Duke shikuar filma të vjetër në një kanal televiziv shqiptar më ka rastisur të shoh fabrika, shkritore (fonderi ) mineralesh, tjerrtore, fabrikë tekstili ( mbaj mend në vitin dikund 83-84 të kem blerë një batabie shqiptare. Jo se ishte kush e di çfarë kualiteti, por më mjaftonte të shihja firmën: Made in Albania ), traktorë vendor, uzina plehrash kimike, fabrikë armësh, ….
… gatishmërinë e njerëzve për ta ndërtuar vendin ( me dëshirë e pa dëshirë këtë nuk e di ), ta zëmë ratsi i tërmetit në Dibër; gatishmëria e inxhinierëve tanë për të krijuar vetë diçka, gatishmëria e fshatarësisë kooperativiste për të rritur rendimentet, bonifikimi i tokave etj etj...
Dhe ... më shkrepi në mendje të bëj këtë pyetje:
- Po, vallë sot çka prodhohet në Shqipëri?
Shqipëria është e pasur me minerale, e me lëndë të parë, ç’bëhet sot me to?
P.S. Temës mos i jepni karakter politik. Thjesht e hapa nga kureshtja.
Krijoni Kontakt