TE SHKRETET SHQIPTARE NE DORE TE KUJT E KANE LEN SHQIPERINE, TE MJERET NE. DUHET TE BEJME SA ME SHPEJT DICKA, SEPSE SIDO QE TE JETE PETICIONI ESHTE VEC NJE LETER DHE TE GJITHE E DIME SE SA DHE CFARE BEJNE POLITIKANET SHQIPTARE. MJERE NE PER DIPLOMACINE SHQIPTARE!!!
"Enigma e Metes ne Beogradi, vjen pas Kretes se Nanos"
Ende nuk eshte zgjidhur se me cfare statusi ka shkuar Ilir Meta ne Beograd, ku ka zhvilluar edhe takime te rendesishme. Nd-rkohe komisioni i jashtem parlamentar eshte i paqarte per llojin e kesaj vizite
Pas kthimit te ish-kryeministrit Ilir Meta nga Beogradi, ngelet i paqartesuar publikisht statusi qe ai ka pasur gjate kesaj vizite. Edhe pse Meta nepermjet prononcimeve te dhena per disa media dy dite me pare, ka zbardhur pjese te takimeve te tij me kryeministrin serb Zoran Gjinxhic dhe me ministrin e jashtem Goran Zvilanovic, duke i quajtur keto takime, si te nje politikani qe mban pergjegjesi, perseri nuk u qartesua "posti" i tij ne keto takime jo pak te rendesishme. E nderkohe qe nga kampi roze, askush nuk deshiron te komentoje, deputete te opozites, anetare te komisionit parlamentar te politikes se jashtme, mbajne qendrime te ndryshme lidhur me kete vizite te Metes ne Serbi dhe takimet e tij me krere aktuale te qeverise se atjeshme. Nenkryetari i ketij komisioni deputeti i PD-se Besnik Mustafaj, nuk i ka bere asnje lloj komenti vizites se fundit dhe te shmeperfolur te ish-kryeministrit Meta ne Beograd. "Meta ka shkuar aty si perfaqesues i partise se tij dhe besoj qe ky eshte statusi me te cilin eshte prezantuar gjate takimeve te realizuara", tha ai per "KJ". Por anetari tjeter i komisionit te jashtem republikani Fatmir Mediu, eshte me i ashper ne qendrimet e tij lidhur me kete vizite. Ai e cileson politiken e jashtme qe ndjek shteti shqiptar teresisht te deshtuar dhe pa vizione te qarta, gje qe reflektohet ne politikat qe ndiqen per procesin e integrimit ne BE dhe ne raportet e institucioneve nderkombetare per Shqiperine. "Duket qarte qe Shqiperia nuk ka nje politike te jashtme te organizuar, por ka nje politike te bazuar ne protagonizimin e individit duke te interesave te tyre personale apo te forcave te caktuara klanore brenda forces politike qe perfaqesojne qe i shtyjne per te realizuar takime te tilla", tha Mediu. Deputetet e komisionit te jashtem nuk jane te qarte nese Meta duhet thirrur ne komision per te dhene sqarime lidhur me kete vizite. Sipas Mediut takimet e Metes ne Beograd me kryeministrin serb Gjinxhic dhe me ministrin e jashtem Zvilanovic, nuk jane te parat qe krere te larte te maxhorances zhvillojne dhe qe ngelen te paqarta politikisht per qellimin e tyre. "Nuk eshte hera e pare qe realizohen takime ne kuadrin e protagonizmit, sesa te nje qendrimi te caktuar politik. Kujtoj takimin e Nanos ne Krete me Milloshevicin si dhe takime te disa perfaqesuesve te se majtes kane pasur pak kohe me pare ne Beograd. Aq me teper qe politika qe lidhet me Serbine paracaktohet nga zhvillimet ne politiken e Kosoves", vijoi Mediu. Ndersa anetari i komisionit parlamentar te ligjeve Arjan Starova shprehet shume konfuz lidhur me statusin qe Meta kishte gjate kesaj vizite. "E ndoqa takimin nepermjet medias dhe me duket se eshte nje takim i sajuar per te fituar pike ne politiken e brendshme apo rajonale. Frymezimin qe eshte i lidhur ngushte me stasusin dhe motivin e vizites, nuk e di, por besoj qe nje frymezim diku e ka. Nuk e di nese kjo behet per t'i sherbyer luftes se tij brenda PS-se, apo per t'i sherbyer ndonje qellimi tjeter", tha Starova.
© Koha Jone 2001 All Rights reserved
Krijoni Kontakt