Pershendetje forumista,shpresoj te i'a keni kaluar mire.
Nga nje detyr qe profesori i lelndes se psikologjis i kishte dhene motres time,me pelqeu tema dhe ideja,andaj vendosa qe te hapi nje teme te till ne forumin tone...
Askush nuk na njeh me mire se ne qe njohim vetveten,askujt ne bote s'mund te i'a thuash se si ne brendesin tende vertet je,c'fare personi je shpirterisht...
Kete detyre te motres e mora dhe une,andaj.....
Kush jam une...?!
Une jam krijes njerzore,qe ne kete bote erdha pa vetdeshire,duke mos e ditur se pse erdha...qe me pas te mesoj arsyen e saj...per te vetmin mision TE JETOJ.
Jam Bote ne vete,jam heshtje ne nje moment shume te zhurmshem,dhe jam zhurme ne nje heshtje,jam thjeshte mendim i pa thene ne disa raste.
Ne nje moment tjeter jam drite ne eresir dhe eresire ne drite.
Shpesh here ne ore te vona te mesnates nen driten e qiriut, e shoqeruar nga vetmia,e zhytur ne boten time,mendoj: Perse jam une???!!!
person qe s'duroj te shoh se si vuan tjetri,e tjetri po me shkel me kembe,nuk urrej dhe smallkoj edhe sikur te me kishte mbajtur varur ne litar,nga nje here jam si keta gjethet e rena te vjeshtes,qe era i con her andej e her kendej,jam une per me te dashurit e mi si nje palaco ne syte e tyre ,qe te mos u mungoj buzqeshja kurre ne ato fytyra....
Jam urre,rruge,qe ata te arijne qellimin,cakun e tyre ne kete jete,
jam mbules kur ata kan ftohte,jam shpirte i gjall,vetem per ato.
NE caste merzie ...vetem ty oj flet po ta them: une jam varre,nje e vdekur e gjalle,bote tjeter per te takuar ata qe s'kam me prane.
Sa e sa pyetje i'a beje vetes,pergjigje nuk kam,jam thjeshte nje PSE,PSE dhe vetem PSE...?!
Jam lote,burim i pashtershem,buzqeshje sa gjithesia,lule ne pranver,por jam edhe diell ne dimer..dhe perseri ne pranver acare.
Jam krijes njerzore,qe ne kete bote erdha duke qare kure te gjith qeshnin,dhe do te vdes duke qeshur kur te gjith do te qajn..
ps/ keshtu jam une....ne jeten reale,para [pak kohe i kam thene dhe nje mikut tim qe vertet respektonim njeri tjetrin-se " edhe nje psikolog i mire s'do me kuptonte mua se si jam....
po ju....?!
Krijoni Kontakt