Shqiptarja që “fluturon” në garat automobilistike në San Marino të Italisë
Desara Muqriqi, shqiptarja e parë që garon në Kampionatin Botëror FIA për femra në Energji Alternative
Shqiptarja Desara Muriqi është pilotja e parë shqiptare që arrin të marre pikë ne klasifikimin botëror FIA, dhe është femra që ka arritur vendin më të lartë në historinë e Kampionatit Botëror për Energji Alternative.
Mbaroi fundjavën e kaluar me Ecorally San Marino – Qyteti i Vatikanit kampionati botëror i organizuar nga Federata Internacionale e Automjeteve i rezervuar për automjetet e ushqyera nga energjitë e renovueshme. Ne garë u rendit në vendin e gjashtë shqiptarja Desara Muriqi, e cila me këtë rezultat shënoi një seri rekordesh: është në fakt, pilotja e parë shqiptare që arrin të marre pikë ne klasifikimin botëror FIA, dhe është femra që ka arritur vendin më të larte në historinë e Kampionatit Botëror për Energji Alternative.
Desara Muriqi, lindur në Shkodër në vitin 1985, jeton në Itali - Sansepolcro, Toscana - që nga shkurti i vitit 2002. Ajo është shembull perfekt integrimi. E diplomuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Sienës, flet rrjedhshëm pesë gjuhë, është aktore teatri dhe nxënëse e profesorit Andrea Merendelli. Në garën e fundit të Kampionatit Botëror FIA, Desara - pilote e skuadres Imega - ka nisur një Jeep kineze 'Gonow GA200'. Pranë saj, duke përbërë një ekip kozmopolit, ndodhej si co-pilote ukrainsja Yulia Lutsyk. Me këtë vend të gjashtë, pilotja shqiptare është demonstruar veçanërisht e afte, duke mundur kampionin italian Vincenzo Di Bella i cili aktualisht është zëvendes kampion botë, po ashtu dhe francezin Raymond Durand, kampion në vitin 2009 dhe 2010.
"Shpresoj qe ky rezultat i rëndësishëm – tha gjatë ceremonisë së dhënies se çmimeve Desara Muriqi- të ndihmoje në përhapjen e kulturës ambientaliste dhe ekologjike në Shqipëri. Një hap i parë në Shqipëri do të ishte përhapja e përdorimit të energjisë së pastër si gazi”.bota sot




http://img706.imageshack.us/img706/1081/foto2tsi.jpg