gazeta 55

--------------

Arben Kola

Kur t'i merr mendtė pleqėria...

Banaliteti i Verrisė qė shitet pėr vlerė

Prej disa kohėsh nėpėr vidiotekat e vendit qarkullon njė vidiokasetė amatore, nėn siglėn e "Elrodit", me njė titull bombastik "Kapedani 2", ose "Je cherche la femme". Po para ca kohėsh, njė stacion televiziv, apo dy ‑tre gazeta, dhanė lajmin bombastik se aktori i famshėm Albert Verria ("Artist i popullit"), ka vazhduar aventurat e plakut nazeli e sojsėz Xha Sulos nė filmin e tij tė ri. Me kėtė shpresė e kuriozitet bleva kasetėn pėr tė parė diēka nga mrekullia e atij personazhi, tė realizuar me mjeshtėri nga Verria plot 32 vjet mė parė. Por, ta themi sinqerisht, u zhgėnjeva pa masė dhe kjo vidio amatore mė krijoi njė neveri tė jashtėzakonshme.



Le tė shkojmė pak nė kohė, plot 32 vjet mė parė, nė vitin 1971, kur skenaristi Skėnder Plasari e shkroi kėtė skenar, megjithėse i cunguar e censuruar, duke mos e menduar se ky film, nėn regjinė e Tahsim Oshafit, do tė mbetej njė nga perlat e kinemasė shqiptare, njė film, qė sa herė ta shohėsh, aq mė shumė ndien kėnaqėsi e me humorin e vlerat e tij qesh nė ēdo kohė. Ky film konsiderohet edhe kinokomedia e parė shqiptare.

Historia e kinemasė njeh shumė raste kur njė film pasi korr sukses tė jashtėzakonshėm, autorėt e tij mendojnė ta zgjasin, tė shtojnė aventurat e tij. Por jo shpesh kėto lloj zgjatimesh artificiale, apo "aventurash" tė reja kanė pasur sukses. Nė kinemanė botėrore njohim plot raste tė tilla, suksese dhe dėshtime, si me filmin "Padrino", "Oktapodi", sė fundi me "Mbreti Akrep", "Zotėria e unazave", "Lufta e yjeve", "Harri Poter", etj . Edhe nė kinemanė shqiptare njihen raste si p.sh filmi "Zonja nga qyteti", me tė njėjtėt autorė, por qė nuk pati sukses nė variantin "Njė shoqe nga fshati", apo komedia "Pallati 176", nė versionin "Jovan Bregu refugjat", po nga Balashi, por rezultati kot fare, qofshin edhe zgjatimet e Telebingos nga Ilir Bezhani, qė ecėn deri diku...

E bėra kėtė hyrje, jo vetėm pėr tė thėnė se ideja e zotit Verria nuk ėshtė e re e aq mė tepėr nuk ėshtė e panjohur edhe nė Shqipėri, por pėr tė thėnė se shembuj klasikė ka pasur dhe nė tė shumtėn e rasteve, pėr tė mos thėnė gjithmonė, kėtė ndėrmarrje e kanė marrė tė njėjtėt autorė, ose autorė tė tjerė (me fjalėn autor kuptoj regjisorin, skenaristin), me emėr prestigjiozė. Por rrallė mund tė ketė ndonjė rast qė kėtė nismė ta marrė njė aktor kryesor, i cili, pa pėrfillur fare autorėt qė e krijuan, pa llogaritur fare tė drejtėn e autorit, pretendon tė bėjė njėherėsh tė gjitha "punėt" (themi punė se nuk ėshtė art), edhe tė luajė, edhe regjinė edhe skenarin (skenar i thėnēin), kostumet, e gjithēka tjetėr. Ja pra, Albert Verria mendoi dhe pretendoi se i bėn tė gjitha dhe se me figureėn e tij do t'i kapėrcente kėto gjėra.



Nė fakt, Verria e ka realizuar kėtė rol atėherė kur nuk ishte mė shumė se 31 vjeē, por me talentin e tij mishėroi njė personazh dyfishin e moshės sė tij. Kėsaj here, pėrveē imitimeve dhe ndonjė fodullėku tė personazhit , Verria nuk kishte asnjė ngjashmėri me Xha Sulon. Eshtė e kotė ta quash film, pasi tė analizosh atė film do tė thotė t'i japėsh vlera, qė nė tė vėrtetė as i ka.

Ja me pak fjalė subjekti: Njė plak, nė rastin konkret Verria‑ Xha Sulo, qė nuk e di se ēfarė kėrkon e ku shkon, merr ēantėn, jo valixhen e dikurshme, por njė ēantė moderne, qė e hedh nė krah e merr arratinė se pėr ēfarė motivi, s'di se ku, herė nga Lindja e herė nga Perėndimi. Kėsaj here rrugės ēuditet me botėn, nuk ėshtė Tirana e dikurshme. Ndonėse jepen montazhe fallso tė filmave e kronikave tė vjetra nuk ėshtė e lehtė tė dallosh montimin "nallbanēe", tė skenave njėra pas tjetrės. Pra, ky njeri merr rrugėt tė shohė botėn e pėrfundon nė njė hotel shqiptar, (qė nė fakt ka sponsorizuar xhirimet dhe qėndrimin e Verrisė), ku nė moshė pleqėrie i ka qejfi tė shijojė edhe vajza tė reja e plaka qeflie.

Skenat banale tė zhveshjeve apo ēakėrdisjet e syve ishin aq tė trasha sa duket sikur ky njeri ka zbritur nga hėna. Pėr tė mos e zgjatur ky plak, pasi bėn qejf, merr pėrseri arratinė, por i ndjekur nga femrat qė "vdesin pėr tė".

Ruajna zot mendtė e kresė, apo ruaji zot fiqirin plakut tė shkretė.

Nuk e kuptojmė pse duhej qė Verria ta prishte imazhin e atij personazhi aq tė pastėr e tė realizuar me mjeshtėri, duke i pėrqasur njė sozie tė pėrēmuar.

E thotė mirė Konica, "O Zot na mbaj gjuhėn kur s'kemi ē'tė themi", duke e shtrirė mė tej kėtė thėnie, do thoshim, "O Zot na mbaj mendjen e dorėn qė kur s'kemi ē'tė bėjmė, tė mos bėjmė budallėqe e pastaj t'ua shesim ato popullit pėr vlera. Ah po se desh harrova, kjo kasetė ka ekskluzivitetin e "Elrodit", qė nė fakt nuk do tė thotė se suksesi ėshtė i garantuar. Nė kėtė rast dėshtimi, pse jo turpi po.

--------- g 55 ---