Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1

    Në Shqipëri, gjenerata e re pesimiste për një ardhmëri pa ankth

    Ky nuk është vendi për të rinjtë

    * Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth.

    Nga Andi Kananaj

    *Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para.

    * I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 18-11-2011 më 20:58
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2

    shkrimi i plotë

    Shqipëria nuk është vend për të rinjtë. Sa për ta nisur me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka, nuk do të kenë as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth. Mendoj se dhe të tjerët duhet të mendohen. Brezi i atyre që në masë të madhe po mbarojnë shkollat si juristë apo ekonomistë do të kuptojnë se realisht nuk ka vende pune për të gjithë. Emocioni i të mbaruarit të shkollës (shpesh të paguar dhe shtrenjtë) do të kthehet një emocion më të fortë dhe shumë shpesh negativ. Ky nuk është vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para. Dhe ata që sot kanë një punë, shohin se ajo punë nuk u siguron mundësinë që të kenë një familje. Kredia që do të marrin për të blerë një shtëpi, në rastin më të mirë do t’i shoqërojë deri në kohën e largët, pafund të largët, atëherë kur nuk do ta kujtojnë më se përse e morën këtë dreq kredie: E në rastin më të keq një bankë me shpejtësinë e zërit të një përmbaruesi privat do t’u konfiskojë çdo gjë, për të cilën po punonin me zell. Një vend ku të fusnin kokën.
    Ky nuk është vend për të rinj. Ky është vendi për 100-150 servilë “gjenialë” që shpesh janë ata arsyeja e gjithçkaje të keqe. Ky nuk është vend ku të rinjtë të kenë shansin të konkurrojnë normalisht. Në Shqipëri nuk ka garë.

    Në njërën anë vendet në administratë janë të numëruara për militantë dhe organizatorë mitingjesh, në tjetrën, tek sektori qesharak privat të punësuar më së shumti janë kushërinj fodull. Sigurisht që biznesi ka ardhur si pasojë e lidhjeve me politikën dhe vetëm në pak raste do të ketë mundësinë që të eci në rrugën e menduar. Pjesa më e madhe e “pronarëve”, do të konsumojnë deri në zhdukje të pasurisë që i kanë privatizuar për pak gjë.

    Ky nuk mund të jetë vend për të rinj, kur politikanët gjenerohen dhe vetëgjenerohen ciklikisht të njëjtët për 20 vjet po kaq të përsëritshëm. Politikanët, në vendin tonë, nuk kanë frikë nga e panjohura e të nesërmes, se janë vetë e ardhmja (ajo e zymta si kanë treguar faktet). Vitet në vazhdim, për fatin e zi tonin, vetëm sa do ta përforcojnë këtë tezë parashikuese. Nuk duhet kalendarë, mjafton televizioni “Abc” për ta kuptuar.
    Ky nuk mund të jetë vend për të rinjtë, kur plani i vetëm për të mbijetuar politikani si specie e kamur, është importimi i mbetjeve urbane nga çdo vend që i ka të tepërta. Ky vend nuk ka si të jetë për të rinjtë kur Mafia vendos dhe për sëmundjet e të ardhmes. Nuk mund të jetë vendi për të rinjtë, atje ku turizmi i vetëm të siguron kancer në mushkëri dhe mëlçi. Mazokistët e gjithë botës mund të bashkohen këtu, për pak kohë cilësore. Pas tyre nuk do të ketë më asgjë.

    I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj. Kjo aftësi e re do t’ju bëjë më të durueshme faktin se shefi juaj nuk di të përdori e-mailin. Kjo aftësi e re do të bëjë që koha në mitingje t’ju konsiderohet punë efektive. Kaq lehtë do të jetë, nëse plotëson kushtin e parë dhe të dytë. Përndryshe papunësia do të mundësojë me sukses uljen e autostimës suaj. Do të ktheheni andej nga erdhët, me besimin që kjo ishte hera e fundit që besuat. Një vend i tillë nuk mund të jetë vend për të rinjtë. Një vend të kërkon të sakrifikosh sa për sy e faqe. E vërteta është se vendi nuk të kërkon aspak. Nga larg je më simpatik.

    Për fat të keq, nuk është as batutë. Ju të gjithë e dini ku jetoni. Flitet për të rinjtë, dhe për të larë ndërgjegjen i kalohen disa konferenca për shtyp deputetëve si Gerd Bogdani. Po Gerd B., vetëm i ri nuk mund të jetë. Tipa të tillë kanë siluetën e një të 25-vjeçari, po vetëm kaq. Zëri, fjalët, gjithçka thuhet ka kaluar në mendjen e një 70-vjeçari. Telefoni i ka bashkuar për pak sekonda. Pastaj leximi i keq, ka qenë pjesë e argëtimit të dyfishtë të burrit plak që vendosi për gjithçka. Ndoshta edhe që të quhesh Gerd B. Ky nuk është vend për të rinjtë. Kjo nuk do të thotë që është vend për pleqtë. Ndoshta vetëm për një të tillë. Për të tjerët nuk ka ilaçe. Janë në fijen e jetës dhe shtrëngojnë fort atë. Përtej saj nuk ka mjeke, nuk ka vëmendje, ka vetëm diabet dhe dhimbje. Dhimbje dhe për të rinjtë që po lënë pas.

    Ky nuk është më vend, ky është si faturë për t’u paguar në emër të një atdheu joreal. Ky nuk është me vend, por një lajmërim i madh për t’u arratisur.

    Gazeta “Shekulli”

    Marrë nga: http://www.noa.al/2011/11/ky-nuk-esh...per-te-rinjte/
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #3
    Skandinavien Maska e TetovaMas
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    Te vendi i xhenetit
    Postime
    2,664
    Po qe se shqipetaret rinia mendojne se ky vende nuk eshte per te rinjte atehere ne ta japin vendin si tender per te huajte .

    Nuk ka rdhmeri per te rinjte pa u sakrifikuare nje gjenerate . Nuk ka ardhmeri per te rinjte ,deri sa rinia studentet jane frigacak, mendojne se ardhmeria vjene veem te shkollohesh dhe te presesh qe dikush nga partia te ,te punesoje . Nuk ka ardhmeri pa e kerkuare ardhmerine .

    Nuk ka ardhmeri per te rinjte ,kurre pleqeria jane avanturiste .
    Nuk ka ardhmeri per te rinje te Shqiperi ,deri sa nje Qeveri e korruptuare deri ne fyte i ka kembet e lira te beje c'ka te doje me atedheun e te rinjeve .

    Populli qe eshte frigacak nuk ka ardhmeri , e kame fjalen per rinine e cila per c'do dite eshte duke e para se dikush nga politikanet e tyre po luane me ardhmerine e te rinjeve .

    Per afer 20 vite Sali Berisha dhe Fatos Nano , dhe Edi Rama ,kane shkateruare jeten dhe ardhmerine e rinise, ,dhe 20 vite nuk jane te mjaftueshme qe te edukohet kjo rini , atehere kjo rini nuk merriton me shume .

    Sa merriton kjo rini aqe do ta kete ardhemrine .
    Ndryshuar për herë të fundit nga TetovaMas : 18-11-2011 më 22:39

  4. #4
    Andi:
    Ky nuk është me vend, por një lajmërim i madh për t’u arratisur.
    Jo Andi i dashur nga Shqipëria duhet të arratisën ata që e dogjën dhe akoma po e djegin Shqipërinë dhe mbi të gjitha e ngulfatën dhe e vranë qenien shqiptare. Po, ku është këtu zëri i juaj, i rinisë që "po e prsini pleqërinë me ankth".
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #5
    Vetem qaramanet shprehen ne nje gjuhe te tille dhe ketyre ju ben iso "danezi" prej kallaji, qe nuk mund te gjykoje me nje mendesi danezi, por me nje mendesi enveristi.

    Shqiperine o "danez" e shkaterroi idhulli yt dhe ata qe ja mbajten ison per dekada te tera!

    Ndersa te gjithe atyre qaramaneve u them se kush do dhe guxon mund te gjej pune, jo vetem per vete por mund t'ju hape pune edhe te tjereve.

    Mirepo keta qe shkruajne me kete gjuhe, nuk mendojne pune tjeter perveç Tiranes, perveç zones rreth bllokut, sepse duan te shijojne rinine duke bere sikur punojne.

    Nga qaramane te tille nuk mund te pritet asgje!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 19-11-2011 më 12:31

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    kot nuk thone se e verteta eshte e hidhur

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    kot nuk thone se e verteta eshte e hidhur
    Cila eshte e verteta? Qaramanet jane krokodila qe lotojne sa here qe ju duhet ose ne rastin tone sa here qe ju thuhet.

    Paaftesia nuk justifikohet duke lotuar!

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Po keta dhjetera mijera qe futen ne ekonomik e juridik, a lexojne a shohin se ca behet? Si mund te pretendojne 50 000 te rinj te diplomuar ne juridik te gjejne pune ne nje vend prej 3 milion banoresh? Keta te rinj qe futen kuturu ne nje shkolle cfaredo, do te kene te njejtin fat si ne Shqiperi ashtu edhe diku tjeter.

    Realiteti ne Shqiperi eshte i hidhur dhe mos te shpresoje njeri per pune, prandaj duhet ta krijosh vete punen atje. Por edhe po te ikin, mos te shpresojne se do te gjejne dicka me mire. Jurist ne Shqiperi papune, do te thote qe je nje njeri pa asnje aftesia diku tjeter pasi juridiku eshte dege specifike me ligje te atij vendi ku ti studion.

    Edhe une pasi mbarova shkollen papune isha, nuk me merrte njeri ne pune. Por e krijova vete punen. Dhe ajo qe me habiti pastaj ne Shqiperi ishte se kur u ofroja te rinjve mundesine per te ardhur e per te mesuar se si punohet me mua e pastaj te krijonim pune per ata, ata e shihnin me perbuzje dhe pas takimit te pare nuk dukeshin me. Aty te gjithe duan direkt te ulen ne kolltuk e pas 30 ditesh te marrin topin me leke....po keshtu nuk behet. Edhe kur te ikin njesoj do ta kene, pasi pse duhet t'i marre dikush ne pune ne shtetin tjeter, kur ata nuk arriten te krijonin apo thjesht te merrnin nje lloj pervoje ne vendin e tyre? Vende si stazhiere e vullnetare ka plot ne Shqiperi, dhe mund te marresh nje pervoje, pavaresisht nivelit.

  9. #9
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Dhe habitem se si ketu ne forum ende zihen njerezit per idhullin Sali, Ed, Ilir e Fatos. Si nuk e kuptoni qe ata jane i njejti ***? Si nuk ju vjen ndot kur shkruani emrat e tyre te ndyre?

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Cila eshte e verteta? Qaramanet jane krokodila qe lotojne sa here qe ju duhet ose ne rastin tone sa here qe ju thuhet.

    Paaftesia nuk justifikohet duke lotuar!

    e verteta eshte se na shqiperi pa mik e pa leke je nje hic me bishte

    mund te jesh i zgjuar ,i ditur etj etj ta shtyp koken i paafti (pasi ai po ben hajer ne shqiperi) dhe n q se arrin te ecesh mund te te ndodhi ndonje aksident apo vetevrasje

    njoh personalisht njerez qe nuk kane bere asnje dite shkolle te mesme sot punon si avokat dhe kjo eshte ajo qe te ben pesimist

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga OPARI Lexo Postimin
    e verteta eshte se na shqiperi pa mik e pa leke je nje hic me bishte

    mund te jesh i zgjuar ,i ditur etj etj ta shtyp koken i paafti (pasi ai po ben hajer ne shqiperi) dhe n q se arrin te ecesh mund te te ndodhi ndonje aksident apo vetevrasje

    njoh personalisht njerez qe nuk kane bere asnje dite shkolle te mesme sot punon si avokat dhe kjo eshte ajo qe te ben pesimist
    Kjo qe thua ketu eshte e vertete. Mirepo kjo nuk e justifikon askend qe te nise te kthehet ne qaraman.

    Punen mos e prit te te trokase ne dere, por kerkoje! Kudo!

    Sa vende ka ne Shqiperi ku nuk plotesohen vendet e punes sipas kerkesave ligjore? Plot.
    Mirepo shumica kerkojne te punojne vetem ne Tirane e mundesisht neper Ministri.

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Vetem qaramanet shprehen ne nje gjuhe te tille dhe ketyre ju ben iso "danezi" prej kallaji, qe nuk mund te gjykoje me nje mendesi danezi, por me nje mendesi enveristi.

    Shqiperine o "danez" e shkaterroi idhulli yt dhe ata qe ja mbajten ison per dekada te tera!

    Ndersa te gjithe atyre qaramaneve u them se kush do dhe guxon mund te gjej pune, jo vetem per vete por mund t'ju hape pune edhe te tjereve.

    Mirepo keta qe shkruajne me kete gjuhe, nuk mendojne pune tjeter perveç Tiranes, perveç zones rreth bllokut, sepse duan te shijojne rinine duke bere sikur punojne.

    Nga qaramane te tille nuk mund te pritet asgje!
    DYDRINAS danezi ka një fjalë të urtë ¨qe mu më ka hyrë shumë në pe¨rdorim dhe e mbaj "vath në vesh". Ajo thotë: "Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhmen - po". Fatkeqësisht ju disa po merreni vetëm me të kaluarën, ndërsa e sotmja dhe e ardhmja po u ikin nën këmbë pa bërë asgjë dhe po ndiheni mirë me cikërrima! Kjo është keq!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  13. #13
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    DYDRINAS danezi ka një fjalë të urtë ¨qe mu më ka hyrë shumë në pe¨rdorim dhe e mbaj "vath në vesh". Ajo thotë: "Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhmen - po". Fatkeqësisht ju disa po merreni vetëm me të kaluarën, ndërsa e sotmja dhe e ardhmja po u ikin nën këmbë pa bërë asgjë dhe po ndiheni mirë me cikërrima! Kjo është keq!
    Se kush merret me te kaluaren, kjo duket nga tema qe ke hap.

    Njeriu ne te vertete te kaluaren nuk mund ta ndryshoje, por nuk mundet edhe ta harroje.

    Ne nuk po na ik as e sotmja e as e ardhmja dhe kete shqiptaret e kane deshmuar me vepra. Asnje prej atyre qe ka vuajtur terrorin komunist nuk ka ngritur dore e as ka marre hak per vuajtjet e tij.

    Mirepo kjo nuk do te thote qe ne duhet te harrojme! Historia na meson se diçka qe harrohet, rrezikon te te perseritet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-11-2011 më 14:59

  14. #14

    tema po flet për të tashmen, për të ardhmen fort të dyshimtë dhe jo për të kaluarën

    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Se kush merret me te kaluaren, kjo duket nga tema qe ke hap. Njeriu ne te vertete te kaluaren nuk mund ta ndryshoje, por nuk mundet edhe ta harroje. Ne nuk po na ik as e sotmja e as e ardhmja dhe kete shqiptaret e kane deshmuar me vepra. Asnje prej atyre qe ka vuajtur terrorin komunist nuk ka ngritur dore e as ka marre hak per vuajtjet e tij. Mirepo kjo nuk do te thote qe ne duhet te harrojme! Historia na meson se diçka qe harrohet, rrezikon te te perseritet.
    ja po e sjel prapë:
    Ky nuk është ( sot ) vendi për të rinjtë * Shqipëria nuk është( sot ) vend për të rinjtë. Sa për ta nisur ( sot ) me këmbën e mbarë këtë shkrim; ata që si unë po plaken ( sot ) me ritmin që nuk paska gjë që e ndaluaka ( sot ) , nuk do të kenë ( në të ardhmen ) as pension për të pasur shansin të plaken pa ankth. Unë kam ankth( sot ) . - për të ardhmen shumë të dyshimtë Nga Andi Kananaj (dmth ky është autori dhe jo unë *Ky nuk është ( sot ) vend për të rinjtë. Dhe ata që do të gjejnë një punë, shpesh, do të jenë të paguar keq. Pa sigurime, rrjedhimisht të pasiguruar në kohën kur sigurimi t’u duhet me të vërtetë. Kur të jenë të sëmurë, apo akoma më keq kur koha të ketë kaluar dhe ta shohin veten të moshuar dhe pa gazin e viteve të para. * I kërkohet shpesh dhe patetikisht, atyre që ikën me vrap për të fituar dije në perëndim që të kthehen për atdheun e tyre. Që do të përkthehej: lini punët ku vlerësoheni për profesionalizmin tuaj dhe kthehuni. Gjeni mik që t’ju çojë afër Berishës, Ilir Metës apo Mediut, pastaj lutuni shumë. Dhe kur të bindni që jeni militantë, ata do t’ju pranojnë në punë. Jo se jeni të aftë, por se u aftësuat në humbjen e personalitetin tuaj.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Jo Andi i dashur nga Shqipëria duhet të arratisën ata që e dogjën dhe akoma po e djegin Shqipërinë dhe mbi të gjitha e ngulfatën dhe e vranë qenien shqiptare. Po, ku është këtu zëri i juaj, i rinisë që "po e prsini pleqërinë me ankth".
    Qendrimi im eshte bazuar ne keto qe keni shkruar ketu!

    Sepse ngasherime te tilla si ky shkrimi qe ke sjell ( e kam fjalen per shkrimin e A.Kananaj) une i urrej, sepse ata deshmojne se tipa te tille nuk bejne per asgje.

    Coju nje tufe me shami prej Danimarke, qe ti fshijne lotet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 23-11-2011 më 15:46

  16. #16
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Qendrimi im eshte bazuar ne keto qe keni shkruar ketu!

    Sepse ngasherime te tilla si ky shkrimi qe ke sjell ( e kam fjalen per shkrimin e A.Kananaj) une i urrej, sepse ata deshmojne se tipa te tille nuk bejne per asgje.

    Coju nje tufe me shami prej Danimarke, qe ti fshijne lotet!
    jo vëllai, danezët i kanë punët në terezi. shamia do më duhej mua që t'i fshij lotët e mi për të rinjtë, bashkëkombësit e mi që po e presin pleqërinë me ankth!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    jo vëllai, danezët i kanë punët në terezi. shamia do më duhej mua që t'i fshij lotët e mi për të rinjtë, bashkëkombësit e mi që po e presin pleqërinë me ankth!
    Ata s'kane nevoje per lotet e tu, por nese te mbet aq merak behuni grup dhe ndajeni pensionin per keta te rinj qe ty po te dhimbsen.

    Le mos u merr me te tilla axhamilleqe se s'te kane hije se e ke njifare moshe!

    Edhe ajo Danimarka ku vegjeton ti dhe krejt stani i enveristave (bashke me ata qe i keni ngrehur nga Shqiperia), nuk ka qene ajo qe e keni gjetur ju gati. Puna, disiplina dhe atdhedashuria i ka bere te zhvilluar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 25-11-2011 më 15:13

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ja perla e rradhes, shqiperia nuk qenka vend per te rinjte.

    Nje pyetje kam une per ata qe e kuptuan kete ******, cili eshte qellimi i shkrimit?

  19. #19
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,911
    Eksodi i trurit!

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Force-Intruder Lexo Postimin
    Eksodi i trurit!
    Dhe zgjidhja cila eshte?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •