Tomas Tranströmer ka qenė gjithmonė pianist amator. Herėt e ndau dėshirėn se do tė jetė poet dhe jo pianist. Dhe ēfarė poeti! Vite mė vonė, kritika e quajti njė nga 40 apostujt bashkėkohės tė poezisė botėrore.

Njė paralize cerebrale ia humbi mundėsinė pėr tė shkruar dhe pėr tė folur, por jo mendimin, siē pohoi dhe nėpėrmjet zėrit tė sė shoqes Monika, njė pasdite si i ftuari special i Panairit tė Librit “Tirana 2003”. Aksidenti i Tranströmerit nė vitin 1990 u la mėnjanė nė bashkėbisedimin me lexuesin shqiptar, kurioz tė dinte se cila ishte historia e kėtij poeti nė karrocė, qė nė vėrtetė dukej si i hipur nė karrocėn e engjėjve, dhe nėse kishte ndryshuar poezia e tij pas aksidentit. Ēifti suedez qė prej 40 vjetėsh ėshtė bashkė, i quajti ēėshtje personale dhėnien e mė tepėr detajeve rreth asaj fatkeqėsie. Kur Monika Tranströmer iu pėrgjigjej pyetjeve tė gazetarėve nė emėr tė bashkėshortit, ai kundėrshtonte duke kėrcyer pak mbi karrigen me rrota, pasi i kishte parė gjithė tė ftuarit njė mė njė, me sy tė pafajshėm fėmije, duke shqiptuar fjalėn “musik, musik”. Nuk ishte vetėm poezia qė e kishte ndihmuar. Ishte dhe muzika. Pas aksidentit shkruante muzikė me dorėn e djathtė dhe pėr njė orė nė ditė e ekzekutonte me tė majtėn. Ka edhe njė fakt qė tregon se kompozitorė tė njohur suedezė pėrveēse kanė kompozuar vepra mbi krijimtarinė e Tranströmerit, kanė shkruar pjesė qė luhen me dorėn e majtė, enkas pėr tė.

Kjo skenė ėshtė rimarrė nga vizita e vetme qė ka patur nė Shqipėri fituesi nga dje i Ēmimit Nobel pėr Letėrsinė Tomas Tranströmer (1931).

Akademia e Nobelit ia ka dhėnė mė nė fund Ēmimin njė tė veti, qė prej mėse njė dekade pėrmendej pretendent. Juria e Akademisė Suedeze pėr Letėrsinė vlerėson veprėn surrealiste tė kėtij poeti me influencė nė poezinė skandinave pėr misteret e mendjes njerėzore, pėr imazhin e fuqishėm qė Tranströmer krijon nisur nga pėrvojat personale tė mbushura me dashuri pėr muzikėn dhe natyrėn. “Vdekja, historia dhe kujtesa na vėshtrojnė, na krijojnė dhe na bėjnė tė rėndėsishėm sepse qeniet njerėzore janė njė lloj burgu ku gjithė kėto subjekte takohen. Prandaj ju kurrė nuk ndiheni tė vegjėl pasi keni lexuar poezinė e Tranströmer-it”, tha dje pėr mediat, sekretari i Akademisė, Peter Englund.

Bashkėshortja e poetit, Monica Tranströmer u ka thėnė gazetarėve qė ai nuk mund ta pėrjetojė dot kėtė ngjarje, por ndihet mirė me njerėzit qė janė dyndur nė apartamentin e tyre pėr ta uruar dhe pėr tė dalė fotografi.

Tranströmer ėshtė i nėnti shkrimtar suedez qė merr Nobelin pėr Letėrsinė. Para tij janė: Selma Lagerlöf 1909, Verner von Heidenstam 1916, Erik Axel Karlfeldt 1931, Pär Lagerkvist 1951, Nelly Sachs 1966 (i ndarė), Eyvind Johnson dhe Harry Martinson mė 1974.

Debutimi nė letėrsi i Tranströmer-it ndodhi nė vitin 1954 me librin “17 Dikter” (17 poema). Dy vėllime tė rėndėsishme janė Klanger och spår (1966, Dritare dhe gurė) libėr i lindur nga udhėtimet e tij tė shumta, dhe Baltics 1974. Pėrmbledhja Den stora gåtan (2004, Enigma e madhe) ėshtė njė kurorėzim i krijimtarisė sė tij nė vite, sado qė pas 1993 Tranströmer nuk arrin tė shkruajė dot mė. Boton pas kėsaj kohe Pėr tė gjallin dhe tė vdekurin, Gjysmėparajsa. Fitues i shumė ēmimeve Neustadt International Prize, Oevralids Prize, Petrarca-Preis nė Gjermani, Swedish Award nga International Poetry Forum, madje edhe i Kurorės sė Artė nė Mbrėmjet Poetike tė Strugės.

“Perandoria e barit” ėshtė i vetmi libėr i pėrkthyer nė shqip, nga poetja Natasha Lako, botuar nga “Aleph” mė 2002. Lako e shikon poezinė e Tranströmer-it tė shkėputur nga ideologjizmat. “Unė trashėgoja njė pyll tė zi, ku shkoja rrallė. Por nga kjo/erdhi njė ditė kur kėmbyen vendet tė gjallėt me tė vdekurit/Atėherė solla pyllin ndėrmend. Nuk ishim pa shpresė/… unė kisha trashėguar njė pyll tė zi, por ecja nė njė pyll tė shndritshėm…” shkruan nė poezinė “Madrigal”.

Nė vitet ’60, kur ishte e modės edhe pėr poezinė e poetėt tė kishte njė kahje politike nė rrymat e kohės, Tomas Tranströmer-i zgjodhi gjuhėn e poezisė dhe kritika e quan poeti qė ka ditur tė ruajė ekuilibrat nė periudhėn e Luftės sė Ftohtė.

Nė botėn anglishtfolėse njohja e veprės sė tij i dedikohet miqėsisė me poetin amerikan Robert Bly​, i cili prej viteve pesėdhjetė i ka pėrkthyer shumicėn e veprės nė gjuhėn angleze. Mė 2001, Bonniers, shtėpia botuese suedeze e Tranströmer-it botoi korrespondencėn e dy shkrimtarėve nė librin “Air Mail”. “Kemi pritur kaq gjatė saqė po i hiqnim shpresat (pėr Nobelin)”, tha dje Anna Tillgren, zėdhėnėsja e Botimeve Bonniers. “Jemi tė entuziazmuar. Pėr shumė nga ne qė punojmė nė kėtė shtėpi, kjo ėshtė dita mė e lumtur.”

Poeti do tė marrė 1.08 milion euro shpėrblim. Ceremonia e pranimit tė Ēmimit bėhet nė Stokholm mė 10 dhjetor, data e pėrvjetorit tė vdekjes (1896) sė industrialistit suedez Alfred Nobel​, themelues i ēmimit.



Biografi

Tomas Transtromer u lind nė Stokholm mė 1931. U rrit nga e ėma mėsuese, e divorcuar nga i shoqi gazetar. Nė Stokholm studioi psikologji dhe poezi. Nisi tė shkruajė nė kohėn e studimeve nė Sodra Latin School. Librin e parė “17 Dikter” (“17 poema”) e botoi mė 1954 dhe shumė shpejt bėhet njė nga poetėt mė tė njohur dhe mė tė pėrkthyer nė botė, nė rreth 30 gjuhė. Pėrveē tė shkruarit, pasioni i tij i madh ėshtė psikologjia, profesion tė cilin e ushtroi nė vitet 1960-1966 nė Roxtuna, nė njė burg tė rinjsh.

Gazeta Shekulli