TIRANË- Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot se opozitarët do të votojnë kundër dekretit të presidentit Bamir Topi, për kreun e KLSH-së.
Këtë deklaratë kreu i opozitës e bëri gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, me arsyen se kandidatura e Bujar Leskajt nuk përmbush sipas tyre kriteret e paktit me 10 pika të PS-së.
“Kuvendi do ushtrojë dekretin për kreun e KLSH-së. Kandidatura nuk i përmbush kriteret tona të propozuar në paktin prej 10 pikash. E them me keqardhje se ndërkohë që ka një traditë që KLSH-në nuk e merr qeveria dhe ne kemi deklaruar se nuk duam figura nga partia në pushtet. Ne nuk do votojmë pro, pasi KLSH nuk do jetë me i shtetit, por i pushtetit”,- theksoi Rama.
Ndërkohë, sa i takon Avokatit të Popullit, lideri i socialistëve bëri me dije se PS kërkon një avokat për popullin, pa dallim bindjeje dhe krahine. PS për këtë qëllim ka krijuar një faqe on-line për të gjithë aplikuesit për këtë post.
“Duam një figurë të denjë për Kushtetutën. Profesor Luan Omari e ka pranuar ftesën për tu bërë pjesë e komisionit të punës. Pasi të mblidhen të gjitha kërkesat do organizohet dëgjim i hapur i cdo kandidati",- deklaroi Rama.
Kreu i opozitës deklaroi se Banka Botërore dhe FMN theksojnë shqetësimin e Asamblesë së Partisë Socialiste për krizën, ndërkohë ka bërë thirrje që PS të kundërshtojë pr/buxhetin e vitit 2012 sa mos të jetë shumë vonë.
“Është skandaloze që qeveria ka parashikuar një rritje hipotike ekonomike që do të vazhdojë thellimin e borxhit .Grup parlamentar i opozitës duhet të vërë alarmin për buxhetin, se nesër do jetë shumë vonë dhe kosto e rimëkëmbjes do jetë e rëndë. Pesha e borxhit nuk duhet ti kthejë kurrizin popullit të varfër. Propozimi ynë për heqjn e TVSH-së lehtëson varfërinë. Ne duhet të këmbëngulim në heqjen e saj”,- nënvizoi Rama.
Kreu i opozitës u shpreh se qëndirmi i PS-së në lidhje me shitjen e hidrocetraleve të vendit është kundër, ndërkohë ka akuzuar qeverinë se po privatizon pasuritë kombëtare.
(el.me/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt