-
Sistemi paralajmërues antiraketë i Nato-s do të instalohet në Turqi
SISTEMI PARALAJMËRUES ANTIRAKETË I NATO-S DO TË INSTALOHET NË TURQI
Në komunikatën me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme përmendet fakti se, vendimi lidhur me zhvillimin e sistemit të mbrojtjes kundër kërcënimit të raketave balistike, për të kontribuuar në fuqinë përfrikësuese të NATO-s, është marrë në Samitin e Lisbonës.
Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë bëri të ditur se sistemi i radarit paralajmërues të NATO-s do të instalohet në Turqi.
Ndërsa në një deklaratë të bërë nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes, i njohur ndryshme edhe si Pentagon, njoftohet se sistemi në fjalë do të fillojë të funksionojë jo më vonë se fundi i këtij viti.
Në komunikatën me shkrim të Ministrisë turke të Punëve të Jashtme përmendet fakti se, vendimi lidhur me zhvillimin e sistemit të mbrojtjes kundër kërcënimit të raketave balistike, për të kontribuar në fuqinë përfrikësuese të NATO-s, është marrë në Samitin e Lisbonës.
Duke theksuar se Turqia i ka mbështetur që nga fillimi punimet në kontekstin e këtij vendimi, deklarata e MPJ-së turke vijon kështu: "Në këtë kuadër, radari paralajmërues, që i është dhënë NATO-s nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, parashikohet të dislokohet dhe instalohet në vendin tonë."
Në një komunikatë lidhur me këtë temë, zëdhënësi i Pentagonit, Deiv Lapan u shpreh se sistemi në fjalë do të fillojë të funksionojë jo më vonë se fundi i vitit 2011.
trt
-
-
ERDOGAN: SISTEMI I MBROJTJES KUNDËR RAKETORE PROCES I BËRË NË KUADËR TË NATO-S
Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan çështjen e vendosjes në Turqi të sistemit të mbrojtjes kundërraketore e cilësoi si “një proces i kryer në kuadër të NATO-s” dhe njoftoi se vazhdojnë punimet për përcaktimin e lokacionit.
Kryeministri i Spanjës, Jose Lius Rodrigues Zapatero në kuadër të “Aleancës së Qytetërimeve” dje vizitoi Ankaranë si i ftuari i Kryeministrit Erdoan.
Në konferencën për shtyp të organizuar pas takimit të dy kryeministrave, Kryeministri Erdogan u pyet për në lidhje me sistemin e mbrojtjes kundërraketore.
Erdogan bëri të ditur që “Kjo ka të bëj me vendosjen e një baze të radarëve në Turqi. Vendosja e kësaj baze është një proces i bërë në kuadër të NATO-s” dhe vazhdojnë punimet për përcaktimin e lokacionit.
trt
-
-
Rumania i jep miratimin planit amerikan për mbrojtjen nga raketa
E premte, 16 Dhjetor 2011
Rumania i jep miratimin planit amerikan për mbrojtjen nga raketa
Rumania ka dhënë miratimin përfundimitar për Shtetet e Bashkuara që të ndërtohet një qendër interceptimi anti raketë në këtë vend.Qendra rumune përfaqëson edhe projektin amerikan për mbrojtjen nga raketat, i cili kundërshtohet nga Rusia. Në shtator, Rumania dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan marrëveshjen për të lejuar ndërtimin e interceptorëve në bazën ajrore Deveselu në kufi me Bullgarinë.
Presidenti Trajan Basesku të enjten firmosi duke kthyer në ligj marrëveshjen mes Rumanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara thonë se interceptuesit e raketave do të mundësojnë përgjigje më të shpejtë ndaj kërcënimeve nga raketat me rreze të mesme veprimi.
voa albanian
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt