ndiqni dhe unė do ndaloj luftėn, ne e dimė se ai nuk e ndaloi dot luftėn, do t’ju jap tokė u tha ai fshatarėve dhe pėr dy vjet do jetoni nė komunizėm, nė parajsė. Ishte e njėjta gjė me Jelcinin kur Gorbaēovi po rrėzohej nė nėntor. Mė ndiqni mua u tha ai njerėzve, pėr 10 muaj do ta ndryshoj gjendjen e Rusisė dhe per 2 vjet do jetoni mė mirė se amerikanėt. Po, i thanė, do tė tė ndjekim ty, por sigurisht qė nuk bėri gjė. Jelcini bėri njė gabim shumė tė madh. Ai largoi nga puna njė pjesė tė madhe tė burokracisė sovjetike, duke i quajtur drejtorė tė kuq, por nė fakt ai e la proletariatin pa asnjė menaxhim. Drejtorėt e kuq, siē i quajti ai, ishin njė klasė e sukseshme e sistemit sovjetik dhe kjo u provua kur ata u bėnė mė tė sukseshėm nė kapitalizėm. Pra Jelcini nuk bėri asnjė reformė qė tė kishte sukses. Mė kujtohet kur babai erdhi nė Amerikė, atė e ngacmuan duke i thėnė; “Z.Hrushov a do tė donit tė jetonit nė Amerike? Kėtu do tė ishit njė menaxher i suskseshėm dhe do tė ishit milioner duke drejtuar njė kompani tė madhe?” “Faleminderit, - i tha ai - po unė menaxhoj njė vend shumė tė madh qė ėshtė Bashkimi Sovjetik’.
    Nėse do tė donit tė mesonit mė shumė pėr Hrushovin nė vendin tuaj mund t’i pėrktheni Kujtimet e tij dhe jam i sigurtė qė edhe ai do ta dėshironte shumė kėtė gjė. Duke ju falenderuar pėr kėtė mundėsi qė na thatė pėr tė diskutuar me ju njė kėndvėshtrim tė ri mbi rolin historik tė Hrushovit nėse keni dėshirė mund t’i transmetoni njė mesazh shikuesve shqiptarė tė cilėt jam i bindur do tė jenė shumė tė interesuar pėr t’ju dėgjuar.
    Tė dashur miq shqiptarė ju uroj fat dhe tė gjitha tė mirat. Dua t’ju them se babai im dėshironte mė tė mirėn pėr ju dhe donte qė vendi i juaj tė ishte njė fanar ndriēues. Merreni fatin tuaj nė duart tuaja dhe mos i lejoni politikanėt t’ju drejtojnė sipas interesave tė tyre. E ardhmja duhet tė jetė nė duart tuaja.
    Marrė nga emisioni “Excluzive”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    Z.Brar,tema esht interesante,po ne se me lejoni e si paranteze ....dikush thonte nja 30 vite me pare.....
    ....kur u diskutu ne Kong.Amerikan per te vendos se cila do ishte gjuha zyrtare.ktu e dy shekuj me pare ... u paraqiten kater opsjone per kater gjuhe te ndyshme

    greqishtja e vjeter
    latinishtja
    anglishtja
    shqip

    sa e mundeshme mund te jete? duke marre parasysh se ai qe e thonte nuk ishte fare fare njeri dosido.....nese ju o ndonje tjeter nga pjesemarresit do merrte mundimin t a vertetonte besoj se pervec se si kuriozitet do kishte nje far domethenje.....
    ndjese per parantezen

  3. #3
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    I humburi, nuk besoj se eshte korrekte ajo qe te ka thene ai dikushi 30 vjet me pare. Kjo per arsyen e vetme qe SHBA nuk kane gjuhe zyrtare pavaresisht se anglishtja eshte gjuha me e perhapur. Kongresi Amerikan asnjehere nuk e ka marre nje vendim per te bere gjuhe zyrtare anglishten.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2009
    Postime
    461
    Citim Postuar mė parė nga BOKE Lexo Postimin
    I humburi, nuk besoj se eshte korrekte ajo qe te ka thene ai dikushi 30 vjet me pare. Kjo per arsyen e vetme qe SHBA nuk kane gjuhe zyrtare pavaresisht se anglishtja eshte gjuha me e perhapur. Kongresi Amerikan asnjehere nuk e ka marre nje vendim per te bere gjuhe zyrtare anglishten.
    Dihet mire se gjuha Shqipe ashte gjuha numer nji ne bote,e sa per tjera nuke jane intersante,po KONGRESI KA SHQYRTUE JO NJIHERE PORE EDHE PARA "$= VJETE PER GJUHEN SHQIPE.Gjuha shqipe ashte numer nji ne EUROPE DHE ATE E DIJNE KREJT DIJETARET DHE GJUHETARET PERVEQ SHQIPETAREVE QE NUKE DIJNE GJUHEN E VETE SHQIPE.

  5. #5
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga kutje Lexo Postimin
    Dihet mire se gjuha Shqipe ashte gjuha numer nji ne bote,e sa per tjera nuke jane intersante,po KONGRESI KA SHQYRTUE JO NJIHERE PORE EDHE PARA "$= VJETE PER GJUHEN SHQIPE.Gjuha shqipe ashte numer nji ne EUROPE DHE ATE E DIJNE KREJT DIJETARET DHE GJUHETARET PERVEQ SHQIPETAREVE QE NUKE DIJNE GJUHEN E VETE SHQIPE.
    Gjuha shqipe eshte gjuha numer nje ne bote !!!!S'imbas jush atehere edhe Adami, dhe Eva, na paskan folur ne gjuhen shqipe. hehehehehe
    Instituti Albanologjik ,ne Tirane dhe ne Prishtine ,eshte Instituti me i varfur ne evrope per nga gjuha ,kurse ju na thoni se gjuha shqipe eshte gjuha numer nje ne bote .

  6. #6
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anėtarėsuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin

    Hrushov e paska deshur Shqiperine me shume se Enver Hoxha ! Sa cudi e madhe

    Po keta Hrushova ishin ata te cilet i thonin serbise qe tokat shqipetare duhet te gelltiten . Shkaku kryesore qe shqipetaret aktualishte jetojne te coptuara te ndare ne disa shtete artificiale sllave -ishin pikerishte keta ruset rrace e felliqte qe i ndane tokat tona me dhune bile bile ne disa raste duke propaganduare edhe ne disa qendra te medha ne evrope ,se shqipetaret jane njeres me bishte etj.etj.

    C'do gje qe eshte ruse sllave per shqipetaret nuk duhet te kete vlere.

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Artizani qė bėri orėn e dhuruar Hrushovit gjatė vizitės nė ‘59

    Vizitė nė shtėpinė e tė vetmit argjendar artizan qė ka mbetur nė Tiranė. Jeton me kujtimet e sė shkuarės dhe... frikėn nga hajdutėt

    Entela Resuli

    Shtėpia e tij me qerpiē gjendet nė rrugicėn midis “Myslym Shyrit” dhe Rrugės sė Kavajės. Tonin Kacagjeli e hap derėn me vėshtirėsi. Dėrrasat mund tė tė mbeten nė dorė. Banesa ėshtė e vendosur mes njė blloku shtėpish tė vjetra. Avllia ėshtė e rrethuar nga lule, pavarėsisht sė nė tė shihen shenjat e viteve qė kanė kaluar.

    E fundit i artizanėve

    Tonin Kacagjeli jeton vetėm. Gruaja, mėsuese e gjuhė-letėrsisė, ka shkuar kėto ditė tė vizitojė njėrėn nga vajzat qė jeton nė SHBA. Tonini nuk lėviz kollaj nga shtėpia. Ai ėshtė i vetmi argjendar artizan qė ka mbetur nė Tiranė. Nė anė tė portės gjendet vendi i tij i punės, aty ku kalon pjesėn mė tė madhe tė ditės, duke punuar me argjend e flori. Ndėrsa flasim me tė dhe e kthejmė vite pas, Tonini kujton duke mbyllur sytė se zanatin ia ka mėsuar babai, qė kur ishte gjashtė vjeē. Babai i tij (Zef Kacagjeli) ka jetuar nė njė kohė kur vendi ishte pa kujtesė, por njė nga veprat e tij e quajtur “Pėllumbi i Paqes” gjendet qė prej viteve ‘40 nė Romė.

    Prejardhje nga Prizreni

    Familja Kacagjeli ėshtė nga Prizreni dhe ėshtė vendosur nė Tiranė prej 100 vjetėsh. Prej babait e ka trashėguar kėtė profesion pėr tė cilin sot ėshtė krenar. Ndėrsa i kėrkojmė tė na tregojė mjetet me tė cilat punon, shohim se derėn e punishtes e ka mbyllur nė njė mėnyrė tė ēuditshme. Ajo nuk ka vrimė ēelėsi, por ėshtė e siguruar mirė. Tonini ka shpikur njė mekanizėm tė vetin pasi vetėm brenda kėtij viti, punishten ia kanė vjedhur 3 herė.

    Njė ēark 100-vjeēar

    “Veglat e vjetra tė argjendarit nuk i ka asnjė lloj profesioni”, shprehet ai. Shohim vendin ku ndizet zjarri dhe shkrihet floriri, ndėrsa Tonini nuk pėrton tė na tregojė kalandrėn ku bėhen rrathėt e unazave. Por, nė kėtė pirg mjetesh e veglash qė ai ruan si sytė e ballit, veēon njė ēark prej druri, i cili hollon telin qė vendoset nė unaza apo varėse. Ai ėshtė njė ēark qė ka moshė 100-vjeēare dhe Tonini tregon se e ka pėrdorur fillimisht babai i tij, por sot ai ēark ka mbetur vetėm njė kujtim, pasi ka 30 vite qė nuk pėrdoret mė. E teksa ndalet tek i ati, Tonini tregon pėr hiletė e asaj kohe: “Jam 78 vjeē, por baba ma shkroi datėlindjen mė tė madhe nė pasaportė qė tė mos shkoja ushtar”.

    Njė orė pėr Hrushovin

    Para ’90-s Tonini ka disa pika krenarie nė zanatin e tij. Ai ka gdhendur njė Skėnderbe prej argjendi, 30 cm tė lartė, i cili iu dhurua njė delegacioni tė kinemasė hungareze nė vitet ‘70, si dhe njė punim nė argjend tė Orės sė Kremlinit, qė iu dhurua Hrushovit gjatė vizitės sė tij tė nė Tiranė nė majin e vitit 1959.

    Shqiponja e vjedhur e 100 vjetorit: “Punova 3 muaj, po ku tė lenė hajdutėt tė dalėsh nga shtėpia kėtu”

    Kur e pyesim nėse i ka mbetur ndonjė gjė peng, Tonin vė duart para syve: “...Eh, ju lutem, mos mė pyesni pėr kėtė”. Na tregon historinė e njė shqiponje tė argjendtė. “Pas tre muajsh pune, ma vodhėn. Mė ka ngelur peng. Do tė doja qė pėr kėtė 100-vjetor tė lija edhe unė diēka, po ku tė lėnė hajdutėt kėtu. Mua ma kanė vjedhur dyqanin tri herė. Ndaj nuk luaj nga shtėpia. Herėn e fundit luhej ndeshja e futbollit Tirana-Teuta dhe unė pėr dreq shkova nė njė lokal kėtu afėr pėr ta ndjekur. Kur erdha, e kishin marrė floririn dhe argjendin qė kisha gjendje nė arkė”.

    “E trashėgova zanatin tek njėra nga 4 vajzat, por zgjodhi martesėn dhe emigrimin”

    Tonin, ju e keni trashėguar nga babai juaj artizanatin. A ua keni lėnė trashėgim edhe ju fėmijėve profesionin?

    Nuk kam djalė, kam 4 vajza, njėrės ia mėzova zanatin, por sa ia mori dorėn, u martua, zgjodhi tė emigronte nė SHBA. Babai im ua trashėgoi tė 5 djemve, ne jemi 5 vėllezėr dhe tė pestė jemi argjendarė.

    Punonit privatisht edhe nė kohėn e komunizmit?

    Punonim nė mėnyrė tė fshehtė, me njohje dhe me bashkėpunėtorė. Pėr shembull, rrobaqepėsi mė sillte mua klientė. Kishte punė edhe atėherė, nuk them jo. Ca gjėra kanė qenė mė mirė se tani, tani ka hyrė nė lojė tregtia, nuk mbėshtetet mė asgjė nė ndershmėri, por po ju them diēka: Sido qė tė jetė koha, nuk ka si djersa jote!

    Kush ishin klientėt tuaj nė atė kohė?

    (qesh) Tė gjithė. E keni parė ndonjėherė atė Skėnderbeun qė mbajnė zyrtarėt nė tryezat e tyre? Unė kam bėrė tė atillė nė argjend nė atė kohė, e mbanin vetėm ata tė udhėheqjes sė lartė. Njėherė jam grindur edhe me Adil Ēarēanin, pasi ai mė thoshte tė bėja vepra bronzi, unė i thosha nuk jam artist bronzi, por argjendi.

    (Shekulli)

    E njoha njerin ne foto...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Where does a thought go when it's forgotten?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •