Harasani sfidon "lobin" Rama: Une, ne krye te PS
Deputeti socialist, Andis Harasani, "sfidon" kreun socialist Edi Rama dhe mbeshtetesit e tij, duke shpallur kandidaturen per postin e kryetarit e Partise Socialiste per Tiranen. Vetem nje dite pasi Bashkim Fino, hodhi idene per perjashtimin nga kryesia e Partise Socialiste te zerave kritike brenda selise roze, ata qe kane dale kunder vendimit politik te grupit te njohur si Levizja per Mendimin Ndryshe, Harasani pohoi se do te kandidoje per postin e Kryetarit te Partise Socialiste per Tiranen. Post, qe aktualisht e mban i komanduari Saimir Tahiri. Deputeti socialist i njohur per qendrimet e tij kritike brenda kampit socialist, u shpreh madje se nuk eshte aspak etike qe Saimir Tahiri, aktualisht kryetar i komanduar per Tiranen, te jete nje kandidat ne zgjedhjet e deges me te madhe te socialisteve, ne kryeqytet. "Nuk besoj se eshte etike dhe demokratike qe personi i komanduar te jete kandidat ne zgjedhje. Gjithsesi ne momentin qe do shpallen kandidaturat, do shikoj dhe une cdo bej me kandidaturen time. Eshte ende heret per te folur, por te gjitha mundesite jane per po", u shpreh qarte dje deputeti socialist, duke dale keshtu kunder rrethit te ngushte te kreut socialist dhe te komanduarit te tij. Tahiri u komandua ne kete post, pas doreheqjes se Besnik Bares pak kohe pas rezultatit te zgjedhjeve lokale ne Tirane. Ku Partia Socialiste humbi pjesen me te madhe te drejtuesve te minibashkive ne vend. Per te mbushur boshllekun e krijuar, kreu socialist komandoi ne vend te tij Tahirin. Post qe ky i fundit po vazhdon ta mbaje, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve per kryetarin e ri. Nga ana tjeter, Harasani foli dje edhe mbi qendrimin e tij kritik jo pak here ndaj politikave te PS-se apo lidershipit socialist. Qendrim ky i reflektuar kryesisht pas bojkotit te tejzgjatur te socialisteve ndaj institucionit te Kuvendit dhe te gjitha komisioneve parlamentare. Ne lidhje me keto qendrime, Harasani sqaroi dje se zerat kritik ndaj politikave te ndjekura apo lidershipit te Partise Socialiste nuk kane asnje qellim te percajne socialistet, por perkundrazi synojne ta bejne kete force politike sa me te forte. "Kritikat ndaj politikave te Partise Socialiste, nuk vijne ne asnje rast per te percare socialistet. Perkundrazi, jane me qellim ta bejne kete force politike sa me te forte", theksoi deputeti qe jo pak here ka kritikuar politikat e ndjekura ne menyre te vecante nga lidershipi socialist Edi Rama. Harasani se bashku me nje grup deputetesh socialiste si Arben Malaj apo Kastriot Islami dolen kunder qendrimit bojkotues te socialisteve si ne Kuvend edhe ne Komisionet parlamentare. Jo pak here, Harasani me Islamin, ndoqen seancat plenare dhe moren pjese ne diskutime ne nje kohe kur vendimi i grupit socialist ishte qe opozita te bojkotonte teresisht jeten parlamentare. Nje rast i tille ishte edhe seanca gjate votimit te projektbuxhetit te shtetit per kete vit, rreth nje vit me pare.
KJ
Krijoni Kontakt