Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 55 prej 55
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    "Ky postim ėshtė pėr tė promovuar librin e sapo dalė nė treg Kryqtari i Fundit nga Virgjil Kule."
    Me vjen keq se nuk e di nga rrjedhi ky fjalor deri tek mediat tona ku per nje lber kur del nga shtypi e quajmi "doli ne teg" ...libri me sa e dijmi, nuk krahasohet me patate domate kastraveca por eshte nje veper e botuar per lexuesin dhe thjeshte mund te quhet; Doli nga shtypi ky liber qe mund te gjendet ne LIBEREI e JO ne TREG as PAZAR !falemenderin per mirkuptimin...

    PS; se besoni sa e urrej kete term "doli ne treg libri"....e tmerrshme...!
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #42
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga yllbardh Lexo Postimin
    E kam fjalėn pėr kurorėzim mbretėror nė stilin europian mesjetarė, me tė cilin rast edhe kryhej ky proces dhe personi nė fjalė quhej dhe pranohej si mret nė mbretnin e tij nga personaliteti kishtar i cili edhe bėnte kurorėzimin mbretėror , sepse sa mė kujtohet Arbėria gjatė historisė nuk ėshtė quajtur asnjėherė si mbretni nga bashkėkohėsit e Skenderbeut. Dhe nė nėnshkrimin e tij, ai gjithnjė e quante veten si imėzotė shqiptarė (nė lat. Dominus Albaniae) dhe jo si "Rex Albaniae".
    Por edhe mundė tė gabohem, i cili ishte edhe shkaku i pyetjes sime, sepse ndoshta kanė dalė burime tė reja ku ky pohim vėrtetohet.
    Nuk ke pse ngre pyetje pėr diēka qė nuk ekziston. Pretendime tė tilla fantazmagorike duhen vėrtetuar me njė mėnyrė tjetėr pėrpos fantazisė dhe imagjinatės dhe kjo mėnyrė ėshtė ndėrmjet arkivave tė kohės: vetėemėrtimi i fisnikėve nė kontekst tė mbartjes sė titujve (nė rastin e rėndomte, nėpėr letėrshkėmbime ose telegrame) atribuar nga Perandori nė Bizant qė gėzonte edhe autoritet kishtar, ose nga Papa nė botėn katolike.

    Vetėm Konstandin Balsha e ka mbartur titullin Re de'l Albania sipas arkivave venedike tė kohės, i cili ėshtė dhe njė shembull perfekt pėr tė pėrfaqėsuar lidhjet farefisnore qė shtriheshin mbi Europėn Juglindore. Prejardhja e tij etnike ishte njė mish-mash ballkanik, siē ėshtė dhe historia e tij aventureske politike ndėrmjet levave tė ndryshme si dhe shfrytėzimi i lidhjeve farefisnore qe zgjeroheshin deri nė familjen perandorake bizantine. Sado e ēuditshme tė duket, ėshtė e vėrtetė, ky vasal otoman qė nuk qėndronte nė asnjė kėshtjellė mė shumė se dy vjet, qė shtegtonte nga vendi nė vend, e qė pėrfundoi mbi dėrrasat e ekzekutimit nė Durrėsin venedik mė 1402, ishte i vetmi nė morinė e princave tė vegjėl, qė vetėquhej ''Mbret i Arbėrisė''. Madje gjatė periudhės sė sundimit tė tij dritėshkurtėr, u prenė edhe monedha nė nder tė tij me mbishkrimin Dominus Rex Constantinus.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 04-02-2012 mė 09:17
    relata refero

  3. #43
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Jo ne lidhje te dretperdrejte:

    " Macbcath Alius Finnliachi, supremus Rex Albania; occisus est a Malcolmo filio Donnchadi in proelio."

    Behet fjale per vitet 1000.

    Ndonje ide cfare ishte, ku ishte dhe pse ishte (quhej) Albania?

    "Regnum Albanie" te del per here pare nga Charles I Anjou ne 1272 pasi mori edhe Durresin. Pyetja eshte, pse e quajti ai kete zone Albania dhe vetveten "Rex Albaniae". Qe ketej pasatj eshte lehte te them se pse ti gjen Balshen te vetequhej keshtu po jo edhe ata qe ja kaluan titullin, Topiajt.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 04-02-2012 mė 10:49

  4. #44
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Nje mbret intersant eshte edhe Stefani i Dushaneve:
    "Rex Serviae, Chelmiae, Dioclie ac Albanie"
    Österreichisches Ost- und Südosteuropa-Institut, Arbeitsgemeinschaft Ost, Vellimi 45, f. 117

    Mbret i "Servise, Kelmendit, Dioklese dhe Albanise" - me pas kjo eshte perkthyer ne shume gjuhe duke u nisur nga trillimet sllave si" Mbret i Rashes, Dioklese, Albanise dhe Bullgarise"! Madje servet na dolen ortake ne kuroren e Bizantit. Si? Pse? Kur? Me sa po shohim Kelmendi na del Bullgari.

  5. #45
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anėtarėsuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar mė parė nga Diella1 Lexo Postimin
    Paqen ia kerkuan turqit Skenderbeut, dhe s'ka asgje te keqe ose kundra fese te besh nje gje te tille. Edhe ne Itali, ai nuk shkoi per te 'luftuar te krishteret', por ne ndihme te mikut te tij, mbretit te Napolit e ketu perseri s'ka asgje kundra kristiane. Eshte gjithashtu e vertete, qe para cdo lufte, Skenderbeu i mbante nje fjalim luftetareve te tij e Zoti, d.m.th. Jezu Krishti, zinte nje vend kryesor ne fjalet e tij, qe conin peshe luftetaret....mos te ishte nje gje e tille, ai s'mund te fitonte 25 vjet luftera e mos te humbte.... Nuk e di pse duhet te komplikohet historia kaq shume, kur eshte kaq e dukshme dhe kaq e thjeshte per t'u kuptuar ajo qe ka ndodhur, por sic duket e verteta u zbeh shikimin shume 'studiuesve', se i prek ne kallot personale....Nje gje di te them, te kishte qene nje popull tjeter, do t'a kishte bere Skenderbeun shenjtor prej kohesh....Por, le t'a justifikojme popullin shqiptar, e te themi se historia ka qene shume e rende mbi te, e ne te ardhmen, dashte Zoti, do te vije ne vete e te kuptoje, e te rradhitet sic i ka hije mes popujve te vjeter te Evropes. Kaq kisha per te thene, pershendetje......
    Hajde rren hajde .

    Inspirimi i shqiptarve , tek dashuria e Krishtit ?
    Po sna mbet neve asgje perveq Krishtit edhe Allahut , ne spaskemi qen askushi deri ne ardhjen e ketyre dy personazheve nga Azia .

  6. #46
    Hierark i lartė Maska e Uriel
    Anėtarėsuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Jo ne lidhje te dretperdrejte:

    " Macbcath Alius Finnliachi, supremus Rex Albania; occisus est a Malcolmo filio Donnchadi in proelio."

    Behet fjale per vitet 1000.

    Ndonje ide cfare ishte, ku ishte dhe pse ishte (quhej) Albania?

    "Regnum Albanie" te del per here pare nga Charles I Anjou ne 1272 pasi mori edhe Durresin. Pyetja eshte, pse e quajti ai kete zone Albania dhe vetveten "Rex Albaniae". Qe ketej pasatj eshte lehte te them se pse ti gjen Balshen te vetequhej keshtu po jo edhe ata qe ja kaluan titullin, Topiajt.
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Nje mbret intersant eshte edhe Stefani i Dushaneve:
    "Rex Serviae, Chelmiae, Dioclie ac Albanie"
    Österreichisches Ost- und Südosteuropa-Institut, Arbeitsgemeinschaft Ost, Vellimi 45, f. 117

    Mbret i "Servise, Kelmendit, Dioklese dhe Albanise" - me pas kjo eshte perkthyer ne shume gjuhe duke u nisur nga trillimet sllave si" Mbret i Rashes, Dioklese, Albanise dhe Bullgarise"! Madje servet na dolen ortake ne kuroren e Bizantit. Si? Pse? Kur? Me sa po shohim Kelmendi na del Bullgari.
    Jep disa tė dhėna shtesė pėr Macbcath Alius Finnliachin, si: ku sundonte, nga rridhte dhe mbi tė gjitha ku dokumentohet?! Emėrtimi Albaniae nėpėr fragmentizime dokumentash anonim shpesh herė ėshtė non sens pėr tė ndėrtuar njė urė me Albania-n qė shtrihet nė Europėn Juglindore.

    ''Mbretėria e Shqipėrisė'' e 1272 ishte veē njė themelim i Karlit tė parė Anzhu mbi njė territor gjeografik ku mė parė ishte shtrirė Principata e Arbėrit, qė shėnon dhe formėn e parė tė sundimit arbėror. Hapėsira e sundimi ishte njė mbjetje e mėparshme qė anzhuinėt fituan nga pėrplasjet me Despotatin e Epirit. Mė tej, ky lloj sundimi nuk vlen nė kontekst tė ''mbretit'' tė parė, pasi nuk dokumentohet askundi njė formė mbretėrie shqiptare pėrpara vetėshpalljes sė Karlit me kėtė titull dhe sė dyti vetė Karli ishte norman si pjesė e anzhuinėve. Nė mjedisin feudal, emėrtime si sundues dhe mbret i njė territori tė caktuar ishte nė modė dhe plotėsonte kalvarin e gjatė tė titujve qė zotėronte njė fisnik i fuqishėm, i cili mund tė ishte dhe vetė perandori si nė rastin e Dushanit. Atribuimi nė parantezė me sundimin mund tė ishte thjesht gjeografik, ose mund tė trashėgohej nga njė ndarje e vjetėr administrative antike romake, ku gjatė periudhės nė fjalė ishte tepėr tė pėrdorura. Kjo shpallje duhej tė njihej nga autoriteti kishtar pėrkatės qė legjitimonte auticitetin e titullin dhe tė drejtėn pėr tė sunduar. Ceremonia e kurorėzimit ishte karakteristikė e kohės dhe njė ''mbret'' nė mėnyra asteke ose hitite nuk mund tė kurorėzohej. Ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, ky lloj fenomeni trend nuk justifikon pre ekzistencėn e njė strukture organizative tė mirėfilltė mbretėrore, siē ishin sundimet despotike sllavo-orthodokse tė Ballkanit ose vetė modelet perėndimore. Pėrgjigjen mė tė mirė praktike ia ke dhėnė vetė vetes, me shembujt qė ke paraqitur dhe mbi tė gjitha me krahinėn e Kelmendit qė nuk pasqyron asnjė lloj strukture pėrveē tribalizmit.

    Konstandin Balsha, megjithėse i mbuluar nga errėsira historike dhe jo shumė i njohur, mbetet sundimtari i parė arbėr qė zotėron kėtė titull. Megjithėse, siē e permenda rreth mish-mashit tė prejardhjes sė tij dhe pėr tė dalė lidhja e tij me Topiajt: ishte biri i Gjergjit I Balsha, dhe gruas sė tij Teodorės, bijė e sevastokratorit Konstandin Dejanoviē, dhe gruas sė Sharkos nė martesė tė parė, i cili mė 1356 ishte zot i Shėn Shirgjit. Ndaj Konstandini ndėrmjet sė ėmės ishte kushėri me Mrksha Sharkoviēin proturk tė Vlorės, i cili ishte martuar aty me vejushėn e princit Komnina, po kėshtu prej njė fisi serb, Konstandini kishte lidhje edhe mė tė famshme nė Bizant, meqė e motra e Konstandin Dejanoviēit ishte martuar me perandorin bizantin Manuel II. Sė fundmi motra e Konstandin Balshės, Eudokia, u martuar pak mė vonė me Esau Boundelmontin nga Firenceja, i cili u ngrit prej perandorit bizantin nga zot i Janinės nė despot tė Epirit. E ėma e Konstandin Balshės, Vosjava, ishte martuar me Karl Topinė, princin e fuqishėm tė Arbėrisė sė mesme dhe pushtuesin e Durrėsit anzhuin, prej nga shpjegohet pretendimi i Konstandinit pėr trashėgiminė e Durrėsit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 04-02-2012 mė 11:05
    relata refero

  7. #47
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anėtarėsuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetė se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar mė parė nga javan Lexo Postimin
    Jo ne lidhje te dretperdrejte:

    " Macbcath Alius Finnliachi, supremus Rex Albania; occisus est a Malcolmo filio Donnchadi in proelio."

    Behet fjale per vitet 1000.

    Ndonje ide cfare ishte, ku ishte dhe pse ishte (quhej) Albania?
    Duke u nisur nga emri, ky mė duket se ėshtė skocez. Nė gjuhėn galike Skotlanda quhet Alba dhe latinizimi i kėtij emri na del si Albania, qė ėshtė shumė interesant . Albion-Albany ėshtė edhe emri i vjetėr i Skotlandės, dhe gjithashtu pėr shkak tė numrit tė madh tė emigrantėve skocez kemi edhe shumė vende nė USA tė emėruara si Albany. Ky ėshtė vetėm njė supozim se s'kam asnjė njohuri me personin nė fjalė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga yllbardh : 04-02-2012 mė 11:04
    Shqiptari qė derdhė gjak shqiptari nuk meriton tė quhet shqiptarė

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Uriel Lexo Postimin
    ......
    ''Mbretėria e Shqipėrisė'' e 1272 ishte veē njė themelim i Karlit tė parė Anzhu mbi njė territor gjeografik ku mė parė ishte shtrirė Principata e Arbėrit, qė shėnon dhe formėn e parė tė sundimit arbėror. Hapėsira e sundimi ishte njė mbjetje e mėparshme qė anzhuinėt fituan nga pėrplasjet me Despotatin e Epirit. Mė tej, ky lloj sundimi nuk vlen nė kontekst tė ''mbretit'' tė parė, pasi nuk dokumentohet askundi njė formė mbretėrie shqiptare pėrpara vetėshpalljes sė Karlit me kėtė titull dhe sė dyti vetė Karli ishte norman si pjesė e anzhuinėve. Nė mjedisin feudal, emėrtime si sundues dhe mbret i njė territori tė caktuar ishte nė modė dhe plotėsonte kalvarin e gjatė tė titujve qė zotėronte njė fisnik i fuqishėm, i cili mund tė ishte dhe vetė perandori si nė rastin e Dushanit. Atribuimi nė parantezė me sundimin mund tė ishte thjesht gjeografik, ose mund tė trashėgohej nga njė ndarje e vjetėr administrative antike romake, ku gjatė periudhės nė fjalė ishte tepėr tė pėrdorura. Kjo shpallje duhej tė njihej nga autoriteti kishtar pėrkatės qė legjitimonte auticitetin e titullin dhe tė drejtėn pėr tė sunduar. Ceremonia e kurorėzimit ishte karakteristikė e kohės dhe njė ''mbret'' nė mėnyra asteke ose hitite nuk mund tė kurorėzohej. Ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, ky lloj fenomeni trend nuk justifikon pre ekzistencėn e njė strukture organizative tė mirėfilltė mbretėrore, siē ishin sundimet despotike sllavo-orthodokse tė Ballkanit ose vetė modelet perėndimore. Pėrgjigjen mė tė mirė praktike ia ke dhėnė vetė vetes, me shembujt qė ke paraqitur dhe mbi tė gjitha me krahinėn e Kelmendit qė nuk pasqyron asnjė lloj strukture pėrveē tribalizmit.
    ......
    Ka shume vrima ne kete pergjigje dhe duhet nje kohe e gjate te trajtohen te tera.

    Se pari, REX- paraveresisht nga kuptimi bastard qe ka marre ne shekujt e vonshem, nuk eshte i barabarte me titullin Mbret. REX - eshte me teper rregullator, udheheqes, oranizator, pra nje titull i lashte qe cuditerisht deften per ate qe i mohohet: organizim demokratik te "tribeve" dhe jo mbreteri re tipit pers, norman, sllav, apo bizantin.

    Sigurisht qe cdo titull mbreteror ose administrim territoresh lidhet me emrin e territorit. Kur thua mbret i Frances nenkupton sundimin e territoreve sovrane qe perfshijne edhe tribe, te themi si... Burgonja, ndersa kur thua REX nenkupton kapitenerine dhe jo te drejten e sundimit BY BIRTH -nga lindja- te territorit ne fjale.

    Per kete arsye, ne nje postim te meparshem shtrova kete pyetje:

    E ke fjalen per kurorezim si mbreterit e Persise dhe te Azise? Apo mbret, te themi si te Spartes?
    Qe nenkupton se "tribet" Shqiptare nuk jane udhehequr nga dinastite e tipit bizant mesjetar, por kane rregulluar jeten ne format demokratike parlamentare te njohura si pleqesi, ku shembullin me te mire e jep Sparta, Athina dhe Roma. 'Mbreti' os eme sakte REX, zgjidhej. Kjo do te thoe se ti nuk mund te kerkosh dhe te gjesh Mbret te kurorezuar nga Iliriku sipas stilit Aziatik Bizantin. Kjo do te thote po ashtu se Shmit nuk mund te kuptoje se nderkohe qe Persia dhe Sllavonia "kurorezonin", Iliriku e zgjidhte REX ne kuvende si puna e atij te Lezhes dhe se autoriteti i ketij REX qe i padiskutueshem. Ne te njejten menyre jane zgjedhur perandoret e Romes nga legjionaret, Diokletiani duke qene nje nga keta. Shmiti do duhet te kerkoje fermanin e kurores qe ta quaje REX?

    Se dyti, termi Albaniae. Ky eshte nje emertim i perdorur nga te huajt. Nga origjinon kjo terminologji?

    Kemi nje mbret te Albanise te cilit i ishte blatuar Medea, para se kjo te ikte me Jason. Kjo Albani do ishte diku verdalle Gjeorgjise se sotme, dhe mbase e njejta Albani per te cilen Stalini (gjeorgjian edhe ky) i drejtohet Hoxhes me pyetje.

    Kemi Skocine qe po ashtu eshte Albania, por per kete ka dokumentim te nje levizjeje nga Otranto ne kohe super te hershme.

    Kemi edhe Makbethin, pinjoll te mbreterve te Suedise, fragmente nga historia ete cileve u perdoren nga Shekspiri per te shkruar tragjedine e famshme. Per te vertetuar piken time te pare, shiko emertimin "supremus rex". Ka degjuar dikush per ndonje Mbret Suprem ndonjehere ne jete te tij? Mbreti perkon me sovranitetin dhe ai eshte suprem. Pa sovranitet nuk ka mbret. andaj nuk ka pike kuptimi te ekzistoje tautologji e tille si "Mbret Suprem". Sikurs enuk thuhet ngjyre bojeqielli. Ndekohe, gjeneral Suprem, ose komandant, admistrator suprem eshte shprehja me normale dhe e gjithepranuar.

    Pyetja eshte, pse nga te gjithe emrat ne perdorim dhe duke pasur ne posedim nje volum te madh njohurish per kohen, mberi Anjouin i Napolit Charles I (vella i mbretit te Frances) perdor emertimin Albania per te desinjuar rajonin Ilirik? Nuk besoj se ka njeri te thote qe Franca nuk qe ne dijeni te Albanise Skoceze, qe mbartte pjesen me royale te juridiksionit francez katolik.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 04-02-2012 mė 11:55

  9. #49
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Pas mendimit tim, fakti qe "tutti albanesi tutti capi" qendron ne ate qe cdo shqiptar ka qene tradicionalisht kalores i tryezes se rrumbullakte, cilido mund te behej REX per nga urtia e fjales, forca e karakterit dhe trimeria.

    Sistemi demokratik i qeverisjes eshte gjenetik ne shiptaret e vertete. Ajo qe eshte prishur eshte tradita qe rregullonte kete zgjedhje dhe jetegjatesine e saj. Autoriteti tek Shqiptaret nuk shihet si hyjnor, por is praktik dhe si menyra me e mire e rregullimit te jeteses.

    Kjo ka sjelle pyetje te tjera, te cilat rrahen te shtrohen ne nje teme tjeter te Hyllienit. A eshte sistemi i sotem me te cilin qeveriset cdo vend ne bote, ai optimal per shqiptaret? Mbase jo. Cila eshte alternativa?

  10. #50
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar mė parė nga Uriel;Posti#47
    ...
    Konstandin Balsha, megjithėse i mbuluar nga errėsira historike dhe jo shumė i njohur, mbetet sundimtari i parė arbėr qė zotėron kėtė titull. .......

    E ėma e Konstandin Balshės, Vosjava, ishte martuar me Karl Topinė, princin e fuqishėm tė Arbėrisė sė mesme dhe pushtuesin e Durrėsit anzhuin, prej nga shpjegohet pretendimi i Konstandinit pėr trashėgiminė e Durrėsit.
    Per kete te isha pergjigjur poste me pare. Domethene, Balshat nuk jane shpikes te titullit REX Albaniae, por trashegues te tij via Karl Topia, nip i Charles I Anjou. Kjo perkthehet se (se paku une) nuk arrij te gjej asnje burim ku te dokumentohet emeri Albanie ose ndonje titull i lidhur me te para 1270.


    Citim Postuar mė parė nga javan, Posti #45
    "Regnum Albanie" te del per here pare nga Charles I Anjou ne 1272 pasi mori edhe Durresin. Pyetja eshte, pse e quajti ai kete zone Albania dhe vetveten "Rex Albaniae". Qe ketej pasatj eshte lehte te them se pse ti gjen Balshen te vetequhej keshtu po jo edhe ata qe ja kaluan titullin, Topiajt.
    Karl Topia ishte Anjouin.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 04-02-2012 mė 13:09

  11. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Uriel, a perfshihej Athos ne Principaten e Arberit?

    Sic e dime, Progonet (archon) njiheshin si "Princeps Arbanorum".

    Di gje pse mbi varret e babait dhe vellait te Skenderbeut (ne Athos) qe dogjen serbo-greket perposhte emrit, shkruhej "Princeps Arbanorum"?

    Di gje kush qe kryeqyteti i Principates? Pse kjo Skenderbeu njelloj si edhe politika e principates ne kohe te ekzitences se saj ka ruajtur lidhjet historike me Filipin e Tarantos, Duke i Athines dhe sundues i Durresit?

    ++++++++++++++++++++++++++++++++++

    Shenim:

    Duke perseritur gabimin tend kam lejuar nje rreshqitje te trashe ne disa postime te mijat:

    ''Mbretėria e Shqipėrisė'' e 1272 ishte veē njė themelim i Karlit tė parė Anzhu mbi njė territor gjeografik ku mė parė ishte shtrirė Principata e Arbėrit, qė shėnon dhe formėn e parė tė sundimit arbėror. Hapėsira e sundimi ishte njė mbjetje e mėparshme qė anzhuinėt fituan nga pėrplasjet me Despotatin e Epirit. Mė tej, ky lloj sundimi nuk vlen nė kontekst tė ''mbretit'' tė parė, pasi nuk dokumentohet askundi njė formė mbretėrie shqiptare pėrpara vetėshpalljes sė Karlit me kėtė titull dhe sė dyti vetė Karli ishte norman si pjesė e anzhuinėve. Nė mjedisin feudal, emėrtime si sundues dhe mbret i njė territori tė caktuar ishte nė modė dhe plotėsonte kalvarin e gjatė tė titujve qė zotėronte njė fisnik i fuqishėm, i cili mund tė ishte dhe vetė perandori si nė rastin e Dushanit. Atribuimi nė parantezė me sundimin mund tė ishte thjesht gjeografik, ose mund tė trashėgohej nga njė ndarje e vjetėr administrative antike romake, ku gjatė periudhės nė fjalė ishte tepėr tė pėrdorura. Kjo shpallje duhej tė njihej nga autoriteti kishtar pėrkatės qė legjitimonte auticitetin e titullin dhe tė drejtėn pėr tė sunduar. Ceremonia e kurorėzimit ishte karakteristikė e kohės dhe njė ''mbret'' nė mėnyra asteke ose hitite nuk mund tė kurorėzohej. Ē'ėshtė mė e rėndėsishmja, ky lloj fenomeni trend nuk justifikon pre ekzistencėn e njė strukture organizative tė mirėfilltė mbretėrore, siē ishin sundimet despotike sllavo-orthodokse tė Ballkanit ose vetė modelet perėndimore. Pėrgjigjen mė tė mirė praktike ia ke dhėnė vetė vetes, me shembujt qė ke paraqitur dhe mbi tė gjitha me krahinėn e Kelmendit qė nuk pasqyron asnjė lloj strukture pėrveē tribalizmit.


    "Regnus Albanum" nuk kishte te bente asgje hic me Charles I, Mbret i Frances, por me vellane e tij, Robertin, Mbret i Napolit (Anjou). Per dallim, Karl Topia mori emrin nga vellai i gjyshit (Karli I Anjou), dhe motra e tij nga e ema, Helena Anjou.

    Ne 1358, Karl Topia njihej si Mbret i Shqiperise me seli ne Kruje pasi i kishte debuar Serbet. Karli martohet me Katrine Balshen e Balshes I vetem pasu ja kishte zebe vellane Gjergj Balshen ne lufte per marrjen e Durresit, ndekohe qe Balsha u kishte shkuar ne ndihme Anjounineve. Eshte nje gjenarate me vone pra ajo qe thua, qe Kostandin Balsha, djale i ketij Gjergj Balshe qe ishte zene rob nje here nga Karl Topia, te martohet me Helena Topine, e cila qe ndare nga Mark Barbarigo.

    Mirepo kjo rruge na sjell ne nje shteg tjeter. Ky Kostandin Balsha shpallet Mbret i Shqiperise ne 1395 sipas nje letre e cila eshte shkruar me germa serbisht.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 04-02-2012 mė 17:02

  12. #52

    Pėr: Skėnderbeu - Kryqtari i Fundit

    Meqe kjo teme nuk eshte freskuar prej kohesh, po hedh disa faqe nga libri per te krijuar nje ide tek ata qe se kane lexuar ende.


    Fragment nga libri



    Viti 1466 (Nėntor)


    …Hija e rėndė e luanit tė Shėn Markut dhe sulmet otomane po e asfiksonin. Mjeshtri i diplomacisė sė shfrytėzimit tė konfliktit duhej tė gjente njė zgjidhje tė shpejtė. Nuk do tė linte pa pėrdorur asgjė nga ajo qė kishte ndėrtuar me durim gjatė gjithė karrierės se tij kryqtare. Vendosi tė ndėrmerrte njė turne tjetėr nė Itali pėr t’i parė nga afėr se ēfarė mund tė shfrytėzonte nga kontradiktat qė zienin atje. Nga bregu tjetėr i Adriatikut do tė pėrpiqej ndėrtonte njė pol tė ri presioni ndaj Sinjorisė nė mėnyrė qė ajo tė kristalizonte dy gjėra: e para, se sa e vėshtirė ishte tė mbronte Arbėrinė venedike pa prezencėn e Gjergj Kastriotit dhe, e dyta, se duhej ta paguante tė plotė ēmimin juridik pėr ta “bindur” atė qė tė distancohej nga mbretėria aragoneze pėr ēėshtjen e mbrojtjes sė Krujės.

    Nė fillim tė nėntorit Kastrioti ndodhej nė Raguzė. Qė aty fusta (lloj anijeje me vela) mori detin pėr te Ferdinandi i Aragonės. Aty do tė informohej e pastaj do tė kuptonte mė qartė se ēfarė po ndodhte midis shteteve italike dhe se ēfarė peshe reale kishin iniciativat kryqtare tė papės Pali II. Do tė bėnte pėrditėsimin e situatave qė i mungonte prej kohėsh. I angazhuar nė luftime taktike lokale nė funksion tė luftės sė madhe turko-venedikase, kishte ndjerė se po i errėsohej roli i protagonistit. Veprimtaria e tij diplomatike me drejtim pėrtejdetin ishte tkurrur thuajse fare. Pal Engjėlli rrinte nė Venedik, i angazhuar gjithė kohės me sigurimin e bashkėpunimit me Sinjorinė, kurse ai vetė, nė mobilitet taktik, po i zbehte lidhjet me jashtė. Pėrveē kėsaj, nga raportet e diplomatėve, nė Romė e gjetkė qe krijuar pėrshtypja sikur Kastrioti ishte nė dėshpėrim shumė tė madh dhe se e kishte humbur toruan. Nė kuptimin politik tė gjėrave, kjo do tė thoshte se ai po dilte pak sa “jashtė loje”. Korrespondenca diplomatike mes oborreve tė perėndimit po ia hante hakun dhe po ia zbehte personalitetin, madje po e raportonte tė rrėnuar e tė mjeruar. Sinjoria ia kishte bėrė tė vetat lavditė pa ia “ratifikuar” titujt as Skėnderbeut dhe as tė birit. Nuk kishte mė vlerė ta qortonte Sinjorinė nėpėrmjet komunikimeve bilaterale. Duhej vetėm t’i qėndronte asaj fort nė njė shesh mė tė gjerė lufte diplomatike.

    Plani i punės gjatė kėtij udhėtimi ishte kompleks. Mori detin jo vetėm pėr tė ēmitizuar rolin “absolut” tė Venedikut nė tėrheqjen e Sulltanit nga Kruja, por dhe pėr t’iu rikujtuar tė gjithėve rrezikun osman pėr Italinė si dhe kontributin e tij tė pazėvendėsueshėm nė pėrballimin e kėtij rreziku. Nė lidhje me kėtė Paolo Giovio shkruan kėshtu: “…Gjergji, pėr ta zgjuar (Papėn) me gojėtarinė e tij…dhe pėr t’i kujtuar Kolegjit tė Kardinalėve shėndetin e Krishterimit, prishi tėrė terezinė e vet dhe shkoi nė Romė duke u dhėnė tė kuptonin atyre njerėzve injorantė e tė paaftė se nuk mund t’i qėndrohej babėzisė sė shfrenuar dhe guximit tė barbarėve nė rast se nuk do tė merreshin vesh sė bashku fuqitė e gjithė Europės”. Gjithashtu ky Gjergj do tė kumtonte sa mė botėrisht se kishte ndėrmend tė fillonte njė ofensivė tė madhe kudo qė otomanėt ishin shfaqur nė zotėrimet e tij. Kush nga aleatėt dėshironte tė ndihmonte, ishte i mirėpritur.


    Kumtin do ta lėshonte nga Roma.

    Ferdinandi e priti ngrohtė, por gjėrat qė mori vesh prej gojės sė tij ishin tė acarta. Papa kishte pasur njė ftohje shumė tė madhe me mbretėrinė aragoneze. Nė atė kohė kohe Pali II ia kishte shtėnė syrin kėshtjellės sė Tolfės, e cila dominonte zonėn e minierave te fosfatit. Kundėr kėtyre synimeve tė Papės, Ferdinandi kishte bėrė aleancė me familjen Orsini (mė pas do tė kishte edhe njė luftė tė armatosur pėr kėto miniera). Pali II pėrkrahte nė heshtje pėrpjekjet e Venedikut, dukateve tė Ferrarės e Savojės qė nė fronin napoletan tė vinin anzhuinėt. Ferdinandi bashkėpunonte me Firencen dhe me Dukėn e Urbinos pėr tė zgjeruar influencat nė Toskanė duke shpallur se do tė impononte vullnetin e tij nė gjithė Italinė (daria ley a tota Italia). Gadishulli Apenin ishte bėrė lėmsh. Interesat partikulariste e kishin kthyer nė mė pak se retorikė idenė e kryqėzatės. Tendenca dominuese pėr t’iu qasur rrezikut osman ishte sigurimi i paqes me Portėn e Lartė. Venedikut sapo i ishte refuzuar nga Sulltani njė kėrkesė e tillė. Ushtritė osmane kishin mbėrritur pėrballė Puljes.

    Tani e kishte Ferdinandi urgjencėn pėr tė arritur paqen me Sulltanin. Nė shkurt ai planifikonte pritjen e njė delegacioni nga Ballaban Badera. Nė atmosferėn paqėsore qė deshte tė krijonte me otomanet, Ferdinandi mund tė angazhohej me Skėnderbeun nė kuadrin e marrėdhėnieve tė vasalitetit. I tha Kastriotit se do tė provonte tė bisedonte me otomanėt qė kėta tė fundit tė mos ia preknin interesat qė ai, si suzeren i Skėnderbeut, kishte nė Arbėri. Teorikisht kjo nėnkuptonte lėnien nė qetėsi tė vasalit tė Napolit, Skėnderbe, nė rast se ky i fundit nuk ngacmohej vetė. Madje, mirė do ishte qė ai tė niste njė proces shkėputjeje nga Sinjoria dhe Krujėn mos t’ia linte asaj, por napoletanėve qė ta mbronin. Sa pėr fatin e Republikės sė Shėn Markut, Ferdinandit nuk i bėhej vonė. Ajo kishte qenė tepėr negative pėr interesat e Mbretėrisė sė Napolit, aq mė tepėr qė po sabotonte krijimin e Ligės Italiane. Mbase Skėnderbeu mund tė hetonte te Papa ose edhe nė Venedik nėse po lėvizte ndonjė gjė nė lidhje me kėtė tė fundit…Megjithatė, Ferdinandi do tė bėnte presion pranė papės me aq sa kishte mundėsi. Ai venecian koprac (sipas Ferdinandit) mund dhe duhet tė jepte diēka nga fondet qė kishte mbledhur pėr kryqėzate…Mė tutje, me tė parė e me tė bėre…, por ama Skėnderbeu nuk duhej ta humbiste besimin tek biri i tij, Ferdinand…

    Tė tilla gjėra dėgjoi Skėnderbeu gjatė ditėve qė ndejti nė oborrin aragonez. Mbreti ishte futur thellė nė labirintet e dominimit nė politikėn italike. Ajo ia kishte mjegulluar largpamėsinė ndaj rrezikut otoman pėr Evropėn. Tani po mundohej ta tėrhiqte edhe Skėnderbeun nė kėtė krah, duke i premtuar mbrojtje pėr tė dhe familjen nė rast se Ferdinandi nuk do tė arrinte tė negocionte me sukses paqen me Sulltanin. I thoshte mendja se Sulltani mund ta linte Skėnderbeun tė qetė pėr hir tė paqes me Ferdinandin dhe …t’u binte vetėm zotėrimeve venedikase nė Arbėri!?

    Tė gjitha sa dėgjoi, Kastrioti i shkoi nė sitė, por ēka e bėri tė vrasė mendjen shumė ishte fakti se nė mungesė tė ndonjė atmosfere kryqtare si nė kohėn e Piut II, ai mund tė luante njė rol negociatori nė vorbullėn e pėrplasjes sė interesave tė shteteve italike. Nė Romė, ku do tė shkonte pas pak, do tė pėrpiqej ta fillonte lojėn diplomatike me kartat anti venedikase qė ia shpalosi Ferdinandi. Pastaj, pasi tė kishte marrė ndonjė fond, tė kthehej nė atdhe pėr tė vazhduar me planet veta pėr kundėrofensivė. Deri sa tė realizonte njė angazhim mė tė gjerė tė Papės, Ferdinandit e ndoshta tė Milanit, i mirė apo i keq, Venediku do tė mbetej aleati i tij i vetėm nė terren. Por kėtė nuk mund t’ia thoshte as Ferdinandit, as Papės dhe madje as Sinjorisė.

    Venediku e ndjeu shpejt se sa e vėshtirė ishte rezistenca ndaj otomanėve nė Krujė e gjetkė pa prezencėn e Skėnderbeut. Mė 29 nėntor, me gjuhė tė stėrholluar diplomatike, ku spikaste shqetėsimi pėr “ēėshtjen e krishterimit tė rrezikuar nė Arbėri”, nė esencė Senati i kėrkonte Papės qė, bashkė me ndonjė ndihmė, ta pėrcillte sa mė shpejt Kastriotin pėr nė vendin e vet mbasi, me ikjen e tij, Kruja rrezikonte tė binte nė duart e Turkut. Njoftimet qė kishte marrė nga pritja e ngrohtė qė Ferdinandi i bėri Skėnderbeut e kishin nervozuar Sinjorinė. Kjo ishte shfryrja e parė e saj nga presioni politik qė filloi tė ushtronte Kastrioti prej sė largu. Pas pak midis tyre do tė fillonte njė betejė e vėrtetė diplomatike nė “fushėn asnjanėse” tė Romės.

    Nė Romė Kastrioti mbėrriti nė dhjetor. Njė pjesė e kardinalėve tė vjetėr, qe jetonin akoma me idenė e kryqėzatės, panė tek ai heroin e saj tradicional. Figura e Skėnderbeut ngjallte shpresė. Pritjen madhėshtore qė iu bė nė Romė kėtij vasali tė Ferdinandit dhe tani “aleati” tė Venedikut, ambasadorėt e Milanit ia u komentuan me skepticizėm shefave tė tyre qė e urrenin Venedikun pėr vdekje. Ishin po kėta ambasadorė qė, kohėt e fundit, kishin raportuar disa herė pėr “rrėnimin e pariparueshėm tė Kastriotit”, pėr “humbjen e krejt territoreve”, madje pėr “zhdukjen e tij pėrfundimtare” nga skena politike. Tani ata po ēuditeshin edhe vetė se si ky luftėtar i sprovuar qėnkish kaq nė formė e kaq i mirėpritur nė Selinė e Shenjtė.

    Tė nesėrmen e mbėrritjes sė Skėnderbeut ne Romė, mė 13 dhjetor, ata i patėn bėrė njė vizitė urgjente nė shtėpinė pranė “Fontana dei Trevi”, ku ishte vendosur Kastrioti. Ēfarė kishin shėnuar diplomatėt Lorenzo de Pesaro dhe Agustino de Rubeis nga konkluzionet e kėsaj vizite? Sė pari pėrshtypjet nga dita e tij e parė nė Romė ku “papa i kishte bėrė nderim tė madh duke nxjerrė pėr ta pritur tė gjitha familjet e kardinalėve, familjen e vet, dhe tė shumė prelatėve dhe oborrtareve tė tjerė… pėr nderim dhe shoqėrim ishim ftuar tė gjithė ne, ambasadoret”; pastaj faktin qė “Papa po ia mbulon shpenzimet e qėndrimit dhe se besohet do t’i japė ca pak para”. Dhe, mė nė fund, qė Skėnderbeu “kupton dhe flet italisht njėsoj si secili prej nesh dhe qė ka njė shpurė prej afro 50 kalorėsish shqiptarė, veēse, sipas ambasadorėve,“njerėz tė shėmtuar me fytyra tė kėqija”. Pastaj ata (ambasadorėt milanezė) bashkė me ambasadorėt fjorentinė i ishin afruar dhe ia kishin” bėrė lajkat dhe ofertat nga ana e Shkėlqesive tuaja (Bianca Maria dhe Galeazzo Maria Sforza), tė cilat ai i kishte pranuar me mijėra falenderime…”

  13. #53

    Pėr: Skėnderbeu - Kryqtari i Fundit

    Pėrtej interpretimeve tė tyre personale, ambasadorėt milanezė japin, pa dyshim, tablonė e njė pritjeje pontifikale tė nivelit mė tė lartė pėr Skėnderbeun. Mund tė imagjinohet lehtė se ēdo tė thotė tė dalė gjithė gjindja e rėndėsishme e Romės pėr tė pritur prijėsin arbėror; 50 kalorės qė e ndjekin pas, ndoshta nė dy radhė ceremoniale me nga 25 vetė secila; dhjetėra kardinalė e prelatė tė lartė tė kishės me mantelet e tyre sugjestionuese, njė radhė e tėrė me ambasadorė, shumė oborrtarė dhe, natyrisht, dekori pėrkatės me shkėlqimin e veēantė pontifikal qė i rrethonte (Papa Pali II ka mbetur nė histori pėr shpenzimet e mėdha qė bėnte pėr tė sofistikuar atmosfera ceremoniale).

    Skėnderbeu nuk duket aspak i hutuar, flet lirshėm nė italisht me mikpritėsit dhe ndoshta bėn edhe ndonjė shaka tė rastit. Atmosfera shtendoset dhe fytyrat “e kėqija” tė kalorėsve tė shpurės sė Skėnderbeut iu duken tė pranishmėve krejt normale. Pastaj pritja vazhdon nė ambiente tė mbyllura ku shkėmbehen fjalime tė mirėseardhjes dhe diskutohet programi i ditėve nė vazhdim…

    Njė tjetėr ambasador nė Romė, njė Giovanni Pietro Arrivabene, duke i shkruar markezes Barbara tė Mantovės (Mantova shkon mirė me Venedikun) pėrshkruan tė njėjtėn tablo tė pritjes, por krejt tė zhveshur nga ngjyrat dhe tepėr tė gjymtuar nga pėrmbajtja: “…Z. Skėnderbe…, shkruan ai, “…mbėrriti kėtu tė premten dhe familjet e kardinalėve u dėrguan pėr ta pritur. Ėshtė njė burrė nė moshė tė shkuar, mbi 60 vjeē; me pak kuaj ka ardhur, si varfanjak. Me sa kuptoj, ka ardhur pėr tė kėrkuar financime…”.

    50 kalorės qė shoqėronin Kastriotin, diplomati i quan “pak kuaj”, a thua se Kastrioti kishte ardhur jo pėr vizitė, por pėr tė pushtuar Romėn, kurse portretet e kalorėsve shqiptarė, tė cilėt, kolegėt e tij, pėr tė balancuar tonet e lavdishme tė pritjes, i quajnė “tė kėqija ”, diplomati Arrivabene i ka zėvendėsuar me impresionin se Skėnderbeu kishte pamjen e “njė varfanjaku”.

    Fatkeqėsisht tonet pėrēudnuese tė raportit tė diplomatit Arrivabene (ky raport ėshtė pėrdorur si bazė nga shumė autorė) kanė ndikuar edhe nė njė pjesė tė gjykimeve mbi pėrmbajtjen reale tė misionit tė Gjergj Kastriotit nė Romė. Ai ėshtė paraqitur si njė “mission impossible”, prej tė cilit Skėnderbeu “i varfėr e i pėrzhitur nga lufta” nuk pėrfitoi asgjė pėrveē disa fjalėve tė bukura ngushėlluese. Nė kėtė konceptim semplist diēka ka ndikuar edhe Barleti qė e nis heroin e tij pėr njė udhėtim pėr nė Napoli e Romė “tė veshur me mallotė tė zakonshme ushtarake dhe me rroba shumė tė thjeshta” (udhėtimi ishte 4 mujor dhe, pėr mė tepėr, me njė shpurė prej 50 kalorėsish!!). Por Barleti e ka njė problem (tashmė tė njohur) prej tė cilit nuk kishte pse tė viktimizoheshin tė tjerėt pas tij. I kapur peng nga detyrimet dhe ndjenjat e tij pro venedikase, ai heziton tė zgjatet tek ky turne me itinerar Arbėri-Napoli-Romė-Napoli-Arbėri, ku nė plan tė parė ėshtė kundėrshtimi nga Skėnderbeu i ekstremeve tė politikės venedikase ndaj tij. Barleti i bie shkurt aspekteve politike duke kompozuar njė fjalim tė gjatė tė heroit, nėpėrmjet tė cilit paraqet njė lutje sa solemne aq edhe tė dėshpėruar tė Kastriotit pėr ndihmė.

    Realiteti ishte shumė mė kompleks…

    Gjergj Kastrioti kishte ardhur nė Romė si VIP i shquar kryqtar dhe ishte pritur si i tillė. Tani ai do tė fillonte njė sėrė takimesh e bisedimesh tė vėshtira me kardinalė, ambasadorė, zyrtarė tė papės dhe me vetė Papėn jo vetėm pėr tė shkėputur ē’mund tė ishte e mundur nga fondi pėr kryqėzatėn, por edhe pėr aspekte me diapazon mė tė gjerė politik, tė cilat pėrpiqet t’i hamendėsojė diplomati Arrivabene: “Disa i japin njė kuptim tjetėr kėsaj ardhjeje (tė Skėnderbeut) dhe duan tė thonė se kjo ėshtė vepėr e Mbretit (Ferdinandit) pėr ta nxitur Zotin tonė (Papėn) mė shumė drejt angazhimit kundėr Turkut dhe ta shmangė nga ndonjė mendim pėr luftė nė drejtim tjetėr…” (p.sh. kundėr Ferdinandit pėr ēėshtjen e zonės minerare tė Tolfės). Hamendėsimet e diplomatit mantovan rrokin vetėm njė pjesė tė vogėl sė vėrtetės dhe pikėrisht atė pjesė qė ka tė bėjė me interesat e Ferdinandit, por sidoqoftė, edhe kaq ėshtė e mjaftueshme pėr tė dėshmuar mbi namin e shkėlqyer tė Skėnderbeut si negociator i pranuar mes personaliteteve mė nė zė tė kohės. Sipas diplomatit Arrivabene, Skėnderbeut iu dėgjuakėsh fjala deri nė mundėsinė pėr tė shmangur papėn “nga ndonjė mendim pėr njė luftė nė drejtim tjetėr….

    Papa u mundua ta shfrytėzonte autoritetin e Skėnderbeut nė dobi tė pėrpjekjeve tė tij tė kaherėshme pėr tė vendosur unitet nė politikėn e brendshme italiane qė ziente nga kontradiktat. Pėrballė rrezikut otoman, ai kishte kohė qė mundohej tė realizonte njė bashkim tė ri tė quajtur Ligė Italiane. Duket se diēka kishte vėnė nė vijė, pėrderisa kishte mbetur pezull vetėm pjesėmarrja veneciane. Ai kėrkoi angazhimin e Kastriotit pėr t’i komunikuar Sinjorisė se “papa nuk pranonte t’i jepte (Sinjorisė) asnjė subvencion kundėr Turkut pėr ēėshtjen e Arbėrisė nėse nuk sheh mė parė vendosjen e sigurisė nė Itali, qė nga kjo anė tė mos ketė lufte, dhe pėr kėtė janė dakord tė gjitha fuqitė e tjera italiane, pėrveē faktit se venecianet dėftohen disi ngurrues. Pikėrisht pėr kėtė shkak mund tė thuhet se prej tyre varet gjithēka…. Nėse kjo nuk do tė ndodhė pėr atė arsye (mosmarrjen pjesė tė Venedikut) turpi i pėrjetshėm do t’i mbetet asaj Sinjorie…. Dhe kėshtu e shkroi dhe e dėrgoi Skėnderbeu letrėn nė Venecie”, pėrfundon raporti i 19 dhjetorit 1466 i ambasadorėve Lorenzo da Pesaro dhe Agostino de Rubeis pėr shefat e tyre, dukeshėn Bianca Visconti dhe dukėn Galeazzo Sforza. Po pse ta ketė marrė Skėnderbeu autorėsinė e kėsaj letre? Gjithēka ishte nė funksion tė presionit qė ai bėnte mbi Sinjorinė, e cila duhej tė merrte mesazhin se ēėshtja e marrėdhėnieve me Skėnderbeun nuk ishte thjesht njė ēėshtje lokale e Arbėrisė venedikase, por njė ēėshtje me karakter tė mirėfilltė kryqtar.

    Nuk ka asnjė dyshim se, nė vazhdėn e pritjes madhėshtore qė i akordoi, gjatė diskutimeve pėr hartimin e letrės etj, Pali II ka bėrė kauzė tė pėrbashkėt me Skėnderbeun pėr sa i takon ēėshtjes sė unitetit ndėritalian. Gjithashtu ai i ka shpjeguar Gjergj Kastriotit edhe rrethanat e vėshtira nė tė cilat ndodhej vetė dhe, mbi tė gjitha, i ka shprehur frikėn qė kishte nga Ferdinandi i Napolit, suzereni i Kastriotit. Kthesa e ngjarjeve, e cila rezultoi mė pas nė njė raund tjetėr takimi tė Skėnderbeut me Ferdinandin, mund tė shpjegohet pikėrisht me ndonjė kėrkesė tė Palit II qė ai (Skėnderbeu) tė siguronte ndonjė mesazh sigurie pėr Papėn nga Ferdinandi. Kėsisoj, mjeshtri i vjetėr i diplomacisė sė shfrytėzimit tė konflikteve, po angazhohej pėr tė ndihmuar nė rigjenerimin e dialogjeve tė shurdhuara ndėritalike; njė qasje kjo mė se e goditur pėr zgjidhjen “nga lart” tė problemeve tė veta.

    Kulmi ceremonial u arrit mė 24 dhjetor, natėn e Krishtlindjeve, kur Gjergj Kastrioti, i ftuar nė Katedralen e Shėn Pjetrit, mes gjithė klerit mė tė lartė tė Romės, e shumė tė tjerėve jo mė pak tė rėndėsishėm, mori nga dora e papės Pali II njė shpatė dhe njė kėsule, dhurata kėto simbolike, jo fort tė shpeshta, pėr ata prijės tė krishterė qė dalloheshin nė mbrojtjen e kauzės sė madhe tė krishterimit. Duke i dorėzuar dhuratat, Papa e quajti Skėnderbeun “Aleksandėr tė Epirotėve”. Pritja madhėshtore e Palit II u parapri nga vizita nė banesėn e Skėnderbeut tė ambasadorėve tė Milanit dhe Firences, tė cilėt, nė emėr tė sovranėve tė tyre “bėnė ēdo ofertė dhe favor qė kishin mundėsi” (facendogli ogni oferta et favore ad nuy possible), madje sovranėt u interesuan tė njoftoheshin veēanėrisht edhe pėr modalitetet e largimit tė tij nga Roma” (et de la expeditione soa avisatene distintamente como lo sara facta…). Pse kaq interesim pėr Kastriotin edhe nga pėrtej Romės? Sipas ambasadorėve, Kastrioti “kishte bėrė njė festė tė madhe pas pritjes sė Krishtlindjeve” ku iu dhurua shpata dhe kėsula ceremoniale. Mund tė imagjinohet madhėshtia e asaj feste dhe numri i madh i tė ftuarve VIP-a, por sidomos karakteri politik i bisedave tė zhvilluara atje mes Skėnderbeut dhe pėrfaqėsuesve tė shumė dukateve italiane. Heroi i Barletit me siguri duhet ta ketė hequr atė “mallotė tė zakonshme ushtarake” ndėrsa jepte pritje kaq mondane e, pa dyshim, tė kushtueshme!? Ē’bėri kėshtu ai “varfanjaku” i diplomatit Arrivabene?

    Pėrtej thjeshtėzimit barletian ose pėrēudnimit prej ndonjė ambasadori, mund tė thuhet se nata pas Lindjes sė Krishtit 1466 e rikonfirmoi Gjergj Kastriotin si liderin e fundit kryqtar nė terren, rreth tė cilit thureshin fijet e holla tė interesave dhe kundėrshtive tė vendeve italike nė lidhje me njė kryqėzatė tė re nė Ballkan. Por, siē ėshtė parė edhe mė herėt nė kėtė parashtrim, llogaritė ishin llogari!

  14. #54

    Pėr: Skėnderbeu - Kryqtari i Fundit

    Viti 1467


    Mė 7 janar Papa mblodhi koncistorin me dyer tė mbyllura ku shtroi idenė pėr t’i dhėnė Skėnderbeut 5000 dukate. Kardinalėve iu duk pak (folėn pėr 7-8 mijė), por pastaj kjo ēėshtje u la disi mėnjanė kur, ndėr tė tjera, Papa shprehu hallin e tij se i duheshin para pėr shkak se Ferdinandi pėrbente rrezik imediat pėr Romėn. Pastaj shtoi me qesėndi pėr Ferdinandin: “qė tani e kemi mundėsinė qė, qoftė kapedanėt, qoftė ambasadorėt qė ai ka nė Itali, t’i tėrheqim nė shėrbimin tonė. Mjafton tė nxjerrim 100 dukate nga xhepi dhe tė gjithė largohen nga ai…”. Pavarėsisht pritjeve ceremoniale dhe ndereve protokollare, brenda kuzhinės politike papale, Kastrioti, si mik i Ferdinandit dhe i shoqėruar nė ēdo hap prej ambasadorit tė Napolit, Grassia Betti, mund tė klasifikohej nė kategorinė e kėtij grupi njerėzish qė mund tė tėrhiqeshin nė shėrbimin e Papės. Kjo ishte me rrezik pėr reputacionin e tij kryqtar, ndaj iu desh tė pėrpunonte me forcė mendimin se ai bashkohej me Ferdinandin, me Venedikun, me Papėn e me kėdo tjetėr vetėm kur ishte fjala pėr luftė tė organizuar kundėr Perandorisė Osmane. Tė kapej fort pas idesė sė kryqėzatės nė pėrgjithėsi, pavarėsisht se e kishte kuptuar se, hė pėr hė, ajo ngjante me njė flluskė sapuni, ishte e vetmja mundėsi pėr t’ju shmangur rėnies pasive mes vorbullės sė kontradiktave ndėritalike.

    Sipas dokumenteve tė kohės, nė Romė ai foli pa doreza pėr Venedikun. “….Skėnderbeu ankohet sė tepėrmi pėr venedikasit, dhe thotė gjithė tė kėqiat pėr ta sepse nuk i kanė dhėnė ēfarė i kanė premtuar…”, shkruajnė nga Roma dy diplomatėt e mirėinformuar tė Milanit. Kastriotit iu desh ta bėnte kėtė pėr dy arsye: e para, nė zbatim tė planit pėr tė zhbėrė disi mitin e “rolit vendimtar” tė venedikasve pėr rezistencėn e suksesshme nė Arbėri dhe, e dyta, pėr shkak se Sinjoria vazhdonte fushatėn e saj ēorientuese qė e frenonte ēdo iniciativė tė Papės pėr ndihmė materiale. Dy diplomatėt raportojnė se Skėnderbeut “… i duket se po vonojnė tepėr ngase ka marrė vesh se njė d. Paulo Contarino, venecian, i cili ndodhet kėtu, ia ka prishur dhe vazhdon t’ja prishė mendjen Shenjtėrisė e Tij tė lartpėrmendur duke i thėnė se nuk ėshtė e nevojshme tė bėjė shpenzim tjetėr pėr t’i ardhur nė ndihmė Krujės, pėrderisa Sinjoria e Venedikut e ka marrė nė proteksion dhe do ta ruajė mirė…Si pasojė e kėsaj nuk duket se Papa preokupohet shumė….

    Ndonėse kthimin nė atdhe e ka tė ngutshėm, Gjergj Kastrioti qėndron edhe njė muaj tjetėr nė Romė, nė kėtė fushė “asnjanėse”, pėr ta ēuar deri nė fund betejėn e fshehtė diplomatike me Venedikun. Ndėrkohė koordinonte nė distancė partneritetin e rigjallėruar me princėrit shqiptarė dhe veēanėrisht me Lekė Dukagjinin. Atyre iu premtonte njė ofensivė tė madhe sapo tė kthehej nė atdhe. Nė hallin e tij financiar Gjergj Kastrioti nuk ishte i vetėm Ndodhej i pranishėm nė Romė edhe kur aty patėn mbėrritur ambasadorėt e Mbretit tė Hungarisė pėr tė kėrkuar fondin vjetor kryqtar pėr luftėn kundėr Turkut. Ndodhej gjithashtu i pranishėm edhe kur vdiq aty Kryeshefi i Urdhėrit tė Hospitallierėve tė ishullit tė Rodit, Raimondo Zakosta, i lodhur e i dėrmuar nga pėrballimi i otomanėve dhe nga pėrpjekjet pėr tė grumbulluar para me ndihmėn e Papės pėr deficitin financiar prej 250.000 dukatėsh.

    Nė Romė, ku tė gjithė vinin pėr tė qare hallet e tyre ekonomike, Skėnderbeu kėmbėnguli me durim pėr tė marrė paratė qė i takonin dhe pėr tė shkarkuar pjesėn e tepėrt tė presionit venedikas. Ishte njė mision i vėshtirė. Pritja prej VIP-i kryqtar qė i kishin bėrė, nuk e lehtėsonte aspak barrėn pėr tė lobuar fort pėrballe zyrtarėve tė rinj tė Vatikanit (Pali II i kishte ndėrruar thuajse tė gjithė aparatin zyrtar tė Piut II) qė kishin hapur defterėt e vjetėr dhe bėnin llogari tė hollėsishme mbi grantet pėr Kastriotin. Tashmė nė ambientet romane ai nuk kishte mė miq personalė tė nivelit tė Piut II dhe tė Francesco Sforza-s. Me Palin II sapo ishte njohur, madje jo nė situata kryqtare tė favorshme. Tė vetmit miq tė vjetėr ishin disa kardinalė tė shquar si Juan de Torquemada, Latino Orsini, Lodovico Gonzaga (mikpritėsi i Koncilit tė Mantovės mė 1459), tė cilėt nuk e lanė pa thėnė fjalėn tyre pro ēėshtjes sė tij.

    Para gjithė atyre qė takonte, pėrfshi dhe Papėn, Skėnderbeu shprehej me bindje se ishte mė se i vendosur pėr luftėn kundėr otomaneve dhe se, siē shkruajnė diplomatėt e lartpėrmendur, “me 4 ose 5 mijė vetė ka shumė besim se do t’i qėndrojė shumė mirė turqve nė atė vend (Arbėri) dhe do tė rikuperojė shumė shpejt gjithēka tė humbur…” Atij i duheshin rreth 15000 dukate pėr tė kryer njė kundėrofensivė tė fuqishme nė mė pak se njė muaj, madje njė ofensivė thuajse tė pavarur nga ndihma e Venedikut. Pak a shumė mbi kėto shifra hulumtonin edhe zyrtarėt e rinj tė papatit qė rrekeshin tė llogarisnin (pėr t’i zbritur pastaj nga shuma qė do tė akordonin) ndihmat qė ai i kishte marrė tashmė nga Venediku dhe ēka mund tė merrte prej Ferdinandit, me merakun burokratik “qė shpenzimi tė mos shkonte dėm (…pėr non zitare via la spesa…). Mirėpo Sinjoria e kishte paraqitur si shumė tė madh kontributin e saj pėr Arbėrinė, ndaj Skėnderbeu kėmbėngulte nė tė tijėn duke shpjeguar, nė njė rast, se, vėrtet ishin deklaruar 500 kalorės dhe 500 kėmbėsorė nga venedikasit, “…por ata nuk kanė dėrguar veēse pak nga pak, herė 30 kėmbėsorė, herė 60 dhe herė 50 dhe po aq kalorės, ndaj ai nuk ka pasur kurrė 200 kalorės githė-gjithė dhe as po aq kėmbėsorė; dhe e ka kuptuar mirė qė Sinjoria e Venedikut nuk e bėnte kėtė pėr gjė tjetėr, veēse pėr ta drobitur e mėrzitur dalėngadalė e pėr ta ēuar deri nė atė pikė sa ai tė detyrohej ta jepte nė duar tė tyre Krujėn…” Kėshtu shkruanin nė raportin e tyre dėrguar Sforza-ve tė Milanit ambasadorėt Da Pesaro dhe De Rubeis. Nė njė tjetėr raport ata vazhdonin: “…Skėnderbeu qartėsisht e kupton qėllimin e asaj Sinjorie pėr ta pėrvetėsuar atė tokė, por thotė se mė parė do t’ia japė atė dhe kusurin e saj Turkut…”

    Pėr vetė pozicionin qė kishte si kryekryqtar, teorikisht Papa nuk e projektonte tė ardhmen e Skėnderbeut nėn ombrellėn absolute tė Sinjorisė, por tė tijėn, tė kryqėzatės. Ai e dinte pozicionin qė kishte pasur Kastrioti nė kryqėzatėn e dėshtuar tė Piut II. Mirėpo, nė fazėn e tanishme, VIP-i nga Ballkani ishte ulur nė tryezė me ekspertėt financiarė tė njė pape shumė tė okupuar me problemet italike dhe gati-gati tė rehatuar me idenė se, nė ndėrkohė, Sinjoria nuk po i mbronte keq interesat e saj nė Arbėri (pėr pasojė edhe ekzistencėn e Skėnderbeut).

    Me se ishte i preokupuar Papa nė Itali?

    Plot dhjetė ditė mbas koncistorit, ku u pėrmenden 5000 dukatet pėr Skėnderbeun, me 17 janar 1467, Piero de Medici i Firences, firmosi nė Romė (me dijeninė e Papės) njė pakt pėr krijimin e njė ushtrie tė pėrbashkėt me Napolin dhe Milanin. Kjo ishte njė goditje e fortė strategjike pėr Venedikun sepse, njė nga qėllimet e ushtrisė qė do tė komandohej nga duka i Urbinos, ishte dekurajimi i planeve tė Sinjorisė pėr tė sjellė dinastinė anzhuine nė Napoli. Megjithėse Papa nuk ishte i interesuar pėr kaq shumė garanci mbi sigurinė e fronit aragonez (sepse vazhdonte tė trembej nga ndonjė sulm i Ferdinandit), e miratoi nė heshtje paktin, duke u kėnaqur me faktin se ishte njė mundėsi mė shumė qė tė shtohej presioni mbi Venedikun (pėr ēėshtjen e Liges). Sidoqoftė, krijimi i kėsaj ushtrie do tė ishte paralajmėtar i njėrės prej betejave mė tė pėrgjakshme ndėritaliane tė atij shekulli, ku Pali II do tė luante pastaj rolin e paqėtuesit.

    Gjergj Kastrioti bėri menjėherė pėrshtatjen e vet politike. Sapo e mėsoi idenė e Palit II pėr tė realizuar bashkimin italian, e pėrqafoi atė me entuziazėm duke e parė si tė vetmen mundėsi pėr tė pėrfituar nga kryqėzata qė shpresohej tė vinte pas kėtij bashkimi. Jo vetėm kaq, por nė planin aktual, iniciativa e papės e hasur nė kundėrshtimin venedikas pėrbėnte njė ingredient tė shkėlqyer pėr tė kompozuar mė mirė koktejin e presionit mbi Sinjorinė. Sinjoria nuk ia doli tė tregohej indiferente. Duke u ndrojtur pikėrisht nga kjo afrimėri ideali afatgjatė midis Skėnderbeut dhe Papės, ajo bėri maksimumin pėr ta minuar atė. Ambasadorėt nė Romė marrin vesh se “venedikasit thonė gjithė tė kėqijat pėr Skėnderbeun d.m.th. se ėshtė mė turk se turqit… etj. Presioni i Sinjorisė u amplifikua edhe nga ngurtėsia e burokracisė papale qė, me thėnė tė drejtėn, e kishte lodhur disi Skėnderbeun. Ndėrkohė qė ai negocionte me zyrtarėt e akullt tė Vatikanit, Senati i Venedikut mbante pezull njė kėrkesė pėr ndihmė tė ambasadorit skėnderbegas atje, duke i thėnė atij se “… me parė duhet tė shohin se ēfarė ndihme do tė jepte Papa, nėse ai do t’ia jepte paratė apo jo…”. Kėtė e raporton mė 23 janar ambasadori i Milanit, Gherardo de Collis, duke shtuar se ndėrkohė “Ballaban beu mban tė rrethuar Krujėn, e cila, po nuk u ndihmua, do tė humbasė brenda pak ditėve”.

    Situata ishte e vėshtirė, por Skėnderbeu nuk shkulej nga Roma pa siguruar njė bashkėpunim sa mė multilateral pėr ofensivėn qė planifikonte tė fillonte nė Arbėri. E konsideronte vetėvrasje tė ngelej ekskluzivisht nė vartėsi tė strategjive tė njė Venediku, i cili mund ta sakrifikonte nė ēdo kohė pėr hir tė ndonjė paqeje me osmanėt. Presionet e Kastriotit dhe miqve tė tij kardinalė shkuan deri aty sa mė 13 shkurt u mbajt njė koncistor tjetėr ku, nė pikat e para tė axhendės, ishte vėnė pėrsėri ēėshtja e fondeve pėr tė. Teorikisht shuma ishte rritur, por Papa foli vetėm pėr 2300 dukate nė dorė dhe pėr pjesėn tjetėr tė kredituar nga kardinalėt, tė cilėve ai do ua kthente nga tė ardhurat qė parashikonte tė merrte prej minierės sė fosfateve. Kur pa se kjo ide nuk ishte aspak tėrheqėse pėr kardinalėt, doli me njė propozim tjetėr. Kastrioti tė kthehej sėrish nė Napoli dhe t’i kėrkonte Ferdinandit 7500 dukate nga fondi qė i takonte Papės prej tributit vjetor napoletan pėr kishėn. Me kėtė rast Pali II donte ta konfirmonte pėrfundimisht kėtė fond, i cili, deri me tash, kishte mbetur i premtuar nga Ferdinandi, por i pa lėvruar. Kishte shpresė se Skėnderbeu, me kėmbėnguljen dhe pozicionin e tij politik pėr ēėshtjen e epėrsisė nė Krujė (Napoli ose Venediku) do tė mund ta shkoqiste kėtė punė. Ideja ishte qė shuma prej 15 mijė dukate gjithsej, qė i duheshin Kastriotit pėr ofensivė, te plotėsohej nga vetė mbreti i Napolit. Nėnkuptohej se, po tė mos ndihmonte Ferdinandi, epėrsinė nė Krujė do ta kishte Venediku.

    Skėnderbeu pranoi, por nuk mungoi ta paraqiste udhėtimin e tij si mision nė shėrbim te Papės. Nė njė farė mėnyre ai do tė shėrbente si kumtues i sinjaleve pėr njė dialog pėr ēėshtje shumė tė rėndėsishme fiskale midis Papės dhe Ferdinandit. Tė dy duhej t’ia dinin pėr nder.

    Me 2300 dukate tė Papės nė xhep dhe me premtimin e tij se 2700 tė tjera ai do t’ia dėrgonte kur tė fillonte ofensivėn (Papa do t’ia dėrgonte ato nė 18 prill), u nis pėr nė Napoli nga mesi i shkurtit 1467. Aty gjeti njė surprizė interesante. Kishte ardhur dėrgata osmane me propozimin pėr shkėmbim ambasadorėsh midis Napolit dhe Portės sė Lartė. Duke shpresuar nė njė paqe tė zgjatur me otomanėt, Ferdinandi synonte tė zinte njė rol imponues nė politikėn apenine. Madje, pretendonte edhe tė dominonte nė ishullin e largėt tė Qipros. Kjo pjesė pak i interesonte Skėnderbeut, por ai me zhdėrvjelltėsi shfrytėzoi qėndrimin nė oborrin napoletan pėr t’u afirmuar nė sy tė tė dėrguarve tė Portės sė Larte si “protégé” i dashur i mbretit ambicioz Ferdinand. S’kishte pse tė mos e pėrdorte kėtė kombinacion rrethanash pėr tė pėrditėsuar synimin e tij nė lidhje me Krujėn: nėse Venediku do tė bėnte paqe me osmanėt, Kastriotit i jepej mundėsia ta paraqiste Krujėn si domen tė Napolit dhe anasjelltas, nėse Napoli bėnte paqe me Sulltanin, Krujėn nuk do ta lėshonin venedikasit. Nė funksion tė kėtij binomi, statusi i saj do tė ishte variabėl, por me njė konstante: kur dy tė mėdhenjtė bėnin garė me njeri tjetrin se kush tė arrinte mė parė paqen me Portėn e Lartė, konstantja e Skėnderbeut ishte qė Kruja nė asnjė rast tė mos binte nė dore tė osmaneve. Pjesėn tjetėr do tė dinte ta manovronte vetė.

    Me mprehtėsinė e tyre qė s’ka tė sharė, qė mė 13 shkurt ambasadorėt e Milanit ndjenė se diēka mund tė kurdisej nė oborrin napoletan ku do tė ndodheshin kokė mė kokė mbreti arragonez, dėrgata osmane dhe Skėnderbeu. Duke qenė tė obsesionuar nga precedenti i paqes sė Skėnderbeut me osmanėt katėr vjet mė parė, diplomatėt nuk janė nė gjendje t’i qasen sė vėrtetės mė shumė se sa me dyshime e pa konkluzione tė goditura: “Dyshojmė, shkruajnė ata mė 13 shkurt”, se kur tė kthejė andej (mbasi tė shkojė nė Napoli), bėn ndonjė lojė tė ēuditshme me Turkun, nė rast se Madhėria e Tij, Mbreti, nuk do t’i bėjė ndonjė furnizim tė mirė. Pėr Skėnderbeun, qė nuk pushonte sė ndėrtuari variante politike “on the spot”, kėsaj radhe “loja” nuk ishte me osmanėt, por me aleatėt e tij.

    Furnizimi nga Ferdinandi nuk qe i keq. Ai i dha Kastriotit 1000 dukate nė dorė, 500 dukate pėr pagat e kėmbėsoreve napoletanė nė kėshtjellėn e Krujės, 500 dukate pėr vetė kėshtjellėn, letra kredie pėr 200 + 100 qerre me grurė, 500 dukate tė tjerė pėrmbi shpenzimet qė kishte bėrė ai me tė tijtė gjate kohės sė qėndrimit si dhe “municion tė mjaftueshėm pėr kėshtjellėn”. Bashkė me kėto, i dorėzoi edhe dekretin qė legalizonte pronėsinė kastriotase mbi Monte San’t Angelo-n dhe San Giovanni Rotondo-n. Mė vonė, nė vartėsi tė situatave, do t’i dėrgonte edhe njė numėr kėmbėsorėsh tė tjerė.

    Pavarėsisht se nuk ishin shumė tė mėdha, ndihmat qė dha Ferdinandi e arritėn efektin e dėshiruar nga Skėnderbeu. Ato shėrbyen si presion qė nė Venedik tė kuturisnin se, nė rast se kėrkonin bashkėpunimin ekskluziv tė tij, duhej ta paguanin tė plotė ēmimin juridik, pra t’a pėrmbushnin tė gjithė substancėn ligjore tė marrėveshjes sė 20 gushtit 1463. “Think-tank”-u i Sinjorisė u vu nė lėvizje.

    Gjergj Kastrioti ia kishte dalė mbanė me diplomacinė e tij qė bazohej nė shfrytėzimin e konflikteve. Kishte mundur tė pėrfitonte edhe njė herė nga kontradikta e vjetėr Venedik-Napoli, madje nga i gjithė spektri i kontradiktave ndėritaliane. Realizoi presionin e duhur mbi Sinjorinė, luajti rol konstruktiv nė strategjinė e Papės pėr bashkim me objektiv final luftėn e pėrqendruar kundėr otomanėve dhe, nėpėrmjet njohjes personale me Palin II, mundi tė vendoste njė pishtar mbi burokracitė e akullta tė shtetit papal. Midis tyre u vendos njė raport mirėkuptimi e bashkėpunimi mbi bazėn e idealit kryqėzatė. Pas Eugjenit IV, Nikollės V, Kalikstit III dhe Piut II, ky ishte i pesti papė qė hynte nė karrierėn kryqtare tė Gjergj Kastriotit. Po tė llogaritet situata e gati e pėrhumbur diplomatike e tre muajve mė pare, arritjet e kėtij turi tė sforcuar ishin tė mėdha. Pėr sa i takon fjalėve qė kishte lėshuar lart e poshtė pėr t’ia dorėzuar “mė mirė Krujėn Turkut se sa venedikasve”, se “mė mirė tė kishte luftuar kundėr kishės se sa kundėr Turkut”, “se nė botė nuk mund tė gjendej mizori mė e madhe se ajo e kėtyre priftėrinjve”, etj, kėto ishin fjale rutinė qė, si prijės autoritar, i nuk ngurronte t’i pėrdorte nė debat e sipėr pėr tė forcuar emocionin dhe presionin; shfryrje prej shefi. Askush nuk i mori pėr mė shumė se kaq.

    Gjatė vizitės nė Itali, Skėnderbeu kuptoi atė qė i interesonte mė shumė se gjithēka tjetėr: ndonėse nė Romėn e viti 1467 atmosfera e kryqėzatės mungonte, ajo mbetej si objektiv i Papės. Pali II shpresonte se sė shpejti do tė arrinte ta krijonte Ligėn italiane dhe, pas saj, kryqėzatėn. Skėnderbeu duhej t’i rezistonte me ēdo kusht kėsaj periudhe tė ndėrmjetme qė nuk dihej se sa mund tė zgjaste. Ndėrkohė, duke manovruar me interesat e palėve, e plazmoi mė mirė frontin e tij tė luftės si front ku ndėrthureshin interesa mė tė gjera se sa ato vetėm venedikase. Siguroi gjithashtu kanalet e ndihmės financiare nga Papa e Ferdinandi pa e dėmtuar, madje intensifikuar, kontributin e Sinjorisė. Iniciativat luftarake qė pėrgatitej tė ndėrmerrte sapo tė kthehej nė atdhe, do ta mbėshtesnin mė sė miri nė praktikė reputacionin e tij tė rimėkėmbur plotėsisht…



    E financuar pjesėrisht nga Roma, pjesėrisht nga Napoli dhe pjesėrisht nga Venediku, ofensiva fitimtare skėnderbegase e mars-prillit 1467 pėrbėn njė lloj sulmi kryqtar nė miniaturė pėr tė rikuperuar territoret e humbura tė Skėnderbeut. Nėn udhėheqjen e tij, krahas shqiptarėve, luftuan me pagesė mercenarė nga kombe tė ndryshme tė Ballkanit dhe nga pėrtej detit. Flitet pėr 16 mije vetė nėn armė, pa llogaritur kontingjentet fshatare tė armatosura tė dislokuara nė pritat malore. Shkalla e federimit tė fisnikėve vendas ishte mjaft e lartė. Nėpėrmjet kėsaj ofensive, brenda pak javėve tė vrullshme (aq kohė sa zotohej Skėnderbeu nė Romė), kryqėzata e munguar nė Evropė, u projektua nė Arbėri me pikė fokale federalistin e pėrkryer Gjergj Kastrioti.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:


  16. #55
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Pėr: Skėnderbeu - Kryqtari i Fundit

    si mizat merdes thuaj...

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •