Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322

    Emërohet në krye të Kontrollit të Lartë Shtetit, Bujar Leskaj



    TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se opozitarët do të votojnë kundër dekretit të presidentit Bamir Topi, për kreun e KLSH-së.

    Këtë deklaratë kreu i opozitës e bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, me arsyen se kandidatura e Bujar Leskajt nuk përmbush sipas tyre kriteret e paktit me 10 pika të PS-së.
    “Kuvendi do ushtrojë dekretin për kreun e KLSH-së. Kandidatura nuk i përmbush kriteret tona të propozuar në paktin prej 10 pikash. E them me keqardhje se ndërkohë që ka një traditë që KLSH-në nuk e merr qeveria dhe ne kemi deklaruar se nuk duam figura nga partia në pushtet. Ne nuk do votojmë pro, pasi KLSH nuk do jetë me i shtetit, por i pushtetit”,- theksoi Rama.

    Ndërkohë, sa i takon Avokatit të Popullit, lideri i socialistëve bëri me dije se PS kërkon një avokat për popullin, pa dallim bindjeje dhe krahine. PS për këtë qëllim ka krijuar një faqe on-line për të gjithë aplikuesit për këtë post.
    “Duam një figurë të denjë për Kushtetutën. Profesor Luan Omari e ka pranuar ftesën për tu bërë pjesë e komisionit të punës. Pasi të mblidhen të gjitha kërkesat do organizohet dëgjim i hapur i cdo kandidati",- deklaroi Rama.

    Kreu i opozitës deklaroi se Banka Botërore dhe FMN theksojnë shqetësimin e Asamblesë së Partisë Socialiste për krizën, ndërkohë ka bërë thirrje që PS të kundërshtojë pr/buxhetin e vitit 2012 sa mos të jetë shumë vonë.
    “Është skandaloze që qeveria ka parashikuar një rritje hipotike ekonomike që do të vazhdojë thellimin e borxhit .Grup parlamentar i opozitës duhet të vërë alarmin për buxhetin, se nesër do jetë shumë vonë dhe kosto e rimëkëmbjes do jetë e rëndë. Pesha e borxhit nuk duhet ti kthejë kurrizin popullit të varfër. Propozimi ynë për heqjn e TVSH-së lehtëson varfërinë. Ne duhet të këmbëngulim në heqjen e saj”,- nënvizoi Rama.

    Kreu i opozitës u shpreh se qëndirmi i PS-së në lidhje me shitjen e hidrocetraleve të vendit është kundër, ndërkohë ka akuzuar qeverinë se po privatizon pasuritë kombëtare.
    (el.me/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Merr 70 vota, Bujar Leskaj në krye të KLSH-së

    TIRANE- Me 70 vota pro dhe 61 kundër Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit të Republikës, Bamir Topi për emërimin në krye të Kontrollit të Lartë Shtetit, Bujar Leskaj.

    Ashtu siç kishte paralajmëruar opozita nuk e dha pëlqimin e saj për kandidaturën e Topit.

    Një gjë e tillë ishte deklaruar edhe më parë nga vetë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

    Për kandidaturën e Leskajt 3 deputetë abstenuan dhe dy të tjerë nuk morën pjesë në votim. Gjate votimit, kryeministri Sali Berisha nuk ishte i pranishem ne sallen e Kuvendit te Shqiperise.

    Panorama

  3. #3
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Merr 70 vota, Bujar Leskaj në krye të KLSH-së

    TIRANE- Me 70 vota pro dhe 61

    Panorama

    nje gafe e rradhes e partise demokratike..zgjedhja e bujar leskajt ne krye te kontrollit te larte te shtetit ishte nje gabim i partise demokratike..nga deputetet e saj u mbajten dy qendrime te kunderta me rastin e dy kandidaturave te propozuara nga presidenti..kur hodhen poshte propozimin e pare per zotin shehu demokratet u justifikuan se ai ishte antar i partise demokratike..po zoti leskaj nuk eshte antar i partise demokratike..nuk eshte mire qe te kemi dy standarde...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e elijsa
    Anëtarësuar
    09-03-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    138
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nje gafe e rradhes e partise demokratike..zgjedhja e bujar leskajt ne krye te kontrollit te larte te shtetit ishte nje gabim i partise demokratike..nga deputetet e saj u mbajten dy qendrime te kunderta me rastin e dy kandidaturave te propozuara nga presidenti..kur hodhen poshte propozimin e pare per zotin shehu demokratet u justifikuan se ai ishte antar i partise demokratike..po zoti leskaj nuk eshte antar i partise demokratike..nuk eshte mire qe te kemi dy standarde...
    Mos eshte gje ky djali i Valentina Leskaj?

  5. #5
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nje gafe e rradhes e partise demokratike..zgjedhja e bujar leskajt ne krye te kontrollit te larte te shtetit ishte nje gabim i partise demokratike..nga deputetet e saj u mbajten dy qendrime te kunderta me rastin e dy kandidaturave te propozuara nga presidenti..kur hodhen poshte propozimin e pare per zotin shehu demokratet u justifikuan se ai ishte antar i partise demokratike..po zoti leskaj nuk eshte antar i partise demokratike..nuk eshte mire qe te kemi dy standarde...
    Jo Malsor, deputetet e PD-se nuk e votuan Shehun sepse ai skishte arsimin perkates.Nuk kishte studiuar asnje dite ekonomi.Ketu e kapen,por dihet qe arsyeja ishte tjeter gje, Sali Shehu ishte mik i Topit dhe armik i Sali Berishes.Bujar Leskaj edhe ky mik i topit, por jo armik i Berishes.Duke pare reputacionin qe Leskaj ka ne Vlore,Berisha nuk donte nje armik me shume ndaj e votoi.Leskaj ka qene i pari deputet i PD-se qe ka fituar ne Vlore ne perballje direkte pas vitit 1997.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sali Shehu ka qene komisar policie me shkolle ushtrie. Ç'ne profesionist per kontroll librash finance ai ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga Bel ami Lexo Postimin
    Jo Malsor, deputetet e PD-se nuk e votuan Shehun sepse ai skishte arsimin perkates.Nuk kishte studiuar asnje dite ekonomi.Ketu e kapen,por dihet qe arsyeja ishte tjeter gje, Sali Shehu ishte mik i Topit dhe armik i Sali Berishes.Bujar Leskaj edhe ky mik i topit, por jo armik i Berishes.Duke pare reputacionin qe Leskaj ka ne Vlore,Berisha nuk donte nje armik me shume ndaj e votoi.Leskaj ka qene i pari deputet i PD-se qe ka fituar ne Vlore ne perballje direkte pas vitit 1997.
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Sali Shehu ka qene komisar policie me shkolle ushtrie. Ç'ne profesionist per kontroll librash finance ai ???
    nuk eshte qeshtje shkollimi jo..nuk ka kriter te qarte shkollimi qeshtja e kryetarit te kontrollit te larte te shtetit..pse a kujtoni ju se kreu i ketij kontrolli do marre ne dore te kontrolloje shkresa e fatura te ndryshme..aspak..ky post eshte post politik..jane ekspertet prane tij ata qe do bejne kontrolle e politika ekonomike qe i takojne kontrollit te larte te shtetit..kryetari eshte thjesht nje kukull..gjithkush e ben pasi punen e bejne vartesit..

    nejse..keshtu e ka politika..sot peshtyhet e neser lepihet ajo qe peshtyhet sot...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  8. #8
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nuk eshte qeshtje shkollimi jo..nuk ka kriter te qarte shkollimi qeshtja e kryetarit te kontrollit te larte te shtetit..pse a kujtoni ju se kreu i ketij kontrolli do marre ne dore te kontrolloje shkresa e fatura te ndryshme..aspak..ky post eshte post politik..jane ekspertet prane tij ata qe do bejne kontrolle e politika ekonomike qe i takojne kontrollit te larte te shtetit..kryetari eshte thjesht nje kukull..gjithkush e ben pasi punen e bejne vartesit..

    nejse..keshtu e ka politika..sot peshtyhet e neser lepihet ajo qe peshtyhet sot...


    Malsor mos ja fut kot, kur s'ja ke idene fare !!!

    Si do t'i firmosi dokumentat kryetari polic kur nuk di te lexoje nje bilanc te thjeshte ??? Dokumenti i vetem financiar qe ka pare eshte borderoja e rroges ...

    Eshte njesoj si te vendosesh shef te shtabit te ushtrise nje muzikant qe s'ka prekur kurre arme me dore. Se mos do luftoje shefi shtabit. Luften do t'a bejne ushtaret dhe operacionet do t'i planifikojne ekspertet. Apo nuk eshte keshtu ???

    S'paska pas faj Dulla me ministre mjelse lopesh e ministra karrociere !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #9
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Malsor mos ja fut kot, kur s'ja ke idene fare !!!

    Si do t'i firmosi dokumentat kryetari polic kur nuk di te lexoje nje bilanc te thjeshte ??? Dokumenti i vetem financiar qe ka pare eshte borderoja e rroges ...

    Eshte njesoj si te vendosesh shef te shtabit te ushtrise nje muzikant qe s'ka prekur kurre arme me dore. Se mos do luftoje shefi shtabit. Luften do t'a bejne ushtaret dhe operacionet do t'i planifikojne ekspertet. Apo nuk eshte keshtu ???

    S'paska pas faj Dulla me ministre mjelse lopesh e ministra karrociere !!!
    baron shefi i shtabit drejton ushtrine kurse ministri eshte kukull..e di ti qe ministri jone eshte aktor..e di ti kete fakt..kjo do te thote qe nuk ka shume rendesi kryetari por vartesit..nuk e ben shkollen nje drejtor por e bejne mesuesit..nuk e bejne nje ndermarrje drejtoret por personeli i tyre teknik etj etj..a do ishte mire qe ne krye te ishte edhe nje njeri i atij profesioni..edhe me mire kjo gje..edhe me mire qe leskaj eshte i sferes se ekonomise..por te mos kapemi per kete..po te donte partia demokratike do kishte emeruar edhe sali shehun por nuk deshi..edhe u kap per fije kashte te tilla te shkollimit..bile kundershtimi me i madh ishte qenia e tij anetar i partise demokratike...

    baron kryetari duhet te jet administrues i forte kurse vartesit teknike te forte..ky eshte parimi...keshtu behet puna...
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 16-12-2011 më 15:36
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bujar leskaj eshte djal i mire.
    kjo eshte bindja ime.

    mirpo do guxim qo pune.
    i duhen zberthier xhepat hajdutve..

  11. #11
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    baron shefi i shtabit drejton ushtrine kurse ministri eshte kukull..e di ti qe ministri jone eshte aktor..e di ti kete fakt..kjo do te thote qe nuk ka shume rendesi kryetari por vartesit..nuk e ben shkollen nje drejtor por e bejne mesuesit..nuk e bejne nje ndermarrje drejtoret por personeli i tyre teknik etj etj..a do ishte mire qe ne krye te ishte edhe nje njeri i atij profesioni..edhe me mire kjo gje..edhe me mire qe leskaj eshte i sferes se ekonomise..por te mos kapemi per kete..po te donte partia demokratike do kishte emeruar edhe sali shehun por nuk deshi..edhe u kap per fije kashte te tilla te shkollimit..bile kundershtimi me i madh ishte qenia e tij anetar i partise demokratike...

    baron kryetari duhet te jet administrues i forte kurse vartesit teknike te forte..ky eshte parimi...keshtu behet puna...



    Gabohesh Malsor !!!


    Kryetari kontrollit te shtetit eshte post teknik. Siç eshte post teknik avokati i popullit apo guvernatori i bankes. Nuk eshte post politik si ai i ministrit.

    Nje minister mbrojtjeje mund te jete nje ish-aktor, por nje minister finance nuk mund te jete kurre nje shkrimtar apo sportist, fjala vjen. Sepse jane disa funksione qe kane specifikat e tyre. Ndersa ne nje republike bananesh nje minister financash mund te jete edhe nje gjeneral ushtrie.

    PD ka bere shume mire qe nuk ka vendosur S. Shehu ne ate post. Ndryshe do te riktheheshim ne periudhen e tritaneve.


    Nuk kemi te bejme me nje administrator, por me nje kryekontrollor ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •