Ky nuk është vendi për të rinjtë
* Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth.
Nga Andi Kananaj
*Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para.
* I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj.
Krijoni Kontakt