Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 37
  1. #1

    Vret vëllanë me pushkë për një cigare

    Vret vëllanë me pushkë për një cigare

    22-10-2011 16:31 CET

    Xhafer Kajtazi (1970) nga fshati Dumnicë e Poshtme e Podujevës është vrarë të shtunën nga vëllai i tij, Rr. Kajtazi (1986), pas një mosmarrëveshje që ka ndodhur ndërmjet tyre.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se rreth orës 8:00 të mëngjesit të së shtunës njësitë policore në Podujevë e kanë marrë një informacion se në fshatin Dumnicë e Poshtme ka të shtëna me armë zjarri.

    “Njësitet e Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes së bashku me mjekun e Qendrës Emergjente në Podujevë dhe në vend-ngjarje kanë gjetur viktimën, i cili, sipas mjekut kujdestar, ka qenë pa shenja jete. Deri tash Policia ka arritur të kuptojë se në vendngjarje ka pasur të shtëna armësh, ku është gjetur një pushkë e gjatë 7.62 mm, me të cilën dyshohet se është kryer vrasja”, është shprehur zëdhënësi Kelani.

    Sipas tij, në vendngjarje janë gjetur edhe dy gëzhoja të të njëjtit kalibër dhe dy karikatorë me 16 fishekë. ”Kufoma me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion, ndërsa personi i dyshuar është arrestuar pas orës 12 nga njësitet policore”, tha Kelani, raporton Koha.

    Sipas burimeve të Kohës, viktima dhe i dyshuari kanë qenë vëllezër dhe të dy me të meta mentale. Ndërsa, sipas të njëjtave burime, vrasja ka ndodhur kur viktima kishte dashur ta sulmojë me një shkop vëllanë, pasi ky i fundit nuk ia kishte dhënë një cigare, kurse i dyshuari e ka qëlluar me pushkë.

    zeri info

  2. #2
    Epo me te meta mendore justifikohen... c'ti bejme rasteve te tjera.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #3
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Epo me te meta mendore justifikohen... c'ti bejme rasteve te tjera.
    ç'raste tjera..? Nderkombetaret?
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  4. #4
    Citim Postuar më parë nga halla mine Lexo Postimin
    ç'raste tjera..? Nderkombetaret?
    Raste te tjera qe vellai vret te vellane e nuk jane me te meta mendore por i kane trute ne koke.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #5
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Raste te tjera qe vellai vret te vellane e nuk jane me te meta mendore por i kane trute ne koke.
    Egzistojne keso raste..?
    Kosova eshte me te meta mentale. Prandaj kur pashe se po flini per raste tjera mendova ndoshta e ke fjalen per keta te huajt(te cilet gjinden ne Kosove pikerisht sepse ne jemi te hendikepuar mentalisht, gjoja te na ndihmojne a ne realitet bejne vetem eksperimente, siç beheshin njekohe me te tillet).
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  6. #6
    Vret vëllanë me pushkë për një cigare
    Ja edhe nji rast që pas alkoholit edhe duhani duet ndaluar..
    Fitorja e vërtetë i takon Allahut dhe besimtarëve por qafirat këtë nuk e kuptojnë.

  7. #7
    Per mua lajm nuk perben qe vellai me te meta mendore vret vellane. Lajmi kryesor ketu eshte qe kemi te bejme nje shtet me te meta mendore qe i ka lene armet njerezve me probleme psiqike.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Duhet ta lexoje Ksanthi me Helen of Troy kete lajm patjeter.....dikush duhet ta lajmeroje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e stern
    Anëtarësuar
    09-10-2008
    Postime
    5,034
    Njeri ja fut kamarjeres pse ja vonoj birren, ky TrA.. vret vellane me pushke per nje cigare
    e non e non cbehet

    "Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nuk eshte e vertet qe ka vra per nje cigare,prej nga ky informim,kush vret diken per nje cigare ku eshte logjika ketu.
    Sipas familjarve te tyre del se i vrari ishte me probleme psiqike dhe i rrezikeshem,kjo nuk e arsyeton vrasjen,por ai ishte aq o dhuneshem sa qe ter qyteti i podujeves ja kishte frigen keshtu thuhet ne koluaret e qytetit te podujeves,dhe ne momentin e vrasjes ai ju kishte versul familjes dhe per ta ndalua vllai i vogel kishte shtir ne te,tani se pse dhe si jan qeshteje te policis qe ti zbardh.
    Ajo qe me vret eshte se dikush mezi po pret te bie lajme te rrejshme vetem qe te duken sa me senzacionale,sidoqoft eshte nje tragjedi e kesaj familje dhe munges e dores se shtetit sepse njerz me probleme psiqike ne qdo shtet kan vendin dhe perkujdesjen speciale,por ja qe ne nuk kemi shtet

  11. #11
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin

    Jam shume dakort me ty qe njerzit me probleme psikologjike duhet te ndiqen nga dok te specializuar dhe ne qendra te specializuara .Por ndonjehere vet prindrit nuk i ndihmojne ti cojne sepse ndoshta nuk duan te pranojne realitetin.

  12. #12
    Τρελάρα Maska e Ksanthi
    Anëtarësuar
    22-12-2007
    Vendndodhja
    Στ'αστέρια
    Postime
    2,763
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Duhet ta lexoje Ksanthi me Helen of Troy kete lajm patjeter.....dikush duhet ta lajmeroje.
    Prape me Ksanthin dhe helenen ti ?????? Te jemi bere fiksim o burre i dheut .

  13. #13
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per mua lajm nuk perben qe vellai me te meta mendore vret vellane. Lajmi kryesor ketu eshte qe kemi te bejme nje shtet me te meta mendore qe i ka lene armet njerezve me probleme psiqike.
    Pse kujton se vendet e tjera njerzit nuk mbajn arm pa leje ?

    Shteti ka ven nje ligj , qe nuk lejohen arme pa licens perdorimi dhe kush e posedon nje te tille nqs kapet denohet sipas ligjit .
    Po familja duke e ditur problemet mendore te femijeve te tyre , per c'fare dreqin i lejoin armet ne shtepi ?
    Fat i keq i njerit prej dy vellezerve u vra , vdiq.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anëtarësuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovë
    Postime
    4,216
    Fatkeqesisht rastet po shtohen cdo dite...stresi, ngarkesat e ndryshme, diferencat sociale, fukaralleku...ndikojne qe edhe keso gjerate ndodhin ne jete. Eh te metat mendore!
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Per mua lajm nuk perben qe vellai me te meta mendore vret vellane. Lajmi kryesor ketu eshte qe kemi te bejme nje shtet me te meta mendore qe i ka lene armet njerezve me probleme psiqike.
    I ke rene pikes!!Krejt shteti qenka me te meta mendore,me mire mos te kishe shgaravit hiq,kur nuk dine!

    Duhet marre masa keta me te meta mendore ti dergojne aty ku e kane vendin,fajtore ata te rrethines qe nuk i kane lajmeruar!

  16. #16
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    pse e deformoni lajmin..pse i jepni kahjen qe deshironi..a e lexuat cka ju tha drenicaku..ai e di me mire ngjarjen sepse eshte me afer vendngjarjes se sa ju te tjeret qe e lexoni neper gazeta e forume..vellai i vogel nuk eshte se ishte me te meta mendore por po mbronte familjen nga dhuna e vellai te madh..tani ju e keqperdorni duke permendur si shkak nje cigare..sikur nuk e dini se njerezit me te meta mund te fiksohen ne gjera krejt banale..shkoni aq larg me abuzimin saqe e keni quajtur kosoven me te meta e shtetin me te meta e familjen me te meta..jo po nuk ka shtet e jo nuk lihen armet ne duar te x e y..a thua se shteti don tjua lere armet ne dore x dhe y...sikur nuk ka kudo ne bote miliona arme ne dore te qytetareve dhe krimineleve..sikur nuk e dini se ne shtetin me demokratik te botes siq jan SHBA-te armet shiten sheshit..sikur nuk e dini se shqiptari e ka ne gjak te beje te pamunderen per te pase nje arme te fshehur diku..

    pajtohem me drenicakun kur thot qe shteti duhet ti strehoje keto njerez me probleme megjithese pergjithesisht familjet shqiptare e kan te veshtire te pranojne realitetin dhe ti dergojne neper qendra te tilla...personat me rrezikshmeri te tille duhet te izolohen..jo te behen kercenim per nje familje apo nje qytet te tere...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  17. #17
    Citim Postuar më parë nga HEN-RI Lexo Postimin
    Duhet ta lexoje Ksanthi me Helen of Troy kete lajm patjeter.....dikush duhet ta lajmeroje.
    Si te duket vetja ty i vecante qe na shkruan me keto germa sikur jemi miopa ne?Anetari BROOKLYN ka shpehur nje mendim qe jam plotesisht dakort me te..
    Ti si burre qe je pse nuk i kundervihesh atij edhe meresh vetem me ferma?
    Hajde tani se po behen bloze mos me permend me emrin mua edhe shiko punen tende se po me jep shume aksia edhe po me hypen vetja ne qef
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  18. #18
    I larguar Maska e Enkeleu
    Anëtarësuar
    07-12-2005
    Vendndodhja
    Prane detit i pa lare, prane drites i pa pare, prane sofres i pa ngrene, prane dijes i pa nxene...
    Postime
    4,298
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nuk eshte e vertet qe ka vra per nje cigare,prej nga ky informim,kush vret diken per nje cigare ku eshte logjika ketu.
    Sipas familjarve te tyre del se i vrari ishte me probleme psiqike dhe i rrezikeshem,kjo nuk e arsyeton vrasjen,por ai ishte aq o dhuneshem sa qe ter qyteti i podujeves ja kishte frigen keshtu thuhet ne koluaret e qytetit te podujeves,dhe ne momentin e vrasjes ai ju kishte versul familjes dhe per ta ndalua vllai i vogel kishte shtir ne te,tani se pse dhe si jan qeshteje te policis qe ti zbardh.
    Ajo qe me vret eshte se dikush mezi po pret te bie lajme te rrejshme vetem qe te duken sa me senzacionale,sidoqoft eshte nje tragjedi e kesaj familje dhe munges e dores se shtetit sepse njerz me probleme psiqike ne qdo shtet kan vendin dhe perkujdesjen speciale,por ja qe ne nuk kemi shtet
    Për cdo problem të vogël social ia hidhni fajin shtetit. Mirë e kishin ilustru "stupcat" ketë dukuri me një skeq të tyre që e shanin qeverinë sepse nuk gjenin nuse !Për këtë rast i ka fajet familja që nuk e ka dergu ate shizofren ( nese është ashtu ) në Shtimje aty ku e ka vendin , e jo shteti sepse sa budallai është në shtetin tonë duhet nje polici e veqantë vetëm për ta !
    I lumtur është ai që nuk shpreson në asgjë, sepse nuk zhgënjehet asnjëherë...!

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-04-2010
    Vendndodhja
    unided states of europe
    Postime
    682
    Citim Postuar më parë nga HELEN OF TROY Lexo Postimin
    Si te duket vetja ty i vecante qe na shkruan me keto germa sikur jemi miopa ne?Anetari BROOKLYN ka shpehur nje mendim qe jam plotesisht dakort me te..
    Ti si burre qe je pse nuk i kundervihesh atij edhe meresh vetem me ferma?
    Hajde tani se po behen bloze mos me permend me emrin mua edhe shiko punen tende se po me jep shume aksia edhe po me hypen vetja ne qef
    Me pelqen shume ngjyra e zeze.
    Ehhh si ben dhe ti sikur te permenda emrin tend te vertete???

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    E c'komente te besh per kesi ngjarjesh..........
    "Më e mira është armike e së mirës"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •