Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 49

Tema: Arb Elo

  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Mardhur

    Mardhur janė majat,
    Flamurin, qė la ai qė i ngjiti,
    s`ka kush e sheh,
    Ortekėt sjellin poshtė lajme vetmie,
    rrėfenja resh qė shkundėn thinjat
    e u bėnė qiell.

    Plaku zė kokėn me duar
    dhe ndjehet mal,
    Mbyllet si varr, zė e lutet
    pa zė, si borė qė bie
    nga lart...

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Vėllimi i ri me poezi nga Arb Elo "Xixa tė zeza" mund tė porositet online kėtu.



  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Ėshtė tashmė nė qarkullim vėllimi i ri me poezi nga Arb Elo "Xixa tė zeza".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga delira : 21-04-2013 mė 06:50

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Vėllimi i ri me poezi nga Arb Elo "Xixa tė zeza" mund tė porositet kėtu:
    http://www.lulu.com/spotlight/arbelo67


  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Libri i ri i Arb Elo-s "Xixa tė zeza", botim i Onufri-t tash gjendet edhe nė libraritė kryesore tė Tiranės
    dhe mund tė porositet nė Amazon kėtu.

  7. #27

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-08-2006
    Postime
    41

    Pėr: Arb Elo

    Ecejake


    Ujėt, nė ėshtė jeta,
    s`mbahet nė grusht.
    Dua t`ia gjej duart,
    por jam veē rrudhė,
    t`fle kohėn qė mė mbet`
    tė zgjohem kur tė vdes...

    Ngjajmė por s`jemi njėlloj, na duhet tė varrosim tjetrin,
    E ata qė mbeten s`janė si ata qė shkojnė se ēdo udhė
    nėnkupton qėllimin, por gjė nuk paska pėr t`arritur, se
    gjithēka ndodh tani ndodh. Jemi ku shkojmė e qėllimi
    kemi qenė vetė ne gjithnjė, na duhet veē tė kthehemi.

    Rruga ėshtė paralele
    e vetvetes,
    hiēi e pafundėsia pika
    prerėse.
    Aksiomė e re ecejakesh
    na duhet,
    "shkon e vjen" s`ka pse,
    vetėm je...

    *marrė nga vėllimi "Zero 3D"

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Arb Elo - Meteor e dėshirė

    Meteor e dėshirė - nga ArB eLo

    Netėve zvogėlohem, bėhem fėmijė,
    atėherė duart e errėta tė Zotit pėrmbi kokėn time
    janė vetmi e ngushėllim e mė i ėmbėl bekimi i tij,
    mė e lehtė Shpresa, nėna e pabijė.

    Liri ke pėr tė duruar a vrarė veten,
    kam zgjedhur tė jetoj, gur nė krrabėn dykėmbėshe
    qė qėllon pa gabuar zogun e zi tė dekės, pa peshė
    fluturoj drejt tij, por s’ka dekė deka,

    s’ka se si e prandaj duroj unė ende
    pa ēka se s’e di se ē’paskam bėrė qė tė vuaj kėshtu
    pa ēmall, pa ditur se nga vete, si gur nė rripin Kuiper,
    veē dikur, veē zbraz bosh pa brendi.

    Qemė atje kur u bėnė botėt, do t’jemi
    ende kur ta marrė frymėn e nxjerrė ēka fal gjithēkanė,
    falna pra ē’tė kemi bėrė, ē’i bėri gjithkush gjithkujt, fal
    nė qofsh krijuar, se ėshtė ftohtė kėtu

    mes gurėsh tė tjerė, akujsh tė ngrirė,
    gjoksmpirė nga mungesa, rrallė shuhemi si dėshirė
    e shpėton zjarrit ca tym, shkėndijė, dritė a kuqėlimė,
    nė do tė shohėsh, shih tė digjesh mirė…



    -Burimi-

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Arb Elo / Poezi e klasit tė parė

    Poezi e klasit tė parė


    Emri:  arb-elo-210x300.jpg

Shikime: 1904

Madhėsia:  12.7 KB

    Poezi e klasit tė parė
    Asgjė nuk di pėr ArB eLo-n si poet edhe pse ai qė fshihet mbrapa kėtij pseudonimi mė ka dėrguar vėllimet e tij poetike. Me njeriun qė ka shkruar kėto poezi jam takuar rastėsisht para 25 vjetėsh kur ai ishte maturant nė gjimnazin Sami Frashėri. Kisha kėrkuar ta takoja sepse mė kishte lėnė mbresa hartimi i tij mes nėntėdhjetė tė tjerėve. E qė mbas asaj dite nuk jemi parė mė. Asnjė informacion. Nė revistėn letrare « Mehr Licht ! » qė botohet nė Tiranė e qė miku im Alket Ēani ma kalon pėr ta lexuar herėpashere, mėsoj se ArB eLo ka mbaruar studimet pėr arkitekturė nė universitetin e Tiranės e qė nga viti 1990 jeton nė Gjermani. Ka botuar vėllimet me poezi « Rrėfime hijesh », « Mirazh » dhe « Zero 3D ». Njė informacion qė ngjan mė tepėr me njė pllakė tė vendosur mbi portėn e njė studio apo mbi njė gur varri. Pėr atė qė quhet « jeta e poetit » nė tė cilėn shpesh herė kritikėt e studiuesit bazohen pėr tė kuptuar e interpretuar veprėn, nuk kemi asnjė gjė. Nada. Nė pozicionin e lexuesit ( a nuk shkruajmė pėr tė na lexuar ?) mungesa e tė dhėnave rreth jetės personale tė poetit nuk mė pengon qė tė shijoj shkrimet e tij.

    Ēfarė dimė ne rreth jetės sė Homerit apo tė atyre poetėve anonimė qė na kėnė lėnė ato qindra vargje tė mrekullueshme qė i quajmė folklor ?

    Si do t’ia bėjmė kur njė ditė me shi, duke u endur na zė syri njė fletė tė grisur e tė lagur qė pėr arsye nga mė tė ndryshmet ėshtė shkėputur nga njė vėllim me poezi (ndoshta njė ish-kaush me hide ?) dhe kur e marrim pėr ta lexuar, tronditemi (e nga brenda fillon e bie shi) ? Sigurisht qė do tė kėrkojmė tė dimė se kush ėshtė autori. Duam qė atij krijimi t’i vėmė njė imazh. Nė kėto pėrpjekje mė se normale, mendoj se mė e rėndėsishmja ėshtė « takimi me teksin ». Ajo qė fjalėt na sugjerojnė, duke na zgjuar imazhe tė cilat mė shumė janė tė lidhura me ndjeshmėrinė e kulturėn e lexuesit.

    Nga takimi me poezitė e ArB eLo-s, tė shkruara nė shqip (gjuha qė njoh mė mirė) jam trishtuar, mrekulluar, emocionuar, turbulluar. Shkėputur nga kjo botė edhe pse ajo e tij (e poezisė sė tij) nuk ėshtė e qetė, e shtruar, e lumtur, « e bukur ». Njė botė jo e panjohur, por e pakrijuar deri tani nė letrat shqipe.

    Nuk e kuptoj shprehjen « poezi mediokre ». Ka vetėm poezi tė klasit tė parė ! – thoshte me tė drejtė Lasgush Poradeci. Duke krahasuar poezitė mė tė arrira tė krijuara nga poetėt shqiptarė tė tė gjitha kohėrave, mund tė them se ato tė ArB eLo-s janė nga mė tė mirat. Njė musht poetik i gjuhės shqipe.

    Ylli Demneri

    * * *

    Vjollca morti

    Dy vjollcat e tua tė zeza, rritur bashkė me ty,

    me thimthat e shkurtėr, tė mbjellė nėpėr ajėr,

    i kam frikė; mė ngjajnė me shenja apo ogure

    tė ligj pėr kohėt qė po vijnė. Sė shpejti o Arb

    kafsha qė ēapitet pa u ndierė do tė zėrė pusi

    nė vendin e caktuar, do tė presė sa tė vish ti

    e papritur do tė tė hidhet nė fyt pa e kuptuar.

    Sytė i ndrijnė ne terr si yje asaj bishe, qimen

    e ka tė lėmuar mbi gjymtyrėt e tendosur fort,

    kur druhemi ndiej flegrat e saj nė qafėn time,

    gjuhėn e flashkėt teksa thith ndėr pore nektar

    lulesh tė errta, tė vjollcave, tė rritura me mort

    tė pashmangshėm mugu, ėndėrruar bashkė…


    * * *


    Tani e kėtu

    Ti nuk e di se kush do tė jenė ata qė janė si ti,

    diēka ra, e dėgjoi kush pat veshė pėr tė dėgjuar

    fėshfėrimėn qė bėn ēasti kur fėrkohet me tjetrin

    nė mulli, pluhuri ėshtė i tejdukshėm, me brymė

    vijnė tė mbuluar prej netėve tė tyre udhėtarėt

    nė stacion, njė e nga njė… Jo vetėm ti ndoshta

    e pyet veten: Si ka tė ngjarė qė u pikėpremė kėtu

    o tė uruar, nė mos rastėsisht, atėherė ēfarė?

    Mos ėshtė e shkruar qė tė jemi pikėrisht tash

    bashkė, zgjedhur mes shtatė miliardė tė ngratėsh

    pėr t’u pjekur pikėrisht sot, mu kėtu si farė ngjarjesh

    qė do tė ndodhin sigurisht dikur?… Buzėt e vajzės

    pėrballė meje i qesh njė kumt i fshehtė, ajo mė do,

    por koha jonė ende s’ka ardhur, ende na duhet

    t’i rrimė panjohur tjetrit pėrkundėr, por tė huaj

    e dashur ne nuk ka si jemi, perėndia vetė desh

    qė tė shihemi tani e kėtu, atėherė pse s’mė thua

    atė qė e dimė tė dy e qė tė bėn tė buzėqeshėsh?

    Ma thuaj qė ta di qė e di vėrtet, pėrndryshe mua

    mė sėmur edhe mė frika e tė qenit tjetėr. E di?

    Veē njė njeri jeton nė botė, shtatė miliardė herė…


    * * *


    Pasdite prilli

    Qiellit kryqe lenė avionėt, bari hijesh jam unė,

    nė shesh mė bien nė gjunjė hijet e tyre. Ashtu

    janė, hije hijesh qė hedhin vetė mbi dhe; dhe

    do tė jenė shpejt e pėrmbi do tė kenė njė kryq

    lėnė atje nga kushedi kush. Unė po ndaj delet

    nga cjeptė; u them atyre nė tė majtė: pata uri

    e s’mė dhatė tė ha; qeshė nė burg e s’erdhėt,

    nė udhė qeshė e dot nuk bujta, o biri i njeriut

    mos ardhsh kurrė, jetėn e pėrjetshme askush

    s’e ka merituar, janė hije hijesh plot me gjumė,

    janė brez i lig e jeta ėshtė rrenė… kryqe lenė

    njerėz nė varreza, nė caput mundi, bari hijesh

    jam unė e kullos tė tjera, koha ėshtė prej fundi…


    * * *


    Rrush nė hardhinė tėnde

    Nėn kafkė falet uni me zė tė ulėt dhe kur e dėgjoj seē thotė

    mė shfaqet dikush me plagė nė gjoks, me buzė qė i dridhen

    e me lotė pėrmbi. Ē’tė bėj, tė marr ilaēe apo tė ndez njė qiri,

    tė falem edhe vetė sėbashku me tė, po pėr ēfarė mėkatesh?


    Nuk ėshtė keq tė lutesh pėr mosvrasje, pėr lirinė dhe bukėn,

    tė lutesh e tė pėrlotesh derisa tė ēmallesh edhe me hyjninė.

    Grua ėshtė pėr disa ajo, baba pėr tė tjerėt, ndėrsa pėr mua

    ėshtė tani njė fėmijė prej flakėsh qė hidhen e lodrojnė nė terr

    me ne, hijet e tyre; nėn kafkė falet nė mua uni me zė tė ulėt:

    « Lerna tė shuhemi, tė shkrumbemi nė ty o i tėrėmėshirshėm,

    mbaroje kėto kohė mundi e zgjidhna duart, lerna tė shkojmė

    fushave me lule, bėje tė ndodhė sot ēka ke premtuar, udhėt

    tona qofshin veē njė pėr tė gjithė e jepna dritė nga shpirti yt! »



    Na kanė kėputur duart mavi me damarė tė kėrcyer, pikojmė

    dritė e hije ndanė e ndanė; unė jam njėra nga kokrrat, tjetra

    je ti e shumė s’jemi vetė dhe as s’e dimė se si janė, ndonėse

    ngjajnė njėlloj si ne. Verė nga e jona pi ynėzot dhe pikėllohet

    ndanė nesh si vreshti prej ku vijmė, rėndohen e i erren lotėt

    prej mushtit tonė tė zi. Kjo ėshtė nata, xixėllonja dehet me tė

    e ndrin mė fort ashtu, i merren krahėt e shkon pėrēart kuturu

    n’eter. Janė lakuriq ato duar, lėvozhgė s’kanė ato arra pjekur

    nėn yje, lėvizin zbehtė nė qiell ngadalė drejt agut e na marrin

    njė e nga njė nga bistaku, na lenė ashtu ndėr buzė tė huajsh,

    si shpirt tė ndjerėsh qė shijojnė lirinė e pėrgjithnjė nga vuajtja…


    * * * * *


    -
    Marre nga: Bllok Shenimesh

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Pinxhuku
    Anėtarėsuar
    08-08-2014
    Postime
    34

    Post Arb eLo / “Sytё e humnerёs” - vėshtrim nga Primo Gjoni

    “Sytё e humnerёs”
    nga Primo Gjoni*

    Njё vёshtrim i shkurtёr mbi poezinё e Arb Elos

    I.

    Nuk dihet shumё, pёr tё mos thёnё asgjё, pёr poetin bashkёkohor tё mbiquajtur Arb Elo. Por ky poet, qё -- nisur nga pseudonimi letrar i pёrzgjedhur prej tij, si edhe nga pikёvёshtrimi qё paraqet nё poezitё e tij, -- ёshtё e qartё se ёshtё personazh burrёror, ka botuar tre vёllime me poezi nё kёto tre vitet e fundit. Nё to ai ka dёshmuar njё stil tё veēantё e krejt unik, figuracion tё zgjedhur e origjinal, njё simbolikё tё pasur, njё risi vargёzimi e tingёllimi e, mbi tё gjitha, njё tematikё sa origjinale aq edhe, nё njёfarё sensi, revolucionarizuese. Dalja nё dritё e njё poezie tё tillё, vetё shkrimi dhe botimi i saj, edhe pse prej njё autori anonim, ёshtё njё ngjarje pёr letrat shqipe tё kohёs kur jetojmё. Nё sa vijon do tё pёrdorim njё pёrqasje kryesisht tekstuale pёr leximin dhe interpretimin e kёsaj vepre poetike, pёrqasje tё cilёn Arb Elo e imponon edhe nёpёrmjet vetё faktit tё shkruarjes dhe botimit tё poezive tё tij me pseudonim, duke mos lёnё vend pёr interpretime biografike.

    Nё poezinё e Arb Elos ne dёshmojmё njё evoluim tё gjuhёs poetike sipas njё stili tё ri, me tё tjera shprehje, figura, imazhe e zёra nga ē’mund tё jemi mёsuar tё lexojmё nё letrat shqipe mё parё. Ky zhvillim ёshtё i nevojshёm si kёrkesё e kohёs dhe mund tė jetė rrjedhojė sa e veēantisė sё talentit individual tё kёtij poeti, aq edhe e dinamikave tё zhvillimit intelektual e kulturor tё shqiptarёve nё shekullin e njėzetenjėtė. Por le t’i lёmё mёnjanё pёr njё ēast konsideratat pёr talentin individual dhe tё fokusohemi tek momenti historik qё pёrkon me daljen nё dritё tё njё poezie, apo mё mirё tё themi tё njё poetike, tё tillё.

    Sot mund tė flitet nё mёnyrё tё pёrgjithshme pёr njeriun postmodern, nё kuptimin e gjerё tё fjalёs, si dhe duke iu pёrmbajtur kronologjisё sё etapave kulturore tё Europёs. Por, nё kontekstin lokal tё zhvillimeve historike tё Shqipёrisё, na duhet ta identifikojmё subjektin e poezisё bashkёkohore si njeriu postkomunist. E pra, ky subjekt ndodhet nё njё gjendje ku tё gjitha strukturat e mёparshme politike, shoqёrore, e kulturore janё tё ēmontuara. I ēinstaluar nga kufijtё dhe pёrkufizimet e dhёna historike, aq mё tepёr prej atyre diktatoriale e tё imponuara, njeriu shqiptar postkomunist e gjeti veten papritur tё zhveshur nga limitet e njё shoqёrie tradicionale tё sё kaluarёs, dhe u hodh nё hapёsira qё nuk i kish banuar mё parё. Ai e gjeti veten me kokёn zbuluar, ku lart shtrihej pafund qielli i hapur. Ndaj nuk ёshtё ēudi qё liria e gjendur nё kёtё formё, si mbidozė anarkie, tё pёrjetohet si barrё e rёndё, e pambajtshme, e papёrballueshme pёr supet e njoma tё individit tashmё krejt tё vetmuar.

    Vёllimi mё i fundit me poezi i Elos, titulluar "Xixa tė Zeza" (2013), pёrmban ndёr shumё tё tjera dhe poezinё me titull “Patёzot”, prej ku po shkёpusim kёtё meditim nё vargje mbi lirinё:



    Dykėndėshit tonė me dheun i mungon njė brinjė,



    Njė tra na duhet tė mbajmė mbi kokat tona, njė tra ēatie

    pėr qiellin e rėndė, strehėn e ēarė prej nga pikon brenda

    forcė mbrapsht rėndese mendimesh fluturake qė shkojnė

    si erė, herė nga ty tek unė e herė pėrkundėr, ajo erė fryn

    brenda frymė tė lirė fati patėzot, fati tė pazot lirie beronjė.

    Jemi mure, ngritur pėr mbajtur brenda veten, atė mėdysh

    ndajmė, ėshtė imja apo jotja fryma e patėzot, liria pėr uri?



    Paradoksi i lirisё ёshtё se sjell kthimin e ndёrgjegjes kah vetvetja, ku nё fokus parёsor nuk ёshtё mё bota rrethuese pasi universi global i postkomunizmit ёshtё njё hapёsirё pa sinore, pa “ēati” pёrkufizuese, njё pafundėsi kaotike ku fryn era e lirё e “fatit patёzot”. Nё poezinё e Arb Elos ndeshemi pikёrisht me njё ndёrgjegje tё tillё. Kёtu kemi tё bёjmё me njё poezi e cila ёshtё jo mё, dhe jo thjesht, reflektim mimetik i botёs sё jashtme; kёtu na jepet poezia jo thjesht si njё shfaje moderniste nё pёrgjigje tё njё moderniteti, tё njё aktualiteti tё pas-nёntёdhjetёs; por si njё reflektim i vetё mendjes. Kёtu kemi njё kthim tё tё gjithё prozhektorёve te vёzhgimit, ndjenjёs, e kuptimit tek vetvetja; njё shikim sё brendshmi, njё jetё e uni-it tё zhveshur nga shoqёria tradicionale, ndonёse jo, nё fakt, nga historia. Por pёr lidhjet historike do tё flasim pak mё tej.

    Vini re reflektimin e brendshёm tё vetvetes nё vargjet e mёposhtme, tё shkёputura nga poezia “Pamje anёsore” prej vёllimit "Mirazh" (2011):



    Nё skaj tё mendjes

    horizonti ёshtё veē njё pikё

    nё fund tё fjalisё,

    tunel qё lidh universet,

    litar i parё nga poshtё,

    ndёrsa ti hipёn nё stol,

    thua tё fundit lamtumirё

    e bebёzat zhduken nga ekrani,

    Vetёm bardhё,

    Mizё nё borё…



    Dhe gjithashtu vargjet e mёposhtme marrё nga poezia “Nё mes tё syve”, nga po i njёjti vёllim poetik:



    Gjeta po tё njёjtёn guaskё nё breg, me nё mes perlёn,

    Nё mes tё perlёs thёrrmijёn e rёrёs, n’mes tё thёrrmijёs

    hiēёsinё, nё mes tё hiēit gjithēkanё pa fund, valёn, erёn,

    ujёt, e s’hodha mё hije se hija isha unё, e flakёs, vetes,

    e resё sё mendjes mbi liqen, babait, nёnёs dhe fёmijёs,

    e shtatores qё kalbet nё diell…



    Ky vetёreflektim krijon njё rrafsh krejt tё ri poetik, njё praktikё vargjesh e cila na shfaqet si risi, ku e reja qё sjell mund tё na impresionojё si tё ishte njё anomali, apo edhe si tepri. Poezitё e Elos janё tё mbushura me njё det imazhesh e figurash saqё tё jetё krejt kollaj ta “pёrmbytin” shtratin e ndёrgjegjes sё lexuesit. Por, pёrtej vёshtirёsisё qė shkon krah mė krah me tė tillė modernizėm nė poetikė, pikёsёpari duhet kuptuar se, teksa e lexojmё, pёrballemi me njё “pёrmbytje” qё i ndodh ndёrgjegjes sё poetit, pёrpara se njё gjё e tillё t’i ndodhё ndёrgjegjes sё lexuesit. Kёtu kemi tё bёjmё me njё subjekt poetik tё mbuluar kokё e kёmbё nё ujёrat e thella tё vetvetes, pasi “pėrroi” i ndёrgjegjes sё kёsaj vetveteje moderne del vazhdimisht jashtė “shtratit” tė traditės dhe derdhet pėrtej “brigjeve” shoqėrore tė jetёs tradicionale shumėshekullore, “brigje” tė cilat, pas rėnies sė ledhit komunist dhe kalimit tё botёs shqiptare nё globalizёm, nuk mund tė mbahen mė nė kėmbė. Kёtu kemi, pra, ndёrgjegjen poetike tė rёnduar nga pesha e lirisё e, pёr pasojё, dhe nga barra e vetes.

    Nё po tё njёjtёn logjikё, mendja poetike nuk shёrben mё pikёsёpari pёr tё pasqyruar botёn rrethuese. Fokusimi i brendshёm, ky pёrbrendёsim nёse mund ta quajmё kёshtu, qё konsiston nё kthimin e syrit tё brendshёm drejt vetvetes tё mbetur fillikat nёn qiellin e stёrmadh e tё paanё tё lirisё -- ku ajo, pra egoja subjektive, ёshtё e vetmja pikё referimi konstante, -- shpie detyrimisht nё vetёreflektim:



    Mendoj diēka, pastaj njё tjetёr,

    Pastaj mendoj nga vijnё mendimet,

    Po dhe ky mendim ёshtё e ndihem

    si hundё qё do tё nuhasё vetveten,

    apo shikim i drejtuar nga brenda.

    (“Shuar”, Mirazh)



    Poezia nuk ёshtё mё njё pasqyrim i brendshёm i fenomeneve tё jashme; ajo ёshtё njё teatёr ku vetё mendja luan rolin dhe lojёn e vet. Kjo poezi ёshtё manifestim i mendjes dhe pikёrisht tek kjo vetёmjaftueshmёri e saj ajo gjen shprehjen mё tё fuqishme tё vargёzimit:



    Tё njёjtat fjalё kam ndёr mend,

    prapё, pastaj, tash, pёrpos, Hyj,

    me to thur e thur si gishtat plaku,

    qё prek rruzaren me po atё rrudhё.

    Me to thur pёlhurё, tym, maska

    tё mё shihni e mos t’mё njihni…

    Vesha vetveten, dyfish si nyje,

    u fsheha prej saj tok me hijen…

    (“Tё njёjtat”, Mirazh)



    I paraqesim kёto pёrsiatje paraprake e teorike pёr tё ofruar njё platformё orientuese mbi tё cilёn tё mund tё piketojmё disa kushte pёr njё lexim tё mundshёm tё kёtyre poezive. Risia radikale qё stili poetik i Arb Elos sjell, kёrkon njё ripёrshtatje tё mekanizmave interpretues tё dhёnё pёr lexuesin shqiptar. Rreziku pёr lexuesin e sotёm mbetet gjithmonё moskuptimi, apo edhe keqkuptimi, i tё resё nё letёrsinё bashkёkohore. Kjo pasi nё vijmё tek njё poezi e re, -- e aq mё tepёr kur bёhet fjalё pёr njё poezi novatore (jo thjesht “tё re”), -- me disa presupozime tё gatshme qё burojnё prej asocacioneve qё kemi formuar, si edhe prej zakoneve tё leximit me tё cilat jemi ushtruar, e qё rrjedhin prej traditёs tonё letrare nё gjuhёn shqipe. Por, po e theksoj qё nё fillim, nё poezinё e Arb Elos kemi tё bёjmё me njё fenomen tё ri letrar, njё zhvillim tё gjuhёs dhe tё mendimit shqip qё sinjalizon njё shkёputje prej traditёs poetike tё para nёntёdhjetёs. Kjo sigurisht qё nuk ndodh vetёm tek Arb Elo, por dhe tek shumё poetё tё tjerё shqiptarё tё brezit tё pas viteve nёntёdhjetё; ēёshtja ёshtё se ndodh nё mёnyrё tё spikatur, e krejt tё veēantё, tek Elo.

    Ky pёrbrendёsim i realitetit nё poezinё e Elos sjell krijimin e njё hapёsire tё pamatё cerebrale, ku universi nuk ёshtё mё thjesht diku jashtё atje si objekt kundrimi dhe reflektimi. Pёrkundrazi, universi shkrihet nё mendje dhe mendja shndёrrohet nё univers. Prandaj, ndonёse pёrmasat kozmike tё pranishme nё njё poezi kaq thellёsisht individuale dhe tё brendёsuar mund tё na duken si paradoks, ato nё fakt kanё plotёsisht kuptim. Pёrbrendёsimi i realitetit ka shpёnё nё manifestime tё botёs sё brendshme tё pёrmasave kozmike. Kufijtё mes universit dhe mendjes poetike, mes botёs dhe unit, mes objektit dhe subjektit nuk janё mё tё dallueshёm pasiqё, nё ēdo rast, e para derdhet brenda sё dytёs dhe anasjelltas.

    Sё fundmi, duhet thёnё se kthimi i vizionit tё botёs nga brenda, pra tek vetvetja, si edhe shpalosja brenda mendjes poetike e njё hapёsire tё pamatё shpien nё mёnyrё tё pashmangshme nё pёrjetimin e kёtij pёrbrendёsimi si njё humnerё ekzistenciale, njё boshёsi qё rreket tё mbushet nga vizioni i vetes:



    Sheh humnerёn

    e ajo tё ka parё ty, sytё e mi janё dy,

    ajo veē njё ka, tё mitё, e sytё e mi

    janё atёherё ninёzat e saj

    nё syrin e saj me dy.

    (“Sytё e humnerёs”, Zero 3D, 2012)



    Kёto karakteristika pёrkufizuese tё poetikёs sё Elos mishёrojnё natyrёn njёkohёsisht metafizike dhe moderniste tё njё pjese tё mirё tё poezive sё tij.



    II.

    Ndonёse pёrbrendёsimi poetik shkakton njё ndjesi universale nё veprёn poetike tё Arb Elos, ku subjekti shfaqet nё terma metafizikё e jo historikё, ka aty gjithashtu poezi qё e pёrcaktojnё ndёrgjegjen poetike nё njё kohё e nё njё vend tё dhёnё, sipas disa koordinatave historike qё janё karakteristike pёr Shqipёrinё postkomuniste. Emigrimi ёshtё njёri prej motiveve historikё qё pёrsёriten nё poezinё e Elos, duke i dhёnё kёshtu, tёrthorazi, njё shpjegim mё konkret abstragimeve mbi tёhuajzimin ndaj botёs qё vihet re nё vargjet e tij me natyrё metafizike.

    Tema e emigracionit shfaqet mjaft e mprehtё nё disa poezi tё caktuara, gjė qė qё na shtyn tё mendojmё se, nё realitet, ёshtё kjo ndarje prej dheut mёmё qё pёrbёn traumёn fillestare prej nga burojnё shkaqet themelore tё transformimit tё njeriut shqiptar gjatё dy dekadave tё fundit, pёr tё mirё a pёr tё keq. Veēanёrisht e dhimbshme formёsohet kjo temё tek poezia mjaft e arrirё “Push plepash” (Zero 3D) – njё himn ky, sa i thjeshtё aq edhe brilant, kushtuar mёmёdheut.

    Nё dy strofat e para tё kёsaj poezie nis e sendёrtohet njё metaforё origjinale dhe e gjetur, e cila pastaj shtrihet mbi tёrё tekstin e vjershёs. Janё disa elementё qё e pёrbёjnё kёtё figurё specifike: imazhet e plepave nё verё, ato tё harabelave dhe tё foleve tё tyre, fёmija i vogёl qё luan nё lagjen e tij, si edhe imazhi i nёnёs i konceptuar si njё kujtim i vagullt fёmijnie, e qё vjen plot nostalgji prej thellёsisё sё viteve tё shkuara. Kёtё ndёrthurje disi tё pafajshme tё imazheve nё fjalё, tё pёrftuara prej kujtimeve tё fёmijnisё, e kris papritur njё incident, i pёrshkruar nё dy strofat e mёposhtme, e qё merr kuptim tё plotё vetёm mё pas, nё dy strofat e fundit tё poezisё, ku metafora plotёsohet e pёrmbushet krejt:



    Push lёshonin plepat nё verё

    e ndoshta e bёjnё ende edhe sot,

    plepat ku harabelat ndreqnin foletё,

    nga ku binin shpesh tё vegjlit,

    e ne qё i gjenim…



    I butё ish atёherё prehri i sime mёje,

    mё tё mёdha qenё puthjet e saj,

    mё e madhe bota, ndryshe ishte gjumi,

    tjetёr duart, qё ia tregoja duke qarё kur vritesha,

    ndryshe plagёt n’ato duar, duart qё zinin tё voglin

    e zemra i rrihte, sqepi, qё s’ia nxinte thёrrimet,

    qё ia koja se e doja, ndёrsa

    xhamave pёrplasej e ёma

    e cicёronte…



    Incidenti konsiston nё imazhin e zogut nёnё, e cila pёrplas flatrat me ankth e padurim pas xhamave tё dhomёs ku ka hyrё fёmija me harabelin e vogёl nё duar. Pёrzierja nё dukje rastёsore e imazheve – pra, fёmijёs qё shkon me lot ndёr sy tek nёna e tij pasi ka vrarё duart teksa ёshtё rrёzuar nё lojё e sipёr nga njёra anё; dhe, nga ana tjetёr, imazhi i harabelit tё parritur qё ka rёnё aksidentalisht nga foleja e tij lart nё pemё, tё cilin e ёma e ka tё pamundur ta arrijё teksa ajo pёrplas flatrat dёshpёrimisht pas xhamit tё pathyeshёm tё dritares – pёrbёn njё vёnie efektive krah pёr krah tё kёtyre dy imazheve paralele tё cilat pёrcjellin idenё e ndarjes sё tё voglit, zog a njeri qoftё, prej krahёve tё nёnёs, ku “nёna” mund tё merret njёherёsh si koncept biologjik a patriotik, -- njё ndarje kjo qё vjen prej vendosjes sё njё pengese tё pakapёrcyeshme mes tyre. Figura qё pёrftohet pёrmbledh nё vetvete, metaforikisht, traumёn e emigrantit tё zhvendosur tashmё, fizikisht e shpirtёrisht, larg mёmёdheut:



    O plagё e zemrёs sime,

    ka ardhur vera prapё e na cicёrojnё

    nga jashtё zogj tё tjerё, qё flenё fushave,

    se tash ndryshe flasim, nё gjuhё tё huaja,

    tё flas dhe nuk di a mё kupton, tё dёgjoj

    e nuk di se kush po mё flet; grushtat

    mё janё rritur e s’po di se si t’i ndreq

    foletё bosh tё mendjes…



    Klithma “O plagё” qё del nga shpirti i emigrantit ёshtё klithma e tjetёrsimit, e peshёs sё rёndё tё largimit (pa kthim ndoshta?) prej origjinёs, prej gjuhёs, prej mendimit, prej vetvetes fillestare tё mbrujtur diku, para shumё kohёsh, diku larg tokёs sё huaj ku folёsi i kёsaj poezie gjendet tani. Ai ёshtё shndёrruar tashmё vetё nё zogun e vogёl dhe mёmёdheu ёshtё foleja e humbur, fole “nё gjoks” siē do ta quajё poeti disa vargje mё tutje, e prej ku zemra, “si plagё qё rrjedh akoma”, ka rёnё e ёshtё rrokullisur teposhtё, “si harabel i rrjepur, pa flatra”, njё imazh pёrmbyllёs ky qё nuk lё shpresё pёr shёrimin e traumёs sё ndarjes:



    Qielli na ndan nga tjetri… pushi i reve,

    qё lёshojnё ende tjetёrkund plepat,

    tё prerё apo tё rritur ndёrkaq,

    se tjetёr jemi bёrё, tjetёr ёshtё tash bota,

    mё e vogёl, foletё i ndreqim nё gjoks e qё atje

    na bie poshtё nga duart, si plagё qё rrjedh akoma,

    si harabel i rrjepur, pa flatra,

    zemra…



    Emigrimi ёshtё pёrmasё sa themelore aq dhe e pashlyeshme e tranzicionit shqiptar tё pas viteve nёntёdhjetё, pёrmasё kjo qё pёrkufizoi njё brez tё tёrё, njё narrativё pёrbashkuese pёr qindra mijёra shqiptarё tё shpёrndarё nё mbarё botёn nё kёta njёzetё e ca vjet. Eshtё kjo traumё e emigrimit e cila, bashkё me tranzicionin nga njё shoqёri provinciale e tradicionale nё globalizёm, na duket se qёndron nё themel tё pёrbrendёsimit tё vizionit poetik tё kёtij poeti, pёrbrendёsim i cili pёrbёn njё pёrkryerje tё tjetёrsimit tё nisur nё origjinёn e lёnies pas shpine tё vatrёs sё atdheut.



    III.

    Ka edhe njё kategori tjetёr poezish nё veprёn e Arb Elos, si pёr shembull “Banorёt e Ninives” (vёllimi Mirazh) apo “Horeb” (vёllimi Zero 3D), ku vizioni i tij poetik del pёrtej ndёrgjegjes individuale pёr tё projektuar njё ndёrgjegje shoqёrore qё, herё-herё, merr pёrmasa biblike. Kёtu shihet qartё estetizimi i njё bindjeje tё fortё se qytetёrimi urban ka pёsuar njё rёnie, drastike e tё pakthyeshme, prej njё gjendjeje fillestare pafajёsie. Zhvillimi i madh qё vjen prej investimit tё kapitalit, -- kuptuar kjo jo thjesht nё terma financiarё por dhe nё terma shoqёrorё, teknologjikё, politikё e humanё nё tёrёsi, -- paradoksalisht nuk ёshtё se shpie nё ndёrtimin e parajsёs mbi dhé, -- siē mund tё pritej prej idesё sё rritjes sё mirёqёnies urbane, -- por, pёrkundrazi, sjell ēekuilibrimin e harmonisё sё njeriut me natyrёn dhe, detyrimisht, edhe me hyjin e natyrёs:



    Malin e shenjtė
    e copėtuan,
    Me gurėt ndėrtuan
    tempuj,
    piramida,
    mure,
    statuja

    E ē’tė shohėsh?
    Antena e avionė,
    kulla, tela, kamera,
    tym, oxhakė, alienė,
    vrima n’ajėr, astronautė
    me helmeta nė hėnė.

    (“Horeb”)



    Njё vёshtrim i shpejtё evolutiv ky, qё kap fillimet e qytetёrimit qё nga koha e faraonёve e qё arrin deri nё epokёn tonё teknologjike, ku njeriu lartёson vetveten dhe arrin tё pushtojё deri dhe hapёsirёn kozmike. Por ky qytetёrim tashmё global nuk rezulton tё shpjerё nё pёrmirёsim tё marrёdhёnieve shoqёrore midis njerёzve, pёrkundrazi. Ikja prej “malit tё shenjtё” ёshtё braktisja e ndjenjave humane, e vetё humanizmit si filozofi njerёzore, pasi akumulimi gjithnjё nё rritje i kapitalit dhe urbanizimit sjell humbjen e elementit tё dashurisё, deri edhe humbjen e vetё fokusit bazё tek faktori ‘njeri’, tek thelbi human i tij:



    5000 gjuhё,

    2 ditё pushim,

    2 fёmijё,

    2 duar herё 5 gishta,

    Dhjetё dollarё ora,

    Pesёdhjetё seksi,

    Sytё i ngremё rrallё

    nga pjatat, librat, tjetri,

    llogaritё, varret,

    hapat, makina, udha,

    pёr tё parё qiellin.”

    (“Horeb”)



    Disa tё dhёna bazё tё njeriut – gjuha, duart, gishtat, sytё – mbeten tё pandryshueshme, garantues tё njё ontologjie tё dhёnё prej gjenezёs nё “malin e shenjtё”, njё simbol ky qё shёrben si pёrkujtesё besnike e thelbit tё patjetёrsueshёm human. Por, nё kohёt moderne, qёllimi fillestar i kёtyre tё dhёnave ёshtё zhvendosur tek kapitali, numёrimi i parave, ndёrtimi material dhe teknologjia e qytetёrimit tonё, teksa nё zhvillim e sipёr humbet vizioni i dashurisё njerёzore e hyjnore, vizion i natyrshёm e organik ky qё ia lё vendin artificialitetit mediatik:



    Eteri plot sinjale, pamje,

    filma, luftё, drogё,

    kurva, tiranё, idiotё

    e njerёz qё nё tokё

    nuk kanё se ē’hanё

    (“Horeb”)



    Ky shikim kozmik mbi qytetёrimin shpaloset nё formё mё tё plotё, e nga kёnde me pikёpamje mё specifike, nё poezinё e shkёlqyer “Banorёt e Ninives”, ku motivi biblik i qytetit qё rrezikon mallkimin e qiellit pёrditёsohet nё kontekstin e metropoleve modernё tё kohёs sonё, me imazhe e metafora tё stilit ekspresionist:



    Krimb i sheshtё i rrugёs zgjatet murrmё,

    bren fletёt qё mbinё dje t’urthit tё kёsaj dite,

    Kujt pret, ulur pёrballё, tё lindё dielli nё perёndim,

    qyteti i ngjan me peshkun vjellё nga qiejt,

    me luspa ku akoma feksin jargё kozmike.

    Asfalti sjell nё breg frymёt mbi valё pluhuri,

    prej hiri krematorёsh…

    (“Banorёt e Ninives”)



    Ndonёse njё tufё imazhesh ndёrthurin fijet e tyre nё kёtё tekst, me njё dendёsi tё tillё brenda pak vargjesh qё i pёrgjigjet shtresёzimit shumёplanёsh tё qytetёrimit tё sotёm urban, secili prej kёtyre imazheve spikat me specifikёn e tij tё veēantё, si edhe me bagazhin aluziv qё sjell nё poemё. Rruga / bulevardi / autostrada qё normalisht i jep frymёmarrje transportit tё ēdo qyteti duke shёrbyer si aks organizativ i jetёs sё tij materiale, pёrfytyrohet nё poemё si brejtёs i ditёve, njё qёnie konsumuese qё pёrpin vetё jetёn qё rrjedh nёpёr tё, duke evokuar kёshtu, ndonёse me njё sens tё ri, motivin e krimbit qё pёrpin bimėn e Jonas nё mitin origjinal. Imazhi i peshkut tё ngordhur mbi dhé, “vjellё nga qiejtё”, pёrforcon dhe zgjeron idenё e aludimit alegorik tё titullit tё poemёs teksa ngjall ndёr mend detaje tё tjera tё mitit biblik tё profetit Jona, dёrguar prej Zotit pёr tё paralajmёruar popullatёn e qytetit tё lashtё Ninive rreth nevojёs pёr tё ndryshuar stilin e jetesёs sё tyre mёkatare e kёshtu tё shmangnin dёnimin prej qiellit. Veēse kёtu kemi tё bёjmё me njё gjetje befasuese teksa kёqyrim se si imazhi i peshkut, qё nё historinё biblike ёshtё njё lloj balene qё gёlltit Jonёn pёrkohёsisht pёr ta “vjellё” atё mё pas, ёshtё kthyer sё prapthi: nё kёtё rast qielli ka “vjellё” peshkun, i cili simbolikisht bёhet vetё qyteti Ninive i kohёrave moderne, njё metropol i shekullit tonё i dergjur i pashpresё mbi dhé, teksa vetё simboli i shpёtimit nga mbytja nё mitin fillestar, pra peshku, tash na paraqitet i vdekur. “Jargёt kozmike” qё ende “feksin” mbi “luspat” e tij vulosin ēfarёdolloj shprese se mund tё ketё shpёtim pёr qytetin modern pasi ky i fundit ёshtё i dёbuar simbolikisht prej vetё vendit nga ku pritet shpёtimi, prej qiellit. Si pёr tё vulosur mё tej akoma kёtё pёrshtypje tё vdekjes shpirtёrore, shfaqet nё vargun pasues aluzioni i “frymёve tё vdekura” qё janё “prej hiri krematorёsh” urbanё, ku “krematorёt” lehtёsisht mund tё lexohen si fabrika e uzina ku “shkrihen”, nё reminishencё tё fjalёve tё Migjenit:



    ndjesitё

    trutё njerzore

    n’apoteozёn e hekurit; shpirtёnt pёrshkohen nё tymore...

    (Migjeni, “Kanga e Pёrndimit”)



    Kёto frymёra qё i sjell nё breg “asfalti” – dhe ky njё imazh i pagabueshёm i urbanizimit modern – janё qytetarёt e kёsaj inferno-je moderne.

    Qartёsisht, vizioni personal i “humnerёs” ёshtё projektuar tani mbi qytetin modern, ku humnera brenda vetes ia lё vendin humbёtirёs urbane. Eshtё e lehtё qё teksa mendja e lexuesit ndjek kёtё mori imazhesh sa origjinale aq dhe befasuese tё humbё nga fokusi vёzhguesin-flanneur, nё mendjen e tё cilit zhvillohet ky makth. E megjithatё ky vёzhgues ёshtё aty, i lajmёruar qysh nё krye tё herёs nё vargjet e fillimit tё poezisё nё fjalё, njё dёshmitar i palёvizur i lojёs sё pluhurit tё humbёtirёs mbi asfalt, po aq sa edhe dёshmitar i lojёs poetike tё mendjes sё tij:



    Kujt pret, ulur pёrballё, tё lindё dielli nё perёndim

    qyteti i ngjan me peshkun…

    (“Banorёt e Ninives”)



    Kёtu kemi njё aludim me Jonan e dikurshёm i cili, siē na rrёfen tregimi biblik, doli prej Nineves dhe u ul diku jashtё qytetit qё tё shihte se ē’do t’i ndodhte banorёve tё atjeshёm pas predikimit tё tij. Por ky rrёfim (“Kujt pret” – pra, vёzhguesi!), aksidental e i pafajshёm nё dukje, hap portёn e mendjes ku boshёsia mbushet me atё humbёtirё urbane qё edhe e shkakton humnerёn e mendjes nё rradhё tё parё. Kjo ёshtё mendja e cila, e tёhuajzuar prej lirisё postmoderne, mbars vizione ndjellakeqe pёr urbanizimin teksa “humnera” i kthen sytё nga metropoli me tёrё uraganin intelektual tё saj. Kur lenteja e vёzhgimit zhvendoset nga ana materiale e qytetit nё vetё banorёt e tij, ata pёrshkruhen si frymё tё vdekura qё popullojnё kёtё inferno urbane, si njerёz pa identitet apo unikalitet individual, ndaj dhe na paraqiten me uniformitetin e sendёrtuar prej teknologjisё:



    … N’altarё vetёshёrbimi

    i blatojnё vetes bustet thasё xhami e llamarine,

    thasё metalikё konservash qё hapen nga brenda,

    me pasqyra, nё rradhё pas shoshokut, i bёjnё hije tjetrit

    e tjetri u bёn hije…

    (“Banorёt e Ninives”)



    Eshtё po ajo teknologji qё nxjerr nё seri makinat (kёta “thasё xhami e llamarine” qё janё si “thasё metalikё konservash qё hapen nga brenda”), e cila riprodhon nё po kёtё mёnyrё, si nё seri, individёt qё qarkullojnё brenda tyre. Janё kёta individё postmoderne tё uniformizuar qё gjallojnё brenda produkteve tё teknologjisё sё sotme dhe:



    nёn thasё ekranёsh ngjajnё

    tё gjithё njёlloj nga larg, banorёt e Nineves…

    (“Banorёt e Ninives”)



    Gjetja e imazhit tё thasёve pёr tё identifikuar mveshjen e njeriut modern me zhguallin teknologjik nuk pёrbёn thjesht njё figurё estetikisht impresionuese e surreale, karakteristike pёr stilin modernist nё pikturё e poezi, siē janё, tё themi, orёt e Dalisё apo kubizmi i Pikasos. Ajo ёshtё nё vazhdёn e kthimit me kokёposhtё tё motiveve tё mitit origjinal, ku banorёt e Nineves biblike vishen me thasё dhe mbulojnё veten me hi pёr tё agjёruar nё shenjё pendese pёrpara Zotit. Por, akoma mё tej, imazhet e thasёve, nё tёrё varietetin e tyre – xham, llamarinё, metal – sendёrgjojnё ndjesinё e mbylljes sё vetvetes moderne, shkёputjen e saj nga lidhjet organike e fillestare me natyrёn, me tё tjerёt, me hyjninё, -- gjёra tё cilat shpien, falё dominimit teknologjik nё mbarё botёn, nё njё paketim nё seri tё individёve modernё qё janё shndёrruar sakaq nё produkte tё sё njёjtёs fabrikё gjigande infernale, qenie tё konservuara prej tё cilave tharmi i shpirtit dhe i jetёs vetё, vetё kuptimёsia e saj origjinale, ёshtё bjerrё deri nё pikё tё fundit pёr t’ia lёnё vendin boshёsisё sё njё dehjeje ekranesh e cektёsisё sipёrfaqёsore qё kёta ekranё (TV, kompjuter, telefonё celularё, tableta) reflektojnё. Kёta individё pёrdorues tё mjeteve dixhitale tё komunikimit kanё mveshur tashmё, dashje pa dashje e nё mёnyrё tё pakthyeshme, imazhin dhe identitetin e ftohtё prej sendi tё pёrftuar prej vetё ekraneve mbi tё cilёt ata kundrojnё ditё e natё:



    Sytё e zbёrdhylёt s’kanё det brenda, por shi,

    gri tulaten pёllumbat e bebёzave atje,

    duke pritur pranverёn, qё s’dihet nё do vijё.

    Ekraneve engjёjt premtojnё botёn,

    pёrtej mureve ndarёs, me mobilje, para, makina

    femёr dhёmbёbardhё, e u thonё: “Merr!”

    (“Banorёt e Ninives”)

    Ky vetёdёnim i shoqёrisё sё konsumit, parё nё vargjet e mёsipёrme kryesisht pёrmes prizmit mediatik, ia lё vendin njё pёrpjekjeje nga ana e poetit pёr tё rrokur tёrё ontologjinё e kapitalit modern, njё qenie e stёrmadhe kjo e konstruktuar artificialisht e qё mbart brenda vetes farёn e shkatёrrimit tё vet eshkatollogjik:



    Skёterra ёshtё po aty; betoni, xhami, zhurma

    fantazmat qё u rrёfejnё hijeve ogure tё liga.

    S’do zgjasё shumё e kjo botё do tё prishet,

    si kullё e lartёsuar keq, me tavanin shpuar

    nga oxhaqet, antenat, qё pёrzunё lejlekёt,

    qё kur i shohin i marrin pёr alienё. Duket si

    gjumё, por jo, jo, thotё spikerja e qesh nё ekran pёshtirё.

    ("Banorёt e Ninives”)



    Imazhi qё rri si kurorё, e qё rrёzёllit zishёm, mbi kёtё ngrehinё fantazmagorike ёshtё plotёsimi, sipas formulёs Niēeane tё “vdekjes sё Zotit”, i atij inversionit tё narrativёs biblike qё iu bё nё fillim tё poemёs imazhit tё peshkut tё rёnё pёrdhé nga qielli:



    Edhe ca e do tё hyjё marsi, nga nёntori s’ka dritё

    a thua se nё qiell po djegin kufomёn e Zotit,

    Hiri i tij mbulon kёtё vend, rrugёt, kokat e njerёzve,

    Sytё…

    ("Banorёt e Ninives”)



    Ndёrsa “peshku” ёshtё kthyer nga simbol i shpresёs nё simbol tё dёnimit, pra nga balena qё shpёtoi Jonёn nga mbytja nё vetё “Niniven” moderne qё dergjet e vdekur nё urbanizmin e saj, koncepti i qenies hyjnore tё mitit biblik ёshtё zhbёrё nё kohёt modern duke lёnё pas vetёm njё shi tё hirtё zvetёnimi qё mbulon infrastrukturёn morale tё metropolit tė epokės tonė. E ndёrsa “hiri” nё mitin origjinal pёrbёn njё simbol tё pёruljes njerёzore pёrpara hyjnisё sё kohёve tё lashta, nё kёtё rishkrim fantastik tё mitit qё Arb Elo pёrfytyron, vetё nocioni i hyjnisё shkrumbohet e bёhet hi, si ilustrim figurativ i realitetit shpirtёror postmodern.” Krematorёt urbanё janё zhvendosur -- nё njё trill tё imagjinatёs -- nё qiell, gjё e cila simbolizon jo realitetin e hyjnisё, si tё tillё, por kapacitet pagane tё mendjeve postmoderne qё popullojnё metropolin. Atmosfera danteske qё pёrēojnё imazhe tё tilla apokaliptike, si hamendёsimi i kobshёm mё lart, bёhet e plotё me pёrmbylljen e poemёs me disa metafora bodleriane tё metropolit ku, edhe njёherё, theksohet uniformiteti mbytёs i urbanizimit qё e kthen ēdo njeri nё njё produkt, sipas njё shёmbёlltyre tё paracatuar teknologjikisht:



    Dielli s’del mё, me gjak tё mjerёsh shkruhen lajmet,

    e shpresё e tyre ёshtё si drita, qё vonon tё vijё,

    qё s’shndrin, si fytyrat e zbehta nё turmё, mbushur

    me dregёza gjaku, si sytё e ngrirё nё muzg,

    bloza qё mbyt arsyen, tё vdekur e tё gjallё,

    nё radhё pas shoshoqit, qё i bёjnё hije tjetrit

    e tjetri u bёn hije, nёn thasё ekranesh ngjajnё

    tё gjithё njёlloj nga larg, banorёt e Ninives…

    (“Banorёt e Ninives”)



    IV.

    Koha dhe vendi nuk na dalin pёr tё folur mё gjerёsisht mbi njё vepёr poetike si kjo e Arb Elos e cila pёrfshin nё vetvete shumё mё tepёr dritёhije e pasuri motivesh, figurash dhe simbolesh sesa ē’mund tё mbulojё njё vёshtrim i shpejtё kritik. Kёto tematika tё lirisё, pёrbrendёsimit, humnerёs, emigrimit e urbanizimit janё vetёm disa prej fijeve tё shndritshme qё mbajnё lidhur trupin e kёsaj vepre poetike, fije qё i gjykojmё esenciale dhe pёrkufizuese.

    Sigurisht qё mund tё thuhet se poezia, si zhanёr, mbart vetiu subjektivizёm dhe patjetёr qё poezia e Arb Elos ka njё dozё tё lartё subjektivizmi. Vizioni i humnerёs sё mendjes apo vizioni i humbёtirёs urbane mund tё lexohen edhe si pasqyrime tė njё drame personale apo tё njё pёrjetimi tё botёs me tone nihilizmi. E megjithatё, pёrtej dinamikave personale tё njё zёri poetik, ne gjejmё nё kёtё poezi njё simbolikё qё pёrputhet me transformimet kulturore e sociale tё viteve tё tranzicionit, transformime qё kanё sjellё gjendje tё reja shpirtёrore ndёr shqiptarё, ndonjёherё tepёr tё trazuara, si edhe njё imagjinatё individuale e kolektive e cila duhet pёrpunuar, pёrtypur, e menaxhuar kulturalisht. Nё momentet e tij mё tё mira Elo arrin ta bёjё kёtё artistikisht me njё sofistikim poetik, si edhe me njё kompleksitet gjuhe e mendimi, tё denja pёr poezinё moderne brenda kontureve tё modernizmit europian.

    Nёse jemi apo jo gati pёr njё sofistikim tё tillё modernist nё poezi, kёtё mund ta gjykojnё vetё lexuesit. Por nuk mundemi tё mos vemё nё dukje risinё dhe vlerat qё poezia e Arb Elos sjell nё letrat shqipe. Nё vargjet e tij ky poet ka trajtuar vizionin e vetvetes dhe tё botёs sipas mёnyrёs sё tij tё veēantё, por edhe nё pёrputhje me evoluimin historik tё shoqёrisё tonё nё epokёn e globalizmit. E, nё proces e sipёr, ai ka dёshmuar se gjuha jonё e lashtё shqipe i ka tё tёra kapacitetet pёr t’u lёvruar nё njё zhargon postmodern, ku ligjёrimi poetik i Arb Elos rrjedh me atё masё bollёku gjuhёsor, dhe me atё lloj standarti nё vargёzim e figuracion, qё kanё karakterizuar historikisht traditёn tonё mё tё mirё poetike.



    *Autori ёshtё Doktorant pėr letėrsi nė SH.B.A.


    [Botuar me pare ne Gazeten "Fenix"]

  12. 3 antarėt mė poshtė falenderuan Pinxhuku pėr mendimin e shprehur nė kėtė postim:

    delira (13-08-2014),Do Not Tread On (13-08-2014)

  13. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    N'atėbotė - poezi nga Arb Elo

    N'atėbotė - Arb Elo

    Ashtu siē shohim tė shkuarėn dhe ėndrrat
    unė tė shoh,
    krisur janė xhamat asaj pasqyre tė palarė,
    ku po banoj
    aty vetėm e tė tjerė shoh veē kur ata duan
    tė tregohen,
    i shoh e ata shohin veten nė mua, jam ata,
    jam ēka shoh,
    ēfarė shoh ėshtė tash njė dhomė e zbrazėt
    si kohė pa orė,
    atė nuk ke kujt t'ia zgjasėsh, se tė tjerėt janė
    ajo ēfarė shoh
    e demonė shoh qė shkojnė e vijnė pėrjashtė
    akrepa nė orė.
    Dy ferre ka: nė tė parin ti e di se do jesh atje
    pėr disa kohė,
    po ferri i vėrtetė qenkėsh ai kur ti nuk po e di
    se je n'atėbotė.
    Wonder Woman

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Wonder Woman pėr postimin:

    yjori (16-08-2014)

  15. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Fall - nga Arb Elo


    Fall - nga Arb Elo


    Nė fund tė dhomės paskam mbetur
    si llum nė njė filxhan kafeje turke tė pirė,
    duart e tua e pėrmbysin, shpėrndahem
    nėpėr tė e unė rrjedh vrragash tė papritura,
    tė paparishikuara, por ti mė lexon,
    lexon fatin nė mua, parashikon se ēfarė
    mė pret, ēfarė tė pret, ēfarė na pret,
    njė vijė imja ndanė buzėve ėshtė rrugė,
    rrugė pėr tė bėrė sidoqoftė, njė sy tė sheh,
    ja edhe njė tjetėr, njė shtatė qeveritare,
    njė urė, njė kalė e diē qė dot s'shpjegon,
    aty ti shtyp me gisht e lexon rrudhat
    qė rrudhat e tua shkruajnė me tė bardhė
    nė tė zezėn time, nė natėn time qė pi.



    Ėshtė kėsolli im, kafeja e shkurtėr, e hidhur
    e territ zgjon ata qė mbetėn, tė zgjon nga gjumi
    e ėndrra qė sapo pe ėshtė ajo qė s'duket mė,
    ajo qė harrohet shpejt e ē'mbetet ėshtė
    veē trupi im kėtu, shtrirė dikur ndanė teje
    si llum nė shtratin e fundmė tė bardhė,
    si llum qė s'ėshtė asnjėherė i njėjti
    siē nuk ėshtė asnjėherė i njėjti kush pi…
    Askush nuk zbret nė tė dy herė njėlloj,
    askush nuk ėshtė mė po ai kur zgjohet,
    ky lumė ėshtė ėndėrr qė e harrojmė shpejt
    kur dita nis e rrudha e bardhė e mbetur
    na tregon rrugėn e fatit qė e shėnjuam vetė.


    Nata ėshtė kėsolli im, e zeza mė mbulon tė tėrin
    e unė strukem nė fund tė dhomės sė bardhė
    si llum nė njė filxhan kafeje turke tė pirė, fat
    ka kush mundet tė flejė tani, fat kanė tė vdekurit,
    fat kanė ata qė nuk linden, por enden pėrgjithnjė
    nė enėn e bardhė tė padijes, nė zbrazėtinė
    e embėl tė padijes, nė ajrin sheqer tė mugut.


    I hidhur ėshtė terri ynė, kėsolli ynė. Mes nesh
    veē natė ka; natė thėthin ti nga lėngu im i fundmė,
    se lėng nate pijnė yjet e tė pagjumėt, lėng
    nga ai pluhur qė trashet e laget, qė bie nė fund
    e ėshtė llum fati e ne fatin po lexojmė nė gjurmėt
    qė lemė po vetė, po gjurmėt janė pas e ne para,
    passhikon ti aty se ē'mė pret, ē'tė pret, ē'na pret,
    njė vijė imja ndanė buzėve ishte pra ajo rrugė,
    rruga qė sidoqoftė u shkua, njė sy qė tė pa,
    ja edhe njė tjetėr, njė shtatė tash ėshtė katėr,
    njė urė, njė kalė e diē qė dot s'shpjegove,
    aty ti shtype me gisht e lexove rrudhat
    qė rrudhat e tua shkruajtėn me tė bardhė
    nė tė zezėn time, nė natėn time tė pirė.


    Wonder Woman

  16. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    'Ngrehinė' - nga Arb Elo

    'Ngrehinė' - nga Arb Elo



    Mure, tavan, dysheme, hyrje e frengji,
    ja ēfarė duhet pėr tė ngritur njė shtėpi...

    Pėr tė stisur njė rob, mjafton qorrsokaku
    i njė vrime tė pėrzgjatur e dikush i rritur.

    Lėkurė, krye, kėmbė, vrima jashtėqitje,
    ja se ē'tė duhet pėr tė ngritur njė fėmijė...

    E kush do tė banojė atje? Ndėr dhoma sillen apo rrinė
    njerėz tė ēdo gjinie; kuzhinave amvisat ua bėjnė sillėn,
    n'oxhakė jeton tymi ca gjysmėbrenda, ca gjysmėjashtė,
    garazheve kukullat qė grahen, nė banjo shurron e lahet
    kush mbet, gjoksit gjallon, kapur gjallė, fryma e marrė,
    nėn kafkė, pa rrugėdalje, po pėrpėlitet atje mendja paq
    tė gjejė njė tė ēarė, pėr tė parė me sy tė tjerė nga tanėt,
    qė lodhur janė, plot me dregėza tė kuqe nga ato pamje,
    lodhur nga pėrsėritja, prej shkronjave e prej ekranėve,
    tė lodhur si banorėt e zhguajve, qė edhe ngarkesė janė.


    Mure, tavan, dysheme, hyrje e frengji,
    ja se ēka tė duhet pėr t'ngritur njė qeli...

    Pėr tė stisur njė rob, mjafton qorrsokaku
    i njė rruge tė pėrzgjatur dhe ai qė shkon.

    Krye, kėmbė, duar e gjak qė rrjedh ēurk,
    ja se ēfarė na duhet pėr tė ngritur burgun...
    Wonder Woman

  17. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Arb Elo - Pikėllimė

    Pikėllimė - nga Arb Elo


    As gjys' e as plot shenjon hėna
    njė vend t'enjtur nė barkun e zi
    tė nėnės, kėrthizėn e lidhur keq
    qė i ndjell sytė tė pijnė atje habi.

    E ku t'i hedhėsh tjetėr nė rrėmujė?
    Veē mbi ēati e sipėr nis e trajt liria
    pafundėsi e amshim tė vėrtetė, se
    ca mė poshtė lėvrin gjindja mizėri,
    shkojne atje ku s'duan, a shkojnė
    atje ku duan, por qė s'e dinė ēfarė
    ėshtė. E ēfarė na qenkėsh ajo ēka
    s'po duan tė dinė? Vdekja mik, ajo
    i tremb, e nata i mėkon me frikė si
    hėna q'e mėkon natėn me tambėl
    t'ėndėrrt e ajo s'nginjet dot, plotet
    diē mė shumė, mpaket diē dhe mė
    hollė n'atė gjoks tė zi si njė foshnje
    qė rritet e ērritet pafundėsisht tutje,
    nė krahėrorėt e shumtė tė turmės,
    qė e ul kokėn mbi vete e tė harrojė
    do, tė harrojė frikėn nga tė shkuarit
    pėrtej, tė shkuarit atje ku sidoqoftė
    shkon, do apo s'do… Vdekja o mik,
    qenkėsh ligji mė i bukur i kėsaj bote…

    As plot, as gjys' po shenjon hėna
    njė vend tė ndrirė nė qiejt e nxirė
    tė natės, nyjen e lidhur shtrembėr
    qė tė ndjell tė vjellėsh ēka ke pirė...



    (c) Arb Elo
    Wonder Woman

  18. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Pėr: Arb Elo

    Insomnia me yje e mungesė...
    nga Arb Elo


    Ters nėpėr natė e pagjumėsi,
    tė tėrė ranė tė flenė, veē nė
    "Fun City" mund tė lesh paratė
    e tė presėsh tė kthehesh kur tė ketė
    mbaruar centi i fundit. Mbeten nė terr
    yjėsitė, jermi i fundit i atyre qė dot
    nuk flenė; vetėm me veten e figurat
    ca mė larg e ca mė pranė, mė afėr
    se kushdo, miku mė i ngushtė
    i tė vetmuarve, hija, tė le vetėm
    kur erret; veē ti nė rrugė e endacakė
    qė t'flasin nė njėjės, a thua se tė ngatėrrojnė
    me tė humburin, humburėn, hij, hyj a hije,
    gjinia nuk luan mė nėpėr netė, pikat
    xixėlluese qė kthehen e rrotullohen
    n'atė shtrat tė zi flenė veē kur bluhet
    turbull agu; veē atėherė tretet hėna
    si nėnkrejse nėpėr ēarēafė resh
    e kokat e vockla nuk u duken fėmijėve
    syhapur; me blunė zhduken ata, ato,
    nėpėr rrezet e pas perdeve tė tė rriturit
    shkojnė tė veshur punėve tė tyre
    tė patani, prandaj pa tė ardhme.

    Por ti e di se gjumi ėshtė edhe ai
    si hije qė tė ndjek nga pas, njė stalker
    qė tė ėndėrron ēdo natė me dėshirim
    nė krahėt e tij tė zinj. Arapi sytė i ka
    tė lyer me miell tė bluar nga mokrat
    e vetė syve tė tu. Ti e ai, ajo, ata, ato,
    kjo ėshtė bota mik, hije qė flenė zgjuar
    e zgjohen si sonambulė tė pėrfjetur
    nė zgjimin e tyre t'ėndėrruar....

  19. #37
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Arb Elo - Tė lindėsh plak \ Nascere vecchio

    Tė lindėsh plak

    Tė lindėsh plak,
    vdesėsh fėmijė,
    te jetosh pak
    me shpresė e frikė.

    Jepmė kuptim
    pėr tė marrė tjetėr,
    Vetėm durim,
    Histori e vjetėr...

    Piqemi ēdo jetė,
    gjithmonė nė mes,
    Dashuri e shkretė
    na ėshtė bėrė ves.

    Merrmė nė krahė
    e mė jep gji
    se linda plak
    e do vdes fėmijė...



    * * *


    Nascere vecchio
    (Versioni italisht)

    Nascere vecchio,
    morir bambino,
    vivere poco
    speranza e paura.

    Dammi un senso
    Per prenderne altro,
    solo pazienza,
    una vecchia storia…

    C’ incontriamo in ogni vita,
    sempre a metą strada,
    arido č l’amore
    che ci s’ č mutato in vizio.

    Prendimi in braccio
    Allattami al tuo seno
    Che son nato vecchio
    E morirņ bambino…



    Pėrktheu Matteo Pulizzi
    Wonder Woman

  20. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Pėr: Arb Elo

    Plagė
    nga Arb Elo



    Plagė e hapur ėshtė e vėrteta,
    dhemb si zemėr e fryrė nga gjak
    i patėdalė. Heshtja ėshtė kujtim,
    dhemb si rrenė brenda: askush,
    as vetė ti, nuk po di mė ēka qenė
    vėrtet. Sa sy duhen pėr tė parė
    siē duhet; sa gjuhė pėr tė folur drejt,
    sa veshė pėr tė dėgjuar bukur,
    sa lėkurė duhen lėnė nė kumar
    tė kryqit; sa plagė pėr ta ditur
    kėtė? Aq sa njerėz janė, shto
    tė vrarėt, viktimat dhe tė ikurit;
    gjithė ēka qenė e ē'ėshtė njeriu,
    gjithė ē'ėshtė thėnė e shkruar,
    dėgjuar a gėnjyer. Ah Zot, pafund
    kudo, pafund shkretia e territ
    e terra patėzot, djerrė ėshtė
    e vėrteta, plagė qė pret plugun
    me dhjetė cepa pėr tė mbjellė
    lot e qeshė resh nėpėrmjet…

    Nuk ėshtė njė e vėrteta, jo,
    as shtegu e jeta, pafund edhe ato,
    pafund plagė drite nė qiell,
    ag e ag pafund; tash nata
    rrjedh tė zezė nė t'bardhėn
    time: blu mbi kuq do tė kish
    mė mirė, por edhe kjo ėshtė ndoshta,
    ndoshta dhe ndoshta prapė,
    ah Zot, pafund je ti e rritesh
    bashkė me to sikur dhe hapi...
    Wonder Woman

  21. #39
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Pėr: Arb Elo

    Nė vetė tė tretė - Arb Elo



    Nė kat tė parė nė unazė ėshtė nė Tiranė

    njė pijetore. Aty jam rritur, kujtimet m'i pijnė

    bashkė me kafen dhe rakinė klientėt e saj,

    tė njohurit e mi ndoshta, ish fqinjėt, udhėtarė

    e endacakė. Ēuna, si unė dikur, u shėrbejnė

    si nė parajsė atė pije tė lumėve, do tė doja

    shpesh tė isha edhe unė aty, si njė i vdekur

    nė xhenazenė e tij, t'i tregoja njė vajze

    kthinat ku kam humbur veten, ish banjon,

    ish kuzhinėn me aneks dhe dhomėn

    e vetme tė gjumit, dritaret qė mė mėkuan

    sytė, korridorin, lavamanėt e katėr dyert.

    Mure tė suvatuar keq, ndriēuar po ashtu

    nga njė llampė e zhveshur, vetėvarur nė tel,

    ku zbehtė sheh ē'mbetet prej vetes, e s'di

    se ē'tė bėsh me tė veē masturbimit, vite

    me tė tilla netė janė ē'mbetet nga dyzet.

    Ē'bėre me jetėn qė tė falėm ne?. Ē'jetė?

    Sa herė gjoksin ma mbushi flaka mė shuan

    tė tjerėt shpejt, desha tė vdekur e mė desh

    a jo Zoti, pėr kėtė duhet vdekur vetė. Xixa

    vuan terrin, xixėn terri vuan si robi kėtė botė.

    Do tė doja vėrtet? Tė shihja sėrish muret

    e ndritur ligsht nga hija e tė ringjallurit keq,

    nga postumi i ishit tim tė urėt, nga uni im

    i ardhshėm, zgjedhuar nė vetė tė tretė?

    Shtjere gishtin kėtu e dashur- do t'i thoja,

    e ja, shihi tė tijat duar, dikur tė miat i kam patur

    shtriji tė tuat mbi ish gjoksin tim, tashmė tė tij,

    besė paē ti si kush s'pa e besoi, lum ata!

    Po a do ta doja vėrtet kėtė? Edhe njė herė

    vite tė tėra me netė tė zbehta vetėm pėr vetėm

    me veten, unė postum e mushkonja mbi llampėn

    e varur keq? Jo o Zot, mos qoftė ashtu. Amen!





    (c) Arb Elo
    Wonder Woman

  22. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-08-2014
    Vendndodhja
    Bota e Vjeter
    Postime
    16

    Pėr: Arb Elo

    Tiranė-Durrės-Tiranė - Arb Elo


    Tiranė-Durrės

    Krishti ish ringjallur pėrsėri, por ne s‘e dinim,
    pėrpara tij ne hipnim prej dritareve dhe i zinim
    vendet nė tren. Sporteli ish si frėngji; nga brenda
    dikush u priste biletat pasagjerėve. Duart nervoze
    nė ajėr si breshėri i mbėrthenin me njėrėn nė gjoks,
    nė tjetrėn mbaheshin paratė shuk, lagur nga djersa.
    Asokohe buēiste nga altoparlantėt radio, muzika
    e lehtė a popullore, pluhuri ish zot i sipėrfaqeve,
    pllakat e trotuareve e njerėzit visheshin njėlloj...
    Tė tė rrėfej pėr bunkerėt ciklopė fushave, mpirė
    nga mungesa e syrit, nga lufta e pangjarė kurrė?
    Tė tė tregoj ato pak plaēka qė merrnim me vete,
    kazanėt, fornelat dhe ēadrat me bishta prej druri,
    bamjet, fasulet, pensionistat e kabinat anės detit,
    tė tė rrėfej manifestimet, homazhet pėr E.Hoxhėn?
    Tė tė tregoj pėr 1 Majin dhe vajzat e virgjėra
    oborreve tė shkollave tė mesme? Mė mirė jo.
    Mė mirė do tė qe tė heshtnim sikurse po e bėjmė
    edhe mė pėr ēka vdekur, pėr grushtin e ngritur
    e harresėn e kriminelėve, gojėn e thartur ligsht
    tė t‘mjerėve mbi pėrsheshin me kos, pėr t‘eturit
    qė humbėn nė gotė, pėr t‘humburit nėpėr botė...
    Mė mirė ėshtė tė heshtėsh para murit pa derė,
    para varrit masiv pa kocka, sepse fjalėt i rėndin
    veshėt tanė tė nginjur me logos ideojologjik,
    veshėt tanė tė rėnduar nga fjalė qė i merr era.
    Tė tepėrt janė lotėt pėr sy si tanėt, tė lodhur
    nga barrė rrathėsh tė zinj poshtė, humnera
    e prita me heronj, prijės e ekrane bardhėezi...
    ...jo bardhėezi, po zibardhė, se ashtu bėhet,
    gri, kur rregullohet antena apo kur ikin dritat...
    Krishti u ringjall kėtė herė pėrsėri. Sėbashku
    shkojmė nė Durrės e nuk e dimė q‘ėshtė ai...


    Durrės-Tiranė

    Kufomėn time e sjell me deja vu-nė njė furgon,
    bunkerėt janė po aty. Shumė beton e zhurmė,
    Nga frengjitė e kullave na qėllojnė tė panjohur,
    ulur mbi kėmbėt e tyre, me katėr a pesė tė vrarė
    nė ndėrgjegje kthehet nga misioni vrasėsi serial,
    heroi i popullit, domethėnė unė. Qeshje e tallava,
    pallatet po na ngrihen mėnjanė nė qiell palė-palė,
    tash paguhen kėstet e kamatės sė borxhit tė planit
    pesėvjeēar, aq kam qenė herėn e parė nė plazh,
    aq kam qenė kur mė mėsuan fjalėt e para tė pista
    dhe mė treguan se si bėhen fėmijėt. Rrugėt tash
    janė plot me makina, njerėzit u shkojnė anash,
    disa tė ulur mbi kėmbėt e tyre kqyrin askundin,
    zhbirojnė atje hiēin me vetullat u rrudhura kryq,
    Atje mė kanė gozhduar, por jam ngjallur sėrish
    20 vjet mė vonė, nė tė njėjtėn rrugė; flas gjuhėn
    e tyre e ata s‘mė njohin. Perėndia na ka harruar,
    mėkatarėt dhe tradhtarėt e vrasėsit e kėtij trualli
    dalin nė ekran, me ngjyra kėsaj radhe e tė tjera
    fjalė na hedhin si kocka nėpėr varret tona bosh;
    ne s‘jemi as brenda e as jashtė, ne s‘jemi fare
    mė, mu para syve tė tyre ngrihemi drejt qiellit,
    zhdukemi tej e vijmė papritur si shpirt i shenjtė
    nė fund tė pranverės... Guva ėshtė bosh, guri
    ka lėvizur, nė bunkerė mitralozi hesht; Babelin
    e kanė ndėrtuar anės rrugės, godinat pa fund,
    njerėzit qė flasin me tjetrin nė tė njėjtėn gjuhė
    e nuk merren vesh... Krishti u ringjall! Ēfarė?
    Zoti s‘e do Shqipėrinė. E pse ta dojė? A nuk
    e vramė dje e s‘po e qajmė ende edhe sot?
    Krishti u ringjall kėtė herė pėrsėri. Sėbashku
    shkojmė nė Tiranė e nuk e dimė q‘ėshtė ai...




    (c) Arb Elo
    Wonder Woman

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •