Close
Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 241 deri 260 prej 335
  1. #241
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-10-2011
    Postime
    24
    O Tori ,po ketyre edhe All-llahu dhe Muhamedi me ju zbrit ne toke dhe tu thone se kush jane dhe cfar jane keta perseri nuk do besojne , e paramendoj se si do fillojne te jellin argumente Zotit dhe Muhamedit duke u munduar qe edhe ata dy ti bindin se jane gabim dhe se nuk kane te drejte pervec BANIT DHE MASTERIT

  2. #242
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2011
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    101
    Citim Postuar më parë nga bazuka Lexo Postimin
    Haahahahahaah aahahahahahahahah a bie macja ne shpine jooooo kure

    tani Rashidi cfar ishte resul apo nebij?????
    Tash ta kthejn me nje video nga Utube

  3. #243
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Nebij = rrenjen ne gjuhen arabe e ka nebe'e = lajm
    Resul = rrenjen ne gjuhen arabe e ka risale = dergese

    Le ti analizojme me dyja.

    Nebij kane qene pothuajse te gjithe profetet e zotit sepse secili prej tyre ka bartur nje lajm prandaj dhe jane quajtur Nebi.
    Resul kane qene vetem ata profete te cilet kane ardhur me dergesa si Ibrahimi , a.s me fletushkat , Dawudi a.s me Zeburin, Musai a.s me Tewratin , Isai a.s me Inxhilin dhe Muhamedi a.s me Kuranin.

    Ja dhe ajeti i Kuranit qe solli Bazuka shume i qarte.

    33:40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari(Resul) i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve ( Nebijve) , e All-llahu është i dijshëm për çdo send.

    Tani Allahu xh.sh thote se Muhamedi eshte i derguar sepse ka sjell Kuranin per dergese.
    Njekohesisht thote se eshte dhe i fundit i nebijve.

    Ky Rashed Khalifa c'fare i bie te jete?
    Nese pretendon se eshte nebij (lajmetar) , nuk ka mundesi sepse Muhamedi ishte lajmetari i fundit.
    Nese pretendon se eshte resul ( i derguar me liber hyjnor) nuk ka mundesi sepse nuk solli ndonje liber te shenjte.
    Atehere c'fare eshte ky Rashed Khalifa nebij , apo resul?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 24-10-2011 më 08:54
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #244
    Thirr ne rruge te Zotit! Maska e IslamInfo
    Anëtarësuar
    09-08-2011
    Vendndodhja
    Ne token e Allahut!
    Postime
    1,457
    angmokio: Me kete shkrese te fundit ja ke venduar kapakun kesaj teme... Sepse bani se ka lidhje se cka flet kur e permend termin nebij dhe resul. Allahu te shperbleft!

  5. #245
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2011
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    101
    Allahu e ka dit qe ka me dal ksi njeri si rashad khalifa me rrejt kishe osht profet
    dhe e ka dit qe Bani me shoket e tij masonik kan me shkrujt ktuh, por Allahu ju dha
    leksion ktyne hale pa e ba kta pyetjen, para 1400 vite
    .

    33:40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari(Resul) i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve ( Nebijve) , e All-llahu është i dijshëm për çdo send.

    Bani tani do te mbetesh pa pune arsyja ki deshtu, dhe met vertet rrena do te deshton gjithnje.
    Me kshyr mire e mire nuk je kon kurre puntor i tyne por kukull.
    Dhe mos guxo me shkrujt qe nuk t'pagujn masont,se e ki ne avatar te shkrume shenjen e tyne te dashen , In God we trust, e ata fjalen per dexhallin e kane , dhe kjo osht bindese qe je me ta
    kshyrne 1 dollarin i njejti shkrim osht , dhe tek ai dollar gjinden shume shenja te illuminatit(masonikeve)
    Dhe Bani mos harro kur ti takojsh prap , thuju osht njani qitu qe veq mos me ju qit n'shesh ju lyp
    1 miljon Euro veq per me shujt se sen ma shume , e une prap do ta thom te verteten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga General : 24-10-2011 më 09:39

  6. #246
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    12

    pergjigje e shkurt per kete sekt...shikone

    Titulli është: XHAMIA SHQIPTARE, kurse brenda kuptimi i saj është: PËRKTHIMI I AUTORIZUAR I KURANIT NË GJUHËN SHQIPE Ju lutem me tregoni a duhet t’i besojmë kësaj ëeb faqe apo jo? Allahu ju shpërbleftë!

    Përgjigjja:

    Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

    Webfaqja www.xhamiashqiptare.net është një faqe e cila duke pretenduar se promovon Islam, synon devijimin e muslimanëve nga besimi i saktë.
    Nuk është e qartë se kush qëndron pas kësaj, por nëse shikojmë mundin që është bërë në përkthimin e Kuranit me devijime dhe heqje të ajeteve, pastaj edhe në përkthimin e videove, atëherë kuptojmë se ekziston një mobilizim për këtë dhe qëllimi i tyre është që ta paraqesin Islamin në një formë tjetër me anë të së cilës do të arrihet futja e dyshimeve në mesin e muslimanëve të cilët nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth fesë së tyre, ashtu si është realiteti i shumë muslimanëve shqipfolës.

    Ideologjia dhe personi i cili promovohet në atë faqe është Rashad Halifa, i cili edhe njëkohësisht konsiderohet shpikësi i këtyre ideve devijante. Ai lindi në vitin 1935 në Egjipt, emigroi në SHBA dhe në vitin 1959 morri doktoraturën në fushën e kimisë dhe fitoi nënshtetësinë e Shteteve të Bashkuara.
    Një kohë punoi në UNESCO, mirëpo më pastaj filloi të merret me çështje të fesë.
    Ai filloi të banojë në qytetin Tucson të shtetit të Arizonës dhe në xhaminë e këtij qyteti e promovoi veten si imam xhamie. Fillimisht ai fliste rreth mrekullive numerike të Kuranit dhe kështu e bëri një libër që e quajti “Mrekullia e Kuranit Fisnik”.
    Në këtë libër Rashad Halifa pretendoi se numri 19 është numër i shenjtë dhe mrekulli e Kuranit, duke i bërë disa përpjesëtime brenda Kuranit, sikurse numrin e shkronjave të besmeles, numrin e sureve, numrin e ajeteve brenda sureve, etj.

    Më vonë filloi të deklarohet më qartë për disa vërejtje brenda Kuranit dhe pretendimit se ky libër ka pësuar ndryshime dhe kështu kur u bënë të qarta idetë e tij, muslimanët e xhamisë e përzunë atë nga xhamia.

    Pas kësaj ai hapi një qendër në të cilin thërriste në idetë e tij. Ai filloi devijimin e tij duke refuzuar tërësisht Sunetin, bazën e dytë të jurisprudencës islame dhe përfundoi në pretendimin e tij se është i dërguar nga Zoti (profet).

    Nga fundi i viteve të shtatëdhjeta dhe viteve të tetëdhjeta ishte shumë aktiv dhe përdorte të gjitha metodat e mundshme për t’i përhapur dyshimet dhe mashtrimet e tij; u shkruante revistave dhe të përditshmeve që botoheshin nëpër vendet islame duke i thirrur në pasimin e tij, prodhonte video në të cilat promovonte ideologjitë e tij, disa nga të cilat tani i gjejmë të përkthyera edhe në gjuhën shqipe, etj.
    Menjëherë pas fillimit të thirrjes devijante të tij, ai u bë milioner dhe kishte informacione se mbante kontakte me qarqe të cilat mundoheshin ta zmbrapsin Islamin.
    Gjithashtu ai u ballafaqua edhe me akuza dhe u gjykua dy herë, një here për përdhunim e një vajze shtatëmbëdhjetëvjeçare.

    Paraqitja e tij u ballafaqua me një kundërshtim dhe refuzim nga ana e dijetarëve islamë të kohës së tij, të cilët me argumente sqaruan rrezikun e ideve devijante të këtij njeriu.

    Jeta e këtij njeriu i cili pretendonte se ishte i dërguar dhe se atij shpalljen po ia sillte Xhibrili, përfundoi me 31 janar 1990.
    Ai u gjet i vrarë në qendrën e tij dhe nuk u arrit të kuptohet se kush e kishte kryer këtë vrasje.
    Sido që të jetë, me vrasjen e tij u kuptua edhe realiteti i tij, ndërsa veprimet dhe pretendimet e tij të trilluara mbetën të shënohen në histori ashtu si janë shënuar historitë e të gjitha atyre që në të kaluarën mashtruan njerëzit duke pretenduar se janë të dërguar, për të cilët edhe paralajmëroi Muhamedi, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të. Ai në një hadith thotë:

    “Nuk do të ndodhë dita e kiametit derisa fise nga umeti im do t’u bashkëngjiten idhujtarëve dhe derisa ata të adhurojnë idhujt.
    Gjithashtu do të ketë nga umeti im tridhjetë mashtrues që do të pretendojnë se janë Nebij (të dërguar), ndërsa unë jam vula e Profetëve dhe nuk ka të Dërguar pas meje.” (Shënon Termidhiu, ndërsa Albani e cilëson të saktë)

    Devijimi i këtij personi dhe i tërë këtij sekti mund të përmblidhet në këto pika, ku secila tregon se sa janë larg Islamit:

    1. Pretendimi se Kurani është i devijuar dhe i shtuar, kështu që ai Kuran i përkthyer në gjuhën shqipe, i cili gjendet në ëebfaqe, është i njëjti Kuran të cilin e ka përkthyer Rashad Halifa në gjuhën angleze, duke ia shtuar disa komente devijante të trilluara dhe duke mënjanuar disa ajete, me pretendimin se janë të shtuara. Sikurse ajetet 128-129 të surës së nëntë (Teube).

    2. Refuzimi i tërësishëm i Sunetit të Dërguarit dhe haditheve të tij dhe thënia se duhet të kufizohemi vetëm me Kuranin. Kjo i ka bërë ata që të njihen edhe si sekti i emërtuar me “Kuranijun”.
    Dihet qartë se baza e dytë e legjislaturës islame është Suneti, rruga e Muhamedit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, dhe refuzimi i kësaj është refuzim i tërësishëm i Islamit.

    3. Refuzimi dëshmisë në formën si qëndron në Islam “La Ilahe il-la Allah, Muhamdu resulullah”-“Nuk ka Zot që meriton të adhurohet me të drejtë, përveç Allahut dhe Muhamedi është i dërguar i Zotit”, duke u kufizuar vetëm me frazën e parë, pa përmendur dëshminë se Muhamedi është i Dërguar i Zotit.

    4. Ndryshimi i mënyrës së këndimit të ezanit duke hequr disa fjalë që thuhen.

    5. Falja e namazit në një formë tjetër nga ajo si duhet falur, duke mos lexuar suret etj.

    6. Pretendimi se Rashad Halife është i dërguar i Zotit dhe kështu i bënë shpifje Zotit të Madhërishëm.

    Pas këtij sqarimi i këshillojmë muslimanët e sinqertë, të cilët dëshirojnë që besimi i tyre të jetë larg çdo ideologjie të trilluar, që të largohen nga kontakti me faqen e lartpërmendur pasi ata janë njerëz qëllimkëqij, të cilët duke veshur petkun e Islamit tentojnë t’i humbin muslimanët nga Islami burimor. Lusim Allahun e Lartësuar të na mbrojë ne dhe të gjithë muslimanët nga intrigat e armiqve!

    Alaudin Abazi
    Ndryshuar për herë të fundit nga Fisnikku87 : 24-10-2011 më 09:18

  7. #247
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-10-2010
    Postime
    12
    Keto jane sekti Kuranijun,qe shkurt shqip jane pabesimtare(qafira).
    Kot e kane, pse bejne kete, po inshaAllah pendohet, dhe nuk vdesin kete forme, se tamam pergjithmone ne xhehnem jane,nese kane nje perfundim me kete bindje.

  8. #248
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Shikoni transformimin e Khalifas per te manipuluar lexuesit ne lidhje me numrin 19.





    Shikoni ajetin orgjinal me poshte :
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 24-10-2011 më 10:45
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  9. #249
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Shikoni se si ka manipuluar Khalifa me numrin 19.
    Libri i Khalifas : Kurani, prezentimi vizual i mrekullive , botimi 1982

    Me poshte Khalifa identifikon germen 'N' te alfabetit arab si bashketingellore e vetme ,ne faqen 238.


    Shikoni si e ka nderyshuar Kuranin , shikoni si ka bere dhe prerjen duke e trasformuar shkrimin nga 'N' ne 'NUN' per te bere perpjestimet me numrin 19, ne te kundert nuk i del perpjestimi , ne faqen 90.






    Shikoni vellezer muslimane se me c'fare manipulatori kemi te bejme, keto jane mrekullite e ketij mashtuesi qe dhe me numrin 19 mashtron njerezit.
    Nuk kam mbaruar, kam akoma fakte te tjera te ketij mashtuesi.
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 24-10-2011 më 10:48
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #250
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Ja nje gabim tjeter i Khalife mashtuesit . Shikoni vellezer musliman se si nje mashtues manipulon me numrin 19 , perfundimisht me keto llogarite e meposhtme teza e tij se ka sjell mrekulli bie poshte, sepse nese ai do kete qene i frymezuar prej zotit , a mos valle zoti gaboi ne llogaritje? Zoti na falte!

    Duke qene se sure Rum fillon me A. L. M , Khalifa ka bere mbledhjet e seciles germe ne kete sure dhe me pas ka bere perpjestimin.
    Do shikoni me poshte qe i ka bere llogarite gabim.
    Shikoni fotot e meposhtme:





    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  11. #251
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Hajde te shkojme se bashku tani ne suren 30:21 dhe te numerojme sa here eshte permendur germa 'L'



    Ne kete ajet sipas Khalifas 'L' duhet te ishte permendur 7 here qe te perpjestohej numri 19 , nderkohe qe eshte permendur vetem 8 here.

    Bani dhe Master , perfundimisht argumenti i Khalifas se ka sjelle mrekulline me numrin 19-te ra poshte me ndihmen e zotit.
    Druajuni Allahut dhe pendohuni ne te sa seshte vone sepse Allahu inshallah fal kedo qe i kerkon falje atij ne menyre te paster.

    P.s Kam argumenta akoma me befasuese se keto me siper por jam duke pritur komentet e Banit dhe Masterit qe zakonisht dhe cuditerisht i gjen 24 ore ne forum ( sikur nuk flene) nderkohe qe sot jane zhdukur
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 24-10-2011 më 11:26
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  12. #252
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Ende nuk e solli dikush ajetin ku thote se Muhamedi ishte Resuli i fundit....

    ende po presim

  13. #253
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga master2006 Lexo Postimin
    Ende nuk e solli dikush ajetin ku thote se Muhamedi ishte Resuli i fundit....

    ende po presim
    Lexo me siper, lexo se te eshte kthyer pergjigja.

  14. #254
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Hajde te shkojme se bashku tani ne suren 30:21 dhe te numerojme sa here eshte permendur germa 'L'



    Ne kete ajet sipas Khalifas 'L' duhet te ishte permendur 7 here qe te perpjestohej numri 19 , nderkohe qe eshte permendur vetem 8 here.

    Bani dhe Master , perfundimisht argumenti i Khalifas se ka sjelle mrekulline me numrin 19-te ra poshte me ndihmen e zotit.
    Druajuni Allahut dhe pendohuni ne te sa seshte vone sepse Allahu inshallah fal kedo qe i kerkon falje atij ne menyre te paster.

    P.s Kam argumenta akoma me befasuese se keto me siper por jam duke pritur komentet e Banit dhe Masterit qe zakonisht dhe cuditerisht i gjen 24 ore ne forum ( sikur nuk flene) nderkohe qe sot jane zhdukur
    Esselamun alejkum we rajmetullahi we berekatuhu, vëllau angmokio.

    Po çka na bëre, na i zhduke këta Rashidinat nga forumi, mos u mërzitni se tash kan ik me gjet argumente të tjera, për me debatuar, sepse nuk ka hije me hik kështu pa dhan përgjigje.

    Këta si master dhe bani jen do xhahila që vetja ju duket se din, por në realitet vetëm zhurmë po bëjnë gjoja se din diçka. Se këta nga Islami janë sjhumëëëë larg dhe për këtë ka qen shkaktar ai i devijuari i tyre Rashid Khalifa.

    Lus Al-llahun s.v.t., që ti udhëzojë këta xhahila që janë mashtruar nga ai i devijuari, mashtruesi dhe manipuluesi i fesë ( All-llahu e dënoftë me atë që e meriton ).

    Esselamun alejkum.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  15. #255
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Alejkum Selam vella ramazan , rrofsh qe dhe ti nuk lodhesh duke shkruajtur rreth fese sone. Inshallah na u shkrofshin keto ne peshoren e te mirave ne diten e gjykimit te gjitheve ne .

    Ky eshte mashtimi me I madh Rashed Kalifa

    Ky mashtim lidhet me heqjen e dy ajeteve te fundit te sures Teube.

    Publikimi I pare I Librit te Rashad Khalifas. 1981
    Titulli: Kurani , shkrimi I fundit.

    Ne kete publikim Rashad Khalifa akoma nuk mendonte qe dy ajetet e fundit te Kuranit duheshin hequr keshtuqe , ai permend emrin e Allahut ne ajetin 129 te sures teube ne llogarite e tij per te perpjestuar numrin 19.
    Shikoni me poshte faqen 137.



    Duke pasur parasysh qe ne ajetin 129 te sures Teube ne Kuran permendet Allahu nje here, keshtuqe me kete llogaritje , khalifes I del qe permendja totale e emrit Allah ne kuran eshte 2698 (19x 42=2698)
    Njekohesisht ne foton me poshte do shikoni se Khalifa po ashtu e merr te mireqene dhe ajetin 128 te sures Tuebe ku ai ben nje komentim rreth ketij ajeti duke shpjeguar qe nuk ka future fjalen al-raheem ne te kesaj sure pasi ne kete rast ajo I drejtohet profetit Muhamed. faqe 472



    Pra ne kete publikim Khalifa I merr te mireqena keto dy ajete biles me keto dy ajete edhe komenton , plus qe perdor dhe fjalen Allah ne ajetin 129 per te bere perpjestimet e tij.

    Le te shkojme me poshte ne publikimin e dyte te librit te Khalifas . 1989
    Titulli: Kurani, shkrimi i fundit.

    Ne kete publikim dy ajetet e fundit te kesaj sure jane hequr, duke deklaruar se keto dy ajete jane fallco.
    Shkojme tani ne faqen 627 te ketij botimi.



    Edhe pse Khalifa I ka hequr dy ajetet e sures Teube ku ne ajetin 129 permendet emri Allah qe e pame ne skanimin e fotove me siper , cuditerisht ne kete liber ai vazhdon te ruaje numrin e Allahut te permendur 2698 here.

    A nuk eshte ky nje mashtim I paster?
    Ndryshuar për herë të fundit nga angmokio : 24-10-2011 më 13:14
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  16. #256
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga Tori Lexo Postimin
    Lexo me siper, lexo se te eshte kthyer pergjigja.
    Me eshte sjellur ajeti:

    33:40. Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari(Resul) i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve ( Nebijve) , e All-llahu është i dijshëm për çdo send.

    pra po thote se Muhamedi ishte resul.......dhe......ishte vule e te gjithe pejgambereve (nebijve).



    O zoteri, askund nuk po thote se ishte resuli i fundit, por nebij i fundit.

  17. #257
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Une se kuptoj si ke fytyre dhe vazhdon debaton akoma?
    Ore lexo me siper ti ? Hapi syte dhe shiko mrekulline e numrit 19, i gjithi manipulim.
    C'fare i mbeti ketij mashtuesit kur as numri 19 nuk i doli mrekulli?
    Fol master2006!!!
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  18. #258
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Une se kuptoj si ke fytyre dhe vazhdon debaton akoma?
    Ore lexo me siper ti ? Hapi syte dhe shiko mrekulline e numrit 19, i gjithi manipulim.
    C'fare i mbeti ketij mashtuesit kur as numri 19 nuk i doli mrekulli?
    Fol master2006!!!
    hahah, ok ta marrim se nuk eshte 19-shi mrekulli, cfare pastaj? Une nuk jam kap per 19-shin.

    meqe pretendon se Kurani thote se nuk ka me resul pas Muhamedit, te ftova te me tregosh ku e pe ne Kuran nje pohim te tille? Ma gjej te lutem.

  19. #259
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Esselamun alejkum,

    more këta e kanë Kur'anin e tyre që edhe emrin e All-llahut e kanë fshi prej Kur'anit.

    All-llahu i shkatroftë manipuluesit dhe mashtruesit, që mundohen të devijojnë njerëzit se gjoja këta veprojnë vetëm me Kur'an.
    Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.

  20. #260
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    Citim Postuar më parë nga ramazan_it Lexo Postimin
    Esselamun alejkum,

    more këta e kanë Kur'anin e tyre që edhe emrin e All-llahut e kanë fshi prej Kur'anit.

    All-llahu i shkatroftë manipuluesit dhe mashtruesit, që mundohen të devijojnë njerëzit se gjoja këta veprojnë vetëm me Kur'an.
    ramazan, ende nuk me kerkove falje per shpifjen qe ma ke bere ne ate postimin e mehershem

Faqja 13 prej 17 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •