Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    A ju ka ndodhur të kryeni porosi pa ditur se ç'porosi po kryeni?

    Në jetë mundohem të jem i përpiktë në kryerjen e detyrave dhe me sa kam mundësi edhe të ndihmoj të tjerët.

    Në jetë kam bërë dy gabime duke më rënë kështu "vigjilenca" përtokë dhe mund të ishte me pasoja.

    1. Ishte viti 1992. Nisesha për herë të parë për në Shqipëri. Aso kohe kishin filluar studimet edhe studentët e parë kosovarë në Tiranë. Një shok, të cilit i besoja shumë aso kohe më thotë:" A po i merr ca libra për studentët tanë atje. Janë në gjuhën serbokroate dhe studentët nga Kosova mund të shërbehen me to, sepse e njohin këtë gjuhë". I mora unë librat dhe nuk i shikova fare se ç'ishte puna e tyre. Kalova kufinjtë aso kohe në Kaçanik ( Han të Elezit ) dhe në Qafëthanë - kufinj që ruheshin nga sllavët dhe nuk dallonin shumë për nga poshtërsia si këta kufitarët serbë si ata maqedonë.
    Shkoj në Tiranë, takohem me miq atje dhe u jap librat. Kur ç'të shoh! Kisha pasur me vete hiç më pak se 12 libra "Unë Ramiz Alija dëshmoj për historinë". Nuk e di por në ato monete më kapluan mornica në trup. Vallë si do të isha ndarë sikur të m'i kishin gjetur këta libra?!

    2. Në vitin 2009, pas 10 vitesh po vizitoja vendlindjen. Një fqinji im ( drenicak) më thotë:"A po m'i merr do pare dhe çomi atje në familje". Ditën kur do nisesha me del përpara dhe më jep "diçka" të mbështjellë me gazeta. Unë pa shikuar fare e fus atë shuk gazete në xhep. As sot nuk e di çka ka pasur në atë gazetë, as, nëse ka pasur para, nuk di sa ka pasur.

    A ju ka ndodhur edhe juve ndonjëherë kështu të kryeni porosi pa ditur se çfarë porosie po kryeni?
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Une ne pergjithesi s'marr porosira. E dine njerezit, ndaj s'ma kerkojne kete nder. S'e kam hallin tek ngarkesa, por tek takimi me personat e panjohur ne Tirane. Por gjithmone ka perjashtime. Ne keto raste, i kerkoj personit ta hape pakon...dhe pa e kontrolluar mire e mire para tij, nuk e marr me vete.

    Po mire eshte, te mos kerkosh te tilla gjera. Tani ka poste 24 oreshe, po qe se e ke urgjente dicka. Ky eshte mendimi im.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. #3
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Para rreth 1 muaji po udhetoja me aeroplan. Me duhej te fluturoja nga aeroporti i Prishtines, dhe gjat dorezimit te valigjeve, mu afrua nje burre rreth te 60-ave, dhe me pyeti nese kisha mundesi t'ia merrja njeren valigje, pasi te tijat i kalonin limitet e kilogramve, dhe meqenese valigjja ime kishte diku vetem 10 kg, pranova. Kaluam kontrollet, arrita ne destinacionin tim, por vetem me vone mu kujtua se gjesti im sado qe ishte ndoshta human, ishte edhe aq i rrezikshem, pasi ne ato valigje te tijat mund te kishte edhe gjera te dyshimta, dhe te gjitha pasojat do ti bartja une.
    Ai mendoj ishte gjesti i fundit per mua qe do ta beja nje gje te tille. Dhe do t'i sugjeroja edhe te tjeret te mos veprojne ashtu pasi mund te perballen me pasoja te paparashikueshme.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •