Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49

Tema: Arb Elo

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Pėr: Arb Elo

    Statujė - ArB eLo


    1. Besuam se ky ishulli ish toka, dhe kozmosi qenkėsh prej uji, Profetėt na thanė se qė andej do tė na vijnė ditėt e fundit zotat qė adhuruam se vdesim. Adhuruam e s’e hėngrėm peshkun, Pemėt i premė pėr tė lėvizur gurėt, pėr tė ngritur nėpėr brigje statujat, Pranė tyre jemi ulur tash e uri kemi, se zogjtė a kanė ngordhur a shkuar, Barin kanė ngrėnė qengjat e shenjtė, Djerrinave kullosin ata tash tjetrin, Rrjepur ėshtė ky vend e ne presim bregut t’gurėzuar pasqyrat e mishit, origjinalėt, qė na krijuan ne, veprėn, kopjen, sipas shėmbėlltyrės sė tyre. Ndaj ne i bėmė statujat, qė u falemi, pasqyrė, sipas shėmbėlltyrės tonė... 2. N’anė tė fushės njė varr, anės varrit njė turmė, Po vajtojnė njė statujė, Afrohem, shoh, jam unė. Bie edhe vetė nė gjunjė, e i lutem tė mė ndjejė, Ngrij ngadalė e bėhem gur, Gjaku asaj i rrjedh nė deje. 3. Nuk do t’ishte e saktė tė thoja ishte, ajo ditė kur besova se koha s’ėshtė, S’kam qenė unė pra ai, as tani s’jam, veē nė paēa qenė para lindjes gjallė. Po qe kėshtu s’kam si vdes, pėrjetė, pa fund, pa kohė pra, pa vend, ndaj s’kam pse pres tė ndodhė diēka, pasi as s’e njoh, as nuk e bėra veten vetė. 4. Kėtu drita mė nuk shndrin, Fytyrat e zbehta nė turmė mbushen me dregėza gjaku. Sytė u ngrijnė. Kėshtu ndodh edhe me mua, po nuk ka kush tė ma thotė. Shkoj rrugėve mbuluar me stof e dritaret avullojnė mbyllje, Mbyllur janė edhe qiejt, Sekretė zogjtė, kode kobesh, si nota funebre nė pentagramin e kabllove tė zinj, qė lidhin kokoret e reve me kafkat prej luspash tė ēative. Tymi i uzinės aty pranė pėrzihet me muzgun, Bloza qė mbyt arsyen mė ndėrmend hebrenjtė, qė u poshtėruan kėtu, e gjithė tė mjerėt e kėsaj bote, tė vdekurit e tė gjallėt, Pupėl ėshtė krimi, shkulur nga tė jetės flatra nė Aushvic a Spaē. Ku gjendet tash shpirt i xhelatit, qė s’fluturon dot? Ku janė krenarėt e dikurshėm sot? Edhe korbat ngordhin, tė zeza bien poshtė, si nata honeve. Por kali im, ēelėsi i solit, kullot flokė harpash, buzėqeshje, Njė fėmijė e nget, i zoti, qė s’desh tė rritej asnjėherė dhe mbeti n’at’ėndėrr peng, si mizė nė cergė pėr disa, bletė mbi fletė pėr tė tjerė, lėndinave si qerpikė engjėjsh... 5. Atė ditė, Njė dorė e stėrmadhe do tė ulet nga qielli, do tė shtrihem mbi pėllėmbėn e ngrohtė e do tė fshihem nė rrudhat e saj si fat. Ju do tė vazhdoni tė shkoni poshtė dhe nuk do tė dėgjoni asgjė. Nuk do tė dėgjoni tė qeshurėn, krismėn e shishes dhe shkumėn, qė do tė derdhet tė gazit tė xhindit. Lėkurėn kėtu do e le si gjarpėr e do t’ngulem si rreze pėrpjetė, rrezeve qė do t’mė presin kundėr. Pastaj... Tė dija ē’do t’ish pastaj do qeshė shkrehur nė vaj... Se nė s’kam rėnė ende nė gjunjė, s’kam ftohur ballin nė dhe, s’kam kthyer verėn nė ujė, s’u kam dhėnė bukė tė unjėve, s’kam parė ėndrrėn e fundit, s’kam jetuar si duhet, s’kam mė ē’tė them dhe hesht; nė pyes veten pse shkruaj kur hedh nė letėr kėtė rresht, arsyeja ėshtė e thjeshtė: tė qenit ēfarė je; pus, qiell, sy i hapur a i mbyllur si dorė miku a grusht, se pse-ja ėshtė laku i kotit ku vetėvarem, tek pres prej jush qė tė bėheni tė tjerė, tek pres kaherė tė hidhni armėt, turpin, veten, tė bėhemi prapė fėmijė, pres mė kot tė luajmė bashkė njė lojė tė re, pa vrasje, pa gjyqtarė, pa ushtarė, pa mllef, pa para, pa ngasje. Pres dhe e di, se bota ėshtė zhveshur nė marri, si pemė nė vjeshtė. 6. Po mė pyetėn matanė si qe, unė nuk do tė di ēfarė t’u them, Edhe tani s’e di ēfarė ėshtė, Ēfarė ėshtė lart, ēfarė poshtė, pėr ca e lehtė, pėr tė tjerė bosh. Kur kafeja e natės tė tė lėrė pa gjumė, e mos tė kesh me kė tė ndash dy fjalė, mendo retė si shkojnė qiejve, pa gjurmė. Tė vetmuarit mallojnė shpresėn, si yjet agut, kur zjarri bėhet vesė. Flakėve shndrij atėherė e derdhem tej, Fushės qė pret tė korret, varrit, luleve. Gjuha e rrjedhės, fjala e xixės, kėnga e erės, kockat nė baltė, thonė veē atė ēka duhet, dihet. Heshtur digjet drita, Pa zė ėshtė e vėrteta, Gjithēka bėhet vetė, S’ka as mirė, as keq. Po mė pyetėn matanė si qe, s’do t’u them asgjė, do hesht si pellg, ku sytė shohin veten, rrathė nė pellg, ē’ėshtė jashtė ėshtė brenda, bosh, e qashtėr...


    copyright @ ArB eLo
    Wonder Woman

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Statujė

    1.

    Besuam se ky ishull ishte toka,
    kozmosi prej uji,
    Profetėt na thanė se q’andej
    do t’na vijnė ditėn e fundit
    zotat qė adhuruam.

    Adhuruam e s’e hėngrėm peshkun,
    Pemėt i premė pėr tė lėvizur gurėt,
    pėr tė ngritur nė breg statujat,
    Pranė tyre jemi ulur e uri kemi,
    se zogjtė kanė shkuar,
    Barin kanė ngrėnė qengjat,
    Djerrinave kullosin ata tash tjetrin,
    Rrjepur ėshtė ky vend
    e ne presim nė breg t’gurėzuar
    pasqyrat e mishta, origjinalėt,
    qė na bėnė sipas shėmbėlltyrės sė tyre.

    Ndaj dhe ne i bėmė statujat, qė u falemi,
    sipas shėmbėlltyrės tonė...

    2.

    N’anė tė fushės njė varr,
    anės varrit njė turmė,
    Po vajtojnė njė statujė,
    Afrohem, shoh, jam unė.

    Bie edhe vetė nė gjunjė,
    e i lutem tė mė ndjejė,
    Ngrij ngadalė e bėhem gur,
    Gjaku asaj i rrjedh nė deje.

    3.

    Nuk do t`ishte e saktė tė thoja ishte,
    ajo ditė kur besova se koha s`ėshtė,
    S`kam qenė unė pra ai, as tani s`jam,
    veē nė paēa qenė para lindjes gjallė.

    Po qe kėshtu s`kam si vdes, pėrjetė,
    pa fund, pa kohė pra, pa vend, ndaj
    s`kam pse pres tė ndodhė diēka, pasi
    as s`e njoh, as nuk e bėra veten vetė.

    4.

    Kėtu drita mė nuk shndrin,
    Fytyrat e zbehta nė turmė mbushen
    me dregėza gjaku. Sytė u ngrijnė.
    Kėshtu duhet tė mė ndodhė edhe mua,
    po nuk ka kush tė ma thotė.
    Shkoj rrugėve mbuluar me stof
    e dritaret avullojnė mbyllje,
    Mbyllur janė edhe qiejt,
    Sekretė zogjtė, kode kobesh,
    si nota funebre nė pentagramin
    e kabllove tė zinj, qė lidhin
    kokoret e reve me kafkat
    prej luspash tė ēative.

    Tymi i uzinės aty pranė
    pėrzihet me muzgun,
    Bloza qė mbyt arsyen
    mė ndėrmend hebrenjtė,
    qė u poshtėruan kėtu
    e gjithė tė mjerėt e kėsaj bote,
    tė vdekurit e tė gjallėt,
    Pupėl ėshtė krimi,
    shkulur nga tė jetės flatra
    nė Aushvic a Spaē.

    Ku gjendet tash shpirt i xhelatit,
    qė s`fluturon dot?
    Ku janė krenarėt e dikurshėm sot?
    Edhe korbat ngordhin,
    tė zeza bien poshtė,
    si nata honeve.

    Por kali im, ēelėsi i solit,
    kullot flokė harpash, buzėqeshje,
    Njė fėmijė e nget, i zoti,
    qė s`desh tė rritej asnjėherė
    dhe mbeti n’at’ ėndėrr peng,
    si mizė nė cergė pėr disa,
    bletė mbi fletė pėr tė tjerė,
    lėndinave si qerpikė engjėjsh...

    5.

    Atė ditė,
    njė dorė e stėrmadhe do tė ulet nga qielli,
    do tė shtrihem mbi pėllėmbėn e ngrohtė
    e do tė fshihem nė rrudhat e saj si fat.

    Ju do tė vazhdoni tė shkoni poshtė
    dhe asgjė nuk do tė dėgjoni.
    Nuk do tė dėgjoni tė qeshurėn,
    krismėn e shishes dhe shkumėn
    qė do tė derdhet tė gazit tė xhindit.
    Lėkurėn kėtu do e le si gjarpėr
    e do t’ngulem si rreze pėrpjetė,
    rrezeve qė do t’mė presin kundėr.

    Pastaj... Tė dija ēdo t’ish pastaj
    do qeshė shkrehur nė vaj...Se
    nė s`kam rėnė akoma nė gjunjė,
    s`kam ftohur ballin nė dhe,
    s`kam kthyer verėn nė ujė,
    s`u kam dhėnė bukė tė unjėve,
    s`kam parė ėndrrėn e fundit,
    s`kam jetuar si duhet, s`kam
    mė ē`tė them dhe hesht;
    nė pyes veten pse shkruaj
    kur hedh nė letėr kėtė rresht,
    arsyeja ėshtė e thjeshtė:
    tė qenit ēfarė je; pus, qiell, sy
    i hapur a i mbyllur si dorė miku
    a grusht, se pse-ja ėshtė laku
    i kotit ku vetėvarem,
    tek pres prej jush qė tė bėheni
    tė tjerė, tek pres kaherė
    tė hidhni armėt, turpin, veten,
    tė bėhemi prapė fėmijė, pres mė kot
    tė luajmė bashkė njė lojė tė re,
    pa vrasje, pa gjyqtarė, pa ushtarė,
    pa mllef, pa para, pa ngasje.

    Pres dhe e di, se bota
    ėshtė zhveshur nė marri,
    si pemė nė vjeshtė.

    6.

    Po mė pyetėn matanė si qe,
    unė nuk do tė di ēfarė t’u them,
    Edhe tani s`e di ēfarė ėshtė,
    Ēfarė ėshtė lart, ēfarė poshtė,
    pėr ca e lehtė, pėr tė tjerė bosh.

    Kur kafeja e zezė tė tė lėrė pa gjumė,
    e mos tė kesh me kė tė ndash dy fjalė,
    shih si shkojnė retė qiejve, pa gjurmė.

    Tė vetmuarit mallojnė shpresėn,
    si yjet agut, kur zjarri bėhet vesė.

    Flakėve shndrij atėherė e derdhem tej,
    Fushės qė pret tė korret, varrit, luleve.

    Gjuha e rrjedhės, fjala e xixės,
    kėnga e erės, kockat nė baltė,
    thonė veē atė ēka duhet, dihet.

    Heshtur digjet drita,
    Pa zė ėshtė e vėrteta,
    Gjithēka bėhet vetė,
    S`ka as mirė, as keq.

    Po mė pyetėn matanė si qe,
    s`do t’u them asgjė, do hesht
    si pellg, ku sytė shohin veten,
    rrathė nė pellg, ē`ėshtė jashtė
    ėshtė brenda, bosh, e lehtė...


    *marrė nga vėllimi poetik "Zero 3D"
    copyright@ArB eLo

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Crop circle

    Chemtrails nė qiell,
    shumė policė pėrreth
    me energji negative,
    me uniforma bezhė,
    me zero, nada, hiē,
    nothing, null jetė...
    Zhurma motorėsh
    nė ajėr; ēimkat atje
    ndjehen mirė, mjegulla
    na mbulon me heshtje...

    Humor i rėnduar si retė,
    qė s`po na ngjajnė mė
    me asgjė. Zbehtė, lehtė
    plaket gjindja nga pak,
    mpaket si fusha magnetike
    e planetit mėmė nėn flakėn
    qė depėrton nė atmosferė
    tė diellit, dalur mendsh.

    Asgjė nuk tė bėhet,
    Veē tė flihet e hahet...

    Prej mishit tė pjekur
    ngrihet nga pjata
    si mizė e trembur
    xhani i gjėsė sė therur
    me dhunė, (si ndryshe?)
    zukat ca e humb pastaj
    nga gusha nė bark,
    si rrathė gruri nėn kombajnė
    kur korret fusha...

    *marrė nga vėllimi poetik "Zero 3D"
    copyright@ArB eLo

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Buzėt e hapura


    Buzėt e hapura e vrima nė mes,
    tė lodhura nga vrull i fjalės,
    heshtėn e pritėn tė mbushen
    me gjak tė ri, me frymė tė re.

    Lodhur nga peshė e vetes,
    u mbėshtetėm nė tjetrin
    si ushtarė tė lodhur.

    Puhitė shkreptinė,
    fryma jote u bė e imja,
    e imja jotja.

    N‘atė puthje mė kujtove mėmėn,
    motrėn qe s‘e pata, Marien.

    E u tremba nga mendimi
    i tė qenit pėrsėri fėmijė...


    *marrė nga vėllimi me poezi "Mirazh"
    copyright@ArB eLo

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Vėllimi mė i ri me poezi "End(j)e" nga Arb Elo gjendet tash nė Amazon, kėtu:

    http://www.amazon.com/End-j-poezi-Ar...ywords=arb+elo

    Emri:  Reklamė.jpg

Shikime: 5353

Madhėsia:  25.1 KB

  6. #46

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    ...............................................

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Mbresa tė ēastit nga libri mė i ri i Arb Elos “Rrokje vdeknisht”

    Pas Gjashtės maē tė Hatibit, librit mė tė mirė shqiptar me poezi pas mendimit dhe dijenisė sime, poezia shqipe duket sikur ėshtė nė pritje tė njė shtate tė sė njėjtės shenjė nė tryezat e fatit. Nuk e them kėtė me ndonjė notė pesimizmi ose alarmi: nja njėzet a tridhjetė vjet pėr njė letėrsi tė njė populli tė vogėl qė s’i kalon dhjetė milion, nuk se janė kushedi se ēė. E pėr mė tepėr, kur kap sinjale e nishane shprese nėpėr ajėr, nuk ka arsye pėr alarm.

    Poezia ka fat tė vėshtirė nė mėnyrė tė veēantė, njė ankim i pėrhershėm mbi rrėgjimin e saj, sidomos prej shpėrdorimit nga mijėra duar jo tė duhura, zukat nėpėr letrat qė bėjnė kritikėn profesioniste si njė sfond gjinkallash gushti. Njė psherėtimė pėr kohėt kur Pushkinit ia dinin pėrmendėsh vjershat edhe qymyrxhinjtė apo trenistėt mund tė shoqėrojė ēdo kafe tė hidhur bisedash pėr tė. Por unė pėr arsye tė kuptueshme u druhem kritikėve, “muhabeteve” tė tyre, dua tė bėj “muhabetin tim” prej lėēitėsi, dhe po, dua tė them se kam nė duar njė libėr tė mirė me poezi, nga autori i vetėm bashkėkohor, tė cilit i kam besė pėr t’i kushtuar kohėn aq me krėk tė leximit tė poezisė, Arb Elos. Mė pėlqen rritja e autorit, gjė qė haset rrallė, edhe tek autorėt e mirė shqiptar, e madje mė duket sidomos tek autorėt e mirė (“Tė mirė” tek ne shpesh pėrkthehet si “tė ndėrprerė”, apo “tė shuar para kohe”). Ndjej shpresėn e asaj shtatės sė bekuar numerologjike, njė shpresė aspak mėndjelehtė, dhe qė nuk ka pse tė materializohet me njė titull tė vetėm siē ka qenė tradita deri tash – Arb Elos i uroj ēdo gjė pos tė qenit “i ndėrprerė”. Kur shikoj pas poetėt mė tė mirė tė shqipes, Mjeda, Migjeni, Kadare (thjesht prej librit “Shekulli im”, ky i fundit, qė mė tepėr se “i mirė”, ka vlerėn po aq tė rėndėsishme tė ardhjes pikėrisht kur duhej) dhe Hatibi, gėzoj qė ka njė shpresė pėr rruzare, pėr njė libėr pasues, filli i artė ėshtė aty, fildishi i tespies ndihet rrotull si fushė elektre me lektisje tė vjetėr posedimi pėr atė fill Ariane. Pėr mė tepėr qė autorėt e mėsipėrm nuk kanė njė korpus poetik, ndėrsa Arb Elo mund ta ketė kėtė, po tė zgjatojmė trajektoren e prodhimtarisė nė kohė tė ardhshme. Ajo qė mė lumturon si koleg me tė njėjtin pasion, ėshtė siē thashė zhvillimi i autorit. Kujdesi pėr formalen, tingulli dhe metri, lėmimi i vargut dhe puna me fjalėn janė gjithnjė aty, por gjithnjė e mė pak esenciale, pasi ėshtė rritur doza e informacionit dhe kumtit cilėsor qė forma pėrēon – gjėja mė e mirė qė mund t’i ndodhė njė poeti. Poezia jonė e ka tė kaluar tashmė pikėn e domosdoshme tė argjendarit tė fjalės me monokėl nė sy e limė pėr thonj qysh me Lasgushin, apo figurėn e qėlluar, por me veprim tė shkurtėr, siē ėshtė ēdo gjueti fjale, qysh me Reshpjen. Braktisja e fjalės pėr tė kapur pyllin, ajo lėvizje aq e mundimshme milimetrike e sumbullės sė teleskopit pėr tjetėr fokus, ėshtė ajo qė vlerėsoj tek zhvillimi i Elos.

    Libri i Elos ėshtė botuar nė platformat ekzistuese online – nė njė kohė kur botuesit shqiptarė duhej tė ndiheshin tė nderuar nėse autori ua besonte atyre botimin e pėrmbledhjes. Ky ėshtė njė “hall” qė e njoh shumė mirė, por nuk dua tė prish atmosferėn e bukur tė shfaqjes sė kėtij libri sido e kudoqoftė. Sepse vėrtet nuk ka rėndėsinė qė ne shpesh i japim. Pėr kompensim po ju sjell nė fund njė penel karakteristik tė Elos, i cili pėrshkruan sa vend, dhe kohė, edhe gjendje. Por po dua tė them edhe nja dy gjėra: Faktin qė librat e Elos nuk janė nga ata qė i merr “e s’i lėshon nga dora pėr gjithė natėn derisa t’i mbarosh” – jo se janė tė vėshtirė nė ndonjė mėnyrė vetėvrasėse, apo Zot na ruaj, hermetikė. Ėshtė thjesht natyra e materialit, e cila kushtėzon atė lloj pėrvetimi pjesė-pjesė. Po kėshtu, nė parantezė rikujtoj edhe njė diskutim tė hershėm mbi njė lloj testi pėr tė parė nėse ka poezi apo jo nė njė vargėzim: njė ngjitje e vargjeve tė thyer tė vjershės dhe lexim i tyre si prozė; nėse lexohet si prozė, nuk ka poezi, dhe e anasjellta. Me kohė kuptova se sa “me cen” ishte kjo metodė (Ceni ngjiste kocka tė thyera krahėsh dhe kėmbėsh), e cila e ulte me pėrdhunė poezinė tek formalja, duke dashur me se s’bėn t’i japė njė pėrkufizim e kusht asaj qė ėshtė e papėrkufizueshme. Sidoqoftė, pjesa qė vijon ėshtė nga poezia “Natė e Valpurgas” - vargjet mund tė ngjiten, nuk kanė nevojė pėr asnjė lloj jakie, dhe pėrsėri mbartin aq shumė poezi, saqė proza “mirėfilli ndjen tradhti”.

    A ka te meta Elo, qė t’i biem kokės? – kėshtu mė tha njė vetje nga tė shumtat qė gėlojnė brenda meje, vetje nga ato qė duan tė tė bėjnė tė dukesh si “fair” dhe i paanshėm, deri dhe “cool”. Iu gėrmusha duke i britur nė anglisht, ē’ka shpjegohet me sėkėlldinė dhe pavolinė e gjendjes: “Who the hell are you to criticize Arb Elo!”

    Pėr ju, pjesė nga fillimi i “Natės sė Valpurgas”, besoj do ta shijoni sikundėr i nėnshkruari:

    Robėrit u deportuan nė pranga pasi kishte rėnė nata,
    tė rėnėt i lanė ashtu dhe britmat, zhurmat e furgonave
    u bėnė njė me zhaurimėn e pėrjetshme tė autostradės.

    U shtira si i vdekur dhe kur sirenat u mekėn dalėngadalė
    e nafora e hėnės zuri vend vetiu ndėr qiellzėn e lagėsht
    tė dritares, u ēova nė kėmbė, u zhvesha e dola nė qytezė.

    Nė kishė stola mė s’kish e as altar, nė qoshe prifti i vrarė,
    kryqi skiē e stivė njėri mbi tjetrin ca besimtarė, njė maēok
    mjaulliu kur mė pa, erdhi e m’u fėrkua te kėmbėt, gazin

    nga ajo gudulisje s’e mbajta dot, por ishte gaz histerik;
    e mora nė krahė e tek e pėrkėdhelja kėmbėt mė ēuan
    nė diskotekėn aty pranė; dera ish shqyer, porse muzika

    vazhdonte tė luhej, njė bum-bum hipnotik, e vėrtiteshin
    ca drita me ngjyra si papagaj kėmbėlidhur nėpėr tavan
    mbi kufomat e vallzuesve, dixhei ishte kėputur mbi pult

    dhe disku bėnte-ē’bėnte kthehej vetiu nė tė njėjtėn pikė,
    kur gjilpėra i shkonte nė fund; ca ekrane varur nė mure,
    ndezur akoma, e kėrcenin aty papra ca tė reja tė bukura.

    Kisha etje, i bėra vetes diē pėr tė pirė e u ula anė banakut,
    po pėrhumbesha, kur njė hije u zgjat mbi truall, kapėrceu
    trupat njė kėmbė e hijshme femre e tjetra e pasoi sakaq.

    "Unė jam, Lee. Pse lakuriq sot?", sytė s’i ngrita nga toka,
    ndėrkaq kėnga nisi sėrish nga e para. "E ē’rol luan tash,
    ē’punė prish?", iu gjegja pa e parė. "Merr ndonjė tė ftohur,

    prandaj, pėrndryshe asnjė problem nuk ka. Si e quajnė?",
    (e kishte fjalėn pėr maēokun, qė e mbaja ende nė krahė)
    "Arb e quaj unė dhe e gjeta a mė gjet’ nė kishė qėparė."

    "Beson?". "Jo dhe aq -, thashė - s’po di mė se ē’kėrkova
    atje, por njėlloj qe", dhe tregova me kokė nga i zoti i lokalit,
    nė kasė ngrirė me para nė dorė a thua se ishim nė Pompei.

    M’u ndėrmend Vezuvi, pastaj Dajti e ngrita kokėn, e pashė,
    njollat e dritave, tė kuqe, jeshile e tė verdha lėviznin mbi tė,
    mė nė fund ia gjeta sytė, tė kaltėr [ ]...

    Shkėlqim Ēela

    https://www.amazon.com/Rrokje-vdekni...dp/1541157575/

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Vėllim i ri me poezi nga Arb Elo.

    Emri:  Linjë e vonë- ballinajpeg.jpg

Shikime: 5287

Madhėsia:  18.2 KB

    Mund tė porositet kėtu:

    https://www.amazon.com/dp/1986104710..._aA7MAbGRTK07R

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •